08/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 korrik 1993

Ndihma të Komunitetit Evropian në portin e Durrësit

Në portin e Durrësit mbërriti anija «Pallati», me 5 mijë tonë grurë, ndihma nga Komuniteti Evropian. Në këtë port po shkarkohen edhe anija «Patria», e cila solli 8 560 tonë grurë, edhe këtu ndihma të Komunitetit Evropian. Gazetari i ATSH-së mësoi gjithashtu se, së shpejti do të mbërrijë anija «Fortune Bell», e cila është ngarkuar me 8 300 tonë grurë, ndihma për vendin tonë. (ATSH)

SHBA në anën e TIRANËS

Qëndrimi tepër i përpiktë i SHBA-së lidhur me qëndrimin arbitrar të Greqisë në krizën e nisur ndërmjet Tiranës e Athinës, si pasojë e dëbimit jashtë kufijve të një prifti grek, ka shkaktuar shpërthim të madh në Athinë. Sipas njoftimeve të marra, SHBA bëri të njohur pikëpamjen e saj që «Athina, duke dëbuar me mijëra refugjatë shqiptarë, ka shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të refugjatëve e njëherësh ka ringjallur dyshimet për pretendimet e saj territoriale ndaj tokave të Shqipërisë.» Departamenti i Shtetit i SHBA bëri të ditur se qëndrimi negativ i Greqisë do të përfshihet të raportin që publikohet çdo vit për shkeljet e të drejtave të njeriut.

RRUGA MË E MIRË E ARRITJES SË MIRËKUPTIMIT NË RAJON ËSHTË REALIZIMI I NJË BASHKËPUNIMI SHUMËKOMBËSH PA SYNUAR BOSHTE TË VEÇANTA

- Presidenti Berisha priti ministrin e Jashtëm rumun - Tiranë, Në takimin që ministri rumun i Punëve të Jashtme, zoti Teodor Melescanu, pati më 6 korrik me Presidentin e Republikës, Sali Berisha, ai i përcolli Presidentit shqiptar përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Rumanisë, z. Ion Iliesku, si dhe dëshirën e tij për organizimin e një takimi midis presidentëve të dy vendeve, gjë që atë cilëso do të nënshkruhej Traktati i Miqësisë e Bashkëpunimit. Tiranë, Në takimin që ministri rumun i Punëve të Jashtme, zoti Teodor Melescanu, pati më 6 korrik me Presidentin e Republikës, Sali Berisha, ai i përcolli Presidentit shqiptar përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Rumanisë, z. Ion Iliesku, si dhe dëshirën e tij për organizimin e një takimi midis presidentëve të dy vendeve, gjë që atë cilëso do të nënshkruhej Traktati i Miqësisë e Bashkëpunimit, Ministri rumun vlerësoi përpjekjet personale të zotit Berisha për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Presidenti Berisha, nga ana e tij falenderoi për vizitën e përshëndetjen e Presidentit Iliesku, si dhe shprehu gatishmërinë për t’u takuar me të në Tiranë ose në Bukuresht. Presidenti Berisha, duke folur për politikën e jashtme të Shqipërisë, theksoi angazhimet e Shqipërisë në respektimin e Dokumenteve të KSBE-së. Ai i foli në lidhje me planin shqiptar për zgjidhjen e Kosovës, që parashëh menien e kësaj krahine nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara, si dhe kushtëzimin e embargos ndaj Serbisë me këtë zgjidhje. Ministri Melescanu tha se, klasa politike rumune e njëh mirë këtë plan dhe shprehu gatishmërinë e Rumanisë për të bashkëpunuar me Shqipërinë në zgjidhjen e problemit. Lidhur me tensionin e fundit të marrëdhënieve shqiptaro - greke, Presidenti Berisha tha se Shqipëria është e interesuar për marrëdhënie të mira me Greqinë, por natyrisht pa lënë peng sovranitetin e vendit. Është i pakup­tueshëm që të insistohet aq shumë për emërimin e klerikëve grekë në Strukturën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Për shembull, Kisha Ortodokse rumune, e cila ka patur marrëdhënie tradicionalisht shumë të mira me kishën shqiptare, nuk ka kërkuar të imponojë emërimin e priftërinjve rumunë, megjithë praninë e arumunëve ortodoksë në Shqipëri. Vendi ynë është i hapur për misionarët e të gjitha feve, por ata s’mund të bëhen zot në vendin tonë. Presidenti Berisha, u shpreh se secila palë duhet të bëjë përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve, pasi veç të tjerave, mënjanimi i tensioneve është një kontribut i rëndësishëm në stabilitetin e rajonit, për të cilin jemi të interesuar të gjithë. Krahas bashkëpunimit, Presidenti Berisha, theksoi se rruga më e mirë e arritjes së mirëkuptimit në rajon është realizimi i një bashkëpunimi shumëkombësh pa synuar boshte të veçanta. ATSH

