Nga Kuvendi Popullor
Në fund të seancës së djeshme të Kuvendit Popullor, kryetari i grupit parlamentar të PD, z. Pjetër Minga bëri deklaratën e mëposhtme:
DEKLARATË
Deputetët e Grupit Parlamentar të PD protestojnë kundër sjelljes së ulët të zëvendësrivit Rritvan Peshkëpia dhe A. Imami, ndaj gazetarëve Afrim Krasniqi dhe Ylli Rakipi.
Akti i rrugaçërisë që kanë kryer këto dy anëtarë të Parlamentit tonë, nuk është as i pari dhe as i rastit, ata i kemi parë edhe kështu në Parlament, të mbajnë qëndrime arrogante e të shprehen me fjalë brutale.
Por veprimi i tyre i fundit ndaj dy gazetarëve,
(Vijon në faqen 4)
VAZHDON «OPERACIONI I DIMRIT» I SH. F. NANO
Sh. Fatos Nano: Bota të mbylli dyert, shqiptarët të tregojnë kurrizin
- Enveristi Nano ruan bustin e Enverit në zemër -
F. Nano, zotëria i vogël i paragrafëve të m-l, dhe lektori i dyerve të mykura të institutit të endrrave, «klosoli» i gënjeshtarëve të njëmijë e një netëve komuniste dhe enveristi i radhëve të fundit, segmenti i thyer i imazhit të përdalë të komunizmit bolshevik dhe zjarrvënësi i demokracisë së sotme, ka ndërmarrë një «operacion dimri» kundër shtetit demokratik dhe qeverisë demokratike. Por Fatosi do të dështojë në operacionin e tij donkishotesk.
SË PARI, sepse ai është kthyer verbërisht në gjysëm shekulli prapa për të kopjuar ideatorin e tij E. Hoxha, në inkursionin e tij të dimrit. Pra, këtu prezanton një politikan mediokër, të rënë në zjarrin e ëndrrave të dimrit nga ata që i tregojë shoqja Nexhmije gjatë kohës kur ishte nxënës i saj.
Rrjedhimisht si një politikan primitiv kërkon të aplikojë një skemë të revolucionit proletar, të përmbysjes me dhunë të shtetit demokratik, në epokën e triumfit të demokracisë. Ç’ka e bënë tejet ant historik, përkatësisht të dështuar dhe jashtëkohor.
SË DYTI: operacioni i dimrit i shokut Fatos, është tejet dimëror, për mbretin e enveristëve shqiptarë edhe për vulgaritetin e tij, për metaforat politike që përdor dhe për ushtarët prej dëbore që ka. Vetëm humori i Asis Nesinit dhe Kola Jakovës dëshmuar që kapotën e tij të shkurtër, hapat e tij të vegjël, dhe zërin e trashë në imitim të Enverit. Operacioni i tij është padyshim tejet dimëror dhe për faktin se ai po përpiqet të fusë Shqipërinë në një dimër të vërtetë, me idetë e tij për kthim prapa, me aventurizmin e tij për rrëzimin e qeverisë demokratike, me koleksionin e shprehjeve për të destinuar një udhëkryq të ri.
SE TRETË: harta politike e operacionit të dimrit të sh. Fatos është një konkludim i gabuar politik që rrjedh nga egoja e tij e sëmurë. Nga stilet enveriane të eliminimit të krahut të vërtetë socialist brenda PS dhe të bizantizmit dhe banditizmit bolshevik që përfaqëson ai.
Shoku Fatos Nano: «Bota të mbylli dyert, ndërsa shqiptarët të tregojnë kurrizin».
