Per furnizimin me energji elektrike:
Ne Bashkine e Tiranes nga specialisti i seksionit te Industrise Ilir Perhati, mesuam se:Per rikonstruksionin e rrjetit elektrik te qytetit shoqeria italiane “ENEL” ka filluar punimet per shtrirjen e tij te ri kabllor dhe montimin e kabinave elektrike 20 kilovolshe, te cilat do te permiresojne dukshëm furnizimin me energji. Konkretisht, kane filluar punimet ne dy drejtime: Hapja e kanalit dhe shtrimi i kabllit nga nenstacioni prane Uzines se Autotraktoreve si dhe nga nenstacioni elektrik prane stacionit te trenit, ne drejtim te qendres se qytetit.
Per fazen e pare pala italiane ka ofruar 6 milion dollare si dhe asistence teknike,mjete-germimi, makineri te ndryshme etj.
Kjo faze eshte parashikuar te perfundoje brenda muajit qershor.
Per furnizimin me uje te pijshem
Per permiresimin e furnizimit me uje te pijshem Qeveria italiane ka akorduar 25 miliard lireta te cilat do te mundesojne fillimin e punimeve ne objektin e Bovilles. Vetem per kete vit, per rikonstruktimin e rrjetit ujesjelles te kryeqytetit jane siguruar 13 miliard lireta e me daten 25 te ketij muaji eshte lene takimi me palen italiane per zgjidhjen perfundimtare pas se ciles pritet te filloje projek-zbatimi.
Gjithashtu per te patur nje permiresim te rrjetit ujesjelles qe ka te vere, Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me Ministrine e Ndertimit, me porosi te Presidentit te Republikes kane siguruar fonde te tjera qe kapin vleren rreth 70 milion leke te reja, me te cilat do te perballohen investimet e kryera per rikonstruksionin e rrjetit te qytetit ne Zonat me kritike.
ZEF LLESHI
VERNERI NE SHQIPERI
Vjen ne vendin tone sekretari i pergjithshem i NATO-s z. Manfred Verner.
Vizita e shefit te Paktit me te fuqishem ushtarak te globit, behet me ftese te Presidentit te Republikes se Shqiperise z. Sali Berisha. Kjo vizite shenon piken me te larte ne kontaktet midis NATO-s dhe vendit tone, kontakte qe filluan me eren demokratike. Kembimi i delegacioneve e delegacionëve nga te dyja palet shoqeroi kerkesen e bere nga Shqiperia ne nentor te ’92 per t’u bere anetare e NATO-s. Nderkohe vizita e fundit e feldmarshallit Riçard Vinçent i parapriu vizites se z. Verner. Kerkesa e Shqiperise per t’u bere pjestar e NATO-s nuk erdhi rastesisht. Pas ndryshimeve thelbesore demokratike ne Shqiperi ne fillim te majit re te natyrshme Shqiperia realizoi ate qe e ndjente se duhej ta realizonte prej kohesh, lidhjen me partneret perendimore. Kjo lidhje u krijua ne te gjitha fushat dhe eshte e kuptueshme qe duhej krijuar dhe lidhje te tille. Feldmarshalli VincenI ne konferencen e shtypit qe dha perpara largimit nga Shqiperia tha se “ne Aleance ekziston deshira qe te perfshihej edhe ju...Pranimi juaj ne NATO eshte çeshtje politike e jo ushtarake”. Nderkohe siç deklaron dhe Ministri Zhulali: “Moralishte ne e quajme veten anetare te NATO-s pavaresisht nga aktet juridike proceduriale. Praktikisht ushtria shqiptare eshte anga- zhuar ne bashkepunim konkret me NATO-n dhe BEP-in ne operacionin e quajtur ”Roja shqiptare ne Adriatik” e qe synon ruajtjen e embargos ndaj ish-Jugosllavise. Vizita e Vernerit ne Shqiperi tregon se jane perga- titur kushtet reale e te plota politico-ushta- rake per kete vizite. Kjo vizite tregon se politika e ndjekur nga Qeveria Demo kratike dhe reforma qe po kryhet per krijimin e nje ushtrie te re gjene per kra-
ta realizonte prej kohësh, gjitha fushat dhe eshte e kuptueshme qe duhet krijuar dhe ne fushen ushtarake. Ne kete menyre Shqiperia korigjon nje gabim historik te shkaktuar nga regjimi i vjeter qeper 50 vjet e mbajti vendin artificialist ne krahun e te humbu-rve, ne krahun komunist.
