29/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 korrik 1993

Heqja e imunitetit - hap i parë drejt zbulimit të NANOGJËSIT

- Nga fjala e z. Eduard Selami në parlament - Upë mendoj se kërkesa e paraqitur është e drejtë dhe bashkohem me mendimin e komisionit lidhur me këtë problem sepse mendoj që në fillim se materiali i Kontrollit të Shtetit ishte i plotë dhe i qartë pavarësisht se PS dhe deputetët e saj pretendonin se ishte një raport tendencioz. Them se është një raport teknik fare i qartë dhe që bazohej në materiale faktike që përmbajnë tre pika mjaftë kokëfortë. Ata akuzojnë drejtpërdrejt ishkryeministrin e Ramiz Alisë, sot kryetari i PS. Këto akuza deri sot nuk kanë marrë asnjë lloj përgjigje. Unë mendoj që këti problemi, me të drejtë Prokuroria e Përgjithshme kërkon që organet e drejtësisë t’i shkojnë më tej. Problemi është se kur ai ka qenë kryeministër është shkelur procedura dhe në kundërshtim me ligjin italian është afruar për t’i livruar këto ndihma shoqërive të dyshimta me të cilat klani Nano Alia dhe klani tjetër i PP ka pasur lidhje të drejtpërdrejta, bile dhe lidhje familjare. Është ndryshuar destinacioni i këtyre ndihmave, në një kohë kur populli kishte nevojë për bukë dhe për gjëra elementare të domosdoshme. Na bien lëngë frutash e të tjera gjëra të panevojshme dhe këto lëngje frutash janë marrë me çmime tre herë më të lartë se në tregun konkret. Pra janë 3 shekuj pa asnjë lloj pasnjëshme pa asnjë lloj ekonomike. Për t’i kuptuar ato nuk ka nevojë fare të jesh jurist. Si rezultat i kësaj praktike 8 milion dollar nuk gjenden dhe të paktën zoti Nano duhet të përgjigjet për shpërdorim detyre. Askush nuk e akuzon se i ka fut ato në xhepin e majtë apo të djathtë, por ama kur ka qenë kryeministër 8 milion dollarë nga ndihmat italiane, duke shkelur tre herë në mënyrë të njëpasnjëshme, procedurën dhe duke shkelur ligjin, kanë humbur. Ne themi se janë vjedhur. Ai thotë jo. Të shkojë para drejtësisë dhe atje ta zgjidhë. Kjo ka qenë dhe është e gjithë. Përse mori e gjitha kjo ka një karakter politik? Në një rast të tillë nuk ka si ndodhë ndryshe dhe s’ka kërkuar pse të trembet. Ngarkesa politike e këtij problemi është e ndryshme nga ajo që po i jep PS dhe aleatët e saj. Pra motivi politik ka qenë dhe është ai, që ne nuk heqim dorë, ajo që në Parlamentin Socialisti vazhdon të jetë akoma një klan i vjetër i asaj bande kriminale që e shkatërrojnë dhe e masakrojnë këtë popull. Ky klan është fshehur tashmë pas pluralizmit dhe demokracisë, dhe vazhdon të punojë në atë rrugë. Ne jemi kundra kësaj. Dhe kur ne kërkojmë të jepet llogari, të paktën për ato vjedhje që janë bërë dhe shkelur këto vitet e fundit, PS hidhet përpjetë duke bërtitur se ka diktaturë, s’ka demokraci, ka fashizëm e tjera akuza absurde. Ky është mentalitet komunist. Ka ikur ajo kohë, kur këta njerëz mund të vrisnin e prisnin, të bë-nin çfarë të donin e të mos jep-nin llogari. Në qoftë se shoku Dokle kërkon nga unë që të bëj thirrje vetes se mbase po shkoj në diktaturë e tjera, përkundrazi mendoj se PD të cilin përfaqësoj ka (vijon në faqen 4) Me heqjen e imunitetit deputetit Fatos Thanas Nano në Shqipëri forcohen e konsolidohen drejtësia, liria, demokracia dhe shteti ligjor, qetësohen më tej jeta dhe puna e popullit, forcohet uniteti kombtar aq i nevojshëm për të shk u kur me rrënjë mbeturinat komunisto - en-veriste të tipit Nano End Compani.

