02/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 korrik 1993

«Koha Jonë» propozon që për hir të vërtetës t’ia japin Greqisë jugun e Shqipërisë

Që gazeta «KJ» është deklaruar antishqiptare dhe progreke - dhe proserbe nuk do shumë mend për ta kuptuar. Në qoftë se herë të tjera këtë obligim, stafi i kësaj gazete e ka shprehur disi të komufluar, kohët e fundit po del hapur në përkrahje ndaj tezës greke se «jugu i Shqipërisë është Greqi». Në mënyrë koncize pa asnjë ekuivok deklarojë në e thotë në gazetën e 30 qershorit në artikullin «23 milionë drashmi për të dëbuar 10 mijë refugjatë shqiptarë», ku në fund e këtij shkrimi deklarohet se «Autoritetet» kishin reaguar ndryshe ndaj priftit dekorat Gjirokastër, duke patur parasysh që në Greqi punojnë mbi 300.000 shqiptarë... deklarata të tilla se shqiptarët më mirë rrinë pa bukë se sa të tradhëtojnë Atdheun, deklarata që të kuptojnë Enver Hoxhën, u ka ikur koha». Siç shihet, pohësitë ndaj interesave të Atdheut stafi i kësaj gazete kërkon ta isheh me emrin e Enver Hoxhës, emër të cilin e përdor si alibi për ta shitur veten si njerëz që mbrojnë Shqipërinë e dhunuar nga ide të diktatorit. Sipas tij del se «për i natën të Enver Hoxhës ne do t’ia japim Greqisë Shqipërinë e Jugut». Kështu shpretojmë 300 mijë shqiptarë nga varfëria! Mirëpo fatkeqësia është se këtu nuk kemi të bëjmë me një lajthitje, por me një strategji të menduar e hartuar mbi bazën e bindjeve antishqiptare. MENTOR SHEHU

Z. SELAMI BISEDON ME Z. MARTINEZ

Dje, në mesditë kryetari i PDSH z. Eduard Selami, i cili kryeson delegacionin parlamentar shqiptar, në pjesën e 6 të punimeve të sesionit të 44 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku midis të tjerash do të diskutohet e ndihma ekonomike e Komunitetit Evropian për Shqipërinë, i kërkoi një takim presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës z. Martinez. Në qendër të takimit të realizuar, ishte shqetësimi për keqtrajtimin, grabitjen dhe dëbimin masiv të emigrantëve shqiptarë nga Greqia. Z. Selami informoi se rreth 14 mijë emigrantë ekonomikë, një pjesë e mirë e të cilëve të pajisur me dokumentacion të rregullt nga autoritetet greke, janë bërë viktima të politikës të qarqeve shoviniste greke. Ai i kërkoi z. Mar-Duhet gjetur patjetër një zgjidhje, - vijoi më tej z. Selami - për të dhënë fund sa më parë veprimeve dhe akteve të tilla. Veprime të kësaj natyre, përfundoi z. Selami, çojnë në acarimin e mëtejshëm të situatës në Ballkan që edhe kështu rezulton mjaft e tensionuar. Unë e kuptoj shqetësimin tuaj të ligjshëm, - theksoi midis të tjerash z. Martinez, Veprime të tilla, aq më tepër kur ndërmerren nga një vend si Greqia që aderon në strukturat evropiane janë të papranueshme. Unë kërkoj, vijoi z. Martinez në informacion të rregullt, të dokumentuar, të hollësishëm lidhur me situatën e krijuar; dokumentacion të cilin z. Selami premtoi t’ia jepte po dje. Unë do të përdor, - garantoi z. Martinez - tërë influencën time si president në dyshime për keqtrajtim, qarqeve shoviniste greke. Ai i kërkoi z. Martinez ndërhyrjen e Këshillit të Evropës për ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve që shkelin brutalisht kartën e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe marrëveshjet mbi refugjatët. ... në vend të Greqisë që vetëm në strukturat evropiane janë të pa rregullta. cilin z. Selami premtoi t’ja jepte po dje. Unë do të përdor, - garantoi z. Martinez - tërë influencën time si president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për zgjidhjen dhe stabilizimin e situatës së krijuar. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të Partisë Demokratike Shqiptare

