04/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 gusht 1993

BIZNESI I VOGËL DHE MUNDËSITË E REJA PËR MBËSHTETJEN E TIJ

- Shqipëria për vitin 1992-1993 në kuadrin e Programit PHARE iu akorduan 1,1 milion ECU, ku janë kredituar rreth 150 biznesmenë shqiptarë si dhe janë ngritur 7 Agjenci Rajonale Biznesi të cilat u shërbejnë veprimtarive e tyre në gjithë territorin e Shqipërisë. - Qeveria shqiptare për vitin 1993-1994 nga fondi i Programit PHARE ka caktuar 4,5 milion ECU për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme. - Qeveritë gjermane, amerikane dhe italiane kanë akorduar përkatësisht 16 milion DM, 6 milion dollarë dhe 3 miliard Lireta. Me vendim të Qeverisë muajt e fundit në Ministrinë e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë është krijuar Drejtoria për Përpunimin e Politikës së Ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Në kushtet aktuale të Shqipërisë vihet re një përqindje e lartë papunësie, mungesë e një industrie të zhvilluar dhe efikase, hezitim për investime me kapitale të mëdha, rritje e shpejtë e bizneseve të vogla dhe shpirti i lartë i sipërmarrësit tek biznesmenët shqiptarë. Qeveria synon hartimin e një programi për nxitjen, krijimin dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, i tha Agje- nisë Telegrafike Shqiptare, ministri i tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë Ar- tan Hoxha gjë që është thelbësore për krijimin dhe suksesin e ekonomisë së lirë dhe që do të japë një impuls zhvillimi të ekonomisë tonë. Pikërisht ky është edhe objekt i kësaj drejtorie të re. Krijimi i një ambienti sa më të përshtatshëm legal, fiskal financiar, duke patur një bashkëpunim sa më aktiv dhe të ndërsjellë me të gjitha instancat qeveritare si stuminë tonë bankar dhe me gjithë institucionet tregtare, organizatat dhe shoqatat e ndrysh- (vijon në faqen 2)

LUFTA KUNDER KORRUPSIONIT - DETYRË E PËRHERSHME E FORCAVE DEMOKRATIKE

Ngjyra e korrupsionit është e zezë Një prej arsyeve e shumta që PD fitoi votëbesimin e popullit ishte edhe angazhimi i saj i instaluar në programin elektoral për të zhvilluar një luftë të pamëshirshme ndaj korrupsionit. Ndaj atij korrupsioni i cili kishte kapur pikën maksimale të kurbës e që po gërryente shtetin. Marrja e votëbesimit të popullit patjetër që duhej shoqëruar edhe me përpjekje për ta merituar këtë votëbesim, Komisioni anemik i Kontrollit Revizionit i shtetit totalitar u zëvendësua nga një organ me aktiv të preçizuar për të luftuar ndaj kësaj dukurie të përmasave të zgjeruara. Principi i forcave demokratike në këtë luftë ka qenë e mbetet ai sipas të cilit korrupsioni ka vetëm një ngjyrë, që është ngjyra e zezë. Psikologjia e forcave demokratike për këtë kohë të qeverisjes së tyre ka qenë e mbetet ajo sipas të cilës korrupsioni nuk është çështje partiaku por është vetëti personale, është shprehje e kryekëqësisë për të fituar sa më shumë. I korruptueshëm është ai që nuk ka asgjë, i korruptueshëm është edhe milioneri i cili synon të bëhet multimilioner apo miliarder. Në këtë kontekst shënjestra e forcave demokratike, nuk ka bërë përjashtim; Doganierë, poli- rreth 9 milion dollarë zë vendin e parë. Sukses për forcat demokratike? Duke mos dashur të glorifikoj detyrën si sukses, do të thoja se kjo përbën realizimin e atij angazhimi që morën mbi supe këto forca. Ky është një tregues me tepër që e bën votuesit në adresë të tyre që të ndjehen krenarë për votën e tyre. Përkundrazi toleranca ndaj të korruptuarit, flirti me të do të ishte një korrupsion i ri do të ishte një prirje në besë e kryetë votuesve. Shumë përpjekje janë bërë për të politizuar luftën ndaj kësaj gangrene të shtetit e shoqërisë. Klerët e korruptuar socialistë e kanë gjetur formulën: akuzat ndaj tyre stigmatizohen nga ata si luftë politike. Dhe është e çuditshme se vetëm krerët tanë socialistë e kanë këtë mentalitet. Korrupsioni është nën goditje dhe në vende të tjera, por përpjekjet e të akuzuarve nuk përqëndrohen në ndërtimin e kundërakuzave por në hedhjen poshtë të atyre që janë ngritur në drejtim të tyre. Por nuk justifikojmë psikologjinë e socialistëve tanë si një psikologji, që buron nga një sistem referimi siç është Enveri; A nuk …ti personale, është shprehje e grykësisë shënjestra e forcave demokratike, nuk ka bërë përjashtim; Doganierë, policë financiarë, punonjës drejtësie drejtuese ndërmarrje, kanë rënë në rrjedhën e organeve të specializuara të kësaj lufte. Por padyshim ngatërrimet do të bëhej një klasifikim i korrupsionit më të madh të zbuluar deri tani, padyshim ai që ka ndodhur në kohën e Qeverisë Nano prej të cilit u tretën…

