PRESIDENTI BERISHA U TAKUA ME KRYETARIN E PPD-së ZOTIN HALILI
Keto dite, Presidenti i Republikes Sali Berisha, priti kryetarin e Partise se Prosperitetit Demokratik, zotin Nevzat Halili.
Ne kete takim, u diskutua mbi gjendjen ne rajon, si dhe marredheniet midis Shqiperise dhe Maqedonise. Te dy palet ishin te bindur se forcat politike shqiptare ne Maqedoni, duke insistuar per realizimin e te drejtave te tyre njerezore dhe kombetare, duhet te angazhohen ne te gjitha strukturat e shtetit maqedonas, per stabilitetin e ketij shteti, i cili eshte i rendesishem per te gjithe rajonin.
(ATSH)
PRESIDENTI I REPUBLIKES, SALI BERISHA PRITI DEPUTETET E PBDNJ-se
Presidenti i Republikes Sali Berisha priti deputetet e PBDNJ-se, zoterinjte Kosta Makarajadhi dhe Thoma Mico.
Ne kete takim, deputetet e PBDNJ-se, pasi theksuan se gjendja e minoritetit, te drejtat dhe lirite e tij nuk kane te krahasuar me te kaluarën dhe se partia e tyre, si nje parti qe perfaqeson te drejtat e minoritetit
(Vijon ne faqen 4)
"PD E KA PUSHTETIN DHE MENDON TA MBAJE ME MJETE DEMOKRATIKE"
-Nenkryetari i PD, zoti Ali Spahia mbi takimin per problemet e pushtetit lokal te forcave politike parlamentare me Presidentin-
Diten e shtune, nisur nga shqetesimet e organizimit dhe funksionimit te pushtetit lokal, Presidenti i Republikes, z. Sali Berisha therriti ne nje takim konsultativ perfaqesues nga forcat politike parlamentare.
Nga PD moren pjese deputetet Ali Spahia, nen kryetari i PD dhe Tomorr Dosti sekretari i PD. Pas ketij takimi, zoti Ali Spahia u shpreh: "Ishte nje takim me vlere qe pasuron me tej iniciativat frytdhenese te Presidentit per se i perket stabilitetit te jetes se vendit. Ishte, gjithashtu, nje takim i gjendur ne nje moment te domosdoshem. Ne diskutimin tone ne ju permbajtem linjave te meposhtme: 1.-Pushteti lokal eshte nje nga bazat e regjimit demokratik. 2.-E drejta e qytetareve per te marre pjese ne drejtimin e ceshtjeve publike eshte nje nga principet themelore demokratike te njohur qe nga koha e Perikliut. 3.-Per te ushtruar pushtetin duhen kompetencat dhe mjetet. Kompetencat nuk mungojne; mungon eksperienca dhe mjetet. -Nga mungesa e eksperiences i lihet hapesire edhe dufëve partiake. Opozita ankohet se reforma administrative behet nga pozita partiake. Ne disa raste kjo mund te jete keshtu. Por per aq qe e vertete, edhe anetaret e PS jo rralle ngulin kembe per te qendruar aty ku nuk u takon. Por t’i leme keto! PD e ka pushtetin dhe mendon ta mbaje me mjete demokratike. Prandaj ajo eshte thellesisht e interesuar per nje administrate te afte per te drejtuar ekonomine dhe fusha te tjera te jetes se vendit. E rendesishme eshte te perfeksohen raportet e qendres me pushtetin lokal dhe e dyta ajo qe tha Presidenti (bile kjo e para) te delegohen sa me shume kompetencat ne baze, ne pushtetin lokal. Sa me e forte (ekonomikisht) te jete komuna ose fshati, aq me i forte e i pasur eshte vendi. Kompetence e rendesishme eshte paraja, prandaj ligji per buxhetin lokal duhet te dale sa me pare. Nga ana tjeter, statusi i nenpunesit (ose civil servant) do t’i jape fund çdo çfaqjeje te subjektivizmit partiak. të subjektivizmit partiak. Për këto arsye e të tjera kërkesën e sh. Fatos Nano me shokë e cilesojme si kërkesë antikombetare dhe antidemokratike që synon të destabilizoje vendin. Për shoqatën Adthetare Politike “Kosova” KRYETARI MURAT GJONBALA
Shoqata Atdhetare Politike "KOSOVA" mbeshtet Qeverine e zotit Meksi
-Kerkesa e F.Nanos per doreheqjen e saj eshte antikombetare-
Shoqata Atdhetare Politike "Kosova" na u njoh me kerkesen e sh.Fatos Nano e te shokeve te tij per doreheqjen e Qeverise se Dr. Meksit dhe zgjedhje te parakoheshme deklaron:
Shoqata e jone mbeshtet Qeverine e Dr.Meksit dhe pershendet qendrimin e drejte, patriotik e demokratik te sindikatave te pavarura.