Por lidhja e ngushte me Paktin e Atlantikut Verior ne kushtet e sotme behet gati nje domosdoshmeri. Ne nje kohe kur Ballkani eshte kthyer ne nje pike shperthyes qe mund te rondise gjithe boten, pranimi i Shqiperise ne NATO do te ishte nje levizje jo vetem mbrojtese por mbi te gjitha nje levizje politiko-diplomatike qe ne menyre direkte apo indirekte do te ndihmonte ne stabilizimin e gjendjes ne rajon. hjen e NATO-s qe nga ana e saj eshte ofruar dhe po jep ndihmen e saj ne keto procese. Nuk duhet harruar gjithashtu rendesine qe pati vizita dhe fjala e Presidentit Berisha ne Bruksel ku ai u shoqerue dhe nga z.Hulali. Te gjithe keta faktore kane sjelle krijimin e nje lidhjeje gjithnje me te ngushte me interesa te dyanshme midis Shqiperise dhe NATO-s. Nje lidhje qe me siguri do te forcohet dhe me tej derisa Shqiperia natyrshem te ndjehet ne NATO-mes partnereve te saj te vertete. Me siguri nje qellimi te tille i sherben dhe vizita e Vermerit.
EDI PALOKA
Takim i zotit Arbnori me ambasadorin e Italise ne Shqiperi zotin Foresti
Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor, z. Pjeter Arbnori, zhvilloi nje bisede miqesore me ambasadorin e jashtezakonshem dhe fuqiplote te Republikes se Italise ne Shqiperi, z. Paolo Foresti. Pasi u lire mireseardhjen dhe suksesese ne detyren e tij te re, z. Arbnori i beri atij nje ekspoze te proceseve demokratike qe jane zhvilluar ne Shqiperi. “Ndryshe nga vendet e tjera, ish-socialiste, tha ai, ’fitorja e forcave demokratike tek ne ishte e qarte, e dukshme me perfshirjen ne rrjedhen e saj shumicen e popullit. Ne gezoheni qe per here te pare pas luftes, kemi nje parlament pluralist, ku rihen lirisht mendimet, qe njerezit se fundi jane te lire, qe kemi nje shtyp te opinion te lire nga çdo kufizim.
Duke folur per marredhenie te vjetra tradicionale midis dy vendeve tona, z. Arbnori theksoi faktin se edhe gjate periudhes se diktatures shqiptari ka pasur nje dritare nga Italia nepermjet radio-televizionit, i cili ka pasur nje rol te rendesishem gjate proceseve demokratike ne vendin tone. Italia eshte anetare e organizmave te tilla nderkombetare ku aspirojme te futemi edhe ne. Duke folur per situaten ne vendin tone, z.Arbnori vuri ne dukje se qeveria demokratike po ecen e sigurt ne rrugen e reformes, se Kuvendi po harton me perpasje ligje qe ndihmojne reformen ne te gjitha fushat, politike, ekonomike dhe shoqerore. Fushata e socialist-komunisteve per gjoja rrezikun e nje diktature te djathte eshte e rreme dhe behet me pikesynime revanshiste, sqaroi ai.
Ne fjalën e tij, z.Foresti tha se Ambasada Italiane ne Tirane do te jete shtepia e gjithe shqiptareve qe kane ndjenje te vertete humanizmi. Miqesia italo-shqiptare, vuri ne dukje ai, edhe ne periudhen me te erret te saj pati nje fare pozitive qe mbijetoi ne heshtje edhe gjate viteve te diktatures, per te lulëzuar ne keto dite te demokracise. Pastaj ambasadori italian, i shprehu z.Arbnori pershendetjet e z.Fanfani dhe te Pikoli dhe gatishmerine e tyre per te ndihmuar parlamentin shqiptar ne punen e tij.
ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT TE KUVENDIT POPULLOR
[Fotografi; figura të ndryshme në skenë]
Teatri i Shkodres do te shfaqe nje drame te Papa Gjon Pali II
Trupa dramatike e teatrit “Migjeni” te Shkodres po punon per te vene ne skene dramen “Vllai i Zotit Tone”, shkruar nga Papa Gjon Pali II. Drama do te shfaqet ne prage te vizites qe do te beje Shenjteria e Tij ne qytetin e Shkodres me 25 prill te ketij viti. Kjo eshte pjese e pergjegjtesive te gjera, qe po behen me kete rast ne kete qytet me tradita kulturore.
Ngjarjet e drames zhvillohen ne Poloni ne fillimet e shekullit tone, por me mesazhin e humanizmit qe ato percjellin, mbartin vlera mbare njerezore. Pjesa eshte perkthyer ne shqip nga Zef Kroqi, ndersa regjisori i drames eshte Tonin Ujka.
Takime te fshehta te mocionisteve me sindikatat
Aleanca e mocionisteve me pseudosocialistet, alias punistet e Fatos Nanos, po duket gjithnje e me e plote ne veprime konkrete per te minuar dhe po te jete e mundur per te permbysur pushtetin e ligjshem ne Shqiperi, per t’i prere rrugen demokracise.
Si deg te se njejtes rrenje te kalbur, keta forca destruktive kane perqendruar vemendjen sidomos se fundi ne organizmat sindikale.
Komunizmi gjithnje ka kerkuar mbeshtetje tek klasa punetore, eshte paraqitur si “maja e shpates” e kesaj klase, si mbrojtesi fanatik dhe i vetem i interesave te saj etj. Dihet se ç’katastrofe i solli ai punetoreve si dhe mbare popujve duke ju arritur te uzurpoje pushtetin. Neokomunistet e Aleances Demokratike dhe komunistet konservatore te Partise Socialiste, ne vazhde te tradites marksiste-leniniste po mundohen tani te depërtojne ne sindikatat shqiptare. Komunistet konservatore nuk e kane aq te lehte te arrijne hapur synimet sepse karta e kredibilitetit te tyre eshte nen zero. Ata po aktivizojne aleatet, te cilet u futen kontrabande ne levizjen demokratike dhe u larguan prej saj duke menduar se kane edhe te drejte permesione e trashëgimi mbi kete levizje, e para pasoje kane edhe nje kredibilitet.
Mbi kete baze iluzive mocionistet, me zell hienash, po u kerkojne takime te fshehta sindikatave. Nen shembullin e padroneve dhe ata nuk dalin hapur, por preferojne prapaskenat duke u bere atyre sherbime prej sklleverish te bindur. Duke shfrytezuar veshtiresite e tranzicionit synojne t’i kthejne serish sindikatat ne gryka transmisioni, ne leva te komunizmit apo te klaneve te tyre partiake per t’i perdorur pastaj si instrumente te verber kunder demokracise, per destabilizimin e gjendjes ne vend. Kete rol te perçmuar antidemokratik kane luajtur ne te gjithe historine e ekzistences se tyre kudo ne bote forcat komuniste. Ata kane vepruar gjithnje si forca destruktive, grrodire. Nga ky mision “historik” nuk duan e heqin dore pjellat e PPSH dhe te sigurimit te shtetit, pavaresisht nga maskat qe perdorin.
Shqiptaret e dine mire se çdo te thote te lesh fatet e vendit ne duart e komunizmit, pavaresisht se ai tani paraqitet me ngjyra demokratike. Ata e dine mire se cili eshte roli i aleatit te tij, pavaresisht se mund te paraqitet si aleance demokratike. Ata e dine se punet e pastra nuk kane nevoje per fshehtesi e prapaskena, se punet e ndershme duan guxim dhe çiltersi. Punetoret shqiptare dhe sindikatat e tyre qe kane dhene nje kontribut vendimtar per fitoren e demokracise, me siguri, nuk do te lejojne te trajtohen serish si leva per ambiciet e pafrenuara per pushtet te enveristeve, ramizisteve dhe isteve te tjere komuniste apo neokomuniste.
