15/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 korrik 1993

Në emër të popullit NGA PARLAMENTI NË PLAZH

Kur PS u largua nga parlamenti, askush s'pati hamendje. Ikja e tyre është ikje prej dështakësh. Kur iku PSD, pati nga ata që menduan se është keqkuptim, por ja që ditët kaluan dhe deputetët e listës të PS dhe të PSD kanë braktisur “tempullin e drejtësisë” për të pushtuar “Tempullin e shëndetësisë”. Fjala është për një aventurë të re të deputetëve PS-PSD edhe kësaj here në emër të popullit! Deputetët e këtyre dy partive të ardhur në parlament nga listat e besnikëve të Partisë, me vota të mbledhura ca në Skrapar dhe ca në Fushë-Arrëz, ka ditë që kanë shkuar në plazh dhe me vota absolute e kanë bllokuar atë. Rëra e bregdetit, ujërat i pafund, rreze të diellit dhe ujët e ngrohta të detit, është më e rëndësishme për ta se nënat e pufundme të kushtetutës. Më mirë vendi pa kushtetutë, sesa deputetët e listës së Fatosat dhe Skënderit pa plazh! Ky veprim i parë si braktisje e jashtëligjshme e parlamentit, si tallje me besimin e elektoratit të tyre dhe si bllokim i plazhit tregon më së miri shkallën e lartë të papërgjegjësisë së tyre. Të vjen keq, kur sheh se janë bashkuar me ta, nën urdhrat e partisë dhe unitetit enverist deputetët e rendurar që kanë kontribuar për demokraci. Dezertorët e parlamentit, në emër të popullit të cilit iu imponuan me listat partiake, vazhdojnë qëllimisht të marrin rrugat e shtetit, duke imituar as më pak dhe as më shumë se byroistët e PPSH. Dhe nga temperatura e lartë e plazhit, dezertorët i dërgojnë mesazhe përçmuese e demagogjike elektoratit, nëpërmjet “ZP”- dhe “Alternativa SD”, duke i siguruar ata, se vazhdojnë dhe do të vazhdojnë të punojnë e të mendojnë në emër të popullit dhe për popullin!!! A. R.

Përfundoi korrja e grurit

- Sivjet në rrethin e Shkodrës u prodhuan mbi 12 mijë tonë grurë Në rrethin e Shkodrës përfundoi korrja e grurit. Brenda 25 ditëve u arrit të korrej gruri i 185 hektarë. Nga të dhënat që ka drejtoria e bujqësisë së rrethit, rezulton se, u morën më se 12 mijë tonë grurë, aq sa është parashikuar edhe para fillimit të fushatës. Krijyera e korrjes në kushte normale, ndikoi në mënjanimin e firove. Në këtë fushatë u angazhuan 26 autokombajna, të gjitha të pranishme, aq që të bëri të pëshpëriten rrethit e korrjes. Bënë mirë u punua në komunat e Bushatit, të Laçit, të Hajmelit, të Gurit të Zi, Berdicës dhe të tjerat e qytetit, të cilët kishin për të korrur sipërfaqe më të mëdha me grurë. Ndërsa rendimentet më të larta janë marrë në Komunën e Velipojës, Bushatit, Gurit të Zi, Berdicës dhe në rrethinat e qytetit. Problem shqetësues mbetet grumbullimi i grurit nga ndërmarrja e grumbullimit, deri tani janë grumbulluar vetëm 32 tonë. Nga ana e ndërmarrjes po bëhen përpjekje për ta grumbulluar e bujqve privatë mbi leverdishmërinë e çmimit të blerjes së grurit nga shteti, që sot për sot është ndër më të lartët në Evropë. Me përfundimin e fushatës, dje u nisën për në rrethet e tjera kombajnat, dhe Devolli rreth 15 autokombajna, të cilat do të ndihmojnë për korrjen e grurit në këtë rreth. (ATSH)

2 mijë çështje gjyqësore brenda gjashtë muajve

Nga 1600 çështje gjyqësore të gjykuara vitin e kaluar në Gjykatën e rrethit të Durrësit, mëri i çështjeve gjyqësore vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka arritur në 2 mijë. Pra, personelit prej 7 gjyqtarësh, të caktuar në gjykatë 2-3 çështje penale e civile në ditë. Ky fluks i madh pune, kërkon gjithashtu numër të gjyqtarëve, thotë kryetari i ATSH-së, kryetari i Gjykatës së rrethit, Agim Moxha. Duke folur për gjendjen e mungesën e parë, ai thotë se janë shtuar 206 çështje penale, gjatë së cilave janë dënuar 145 vetë. Prej tyre 128 janë dënuar me burg, 12 me gjobë, 124 të tjerë me dënime plotësuese duke përfshirë edhe punësimin e të rinjve, në një nga institucionet e punës publike. Interes paraqet edhe numri i veprave penale tek të rinjtë, gjë që flet për shkallëzimin e punës parandaluese që bëhet me ta. Duhet përmendur gjithashtu edhe fakti se, nga 2 mijë çështje gjyqësore, vetëm 43 i janë drejtuar shkallës së dytë për rigjykim dhe se 140 çështje kanë dalë jashtë afatit kohor. 1 qytetar rreth faktit se në Durrës kundrejt 7 gjyqtarëve ndodhen 32 avokatë profesionistë, zonja Hoxha foli me respekt për punën e kolegëve të tij avokatë me gjithë insistimin e madh të çështjeve që ata i kryejnë gjyqësisht së bashku me gjykatësit e tjerë. (ATSH)