Qeveria e Dr.Meksit jo vetem qe eshte e mira e te gjithe periudhes se pasluftes, por me arritjet e saj brenda nje kohe te shkurter ka tejkaluar parashikimet dhe gezon respektin mbare kombetar.
Ajo i ka siguruar popullit tone miq te sinqerte, te fuqishem e te shumte ne te kater anet e botes, te cilet e mbeshtesin fuqimisht. Kjo shprehet ne ndihmat qe na kane dhene, na japin e do te na japin per te rimekembur Shqiperine e shkaterruar nga regjimi komunist e sh. Fatos me shoket e tij.
Qeveria e Dr.Meksit me punen e saj frytdhenese afron zgjidhjen e ceshtjes sone kombetare, qe lidhet me fatet e kombit.
Per keto arsye e te tjera kerkesen e sh. Fatos Nano me shoke e cilesojme si kerkese antikombetare e antidemokratike qe synon te destabilizoje vendin.
Per shoqaten Atdhetare Politike”Kosova”
KRYETARI
MURAT GJONBALA
TAKIM PUNE I MINISTRIT TE MBROJTJES NE POLIÇAN
-Perfaqesuesit e sindikatave te uzines theksuan se, qeverise do t’i kerkojne por edhe do ta mbeshtesin-
-Presidenti Berisha ftohet per nje vizite ne Poliçan-
Ministri i Mbrojtjes, zoti Safet Zhulali i shoqeruar nga shefi i Shtabit te Pergjithshem, Gjeneral Lejtnant Ilia Vasho, zv.ministrit i Mbrojtjes, Fatmir Mema, si dhe nga nje grup specialistesh te ketij dikasteri, shkruan dje ne Poliçan per t’u ballafaquar me plotesimin e kerkesave te sindikatave te uzines se ketij qyteti.
Para takimi, ministri Zhulali kerkoi te shikonte kushtet e punes ne disa nga repartet e uzines. Ai pergezoi punetoret per rregullin, pastertine dhe disiplinen qe gjeti aty dhe porositi drejtorine e kesaj ndermarrjeje per t’i plotesuar kushtet sa me mire ne disa reparte speciale, zoti Zhulali u tha punetoreve se, edhe afaristet e huaj qe kane ardhur ne Poliçan, kane mbetur te kenaqur me disiplinen dhe cilesine e punes, gjë e cila vlen si shembull per te gjitha ndermarrjet e tjera te ushtrise dhe me gjere.
Natyrisht, ashtu si shume uzina ushtarake ne bote;tha ai edhe ketu disa reparte do te ndryshojne destinacion per prodhime civile, por kryesisht ajo do te vazhdoje prodhimin per nevojat e mbrojtjes, qe eshte nje detyre e perhershme. Edhe industria ushtarake, theksoi ministri, me me guxim duhet te hyje ne ekonomine e tregut.
Zoti Zhulali shprehu gjithashtu porosine e vete Presidentit te Republikes, Sali Berisha, qe çdo familje policanase, te kete te pakten nje person te zene me pune, sepse dihet qe kjo uzine eshte i vetmi burim jetese per te gjithe qytetin. Ai theksoi se, me interesimin e vete Presidentit, kesaj uzine iu akordua nje shume prej 12000000 dollare per vazhdimesine e punes te 1500 punonjesve.