STUHI NE KORRIK

Të jesh kryetar partie nuk do të thotë të mos i NËNSHTROHESH ligjit

Vendimi i drejtësisë shqiptare për të ndriçuar deri në fund çështjen Nano- u pa nga PS dhe zëdhënësja e saj «ZP» si «kërcënim ndaj lirisë së qytetarit» dhe «Presion mbi PS». Duhet thënë që në fillim se nuk është rast i rrallë në historinë e politikës botërore që një politikan i dorëzohet drejtësisë si për të çuar në vend autoritetin e tij apo edhe për t’u gjykuar për krimet, korrupsionin apo shkeljet e bëra. Krejt ndryshe është përjetuar dhe po përjetohet çuarja përpara drejtësisë e kryetarit të PS, z. Fatos Nano. Kjo tregon se pari skemën komuniste të PS dhe së dyti marrezinë e Nanos dhe drejtuesve të tjerë për të mbuluar krimet, korrupsionin dhe shkeljet ligjore të PP (S) duke praktikuar skemën e të paprekshmit. Në demokraci, në shtetin e së drejtës nuk ka njeri të dorës së parë apo të dorës së dytë. Ato janë të gjithë qytetarë të shtetit demokratik, dhe prej këtej buron e drejta që gjithsecili, qoftë politikani apo ish kryeministër, autoritet apo njeri i rrugës, t’i nënshtrohen njësaj drejtësisë dhe ligjeve të saj. Të qenit kryetar partie nuk do të thotë që të mos i nënshtrohesh ligjit. Në këtë kuptim as zoti Nano nuk mund të bëjë përjashtim. Për ndryshe do të dyshohej tek drejtësia dhe shteti i së drejtës.

Në ANKAND një Fatos!

Fatosi i vogël i PP dhe i madhi i PS, vendosi të dalë në ankand. vendosi të dalë në ankand. Ndërsa «RD»-ja priste lajmërimet për një ankand të ri. Fjalë për F. Nanon, i cili vlerësohet nga parametrat e kontributit dhe dëfovshmërisë ndaj komunizmit dhe PPSH. Ky Fatos, para se të bëhet pionier doli ambasador i Shqipërisë për të reklamuar vlerën e vet ndëre tani «fatet e kombit» e çuan plazheve të Shqipërisë për të diskutuar nenet e kushtetutës. Nuk dihet nëse Nano do të dalë në ankand për tu bërë pionier apo për të vlerësuar Namin e Mikut (Na-mikut) në kandidaturën e tij presidenciale.

Shtypi i huaj për ngjarjet në Shqipëri

Shtypi sovjetik, kinez dhe kubanez i viteve 60-70 bohohet në një studim të shkurtër, në faqen e «ZP»-së ditës së djeshme ku teoricienët e komunizmit shkruajnë për sulmet e imperializmit kundër PPSH dhe vijës së saj marksiste-leniniste. Shtypi sovjetik, kinez dhe kubanez i viteve 60-70 bohohet në një studim të shkurtër, në faqen e «ZP»-së ditës së djeshme ku teoricienët e komunizmit shkruajnë për sulmet e imperializmit kundër PPSH dhe vijës së saj marksiste-leniniste, Qëllimi i tyre është të eliminojnë nga skëna politike, sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH, dmth mua - shprehet udhëheqësi dhe ideatori i socializmit shqiptar F. Nano. Ndërkohë në zyrat ilegale të PPSH dhe motrat komuniste amembanë botës azia­tike, afrikane dhe amerikane qendrore, përgatitën telegramet e solidarizimit me PPSH dhe liderin Nano, për tu publikuar në ditët e ardhshme. Mësohet gjithashtu se Kuba ka paralajmëruar javën e zisë kombëtare, në shenjë nderimi për Idajetin dhe Fatosin. Korresp. i «RD»-së