QEVERIA SHQIPTARE PËRKRAH VENDIMET E KOMISIONIT TË PËRCAKTIMIT TË KUFIJVE MIDIS KUVAJTIT DHE IRAKUT

Nëpërmjet një deklarate zyrtare që nxori pardje më 14.07.1993 qeveria shqiptare, bëhet e ditur se ajo mirëpret dhe përkrah rezolutën 833 të vitit 1993 të Këshillit të Sigurimit, e cila sanksionon vendimet e Komisionit të Përcaktimit të Kufijve midis Kuvajtit dhe Irakut. Sipas deklaratës, qeveria shqiptare e mbështet këtë miratim në karakterin dhe rolin universal të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, garantimin dhe respektimin e paqes, stabilitetit, sovranitetit dhe patjetërsueshmërisë së kufijve të shteteve në përputhje me angazhimet e saj për të respektuar dhe zbatuar Kartën dhe të gjitha dokumentet e tjera të kësaj Organizate. Me këtë rast qeveria shqiptare i bën thirrje qeverisë së Irakut që të njohë e të respektojë kufirin me Kuvajtin dhe të shpallë respektimin e vendimeve të komisionit dhe të rezolutave të Këshillit të Sigurimit 773 të vitit 1992 dhe 833 të vitit 1993 lidhur me problemin e kufijve midis dy shteteve. Në këtë deklaratë qeveria shqiptare jep një opinion pozitiv për marrjen e këtij vendimi nga Komisioni i Përcaktimit të Kufijve dhe thekson se këto vendime shumë të rëndësishme, të cilat janë përfundimtare dhe që garantojnë paprekshmërinë e kufijve nga ana e Këshillit të Sigurimit, përbëjnë një kontribut të madh në shërbim të paqes, stabilitetit dhe në uljen e tensionit në zonën e turbullt të Gjirit Persik. (ATSH)

Vazhdon ndarja e tapive të tokës

Në rrethin e Durrësit janë ndarë 17819 hektarë tokë, ose 98,2 për qind e sipërfaqes gjithsej. Nuk ka përfunduar kjo proces vetëm në disa fshatra si në Manzë, Rrashbull, Hamallaj dhe Ishëm, ku vazhdojnë konfliktet e pronësisë dhe pushimet e tokës nga ish-pronarët. Pas plotësimeve të formuarit të ndarjes së tokës nga komisionet e ngritura për këtë qëllim në fshatra, u janë dhënë bujqve privatë 5781 tapi, nga 11 780 tapi që do të ndahen gjithsej. (ATSH)

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi

Më datën 13 Korrik, ora 10.00 në Ministrinë e Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale u nënshkrua Protokoll Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Punës të përfaqësuar nga Ministri Dashamir Shehi dhe kompanisë Italiane “Sommerit SpA” (Grupi ENI) përfaqësuar nga presidenti i saj zoti Loizzo. Marrëveshja ka të bëjë me ndërtimin e programit për nxitjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës. Korresp. i «RD»-së

11 500 ton grurë, ndihma nga Komuniteti Evropian

Pas shkarkimit të anijes «Fortune Bell» me 8 400 tonë grurë, ndihma nga Komuniteti Evropian dhe anijes «Panega», e cila solli 3 200 tonë vajguri, ndihmë nga Qeveria Libiane, në portin e Durrësit hyri anija «Gotia», me 11 500 tonë grurë, ndihmë nga Komuniteti Evropian. Anija filloi të përpunohet dhe gruri i shkarkuar po niset menjëherë nëpër rrethe. (ATSH)