«Mitingashët e PS» ose «Natyrë e vdekur» «Mitingashët e PS» ose «Natyrë e vdekur»

Grupi NANO - RUCI - BROKAJ kërkojnë të kriminalizojnë PS

Fatos Nano, siç pritej, u arrestua. Akuza tashmë dihet, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Akuza i drejtohet ish-kryeministrit të qeverisë së PPSH më 1991, i cili jo rastësisht ishte dhe kryetar i PS deri ditën që u arrestua. Reagimi i parapërgatitur i forcave më të errëta e regresive, ishte i tillë që mund të shkaktonte dhe konfliktin madhor civil. Sikur historia e përgjakur e ervenistëve të mos ishte frenuar me zotësi nga forcat e ruajtjes së rendit, vërtet që mund të kishte thyerje kafkash, vetëm se ndër kafkat e thyera do të gjendej dhe kafka antropomorfe e K. Islamit, i cili bëri thirrjen. Dihet shumë mirë se cilët ishin histerikët që ulërinin si ujqër pas kësaj ngjarjeje, por ata duhet ta dinë mirë se kanë për të lënë më shumë gjak nga e kaluara dhe askush nuk do t’ju lejojë të lyejnë me gjak të ri duart e tyre. Dihet që vampirët pa gjak shuhen, prandaj dhe ish-sigurimsat, kriminelët ulinrin duke nxjerrë dhëmbët e vampirit që i kishin fshehur për pak kohë. Duke parë që u erdhi fundi kriminelët që kanë zënë kryet e PS nxitën histerinë e pasuesve të tyre të verbër. Hajduti dhe krimineli Nano i mbështetur nga Ruci, Brokaj e Islami, po aq të denjë sa ai në rrugën e krimit, po tentojnë të fusin në ngërçsa krimin të tyre dhe anëtarët e thjeshtë të PS me ideale të pastra socialiste. Me një propagandë të ndyrë, tipike komuniste, arrestimin e hajdutit ata e paraqesin si veprim politik ndaj PS. Pra vjedhjet dhe krimet për të cilat akuzohet Nano, vetë ata i ngjeshin gjithë PS. Në këtë mënyrë ata kërkojnë që gjithë antarët e PS t’i bëjnë të ndjehen fajtorë dhe të kërcënuar dhe kështu të përdorin si mish për top, si mburojë për krimet, grabitjet dhe korrupsionin e tyre. E qartë që Ruci i 2 prillit do të ulërase për të mbrojtur Nanon, po ashtu dhe Brokaj të cilin nuk e lënë të qetë ndihmat «e zhdukura» italiane e franceze apo Islami që nuk dihet me çfarë parasysh ka ngritur firmat e tij private. Por një socialist i thjeshtë nuk ka asgjë të përbashkët me ta. Këtë herë u zbrapsën papritur duke u nxjerrë kryqin përpara, por dihet që pa ia qarë zemrën me pyllën e drunjtë, vampirët do të çohen gjithnjë të kërkojnë gjak të ri. Prandaj ata që kërkojnë të thyejnë kafkat bëjnë mirë të ruajnë kafkat e tyre sepse mbajnë shumë më mjekate brënda. E logjikshme është që ata të cilët të akuzojnë për diktaturë dhe fa- mënkate brenda. diktaturë dhe fanatizëm, të jenë tolerantë dhe paqësorë, por ja që thirrje e krerëve socialistë për «thyerje kafkash» tregojnë të kundërtën e kësaj. Si-dogoftë ata bëjnë shumë mirë që u kujtojnë atyre që kanë harruar, se ku janë komunistët dhe se çfarë lloj demokracie do të vendosin ata në rast se do të rikthehen në pushtet. Prandaj, kush pretendon të luftojë për demokraci e di se ku duhet të radhitet. Ata që u shkojnë pas krerëve të krimeve si Nano, Ruci apo Brokaj kërkojnë rikthimin e komunizmit të gjakosur.

