08/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 gusht 1993

Incidente të rënda të forcave ushtarake serbe brenda kufirit tonë shtetëror

Tiranë, - Zëdhënësi i Ministrit të Mbrojtjes njofton se, më 6 gusht në orën 11,30 minuta, në rajonin e postës kufitare të Lugut të Zi në rrethin e Tropojës, pranë piramidës C-7, në një vend të zbuluar rreth 60 metra brenda kufirit tonë shtetëror, forcat ushtarake serbe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave shqiptare të ruajtjes së kufirit dhe të banorëve të këtij fshati. Si pasojë, është goditur në gjoks ushtari Ali Qerasheu, i cili u dërgua në spitalin e Tiranës, gjendja shëndetësore e të cilit është me rrezik për jetën, si dhe fshatari Dervish Ferizaj. Po më 6 gusht, në orën 15.30 në të njëjtin rajon, 100-150 metra brenda kufirit tonë shtetëror, forcat ushtarake serbe qëlluan me armë zjarri patrullën kufitare shqiptare dhe plagosën rëndë një ushtar. Kjo konsiderohet shkelje-provokacionësh. Për këto incidente janë njoftuar përfaqësuesit e Komunitetit Evropian, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes. (ATSH)

Banka Botërore i ka dhënë Shqipërisë 4,6 milion dollarë për zbatimin e projektit të asistencës teknike dhe 14,2 milion për ripërtëritjen e bujqësisë

UDHËHEQËQJA E PS NË VORBULLEN E ANTISHQIPTARIZMIT

Është i paprecedencë në katalogun e diplomacisë evropiane, që një forcë politike opozitare, për hir të ambicieve të pushtetit, të shprehet në kundërshtim të hapur të politikës nacionale kombëtare. Nëse do të flisnim për kohën e diktaturës gjithçka do të justifikohej me emëruesin-diktaturë, por po të kemi parasysh epokën e civilizimit modern, pa dyshim që nënteskti është i qartë. Me paramendim nënshtrohet tradhtia kombëtare! Pas E. Hoxhës, emrin e vuri në deklarimin antikombëtar një tjetër pinjoll i diktaturës, Fatos Nano; deklarata e të cilit e firmosur në Greqi, nuk është as më pak dhe as më shumë se tradhti publike kombëtare. Intelektual dhe diplomat i shquar Faik Konica shkruante: - «Ruhuni shqiptarë, nga të ashtuquajturit shqiptarë» Dhe vërtetë! Bashkëpunëtori i vjetër shkencor i Nexhmije Hoxhës, F. Nano, serbisht foli Namik Dokle dhe i akuzuar për genocidin e 2 prillit Gramoz Ruçi, gjejë konsensusin për të goditur pas shpine Kosovën dhe Çamërinë. Viktimë të ambicieve ekstreme për pushtet, ala nënshkruajnë deklaratën më të turpshme të PS dhe njëkohësisht të një opozite evropiane. Në shkëmbim të ca dhuratave, ca portreteve me ngjyra të shumengjyrësit Nano, të udhëtimeve, ca koktejve e vizave, ca veturave dhe ca ledhatimeve në kretavin e turpit politik, Fatos Nano me insistimin e tij, inkurajon homologun Papandreu për të nënshkruar tradhtinë e tretë kombëtare. Pas 1944-45 dhe politikës së «unit» të Hoxhës, Nano jep shembullin e tretë të braktisjes së idealit kombëtar. Nuk është çudi që edhe lideri, anëtari dhe simpatizanti i vetëm i PUK, Idajet Beqiri, në vend që ta kundërshtojë deklaratën antikombëtare të kolegut Nano, e merr atë në mbrojtje, bile e afen ndriçues të kombëtariz-mës!. Nuk është çudi që deklaratën e Nanos e pranuan vetëm miqtë e tij fanatikë të enverizmit dhe ish funksionarëve të komprometuar të kupolës diktatoriale! Nuk është çudi që PS para kësaj deklarate kërkoi zgjedhje të reja parlamentare dhe pas kësaj deklarate e dështuar në variantin e parë, kërkoi në rrugë dhe metoda të jashtëligjshme, rrëzimin e pushtetit demokratik! Nuk është çudi që lideri i madh parlamentar i PS pusëkisht kur afro ora e kushtetutës, të cilën vetë Nano e kishte shkelur i pari. Nuk është çudi thirrja e PS dhe e liderëve të saj, kundër ambasadës amerikane në Tiranë dhe e përfaqësuesve të FMN dhe KE. Nuk është gjithashtu, çudi për krjimin e një imazhi sa më të shëmtuar të Shqipërisë në botë dhe në shkëmbim me dështimin e të gjitha përpjekjeve të saj antikombëtare, dalja në lojën politike me shansin e fundit të ekzistencës: Provokimin e luftës civile. PS kërkon shpëtimin tek rezistenca nëpërmjet kundërsulmit dhe tensionimit të situatës politike dhe sociale. Deklarata me PASOK-un nuk ishte rastësi. Ajo ishte rrjedhojë e qëndrimeve antikombëtare të Nanos dhe kompanisë. Ajo ishte rrjedhojë e mirënjohjes kreut të PS ndaj ish liderit të tyre E. Hoxha, ajo ishte një gurë prove (Vijon në faqen 4)

