06/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 mars 1993

Ministri i Italian i mbrojtjes pret shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare

ROMË, 4 mars. - Siç njofton ANSA, ministri i mbrojtjes Salvo Ando, priti sot në pallatin Barankini shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral-kol. Ilia Vasho, që ndodhet në Itali me ftesë të shefit të Shtatmadhorisë së Mbrojtjes, gjeneralit Korcolone. Ministri Ando përsëriti ftesën që i është bërë ministrit Zhulali për të vizituar Italinë dhe bëri të ditur «predispozitën e plotë për të shqyrtuar nevojat e qeverisë së Tiranës, edhe në kuadër të një marrëveshjeje dypalëshe me karakter organik». (ATSH)

QEVERIA MEKSI HAPI SHQIPËRINË NDAJ BOTËS DHE BOTËN NDAJ SHQIPËRISË

- Konferencë shtypi e Presidentit Berisha - Dje në mesditë Presidenti i Republikës z. Sali Berisha dha një konferencë shtypi. - Erdhi përsëri përpara jush, i hapur për çdo pyetje - tha në fillim të konferencës zoti Berisha. Me pas, për më tepër se një orë, u bënë pyetje nga gazetarët e organeve të ndryshme të shtypit, të ATSH, Radiotelevizionit etj. Gazetari i RD, Shpëtim Luku pyeti: kohët e fundit kori socialist me Fatos Nanon në krye ka nisur këngën: Qeveria duhet të japë dorëheqje. Cili është prononcimi i Presidentit për këtë fakt? - Unë - tha zoti Berisha i besoj dhe e mbështes plotësisht qeverinë e zotit Meksi. Kërkesa për dorëheqjen e qeverisë më është dukur e çuditshme dhe paradoksale. Vërtet mund të kesh votuar kundër qeverisë, por është një rregull i demokracisë që pavarësisht se si ke votuar, në demokraci qeveris shumica. Dhe duke respektuar demokracinë, respekton votën e shumicës. Në këtë kontekst dua të them se Qeveria ka dhe duhet të ketë mbështetjen si të atyre që kanë votuar pro dhe të atyre që kanë votuar ndryshe. Të kërkosh dorëheqjen e një qeverie për qëllime karrieriste është një veprim destruktiv e destabilizues. Të kërkosh dorëheqjen e qeverisë në mënyrë të paargumentuar, jo vetëm që s’e beson njeri, por humbet kredibilitetin dhe në elektoratin tënd. Natyrisht me këto kërkesa dhe deklarata nuk mund të identifikohen gjithë opozita shqiptare. Pse? Sepse ajo po merr pjesë në reformë. Të gjitha pasionin, varfërinë, kaosin, anarkinë. Në dilemën reformë apo populizëm, në dilemën reformë të shpejtë apo gradualitet u zgjodh rruga më e guximshme, më e vështirë. Nuk them se i kapërcyem të gjitha vështirësitë. Jo, kemi e do të kemi të tilla dhe në të ardhmen. Ato njerëz që kanë ecur në pyll për 50 vjet, dhe zgjedhën një ditë, është e kuptueshme që s’mund ta gjejnë rrugën menjëherë, por të paktën kësaj here janë ditën e jo natën në pyll. Qeveria e filloi reformën me dyqane bosh. Shkoni e shihni sot: janë plot. Sigurisht nuk i mbushi e nuk do t’i mbushë qeveria. Ato do t’i mbushin njerëzit, ndërsa qeveria do të adaptojë një politikë të atillë tregtare që të nxisë iniciativën e lirë. Kjo qeveri e filloi reformën me një inflacion galopant 15 përqind, praktikisht zbriti në 3 përqind. Reforma u fillua në kushte të ndërprerjes së plotë të prodhimit. E vërteta është se prodhimi bujqësor është rrit. Shkoni në fshat dhe shikoni numrin e bagëtive. Megjithëse dikush i trembi fshatarët duke u thënë se mos i regjistroni bagëtitë se do u marrim taksa. Ky regjistrim nuk kishte qëllim taksash por thjesht statistikor. Ne tani nuk i vëmë taksa fshatarit sepse ai edhe kështu është në kushte të vështira. Po unë nuk mendoj se rritja e prodhimit elektoral bëhet nga rritjen e «odhomit bujqësor». Gjithashtu prodhimi industrial ka stopuar së rëni. Faktori dhe pengesë kryesore sot për sot është borxhi i brendshëm. Ky është problem edhe për vendet e Evropës Lindore. Unë mendoj se janë rezultatet e fazës së parë të cilat janë bërë të mundur nënshkrimin e marrëveshjes së dytë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kjo Qeveri është qeveri e qytetarit pronar dhe them se është ndër meritat e saj më të mëdha: Qeveria po shpërndan tokën dhe së shpejti do komplet[o]het ndarja e saj. Me hapa më të shpejtë duhet të ecë privatizimi i ndërmarrjeve. Krijimi i qytetarit pronar është shpresa më e madhe për Shqipërinë. Duke e bërë atë pronar do të mund të shtojmë përgjegjësinë ndaj punës. Nuk do të jetë qeveria ajo që do të begatojë Shqipërinë, por do të jenë vetë qytetarët ato që do të begatojnë vehten dhe gjithë vendin. Për këtë arsye them se Qeveria Meksi ka gjëra të mbështetjen si në Shqipëri, ashtu edhe dhe në qarqet ndërkombëtare. Ndërsa thirrjet për dorëheqje më duken si zhurma natë që s’mund të shqetësojnë vijën e ka shkojnë. Pyetjes që iu bë lidhur me skandalin financiar