KËSHILLI BOTËROR I KISHAVE SHPREHET KUNDËR NDËRHYRJES NË PUNËT E KISHËS AUTOQEFALË ORTODOKSE TË SHQIPËRISË

Këshilli botëror i Kishave mbështeti këto ditë përpjekjet për ringjalljen dhe ringritjen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, si një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe si një hallkë lidhëse me komunitetin ndërkombëtar. Këshilli botëror i Kishave mbështeti këto ditë përpjekjet për rigjallërimin dhe ringjalljen e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, si një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe si një hallkë lidhëse me komunitetin ndërkombëtar. Në një letër drejtuar këto ditë Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, Këshilli Botëror i Kishave shpreh mbështetjen e fuqishme për të drejtat e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, që të ushtrojë në liri të plotë misionin e saj pastoral, shpirtëror e shoqëror, në përputhje me parimet e pranuara universalist të të drejtave të njeriut, pa pengesa dhe pa ndërhyrje nga brenda ose nga jashtë vendit.

«Revolucioni çështje e shtuar për zgjidhje»

Pak a shumë kjo është ideja e fjalës (ose e «diskutimit kryesor») se shokut Dokle në mbledhjen e KP-DPS, botuar te «ZP» dt. 29 qershor. Nuk besoj se njerëzit i ... ... në «ZP», por edhe analiza të thella e serioze). Kështu Dokle nxjerr konkluzionet pas analizës së tij: - «PD qëndron në pararojë të dashamirëve antidemokratikë (dikur antim-perializmi amerikan ...

Përsëri luhet me bukën dhe nervat e popullit

Disa herë kemi botuar vëzhgime e kritika për çregullsinë periodike të tregtimit të bukës në disa shtetërore. Disa herë kemi botuar vëzhgime e kritika për çregullsinë periodike të tregtimit të bukës në disa shtetërore. Herë pas here me ditë të tëra, për arsye krejtësisht subjektive, për neglizhencë, për organizim, drejtim e kontroll të dobët të ecërisë së punës nga drejtuesit e fabrikave të bukës e të bashkisë, populli i kryeqytetit vuan nga mungesa e bukës. «gogoli» i bukës. Dukët më tepër si një lojë e qëllimshme se sa rrjedhojë e defekteve të justifikueshme. Përderisa shkaktarëve dhe atyre që duhet të përgjigjen për këtë gjendje deri tani nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, kemi të drejtë të mendojmë se loja me bukën e popullit do të vazhdojë.

Shitur për zgjidhje

kanë harruar broshurat që botoeshin mbas çdo kongresi apo fjalimi «programatik» të ndonjërit prej «shokëve të udhëheqjes». Në këto broshura bëhej një analizë «e thellë» e gjendjes ndërkombëtare dhe çdo 4 vjet rezultonte që «revolucioni proletar ishte çështje e shtruar për zgjidhjen», që «imperializmi amerikan» nuk e kishte të gjatë, shumë-shumë edhe disa muaj etj. Sigurisht, siç u shkruajt dhe më lart, ky konkluzion nxirrej pas një analize të thellë që i bëhej «luftës së popujve kundër imperializmit, forcimit të partive marksiste-leniniste të vërteta në botë, kalbëzimit të rendit kapitalist, rritjes së luftës së proletariatit» etj. Me të njëjtin stil dhe pa rënë aspak më poshtë se «shokët e dikurshëm të udhëheqjes» e bën analizën e tij të thellë dhe shoku Namik, nënkryetari i PS (me këtë shoku Namik tregon se është i zoti jo vetëm për të bërë replika në formë bejtesh me gazetarët e thjeshtë Dokle nxjerr konkluzionet pas analizës së tij: - «PD qëndron në pararoje të deshmitarëve antidemokratikë» (dikur «imperializmi amerikan qëndronte në krye të forcave reaksionare»). - «Parlamenti shqiptar ka konsumuar plotësisht veten» (dikur «Rendi kapitalist ishte në kalbëzim»). - «Presidenti i Republikës ka humbur në mënyrë të dukshme besimin te populli» (dikur qeveritë në vendet kapitaliste nuk kishin mbështetjen e proletariatit). Dokle na paska bërë, veç të tjerash, dhe një anketim, që nuk thotë se ku e ka bërë (dhe s’ka se si ta thotë) sipas të cilit «roli i partive të vërteta marksiste-leniniste është në rritje». Si përfundim, me shkrunja të zeza në «ZP» shkruhet: «Populli kërkon hapur me forcë jo vetëm vetën dorëheqjen e qeverisë, por edhe zgjedhje të reja». Pra «revolucioni është në çështje e shtruar për zgjidhje, kapitalizmit i erdhi fund nga lufta e popujve»! Vitet ’90 i dhanë përgjigje E. Hoxhës.