Mallakastriotët i bëjnë DUSH të fortë

K[?]

Mallakastriotët i bëjnë DUSH të fortë Kastriot Islamit

Z. Kastriot Islami dhe kompania e tij si në të gjithë vendin ju drejtua Mallakastrës me shpresën dhe me mendimin e organizimit të mitingjeve enveriane. Por Mallakastriotët demokratë dhe socialistët e ndershëm ditën e djelë e lanë zotin Islami me gisht në gojë. Pacavurja “Zëri i Popullit” nuk shkruajti për Mallakastrën. Dëshitoj plotësisht mitingu i zotit Islami në mbrojtje të Fatosit, por edhe i tregoi z. Islami Mallakastria nuk mbështet hajdutët. Mallakastria më denjitet mbështetës demokratikë, zhvillimin e të cilës ai po e shikon vetë. Kush ishin ato që bërtisnin për Fatosin? Mallakastriotët i njohin sahane lëpirësit e Enverit që sot kërkojnë të mbrojnë hajdutët Nano. E djela tregoi se Mallakastra nuk mbështet me komunizmin dhe socializmin. Mallakastra nuk do të mbështesë më as xhuxhët e tipit Islami, i cili në fushata elektorale ka treguar më fjalët e tij poshtëruese se fytyrën e vërtetë të tij dhe të atyre që e pasojnë atë. Me gjithë njoftimet dhe masat e marra, në miting u mblodhën 130 vetë, shto këtu dhe ato që ishin në tribunë. Mitingu nuk zgjati më tepër se 15 minuta sepse z. Islami nuk i pëlqente «entuaziasmi». Masat e marra një javë më parë dhe thirrjet me autolopant nuk e realizuan dot ëndrrën e zotit Islami. ARBEN HOXHA kryetar i PD Malakastër

