12/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 gusht 1993

PRIVATIZIMI I NDËRMARRJEVE TË VOGLA E TË MËDHA DUHET TË PËRFUNDOJË BRENDA VITIT 1993

BASHKIM KOPLIKU ZV/KRYETAR I KËSHILLIT TË MINISTRAVE BASHKIM KOPLIKU ZV/KRYETAR I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Në vendin tonë po bëhet e qartë, pothuaj se për të gjithë, nevoja e privatizimit sa më të shpejtë. Sidomos për ndërmarrjet e vogla e të mëdha shpejtësia mbetet kriteri kryesor. A duhet të presim të mbarojmë diskutimet pa fund mbi format më optimale, më shkencore, më të drejta, më transparente, etj., për privatizimin e pastaj të privatizojmë ndërmarrjet? A mos duhet që njëkohësisht edhe të diskutojmë edhe të privatizojmë? Duke studiuar eksperiencën e vendeve të huaja, mendimet e ekspertëve të huaj, politikanëve e ekspertëve shqiptarë të fushave të ndryshme, rezulton se format e privatizimit janë të ndryshme e pafund. Nuk ka asnjë formë privatizimi që të kënaqë të gjitha dëshirat edhe të njerëzve brenda të njëjtës parti politike e jo më të shtëpive, qeveria nxori VKM nr 248 datë 27.06.93 — për disa masa për privatizimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, i cili zgjidh disa probleme të privatizimit, aplikon për herë të parë disa nxitje për privatizim që tentojnë të angazhojnë njëherësh shumë forca, qoftë punonjësit e ndërmarrjes qoftë pushtetin lokal, etj. Rezultatet e para po shihen; gazetat janë të mbushura me lista që njoftojnë për privatizimin e ndërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri dhe sinjalet e para tregojnë se kërkesa për të privatizuar këto ndërmarrje nuk është e vogël. Mendojmë se do t’i vlente sqarimit të opinioneve të gjërë mbi të rejat që janë futur nëpërmjet këtij Vendimi. PUBLIKIMI I DETYRUAR TË MINISTRAVE që të privatizohet mund të shpërblehet deri në 24 rroga mesatare mujore nga 20 për qind e vlerës marrëve nga privatizimi. Nuk po merremi lexuesin me sqarime të hollësishme që janë pjesë e Vendimit, por tërheqim vëmendjen se me këtë vendim fillon direkt falja e një pjese të pasurisë publike. Këtë shpërblim e marrin si punonjësit që bëhen pronarë si edhe ato që nuk bëhen. Së dyti, punonjësit e ndërmarrjes favorizohen kur janë ata që do të blejnë ndërmarrjen duke arrirur që ta privatizojnë atë me një çmim deri 3 herë më të lirë se konkurrentët e tjerë shqiptarë dhe deri 9 herë më lirë se konkuruesit e huaj. Së treti, pa hyrë prapë në hollësi ja vlen të theksohet që në rastet kur punonjësit nuk janë në gjendje ekonomikone të mbledhin të gjithë paratë e nevojshme për të privatizuar ndërmarrjen, ato mund të lidhen me një ose disa investitorë jashtë ndërmarrjes të cilët mund të paguajnë pjesën më të madhe të ndërmarrjes. Si rezultat i faktit që punonjësit e ndërmarrjes janë bërë bashkëpronarë i ka lon edhe investitorit jo punonjës i ndërmarrjes e drejta e blerjes deri në 3 herë më lirë! Kjo gjë bëjmë se do t’i bëjë të interesuar shumë investitorë për