i shumë zotërinive

Kokë turku për Fatos Nanon - Tellall i revanshizmit social-komunist - Nano sheh shumë më larg se sa Dokle - Është i kuptueshëm dhe i justifikueshëm qëndrimi, tërbimi ndihmat italiane që është i lidhur me firmën e vullën e tij, në kohën e kryeministrllëkut të tij të shkurtër si kohë, por tepër intensive e të begetë për lulëzimin e konsolidimin e korrupsionit të kuq. Fatos Nano humb shumë, ndoshta gjithçka ka ndërtuar e arritur deri tani, me demaskimin e tij të plotë dhe dhënimin e mundshëm ligjor. Humb koltukun e dashur dhe pjellor të kryetarit të PS, damkoset si një flamurtar i korrupsionit të kuq, mbyll me turp karrierën e vet politike, i shuhen ëndrrat për t’u bërë edhe një herë kryeministër apo president, që e kanë nanurisur kaq shumë e kaq gjatë. Kështu e tij prej rrëzohen pikërisht në kohën kur ai mendonte se i kishte mbetur vetëm të rehatohej përjetësisht në kolltukun e sundimtarit sovran e të plotfuqishëm, që të rrënon e kall shtatë pashë nën dhe, si babai apo mësuesi i tij, i madhi Enver Hoxha, edhe me një fjalë edhe me një vështrim të ftohtë flakëruar nga zemërimi apo hakmarrja. Dhe që të mos rrëzohet për të mos u ngritur më, duke u konsideruar fundin e tij personal si fundin e botës, ai është i gatshëm dhe i vendosur t’i vërë këmbën apo flakët gjithçkaje, partisë që drejton, vendit, të ecë mbi trupat apo kufomat e kundërshtarëve të tij i kryetarit, mbarë, deputetë, kryetarë e të tjerë, para se këtu në këtë orkestër mjeshtrash, biznesi politik e financiar, ka dalë edhe Namik Dokle. Nuk mund t’i zbulojnë tërësisht motivet që e nxitin apo urdhërojnë Doklen të luajë këtë rol, por disa nënkuptohen lehtë. Ndoshta Dokle ka borxhe të vjetra për të larë partisë dhe kryetarit të saj aktual, Fatos Nano, ndoshta ky e ka joshur, apo bërë bashkëpunëtor e bashkëfajtor me ndonjë kockë apo thërrime të majme, ndoshta i ka premtuar ta bëjë President apo kryetar të PS. Ai po reklamohet e afirmohet si një nga avokatët mbrojtës më të zellshëm të Nanos, si një papagall i pështirë i demagogjisë, hipokrizisë histerisë, revanshizmit dhe destruktivitetit të tij, Namik Dokle, me sa kuptohet, është ... (Vijon në faqen 4)

Partia Socialiste E HUMBI kokën!

- Fundi i Nanos s’është fundi i socialistëve, por i klanit të ç’thurur dhe të korruptuar të tyre. Nano bën apologjinë e Enverit. Demokracia është e përkufizuar si «dhunë e ligjit». Çdo individ, pavarësisht nga pozicioni qytetar, numri i syve, apo shtat­lartësia, është i detyruar të zbatojë kushtin më elementar të akteres demokratike, ballafaqimin me ligjin. Në këtë vështrim, shumë burra të financës dhe të politikës, në Europë dhe më tej, si parim më të shenjtë kanë pasur rrëfimin para ligjit. Ballafaqimi me ligjin i takoi edhe shtetarët të karrierës politike italiane, Xh. Andreotti, kryeministrit të Francës, të Japonisë, Greqisë, Spanjës deri edhe presidentit të Brazilit, Perusë, Filipineve. Ndërsa tani edhe Xh. Bush dhe M. Gorbaçov janë thirrur dëshmitarë në gjyqe, që vijojnë nga skandale politike e financiare të republikonëve të tretë. Shumë pranë nesh në Greqi u akuzua dhe u hetua mbi skandalet bankare që lidhën me A. Papandreu dhe dhe pas skandalesh të gjata e lodhshme, ai përsëri fitoi mandatin e politikës. Pra, shembulli i F. Nanos, ish-kryeministrit të R. Alisë, s’është as i pari, as i fundit dhe drejtësia jonë që e akuzon s’ka bërë asgjë më pak apo më shumë se ajo amerikane, braziliane, japoneze, franceze, italiane apo greke. U hoq imuniteti prokurorit M. Haxhia dhe iu provua fajësia. Pra, imunitetet e hequra, që e tetrodimatizuan dhe polarizuan situatën e atërshme parlamentare, «shkishën» asgjë false, asgjë të palligjshme, përkundrazi drejtësia dha konfirmimin e vet dhe seci­li, duke kursyer ndëshkimin ligjor, është sot i lakuar në pozicione e preferuara të profesionit. Partaje parlamenti shqiptar hoqi një imunitet tjetër. Votoi përkatës PD, PSD, PR, PAD dhe PBDNJ, ose ndryshe, partitë që F. Nano i quan revanshisto-balliste apo diktaturë e re politike të tij. Fatos Nano e pranon rregullat e lojës në demokraci. Ashtu sikurse PD respekton elektoratin e PS, ashtu edhe PS duhet të respektojë elektoratin e PD, PR, PSD, PAD, PBNDNJ. E s’është rastësi më unikal në botë, që një lider partie shqiptare për parlamentare, akuzon 5 partitë e tjera për «diktaturë». Pra, pluralizmin dhe demokracinë na tribuon vetëm kastës së vet, pra një kundër pesë partive paksa të drejtë! Kështu, 38 deputetët e Nanos, sulmojnë «diktaturën» e 102 deputetëve të tjerë pesë partive parlamentare! Së dyti, Fatos Nano ngjallet në këtë fjalë të tijën i një ... [e palexueshme] ... në politikë. Ai ka qenë vetë dhe nga miqtë. (Vijon në faqen 4)