zoti Berisha, u përgjigj: se zbulimi i tij është rezultat i asaj politike të luftës kundër korrupsionit që po bën Qeveria Demokratike. Ky skandal - tha ai - ndodhi në një periudhë kur forca të tjera ishin në pushtet. Ne jemi të vendosur që një politikë të tillë ndaj padrejtësive e skandaleve ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Xhevdet Shehu i “Zërit të Amerikës”: Kohët e fundit janë shtuar vizitat e shtetasve të vendeve të Ballkanit. A mendoni se këto kanë ulur tensionin në rajon? - Vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve të qeverive të Ballkanit, synojnë mirëkuptimin në këto vende dhe jam i bindur se ato nuk synojnë krijimin apo grumbullim aleancash në kurriz të njërit apo të tjetrit vend. Kam qenë e jam i bindur se konfliktet midis vendeve demokratike zgjidhen nëpërmjet dialogut e mirëkuptimit. Të gjithë qellimi, kanë qenë vizitat e Zhelev dhe të T. Ozal në Shqipëri. Këtij qellimi do t’i shërbejë edhe vizita e zotit Meksi në Greqi, qe përgjigja e zotit Berisha për këtë pyetje. Kërkesës së po këtij gazetari për të komentuar letrën e Presidentit Klinton, për ndërhyrje të mundshme ushtarake në Serbisë zoti Berisha iu përgjigj: se deklarata e presidentit Klinton është e një rëndësie shumë të madhe, është një konfirmim i deklaratës së presidentit Bush. SHBA me vendimin për të çuar ndihma në zonën e luftimeve si dhe paralajmërimin që i bën Serbisë presidenti Klinton janë faktorë përcaktues për zgjidhjen e krizës ballkanike. Angazhimi i tyre është mjaft shpresëdhënës. Kur atyre u shtohen edhe përpjekjet e komunitetit Evropian këto shpres[ë] janë edhe më të mëdha. (Vijon në faqen 4) parakomentuar, jo vetëm që s’të beson njeri, por humbet kredibilitetin edhe merr pjesë në reformë. Të gjitha partitë siç tregojnë të dhënat e mbështesin reformën. E mbështesin sepse në këtë reformë konvergojnë pika të përbashkëta të programeve të tyre. E mbështesin se kuptojnë lojën e rregullat e demokracisë. Është kjo arsyeja, - tha Presidenti, që nuk mund të identifikohet kjo deklaratë me qëndrimin e opozitës. Sapo u inaugurua Qeveria e Meksit filluan të flasin se kjo qeveri gjer në Qershor e ka afatin. Zotërinj, Demokracia nuk mund të trajtohet si diktatura. U tha se qeveria s’do ta mbulj vitin. Po qeveria e mbylli vitin. Më pas pati zëra se s’do të dalë nga dimri. Tani qeveria po del nga dimri dhe dikush kërkon të prishë pranverën. Këto nuk janë qëndrime serioze. Opozita për ne shqiptarët do të mbetet si element jetik i ekzistencës së demokracisë. Në shqiptarët e kemi vuajtur më shumë se të tjerët mungesën e opozitës. Prandaj u bëj thirrje të gjithë atyre që janë në pushtet të respektojnë e të çmojnë mendimet e opozitës dhe opozitën në tërësi. Pse e mbështes unë Qeverinë e zotit Meksi? Kjo qeveri ka një përkrahje të gjerë, si në Shqipëri, ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare, në rajon, Evropë e më gjerë. Për këtë arsye shikimi me gjyslykë të errëta i zhvillimeve në Shqipëri nuk është në interes të kujt. E mbështes qeverinë e sotme edhe sepse kjo qeveri pas tufanesh të tmerrshme, anarshie, shkatërrimeve të papara në të gjithë Shqipërinë, arriti të stabilizojë gjendjen. Krahasojeni ju lutem shkatërrimin e vitit të kaluar me shkatërrimin e sivjetshëm. Mund të vijë e tillë ka përsëri akte kriminale, vjedhje etj., thoni se ka përsëri që ka. Por unë them se ato janë të përgjysmuara. Nga statistikat del se ato kanë një rënie nga 7,4 vrasje në 4-3 vrasje për 100 mijë rën[d]e. E kështu mund të flitet edhe për tregues të tjerë. Qeveria Meksi është qeveria e hapur ndaj botës, qeveri e ç’bunkerizimit politik të Shqipërisë. Me politikën e jashtme të saj kjo qeveri arriti që për një periudhë të shkurtër kohe ta hapë Shqipërinë ndaj botës dhe botën ndaj Shqipërisë. Asnjëherë Shqipëria nuk ka patur ato lidhje që ka sot me vendet Perëndimore, Komunitetin Evropian, me atë ndërkombëtar. Traktatet, marrëveshjet e firmosura janë më shumë sa të gjithë kohërat të marra së bashku. Vetëm KE i dha Shqipërisë gjatë vitit të kaluar rreth 400 milion dollarë ndihma. Më pëlqen e saj vetëm 400 milion dollarë ndihma. Me ndihmën e saj qeveria Meksi arrin të ketë bërë e bëhet faktor që Shqipëria të jetë stabiliteti kudo që synë të bëhen faktorë për paqe dhe stabilitet. Ngutshmëria, qeveria Meksi është qeveri e reformës. Çdo qeveri për fillon një reformë, merr mbi vete rreziqet dhe pasojat e saj. Reformat kudo që bëhen bartin me vete vështirësitë e pakënaqësitë për vendin dhe gjithashtu që kërkojnë dhe masa që imponojnë. Mendoj se asnjë qeveri e Evropës Lindore nuk ... [teksti vazhdon në kolonën ngjitur]

