NGA VIZITA E PRESIDENTIT TË BULLGARISË ZHELU ZHELEV NË VENDIN TONË
Të premten mbasdite zoti Berisha priti Presidentin Zhelev në selinë e Presidencës në një takim të veçantë.
Më pas, mes dy delegacioneve u zhvilluan bisedime që patën në epiqendër mundësitë e bashkëpunimit konkret midis të dy vendeve. Sfera e këtij bashkëpunimi përfshin pikërisht transportin, ndërtimin e autostradës Sofje-Shkup-Durrës dhe rrugëve hekurudhore, fushën e telekomunikacionit, që u cilësua shumë e rëndësishme me kabllin optik që do të kalojë transversalisht në gadishullin Ballkanik, shkëmbimin e studentëve në të dy vendet, liberalizimin e vizave dhe kryesytet për tregtarët tanë, se pse iniciativa e lirë kërkon lëvizjen e lirë.
Gjithashtu Presidenti Berisha i kërkoi Presidentit Zhelev të ndërmjetësonte të përfaqësuesit e Rusisë demokratike për shtrirjen e gazsjellësit nga Ohri në Durrës. Presidenti Zhelev theksoi se ky problem varet nga rusët, por ai u angazhua të bisedonte me Presidentin Jelcin për problemin në fjalë dhe shprehu besimin se do të shfaqte mirëkuptim për këtë problem.
Korresp. i «RD»
Presidenti i Bullgarisë, Zhelju Zhelev, përshëndeti Parlamentin Shqiptar
Pasditen e të premtes, Presidenti i Bullgarisë, Zhelju Zhelev, i shoqëruar nga Presidenti i Shqipërisë, ... dhe ndërprerjen e konfliktit në ish-Jugosllavi dhe në veçanti iniciativën e fundit të administratës
Në Ministrinë e Shëndetësisë
NEPER DIKASTERE Në Ministrinë e Shëndetësisë Aktivitet dhe bashkëpunim Veprimtaria e sektorit të Mjekësisë Parandaluese ku drejton zoti Klement Dymi në gjysmën e vitit ’92-shit është përqëndruar në: ... Ndërtimin e strukturave të reja përkatëse; si bazë kjo; për fillimin e reformës në këtë sektor; ... Përballimin e situatave të veçanta; si psh rastet e intoksikacioneve; epidemive; nevojave për ndihmë e ndërhyrje të shpejtë; në përmbushjet e ngjarjeve etj. ... bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare; shtetërore; dhe jo shtetërore e të përfaqësuesve të huaj që janë duke ndihmuar vendin tonë në fushën përkatëse; ose që janë angazhuar në programe të ndryshme ndihmash; Për «zinxhirin ftohës» Një bashkëpunim i ngushtë me përfaqësuesit e UNICEF-it dhe të MSF ka bërë që të sigurohet një sasi e nevojshme e vaksinave dhe të mjeteve që duhen për «zinxhirin ftohës» duke e mbuluar me sukses këtë shërbim shumë delikat i cili në kushtet e reja të ndërprerjes së prodhimit dhe vështirësive që ka IHE kërkon vëmendje të veçantë. Vaksinat DTP; Polio; DT; BCG janë siguruar në sasi të nevojshme deri tani. Problem mbetet vaksina antirabike rezervat e të cilës në IHE janë në mbarim. Sëmundshmëria infektive Rrjedhojë e një pune serioze është shtimi i të dhënave mbi sëmundshmërinë infektive nga v. 1950 deri në vitin 1991: është bërë furnizimi me DDD e materiale të tjera sipas një plani të caktuar; (Vijon në faqen 2)
Vetëm maja e ajzbergut
NGA BEMAT E ISH-BLLOKMENËVE
Vetëm maja e ajzbergut
— NJE BENZ I ESHERUR NE GARA-ZHET E ISH-DREJTORISE SE DYTE —
Na befasoi një shkrëse që zoti Ahmet Sulstaro-va, drejtor i Parkut të Delegacioneve i dërgonte më datë 15.1.1993 (disa ditë pasi kish filluar gjyqi i N. Hoxhës dhe K. Buxhelit) zotit Blerim Çela, kryetar i Kontrollit të Shtetit. Në këtë shkresë thuhej:
«Me sinjalizimin e drejtorit të Shërbimeve Qeveritare, në garazhin e kësaj drejtorie ndodhet një autoveturë tip “Benz Mercedez” 3000 SEL (Special Elektronik Luks) i prodhimit të vitit 1965. Sipas kilometrazhit ai ka bërë 36000 km (relativisht i papërdorur).
