05/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 gusht 1993

SOCIALISTËT E VERTETË DISTANCOHEN NGA KRERËT E KOMPROMENTUAR TË PS

Alternativa e majtë u konceptua si bashkëekzistencë e ultrakomunizmit konservator me parullat e eurosocializmit bashkëkohor. Përderisa kjo alternativë u ndërtua e kompromentuar nga veprimtarë të militantizmit bolshevik mbështetur mbi parimet e korruptuionit tërheqokor, rrëthuar nga dekori i zbehtë i parimeve të lëvizjes së majtë, ishte e destinuar të zhytë në një dramë të plotë dhe komplekse. Demostrimi i moralit komunist, në trajtën e mbrojtjes së korrupsionit të kuq, të simbolizuar nga kryqi i thyer Nano dhe të klithmave të Ruçit, Brokajt, etj. për kthimin në dekadat e Enverit, bëri që elektorati socialist të bojkotojë piramidën e kuqe të PS. Instikti i mbrojtjes para drejtësisë bëri që udhëheqësit e korruptuar të PS të zbresin në rrugë me parullat e Enverit në gojë e po kështu morali i shqiptarëve që është kundër vjedhjes dhe padrejtësisë, iu kundërvu këtij marshimi të dëshruar të kasës së ruqe, duke i lënë të vetmuar Nanon, Ruçin, Brokajn e jeniçerë të tjerë bolshevikë, të cilët u përqeshën nga njerëzit, rrugëve e stadiumeve të Shqipërisë. Elektorati socialist në Elbasan, Fier, Tepelenë, Dibër, Fushë-Krujë që beson tek socializmi demokratik dhe jo tek parrullat e Nanos dhe Ruçit «Parti Enver, jemi gatitur kurdohere», «E. Hoxha tungjatjeta» etj. Elektorati socialist manifestoi ndjenjën e revoltës dhe paqenacësisë ndaj revanshit ultrakomunist në gjirin e partisë. Socialistët e vërtetë që besojnë tek demokracia nuk mund të bashkohen me korin komunist të PS, cili kërkon të përjetësojë pushtetin e lënë nga baballarët e tyre, pushtetet ngritur mbi gjakun dhe jetën e shqiptarëve. Qysh në fillim platforma e kret ut ultrakomunist të PS të përfaqësuar nga Nano dhe Ruçi, si një rrym e fuqishme që dominon mendimin filozofik të PS, e orientoi PS drejt revanshit dhe çerimit të hesapeve. Ky grup banditësh që nuk kanë dashur kurrë të kuptojnë teorinë e socialdemokratëve evropianë, kanë shtypur plat formën e tyre, komuniste nëpër faqet e «ZP» me një egërsi primitive. Pikërisht ndërrimi i këtij kursi drejt teorisë së revolucionit proletar të E. Hoxhës, bëri që elektorati socialist të shkëputej nga Nano qysh në «operacionin» e tij dështim, ku Nanoja, Ruçi dhe Brokaj kërkonin për PS për të mbrojtur korrupsionin e bosëve të PS. Elektoratin e vërtetë socialist, krahun intelektual të PS nuk e lidh asgjë me korrupsionin, nuk e lidh asgjë me parimet leniniste mbi të cilat funksionon sot PS. Prandaj është në nderin e intelektualëve të PS që të riorganizojë dhe formulojnë mendimin e majtë në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Pasi për aq kohë sa në krye të PS do të drejtojnë pinjollë të Hoxhës dhe klanit të tij, alternativa e majtë në Shqipëri është në krizë dhe e manipuluar. Kjo krizë u manifestua edhe këto ditë në bojkimin e teoricienëve të neokomunizmit dhe banditëve të kryesisë së PS, nga elektorati i vërtetë socialist. Së fundi duhet thekuar se përderisa e komprometuar tërheqokor, rrethuar ishte e destinuar të zhytet në një dramë të plotë komplekse. reve të dështu­ar Ruçin, Brojken e njerëz Dibër, Fushë-Krujë, etj, tregoi se nuk ka ndërmend të përlyhet me vjedhjen e kreut komunist, tregoi gjithashtu se gjykon me gjakftohtësi për krimet e kryera nga diktatorët e PP (S) dhe se nuk kanë aspak qëllim që të identifikojnë veten me të korruptuarit, bosmenët ish-sigurimsat, xhelatët e diktaturës, të cilët kërkojnë të kenë si mburojë elektoratin shqiptar. të E. Hoxhës, bëri që elektokrati të dimrit, ku Nanoja, Ruçi dhe Brokaj kërkonin përmbysjen e shtetit demokratik me dhunë e gjak. Kjo skemë e Leninit për fitoren e revolucionit proletar. Kjo ka bërë ose më mirë ka shënuar shkëputjen e parë të elektoratit socialist nga teoria dhe praktika komuniste e F. Nanos, shkëputje e cila, u thellua akoma më shumë këto ditë, me zellin prej bishash të krerëve konservatorë egërsi primitive. Pikërisht ndërrimi i këtij kursi nga veprimtarë të militantizmit bolshevik mbështetur mbi parimet e korrupsionit tërëkohor, rrethuar komplekse. Vizioni i së ardhmes të së majtës shqiptare, është i zhytur në një terr të plotë të vjedhjes dhe krimit të Nanos, Ruçit dhe kompanisë. Prandaj distancimi i socialistëve të vërtetë nga kjo katastrofë e krimit dhe korrupsionit, për të ndërtuar një parti bashkëkohore, është para së gjithash një përgjegjësi historike. MUJE BUÇPAPAJ

