06/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 gusht 1993

PS BISH PALOSI PLATFORMEN E SAJ

- Hapje kafkash, tërheqje njerëzish zvarrë, mbrojtje korrupsioni etj. - Kriminelët e mitingjeve enveriane të shkurtit ’91, Shkollës së Bashkuar dhe 2 prillit dolën nga vrimat dhe u ribashkuan. - Drejtësisë i jepet mundësia të hetojë për kriminelë që ishin «zhdukur» nga qarkullimi. - Kryesia e PS i detyron anëtarët e saj të nënshkruajnë peticion turpi. Kur u shpall programi i partisë së «sapformuar», PS, pati mjaft njerëz që «u hutuan» disi; programi i PS kishte vetëm disa ndryshime të vogla nga ai i PD. Kështu, në zgjedhjet e 22 marsit, do të ishte normale që përgënjeshtrit që do të merrnin të dyja partitë të ishin të përafërta. Por, siç dihet, PD në ato zgjedhje mori mbi 70 për qind të votave. Arsyeja është evidente: Si mund t’ju besonin njerëzit atyre që (pa përmendur periudhën 50 vjeçare) vetëm disa muaj më parë se të shpallnin në programin e tyre mbrojtjen e të drejtave të Njeriut, ishin çjerrë duke kërkuar gjak në mitingjet enveriane, atyre që vetëm dy ditë pasi rikonsfirmuan «fuqinë» vranë katër njerëz, faj i vetëm i të cilëve ishte se nuk e duronin dot më erën e ndyrë të komunizmit. Pra si mund t’i besonin njerëzit atyre që u flisnin për demokraci ndërsa duart vazhdonin t’i rridhnin gjak. Ja pse PD triumfoi. Por ditët kaluan. Triumfi i PD i bëri kriminelët që të futeshin vrimave për t’i shpëtuar hakmarrjes së drejtë. Ndërkohë PD shpallte se nuk ishte për hakmarrje sepse PD nuk mund të vazhdonte luftën e klasave, pjellë e PP. Ish të dënuar me dhjetra vite burg, familjarë të të pushkatuarve pa gjyq, njerëz që jetën e kaluan internimeve, falnin: «nuk duam hakmarrje». Dhe ditët e muajt kalojnë, koha vepron mbi trurin, memoria e njerëzve zbehet e harresë. Kështu ndodh që ish-bllokmenët fillojnë e protestojnë sepse u janë shkelur «të drejtat themelore», por ky është vetëm një tatim pusi. zë cipën e harresës. pulsi. Megjithatë demokracia është e njëjtë për të gjithë, bile në Shqipëri i kalon dhe kufijtë e saj. Në Shqipëri, ka demokraci dhe për kriminelët. -ZP- dhe PS qirren për çdo kriminel dhe hajdut të arrestuar dhe drejtësia hap dyert e «mbretëruar» se mos preket demokracia. Kështu vazhdojnë të ikin ditët dhe minjtë e shohin që demokracia nuk i kërcënon e atërherë fillojnë e dalin nga vrimat, ribashkohen. Dalin ish-sigurimsa, ish-kriminelët e 326, nxjerrësit e mitingjeve enveriane, organizatorët e puçit në Shkollën e Bashkuar, vrasësit e 2 prillit dhe ribashkohen. Shohin që janë të gjithë mirë e bukur e atëherë ndjehen të fuqishëm. Shumë prej tyre nuk kanë më dhëmbë në gojë, por jo se ua ka thyer gardiani i burgut, por sepse i kanë mbetur në bukën e bardhë, nga pleqëria. Megjithatë u mblodhën. Rasti ju erdhi në dorë, si dikur Enverin, sot ka ardhur dita që krimin ta mbrojnë në emrin e Fatosit. Dhe për «habanë» e atyre që kishin harruar, me histeri ata rishpallën programin e tyre: hapje kafkash, tërheqje njerëzish zvarrë, rihapjen e Spaçit e Burrelit, mbrojtjen e korrupsionit. Përveç kësaj pa shqetësimin më të vogël kryesia e PS i vë anëtarët e saj të nënshkruajnë një peticion turpi. Peticion ku çdo anëtar i PS duhet të firmosë mbi letër të bardhë se mbron korrupsionin dhe hajdutët. Sidoqoftë, mirë bëjnë mirë që dalin nga vrimat sepse kështu i jepet mundësia dhe drejtësisë të hetojë për kriminelët që ishin «zhdukur» nga memoria jonë vizive. Ata na kujtuan që janë aty dhe presin, presin që drejtësia t’u japë atë që meritojnë, sepse nuk mund të ketë liri për kriminelin. T’i jepësh liri kriminelit do të thotë t’i kufizosh të gjitha liritë të tjerëve. Problemi është që programi i krimit të rishpallur nga krerët e PS të mos u largohet dhe anëtarët e PS me ideale të vërteta socialiste, humane.