Automjeti i mësipërm nuk ka asnjë dokument dhe u marrur në dorëzim nga ana jonë me proces-verbalin e bashkëngjitur. Çelësat e garazhit i dispononte z. Dashamir Andoni, i cili firmosi dhe procesverbalin. U gjetën edhe pjesë ndërrimi, që janë shënuar në procesverbal dhe ato pa asnjë dokument.
Besoj se ju kujtohet Dashamir Andoni, ai sejmeni i Nexhmije që dëshmoi në gjyqin e saj? Por nuk ka edhe aq rëndësi se kush është ai, sa ç’ka rëndësi se si një mjet i tillë superluks, që kushton të paktën 50 mijë dollarë, figuron pa asnjë dokument e pa asnjë adresë. Tre janë alibitë e mundshme:
E para, të kenë humbur dokumentat e blerjes gjë që është e pamundur, pasi nuk është fjala për një Benz - lodër kauçuku, por për një Benz 300 SEL prej 50 mijë dollarësh (e pakta)...
E dyta, personi që e ka blerë ka pasur aq fuqi mbi shtetin sa që të mos «çajë kokën» për dokumenta, ç’ka për të mund të përbënin «cingla - mingla». Kjo alibi nuk është dhe aq fort e besueshme.
Dhe e treta, paratë (dollarët) me të cilat është blerë ky Benz për personin që e ka pasur kanë qenë në llogarinë e tij private e kështu, nuk ka qenë nevoja për të bërë dokumente zyrtare për këtë blerje...
Ky fakt i freskët na jep të kuptojmë se ajo çka ekziston e dokumentuar përbën vetëm majën e ajzbergut, orgjive dhe vjedhjeve kolosale të ish-bllokmenëve.
RAKIP SULÇE
P. S. Natyrisht organet e drejtësisë nuk kanë se si të lënë jashtë vëmendjes edhe sejmenët e tipit Dashamir Andoni, pa folur për Gradecët me shokë. Ata kanë dhe kanë se çfarë të rrëfejnë nga monstruozitetet dhe rrënimet që i bënë shqiptarëve në vitet e diktaturës.
Studentë shqiptarë u nisën për studime ushtarake në Turqi
TIRANË, - Në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën ushtarake, të shtunën paradite u nisën për studime ushtarake në Turqi një numër i madh studentësh ushtarakë shqiptarë.
Ky numër është gadi d, herë më i madh se numëri i përgjithshëm i studentëve shqiptarë që ndodhen aktualisht me studime në Itali, Gjermani, SHBA, Francë etj.
Duke i përshëndetur këta studentë, Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, tha se kjo ndodh për shkak të qëndrimit miqësor që Turqia mban me Shqipërinë. Z-
(Vijon në faqen 4)
[Pjesë e prerë në krye] ... shqiptar
Pasditen e të premtes, Presidenti i Bullgarisë, Zhelju Zhelev, i shoqëruar nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, shkoi në Kuvendin Popullor.
shoqëruar nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, shkoi në Kuvendin Popullor. Këtu ai u prit nga zëvendëskryetari i Kryesisë së këtij Kuvendi Tomorr Malasi, dhe kryetarë të grupeve parlamentare.
Zoti Tomorr Malasi, duke i uruar mirëseardhjen në Parlament, Presidentit Zhelev dhe personaliteteve që e shoqëronin, midis të tjerash tha se, vizita juaj në vendin tonë është një ngjarje e shënuar në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, të cilat lanë pas komunizmin për të futur vendosmërisht në rrugën e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut.
Pastaj e mori fjalën Presidenti Bullgar Zhelju Zhelev.
«Realitetet e reja në Bullgari dhe në Shqipëri, midis të tjerash presidenti Bullgar, në një shkallë të madhe i përcaktuan dhe parimet e qëndrimit e përbashkët, të cilat ne i pranuam në rrugën drejt demokracisë, shoqërisë së qytetëruar dhe ekonomisë së tregut, ideale dhe vlera të cilat bashkojnë të gjithë popujt evropianë. Popujt tanë prej shekujsh komunikojnë midis tyre si fqinjë, si miq. Vitet e errëta të totalitarizmit nuk arritën të errësojnë momentet e shënuara nga e kaluara jonë e përbashkët. Jam i bindur se lidhjet tona kanë ardhmëri premtuese.