KUVENDI I MUKJES ISHTE KUVENDI I LIRISË DHE I DEMOKRACISË

Mesazh i Presidentit të Republikës me rastin e 50-vjetorit të Kuvendit të Mukjes Zonja dhe Zotërinj! Kuvendi i Mukjes, për kohën që u mblodh, strategjinë që përcaktoi dhe objektivat që vendosi, do të mbetet në historinë e Shqipërisë e të kombit shqiptar, si njëra prej ngjarjeve më të shënuara të saj. Ai ishte kuvendi i mirëkuptimit mbarëshqiptar. Burra të mençur, me bindje të ndryshme, që të gjithë të prirur nga idealet e mëdha kombëtare, u morën vesh si vëllezër njëri me tjetrin për të gjitha çështjet e mëdha, që do të përcaktonin fatin e ardhshëm të Shqipërisë. Kuvendi i Mukjes ishte kuvendi i lirisë. Aty u përcaktuan rrugët e mënyrat e çlirimit të vendit dhe u shpreh vendosmëria e gjithë shqiptarëve për të çliruar trojet e tyre nga të gjithë pushtuesit e vjetër e të rinj. Mukja ishte kuvendi i pluralizmit shqiptar. Aty u përfaqësuan forca të ndryshme politike e bashkarisht vendosën që Shqipëria e ardhshme të ishte një shtet pluralist. Kuvendi i Mukjes ishte kuvendi i madh i demokracisë. Burrat e mençur, që morën pjesë në atë kuvend votuan për një Shqipëri demokratike, të integruar në gjirin e demokracisë së zhvilluar perëndimore. Me një fjalë, ky kuvend aprovoi platformën e strategjinë e një lufte të vërtetë çlirimtare, për të vendosur një shtet demokratik në Shqipëri, dhe për të renditur vendin tonë në radhën e demokracive të vërteta evropiane e botërore. Por për tragjedinë tonë kombëtare, aq sa e madhe dhe e rëndësishme, e bardhë dhe shpresëplotë që Mukja, po aq e egër e mizore, e kobshme e makabre do të ishte ajo që erdhi pas Mukjes. Kjo, sepse Muken e platformën e saj e asgjësoi që në ditët e para të jetës së saj. Partia Komuniste e Serbisë, e cila kishte shtrirë në Kosovë e Shqipëri, krahahs pushtimit të zi, pushtimin e saj të kuq, që siç e provuan shqiptarët, që edhe pushtimi më i tmerrshëm e më i egër që ka njohur kombi shqiptar në historinë e tij. Kjo parti udhëheqës diktatorin në të urryer të shqiptarëve të të gjitha kohërave, Enver Hoxhën, servilin e shërbëtorin e Miladinit e Mugoshës. Titos e Stalinit, Lin Biaos e Çan Çinit, që të griste marrëveshjen e Mukjes. Me këtë akt kriminal ky diktator vrau edhe shpresat e mëdha të një kombi të martirizuar e fisnik. Me këtë veprim barbar, Enver Hoxha kreu aktin e tradhtisë më të madhe kombëtare, të cilën historia kurrë nuk do t'ia falë. Me këtë akt, ai kreu një pabesi të madhe, që Shqipëria e shqiptarëve do t'ia mbajnë mend përgjithmonë. Duke denoncuar Mukjen, ai doli ta shkëpusë Shqipërinë nga familja e kombeve dhe e vendeve demokra- tike e ta vendosë atë nën kontrollin e plotë të Serbisë e më vonë të Rusisë e Stalinit, për ta shndërruar në një fund në një parcelë eksperimentale evropiane të ideve të përbindshme e antinjerëzore të Lin Biaos e Çan Çinit e të ideologjive të tjera të revolucionit kulturor kinez. Duke denoncuar Mukjen, Enver Hoxha ia doli të ndërtojë në Shqipëri regjimin më diktatorial e më të egër, që ka njohur Evropa në kohërat e saj moderne. Por megjithëkëtë, diktatura paranojake nuk ia doli kurrë të mposhtë përfundimisht idealet e Mukjes. Ato mbijetuan edhe në kohërat më të vështira, për të triumfuar në vitet '90 e për të mbetur gjallë përgjithmonë. Zonja e Zotërinj! Marrëveshja e Mukjes vërtetë u gris, por mesazhi e mësimet e saj janë e do të mbeten të përjetshëm për ne. Ky mesazh i fton të gjithë shqiptarët, që i kanë të shenjta idealet e demokracisë, që, duke ruajtur e respektuar gjithnjë diversitetin e mendimeve, të jenë gjithnjë në konsensus të plotë për çështjen e madhe kombëtare. Mësimet e Mukjes i mësojnë shqiptarëve se enverizmi, si varianti më fanatik e bizantin i stalinizmit, ishte kryekëput një ideologji e praktikë njerëzore, antishqiptare e antikombëtare. Ajo ishte ideologjia e ndjekjeve dhe persekutimeve, vllavrasjes, kolektivizimit, mashtrimit, tradhtisë dhe padrejtësisë kombëtare. Prandaj edhe çlirimi i shpirtit shqiptar nga mbeturinat e kësaj ideologjie të përçuduruar është domosdoshmëri për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Mesazhi i Mukjes përcakton shoqërinë shqiptare si një shoqëri pluraliste demokratike, në spektrin e gjerë të së cilës ka e duhet të ketë hapësirë për çdo individ me bindje fetare e politike të ndryshme, me kusht që ai të mos kërcënojë por të respektojë lirinë e tjetrit. Mesazhi i Mukjes e vendos Shqipërinë në gjirin e vendeve demokratike e të zhvilluara të Evropës, vend të cilin kombi shqiptar e meriton me dinjitet, jo vetëm pse ai është ndër popujt më të vjetër të këtij kontinenti, por para se gjithash se ai në shekuj, me gjeni nën e tij krijuese dhe në luftë e me përpjekje të mëdha, ka ruajtur e zhvilluar vlerat e qytetërimit perëndimor. Prandaj për të gjitha këto, unë mendoj se, duke nderuar Mukjen e ata burra shqiptarë mendjendritur, që vunë firmën në marrëveshjen e këtij kuvendi, ne nderojmë historinë, e jo vetëm të shkuarën por edhe të sotmen e të ardhmen tonë. Përshëndetje të përzemërta SALI BERISHA