Ruçi me grada gjenerali në luftën ndaj PD-së

Që në momentin kur PD lindi si një forcë progresiste, bardë e së re, ajo u ndesh me një kor obscurantistësh, me një barrikadë të ngritur prej tyre, që kishte si qëllim të pengonte misionin e saj që i ngarkoi historia. Më i vendosuri, më i papëruli, më luftarak, ai që e kishte zakon të thoshte se 1+1 bëjnë tre vetëm pse PD thoshte 2, ishte Gramoz Ruçi. Në luftën ndaj PD ai mori gradën e gjeneralit të PPE më vonë 18 PS. Me spaletat “gjenerali” Ruçi e vazhdon me intensitet të njëjtë, me temp të pandryshuar luftën ndaj PD-së. Por, mos vallë e karakterizon nga parimet në këtë luftë? Mos vallë ai bën një luftë të ndershme politike? Në qoftë se do të ishte kështu, PD do të respektonte si një opozitar të denjë, sepse pjesë e misionit që ajo mori përsipër ishte edhe respektimi i opozitës në kuadrin e pluralizmit politik. PD e Artit demagogjinë, pafytyrësinë dhe mashtrimin e paradashëvë të tij, ndërsa dhe hipokrizinë, komavakësinë e tyre. Edhe kështu PD nuk mund të bënte kompromis e të gëlltiste arsenalin e rekuzitës së Ruçit, të mbushur me të njëjtat elemente të paraardhësve. Ruçi në luftën ndaj PD paraqitet patologjik, xheloz, egoist. Ai dhe PD ndodhen përballë njëri - tjetrit si antipodë. Ruçi është përfaqësues i kastës së vjetër të konservatorizmit të saj, ndërsa PD paraqitet si misionare e së resë. Po a e duron dot të renë Ruçi? Mirënjohja për ata që i dhanë postet e bën atë besnik të “idealt” që ata i servilë. Në çdo rast është e sigurtë. Ruçi do të vazhdojë të mbetet po aq agresiv sa ka qenë dhe ndaj PD. Dhe ajo sa herë më tërheq vëmendjen në këtë shpjegohet në mënyrë të thjeshtë: Morali me amoralitetin politik e ideologjik nuk mund të bashkëjetojnë pa përplashtuar njëri - tjetrin. Historia dhe balanca e saj ka vendosur dëshminë për amoralitetin e Ruçit dhe “aku-” zën e tij. Mjerë Ruçi që do trokasë e do ta provojë...

E premja na mëson...

Atë të premte mbas dite, një shesh i Tiranës u ndot e u nxiu nga disa fundërina, plehra e mbeturina të së kaluarës enveriste, që dolën apo i nxorrën nga vrimat ku ishin futur, për të treguar edhe një herë se nuk kanë vdekur, se janë gjallë e mezi presin momentin të vijnë përsëri aty ku kanë qenë, se janë po ata, e nuk kanë ndryshuar aspak. E premja Tiranës u ndot e u nxiu nga disa fundërina, plehra e mbeturina të së kaluarës enveriste, që dolën apo i nxorrën nga vrimat ku ishin futur, për të treguar edhe një herë se nuk kanë vdekur, se janë gjallë e mezi presin momentin të vijnë përsëri aty ku kanë qenë, se janë po ata, e nuk kanë ndryshuar aspak. Se cilët ishin e sa ishin, kjo nuk ka nevojë për shumë koment. «Populli i Tiranës», i shkruar me shkronja të mëdha në faqen e parë të «ZP», aty, në atë shesh «përfaqësohej me dinjitet» nga ish sigurimsa e spiunë, ish gardianë e ish sekretarë partie, ish kriminelë e vampirë që akoma kundërmonin erë gjak, e që me kapelë republike nëpër duar e trininat nëpër xhepa, kërkonin të përmbysnin Qeverinë dhe të nxirrnin kryehajdutin Nano nga burgu. Bashkë me ta ishin edhe disa pronarë të rinj, që megjithëse fitonin të para me grushta duke nxjerrë pronarët e ligjshëm «përg-u», prapëseprapë janë të pakënaqur, sepse janë pinjollët dhe bashkëpunëtorët e kriminelëve, janë hajdutë që e kanë vënë pasurinë nuk dihet se si. Atje në atë turmë, dallojë edhe disa punonjës apartesh shtetërore, që akoma vegjetojnë nëpër zyrat e Qeverisë Demokratike e nëpër shteti komode, duke lënë rrugëve të papunë e të pastrehë të persekutuarit e demokratët e vërtetë. Sipas jush, o kalemxhinjtë të «ZP», kjo hordhi uogrezë e ky tabor enveristësh është populli i Tiranës?! Shikoni, se gaboni rëndë! Kujdes, kur ta përmendni atë popull! Ai ju ka treguar kushdhi sa herë, se «sa fort ju do». Mos e përlyeni emrin e tij, me penën dhe lajk-at tuaja të zeza! Mos e detyroni atë, tua tregojë vendin përfundimisht e ashtu siç e meritoni, sepse do të jetë fundi juaj i tmerrshëm. «Marshimi» i dështuar komunist në Tiranë, megjithatë, duhet të jetë një mësim i përfundimtar. Ai duhet të tregojë se komunizmi nuk është shkulur aspak nga Shqipëria. Ai është aty, prezent, duke kërkuar të fitojë terren nga vështirësitë e momentit. «Marshimi» komunist në Tiranë dëshmon se enveristët janë bërë agresivë, ata po tregojnë dhëmbët e po kërkojnë me «thyerje kafkash e tërheqje zvarrë». Ky «marshim» mëson se autorët e këtyre kërcënimeve duhet, domosdo, të ballafaqohen me ligjin. Ata duhet të marrin përsipër atë çka u takon; para se të jetë vonë. «Marshimi» komunist në Tiranë duhet të nxise për ta çuar deri në fund reformën administrative, për të pastuar krejtësisht aparatin shtetëror nga mbeturinat komuniste. Qënia e tyre nëpër zyrat tona, duhet të jemi të bindur që, veç të keqijave, nuk sjell asgjë tjetër. Dhe së fundi, ai «marshimi» duhet të bindë cilindo e përfundimisht, që tolerancën tonë të deritanishme, të përpërdorur e krejtësisht të pafrystifueshme, ta zëvendësojmë me kundërvënien pa mëshirë dhe pa hezitim të ligjit, si zgjidhjen e atyre që prodhuan e zbatuan me zell genocidin mbi një popull të tërë dhe, ashtu edhe kundër atyre që nxisin gjakderdhjen sot, pasi ata janë një. Ata janë po Ata. SAIMIR SHEHRI