Ndihma nga shoqata «Barnabas Trust»

Shoqata humanitare angleze «Barnabas Trust», që shpërndan ndihma në disa vende të botës, këto ditë solli në qytetin e Korçës medikamente me vlerë 1 500 dollarë, të cilat do t’u jepen sipas nevojave banorëve të Tura-nit. Shoqata humanitare angleze «Barnabas Trust», që shpërndan ndihma në disa vende të botës, këto ditë solli në qytetin e Korçës medikamente me vlerë 1 500 dollarë, të cilat do t’u jepen sipas nevojave banorëve të Turanit. Përfaqësuesja e kësaj shoqate Nikoleta Ann Granë, i tha gazetarit të ATSH-së, se ky është fillimi, në të ardhmen ne do të sjellim ndihma më të mëdha për të plotësuar nevojat e shërbimit shëndetësor.

1400 libra nga «Fondacioni Soros»

Këto ditë Fondacioni «Sorros» i dhuroi bibliotekës «Thimi Mitko» të qytetit të Korçës 1 400 libra në gjuhën angleze. Ata janë të fushave të ndryshme, që nga ato artistike e deri tek librat tekniko-shkencorë. Ndërsa, po pasurohet fondi me libra të huaj, vështirësi po has kjo bibliotekë për sigurimin e librave që botohen në vend, pasi ende nuk është zgjidhur përfundimisht mënyra e shpërndarjes së tij. Në bashkëpunim me ambasadën e Francës në Tiranë, kjo bibliotekë, po punon për të hapur së shpejti një ekspozitë të librit francez.

Shtypshkronja e Gjirokastrës, është duke përfunduar shtypjen e librave shkollorë për fëmijët e minoritarëve grekë

Gjirokastër. = Drejtori i Shtypshkronjës «Gjirokastra», Aleko Kufo, përgënjeshtroi lajmin e dhënë para disa ditësh në mjetet e informimit grek sipas të cilit qeveria shqiptare në vazhdën e praktikës së saj kundër pakicës greke ka penguar botimin e librave shkollorë në gjuhën greke. Drejtori në fjalë i deklaroi ATSH-së se ky lajm është i pavërtetë dhe nuk ka asnjë lloj konfirmimi nga drejtues dhe punonjësit e shtypshkronjës. E vërteta është se kjo shtypshkronjë ka marrë përsipër botimin e tetë librave shkollorë në gjuhën greke, katër prej të cilëve janë dorëzuar në ndërmarrjen e librit, dy janë përfunduar dhe dy të tjerë në proces. Është e vërtetë se ka patur një ndërprerje për kjo ka ndodhur për shkak teknikë, dhe për mungesë punonjësish. Gjatë kësaj kohe është punuar pa ndërprerje për botimin e këtyre librave, si dhe të tjerëve që mund të vijnë më pas. (ATSH)

Dyert e Greqisë emigrantëve shqiptarë po ua mbyllin shovinistët grekë dhe jo populli grek