Konferencë shtypi e ambasadorit të Kuvajtit Faisal R.AL-Shais

Dje në mesditë e ATSH në Tiranë dha një konferencë shtypi ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Faisal R. Al-Shais. Në fjalën hyrëse, zoti ambasador falënderoi për mikpritjen që ju bë, duke u dhënë rast të bashkëbisedojë me masmedian shqiptare. Unë vij për herë të parë në Shqipëri i ftuar nga ministri juaj i jashtëm. Ky për mua është një rast i veçantë. Vij këtu për të dëshmuar përpara jush për marrëdhëniet shumë të mira që janë krijuar midis Shqipërisë dhe Kuvajtit, dhe së dyti për të treguar për situatën me të re Kuvajt-Irak. Vendi ynë, dhe të gjitha vendet e Gjirit Persik kanë patur gjithnjë konsideratë të lartë për Shqipërinë dhe popullin e saj. Në të kaluarën për arsye që dihen, ne nuk kemi patur marrëdhënie me vendin tuaj - tha më tej në ekspozenë e tij ambasadori kuvajtian. Por, me vendosjen e demokracisë në vendin tuaj qdo gjë ndryshoi për mirë. Dhe ne i shprehim simpatinë tonë popullit shqiptar për këto arritje të shkëlqyera. Vec marrëdhënieve të mira politike, ne kemi edhe marrëdhënie ekonomike të mira me Shqipërinë. Kohët e fundit, 3 javë më parë në Dhomë Shqipërisë 9 milionë dollarë që do të përdoren për ndërtimin e porteve shqiptare. Ka edhe aspekte të tjera të ndihmës ekonomike për Shqipërinë. Investimet kuvajtiane kanë filluar. P.sh. ndërtimi i hotelit Sheraton në Tiranë është një investim i rëndësishëm i bërë nga investitorët kuvajtianë. Më tutje, ambasadori foli edhe për situatën në kufirin Kuvajt-Irak, duke theksuar se Iraku përpiqet që problemin e Kuvajtit ta mbajë gjithnjë të hapur për ta përdorur në çdo rast si mjet presioni e diktati. Ne i jemi shumë mirënjohës qeverisë së Republikës së Shqipërisë për përkrahjen e vendimeve të komisionit të përcaktimit të kufijve midis Kuvajtit dhe Irakut. Ne, këtë e vlerësojmë si një aspekt shumë të drejtë të qëndrimit të Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, - më pas ambasadori Faisal R. Al-Shaisi ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Pyetjes se momentalisht sa robër mbahen nga Iraku ai iu përgjigj se atje ndodhen më shumë se 800 të tillë, të cilët mbahen të pabarabartë në Irak. Shumë prej tyre, nuk janë kuvajtianë, por qytetarë të botës së tretë, të cilët janë grabitur gjatë luftës. Lidhur me pyetjen se në kuadrin e ndihmës që Kuvajti do t’i japë Shqipërisë, cila është mundësia për të punësuar qytetarë shqiptarë në vendin tuaj, ambasadori tha se Kuvajti është mik i Shqipërisë dhe si i tillë ai është i hapur për çdo shqiptar. Cilët janë aleatët tuaj në Lindjen e Mesme dhe në botë? - ishte një pyetje tjetër. Ne, në Lindjen e Mesme kemi aleatë të gjithë të vende që nuk janë agresorë, dhe ju e dini cilat janë këto. Ndërsa për botën unë mund t’i them se tani kemi nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme me SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, dhe Rusinë. Në kemi edhe plot aleatë të tjerë anë e mbanë botës. Në fund organizatorët dhanë një pritje koktej për gazetarët e pranishëm. Përgatiti: DULEJMAN KARAJ

Ç'lloj «profesionalizmi» është ky?!