t’u futur në këtë bashkëpronësi, me gjithë tendencën për të qenë pronar i vetëm që e ka bazën edhe në mungesën e eksperiencës në drejtimin e ndërmarrjeve me shumë. se konkurruesit e huaj. Ata ditën t’i tregojnë vendin me vepra edhe PS-së së sotme, edhe më të lëngurit Kastriot Islami, të cilit 1 besuan emrin e lartë e të nderuar deputetit, por që një ditë gushti 93 e përcollën siç përcillen sharlatanët, karrieristët e mashtruesit. Ata treguan besimin e tyre ndaj demokracisë së vërtetë, megjithëse... DREJTUESIT SOCIALISTË E SHKELËN TRADITËN E MIKPRITJES MALLAKASTRIOTE...! Në orën kur sipas zakonit, pushtetarët lokalë, duhej të prisnin personalitetet më të larta qeveritare, ministrat Tritan Shehu, Agron Musaraj, Dashamir Shehi, Abdyl Xhaja por edhe shefin e organizimit të PD-së, zotin Afrim Haçi, ata, socialistët, me në krye kryetarin e Këshillit të rrethit, shokun Fiqiri Haziu u fshehën. Pretendimi tejet absurd. Duam një njoftim zyrtar... Ndonëse këtë lajm ua kish përsëritur disa herë kryetari i degës së PD-së së rrethit. Por populli i Mallakastrës nuk u turpërua Anëtarët e Qeverisë Demokratike i priti me duartrokitje e ovacione, i rreshtuar në të dy anët e bulevardit të qytetit të tyre në Ballsh. Dhe jo vetëm jashtë, në dy anët e rrugës por... SALLA ISHTE E VOGËL PËR MIJERA ZEMRAT MALLAKASTRIOTE QË BROHORISNIN «LIRI DEMOKRACI», «RROFSHIN SALI BERISHA» ETJ., ETJ. Menjëherë sapo i jepet fjala Ministrit Tritan Shehu salla oshtin fuqishëm nga brohoritjet entuziaste dhe thirrjet: «Poshtë, Fatos Nano», «Të gjithë hajdutët në burg», «Kaç Islami në qeli» etj. - Ju falenderoj Ju demokratët, dhe gjithë njerëzit e ndershëm të Mallakastrës që u treguan rugën atyre që kërkojnë të thyejnë kafkën e të tërheqin njerëzit zvarrë - tha në fillim të fjalës së tij, zoti Tritan Shehu. (salla: „Poshtë hajdutët e ulpit Nano Co“). Të jeni të sigurtë se F. Nano e klani i tij mundohen e veprojnë sot, si para-ardhësit e tyre E. Hoxha e R Alia, duke tentuar të sakrifikojnë një par të tërë për interesat e tyre personale, gjë që nuk është më racionale. Rruga e futjes së brënda të njëjtës parti politike e jo mes njerëzve që bëjnë pjesë në parti të ndryshme. Natyrisht duhet të përdoret një formë që është edhe një kompromis në mes dëshirave të ndryshme. E kjo formë privatizimi natyrisht duhet të jetë konform programit të Partisë Demokratike e konform ligjeve në fuqi. Vetëm nga këto pak që thamë më sipër del i qartë kompleksi i çështjes; gjë që krijon vështirësi në gjetjen e formës më të përshtatshme e për pasojë kërkon edhe kohë të gjatë. Duhet të privatizojmë shpejt, edhe duke pranuar zgjidhje pjesore të formës së privatizimit, sepse përndryshe humbjet që do të krijonin gjatë kohës së kërkimit të «perfektes» do të ishin shumë më të mëdha se fitimet që do të kishim nga ajo gjë. Kështu u veprua. Pas vendimeve për privatizimin e dyqaneve, privatizimin e mjeteve të transportit e makinerive bujqësore; privatizimit të