Përkohshmëria e demokratëve? Një ide e fatalizmit dhe e dëshpërimit komunist

Nga sulmet më të ngjeshura dhe më sistematike që ka provokuar sistemi propagandistik i PP (S) kundër qeverisë dhe shtetit demokratik ka qenë: «Demokratët janë të përkohshëm në pushtet»; se «ata do të bien», «apushtetin do ta marrin prapë social-komunistët» etj. Kjo propagandë, gati e pashoqe në skenën e politikës, është bërë gjatë këtyre muajve të ushtrimit të pushtetit të demokratëve, me një fill të tragjik dhe ndjenjë fatalizmi, sa ka ngjarë më së shumti me një vajtim për pushtetin e humbur se sa si guxim serioz për t’u ngjitur prapë në pushtet, socialkomunistët e kishin humbur tre herë brenda një viti e nuk kishin asnjë gjasë për ta provuar prapë. Megjithëkëtë teoria e sulmit bolshevik prodhoi qysh më 23 mars 1993 idenë e përkohshmërisë së demokratëve. Punistët, që nga fundi historik ku kishin qenë, formuluan me tirazh të lartë shprehjen se «Qeveria nuk do ta zërë vjeshta», pas vjeshtës dështonët e nevrozuar jo vetëm me atë të «ZP», por edhe nëpërmjet misioneve të ngratë të trockistëve dyerve të qyteteve dhe fshatrave, u thanë shqiptarëve se «qeveria nuk do të mundet të hyjë në dimër». Në dimër kolonat e sulmeve propagandistëve, sekretarëve, shokëve e shoqeve u shtuan. Nga lart të udhëhequrit që siguronimat të viheshin më mirë në punë në përpunimin e lajmëve, shpifjeve, kërcënimeve për popullin, në trajtën e rënies së qeverisë, rrëmujave, i zolimit, lënies në harresë, dorëzimit, ose më qartë u tha se përkohshmëria e demokratëve do të konkretizohej në pranverë. Bila tashmë fushata e Nanos, ose «operacioni i tij i dimrit» hodhi idenë që jo vetëm se qeveria demokratike është e përkohshme, por i përkohshëm është tërë pushteti i demokratëve i mandatuar për 4 vjet nga votimi i 22 marsit 1992. Pra Nanoja kërkonte një zgjidhje thelbësore e që kishte të bënte me zgjedhjet e reja. Teatri komunist, herë në sheshe të hapura herë në salla të mbyllyra interpretoi komitetin historik të Dokishatëve shqiptarë, të cilët thirrën në ndihmë tërë përvojën e tyre 50 vjeçare, për të përpunuar sulmet kundër pushtetit të de- (vijon në faqen 4)