DEKLARATË

e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë si përgjigje të një pyetjeje që i është bërë me datë 1 korrik 1993 Ne po i ndjekim zhvillimet e fundit që po ndodhin midis Greqisë dhe Shqipërisë. Mendojmë se pas largimit të një kleriku grek nga Shqipëria, reagimi i Greqisë duke dëbuar mijëra shqiptarë e ka kaluar masën. Vlerësojmë se ky problem do të mund të zgjidhej me rrugën e dialogut në kuadrin e të drejtave të njeriut dhe të ligjeve ndërkombëtare. Kështu, shpresojmë se do t’i jepet fund sa më parë kësaj situate të vështirë me të cilën po ndeshen mijëra shtetas shqiptarë. Ngjallin shqetësim lajmet që na kanë ardhur, sipas të cilëve Greqia po bën përforcime ushtarake në kufirin me Shqipërinë. Tani kur në Ballkan ndihet më tepër se kurrë nevoja për stabilitet, mendojmë se do të jetë e dobishme të mos shkaktohen kriza të reja.

DEKLARATË E Deputetit Vasil Gjika, mbajtur para elektoratit të Përmetit, më 3 korrik 1993

Të nderuar zonja dhe zotërinj! Siç jemi në dijeni, kohët e fundit marrëdhëniet tona me Greqinë pa pritmas janë tronditur thellë. Lëvizja zyrtare greke provon në mënyrë drastike, se masat e paralajmëruara nga zëdhënësat shovinistë prisnin pretekstin për të vënë në zbatim. Me mijëra të rinj emigrantë shqiptarë, që fati iu përgatiti ndëshkim të durojne gjithçka, nën pushtetin e errët të dhunës së poshtëruesei detyrohen të lënë Greqinë. Autoritetet greke në mënyrë ekuivalente kompensojnë kështu veprimet e paligjshme e antikushtetuese të qytetarit grek me veladon, veprime për të cilat, ka shtete në botë që aplikojnë dënime kapitale. Për fanatikët kujtojnë se i shërbejnë Krishtit kur bëhen vegla për intriga fetare e shoviniste. Po t’u besojmë informacioneve, «se do të kthejmë 200 mijë refugjatë» atëherë goditja e pametuar që Greqia i jep Shqipërisë do të ndjehet e fortë në planin e brendshëm social, pa çka se vakuumin do ta ndjejnë demos dhe pronarët grekë. Sidoqoftë, neve na përket të marrim masat tona për përballimin e gjendjes. Ndërkohë tentrali i trazuar i Ballkanit paraqitet mjaft dinamik: përbëhet janë duke përfunduar punët e tyre në Bosnjë, ku edhe kroatët duket se marrin pjesën e tyre. Në kuadrin e realizimit të kësaj marrëdhënie, 1 vjen radha Kosovës së rrejdhlmish shqiptarëve të implikohen në këtë luftë, do të thoshim ballkanike. Pavarësisht se çka ndodhur deri tani, shqiptarët janë deklaruar në krahun e atyre shteteve që duan të evitojnë luftën dhe kërkojnë çdo zgjidhje në rrugë paqësore e konforme kartave ndërkombëtare. Për fat të keq ky qëndrim i lavdërueshëm ynë, jo vetëm që nuk vlerësohet, por provokohet fillinj një 1 gusht që nxin në faqet e historisë së rrezikshme që do të na vinte midis zjarresh. Pak e çuditshme për kohët moderne që po jetojmë, por historia i ka hapur Ballkanit dosjen e pluhurosur të Jaltës ku Shqipëria, siç dihet, nuk figuron shtet sipas vendimit të tre të mëdhenjve. Në kurrë s’mund të dëshirojmë apo ta besojmë këtë, po një gjë e tillë na shpien ndërmend disa deklarime të kohëve të fundit në Greqi si: Vorio Epiri është Greqi, «Greqi Serbi - një kufi» etj. Megjithatë këto janë pasione të nxehta shoviniste, pasi, zyrtarisht, zoti Micotaqis ka deklaruar soliditetin e kufijve shqiptaro-grek. Pra, problemet nacionale dhe të kufive ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve rezultojnë definitivisht të zgjidhura. Natyrisht, ndoshta ka të drejtë të mendojë apo dëshirojë të tjera zgjidhje apo përfundime, por gjithkush është i detyruar në këtë rast të respektojë e të përbëjë prerogativat e obligimet që rrjedhin nga dokumentet ndërkombëtare dhe jo veglat shoviniste. Kurse përdorimi i dyanshëm i taktikave shoviniste rëndon gjendjen dhe dyfishon pasojat. Por ne nuk (Vijon në faqen 3)