Fatos Nano don të rimarrë pushtetin me ndihmën e grekëve

SHENIM PER NJE DEKLARATE ANTIKOMBETARE TE PS Velëm pak ditë pas publikimit të deklaratës së verbër të PSSH dhe PASOK-ut, që i parapriu fushtës së suksesshme dhe sjelljes së egër të shovinistëve grekë ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Greqi, deklaratë që bën një tregti të ndyrë me adresën njerëzore të bashkëkombasve tanë emigrantë për çështje të fitimit të kapitalit politik, PS publikon një deklaratë të tipit të mesazheve që pati ndërtuar për konsum kombëtar Instituti i Studimeve M-L dhe Kub’eja e pangjyrë e internacionalizmit të PSSH. Në këtë deklaratë nuk mund të shkëputesh dot asnjë fragment ku të mbrohet me konsekuencë çështja kombëtare. Deklarata e PS nuk mban asnjë qëndrim ndaj dëbimit të drejtë të qytetarit grek nga organet e pushtetit lokal të Gjirokastrës, në kushtet kur veprimtaria e tij vinte në kundërshtim me ligjet e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në kushtet kur kjo veprimtari... (Vijon në faqen 4)

KRYETARI I KONTROLLIT TE SHTETIT PERSERIT AKUZEN NDAJ F. NANOS

- Fatura e dokumenta të tjera, marrë nga organet e drejtësisë italiane, ndodhen në hetuesi. - Dokumentat, që vërtetojnë se urdhërat i jepte Alia dhe Nano. ndodhen në hetuesi. - Marmalata, reçeli, lëngu i frutave, bizelet dhe mishi i pulës në xhelatinë përbëjnë 2/3 e ndihmave. Në seancën e pyetjeve drejtuar kryetarit të Komisionit të Kontrollit të Shtetit nga PS dhe PSD, që u zhvillua më datë 30 qershor, nuk morën pjesë vetëm deputetët e PS, PSD dhe PBDNJ. Zoti Blerim Ceta në këtë seancë iu përgjigj rreth 60 pyetjeve, shumica e të cilave kishin të bë... për deputetët socialistë që kishin drejtuar pyetjet (dhe që nuk ishin në sallë). Ndër të gjitha pyetjet - përgjigjet ne po veçojmë disa prej tyre, që mendojmë se paraqesin interes, në pamundësi për t’i paraqitur të gjitha dhe duke patur parasysh që shumë prej fakteve, siç u përmend më lart, janë provuar më parë. Pyetje: Çfarë dokumentash ju kanë ardhur nga organet hetëtore dhe të drejtësisë Italiane që hedhin dritë mbi akuzat që bëni ju dhe a keni lënë dokumenta të tjera pa shqyrtuar përveç atyre që keni në dosjet që paraqitët në ditë seancën e interpelancës? Përgjigje: Me drejtësinë italiane kam këmbbyer dokumenta në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe si dhe me «Corte Dei Conti», e cila na dërgoi listat e mallrave në bazë të të cilave «Levante Co» ka marrë paratë në Ministrinë e Jashtme Italiane e që e raportova në interpelancë. Kam marrë fatura e dokumenta të tjera, të cilat tani ndodhen në hetuesi. Pyetje: - Pse, sipas jush me lëvrimin e ndihmave duhej të merrej Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe a ka urdhëruar me shkrim e Fatos Nanos për Sollarat, Palukën? Përgjigje: - Me ndihmat duhej të merrej Ministria e Tregtisë. Ministria e Tregtisë me organizantë të tjera janë spostuar përgjegjësit nga 11 Hajn rrugë spekulimit nga Levante Co. Të gjitha këto veprime janë bërë me urdhër të R. Alisë e të F. Nanos. Dokumentat që e vërtetojnë këtë ndodhen në hetuesi. Pyetje: Në ndryshimin e listës së mallrave, sa përqind zë marmalata, reçeli, bizelet e lëngu i frutave? Përgjigje: Në ndryshimin e listës bizelet në kavanoz, lëngu i frutave dhe marmalata e reçeli zë 30 për qind të mallit, ndërsa duket furti dhe mishin e pulës në xhelatinë, praktikisht 1/3 përngjën, përqindja shkon në 64 për qind ose afro 2/3 e ndihmave. Kryetari i Kontrollit i lëshim drejtuar dhe pyetje që kishin të bënin me probleme të tjera të urgjente që drejton, pyetje të cilave u dha përgjigje. Përgatiti E. PALOка