Ne jemi për zgjidhjen e çështjes shqiptare hap pas hapi

- Kryetari i PDSH. z. Eduard Selami takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova - Dje, paradite, në selinë e PD, Tiranë, kryetari i PDSH, z. Eduard Selami priti Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova. Në një atmosferë vëllazërore, u bisedua lidhur me situatën e brendshme në Shqipëri dhe për situatën politike në rajon e veçanërisht për gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Zoti Selami duke bërë një ekspozitë të zhvillimeve politike e ekonomike në Shqipëri, theksoi idenë se stabiliteti politik e ekonomik është një faktor i rëndësishëm e i drejtpërdrejtë jo vetëm për çështjen shqiptare por dhe më gjerë. Z. Selami bëri të njohur preokupacionin serioz të PD për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë. Ne jemi për një politikë të zgjidhjes së çështjes shqiptare hap pas hapi, vijoi më tej z. Selami. Është pozitiv dhe domethënës fakti që partitë kryesore politike në Shqipëri kanë një mendim të përbashkët për gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Nga ana e tij z. Rugova ekspozoi gjendjen në Kosovë dhe parashtroi planin për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në mënyrë të mjeteve paqësore. Ai theksoi se prania e trupave paqeruajtës të OKB në Kosovë është e domosdoshme dhe e mëvjershme. Padyshim që Shqipëria e stabilizuar politikisht dhe në ngritje ekonomikisht është një ndihmë e vyer për ne - vijoi Rugova. Biseduesit ishin në një mendje për faktin se Evropa duhet ndërgjegjësuar se nuk bëhet fjalë vetëm për çështjen shqiptare; por për më gjerë. Kosova mbart në vetvete mundësinë e zgjerimit të konfliktit dhe pasojat e shtrirjes së tij. Në takim u përshëndetën hapat konkrete të administratës amerikane e të Presidentit Klinton në përcjelljen e kërkim për zgjidhjen e drejtë të krizës në ish-Jugosllavi. U trajtua gjithashtu nevoja e zgjerimit dhe forcimit të lidhjeve mids PD dhe LDK e partive të tjera politike shqiptare në ish-Jugosllavi. Në takim ishin të pranishëm edhe zotërinjtë Leka Toto, anëtar i kryesisë së PD dhe deputet në Kuvendin Popullor, e Mehmet Kraja anëtar i kryesisë së LDK. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të Partisë Demokratike.