Ne takimin me sindikatat dhe drejtoret e ndermarrjes, perfaqesuesit e te dy sindikatave shprehen kenaqesine qe kerkesat e tyre kane marre rrugen e zgjidhjes dhe theksuan se Qeverise do t’i kerkojne por edhe do ta mbeshtesin.
Drejtori i uzines, Vladimir Bicaj, tha se per nxjerrjen ne asistence, te cilen po na e dikton reforma, eshte bashkepunuar si me sindikaten e pavarur, ashtu edhe me konfederaten sindikale.
Ministri i Mbrojtjes u shpreh se, ishte shume i prekur nga atmosfera e punes dhe e mirekuptimit. Ndryshe nga disa muaj me pare, njerezit tani jane te qete dhe kane besim tek e ardhmja. Kjo tregon se Poliçani e perkrah reformen e Qeverise demokratike dhe se ky eshte imazhi per Presidentin, Qeverine dhe Ministrine e Mbrojtjes. Zoti Zhulali theksoi se reforma duhet te shtrihet edhe ne administrate. Por tha ai, do te ishte tragjedi ne qofte se nen peshtresin e reformes, preken specialistet per arsye politike. Specialisti eshte pasuri kombetare, eshte fondi i arte qe drejton prodhimin. Jashtë pune, eshte e drejta e secilit te kete bindjet e veta politike, ne pune nuk ka politike. Ne fund, ai foli edhe per situaten ne rajon dhe per marredheniet shumë te mira te Ushtrise sone me NATO-n.
Ministri Zhulali shprehu pastaj gatishmerine e Ministrise se Mbrojtjes per rritjen e prodhimit dhe te shperblimit te punonjesve te kesaj uzine.
Ne kete takim u shfaq deshira e drejtuesve dhe e dyja sindikatave qe, po te ishte e mundur, Presidenti Sali Berisha te vinte mes njerezve te Policantit.
Zoti Zhulali ia transmetoi ftesen Presidentit, dhe ai e priti me kenaqesi.
(ATSH)
Rezultat i pjesetuar me 20
Ne kuadrin e punes se saj shumevllore ne drejtim te spekullimit me hallet e popullit te cilat i normalisht gazeta "Zëri i Popullit" i shumezon me 100, po kjo gazete me 13 mars 1993 ne artikullin "Transparence e Ministrit Shehi" pjeseton rezultatet e Drejtorise se Emigracionit me 20.
Drejtoria e Emigracionit filloi pune me 5 maj 1992 ne perberje te Ministrise se Punes. Çka ajo trashëgoi nga komunizmi shqiptar ishte nje marreveshje ne leter me Republiken Federale Gjermane per dergimin ne ket Republike te 500 punetoreve shqiptare ne viot per 3 vjet rresht dhe(dhe jo 5000 punetore ne vit siç shkruan “ZP”. Kjo marreveshje, e cila kishte disa muaj e nenshkruar, nuk kishte bere te mundur dergimin e asnje punetori shqiptar ne Gjermani deri me 5 maj 1992 nga qeverite shqiptare komuniste. Per 10 muaj, Drejtoria e Emigracionit dhe Ministrise se Punes, e mbeshtetur nga puna e Presidentit, Kryeministrit dhe ministrit Shehi, ka arritur keto rezultate: -Marrevveshje e punesimit individual me Italine. -Marrevveshje punesimi dhe Qip... -Marrevveshje punesimi me agjenci te ndryshme private ne vendet Arabe. -Marrevveshje formimi profesional me Greqine dhe Italine. Brenda vitit 1993 pretendojme te arrijme marreveshje punesimi sezon... me Italine dhe Greqine, marreveshje punesimi me Arabine Saudite, Kuvajtin dhe Libine. Keto marreveshje do t’i hapin ... agjencive private te punesimit qe punesojne shqiptare sipas kerkesave te tregut te punes se ketyre vendeve. Drejtoria e Emigracionit dhe ... deri me mars 1993 ka punesuar jashtë vendit: -Ne Itali 800 punetore -Ne Gjermani 300 punetore -Ne Austri 30 punetore -Ne Zvicer 15 punetore (Vijon ne faqen 4)
Mos na e pengoni demokracinë
-Ekonomia nuk lulëzon me një dite e me një vit-
-Intelektualet demokrate kane besim tek Qeveria Meksi dhe do ta mbeshtesin ate-
me e qartë dhe me e sigurtë. Jemi të ndërgjegjshëm edhe për faktin e vendi po kalon vështirësi për të cilat mbajnë përgjegjësi diktatori E.Hoxha dhe pasuesit e tij, prandaj forcat opozitare nuk duhet kurresesi të nxjerrin përfitime politike se në fund të fundit ai që e vuan gjendjen e rëndë është populli.