TË PARANDALOHET SHPËRTHIMI I KONFLIKTIT NË JUG TË BALLKANIT

-Deklaratë e Presidentit të Republikës Sali Berisha- Kohët e fundit autoritetet serbe kryen një akt provokativ ndaj Republikës së Shqipërisë. Më dt. 6 gusht 1993, ushtarëkë serbë në kufirin e Shqipërisë me Kosovën krejt të paprovokuar dhe pa asnjë paralajmërim, hapën zjarr dy herë brenda ditës ndaj patrullave shqiptare të kufirit dhe civilëve shqiptarë, që ndodheshin në brendësi të territorit shqiptar duke plagosur tre persona, dy ushtarë e një civil, dy prej tyre rëndë. Këto rrethana të incidentit u verifikuan e konfirmuan nga Misioni vëzhgues i KE-së. Kësaj ngjarjeje i parapriu paraqitja e një note Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Beogradit ku paraqiteshin ankesa për tri incidente që gjoja ishin provokuar kohët e fundit nga pala shqiptare në kufirin e përbashkët. Asnjë nga rastet e paraqitura nuk kishte një bazë reale dhe kjo u konfirmua për një prej tyre edhe nga Misioni vëzhgues i KE-së. Vlen të përmendet se vrasjet në të qytetarëve shqiptarë nga ana e forcave të armatosura serbe janë një ngjarje e përsëritur. Rasti më mizor ishte padyshim ai i fundit të prillit 93, kur natën e vizitës së Papës në Shqipëri, tetë të rinj të paarmatosur nga Shqipëria u kapën në kufi dhe u ekzekutuan nga ushtarakët serbë. Gjithsej nga provokime të tilla qysh nga fillimi i vitit 1992 janë vrarë rreth 23 qytetarë shqiptarë, plagosur të tjerë. Gjithashtu, javën e fundit shënohet një rritje e konsiderueshme e terrorizmit shtetëror serb në Kosovë ndaj popullsisë shqiptare, që është shprehur në një shumfishim të numrit të zakonshëm të sulmeve policore ndaj banorëve. Nuk kanë munguar as provokimet e forcave ultranacionaliste të V Sheshelit që duke organizuar prita e sulme ndaj policëve serbë në Kosovë janë përpjekur ua hedhin fajin shqiptarëve, tashmë të njohur për rezistencën e tyre civile e paqësore. Këto provokacione të përsëritura e në rritje si dhe valët e ultranacionalizmit që kanë shpërthyer dhe në vendet të tjera e që kërkojnë përlarritjen me regjimin serb, dëshmojnë për një strategji të Beogradit e miqve të tij në rajon, që synojnë të rrisin tensionin e destabilizimin në Jug të Ballkanit e përhapjen e luftës. Unë i bëj thirrje Këshillit të Sigurimit, NATO-s si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, që sa më shpejt të marrin masa për parandalimin e shpërthimit të konfliktit në Jug të Ballkanit, që padyshim do të përfshinte të gjithë Gadishullin Ne përserisim me këtë rast pikëpamjen tonë, se zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës mund të arrihet duke kushtëzuar me heqjen e embargos ndaj Serbisë dhe duke vënë Kosovën nën kontrollin e NATO-s ose OKB. Tiranë, më 10 gusht 1993

Edhe Mallakastra u «çlirua»