TAKIM MIDIS KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE DHE KRYETARIT TË PARTISË SOCIALDEMOKRATE

Më 4 gusht në selinë e PSD u zhvillua një takim midis delegacionit të PD të kryesuar nga kryetari i saj, z. Eduard Selami dhe delegacionit të PSD të kryesuar nga kryetari i saj, z. Skënder Gjinushi. Në përbërje të delegacioneve ishin dhe zotërinjtë Tomorr Dosti dhe Engjëll Hysenbegasi për PD dhe zotërinjtë Paskal Milo, Gaqo Apostoli e Gjergj Rrakaj për PSD. Në takim u diskutua lidhur me koalicionin midis dy partive si edhe me situatën më të fundit në Shqipëri. Në takim u theksua se pavarësisht nga shkëmbimet e replikave dhe divergencave që ekzistojnë midis PD dhe PSD, të dy partitë janë të një mendjeje për të vazhduar koalicionin dhe se nuk ka asnjë arsye që ai të mos vazhdojë. Me qëllim që ky koalicion të bëhet më i frytshëm, me interes të të dy partive, nga ana e delegacionit të PD u kërkua që PSD të kthehet në Parlament, me motivet e largimit të saj nga Parlamenti janë të plotësueshme dhe nuk justifikojnë mospjesëmarrjen në të. Nga ana e delegacionit të PSD u kërkua që hyrja e saj në Parlament të shoqërohet me angazhimin e PD për përshpejtimin e punës për kalimin e kushtetutës në komisionin e kushtetutës. Kjo kërkesë u quajt plotësisht e pranueshme nga ana e PD dhe delegacioni i PSD kërkoi që të konsultohet me instancat përkatëse për të dhënë një përgjigje përfundimtare, gjë që do të diskutohet në takimin e tyre të ardhshëm. Në takim u diskutua gjithashtu lidhur me problemet që kanë të bëjnë me koalicionin në nivelin e pushtetit qendror dhe atij lokal, si edhe me problemet që kanë të bëjnë me shtypin e dy partive. Lidhur me situatën aktuale gjatë bisedimeve u theksua se tensionimi i situatës ka ardhur si rezultat i veprimeve ekstremiste të Partisë Socialiste për të mbrojtur me çdo kusht dhe me çdo çmim kryetarin e saj, i cili është i arrestuar për korrupsion. Në përfundim u ra dakord që çështjet e mësipërme të zhvillohen dhe të konkretizohen në takimet e ardhshme ku do të ftohet edhe Partia Republikane, takime të cilat paskëtaj do të institucionalizohen. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e PDSH.

TAKIME TË KRYETARIT TË PDSH Z. EDUARD SELAMI DHE KRYEMINISTRIT Z. ALEKSANDËR MEKSI NË RRETHE

Dje, pasi mori pjesë në Aktivin e degës së PD Kuçovë, Kryetari i PD z. Eduard Selami u nis për në Durrës. Në Durrës rreth orës 18.00 u zhvillua një takim me këshilltarët e Rrethit e të Bashkisë. Në këtë takim ndodhej edhe kryeministri z. Aleksandër Meksi dhe deputetë të Durrësit. Pas takimit të zhvilluar me kryesinë e këshillit të rrethit zotërinjtë Selami e Meksi morën pjesë në takimin e zhvilluar me të Durrësit. Në mbledhje biseduan mbi këto aktivitete dhe d’ju njohim në numrat e ardhshëm. Koresp. i «RD»

