03/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 korrik 1993

TAKIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SALI BERISHA ME KRYEPESHKOPIN JANULLATOS

Në takimin që pati më 1 korrik pasdite, me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Janullatos, Presidenti i Republikës, Sali Berisha tha se, dua të theksoj se është e papranueshme që ngjarjet tronditëse që po përjetojmë në marrëdhëniet midis dy vendeve të ndodhura në një rajon të trazuar siç është Ballkani, të kenë si pretekst veprimtarinë e një prifti. Prandaj, unë mendoj se një kërkesë më rigoroze duhet bërë me misionarët e Zotit t’ju përmbahemi me besnikëri mësimeve të tyre dhe jo të merren me një veprimtari subversive dhe jokushtetuese, siç ka ndodhur me zotin Maidonis, veprimtarinë e të cilit, ne do t’ua bëjmë publike shumë shpejt. Dua të theksoj se ishte pikërisht kjo veprimtari publike e tij që ne dhe mund ta procedonim, që na imponoi të marrim masat e duhura. Deri tani asnjë instancë greke nuk ka kërkuar sqarim për këtë veprimtari. Sidoqoftë, një gjë është e sigurtë se vala e fuqishme e hakmarrjes që shpërtheu në qarkun grek ndaj emigrantëve shqiptarë të rikujton vetëm urrejtjen mitologjike. Në këtë takim, unë dua t’ju theksoj edhe njëherë se i njoh dhe i vlerësoj shumë përpjekjet tuaja për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ju siguroj, vazhdoi Presidenti, se në këtë mision do të keni ndihmën në rritje të Shtetit Shqiptar dhe timen personalisht. Por, me këtë rast, dua t’i rikthehem edhe njëherë çështjes së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Unë, duke ju pranuar Ju, si Kryepeshkop të Shqipërisë, siç kemi rënë dakord bashkë para një viti, gjersa të gjendet një klerik shqiptar i përshtatshëm për këtë funksion, përsërs se atë që ju kam thënë në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk do të pranohet asnjë shtetas i huaj, mbasi këtë nuk e lejon Statuti i kësaj kishe. Klerikë të huaj do të hyjnë e do të dalin sa të duan dhe mund të lutën dhe të marrin pjesë në ceremoni fetare, por ata nuk mund të emërohen në Kishën Shqiptare. Në të gjitha nivelet e Kishës sonë do të vendosen shqiptarë ose minoritarë grekë apo të tjerë të lindur në Shqipëri dhe me shtetësi shqiptare. Kjo kërkesë është dhe do të mbetet e pandryshuar. Nga ana tjetër, dua të theksoj se në rast se këto kërkesa nuk respektohen do të jetë më mirë që të mos shndërrohen në një mollë sherri ndërmjet dy popujve. Qëndrimi juaj këtu kërkon të mbani parasysh specif... këtu kërkon të mbani parasysh specifikat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, kështu mosprania Juaj në Assi-kat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, kështu mosprania Juaj në Assi-zi ka ngjallur mosbesim të madh tek shqiptarët në tërësi. Ata donin t’ju shihnin. Ju të lutëshit sëbashku me të gjithë të tjerët që besojnë, por edhe sepse vetë Shqipëria është një Assizi në vetvete. Jam dakord me ato që thoni Ju për Kishën Ortodokse Autogefale të Shqipërisë, tha Kryepeshkopi Janullatos. Do të doja të isha informuar më parë për rastin e priftit Mainodhis pasi unë, nga ana ime, mund të kisha vepruar, sepse Kisha nuk duhet të merret me gjëra që s’i takojnë. Jam thellësisht i pikëlluar për vuajtjet e atyre që përfshinë në pasojat e këtij incidenti. Unë si Kryepeshkop do të punoj për ngritjen dhe forcimin e Kishës Shqiptare. Në lidhje me Assizin, Hirësia e tij Janullatos, tha se ishte për dialog me Kishën Katolike Romane, por duhet të respektohet edhe rregullat kanonike të Kishës së tij. Takimi u zhvillua në atmosferë të hapur dhe mirëkuptimi. (ATSH)