60.000 RRENA KLLUQE TË «ZP»

Çdo shqiptar apo shikues tjetër i RTSH që ndoqi takimin e PS në qytetin e Peshkopisë, në përkrahje të Nanos, pa me vëmendje ato 50-70 pensionistë sekretarë organizatash bazë që dukeshin edhe më pak në një stadium bosh. E keqja qëndronte në faktin se «ZP» të nesërmen shkruante me gërma të mëdha «Orteku socialist filloi të lëvizë». «Mijëra» banorë të Peshkopisë përkrahën hajdutin Nano» A ka manipulim më të madh me faktin se sa ky rast, pa përmendur mitingjet e tjera nëpër rrethe në të cilat u përdor e njëjta metodë, e njëjta pafytyrësi në pasqyrimin e mitingjeve të korrupsionit socialist. Për të mbuluar këtë gabim trashaik, redaksia e «ZP» botoi dje një shënim ku në mënyrë krejt banale dhe pa asnjë lidhje logjike, përpiqet të mbulojë injorancën komuniste të përgjegjësit të realitetit, me numrin e tirazhit të saj. Në lidhje me tirazhin që mund të ketë «ZP» duam të shtojmë se duke patur tërë kapitalin e PP ka mundur ta shpërndajë gazetën tash sa kohë dhe falas, pasi «ZP» ka kohë që botohet si trakt komunist dhe pensionistët enveristë kanë filluar ta shpërndajnë poshtë dyerve të familjarëve, pavarësisht se askush nuk beson më në gënjeshtrat e saj. Duam t’ju kujtojmë edhe se keni krijuar male me stok në magazinat e «ZP». Duke u nisur nga falsifikimet, pasaktësitë, nxirja e realitetit, manipulimet e fakteve mund të them i sigurt se «ZP» ka marrë me kohë etiketimin e kampiones në shtypin komunist. «ZP» në mënyrë qesharake thekson se paskam më shumë lexues jo vetëm nga «RD» por edhe nga RTSH, i cili ka 7 milion shikues në Ballkan. Inati i «ZP» me RTSH, qëndron gjëtke, sepse TV shqiptar si një mjet modern ka mundësi t’ua japë lajmin shikuesve të tij bashkë me figurën dhe kështu i ka nxjerrë në diell 60.000 rrenat kllu qe «ZP». Tani kujt duhet t’i besojmë RTSH apo gënjeshtra e 50 vjeçare «ZP»?