Historikisht intelektualet kane qene me popullin, gjithmone i kane treguar atij te verteten, dhe e kane udhehequr per te fituar lirine dhe demokracine. Per vete forcimin e tyre ata jane per nje te ardhme te mire, per nje sistem shoqeror ku shperndarja e te mirave materiale te behet ne menyre sa me demokratike dhe mbi te gjitha, njeriu te jetoje i lire dhe te shfaq mendimet ashtu si i formulon pa frike dhe ndroje. Ketyre mendimeve ju trembej diktatura e cila nuk donte qe populli te merte vesh te verteten dhe prandaj diktatori E.Hoxha e filloj ndertimin e shtetit komunist me spastrimin e intelektualeve. Me akuza nga me banalet per njerez qe sajuara ky spastrum u krye gati per nje dhjetevjeçar per te vazhduar me tej me pleniume mbi inteligjencen karkullime dhe forma te tjera me te sterholluara qe pergjithshem ne Komitetet e partise dhe qe shpesh perfundonin ne nenin e famshem te agjitacionit dhe propagandes.
Megjithekete strategji tensioni dhe terrori te vazhdueshem intelektualet mbijetuan dhe ne djetorin e vitit 1990, ishin te paret qe perkrahen levizjen studentore per demokraci. Pjesa me aktive e profesoriatit te Universitetit te Tiranes, te rinj dhe te vjeter ne moshe u vune ne krye te kesaj levizje dhe sot mjaft nga keta profesore drejtojne PD. Parti te tjera te harahem demokratik si dhe shtetin me institucionet e tij.
Ne kemi besim tek keta intelektuale te guximshem te cilet kane marre nje pergjegjesi te madhe siç eshte kalimi nga ekonomia socialiste ne ekonomine e tregut.
Ne jemi gjithashtu te ndergjegjeshem se jane krijuar dhe do te krijohen veshtiresi te medha ne jeten e njerezve. Papunesia kronike, çmimet e larta, pagat e uleta, mungesat ne furnizimin dhe çrregullime te tjera nuk mund te menjanohem shpejt dhe lehte. Qeveria e z. Meksi megjithe perpjekjet e forcave social-komuniste qe duan te pengojne ecjen perpara te reformes ekonomike, po zbaton programin per te cilin ne votuam ne 22 mars 1992. Per keto arritje qeveria ka mbeshtetjen e shumices se shqiptareve pavaresisht nga perkatesia politike. Per mos arritjet ne nuk ngurojme ta kritikojme qeverine por edhe ne te njejten kohe i ofrojme ndihmen tone pse ajo eshte e nevojshme per zgjidhjen e problemeve madhore qe ate e propozojne.
