KRONIKE
Dje paradite, ne oren 10 e 15, ne nje nga sallat e Pallatit te Kongreseve ne Tirane, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, z.Manfr ed Verner dhe Presidenti Berisha zhvilluan nje konference te perbashket shtypi per gazetaret vendas dhe te huaj.
Dje paradite, ne oren 10 e 15, ne nje nga sallat e Pallatit te Kongreseve ne Tirane, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, z.Manfred Verner dhe Presidenti Berisha zhvilluan nje konference te perbashket shtypi per gazetaret vendas dhe te huaj. Fillimisht e mori fjalen Presidenti Berisha e pastaj zoti Verner, i cili me pas ju pergjigj pyetjeve te gazetareve te pranishem.
MANFRED VERNER U LARGUA NGA VENDI YNE
-Viziten e fundit jo zyrtare Ai e beri ne qytetin e Krujes-
Viziten drejtorit zyrtar Sekretari i Pergjithshem i NATO-s zoti Manfred Verner e perfundoi me konferencen e shtypit qe dha se bashku me Presidentin Berisha.
Me pas i shoqeruar nga Presidenti Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes, zoti Safet Zhulali, zoti Verner me bashkeshorten e tij dhe anetare te tjere te delegacionit te NATO-s bene nje vizite ne qytetin muze te Krujes, ku vizituan kalane dhe muzeun ne te.
Ne sallen e pritjes se ketij muzeu zoti Verner la ne librin e pershtypjeve shenimin: “Me admirimin tim per nje njerez qe luftoi me sukses per pavaresine, lirine e popullit dhe vendit te tij.”
Po dje, ne mesdite, i percjelle nga Presidenti Berisha, zoti Verner dhe delegacioni qe e shoqeri u larguan nga vendi yne. Ne çastin e largimit ai shprehu edhe njehere konsideratat e tij te larta per vendin e bukur e te dashur te shqiptareve.
Ne ceremonine e percjelljes asistonin edhe personalitete te tjera te larta te vendit si dhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane.
KONFERENCE E PERBASHKET SHTYPI
VERNER-BERISHA
Verner: “Nuk ka dyshim dhe do ta perseris qarte se vendi i Shqiperise se re eshte ne Evrope!”
KONFERENCE E PERBASHKET SHTYPI VERNER-BERISHA Verner:”Nuk ka dyshim dhe do ta perseris qarte se vendi i Shqiperise se re eshte ne Evrope!” Berisha:”Gjeostrategjikisht e gjithe Shqiperia eshte nje vazhdimesi e krahut jugor te NATO-s...” Verner:”Rame dakort per rritjen e perpjekjeve te komunitetit nderkombetar per te ndihmuar Kosoven qe te rifitoje statusin e autonomise se saj...NATO-ja do te veproje vetem me mandatin e OKB-se edhe per krizen ne Bosnje.” Berisha:”Ne do te vleresojme shume qendrimin qe NATO, me ne krye SHBA, te ndikoni qe aplikimi i dy standarteve ndaj Milosheviçit te marre fund sa me pare.” Verner:”...NATO do ti ofroje ndihme konkrete Shqiperise per ta ndihmuar ate ne rrugen e reformes dhe modernizimin e forcave te armatosura .” Berisha:”Me kete bashkepunim, gjithashtu synojme, duke vendosur kandidaturen tone per ne NATO, ne momentin e caktuar te kemi konsiderimin tone per kete akt shume te mirepritur nga shqiptaret.” Verner:”Shpreh mirenjohjen per politiken e moderuar te qeverise shqiptare dhe kerkoj vazhdimin e kesaj politike.” Ndermjet te tjerave, jane pajisjet e frekuencave te larta dhe ne veçanti me forcat detare te NATO-s, me te cilat Shqiperia po bashkepunon per embargon detare ndaj ish-Jugosllavise. Keto pajisje do te sigurohen ne ditet e ardhshme. Kemi rene dakord qe oficeret shqiptare me anijet e NATO-s, qe veprojne ne Adriatik, te ndihmohen per ritjen e njohurive te tyre per operacionet detare. Planifikuam edhe vizita te eksperteve e ushtarakëve te larte per ne Shqiperi, per servijet ushtarake, programimet, planifikimet, per te ndihmuar ne riorganizimin e Ministrise se Mbrojtjes dhe te stafit drejtues dhe pjesemarrjen e Shqiperise ne programet shkencore. Se fundi, dua te shpreh edhe nje emer te bashkeshortes sime dhe te delegacionit falenderimet me te sinqerta per Presidentin Berisha dhe popullin shqiptar per pritjen e jashtezakonshme qe na afruan neve. Largohem me nje ndjenje te madhe shprese per nje te ardhme te begate per Shqiperine. Jam i sigurte se bashkepunimi yne do te zhvillohet ne menyre shume te favorshme ne te ardhmen.