Gjermania do të mbështesë nga afër proceset demokratike në Shqipëri

Nga vizita e delegacionit të MP të Jashme në Gjermani TIRANË, 4 Mars. - Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i kryesuar nga ministri Alfred Se[c]ker, bëri një takim me një grup deputetësh të Bundestag-ut Gjerman. «Nga kontaktet që kemi patur me personalitetet shqiptare, si dhe nga vizitat e drejtpërdrejta në Shqipëri, - tha në fjalën e hapjes së takimit, deputeti Raushenbach, - në një grup deputetësh të Bundestag-ut Gjerman, shprehim dëshirën të marrim pjesë në një grup parlamentar, i cili nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta me parlamentarët shqiptarë, si dhe me personelin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bon, do të përpiqet të mbështesë më nga afër proceset demokratike në Shqipëri, si dhe t’i përcjellë Shqipërisë mesazhe të miqësisë e të bashkëpunimit të popullit gjerman». Ambasadori i Shqipërisë në Bon, zoti Zaganjori përshëndeti të pranishmit dhe u bëri të njohur atyre ekzistencën e një grupi parlamentar për marrëdhëniet me Gjermaninë në Parlamentin Shqiptar. «Do të ishte me shumë interes që këto dy grupe të bashkëpunonin sa më ngushtë me njëri-tjetrin» - tha ai. Deputetja Rushen Golemi, pasi falënderoi pjesëmarrësit për këtë nismë në interes të të dy vendeve, por veçanërisht për Shqipërinë, shprehu dëshirën për rritjen e kontakteve e të bashkëpunimit midis parlamentarëve të të dy vendeve në të ardhmen. Ministri ynë i Jashtëm, zoti Alfred Serreqi, pranoi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së politikës sonë nga ana e Parlamentit dhe Qeverisë Gjermane, si dhe mbështetjen që i jep Gjermania Shqipërisë në Parlame-ntin Evropian e Institucionet e tjera Ndërkombëtare. Gjithashtu, ai iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve. ✦ ✦ ✦ TIRANË, 4 Mars. - Në takimin që u zhvillua më 3 mars, mes delegacionit shqiptar të MPJ dhe Komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagu, i kryesuar nga zoti Stercken, morrën pjesë edhe përfaqësuesit e të gjitha partive kryesore të përfaqësuara në parlament. Parlamentarët gjermanë treguan interes të madh për gjendjen aktuale në Shqipëri; për ecurinë e reformës, për stabilitetin politik në vend që ka të bëjë me investimet e huaja në Shqipëri. Po ashtu, gjendja në rajon dhe Kosova përbën- (Vijon në faqen 4)

NANO kundër kthimit të pronave

- KRYETARI I PS SHPREHET HAPUR SE ËSHTË KUNDËR KTHIMIT TË PRONAVE PRONARËVE TË TYRE TË LIGJSHËM - Në vazhdën e përpjekjeve të fund-dimrit, në përpjekje për të realizuar «premtimin» e tij për rrëzimin e qeverisë brenda këtij dimri, Nano bëri një përpjekje (ose minimling të bëjë një përpjekje. Gjeografia dhe kryetë përpjetjeve duket qartë, janë po ato zona të vjetra, të vjetra dhe gjysmë të izoluar ku PS ka marrë votat e saj. (Megjithëkjo që ne pengon Nanon të ehdërojë që të zhvillojë përv[ë]lucionin proletar me popullsinë e këtyre zonave). - NANO KËRKON TË RUAJË VILEN E GARANTUR Ku[to]p[o]het, si gjithnjë, Nano flet në emër të popullit, dhe të të pa-privilegjuarve, por interesat i tij është shumë më i ngushtë. Për të në faqen e parë të «ZP». «Rrëzimi i qeverisë.» I ndodhur përpara fakteve dhe në krizë të thellë (fundi i dimrit erdhi dhe qeveria nuk ka lëvizur), Nano nuk mundohet më të ruajë maskën e socialistit modern dhe nxjerr fytyrën e veshkur prej neveristi. E vërteta është që në këto «mbledhje» fjalori i tij është pikërisht fjalori i përdorur nga E. Hoxha për 50 vjet. Kjo mbas kushtëzohet dhe nga fakti që ata që i mbledhën përreth njohin vetëm atë fjalor. populli ka formën e vilës dhe të koltukut të tij. Ja se ç’thotë Nano për qeverinë: «Deri më sot ajo (qeveria) e ka treguar veten se nuk mendon për popullin, por vetëm për të nxjerrë rrë nga syndyqet të gjitha të vjetrat dhe të zverdhuara të filigrave të dikurshëm». E më poshtë: «... historia tregon qartë se kush ka derdhur djersë dhe kush i ka krijuar pronat. Ai është populli dhe ai duhet të jetë pronari». Nano i p[a]c[f]ë flet për kthimin e pronave që partinë e tij i zhbëri dhe që qeveria demokratike kërkon t’u japë përsëri atyre që i takojnë, popullit dhe pronarëve të ligjshëm. Nano është vërtet i pacë lar flet për kthimin e pronave, po të kesh parasysh që gil- (Vijon në faqen 2)