10/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 gusht 1993

QË SHQIPËRIA TË MUND TË LUAJË AKOMA ROLIN E PAQES DHE STABILITETIT NË RAJON, ËSHTË E DOMOSDOSHME TË MBËSHTETET ME SHUMË

- Intervistë e Presidentit të Republikës z. Sali Berisha dhënë RTSH, pas kthimit nga vizita në Belgjikë RTSH: Sapo u kthyet nga vizita në Bruksel ku krezën në rajon Presidenti gjerman shprehu gadishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë dhe për të përkrahur politikën shqiptare të paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe preokupimin e madh që ekziston në Gjermani për të ndjekur zhvillimet në rajon. Me këtë rast i përsërita ftesën z. Vajzaker për të vizituar Shqipërinë, të cilën e ka pranuar me kënaqësi. S, Berisha: Duhet të them se populli belg, qeveria Belge pranë të një numri të madh personalitetesh, duke filluar nga perandori i Japonisë Akihito, Mbretëresha e Anglisë, Presidenti i Gjermanisë, Presidenti i Francës dhe shumë personalitete të tjerë i dhanë lamtumirën e fundit Mbretit Boduin i Parë. Ceremonia e varrimit të Mbretit ishte vërtetë një ceremoni e madhe. U përcollë nga qindra mijëra qytetarë të Brukselit si dhe nga 43 shefa shtetesh e mbi 100 delegacione. E gjithë kjo ceremoni madhështore ishte shprehje e ndjenjës njerëzore dhe respektit që kishte populli belg për mbretin e vet dhe mbretëreshën Fobida, përkatësisht për rolin e madh që ka luajtur ky mbret në historinë e Belgjikës. Unë mendoj se Belgjika që doli e shkatërruar nga Lufta, në saj të mençurisë së Mbretit dhe qeverisë së saj, ia doli të rindërtohet, dhe të shndërrohet në një vend të vogël me emër të madh. Takova Presidentin e Francës, me të cilin në mënyrë të shkurtër shkëmbyem mendimet, i shpreha dëshirën për të ardhur në Shqipëri, duke i shprehur kënaqësinë tonë. Po kështu takova Presidentin Skalfaro që është mik i Shqipërisë. Ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë dhe preokupimet e tij për zhvillimet në rajon. Pata gjithashtu një takim të veçantë me Presidentin e Izraelit, me të cilin diskutuan mbi mundësinë e zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Shqipëria mund të përfitojë shumë nga ky shtet, veçanërisht në fushën e gjenetikës bujqësore, por edhe në shumë fusha të tjera me interes të përbashkët. Presidenti i Izraelit u shpreh i gatshëm për zhvillimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Brukseli u shndërrua në kryeqytetin e NATO-s, në kryeqytetin e Komunitetit Evropian. Me një politikë të urtë dhe të mençur Belgjika u shndërrua në vendet më të rëndësishme dhe më të zhvilluara. Me humbjen e Mbretit Boduin, nuk ka humbur vetëm populli belg, por kanë humbur edhe shumë popuj të tjerë, edhe shumë njerëz të tjerë, ka humbur një mik të shquar, një mik të madh. Unë në ahistoren e kaluar pata rastin për ta takuar, në një audiencë private të parashikuar për 30 minuta, por që në fakt zgjati më shumë se 79 minuta. E gjithë kjo fliste në radhë të parë për respektin shumë të madh për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ai kishte ndjekur me vëmendje shumë të madhe zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri dhe në rajon. Gjeta një personalitet me një sens të thellë analize, me një mikpritje fisnike, me një frymë të madhe njerëzore. Me të vërtetë Mbretin e ngriti zëri i tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Kështu që vdekja e Mbretit Boduin ishte një humbje edhe për shqiptarët, të cilët humbën një mik të shquar. Natyrisht që ne do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tona miqësore me Mbretin e Ri, ALBERTIN E DYTË, që është vëllai i Mbretit Boduin, me qeverinë dhe popullin belg. RTSH; Z. President: Ju e theksuat më lart që Mbreti Boduin u përcoll me nderime të mëdha nga populli belg. A keni të bëjmë me ndjenja monarkiste, apo edhe ka merita të tjera të veçanta? S Berisha: Unë dua të them se ekzistojnë të dy ata faktorë, së pari ka një koncept tjetër për monarkinë dhe një vlerësim shumë të madh për të gjitha ato familje që janë në shërbim dhe kujdesen të tyre aq të mira. Ka një popull i lirë që e mban monarkinë do të thotë se ai e mban duke respektuar kushtetutën dhe i ka dhënë ato funksione kushtetuese. Por nga ana tjetër mendoj se Sovrani i Belgjikës, nuk