ISMAILAQ ISMAILAQIT

- Një «diplomat» dhe analist i shquyer i marrëdhënieve ndërkombëtare zhgarravit në faqet e «ZP» se kthimi i refugjatëve dhe ngjarjet e fundit qenkan pasojë e politikës së jashtme të PD - O Ismailaq e dimë se cili je, e dimë dhe që nga skuta ku je futur as nuk ke parë të dalë sepse ke frikë nga drita, sigurisht guximin të shkruash letra hapur nuk e ke pasi për ty ato do të thonë vrasje, sa për të fshehtat ato kanë qenë dhe janë në stilin tënd. Në atë pacavure që ke shkruar duket qartë gëzimi i neveritshëm për fatkeqësitë e shqiptarëve dhe kjo është e kuptueshme, ti shpreson që kjo fatkeqësi të jetë mbi PD. Po ku ishe ti Ismailaq që sot fërkon duart nga gëzimi, më 1991 kur u dëbuan shqiptarët? Duke akuzuar PD dhe Presidentin Berisha për fatkeqësitë e refugjatëve ti del hapur në simpatitë e tua. Me «zotësinë» e një diplomati enverist ti biri i E. Hoxhës në politikën e jashtme, kërkon të analizosh politikën e jashtme të shtetit demokratik. Me po atë zotësi ti hedh poshtë shkaqet që paraqiti Presidenti Berisha në konferencën e shtypit lidhur me ngjarjet e fundit, duke pranuar kështu direkt justifikimin që paraqet pala greke për veprimet shoviniste antishqiptare. Pra sipas diplomacisë tënde të hollë gjithë kjo valë antishqiptarizmi erdhi vetëm nga dëbimi i të vetëshpallurit arkimandrit grek? Po në fund të fundit të supozojmë se shkaku ishte vetëm dëbimi i grekut mos vallë mendon se qeveria demokratike do të veprojë si ju dhe do të lejojë shkeljen e integritetit të vendit për interesa të ngushta? Sipas teje dikush që zhvillon veprimtari antishqiptare duhet përkudhelur meqë është prift dhe grek. Përsa i përket njohjes së Maqedonisë duhet ta dish që me të ka qenë dakord edhe partia jote Sallatë. Por «shkreta» parti tënde as të ketë ndonjë pikë se nuk do të bëhej hajër. Në frazën e fundit o Ismailaq shkruan dhe thënë të vërtetë. Kështu ti pranon që PD nuk do të luajë karta të fshehta pasi «ato i përdorin me sukses ata që dinë». Kështu shkruan ti; por ky nuk është ndonjë zbulim i madh. Politika juaj e jashtme apo e brendshme është bërë gjithnjë me letra të fshehta, vetëm kini kujdes se në qoftë se këto letra do të marrin zjarr sa ajo skuta e errët nuk ju shpëton. Ti si duket e ke pritur me kënaqësi vrasjen e oficerit shqiptar nga forcat antishqiptare në Maqedoni. Në e varrosëm me ceremoni këtë bir shqiptari. Atë e nderoi një popull i tërë. Me Enver Hoxhën i vrisnit shqiptarët në fshehtësi dhe i varrosnit në fshehtësi. Kriminel si ju janë mësuar të rrinë në skuta. Sidomos të këshillojnë të mos guxosh të dalësh nga skuta se atëherë do të përgjigjesh për të gjitha krimet e bëra përpara organeve kompetente. EDI PALOCA