A ia vlen të sakrifikohet për Fatos Nanon?

Në faqet e «ZP» si dhe në mitingjet e organizuar me aksion me goditje të përqëndruar nga shtabi udhëheqës i PS shprehet qartë e nënkuptohet lehtë se Fatos Nano dhe bashkëpunëtorët e tij më besnikë janë të vendosur të sakrifikojnë jo vetëm PS, por edhe Shqipërinë. Demagogjia e tyre, e mbështetur sidomos në fantazmën e ballizmit e të fashizmit, në mungesën e bindjes së thellë demokratike të disa njerëzve apo grupeve dhe padurimin e tyre ndaj dhimbjeve kalimtare të reformës, ka arritur të drogojë jo pak njerëz, t’i bëjë ata kontingjentë të fushatës së tyre antidemokratike në mbrojtje të liderit të korruptuar të PS Fatos Nano. Këtë drogë të përditshme e intensive e kanë marrë vullnetarisht dhe me kënaqësi sidomos elementët nostalgjikë të pasueshëm të Enver Hoxhës dhe epokës së tij, që kanë qenë të përkëdhelur e të privilegjuar, që mbajnë në ndërgjegje mbi supe komplekse fajesh, mëkatesh e krimesh dhe që nuk shohin rrugë tjetër shpëtimi e mbijetese, veçse rikthimit në atë enveriane, edhe pse nuk po bëhen as nga viktimat e tyre, dhe nga ata drejtësia. Këta janë sivjet dhe revanshistë të tyre janë jo vetëm patologjikë, por edhe si shprehë tolerancës së përparuar demokratike. Në vend që të struken në vlla të apartamentet e bollshme që kanë siguruar me servilizmin dhe nënshtrimin e partisë, ata hidhen në kundërsullim me energjinë, verbërinë dhe donkishotizmin e dikurshëm. Të mësuar për 50 vjet të shihnin partinë të përfilikuar në emrin dhe figurën e Enver Hoxhës apo të Ramiz Alisë edhe tani ata e shohin PS pas portretëve të Fatos Nanos, të përgatitur në laboratorët e PASOK-ut me emrin e tradhtisë kombëtare. Ata i udhëheq më shumë logjika e «ZP» se bindja, me humbjen e Fatos Nanos bëhet hataja, humb e gjithë PS-ja, dhe mbarë Shqipëria, se duhet të mbrohet Shqipëria, e trupat dhe jetët e tyre, ndaj dhe jetët e kryetarit Nano. Po a është e drejtë, logjike, e ligjshme dhe a ia vlen të sakrifikohet për Fatos Nanon? Jo - jo, është kategorike. Fatos Nano duhet të llogaritet në pinjollët e familjeve bllokmene - jashtë bllokut të madh enverian. Ai është rritur me gjithë të mirat, edhe në atë periudhë kur fëmijët e popullit, pra edhe të komunistëve të thjeshtë dhe socialistëve të sotëm, ishin të privuar apo as i njihnin shumë gjëra që ishin të zakonshme dhe bërë bajate për tryshtimet e shokut Thanas. Për trashëgiminë dhe aftësitë e fituara të kultivuara u vlerësua si talent që premton në të ardhmen. Dhe në fakt nuk i zhgënjeu. E bë në herë kryeministër, kryetar i PS dhe ai e justifikoi kujdesin dhe besimin e tyre për ta çuar mbarë, familjar