ka qenë një monark simbolik, ai ka patur dhe funksione të tjera dhe në momente të caktuara, historike për vendin e tij, ai me mençuri, përkuri dhe zgjuarsi ka ditur të japë dhe të sugjerojë, të këshillojë zgjidhje të cilat historikisht janë provuar si shumë të drejta për popullin dhe vendin e vet. Ceremonia e varrimit dhe organizimi i funeralit ishte natyrisht edhe një shfaqje për talime të shumta bilaterale që u zhvilluan gjatë 24 orëve në Bruksel. Gjatë qëndrimit përveç përshëndetjeve të shkurtra rastit dhe shkëmbimeve të opinioneve me Perandorin e Japonisë Akihito, me mbretëreshën e Anglisë Elizabeta, me mbretëreshën e Danimarkës, me atë të Suedisë, me Mbretin e Spanjës, i cili me shumë interes kishte ndjekur zhvillimet në Shqipëri, mbretëreshën e Spanjës e cila më thotë është me origjinë greke dhe është shumë e interesuar për zhvillimin miqësor midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe i konsideronte si shumë të rëndësishme këto marrëdhënie për grekët dhe shqiptarët. Unë gjatë qëndrimit pata takime të veçanta dhe biseda me Presidentin e Gjermanisë Vayzaker me të cilin biseduam lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, diskutuam edhe për ... ...llimet e Izraelit, me të cilin diskutuam vendeve tona. Një takim të ngrohtë dhe miqësor pata me Presidentin Egjiptian Mubarak, me të cilin biseduam për krizën në rajon për zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Egjiptit. Me këtë rast e ftova Presidentin Mubarak që të vijë në Shqipëri dhe Presidenti e ka pranuar ftesën dhe do të vijë, njëkohësisht më premtoi se do të bëjë ç'është e mundur për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona mike, me lidhje të vjetra historike. Po kështu pata takime me Presidenti Zhelev, me Presidentin Havel etj Biseduam gjithashtu me ministrin e mbrojtjes së Turqisë, me të cilin diskutuam rreth bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Një takim të veçantë dhe shumë të rëndësishëm, kam patur me z. Zhak Delor, President i Komisionit të KE me z. Van De Brok, i cili kryen funksionin e Ministrit të Jashtëm të këtij komisioni. RTSH: Zoti President, cili ka qenë qëllimi kryesor i takimeve tuaja me këto personalitete botërore? S Berisha: Takimet kanë konsistuar në dy drejtime kryesore. Si me këto dy personalitete, ashtu edhe me të tjerë, unë u shpreha pikëpamjet tona për krizën në Rajon, për rolin që luan Shqipëria për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar këtë politikë, për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Jug të Ballkanit. Në këto takime si me zotin Delor, ashtu edhe me shtetarë të shteteve të tjera vura në dukje se ultranacionalizmi serb dhe ultranacionalizmat e tjera janë mjaft të interesuara që të zbresin tensionet nga Bosnja në rajonet e tjera të Ballkanit dhe po kërcejnë në serozitet paqen dhe stabilitetin. Njëkohësisht, theksova se Shqipëria, po përpiqet me të gjitha mjetet, duke përballuar shantazhe të shumellojta, që të parandalojë përhapjen e këtij konflikti. Që Shqipëria të mund të luajë këtë rol është e domosdoshme një mbështetje shumë e madhe për Shqipërinë dhe jo vetëm politike, por dhe mbështetje ekonomike në mënyrë që reformat në Shqipëri të mos krijojnë vështirësi dhe pengesa të mëdha, por t'i shërbejnë stabilitetit të Shqipërisë dhe të gjithë gjendjes në rajon. Mund të them se gjeta një mirëkuptim të plotë për politikën e Shqipërisë me të gjithë bashkëbiseduesit e mi, sikundër edhe me zotin Delor, ka një mbështetje dhe një mirëkuptim të madh për politikën që ndjek Shqipëria dhe për rolin që luan. Gjeta njëkohësisht një gatishmëri të madhe nga Komuniteti Evropian që gradualisht nga ndihmat emergjencës të kalohët në programet e zhvillimit afatmesëm. Një gjë rëndësie të veçantë ishte edhe takimi me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, z. Klaus, i cili kryeson edhe KE për këto 6 muaj. E ftova z. Klaus për të ardhur në Shqipëri, ftesë të cilën e priti me kënaqësi. Zoti Klaus tregoi një interesim për të ardhur si dhe një vlerësim të lartë për të gjitha përpjekjet dhe dhënien për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe prononcimin e demokracisë dhe të institucioneve të saj, si dhe reformat ekonomike në Shqipëri.