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, shpreh përsëri protestën e saj të fuqishme ndaj autoriteteve të Republikës Greke, të cilat gjatë këtyre ditëve kanë ndërmarrë dëbimin masiv të emigrantëve shqiptarë nga Greqia. Gjatë këtyre 4 ditëve janë përzënë nga territori grek 14.300 vetë, në më të shumtën e rasteve duke u keqtrajtuar e rrahur. Vetëm dje janë kaluar kufirin shqiptar mbi 2 000 vetë, ndër ta 53 me plagë të ndryshme, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, të shtruar në spital. Refugjatëve shqiptarë nuk i u lejua të marrin para dhe plac-kat personale, madje një numër shumë të madh të tyre u janë marrë paratë me forcë nga policia greke, pasi u detyruan të firmosin një deklaratë, në të cilën thuhet se këto para ua dorëzojnë me dëshirën tonë autoriteteve greke. Por ajo që bën veçanërisht: pështypje është se, emigrantëve shqiptarë u kërkohet nga autoritetet greke që të «shkojnë në Tiranë dhe të rrezonojë qeve ine», pasi po të bëjnë këtë mund të kthehen në Greqi. Për të gjitha këto akte, që vijnë në kundërshtim flagrante me nenin 4 të Protokollit 4 (1963), të Konventës Europiane të ... Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në të cilën Greqia është shtet palë, në shprehëm indinjatën tonë të thellë. Në shprehjen gjithashtu zemërimin tonë që, forca të caktuara shoviniste po përpiqen të përdorin minoritetin grek në Shqipëri si mollë sherri midis dy popujve. Të gjitha këto veprime të frymëzuara nga një politikë teokratike, kanë si pasojë finale destabilizimin e Ballkanit jugor dhe thellimin e zgjerimin e krizës në ish-Jugosllavi. Të nisur nga këto konsiderata ne i kërkojmë qeverisë greke ndërprerjen e këtyre veprimeve të drejtuara si kundër shtetit e popullit shqiptar, ashtu edhe kundër paqes së sigurisë në Ballkan.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SALI BERISHA PRET AMBASADORIN E SHTETEVE TË BASHKUARA PRANË KSBE-së