Vizita ime e parë në Republikën e Shqipërisë dhe në këtë qoshe nuk më gënjen memoria është vizita e udhëheqësit të parë shtetëror bullgar gjatë 30 vjetëve të fundit, po zhvillohet në sfondin e ngjarjeve shqetësuese në Ballkan. Në afërsi të drejtëpërdrejtë pranë kufijve tanë vazhdon lufta barbare e paarryeshme, që është një provokacion ndaj ndërgjegjes së Evropës dhe ndërgjegjes së botës së qytetëruar. Për fat të keq, kjo sëmundje ndërkombëtare tani për tani doli se është e pa përgatitur të ndërpritet në kohë dhe në mënyrë efektive gjakderdhja në Bosnjë - Hercegovinë dhe në Kroaci. Tani, ajo qëndron përpara dilemës që ofron rrugë shumë të ndërlikuara për zgjidhjen e saj. Kriza në ish-Jugosllavi, tejkalon përpjesëtimet rajonale, jo vetëm për shkak të përvojës së lidhur historike, jo vetëm për shkak të problemeve ballkanike, Shkaqet që shkaktuan konfliktet ballkanike, Shkalla tërësisht i socializmit komunist u bë një prelud drejt lindjes së një bote moderne bashkëkohore, por një lindje e një bote moderne bashkëkohore, por një lindje e një bote moderne bashkëkohore, por një ...» [?] [Pjesa e poshtme e kolonës është e paqartë dhe pjesërisht e palexueshme.]
... dhe ndërprerjen e konfliktit në ish-Jugosllavi dhe më në veçanti iniciativën e fundit të administratës demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumë prej komponentëve të saj janë në unison me shqetësimet e shteteve fqinje të Jugosllavisë, për të cilat kriza është rrezik i drejtpërdrejtë dhe një provë e madhe. Jemi të bindur në palejueshmërinë parimore dhe kufijve të pranuar ndërkombëtarisht të ndryshohen me forcë nga kriminaliteti i politikës së spastrimit etnik dhe frymëzuesit e saj duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre. Përvoja e të dërguarit të posaçëm amerikan zotit Reinhokd Bartolomeu nga Libani, me siguri do të jetë e dobishme në misionin e ri. Situata në ish-Jugosllavi, në të vërtetë po i afrohet asaj të Libanit dhe kërkohen të kthehet në një situatë të tillë.
Vuajtjet, shkatërrimet dhe tragjedia e refugjatëve nga Bosnjë - Hercegovina mund të përsëriten dhe kjo në përpjestime shumë më të mëdha, nëse do të ndizet Kosova dhe Maqedonia.
Të udhëhequra nga interesat e veta kombëtare dhe nga synimi i saj drejt paqes dhe sigurisë në Ballkan. Bullgaria i përmbahet pozitës parimore nga vetë fillimi i konflikteve në Jugosllavi. Ne përkrahim na kushte njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së çdo kombi deri në shkallën e veçimit të shtetit të vet të pavarur. Ku ishte dhe shkaku që Republika e Bullgarisë që më 15 janar 1992 njohu njëkohësisht 4 republikat jugosllave, Slloveninë, Bosnjë - Hercegovinën dhe Maqedoninë, ne refuzuam të shfrytëzojmë në sfondin lloj shkalle gjendjen e brendshme në Jugosllavi pa po shkaktuar. Mendon se në këtë mënyrë një shkallë të madhe kontribuojmë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Do të dëshiroja të sqaroj edhe një element tjetër të rëndësishëm lidhur me qëndrimin tonë përsa i përket krizës. Në rast se do të ndërmerren operacione ushtarake dhe operacione për vendosjen e paqes me mandatin e Kombeve të Bashkuara, Republika e Bullgarisë nuk do të marrë pjesë as me ushtarë, as me armatime, për shkak se si vend fqinj vend për dyfishime në interes ose në dëshirë për larjen e hesapeve të vjetra. Ne mendojmë se kjo vlen edhe për vendet e tjera Ballkanike fqinje me ish-Jugosllavinë. Sanksionet ndërkombëtare ekonomike të imponuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ne i respektojmë pa kushte, por njëkohësisht me këtë jemi të bindur se vendet që vuajnë më shumë nga embargoja duhet të marrin dhe kompensimin e dëmeve dhe me kohë.
Të ndruar zonja dhe zotërinj. Përsëri du ta përmend se, duke zhvilluar lidhjet miqësore midis tyre, Bullgaria dhe Shqipëria, jo vetëm kanë leverdi reciproke, por dhe ndihmojnë zhvillimin e vet. Marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis dy shteteve Ballkanike janë njëkohësisht edhe një kontribut suplementar për stabilizimin e rajonit, pjesë e pandarë e kontinentit evropian.