Koka e PS goditet nokaut

PP deklaroi brenda një salle plot komunistë se në moment do të bëhet socialiste. Ajo mori deputetët e PP, liderët e PP, anëtarët e PP, teserat e PP, metodat e punës të PP, anti-shqiptarizmin e PP, turpin e PP, enverizmin e PP, kongreset e PP, dëshmorët e PP, betimet e PP... dhe u bë PS. Veçse me një operacion të vogël psiqik, ajo tentoi të ndryshonte mendimet, përsëri kreu mbeti po ai që ishte: pra prodhim i PP: - Fatos Nano kryetar i PS, ish kryeministër dhe funksionar, karrierë i PPSH. Anëtar dhe bashkëpunëtor i vjetër shkencor i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. - Leni Niste. Anëtari i KQ PPSH Gramoz Ruçi, nënkryetar i PS, ish-ministër i PPSH, kryetues i PP, në rreth, i diplomuar në shkollën e PPSH dhe në Institutin e Studimeve marksiste-leniniste. Namik Dokle, nënkryetar i PS, ish anëtar i KQ PPSH dhe i diplomuar në shkollën e PPSH dhe Institutin e Studimeve marksiste-leniniste. Servet Pëllumbi, sekretar i përgjithshëm i PS, filozof i Institutit të Studimeve marksiste-leniniste, anëtar i KQ PPSH, diplomuar në shkollën e PPSH. Pra, meritat e përgatitjes së liderëve të PPSH e ka direkt N. Hoxha, drejtoreshë e Institutit të Studimeve M-L, dhe e shkollës së PPSH. Po cili ishte roli i tyre në tranzicion dhe demokraci? - Fatos Nano, i rrezurar nga pushteti pas 32 ditëve kryeministër me grevë të përgjithshme kombëtare, e abuzues i pushtetit dhe 18 milion dollarëve të ndihmave italiane për Shqipërinë, avokat i E. Hoxhës në Zvicër dhe tradhtar i interesave kombëtare në deklaratën me PASOK-un në Athinë. - Namik Dokle, ikullon cirku në kandidaturën për president, kryeredaktor i gazetës fashiste «ZP», idhtar i revanshizmit dhe inicues i politikës së shkelmave në parlament. - Gramoz Ruçi, xhandar i 2 prillit shkodran, ekstremist kundër zhvillimeve demokratike, persekutor i reformës dhe inicues i qindra shkaktarimeve, djegieve, plaçkitjeve, vrasjeve. Periudha e pushtetit të tij është e njohur si kohë krimesh dhe genocidi mbi popullin e pafajshëm. - Servet Pëllumbi: - inicues i teorive të socializmit kubanez, pararojë e veprimeve antikushtetuese dhe antiligjore, gur shahu në duart e Nanos, Dokles, Ruçit. - Kastriot Islami: - inkuizitor i Universitetit kombëtar, përçues i ekstremizmit politik, idhtar i politikës gangsterе, flamur i veprimeve antiligjore dhe përfaqësues në PS i klanit më antiligjor. - Ylli Bufi, njeriu me syze të errëta, që deklaratën e tij katastrofale vrau 40 jetët të pafajshëm me në Fush-Arrëz, pushtetar shkatarërimit të ekonomisë dhe paralizimit të gjithë ekonomisë shqiptare. - Vilson Ahmeti, i akuzuar për skandalin e Bankës me anonimin Arsidi, qeveritar i pozave të gënjeshtra dhe trafikur, korrupsionit, paralizë ekonomike, krimit dhe prostitucionit. - Sabit Brokaj, i akuzuar për vjedhje të ndihmave mjekësore humanitare, ideolog i vijës ekstremiste në PS, avokat i korupsionit dhe krimeve kriminale të diktaturës. Dhe padyshim “Zëri i Popullit” që për 50 vite me radhë vazhdon të jetë “helm i popullit”. Ajo larg maskës së rinovimit, ruajti emrin, njerëzit, përmbajtjen dhe festoi 50 vjetorin e krijimit nga ideologu i pavarësëm i PS, kryeredaktori i parë Enver Hoxha. Para drejtësisë Hoxha, Alia, Nano, Ahmeti, por krimet s’kanë të sosur. Megjithatë që në lindje koka e PS është e goditur nokaut nga vetvetja, nga ideologjia marksiste-leniniste që i udhëheq nga skëterra në skëterrë. Por drejtësia është ligj dhe ligji do të veprojë. Ndryshe sa të mëmorsh deri në dhjetë, viktimat e nokaut, ngrinë dhe përsëri bëjnë krime. E ardhmja e tyre është... nokaut.