Shqiptarët e kanë akoma të freskët psherëtimën tënde në aeroportin e «Rinasit» tek po kthehesha nga Anglia me cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, pa asnjë grosh në xhep, pa asnjë fjalë të mirë. Evropa qysh atëherë e njohu fytyrën tënde orej enveristi (A nuk deklarove në Zvicër në nëntor 1992, se E. Hoxha është figura më e ndritur e të gjitha kohërave dhe se çdo shqiptar ka nga një Enver në zemër). Ishte përsëri Internationali socialist
MUJË BUCPAPAJ
(Vijon në faqen 4)
Prillje në selinë e Partisë Demokratike
- Z. Eduard Selami takohet me ambasadorin e Egjiptit -
«Funksionimi i mirë i pushtetit lokal është kusht për një qeverisje të mirë dhe eficente»
- Presidenti Berisha priti në takim një grup drejtuesish të pushtetit dhe të PS-së nga disa rrethe -
Të martën pasdite, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti në takim një grup drejtuesish, kryetarët e rretheve, të bashkive si dhe të komiteteve të PS-së nga rrethet Fier, Berat, Skrapar, Ballsh dhe Kuçovë.
Drejtuesit e pushtetit dhe të PS-së në këto rrethe i shprehën Presidentit shqetësimet lidhur me disa probleme që i preokuponin ato si: vështirësitë e funksionimit të pushtetit lokal dhe fryrja e administratës lokale; centralizimi i tepruar nga ana e pushtetit ekzekutiv qendror; moskoordinimi i mirë i punës në hallkat e pushtetit dhe të qeverisjes lokale; vendosja e kuadrove të paaftë në vende të ndryshme dhe mosrespektimi i konkursit për sekretarët e komunave.
Në këtë takim, ata gjithashtu i paraqitën Presidentit shqetësime të tjera dhe probleme specifike për rrethet ku ata drejtojnë.
Presidenti i Republikës në këtë takim theksoi se qeverisje të mirë dhe eficente. Ai personalisht ka insistuar dhe do
(Vijon në faqen 4)
Rugova përshëndet qëndrimin e presidentit amerikan për Kosovën
Kryetari i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, përshëndeti qëndrimin e presidentit amerikan, Bill Klinton lidhur me situatën represive në Kosovë, drejtuar presidentit të Serbisë, Slobodan Milosheviç.
Kryetari Rugova tha se ky është një hap konkret për ndërprerjen e dhunës dhe parandalimin e konfliktit në Kosovë. Ai është gjithashtu një përkrahje për rezistencën paqësore të popullit të Kosovës. Me këtë rast dr. Rugova i dërgoi edhe një letër falënderimi presidentit amerikan.
(ATSH)
«Alternativa SD» në mbrojtje të korrupsionit
- A është «Alternativa SD» tribunë politike e PSD? -
Ish kryeministri i fundit komunist Wilson Ahmeti, u arrestua. Skandali financiar i 1.600.000 dollarëve dhënë francezit Arsidi mbuloi gazetat, informacionin dhe tribunat politike. Forcat politike reaguan me origjinalitetin dhe vërtetësinë e secilës. Ish komunistët e rinovuar të PS u vunë në pozitat e avokatëve të korrupsionit, Skandali buron më tej. Firmat Iliria-Holding dhe Levant - Co duke shtuar edhe anekset e tjera të korrupsionit komunist, dominuan synimet socialiste për pushtet absolut dhe ekonomik. Hajdin Sej- ...
Reagimi më i papritur për opinionin mbetet, ai i gazetës «Alternativa SD», gazetë e partisë së tretë fituese në zgjedhjet e 22 marsit dhe e koalicionit antiko-
(Vijon në faqen 4)
Prijë në selinë e Partisë Demokratike
Vetëm humori i Asis Nesinit dhe Kolë Jakovës do të përshkruante, dhe zërin e trashë në imitim të Enve- (Vijon në faqen 4)
Prijë në selinë e Partisë Demokratike
- Z. Eduard Selami takohet me ambasadorin e Egjiptit -
Die, në mesditë kryetari i Partisë Demokratike, z. Eduard Selami priti në selinë e Partisë Demokratike ambasadorin Egjiptian në Tiranë zotin Ahmad Nabawy Issa.