Nga pyetjet e gazetareve
Pyetje: - A mendoni se konflikti ne Bosnje mund te zgjidhet me mjete politike pas deshtimit te planit Vens-Ouen?
Verner: -Siç e dime ne kete moment Kombet e Bashkuara ne Nju Jork po perpiqen te gjejne nje zgjidhje politike per kete konflikt dhe nuk kane deshtuar akoma. Politika e vendeve tona eshte qe t’i perkahim keto perpjekje. Ne shpresojme te kete nje plan paqe, qe te jete i pranueshem nga te gjithe. NATO e ka bere te qarte se ne jepet nje plan nga Kombet e Bashkuara, ne do te zbatojmë kete plan.
Verner pergenjeshtroi nje njoftim te Jugosllaveve, sipas te cilit, ai me viziten e tij ne Shqiperi, po nxite luften
PRESIDENTI BERISHA
… janë ndërtuar shoqëritë e vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ky bashkëpunim merr një karakter të veçantë edhe për disa faktorë të tjerë gjeostrategjikë dhe historike. Gjeostrategjikisht e gjithë Shqipëria është në vazhdimësi e krahut jugor të NATO-s dhe ka një pozicion të pahomueshëm strategjik. Komunizmi për Shqipërinë ishte një aksident. Ajo s’ka qenë ndonjëherë ne kordon sanitar. Këto faktore mendoj se vlerësohen nga Aleanca e Atlantikut me ne krye sekretarin e përgjithshëm. Shqipëria 30 vjet me pare la paktin e Varshavës. Janë të gjithë këta faktore se bashku, të cilët kanë bërë që në një njësi kohe të shkurtër të shenohet dhe të arrihet një bashkëpunim shumë intensiv në fushën politike, ushtarake, teknike, operative, ndërmjet Shqipërisë dhe NATO-s. Vizitat e shumta te të gjitha niveleve, të kulminuara me viziten e sekretarit të përgjithshëm, e cila u parapri nga vizita e autoriteteve më te larta ushtarake te NATO-s Feldmarshallit Vincent, tregojne qarte mbeshtetjen e madhe politike dhe rendesine qe NATO i kushton Shqiperise. Po keshtu vendosja e bashkepunimit midis njesive tona, flotës tone detare dhe forcave te NATO-s, Bashkimit Evropian Perendimore, tregon shpirtin e hapur qe ekziston midis dy partnereve. Ne kete bashkepunim Shqiperia synon qe me ndihmen e NATO-s te realizoj ristrukturimin e plote te forcave te armatosura te saj ne perputhje me standartet e NATO-s duke realizuar keshtu nje ushtri te pershtatshme per nje vend demokratik. Me kete bashkepunim gjithashtu synon, duke pase vendosur kandidaturen e saj per ne NATO, ne momentin e caktuar le kete konsiderimin e vet per kete akt shume te merituar nga shqiptaret. Natyrisht me kete bashkepunim synon që të jape edhe ajo kontributin e saj modest ne ruajtjen e paqes e te stabilitetit ne rajon. Me zotin Verner diskutuam per krizen ne rajon. Konflikti ne Bosnje eshte nje konflikt i rrezikshem per Ballkanin dhe Evropen. Mendimi ynë eshte se ky konflikt ka ne baze nga njera ane vendosmerine e Millosheviçit per krijimin e Serbise së Madhe, por ne i shprehem viktimes i nderpritet e drejta per tu armatosur, nga ana tjeter lejohen te armatoset agresorit. Ne do te vleresonim shume qendrimin qe NATO, me ne krye SHBA-ne te ndikonte sa me pare. Ne jemi te bindur se kjo do te kontribuoje rikthimit te stabilitetit ne rajon. Ka nje mbivleresim te Milosheviçit dhe te