e tërë shtetin e Enverit dhe të Ramizit, për ta mbajtur gjithmonë lart e për ta përlyer flamurin e komunizmit. Gjatë dy periudhave të shkurtuara të kryeministrllëkut e sidomos gjatë ushtrimit të funksionit kryetarit të PS ai i udhëhoqi turmat enveriane për zbatimin e skenarit të hartuar në Tiranë, për të miratuar dhe të paguar me miliona dollarë në Beograd, të reanimimit të plotë ekonomik të Shqipërisë për t’ua lënë vendin forca ve demokratike si një gërmadhe me katër mure, për t’i vënë ata përballë padurimit të popullit që kërkon kthesë sa më të shpejtë. Por, me emrin e postin e tij si kryetar i PS janë të lidhur edhe ngjarje të tilla si 2 prilli 1991 në Shkodër, 38 viktimat e Fushë Arrëzit, shkatërrimet e organizuara në Lac, Pogradec, Lushnjë... Eh, të mëkat e krim të kriminalizohet e gjithë PS për këto që i organizoi dhe drejtoi një shtab me lidhje të drejtpërdrejta apo fshehta me R. Alinë dhe udhëheqjen e PS-së me flamurin Fatos Nanon. Faktet tregojnë se F. Nano e ka përlyer këtë forcë flamur e ka kthyer në një grupe PS. A duhet të pranojnë anëtarët e thjeshtë të PS me ideale të pastra socialiste, të bashkëjetojnë dhe aq më keq, të marrin direktiva e mësi me një lider si Fatos Nano? A duhet ta pranojnë apo lejojnë ata të bëhen bashkëpunëtorë apo mbrojtës të allshverishëve të Fatos Nanos? Logjika dhe dëshira jonë thonë «jo». Me ato që ka bërë Fatos Nano ka menduar vetëm për vete dhe klanin e tij. Atëherë përse duhet të mendojnë dhe sakrifikojnë për të këta një pjër kolltukun dhe milionat e tij socialiste idealiste, të cilët nuk luftuan as edhe një çinarkë në kafenetë apo miliona që fituan Fatos Nano me shokët? Ndërsa socialistët e thjeshtë u detyruan të mundonin orë e çast për të mbijetuar me vështirësi me rrogat e pensionet e ulta, Fatos Nano me shokë shpenzonin pa llogari për dreka e darka të mëdha në lokalin e shtëpisë së Pushimit në Dajt, në hotel «Dajt» dhe lokale të tjera të kushtueshme të Tiranës. E pra rrogat që marrin është e pamundur të shtyhet java e jo muaji me ato shpenzime të mëdha që bëjnë për bankete e uikënde. Natyrisht është e qartë se nga c’lumani apo përrrënj është mbushur dhe vazhdon të mbushet mak­inë komunisto-socialist. Pra për ato që ka bërë Fatos Nano duhet të mbahej përgjegjësi, e të japë llogari vetë. Le të mbrohet vetë. As gjyqtarët e as avokatët mbrojtës nga më të mirët nuk i mungojnë. Nëqoftëse del i pafajshëm, kolltukun e kryetarit mund ta rizërë. Nëqoftëse faktet e mbyllin gojën dhe lajnë duart, lum i oratorisë, njolla e turpit t’i mbetet vetëm atij dhe klanit që e ka frymëzuar, mbështetur e mbrojtur. OLTION BARDHI