IDRIZ BASHA po lan borxhet

Mjësht[r?]i i sulmeve me epitete dramatike Idriz Basha, bashkëfshatar i Namik Doklës, liderit të PS dhe të mitingjeve të jashtëligjshme të kohëve të fun- ndërsa dollarrëve, të ndihmave të KE për Shqipërinë. Basha do të bëntë më mirë, me cilësitë që i jep vetes t’i thoshte botës, se nga ndimat dhënë Shqipërisë, mungoj- fundit, kërkon të shlyejë borxhet e vjetra në mënyrë të turpshme. E gjithë e çuditshme fakti se Basha dhe disa të tjerë, ishin përkrah PD në fillimet e demokracisë, por sapo kandidaturat e tyre nuk fituan e për mandat deputeti, ata u vërsulën si të tërbuar në ekstrem të tjerë, kundër PD. Çuditërisht Basha, anëtar i presidencës së PAD, boton deklarata pro Nanos dhe prokomunistëve në «ZP» në cilësinë e përfaqësuesit të vetëzgjedhur dhe të vetshpallur të KE për Shqipërinë, në një kohë që përfaqësuesi i vërtetë i KE ndodhet në Tiranë prej kohësh, me seli dhe personel. I ndodhur larg Shqipërisë, i njohur si antidemokrat i tërbuar (dhe tërbuar janë vetëm komunistët), I. Basha me një ekuacion sigurimi + karrierë, zbulon se Nano qenke i pafajshëm, qenke intelektual i zoti! Harton shoku Basha që askush nuk e akuzon Nanon për pazotësi, përkundrazi për shpërdorim detyre dhe shpërdorim me mashtrime dhe vjedhje të 8 milion dollarëve, botës, se ndihmat dhënë Shqipërisë, mungojnë 8 milion dollarë dhe jo të thotë bota se ai që mashtron popullin e vet dhe KE, është i pafajshëm dhe intelektual i shquar! Nuk e kuptojmë qëndrimin e Bashës edhe si anëtar i presidencës së PAD, kur deputetët e PAD votuan, prohajqes së imunitetit të Nanos. Votat e 5 partive nga 6 në parlament, Basha i quan diktaturë dhe s’ka faj ai sepse jo vetëm nuk e ka provuar diktaturën kurrë por edhe mendjadhënësia i jep atributet të flasë në emër të organizmave europiane, pa pasur asnjë funksion të tillë.

Cili personalitet botëror ka protestuar për arrestimin e Nanos?

- «ZP» bën paralelizëm të arrestimit të Nanos me atë të Drashkovicit - Në një shkrim të numrit të djeshëm të «ZP», me okelon: «paralele», ZV. kryeredaktori «ZP» «zbulon» paralelizmin mbi Milosheviçin dhe Presidentin Berisha. Ky paralelizëm sipas tij qëndron në faktin që edhe Presidenti Berisha ka arrestuar kreun e opozitës siç, bëri Milosheviçi me Drashkoviçin. Sigurisht autori «harron» të përmendë që kreu i opozitës në Shqipëri është arrestuar jo si politikan, por si hajdut ordiner. Megjithatë thelbi i replikes time qëndron në tjetër pikë. Meqenëse bëhet fjalë për paralelizma, z. Rama përmend në shkrimin e tij faktin që pas burgosjes së Drashkoviçit «menjëherë opinioni ndërkombëtar (kryesisht politikanë midis të cilëve shqyhej Presidenti i Francës Fransua Miterra) u ngritën në mbrojtje të tij sepse e konsideruan arrestimin e një kryetari partie «shkelje flagrante të të drejtave të individit». Kështu shprehet z. Rama pa e kuptuar mbase që «gaboni» «gabon» sepse me këtë zbulon një të vërtetë të madhe. Është e vërtetë që protestuan për arrestimin e Drashkoviçit shumë personalitete politike, por ata protestuan pasi arrestimi i tij u bë për qëllime politike. Sa për faktin që ai ishte kryetar partie, kjo nuk do të thotë asgjë pasi bota demokratike ka njohur raste kur korrupsion janë arrestuar kryeministra dhe Presidentë shtetesh. Ja pra pse, mbase pa e kuptuar, (në qoftë se nuk e ka bërë me qëllim) z./kryeredaktori i «ZP» në vend që t’a mbrojë Nanon e dënon, pasi po t’i shkojë deri në fund paralelizmit të tij me logjikë do të pyesnim «Kush nga personalitetet politike botërore ka protestuar për arrestimin e Nanos. (Mbase do të protestojnë Papandreu dhe Kraksi). A nuk tregon kjo që personalitetet e politikës botërore e konsiderojnë gjithashtu arrestimin e Nanos si arrestimin e një hajduti ordiner?