Z. Ambasador pasi shprehu kënaqësinë e tij për takimin, i transmetoi kryetarit të PDSH ftesën e kryetarit të Partisë Demokratike të Egjiptit për të vizituar vendin e tij. Më pas ai bëri një ekspozë të lidhjeve historike e kulturore midis dy popujve. Unë jam këtu, u shpreh z. ambasador, për të konkretizuar e të avancoj më tej mirëkuptimin e frytshëm të takimit të dy presidentëve tanë.
Z. Selami duke e falenderuar për ftesën i premtoi se në një periudhë të përshtatshme do ta realizojë atë. Ai i bëri të njohur ambasadorit konsideratën e PDSH për Egjiptin dhe dëshirën për të vendosur marrëdhënie të mira me Partinë Demokratike të Presidentit Mubarak. Një vend të veçantë në takim zunë dhe bisedimet për gjendjen në rajonin e Ballkanit, e veçanërisht për situatën aktuale në ish-Jugosllavi. Z. Issa konfirmoi se Shqipëria përfaqëson një element stabiliteti në rajon dhe u prononcua për një politikë më konkrete e të frytshme të Komunitetit Europian në ish-Jugosllavi.
Zyra e Shtypit dhe e Informacionit të Partisë Demokratike
ARBEN IMAMI gënjen Parlamentin Shqiptar
Lideri Nr. 2 i «Aleancës Demokratike» deputeti i pavarur, aktori dhe spikeri i deklaratave antitpresidenciale, me kurajo të dobët intelektuale dhe politike pasditen e 1 marsit, gënjeu parlamentin shqiptar. Duke replikuar me akuzën e deputetit Arben Lika në lidhje me incidentin e deputetëve Imami - Pashkëpia me gazetarin Afrim Krasniqi, ai deklaroi se s’ka të bëjë me atë incident, nuk e njeh gazetarin e lartpërmendur, dhe s’është takuar kurrë me të. Kështu Imami dezinformoi parlamentin. Po vallë a do të mbrojë këtë deklaratë të gënjeshtërt z. Imami edhe në sallën e gjyqit? Ditët e ardhshme do ta provojnë këtë.
VËZHGUESI
Shtetet e Bashkuara sjellin ndihmë mjekësore në Shqipëri
- Totali SHBA kanë ndihmuar me 63 milion dollarë. -
Një ngarkesë ajrore emergjence ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore me një vlerë prej 750.000 dollarësh ka mbërritur në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara.
Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi më 26 shkurt se ngarkesa u furnizua «për të ndihmuar në mungesat e theksuara të këtij dimri».
Agjencia njofton se një ndihmë e saj prej 1 milionë dollarësh dhe Projekti «Shpresë» bëri të mundur blerjen e pajisjeve mjekësore koordinimin e ngarkesës në Shqipëri si dhe mbikqyrjen e shpërndarjes së drejtë të paisjeve në spitale në mbarë vendin.
Ministri shqiptar i Shëndetësisë dhe një grup i përbërë prej tri specialistësh pritën avionin DC-8, i cili u ul në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Përfaqësuesja e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar në Shqipëri punoi me përfaqësues të Projektit «Shpresa» për të identifikuar nevojat më urgjente të vendit në shëndetësi dhe për plotësimin e tyre. Ky Projekt ka gjithashtu në plan specializimin e shqiptarëve për magazinimin dhe përdorimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
Në ngarkesë përfshiheshin antibiotikë, ilaçe kardiake, vitamina, gjilpëra, shiringa, stetoskopë dhe pajisje të tjera të domosdoshme.
Kjo nuk është ngarkesa e parë nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar që nga Shtatori i vitit 1991 përmes Projektit të sipër përmendur janë dërguar në Shqipëri ilaçe dhe paisje mjekësore me një vlerë prej 2 milionë dollarësh. Totalsht ndihma e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë arrin në mbi 63 milionë dollarë. Nga kjo shifër totale 42 milionë ka qenë ushqimore.