Qesh dhe ngjesh

Në ANKAND një Fatos! Fatosi i vogël i PP dhe i madhi i PS, vendosi të dalë në ankand. Ndërsa «RD»-ja priste lajmerimet e fundit të ankandit nga Agjencia e Privatizimit, «ZP»-ja lajmëron për një ankand të ri. Esh-

Fajtori TREMBET nga drejtësia

Sapo bie në kontakt me faqen e parë të ZP të datës 27 korrikut, ndjen se kjo gazetë po përjeton një ditë zie. Bien këmbanat e alarmit a thua se po përmbyset Bota për shkak se do t’i hiqet imuniteti Fatos Nanos. Socialistët e ndershëm do të kthjelloheshin po të gjykonin se vetëm fajtori trembet kur i kujton drejtësinë. Atëherë në qoftë se Fatos Nano dhe klani i tij i korruptuar mendojnë se janë të pastër, përse tremben dhe alarmojnë të tjerët në mënyrë kaq të bujshme? Heqja e imunitetit është rasti më ideal ku Fatos Nanos i jepet mundësia të vërtetojë pafajësinë e tij. Ndaj në vend të zhurmës, e protestave do të ishte më e ndershme për të të kërkonte vetë heqjen e imunitetit. RAPORT I Komisionit të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores mbi shqyrtimin e kërkesës nr. 1117, dt. 26.7.93 të Prokurorit të Përgjithshëm drejtuar Kryesisë së Kuvendit Popullor për heqjen e imunitetit të deputetit Fatos Thanas Nano - Zotërinj deputetë! Mbështetur në nenin 17 të rregullores, ku thuhet se në mungesë të kryetarit të komisionit, detyrat e tij i kryen zv/kryetari, si dhe në nenin 16, ku thuhet se mbledhjet e komisioneve të përhershme thirren me kërkesën e jo më pak se 1/4 të numrit të anëtarëve të komisionit; me pëlqimin edhe të Kryesisë së Kuvendit Popullor, vendosëm që mbledhja e komisionit të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores të zhvillohej ditën e martë, ora 12.00, dt. 27. 7. 93. Në këtë mbledhje morën pjesë të 9 anëtarët e këtij komisioni. (Vijon në faqen 4)

LOLO i shumë zotërinjve

LOLO i shumë zotërinjve - Kokë turku për Fatos Nanon - Tellalli i revanshizmit social-komunist - Nano sheh shumë më larg se sa Dokle - Është i kuptueshëm dhe i justifikueshëm qëndrimi, tër bimi dhe verbimi i Fatos Nanos pas zbulimit të korrupsionit me ndi-

Prokuroria SHPETON Fatos Nanon!

Ka më tepër se dy muaj që mbi Nanon rëndon një akuzë. Një akuzë e cila ka të bëjë me jo pak, por 9 milion dollarë të grabitur popullit. Një akuzë e tillë është e një dimensioni moral saqë kundërshtueshë do të kishte vetëm demonstrimin nga ana e Nanos të një kurajoje e konkretizuar me dorëzimin vullnetar të mandatit të deputetit. E kur ai nuk e bëri këtë prej ankthit e shpëtoi Prokuroria e Përgjithshme, e cila vendosi verifikimin e kësaj akuze. Organe­t e drejtësisë e bazojnë punën e tyre në ligjin e kontradiktave. Ndaj me kërkesën për heqjen e imunitetit të Fatos Nanos ato i dhanë fund gjendjes pezull: edhe kështu edhe ashtu; as kështu e as ashtu. Tani e pas gjëndja lidhur me akuzën nën presionin e së cilës ndodhet Nano do të sqarohet. Ai do të rezultojë ose kështu, ose ashtu (nënkupto ose fajtor ose i pafajshëm). SHPËTIM LUKU