Më 1 korrik në mesditë, Presidenti i Republikës, Sali Berisha priti ambasadorin e Shteteve të Bashkuara pranë KSBE-së, Lyn Hansen. Duke u përqendruar në zhvillimet e fundit të marrëdhënieve shqiptaro-greke, Presidenti vuri në dukje se, përpara se qeveria greke të fillonte veprimtarinë hakmarrëse, dëbimin masiv, mund të kërkonte faktet për dëbimin e të vetëshpallurit komandantit. Por duke e ditur se këto nuk mungonin, filloi menjëherë fushatën e dëbimit masiv të qytetarëve shqiptarë nga Greqia, duke i cilësuar si ilegalë, si ata që nuk kishin dokumenta të rregullta ashtu edhe ata që kishin viza dhe leje qëndrimi të lëshuara nga organet zyrtare greke, duke shkelur në këtë mënyrë nenin 4 të Kartës Evropiane të të drejtave të njeriut, të cilën Greqia si vend anëtar i Këshillit të Evropës e ka firmosur vetë. Kjo hakmarrje masive ndaj shqiptarëve, të rikujton dëbimet masive historike të çifutëve, dhe nuk ka shembull në histori. Në dukje, kjo filloi sepse në përzunë një prift, i cili në kundërshtim me mësimet e Zotit, merrte me veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të zgjatur në Shqipëri. Nëse menduam se më mirë se sa ta arrestonim ishte përzënia e tij nga Shqipëria. Autoritetet lokale të Gjirokastrës u lidhën me konsullatën greke, e cila u zotua se vë do ta largonte të nesërmen në orën 11.00 dhe të nesërmen në këtë orë, ajo bëri të kundërtën. Ne nga ana jonë e kemi dokumentuar të gjithë veprimtarinë e tij, materialet që ai ka futur në Shqipëri, deklaratat që ai ka bërë në vende të ndryshme dhe në prani të qytetarëve shqiptarë, por pala greke nuk i kërkoi asnjëherë ato, madje la të kuptohet se pavarësisht nga veprimtaria që ai zhvillonte, ajo nuk duhej përzënë. Për këtë incident ajo në vend të kërkesës për sqarim zgjodhi me qëllim lejet qendashës aplikimin e hakmarrjes masive, dëbimit të refugjatëve shqiptarë. Dhjetra e dhjetra prej tyre janë rrahur, plaçkitur, keqtrajtuar. Një numër i madh prej tyre janë poshtëruar nga autoritetet greke, shkom në Shqipëri, rrëzoni qeverinë dhe pastaj ju dërgojmë ku të doni. Kjo veprimtari subversive dhe antidemokratike, tregon qartë dëshirën e tyre për destabilizim me çdo kusht të Shqipërisë. Por dua të them që kjo politikë destabilizuese është në dëm të paqes dhe të stabilitetit të Ballkanit. Nuk mjafton kjo, por kanë tre ditë që përpiqen të ngjallin armiqësi ndërmjet minoritarëve dhe shqiptarëve të cilët jetojnë në marrëdhënie vëllazërore njëri me tjetrin. Ka shumë mundësi që, shovinizmi greko-serb kërkon të destabilizojë Jugun e Ballkanit. Ne nga ana jonë jemi të vendosur t’ju përmbahemi fort parimeve të Helsinkit dhe nuk do të lejojmë kurrë që të na nëpërkëmbet sovraniteti i Shqipërisë nga cilido që të jetë ai. Ambasadori Hansen nga ana e tij vuri në dukje se fatkeqësisht rajoni i Ballkanit është tepër eksploziv sepse këtu mungon logjika politike dhe procesi i KSBE-së është ngadalësuar. Nuk është e pranueshme për shtete të mëdha që të injorojnë interesat e shteteve të vegjël. Asnjë shteti nuk i lejohet të bëhet agresor ashtu si secili prej tyre ka të drejtë të mbrojë veten nga agresioni. Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për të ndaluar përhapjen e luftës dhe ato synojnë të luajnë një rol akoma më të fuqishëm në rajon. Më tej, ambasadori Hansen shtoi se Shqipëria jep një kontribut të rëndësishëm në procesin e KSBE-së dhe në krijimin e vlerave të mëdha demokratike në Evropën. Ajo duke qenë e përkushtuar ndaj proceseve demokratike është një shtet me të ardhme dhe do të ketë miq kudo.

Nga Kuvendi Popullor

Ministri i Drejtësisë, zoti Kudret Cela u përgjigjet 10 pyetjeve të grupit të deputetëve të pavarur - Në përgjigjet e tij, gjatë interpelancës së zhvilluar të mërkurën zoti Cela mbi kërkesat dhe problemet e drejtësisë se në të kurseve të shkuara të kualifikimit. Ai i vlerësoi... ato si një burim i shëndoshë i plotësimit të sistemit të drejtësisë, aq më tepër që pas tyre kandidatët do të vazhdojnë edhe arsimin e lartë juridik. Ai sqaroi statusin e tyre dhe normat e njohura ndërkombëtare, të aprovuar nga organizatat përkatëse. Mbështetja e këtyre të fundit ka qenë e plotë. Është Italia e para ajo që ka afruar mbështetjen dhe dhënien e ndihmës me 20 bursa specializimi për këto kurse. Zoti Çela rrëzoi edhe pretendimet e ndryshme në pytjet për veprime me urdhër nga lart. Gjithashtu ai, provoi që janë marrë masa administrative ndaj personave që kanë abuzuar me dëshmitë e penalitetit.