-Tubim i madh popullor në Ballsh- Megjithëse PS-ja në Mallakastër fitoi dy herë, më 22 mars dhe më 26 korrik, për pushtetin lokal, u krijua mendimi se mallakastriotët janë bastion i fortë i social-komunizmit, janë enveristë e komunistë, konservatorë të parinovueshëm. Por koha tregoi se jo. Megjithë britmat e PS-së, për plotfuqishmërinë e Mallakastër, megjithë tentimet tullumbace të deputetit Kacic, megjithë tirazhin e madh e shpërndarjen falas të «traktit», PS-ja, mallakastriotët nuk u tundën nga e drejta krimit, çon detyrimisht në sakrifikimin përfundimtar të PS. Por tashmë ne nuk jemi në epokën e diktaturës së proletariatit. Forcat konservatore janë bashkuar sot, për të mbrojtur korrupsionet e krimet e të kaluarës, e më tutje bëhen thirrje si shumë vite më parë. Ndërsa nuk ka asnjë logjikë që masa e pakomprometuar e PS-së sot në një shtet demokratik të vetë sakrifikojnë vetë me penguar drejtë. Rreth 1 Mallakastrës së shpejti do të kompletohet me të gjitha mjetet e nevojshme, Ministri i Rendit Publik. DO TË THYHET GOGOLI I PAPUNËSISË 15 muaj më parë ne gjetëm situatën më të rëndë ekonomike, bile më të rëndë se në vitet e para pas luftë. Në atëherë nuk kishim probleme pronësie e borxhe ndaj të tjerëve. Në fillimet e qeverisjes demokratike shtetaf konservatorë të parinuovueshëm. plotfuqishmëri në Mallakastër, megjithë premtimet tullumbace të deputet Kastri, megjithë tirazhin e madh e shpërndarjen falas të «traktit», «ZP», mallakastriotët nuk u mashtruan. Mund të themi i sigurtë se është i vetmi rast në Evropën e sotme ku tentohet, që me veprime populiste të pengohet zbatimi i ligjit. I vetmi rast në Evropë, ku për të mbrojtur krimin kërcehen, se do të dilët nga çdo formë qeverisje. Dhe harrojnë se për këtë qeverisje ju është dhënë vota e popullit. Në fakt deri tani, çdo formë qeverisje e tyre ka patur vetëm karakter destruktiv dhe ka synuar që nga fillimi të çojë rishit në konfrontim forcash. Sepse sipas tyre diktaturat e proletariatit, nuk mund të vendosen, veçse nëpërmjet veprimeve antidemokratike dhe të dhunshme. Të jetë e qartë se shteti i sotëm ligjor nuk mund të lejojë të tilla akte kriminale. Ju vetë tani i thatë «ndal». Islami, që ka bërë thirrje me kare... bre. Po ky person disa herë ka bërë thirrje të atilla që çojnë në konfrontime masive dhe gjakderdhje. Qëndrimi juaj ngre edhe më lart vlerat patriotike dhe demokratike të krahinës suaj. Gjithkush duhet ta dijë mirë se koha e çdo diktature fashiste apo komuniste go- fte, në Shqipëri ka mbaruar - tha në përfundim zoti Tritan Shehu.

PUBLIKIMI I DETYRUAR

Ka pasur shumë kritika se «po bëhen privatizime nën dorë, pa e marrë vesh njeri». Vendimi i jep fund këtij fenomeni eventual, duke vendosur transparencë; Privatizimi i çdo ndërmarrjeje duhet të lajmërohet së paku katër herë në gazetat nacionale e së paku katër herë në gazetat lokale apo vende afishimi. (Me këtë rast i bëj thirrje të gjitha gazetave që të vazhdojnë publikimet e ndërmarrjeve që privatizohen sepse kështu informojnë lexuesit e tyre). Ky publikim do të dokumentohet dhe do të sigurojë edhe pjesëmarrje sa më të gjerë në privatizim.

STIMULIMI I PUNONJËSVE TË NDËRMARRJES

Deri përpara këtij vendimi punonjësit e ndërmarrjes që privatizohej nuk përfitonin gjë direkt në xhepin e tyre. Me këtë vendim çdo punonjës i ndërmarrjes

BLERËSI I HUAJ DHE BLERËSI I VENDIT

Qëndrimet në lidhje me këtë problem shumë delikat janë nga më ekstremet, që nga ato që thonë (Vijon në faqen 4)

DËSHIRA E KASTRIOTIT, KUR KA QENË STUDENT...