DEKLARATË E Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë

Opinioni mbarë shqiptar si dhe ai ndërkombëtar është në dijeni për valën e re antishqiptare që po kryhet këto ditë nga Qeveria Greke përmes dëbimit masiv të emigrantëve shqiptarë, veprim ky i paligjëruar zyrtarisht dhe tej çdo norme juridike e humanitare. Ky qëndrim bëhet edhe më i ndërlikuar po të kihen parasysh se kryhet në një situatë të acaruar të Ballkanit si pasojë e masakrave dhe spastrimeve etnike në ish-Jugosllavi. Një fushatë të tillë ndërmerrret nën pretekstin e largimit nga Shqipëria si person i padëshiruar i të vetëshpallurit Arqimandrid të Gjirokastrës, Kristos Stamos. Qytetari grek Kristos Stamos gjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në Shqipëri ka zhvilluar një veprimtari intensive antikuhtetuese dhe antishqiptare. Largimi i tij nuk është bërë nga konsiderata fetare, sepse populli shqiptar është një popull i civilizuar e besimtar dhe ka një tolerancë të lavdërueshme fetare. Populli shqiptar e ka provuar historikisht se ka ditur të respektojë dhe të ndihmojë kurdoherë popujt fqinjë duke qenë shembull tolerance, bese e mikpritjeje në të gjitha kohërat. Me këto vyrtyte ai ka strehuar italianët, grekët dhe ebrejt gjatë Luftës së Dytë Botërore pa asnjë paragjykim kombësie, race apo përkatësie fetare. Këtë e ka pjesë të karakterit dhe të traditës së tij dhe do ta ruajë edhe në të ardhmen. Në situatën e vështirë që po kalon pas një diktature të gjatë komuniste, ai është e do t’i jetë mirënjohës Komunitetit Ndërkombëtar dhe, në veçanti, popujve fqinjë, që po e ndihmojnë, falënderime që janë bërë të njohura botërisht edhe për qeverinë greke nga qeveria dhe Presidenti i Republikës. Megjithatë, me keqardhje vërejmë se persona dhe qarqe qeveritare kërkojnë të shfrytëzojnë këtë situatë të vështirë dhe përmes një politike teokratike punojnë për destabilizimin e Shqipërisë e të Ballkanit. Kësaj politike i shërbejnë edhe dëbimet masive të shqiptarëve, kërcënimet, raprezaljet dhe torturat në kundërshtim me të gjitha normat elementare për të drejtat e njeriut si dhe të gjitha dokumentet e konventat ndërkombëtare të njohura zyrtarisht deri tani dhe të firmosura edhe nga vetë Republika e Greqisë. Në këto rrethana, Parlamenti shqiptar, si organi më i lartë i përfaqësimit të popullit, shpreh vullnetin e vet të mirë për të vënë në të gjitha forcat në drejtim të normalizimit dhe të harmonizimit të marrëdhënieve me të gjithë popujt fqinjë mbi bazën e demokracisë që po ndërtojmë. Kemi e do ta kemi shenjtë respektin dhe nderimin reciprok ndaj të gjithë të tjerëve dhe, në mënyrë të veçantë, ndaj popujve fqinjë. Por kemi të drejtë, gjithashtu, që këtë ta kërkojmë edhe ne nga të tjerët në adresën tonë. U bëjmë të ditur Parlamentit dhe Qeverisë Greke që të mos lejojë të abuzohet mbi këtë ndjenjë fisnike, qoftë edhe në periudha të vështira si këto që po kalojmë. U bëjmë, gjithashtu, thirrje Parlamentit grek, qeverisë dhe të gjitha forcave demokratike të ndërpresin një veprim të tillë me pasoja të rrezikshme e në dëm të interesave të dy popujve tanë. Tiranë, më 30. 6. 1993