FATOS NANO LUFTON ME «ARMET» ENVERIANE

- Premtime të bukura në fjalime; mashtrime të mëdha në jetë. - Lum kush të rrojë që të gëzojë «parajsën» fatosiane. Në takimet e publikuara e të fshehta «gju më gju me popullin», veçanërisht me banorë të fshatrave, kryetari Nano ka lëshuar edhe tullumbace e uljes së çmimit të bukës në nivelin e «parajsës enveriane». Ju më mbështesni, më mbroni, më lejoni votat kur të bëhen zgjedhjet e parakohshme, unë me të marrë pushtetin do t’ju bëj çmimin e bukës 4 lekë!!! – u ka propozuar dhe premtuar ai. Por Fatos Nano nga defri i madhështisë apo nga paniku i afrimit të ditës së burgut harron diçka esenciale të pakthyeshme. Faktet janë, shqiptarët në përgjithësi, të zhgënjyer tmerrësisht e të tallur poshtërisht nga ai, nuk mund t’i besojnë kurrësej të tillë. Një mbrëmje e një mrekullie u premtoi Enver Hoxha për 50 vjet, por ato mbetën deri në fund një mjegull e një parullë e ëndrrra të parealizueshme me fjalime e vepra teorike. Për të gjitha këto mashtrime e krime historike populli e ndëshkoi Enver Hoxhën si e meritonte. Duke e ndier veten si bir të denjë të këtij babai-monstër, si nxënës e trashëgimtar të teorisë teorike e praktike të artit enverian të demagogjisë, mashtrimit e manipulimit, Fatos Nano hartoi e po zbaton strategjinë e fushatës për mashtrimin e popullit shqiptar edhe në një vitet 90-të (pse jo dhe për 50 vjet të tjera?). Por, ç’do Fatos Nano është tepër i vonuar e i dalë mode, një donkishot modern, por më absurd, qesharak e i mjeran se ai i Servantesit. «Artileria» enveriane jo vetëm që nuk i shërben, por përkundrazi e demaskon dhe diskrediton. Ai e ndien dhe e kupton këtë, por fruri i tij i shkatërruar në mënyrë të pariparueshme nga sëmundja enveriane, nuk mund të gjejë armë të reja bashkëkohore e efikase. I bindur se do ta nxjerrin fitimtar (siç nxorrën E. Hoxhën) ai pandeh se po ngjitet drejt majës së Olimpit, drejt kolltukut të artë të Zeusit dhe nuk shoh se po rrokulliset në mënyrë të pandalshme drejt qelqes së burgut, drejt moçallit të ferrit të turpit. Të zëmë se mund të realizohet ëndrra e «profecia» e Nanos që ai një ditë të rimarrë pushtetin. Është absurde, e pabesueshme si një përrallë që të mendohesh se ai do të bëjë kthimin e madh pas një çmimi e bukës. Nga do t’i gjejë miliardat Nano për të blerë këtë «kryevepër» bujare? Vetëm në qofte se do ta sakrifikojë fonde nga honorari i tij për shërbimin e vyer në interes të Milosheviçit në Beograd dhe të qarqeve historikisht antishqiptare në Athinë, apo nga ari i grabitur nga Enver Hoxha me shokë nga thesari i shtetit dhe depozita të shqiptarëve të pasur. Me sa kuptohet, F. Nano i ka bërë llogaritë me aritmetikën enveriane që shtonte e hiqte zero sa të donte. Nga ana tjetër duhet menduar se procesin e kthimit pas, kryetari Nano do ta udhëheqë edhe në lidhjen me fushat e tjera. Do të ulë çmimi i bukës në 4 lekë, pa do të ulen edhe rrogat e pensionet mujore në 400-500 lekë. Për të siguruar në hambarët e fshatarëve t’u «Z… (Vijon në faqen 2)