Duke i shkurtuar distancat midis nesh, ne jo vetëm rivendosim traditën shekullore, por edhe bëjmë përparim në të ardhmen».
Për nder të Presidentit Bullgar, Zhelju Zhelev Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dha mbrëmë një pritje në pallatin e Brigadave.
Njerëz që ia shtojnë vuajtjet vetvetes
Ata janë shumë, sepse të shumtë, të panumërt, janë pushtuesit e ëndrrave të vetvetes.
Në kushtet tona, të një përvoje vetëm 10 mujore në sistemin demokratik, njerëzit kujtdo qëndrisht ende vazhdojnë të jenë të prirur nga lufta e vetvetes. Shqiptarët u bënë qytetarët e fundit të demokracisë evropiane, veçse me këtë çmim ata fituan edhe çmimin e mendjes, dëshirave, ëndrra, ambicieve e xhelozive. Ideja e krahasimit me botën është tepër e largët për 10 muaj demokraci. U thinjën vitet e kultet piramidale, porse nuk u mbyll përfundimisht kapitulli i miteve. Shqiptarët ende nuk e kanë kuptuar se ç’kanë qenë, ç’janë, ç’mund të jenë dhe ç’duhet të jenë. Hyrja thuajse analfabetë nga sistemi diktatorial në atë pluralist, bëri që njerëzit e çdo rangu të kërkonin diktatorët e tyre, armiqtë e tyre të 50 viteve. Kur s’gjetën shumë emra, atëherë u drejtuan njëri-tjetrit. Ishte shumë i ashpër takimi i tyre. Atëherë një politikan hodhi idenë e bashkëfajësisë me çka deshi të bënte të gjithë shqiptarët e këtushëm të mirëpritur në demokraci. Po ky politikan me vonë miratoi dyshtetësinë, që shqiptarët kudo në botë të jenë të mirëpritur në demokracinë e atdheut të tyre. Atëherë ky politikan hoqi 80 përqind që i bënte dembela shqiptarët, hapi Shqipërinë dhe siguroi kushtet e favorshme të mikpritjes bujare në demokracinë shqiptare. Por të gjitha këto ishin dhe mbetën të dëshiruara pikërisht nga elitat e kafeneve intelektuale..., nga qeverisja së stabilitetit dhe FMN., E akuzuan presidentin pse takohet me homologët evropianë, pse fton homolog të vet në Tiranë, pse i gjen aleat Shqipërisë, pse s’arrestohet. Alia dhe pastaj pse arrestohen dhe dënohen të akuzuarit e 2 prillit apo blokmenët. E akuzuan parlamentin pse votoi kundër prokurorëve fallci-kator, pse deputetët e PD votojnë pro për propozimet e veta dhe kundër për ato të kundërshtarëve. I akuzuan ministrat pse ecin me vetura, pse me kojtekje ambasadat pijnë pije, pse larguan administratën 45 vjeçare komuniste,...
Në trotuarët e bulevardeve reklamat e firmave private dominojnë pamjet. Shumica e qytetarëve tregtarë, qëndrorë, lindorë e jugorë i gëzuan marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe emigracionin duke zgjeruar një mesatare jetese të kënaqshme. Megjithatë sot dhjetra privatë me vetura pas vetes dhe gjerdanin e valutes në brez, akuzojnë qeverinë, parlament e president. Duan aeroplane, duan hotele, duan diskolube, duan mungesë dogane e taksimi, duan liri të plotë nga policia financiare dhe ligjet e shtetit demokratik. Po si realizove këtë të fundit, gjë që ta bëjnë njerëzit peticion kundër gjithë shtetit Ministrat e lodhur veçse pak të preokupuar për planin, deficiti buxhetor e të ardhurat në valutë, duan barazi pagesë me minoratonin gjerman, i cili punon në kushte të favorshme, qesma me një rezultat fillimi tepër të lartë. Përndryshe e dhe janë kundër qeverisë, presidentit dhe parlamentit, përndryshe ata të kujtojnë Statutin e ‘89-ës.
Po kështu, naftëtarët, privatët, shoferët, ushtarakët me ushtarë, mësuesit, fshatarët, pensionistët, të gjithë kundër qeverisë, kundër parlamentit ndoshta jo kundër në kuptimin klasik, porse në kuptimin e publikuar,
(Vijon në faqen 2)