KORRESP. i “RD”
Dokle nuk sheh dot Shqiperine pa kushtetute? Apo... Ramiz Alia “akoma ne arrest shtepie”?!...
Prirjma nga Kuvendi Popullor
Ne seancen e dites se marte, qe ju kushtua kryesisht problemit te paraqitjes sa me shpejte te projektkushtetutes, pasi Kryeministri Meksi u shpreh qarte se te pakten shprehjen dhe te ruaj dubeshin dhe te ruj projektin e Kushtetutes, deputeti Dokle nuk mundi si gjithmone nuk mundi me i nde do pa u “shqetesuar per...per shallet e popullit”, do te thote “thoni ju se Shqiperise i duhet nje kushtetute po e po, po edhe kapercyer qe...”
Ne kete kohe, Dokle edhe me te tjera fjalë... Gjykoj se pas ketij veprimi, ai qe e beri vet. Ja “Spas akteve zoti Ju dhe sipas procedurave qe rendon per i, edhe a Shqiperise e Republikes Shqiperise me be pushtet me Dispozitat e Kushtetutes qe...”.
... dekretohet nga Ramiz Alia, nderkohe qe ai eshte akoma ne arrest shtepie?...(?)
Socialisti Fehmi Abdiu denoncon djal-lzine e partise se vet
Po te marrem, deputeti Fehmi Abdiu, gjate debatit me pyetje per zotin Meksi, pasi shprehu solidaritetin me kerkesen e tij per shtyrjen nga Kuvendi te afatit te projektkushtetutes, pasi shprehu konsideraten e vet per kontributin e Kryeministrit dhe e evidentoi frymen e mirekuptimit qe ka ekzistuar mbas tij dhe zoti Meksi si anetare te komisionit per hartimin e Kushtetutes, ai, duke u drejtuar edhe deputeteve te krahut te djathte, ne forme edhe replik me ta edhe deklarate u shpreh me sinqeritet:
“Kushtu qe mos t’na i merrni te tera per djalel zotërinjte, se ka edhe gjera qe nuk jane te djallezuara!”
Ne pergjigjesi deputeti Abdiu e ka justifikuar konsideraten qe ekziston per te. Por kete here ai meriton konsiderate te veçante: sinqeriteti i tij eshte nje sherbim i madh ne te mire te partise se vet dhe jo vetem te partise se vet...!
Deputeti Ulqini-Anetar i Sherbimit Sekretar te PS ne Kuvend
Perseri te martën, gjate nje replike t’po e lagu, jo s’e lagu” (jo e ke keshtu, jo e thash ashtu) me zotin Meksi, deputeti Musa Ulqini me se fundi u “lodhur” dhe i “deshperuar” e plasi “bomben”:
“Me sa duket, une kam bere mire qe e kam marre manjetofonin me vete!” ja zoti Meksi.
Urime per detyren
Vijon ne faqen 4
MANFRED VERNER FIGURE E SHQUAR POLITIKE E USHTARAKE
Manfred Verner, Presidenti i Atlantikut te Veriut dhe Sekretar i Pergjithshem i NATO-s, ka lindur ne Shtutgard me 24 shtator 1934. Pasi perfundoi studimet universitare ne Heidelberg dhe ne Paris ndoqi studimet per drejtësi ne universitetin e Munihut. Me 1958 mbrojti doktoraten me teme:”Mbi marredheniet e shteteve aleate ne fushen e mbrojtjes”. Me 1962 u emerua keshilltar parlamentar i Landit te Bade-Wurtemberg. Me 1965 zgjidhet ne Bundestag dhe qendroi aty deri sa u zgjodh Sekretar i Pergjithshem i NATO-s. Ne Bundestag ka qene kryetar i grupit te Mbrojtjes deri me 1976. Me pas ka kryer edhe funksione te tjera ne grupet parlamentare si: ne fushen e politikes te zhvillimit e te marredhenieve nderkombetare etj. Zoti Verner ka qene Minister i Mbrojtjes i Republikes Federale Gjermane nga tetori 1982 e deri ne maj 1988. Me 1 korrik 1988 u zgjodh Sekretar i Pergjithshem i NATO-s, detyre te cilen vazhdon ta krye