Mijëra shqiptarë shpëtojnë për një «xhevahir» grek

- Konferencë e përbashkët shtypi e MRP dhe MPJ - Dhënia e shpjegimeve lidhur me largimin e qytetarit grek i vetëquajtur Kristos Stamos dhe ecjen e ngjarjeve të ditëve të fundit - ky ishte qëllimi i konferencës së përbashkët të Shtypit të fundit dje në qendrën Ndërkombëtare nga Ministria e Rendit Publik e përfaqësuar prej zv. ministrit të saj z. Sabri Jacaj dhe MPJ të përfaqësuar prej Z. Shaban Murati. «Unë kam ardhur në këtë konferencë me dëshirën për të sqaruar për veprimet e policisë dhe të vetëshpallur prift i Gjirokastrës». Pas këtyre fjalëve z. Jacaj iu referua procedurës së ndjekur për këtë qëllim. Më poshtë z. Jacaj sqaroi se në organet e rendit publik të këtij rrethi, është arkivuar një kërkesë e Metropolisë së Gjirokastrës në të cilën kërkohej lejimi i një manifestimi proteste për dëbimin e priftit grek. Refuzimi të drejtë të këtyre organeve iu përgjigj tendenca për një miting të paligjshëm por që pas frenimit nga ana e policisë u reduktua në një meshë. Ishte për tu theksuar se kjo «meshë» u drejtua nga «prifti» Thoma Mico, deputet në parlamentin shqiptar. Por mos vallë vetëm mungesa absolute e çdo lloj dokumenti të lidhur me «xhevahirin» grek Stamos? Kjo ishte dominuese në motiv? Shaban Murati: Shumë më tepër se kjo është veprimtaria e «priftit» që në verën e vitit 1991 ai është shquar për shpërndarje traktesh, broshurash e hartash të cilat rivendikonin hapur kufijtë e Shqipërisë dhe kërkonin bashkimin e Jugut të saj me Greqinë. Cilë të qenë reagimi i komunitetit ndërkombëtar pas letrës së drejtuar nga Presidenti Berisha? Shaban Murati: Një reagim i mirëkuptimit të qëndrimit shqiptar dhe i përcaktimit të veprimit grek si i nxituar; i ashpër. A ka patur konfrontim të forcave të rendit me minoritarë në Derviçan. Sabri Jacaj: Absolutisht jo. Është si shumë të tjerë një lajm i rremë. A ka patur dërgim të forcave speciale në Gjirokastër? Sabri Jacaj: Një lajm i tillë të cilin unë e përgënjeshtroj është fryt i një imazhi të krijuar sipas të cilit atje ku ndodh një ngjarje dërgohen forca speciale. A ka patur kontakte të drejtpërdrejta me homologë grekë? Shaban Murati: Natyrisht që ka patur në kanale diplomatike. Cili është justifikimi i palës greke për veprimet e saj? Shaban Murati: Reagimi duke përdorur një term eufemist, është justifikuar me largimin e «priftit». Ky është një veprim hakmarrës pasi për një prit skandali kohën mijra shqiptarë jonkonform konventave ndërkombëtare që gjithashtu është i lidhur me një politikë jo të drejtë të disa qarqeve që vë problem e refugjatëve e kanë përdorur si mjet shantazhi ndaj qeverisë shqiptare për të imponuar asaj lëshime, në dështjen e një vjetër midis tyre. Përheqja e ambasadorit shqiptar është për konsultime apo për rishikim për ulje të nivelit të përfaqësimit diplomatik? Shaban Murati: Kjo është një tërheqje, absolutisht dhe Presidentit, për konsultime dhe kjo do të vazhdojë deri sa në Athinë të krijohen kushte normale pune larg presionit dhe provokimit. Përgatiti SHPËTIM LLOGU

TELEGRAM

Presidentit të Republikës së Kosovës, zotit Ibrahim Rugova Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotit Bujar Bukoshi. Me rastin e 3-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, me të cilën Kosova u shpall Republikë e Pavarur, ju dërgoj përshëndetjet e mia dhe të Kuvendit Popullor duke i uruar nga zemra popullit të Kosovës fitore të reja në rrugën e lirisë e të pavarësisë, nën udhëheqjen tuaj të urtë e largpamëse. Duke përballuar me guxim, mençuri e trimëri dhunën, genocidin e politikën dinake të shovinizmit barbar serb, populli shqiptar i Kosovës me siguri do t’i bëjë realitet aspiratat e mishëruara edhe në Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Vëllezërisht PJETER ARBNORI