Na duket se nuk eshte ne te miren e vendit, ne favor te stabilizimit, te fushata e koheve te fundit e ndermarr nga PS dhe lideret e saj, se alternativa e vetme per permiresimin e gjendjes eshte rrezimi i qeverise demokratike. Kjo nuk e permireson situaten, zotërinj socialiste, ekonomia nuk lulëzon me nje dite dhe me nje vit, kur juve me nenen tuaj nuk e bete as per 50 vjet. Mos luani me kete popull shumevuajtur, mos e pengoni demokracine te ece ne rrjedhen e saj
(Vijon ne faqen 4)
Sh.Fatos është distancuar nga shoku Enver
Kur nenshkruan nje vit me pare “Manifestin e nje grupi prej 192 intelektualesh” me te gjitha burrije atdheut, elektorati qe votoi per demokracine, per rregullin, qetesine e progresin ekonomik, kishin besim se ndryshimet qe do te ndodhin ishin me te miren e ketij vendi. Faktet tregojne se zhvillimet me te mira nuk po e justifikojne drejtesine e kesaj hyrje. Jeta ka filluar te rendohet te gjitha fushat e aktivitetit ekonomik, po filluan ndryshime te gjitha fushat e aktivitetit ekonomik, po filluan ndryshime te gjitha fushat e aktivitetit ekonomik, po fililluan realisht rezultate pozitive por, edhe perspektiva dukej
MBERRITI AMBASADORI I RI ITALISE NE SHQIPERI
Paolo Foresti eshte ambasadori i ri i jashtzakonshem dhe fuqiplote i Republikes Italiane ne Republiken e Shqiperise, i cili ka zevendesuar Torkuato Kardilin qe u largua kete dite nga Tirana. Zoti Forest u prit nga Presidenti i Republikes, Sali Berisha, me rastin e paraqitjes se Letrave Kredenciale.
Ne ceremonine e rastit moren pjese ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, Alfred Serreqi dhe diplomate te ambasades italiane.
Paolo Foresti ka lindur ne vitin 1942 dhe eshte laureuar ne shkencat ekonomike dhe tregtare. I ka hyre karrieres diplomatike ne vitin 1967 dhe ka mbuluar detyra te shumta diplomatike ne vende te ndryshme, mes te cilave ne Beograd, ne vitin 1969 dhe ne perfaqesine e perhershme te Italise ne Komunitetin Europian, ne Bruksel, ne vitin 1973, ne vitin 1979 kthehet ne Rome dhe punon ne drejtorine e pergjithshme ekonomike, ndersa ne vitin 1980 emerohet kryetar i sekretarise speciale te nensekretarit te Shtetit.
Ne vitin 1982 caktohet ne ambasaden italiane ne Washington. Me 1984 behet drejtor i zyres se shtypit dhe informacionit. Ne vitin 1985 emerohet sekretar i pergjithshem i Panajrit Nderkombetar te Vankuverit. Ne vitin 1986 eshte nen varesine e drejtpërdrejtë te drejtorit te pergjithshem te emigracionit. Me 1987 kthehet perseri ne krye te sekretarise speciale te nensekretarit te Shtetit dhe, me 1989 keshilltar diplomatik prane Ministrise se Mbrojtjes.
Ministri i Plotfuqishem Foresti eshte autor i shume botimeve, ne veçanti ne fushen e integrimit europian.
Njoftim i zedheneses se Ministrise se Rendit Publik
Lidhur me njoftimin e dhene ne gazetën “24 Ore” si edhe ne “Zerin e Popullit” te dates 14 mars, redaktori yne, bisedoi me zedhenesen e Ministrise se Rendit Publik, gazetaren Ludmilla Pajo, e cila tha:
“Bisedova me zotin Minister dhe ai tha se deklarata nuk eshte aspak e vertete, por nje mashtrim i paskrupullt, i bere me vetedije.
Sektori i marrëdhënieve me jashtë po interesohet për t’u informuar nëse shpifja eshte e gazetes “Eleftheros Tipos” apo e ndokujt tjeter!
Per te bere te njohur qendrimin e zotit Kopliku lidhur me problemet e refugjateve ne Greqi dhe ne vende te tjera, ju po jap per botim te plote fjalimin e tij mbajtur ne mbledhjen e dates 16 shkurt 1993, ne Konferencen Ministeriale Evropiane, per parandalimin e emigracionit te paligjshem.
Lexoni ne faqen 2
Sh.Fatos është distancuar nga shoku Enver
Sejdia-Levante-Co MIDIS VIKTIMAVE TE HAJDIN SEJDISE REZULTON DHE LEVANTE-CO