forcave te tij. Masa me te ashpra do te tregojne se ai do te di te gjej vendin e tij. Teper preokupuante eshte gjendja ne Kosove. Ne kemi insistuar dhe insistojme qe Kosova te merret nen kontrollin e NATO-s dhe OKB-se. Kjo do te jepte mundesi per zgjidhje e pranueshme nga te gjithe. Pozicioni yne eshte i qarte, nuk kerkojme ndryshim kufijsh dhe dhune, jemi te vendosur te bejme ç’eshte e mundur per te parandaluar konfliktin, sikunder jemi te vendosur te rezistojme me te gjitha menyrat ndaj spastrimit etnik e shqiptarëve nga shtepite e tyre. Per Shqiperine dhe Ballkanin, stabiliteti i Maqedonise, ka nje rendesi shume te madhe. Inkurajues jane iniciativat e reja te negociatave midis Maqedonise dhe Greqise, ngaqe nje propozim nuk e cen, propozime te tjera te pranueshme mund te gjenden per te dy palet. Zgjidhja e ketij problemi do t’i sherbente shume uljes se tensionit ne jug. Se fundi due te falenderoj sekretarin e Pergjithshem zotin Verner dhe bashkeshtirret e tij per kete vizite te frytshme dhe ta siguroj ate se kjo vizite eshte mirepritur shume nga te gjitha forcat politike dhe nga te gjithe shqiptaret. Ta siguroj gjithashtu se Shqiperia do te jete krejtesisht e hapur per te siguroj bashkepunim me NATO-n dhe vendet anetare te saj, se ajo di t’u qendroje plotesisht bashkepunimit dhe marreveshjeve te nenshkruara.
Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, zotit Verner ishte një vizitë e suksesshme dhe tepër e rëndësishme për Shqipërinë dhe stabilitetin në rajon. Ne çmojmë dhe vlerësojmë shumë rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut luan në përmbushjen e komunitetit dhe vendosjen e regjimeve demokratike në Evropën Lindore. Vlerësojmë lart rolin e zotit Verner dhe të Aleancës për kontributin e madh në ruajtjen e vlerave demokratike. Ishte ky rol i madh që bëri të mundur ndryshimet në Evropën Lindore të kenë pak a shumë karakter paqësor. Ne vlerësojmë shumë vendosjen e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të NATO-s përgjegjës për një rol të ri dhe dimension të ri që ka Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilat janë në interes të paqes dhe stabilitetit e zhvillimit të demokracisë në Evropë dhe Botë.
Vizita e zotit Verner në Shqipëri shënon për ne një ngjarje shumë të rëndësishme në bashkëpunimin e ndjeshëm me NATO-n, si dhe për paqen e stabilitetin në rajon.
Bashkëpunimi i Shqipërisë me NATO-n, bashkëpunimi i vendosur muaj e fundit, ka në bazë vullnetin e Shqipërisë për të vendosur një shoqëri demokratike e ndërtuar mbi shtetin e së drejtës, bazuar në respektimin e të drejtave, perspektivë e plotë e lirisë, ekonomisë e dhe lirive në një vlerë universale, ligj, por ne, ato vlera universale, garanto…
ZOTI VERNER
Lidhur me problemin e Kosoves zoti Verner ritheksoi se’s’ka dyshim se situata eshte shume e rrezikshme dhe se komuniteti nderkombetar do te beje ç’eshte e mundur per te parandaluar perhapjen e konfliktit dhe vendet anetare te NATO-s e perkrahin kete politike. Duhen shtuar perpjekjet per te parandaluar perhapjen e konfliktit”.