Dy mashtrime brënda natës Z. Mema në mbrojtje të Idajet Beqirit «arreston» edhe zotin Luan Malltezi (?!). Kryegazetës familjare të klanit Pashko kundër demokracisë shqiptarë muajt e fundit i është shndërruar edhe zona Brisida Mema, gazetare e gazetës «Drita» dhe prej disa kohësh, korrespondente e agjencisë franceze të lajmeve AFP. Paska qenë e thënë që, deri në një farë masë, Shqipëria fatin e keq t’ia gatuajë vetë shqiptarët! Nuk e dimë në ç’lloj «profesionalizmi» hyn kjo lloj «marrëdhënie» (?!). E bënë këtë paraditen, pasi prej kohësh, dhe në mënyrë sistematike, zonja Mema, duke mos përdorur pseudonimin, por detyrën e saj si korrespondente e AFP, përçon në arenën ndërkombëtare opinione (natyrisht me anonimatim të Gramoz Pashkos) mbi ekonominë shqiptare, të cilat në realitet sot ai që as në gjendje nuk i beson më një njeri. Natyrisht, zonja Mema është e detyruar të respektojë detyrimet që u burojnë nga lidhjet mbi baza kodi gjentianë ko-familjar. Si dhe çdo gazetari tjetër ajo ka gjithashtu të drejtën e vet legjitime të ketë ngjyrimet e dëshiruar politikë-partiake. Por, duke punuar për një agjenci të huaj shqiptari, zonja në fjalë nuk duhet të harrojë se është fytyrë dhe atestat kundër kredibilitetit të një agjencie serioze si AFP, kur ajo me informacionet saj nga Shqipëria përcjellë në «serinë» ndërkombëtare dhe mashtrime brenda së njëjtës ditë. Kështu, në njërin lajm, për ta martë hapstas në mbrojtje Idajet Beqirin, këtë falsifikator dhe spekulator ordiner, e cilëson atë si kryetar të partisë që ka zënë vendin e tretë në zgjedhjet e fundit në Shqipëri (?!). Dhe, sipas saj, ai u dënua sepse akuzoi Presidentin Berisha, ose pse u punon për rrijen pajtimin kombëtar?(!)... Meqenëse ti, zonja e nderuar, e ke ndjekë direkt në salle me atë emocion gjyqin e kryetarit «legjendar Beqirit», është e natyrshme dhe do të ishte edhe e moralshme dhe e ndershme që atyre të nasë, në tekst sa t’i bashkë me të tjerët: «Idajet Ntjet?!». Kështu po, por jo për te tentuar të mashrosh nëpërmjet AFP një opinion të gjithë në favor të Idajet Beqirit! Skandaloz dhe pa moral (pa folur për etikë profesionale) është edhe lajmi tjetër i dhënë nga ju dhe i transmetuar nga AFP, sipas të cilit Drejtori i Përgjithshëm i Arkivës së Shtetit Shqiptar, zoti Luan Malltezi është arrestuar (?!). Pa ju pyetur për shqiptarizmin tuaj, jeni të detyruar t’u pyesim se ç’lloj «profesionalizmi» është ky? Emri i vetëm i tij është: mashtrim!... Ti mund të vazhdosh përsëri me lajme të kësaj lloji «njëzërit» «kryeqytetini» ndonjë mikun tënd, por nje gjë duhet ta mbash mirë parasysh. (Meqenëse edhe ti flet aq shumë për demokraci, të drejta dhe liri të njeriut si dhe shtetin ligjor): Në shtetin e së drejtës mashtruesit dhe falsifikatorët (sidomos ata profesionistë) ballafaqohen kurdoherë me ligjin. Të kemi kolegë, ndaj nuk do të dëshironim edhe ty një fund me «lavdi» të tillë. RAKIP SULÇE

Interpoli në gjurmë të Bardhyl Faskos

Edhe misionarë të turpit në ankand Nuk mjaftuan turpet e krimit - 50 vjeçarë të baballarëve të tyre genetike e shpirtërore... Vijmë shumë të shqetësuar, rumunë ishte mbartur edhe tek pirunët. Nuk mjaftuan vetëm të cilët në Shqipëri, por papërgjegjshmërinë e qenit të tyre të nacionalitetit dhe ndalimin e gjenit të tyre dhe në të njëjtën kohë, me u kandisur ndërkombëtar. Pra, u bëhet një detyrë që të mos flasin e keq që prishtë edhe «dhu…- Ne karabinierinë e Pistioas (?) e kreu para se të kalonte nëpërmjet italianë komunistëve të sali… Me këtë paralajmërim mori do ta përfundojnë njoftimin e marrë nga burime të mirëinformuara se prej i këtij organi të PFSU Bardhyl Fasko interesohët INTERPOL-i. Si dihet, ky ish-ekstremist i së djathtës dhe komunist i sot… u arrestua ndaluar më 23.1.1993 në shkallë të Pistolas-Itali. Identifikuar më tej figurën e kriminelit, Zyra Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it Italian Interesohët për ti … pra të plotësuar. Në Itali ai është prezantuar me profesionin: «diplomat». Në gjurmë të personit që merret me profesione të tilla të të pasaportë diplomatike, por përgjegjësinë e një shërbimi deputet i një partie të varrosur historikisht, si PPSH-ja. Dhe për turpin e Shqipërisë kjo pasaportë, në duar njerëzish të tillë, është e vlefshme gjë në vitin 1996(?)... E pra, për të plotësuar dhe identifikuar më tej figurën e kriminelit dhe të kriminelit, Zyra Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it Italian Interesohët për ... të plotësuar. … Bardhyl Fasko u kisht deklaruar autoriteteve italiane për vetën e vet ishte «diplomat». O Zot! Na ruaj… R. S.

Sa është shuma që u është rrëmbyer refugjatëve shqiptarë?

Specialistët të doganave tona në Kapështicë dhe në Kakavijë, informojnë se bazuar në pohimet e bëra nga qindra emigrantë të cilët kanë udhëtuar nga Greqia, rezulton se policia greke ua ka sekuestruar mbi 1 MILION E 200 MIJË DRAM! Shuma në fjalë nuk është reale sepse, ajo është më e madhe, pasi një pjesë e refugjatëve të thyer me forcë nuk kanë patur dëshirën të deklarojnë paratë e VEDHURA nga policia greke.