LUTJE

Shokut FATOS NANO Shokut GRAMOZ RUÇI Shokut KASTRIOT ISLAMI

Zoti Selami në Hungari

Me ftesë të Forumit Demokratik Hungarez, u nis dje për një vizitë 2 ditore në Hungari kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare zoti Eduard Selami. Gjatë vizitës do të diskutohen probleme që lidhen në marrëdhëniet midis dy partive, me situatën në rajon si dhe me zhvillimet e reformave në vendet përkatëse.

Kaçi i zi apo i kuq?

Mbas arrestimit të Nanos, janë disa figura kryesore që po dalohen për devotshmëri në PS e midis tyre padyshim deputeti i «partisë» Kastroit Islami, është ndër më të shquarit. Faktishit ai nuk është anëtar i asnjë partie, të paktën nga ato që janë legalizuar, kështu që është dijan e vështirë të kuptosh se ç'llat janë bindjet e vërteta politike të tij. Si njeri që ka studiuar në Francë dhe që mban «gradë Shkencore», po të mos e njohësh, mund t'a marrësh për intelektual të mirëfilltë. Është akuzuar në parlament dhe jo vetëm në parlament, se ka spiunuar disa nga kolegët e tij studentë në Francë, të cilët më pas lanë denian, Megjithatë as një fakt i tillë nuk të ndihmon të zbulosh se cilat janë bindjet politike të Kastriotit. Dira nga ish-shokët e tij thonë se spiunllëqet nuk i bëri për bindje po- (Vijon në faqen 4)

“Jam me ju”

Në gazetat e «RD»-së, që ju keni patur konsideratën e lartë të na dënoni me vdekje, përpara se të ekzekutoni vendimin, marrim guximin t'ju deklarojmë kërkesat tona të fundit. - Në të martuarit ju lutemi, të vini dorën në zemër e të mendoni për fëmijët tanë. Brenda mundësive tepër të kufizuara të partisë suaj të varfër, u lidhni nga një pension minimal nga fondet në ar të trashëguara nga Enver Hoxha; apo nga 8 milion dollarët e kursyera nga ndihmat, italiane prej sh. Fatos. Pas këtij akti të lartë sakrifice, humanizmi, tolerance, pluralizmi, ndoshta fëmijëve tanë u prishët mendja e bëhën anëtarë të PS. - Beqarët shprehin kërkesën që të zgjedhin vendin dhe kohën më të përshtatshme të ekzekutimit. Do të ishte e pafalshme jo demokratike nëqoftëse do t'i vrisnin kur shëtisin apo bëjnë dhe me vajzat e tyre të zemrës, sepse ato do të terrorizohen dhe u bëre dora të vrasësh një mizë. - Do t'ju ishim shumë mirënjohës nëqoftëse për nder të ekzekutimit tonë do të organizoni një miting madhështor, ku t'i jepni, nga drejtoria e burgut shokut Fatos, të asistojë dhe të mbajë fjalim historik prej 3-4 orësh, që të na verë në gjumë, gjë që shpëton nga tmerri i ekzekutimit zgjuar. Përpara ekzekutimit dëshirojmë të dëgjojmë të inçizuar laratanë Nano - Papandreu dhe mesazhin e shokut Fatos «Jam ju», lëshuar nga qelia nr. 5 e Burgut të Tiranës dhe të botu- «ZP»-më 6 gusht 1993. - Amaneti i të gjithëve është që në grupën e përbashkët të na hidhni, të na hidhni duar e këmbë, me sy mbyllur, të na më jo me dhe, por me portrete të shokut Fatos Nano dhe me «ZP»-më, që ju keni mbetur stok. Kemi shpresë dhe besim të plotë se do ta studioni me vëmendje e dashamirësi lutjen tonë, duke dëshmuar edhe një herë jetë e zbatoni me konsekuencë parullën enveriane: «Ç'don populli, partia, ç'thotë partia bën populli». REDAKSIA E “Jam me ju” Luaji FATOS NANO

ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT E PARTISË DEMOKRATIKE

Nesër lexoni: Zoti Gensher deklaron se intervista e tij në gazetën «Shqip» ku gjoja ai paska theksuar «Le të shpresojmë se Shqipëria nuk do të shitet fare»; nga fillimi deri në fund është një trillim i lirë.