DEKLARATË E PDSH

PDSH dënon me forcë aktet e turpshme, kriminale të gjurmimit e përndjekjes, rrahjes dhe torturimit, grabitjes dhe dhunë dhe dëbimit në masë të emigrantëve shqiptarë. Ajo prononcohet hapur dhe vendosmërisht kundër mbizotërimit të shovinizmit grekoman në politikën zyrtare dhe në qarqet klerikale greke. Dhe është për të ardhur keq që këto akte barbare bëhen nga një vend që ka njohur e nënshkruar Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Marrëveshjet ndërkombëtare mbi emigrantët, Konventën e Parandalimit të Torturave të Këshillit të Evropës dhe ato të OKB, e marrëveshje të tjera të kësaj natyre. Akte të tilla, të ditëve të fundit, nuk janë të rastit. Ato janë në vazhdën e dëbimeve të herëpashershme që ndërmerren mbi emigrantët shqiptarë, të thirrjeve të qarqeve ultrashoviniste greke, të presioneve e ultimatumëve, të ndërhyrjeve sistematike në punët e brendshme të Shqipërisë. Këtyre qarqeve, kësaj politike të zyrtarizuar tani, i shërbente dhe i vetëshpalluri arqimandrit i Gjirokastrës, Krisostomos. Largimi i tij nga Shqipëria, i paralajmëruar në Konsullatën greke të Gjirokastrës, është brenda normave dhe procedurave që ndjek çdo shtet kur konstaton e provon veprimtarinë antikushtetuese të një individi të huaj. Dhe këtë veprim normal, të njohur në praktikat ndërkombëtare të shteteve, autoritetet greke i përgjigjen menjëherë me arrestimin, grabitjen, torturimin dhe kthimin e mijra emigrantëve shqiptarë, veprime këto të paprecedente në marrëdhëniet midis vendeve. Dhe si të mos mjaftojnë këto, provokohet me parrulla antishqiptare dhe sulmohet me gurë, ambasada shqiptare në Athinë, ndërkohë që policia greke me heshtjen e inaktivitetin e saj inkurajon dhe mbështet indirekt veprime të tilla. Nga ana tjetër televizioni grek, i vënë mesa duket plotësisht në shërbim të shovinizmit grek, dezinformon qëllimshëm dhe përpiqet të paraqesë si agresion, një popull që gjithnjë e ka mikpritës dhe human. PDSH s’do të kryejë dhe s’do të lejojë asnjë kompromis ndaj çdo veprimi e veprimi që cenon pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë. Ajo mbështet pa asnjë rezervë qëndrimet e Presidentit të Republikës dhe Deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare. Shqipëria është model në respektimin e minoriteteve, dhe kjo është e qartë për të gjithë individët apo qarqet politike që duan të shohin realisht. Ajo respekton në ligj e në praktikë të drejtat e lirisë e minoritetit, dhe natyrisht kërkon partneritet në respektimin e të drejtave të emigrantëve të saj ekonomikë. Emigrantët shqiptarë ekonomikë, në shumicën dërrmuese të tyre, kanë ditur të ambjentohen, të përshtaten e të respektojnë normat juridike dhe ligjet greke të punësimit dhe të jetesës. Ata, me ekzistencën e tyre, janë bërë një burim jetër i miqësisë tradicionale të popujve shqiptar dhe grek. Të luash me ta, me varfërinë dhe punën e tyre, t’i keqtrajtohësh, grabitësh e dëbosh, është jo vetëm në kundërshtim me parimet humane por njëkohësisht drejtë kundër frymës miqësore të dy popujve. PDSH duke vlerësuar mikpritjen e ndihmën e popullit grek që i ka dhënë demokracisë shqiptare, i drejtohet mbarë opinionit përparimtar grek, forcave të vërteta demokratike greke, që të detyrojnë forcat e interesuara shoviniste greke të ndërpresin këto akte e veprime të turpshme dhe kriminale, ndikojnë fuqishëm në normalizimin e situatës, të respektojnë e të njohin punën dhe djersën e emigrantëve të dëbuar. Ajo njëkohësisht diferencon fenë dhe institucionet e shenjta fetare, klerikët e betuar dhe dorëzuar të Zotit, nga ata të rremët, që përdorin veladonin për qëllime të ulta e të pamoralshme shoviniste, dhe ju drejtohet të parëve, që në emër të dashurisë për njeriun, për të afërmin, për fqinjën, për grekun e shqiptarët e tjerë, të kontribuojnë në… kthimin e mijrave emigranëve si të mos mjaftojnë këto, provokohet me patrulla grek, dizinformon qëllimshëm për situatën në Shqipëri, duke krijuar përshtypje e konfrontime imagjinare midis popullit shqiptar dhe minoritarëve grekë në Shqipëri. E gjithë kjo politikë e turpshme synon destabilizimin e jugut të Ballkanit dhe realizimin e ëndrrave shoviniste të qarqeve serbe dhe greke. TIRANE, 1. 7. 1993