SOCIALISTËT E NDERSHËM ABANDONOJNË UDHËHEQËSIT E KORRUPTUAR TË PARTISË SË TYRE

- «ZP» sipas traditës së saj u shton nga një apo dy zero shifrave - Rinia qesh, tallet e revoltohet - Deshtojnë njerëz të pastër mitingjet në mbrojtje të Nanos Sipas traditës së saj 52 vjeçare «ZP» gënjen patupërsisht për shifrat e vërteta të pjesëmarrësve në mitingjet e saj, pro Nanos, korrupsionit dhe padrejtësisë. Në faqen e parë të numrit të 31 korrikut të saj shifrat për mitingun e Tiranës, duke lënë pamend dhe pa gojë nga habia dhe indinjata se si mund të gënjehet në mënyrë kaq të paskrupullt, mijëra tiranas që janë me sytë e tyre se sa ishin në të vërtetë, nostalgjikë të Enverit, të epokës së tij dhe mbrojtjes të verber të Nanos ishin rreth 4-5000 vetë. Në Fier shifra e mitingashëve vërtetë 8-900 vetë. Në Kuçovë udhëheqja e urës së do të bëhej nami dolën në miting rreth 300-400 manonistë. Në Tepelenë morën mundimin të mos ia prishnin partisë 6-700 vetë. Në Durrës, Elbasan, boriton për Nano ranë rreth 2000 mitingashë. Në këto shifra përfshihen edhe kuerhstarët dhe spektatorët indiferentë, që dëshironin të shihnin estrada apo komedi nga mitingjet e PS. Drejtuesit e PS në Fier ishin mpanëhuer vetë dhe u thinimburtë telegruare nga Tirana se shtabit na të bëjnë një miting të paparë, historik. Por, vetëm 100 vetë, si një kor apo turmë historike, e droguar i përsëritën si papagaj të ngjirur parrullat që ia kishin mësuar dhe shkruar. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve serozë dhe të papaguar u larguan 4-5 minuta pas fillimit të mitingut, kur oratorët filluan të përdorin fyerje dhe kërcënime fondin e parrullave dhe të citateve të Enver Hoxhës dhe Fatos Nanos në vend të argumenteve. Kështu ka ndodhur edhe në qytetet e tjera. Një goditje shokuese për krerët e PS të Dibrës dhe të shtabit nacionalist në Tiranë ishte «mitingu» në stadiumin e këtij qyteti ku morën pjesë rreth 70 vetë. Të gjithë zëpis Abdurahim Ashiku në numrin e djeshëm e ka pasqyruar me tullin «ortek socialista». Por kamera televizive në mbërrëer e së hënës e beri copë e çikë tullambacen e tij. Në të vërtetë dëshmtimi i plotë në Dibër duket titulluar «orteku i abandonimit» të liderëve manonistë nga masa e anëtarëve me ideale të vërtetë asocialiste. Në këtë palo miting ishin më shumë të deleguar nga Tirana se sa pjesëmarrës dribanë. Dhe është e kuptueshme përse ndodhi një dukuri e tillë alarmuese për shtabin drejtues të PS. Masa e anëtarëve të PS me ideale të pastra socia- (vijon në faqen 2)

KRYEHAJDUTI Nano krijon partinë e hajdutëve në burg

Kështu njofton «ZP» dhe «Aleanca e djathtë e dëshmon. Numri i atyre që kanë formuar këtë parti të re, për «koincidencë historike» është 200 (gjithnjë sipas «ZP»). Deri tani bota ka njohur parti nga më të ndryshmet e më të çuditshmet, por parti hajdutësh madje, «të ajo që krijoi Nano nuk kishte njohur ndonjëherë. Nano na gjeti traditën dhe kjo është një ngjarje e rrallëshme për një gj- të parti.» Të nisur nga një lajm i tillë «Informuan dhe mësuam se të burgosurit e kësaj partie, kryetari të kësaj partie, Problemë ishte që ka tërheqë persona, që janë jashtë e që mbajnë mekatë mbi supe, të cilat jo vetëm që nuk përpiqen të lajnë mëkatet e tyre, por i rëndojnë edhe më shumë ato. Siç duket dëshira e tyre është që të futen dhe ata në këtë parti të re krijuar nga nga kryetari i tyre politik dhe ortakë në çështjet e biznesit. Pra, Sidogoftë, tani në Shqipëri ekziston edhe partia e hajdutëve të kryetar nga kryehajduti Nano. E. P.

BBC arreston qytetarët

Është për të ardhur keq, që një nga stacionet më antikomuniste të Botës, të bëhet edhe zëdhënëse e forcave ish-komuniste në Shqipëri. Nga kjo agjenci analizat e zhvillimeve politike në Shqipëri kohët e fundit komentohen mbështetur në deklaratat e liderëve socialistë. Rast flagrant është edhe lajmi i BBC për «arrestimin» e kryeredaktorit të «ZP» Th. Gellçi. Në të vërtetë ai është ndaluar dhe arrestuar dhe të nesërmen është lënë i lirë. Urojmë që bashkëpunëtorët e B.B.C të mos vazhdojnë të arrestojnë njerëz. Urojmë që BBC të mos vazhdojë të quhet «Zëri i socializmit», siç emërohet nga mijëra dëgjues të regjullt korespondenca të saj, pasi as etika, morali, personaliteti i saj s'do ta dëshironin këtë emër të vetëzgjedhur prej bashkëpunëtorëve të BBC-këtu.

NESËR DO TË

NESËR DO TË

NESËR DO TË LEXONI:

• «TRAGJEDIA E FUSHË ARRESIT - VEPËR MAKABER E «TOKËS SË DJEGUR» SOCIAL-KOMUNISTE». - 38 VIKTIMA QË AKOMA VAZHDOJNË TË FYEN NGA DREJTËSIA.