1 muaj heqje lirie për bashkëpunëtorin e «ZP»

Dje përfundoi gjyqi ku përballej njëri-tjetri ishin Genc Ruli me cilësinë e paditësit dhe Panajot Zoto me cilësinë e të paditurit. I mbrojtur nga avokati Dashamir Kora. Trupi gjykues i përbërë nga Andi Çeliku, gjyqtar dhe aleva Hoxha sekretare akordoi për të paditurin si masë ndëshkimi 1 muaj heqje lirie, për vepër penale të shpifjes publike, e parashikuar kjo nga neni 180 i Kodit Penal. Fondet përbëhen nga një pjesë ...

Një tjetër ish-kryeministër komunist i arrestuar

- Ish kryeministri bullgar i akuzuar për shpërdorim fondesh - Andrei Lukanov, kryeministri i fundit komunist i Bullgarisë, u akuzua për shpërdorim të fondeve shtetërore me një vlerë ekuivalente prej 60 milionë dollarësh për qeveritë e majta dhe partitë komuniste jashtë vendit në fund të viteve ’80. Lukanov, 54 vjeç, u thirr në Shërbimin e Hetimeve Kombëtare në Sofje për t’iu paraqitur akuzat për të cilat u desh më shumë se një vit për t’u përgatitur. Ai mund të ndodhet përballë një afati burgimi prej 30 vjetësh nëse dënohet. «Ka një grup prej 22 funksionarësh shtetëror dhe PKB (Partia Komuniste Bullgare), secili i akuzuar në veçanti për vepra të «shpërdorim fondesh», u deklaroi Rojterit prokurori Mihail Dolçev. Fondet përbëhen nga dhurime të valutës së fortë, armi dhe ndihmë teknike të dhëna midis viteve 1981 dhe 1989 Jemenit dhe Nikaraguas, partive të majta në Bangladesh, Kili dhe Honduras dhe OCP-së, theksoi Dolçev. Ish diktatori komunist Todor Zhivkov është midis të akuzuarve. Ai është dënuar për përvetësim të fondeve shtetërore dhe ndodhet në arrest shtëpie në vilën Vajzes së tij të madhe në afërsi të Sofjes. Lukanov akuzohet për shpërdorim të 120 milionë levave midis viteve 1986 dhe 1989 ndërsa ai ishte ministër i Tregtisë së jashtme dhe leva kll-shtë vlerën rreth 50 cent amerikanë. Një dollarështë tani mbi 27 leva. SHËNIM: Të shpresojmë që mitingashës e Nanos nuk do të shkojnë të protestojnë duke na Sofje për lirimin e Lukanovit. Le të mjaftohemi me një deklaratë solidariteti për Lukanovin dhe një protestë dërguar qeverisë bullgare

Në epokën enveriane:

- Edhe për 201 lekë të vjedhura - burg. - Edhe për 1000 lekë deficit apo suficit-burg - Edhe për një fjalë goje pakënaqësie me gjysëm zëri - burg. Në epokën e demokracisë - Për disa nuk duhet të futen në burg: - FATOS NANO që i ka shkaktuar popullit një dëm 4 milionë herë më të madh se 201 lekët e vjedhur nga një qytetar i thjeshtë... - SABIT BROKAJ që me bashkëpunëtorët e vet «i humbën» popullit 42 ton ndihma ushqimore e ilaçe nga fondi prej 400 tonësh të ndihmave franceze. - YLLI BUFI që me një alarm të rremë e të paramenduar dogji 38 jetë njerëzore - - GRAMOZ RUÇI me shokë që shuan jetët e katër bijve të Shkodrës... - Xhelatët që kanë dhënë apo zbatuar urdhërin për të vrarë me qindra shqiptarë në vijën e kufirit...

E prem­tja na mëson...

Atë të premte, mbas dite, një shesh i Tiranës, ...

60.000 RRENA KLLUE TE «ZP»

Çdo shqiptar apo shikues tjetër, duke patur tërë kapitalin e RD në...