PD nuk i cilëson «ARMIKE» partitë e ligjshme

Në numrin e saj të fundit «Alternativa SD» boton nën titullin «Skënder Gjinushi i përgjigjet BBC» një intervistë të zotit Gjinushi dhënë anonimati të këtij radiostacioni. Midis të tjerave, zotit Gjinushi i drejtohet edhe pyetja: «Partia Socialiste dhe Partia Demokratike sipas jush nuk janë më opozitare por armike. Ju jeni në mes. Në ç’rrol?» Shtrimi i problemit në këtë mënyrë nga anonimi i BBC është tejet i qëllimshëm dhe tendencioz. Partia Demokratike nuk ka konsideruar dhe as nuk do të konsiderojë kurrë ndonjë nga partitë legale, cilado qoftë ajo, si armike. Partia Demokratike ka në themel të saj respektin ndaj demokracisë dhe ligjit. Ka përfunduar një herë e përgjithmonë ajo kohë kur mendimi i kundërt, pozicioni opozitar vlerësohej dhe dënohej si armik në Shqipëri. Shtrimi ndryshe i problemit, nxjerrja nga arkivat e epokës së zezë të diktaturës së proletariatit e termave dhe qëndrimeve të mallkuara, të hijeve të «armikut» etj, nuk e ndërtojnë as autorin anonim të intervistës dhe as gazetën që boton fantazira të tilla. Është e vërtetë se sot në demokraci qarkullojnë lirisht dhe kryejnë aktivitet politik edhe ish sigurimsa etj, ekstremistë dhe nostalgjikë të diktaturës. Kjo dukuri është gjithashtu pjesë e demokracisë. Por edhe në këtë rast nuk mund të flitet për armiqësi apo armiqësira. Një gjë dihet të jetë më e qartë: Partia Demokratike as e konfond(on), as e ka konfond(u)ar dhe as do ta konfondojë kurrë pjesën e shëndoshë të Partisë Socialiste me atë pjesë e të shëndoshë të partisë socialiste, me ata elementë që kanë zënë vend në këtë parti. Të mendosh që një anonimi i BBC do të thotë të jetosh ende konceptet kriminale komuniste të luftës së klasave, të mos jesh çliruar e të jesh ende skllav i mendësive komuniste që e çuan Shqipërinë në gjendën dhe popullin shqiptar në shkatërrim të plotë. Në se flitet për armiqësi ose armiq, Partia Demokratike është armike e përbetuar e asaj ideologjie që mbart një jetë praktika të tilla.

Bashkëbisedim i ngrohtë në Krujë dhe në Fier

Më datën 2.08.1993 në rrethin e Krujës u mbajt një takim me pjesëmarrjen e pushtetit lokal, drejtues të ndërmarrjeve, intelektualë, sindikatakë etj. Nga ana e Qeverisë merrnin pjesë Ministrat Tritan Shehu, Dashamir Shehi dhe Kryetari i Komitetit të Shkencave Maksimonomi. Ata trajtuan probleme të reformës ekonomike të shkëputjes dhe teknika për zhvillimin e shoqërisë sonë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta lidhur me situatën politike në vend, z. Tritan Shehu shpjegoi se, Fatos Nano dhe miqtë nga drejtuesit e tjerë të PS që janë përgjegjës jo vetëm për korrupsionin në Levante Companisë, por dhe për mjaft krime të tjera se al Shkodrës, djegia në Fushë-Arrëz, shkatërrimet në Pogradec, Lushnjë, eksodet masive dhe të tjera me përmasa tragjike, për të shpëtuar veten e tyre, janë gati të kriminalizojnë tërë PS dhe të çojnë drejt krimit masën e anëtarëve të saj. Është e qartë se kjo nuk mund të quhet më, shkëputje e plotë të PS. Dëshira e tyre është të krijojnë (Vijon në faqen 6)