Të korruptuarit e sotëm janë të përsekutuarit

po lan borxhet

rit e sotëm janë të persekutuarit e djeshëm DEKLARATË Shoqata Kombëtare e të Përndjekurve Politikë dhe Ekonomikë (Ish Kulakë) mbështet fuqishëm këtë veprim të drejtësisë shqiptare që njëherë para ligjit korruptuesion. Drejtësia duhet të godasë fortë ata që shkelin ligjin, çasi dihet se të korruptuarit e sotëm ishin persekutorët e djeshëm të cilët jo vetëm nuk kanë dalë ende para drejtësisë por guxojnë të kërcënojnë pushtetin demokratik dhe drejtësinë shqiptare. Kërkojmë spastrimin e pushtetit shtetëror qendror dhe atij lokal nga pushtetarët e kuq. PER KRYESINE E PERGJITHSHME TE SHOQATES KOMBETARE TE PERNDJEKURVE EKONOMIKE DHE POLITIKE (ISH KULAKE) TE SHQIPERISE KRYETARI HAKI HAJDARI

LIGJ

PER STATUSIN E ISH - TE DENUARVE DHE TE PERNDJEKURVE POLITIKE NGA SISTEMI KOMUNIST Në mbështetje të nenit 16-të të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 «Për dispozitat kryesore Kushtetuese», me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I PERKUFIZIME Neni 1 Statusi i ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë po këtë që më poshtë quhet «status» përmban kriteret dhe kushtet themelore që një person të quhet i dënuar apo i përndjekur politik, si dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej tij në përputhje me shkallën e persekutimit. Neni 2 I përndjekur politik, që më poshtë do të quhet «i përndjekur» quhet çdo veprim ose mosveprim i kryer nga data 8.11.1941 deri më datën 22.12.1990 nga ana e çdo formacioni ose individi të armatosur, e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, e sigurimit të shtetit, e policisë, e ushtrisë apo nga ana e organeve e pushtetit lokal me urdhër ose vendim të organeve partiake, luftrare, shtetërore apo të gjykatave të ish-komunisteve shqiptare, kur ky veprim ose mosveprim ka shkaktuar humbjen e jetës, lirisë, të drejtave qytetare, cilësimin kulak, i deklasuar, si dhe çdo privim tjetër nga pjesëmarrja në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të individit për hir të bindjeve apo qëndrimit të tij politik e fetar. KATEGORIZIMET E ISH-TE DENUARVE E TE PERSEKUTUARVE POLITIKE Neni 3 Në bazë të ligjit «Për pajtësinë dhe amnistinë e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë» nr. 7510, ndryshuar me ligjin nr. 7660, datë 14.1.1993 dhe me ligjin nr.7719, datë 8.6.1993, të përndjekurit politikë sipas këtij statusi ndahen në pesë kategori: a) Persona që kanë humbur jetën ose janë të semurë psikik për shkak të përndjekjes. b) Persona që janë dënuar me heqje lirie ose kanë qëndruar në arrati brenda vendit për shkak të përndjekjes. c) Persona që janë dënuar me internim, dëbim për shkak të përndjekjes; persona shqiptarë që kanë pasur shtetësi të huaj, sot shtetas shqiptarë, që kanë jetuar në kampe përqendrimi të ngritura posaçërisht për ta. d) Persona që kanë humbur të drejtat qytetare, kulakët e fshatit, të deklaruarit dhe ata që kanë pësuar privime të llojeve të ndryshme për shkak të përndjekjes. e) Person, të cilët megjithëse plotësojnë kushtet për t’u kategorizuar në një nga kategoritë e mësipërme nuk përfitojnë të drejtat e këtij statusi. Neni 4 Personat shtetas, shqiptarë të cilët jetën, lirinë ose privime të tjera që përmenden në nenin 3 pikat a, b, c dhe d, i kanë humbur jashtë territorit të Shqipërisë gjatë kohës që kanë punuar në administratën e atjeshme në vitet e luftës antifashiste ose më pas si rezultat i pamundësisë për të qëndruar në Shqipëri nga përndjekja që u është bërë, pavarësisht se veprimi përfundimtar i përndjekjes është kryer nga forcat komuniste jugosllave, përfitojnë të drejtat e plota që garanton ky status. Neni 5 Persona e kategorizuar në nenin 3 pika «a» janë: a) Nomenklatura e lartë komuniste sipas kritereve të miratuara nga ana e Këshillit të Ministrave. b) Bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, dëshmitarë të gjyqeve politike, aktivitete të cilëve ka çuar direkt në krime si vrasje burgime, internime dëbime, etj. c) Të dënuarit politikë, që në përbërjen e vendimit i është përfshirë, pjesën e krimit të vjedhjes, (Vijon në faqen 2)