Marrë nga Buletini i Qendrës Amerikane të Kulturës
Mbi kontrabandën e cigareve
Kontrabanda e cigareve, njëra nga çështjet që pasqyron shkallën e korruptimit të regjimit komunist.
Një nga ato çështje për të cilat është bërë shumë shpesh dhe dihet. Shumë pa ditur asgjë. Ngjan si një paradoks por është një realitet sepse megjithëse për këtë problem duket sikur dihet gjithçka, askush nuk paraqet fakte konkrete për të ndriçuar «misterin». Mendimtarë e ndryshme qarkullojnë krijojnë vetëm konfuzion dhe kjo tregon që të dhënat për këtë çështje ose kanë dalë nga burime të pa informuara sa ose janë fabrikuar në mënyrë të tillë që të krijojnë vetëm konfuzion. Megjithatë persona të ndryshëm mendo apo jashtë vendit kanë mund ta ndriçojnë këtë çështje, ekzistojnë. Me një rast, prej të takova rastësisht të një ish- marinar pranë Ministores, Vil?torio Emanuel Buselo, një nga ish-marinaret e anijës italiane që kryenin transportin kontrabandë të cigareve nga Shqipëria në Itali. Ai kish filluar të punonte në këtë anije që nga viti 1962 dhe rrugën e fundit në Shqipëri e kish bërë në fillim të vitit 1989. «Në fillim - tha - ankarkonin në Lezhë, më vonë filluan të ngarkonin në portin e Durrësit. Disa herë kemi ngarkuar dhe në një port që ndodhej përballë Greqisë».
Se si hynin cigaret në Shqipëri Buseta nuk e dinte, dinte vetëm që ato vinin nga Holanda dhe mbaheshin në magazina shqiptare, pastaj deri sa ngarkoheshin në anijet italiane. Në port kutitë me cigare, arrinin në kamionë ushtarakë dhe shkarkoheshin nga ushtarë shqiptarë. Pyetjes: në ushtritë e dinin se përmbanin kuti, ai u përgjigj: «Sigurisht shkarkim bëhej dhe në sy të shumë njerëzve të tjerë e përveç kësaj në anije kish dhe shumë funksionarë shqiptarë të cilët para se të zbresin nuk rrinin pa futur paketa cigaresh në të gjitha pjesët e trupit».
Gjithnjë sipas Busetës, anija italiane ai bënte rrugën disa herë në muaj dhe rrallë kish pasur probleme. «Qëllonte që - tha - që ndodhej përballë Greqisë. Pyetjes: në ushtarët e dinin se ç'përmbanin kutitë, dhe shumë funksionarë shqiptarë të cilët para se të zbrisnin e trupit».
(Dhënat janë marrë nga biseda e zhvilluar nga gazetari dhe marinari kur ky i fundit nuk e dinte që po bisedonte me një gazetar për më një shqiptar të gjëshëm të kurioz, kur pyetjet e gazetarit u bënë më të thella e këmbëngulëse, marinari u tërhoq. Kishte ku i shamang pyetjeve lidhur me emrin dhe tonazhin e anijeve, masës së parave që qarkullonin si dhe përmendjes së ndonjë emri të funksionarëve shqiptarë).
Gjithashtu sipas Busetës, anija shqiptarë. Pyetjes, në ushtritë e dinin se ç’përmbanin kutitë, e trupit».
(Vijon në faqen 2)
Ku janë dollarët e fituar nga kontrabanda?
Nga dëshmia e njërit prej ish-marinareve italianë në anijet që kryenin kontrabandën e cigareve, V. E. Buselo
(Vijon në faqen 2)
Viti III i botimit
Nr. 309
E enjte,
4 mars, 1993
Çmimi 3 lekë