I pyetur se si e vlereson ai obsionin e zotit Berisha per dy qendrimet e komunitetit nderkombetar ndaj Milosheviçit, zoti Verner tha, “sekretari i NATO-s e pikepamjen e vet per politiken qe ndjek Milosheviç dhe te tjere ne Bosnje-Hercegovine. Roli i Sekretarit te Pergjithshem eshte te kontribuoje ne stabilitetin e te gjithe rajonit. Une e konsideroj viziten time si nje nga mjetet per te ndihmuar ne kete stabilitet. Milosheviç duhet te jete ai qe duhet te kontribuoje per t’i dhene fund konfliktit. Kjo eshte dhe… e Aleances sonë.
Lidhur me dyshimin e nje gazetari se mos ndoshta NATO-ja duket me afer konfliktit se OKB-ja, zoti Verner iu pergjigji duke thene se NATO-ja do te mbeshtete Kombet e Bashkuara dhe nuk i zevendeson ato, sepse kjo nuk do te kishte kuptim politik. NATO-ja do te veprojë me mandatin e OKB-se edhe per krizen ne Bosnje.
Ne pergjigje te nje pyetjeje tjeter, zoti Verner ritheksoi se vendet anetare te NATO-s dhe vete Aleanca jane nder ata qe po ushtrojne nje presion te madh nderkombetar ndaj Serbise per te vendosur autonomine dhe te respektojne te drejtat e njeriut ne Kosove. Ne, ne zotin Berisha, beme nje vleresim te situates atje dhe diskutuam se si mund te ndihmojme per uljen e tensionit.
I pyetur se pas nje miratimi nga OKB-ja, NATO-ja a do te veproje ushtarakisht? Zoti Verner tha se ne duam miratimin e 16 vendeve anetare.
Ne fund ai siguroi se nga ana e NATO-s nuk do te mungojne perpjekjet per te ndihmuar Shqiperine ne ristrukturimin e ushtrise dhe vizita qe beri ne dy baza ushtarake, ai tha se baza materiale eshte jo modera, por ekziston siguria nga ana e ushtareve per te mbrojtur vendin e tyre.
Vizites tone po i vjen fundi. Mendoj se ajo qe shume produktive. Gjatë diteve ne Shqiperi u takova me Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtare te tjere. Gjithashtu vleresova ndërlidhjen qe m’u be permes përshendetur parlamentin shqiptar dhe vizitova dy baza ushtarake. Çfare aritem?
Se pari, mendoj se forcuam me tej marredheniet e bashkepunimit midis Shqiperise dhe NATO-s. I kemi zhvilluar keto marredhenie ne nje kohe te shkurter, qe kur Shqiperia u be anetare e Keshillit te Bashkepunimit dhe mendoj se vizita ime e ka cuar me perpara kete proces. Nuk Shqiperise se re eshte ne Europe. Pjesemarrja e saj ne Keshillin e Bashkepunimit te Atlantikut Verior se bashku me vendet e Komunitetit Evropian per sigurimin e Evropes me vendet e Komunitetit Evropian per sigurimin e Evropes garantojne pershifjen e Shqiperise ne Komunitetin Evropian. Vizita time beri te qarte se sigurimi i Shqiperise eshte me interes te drejtpërdrejte per Aleancen e Atlantikut dhe vendet anetare’ të saj. NATO-ja kerkon te kontribuoje per stabilitetin ne te gjithe rajonin dhe mendoj se vizita ime do t’i sherbeje ketij qellimi dhe ne parandalimin e çdo perhapje te konfliktit ne ish-Jugosllavi dhe per t’i dhene fund atij.
Se dyti, vizita ime ben te mundur shkembimin e pikëpamjeve per situatën ne Jugosllavi. Rame dakord Kosoven qe te rifitojne statusin e autonomise se saj dhe te sigurohemi se te drejtat e kosovareve do