Si kurdoherë, kam bindje të plotë se populli i Mallakastrës, që qenë në krye të patriotizmit shqiptar, - tha në këtë takim Ministri i Rendit zoti Agron Musaraj. Kastriot Islami me politikat e tij të mbrapshta personale kërkon të turpërojë tërë krahinën tonë të Mallakastrës. Dëshira e tij që kur ishte student ka qenë për sekretar rinie. E për të realizuar këtë ëndërr ru-ajti një shpëpinë e tij dosjet e bashkëfshatarit të tij Mehmet Shehu, deri atëherë kur ky i fundit u vra apo e vranë. Me tutje zoti Musaraj foli për rendin e qetësinë në rrethin e Mallakastrës, ku në mënyrë të gu-zueshme tha se këtu ka prej kohësh qetësi dhe rend në vetvete. Megjithëse Mallakastra mbetet për këto qëllime 1 ka në një nivel të ulët. Por ju keni zbuluim nivel të shpejtë dhe më të lartë. Rasti i fundit me qytetarin gjerman duhet të jetë vërtetim i

DO TË THYHET GUGOLI I PAPUNËSISË

ekonomike, bile më të rëndë se në vitet para pas lufte. Ne Në fillimet e qeverisjes demokratike shteti e komunizmit na la me 600 milion dollarë borxh të jashtëm dhe me 40 për qind borxh të brendshëm. Kështu e nisi diskutimin e tij, Ministri Dashamir Shehi në mitingun e madh popullor të mallakastriotëve. Që nga ai moment ne morëm përsipër të bëjmë disa reforma si atë politike, administrative, juridike ekonomike e financiare, shoqërore - psikologjike, në fushën e pronësisë etj. Me kënaqësi konstatojmë se ne, me reformën politike kemi shkuar shumë më përpara se vendet e tjera të Evropës Lindore ish-komuniste. Reformën ekonomike, siç përmenda më lart, e nisën me një deficit mjaft të thellë. Kemi arritur në një stabilitet të financës kombëtare. Krahasoni sivjet, borxhi i brendshëm vetëm 10 për qind, përndryshe vjet 40 për qind. Gjatë këtij viti e më tutje tregu i mallrave paraqitet mjaft i stabilizuar si ushqimor, bile me një llojshmëri të standarteve evropiane, ashtu edhe ai industrial. Për herë të parë shteti ynë demokratik do të bëjë ngritje reale të pagave, do të bëjë investime në sektorin publik dhe do të ngremë në mënyrë të dukshme pensionet e të gjitha kategorive. (salla brohorret: «Rroftë Qeveria Demokratike», «Poshtë hajdutët social-komunistë»). Fundi i vitit 1993, do të gjejë shumë ndërmarrje të vogla e të mesme të privatizuara sepse vetë privatizimi mund t’ia sjellë begatinë ekonomike vendit. Në 6-mujorin e dytë të këtij viti ne do të fillojmë hapjen e vendeve të reja të punës, kësisoj do të hiqet e mundur të thyhet gogoli i papunësisë. Për herë të parë në vitin ’94 ne do të shfrytëzojmë frytet e para të investimeve në turizëm, infrastrukturë etj. Ngritja ka filluar. Shqipëria do të ecë vetëm përpara - përfundoi ministri Shehi. (ovacion, parrulla të njëpasnjëshme në mbështetje të qeverisë Meksi, të Presidentit Berisha, PDSH etj.) E ARDHIMJA E ARTË E ZI Ministri Abdyl Xhaja, ashtu dhe siç pritej, bashkëbisedoi me auditorin mallakastrioit, për të sotmen dhe të ardhmen e artë të zi me DYELMAN KARAJ (Vijon në faqen 2)

Drejtësia filloi luftën kundër korrupsionit të lartë

Një vendim më se i drejtë i Gjykatës Kushtetuese Në bazë të dispozitave kushtetuese, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës i drejtoji Kryesisë së Parlamentit, deputetët e mbledhur në seancë plenare diskutuan dhe vendosën që ish-kryeministri komunist Fatos Nano t’i kalohët drejtësisë. Shumë nga akuzat dhe faktet që bëjnë fajtor Nanon janë shpallur publikisht prej kohësh dhe nga dita në ditë janë bërë më të pranishme vendimin e prokurorëve për ndjekjen penale të tij. Arsyet e dyshim që nuk u vinte në dyshim që Nano do të arrestohej sëpse të gjithë lidhin akuzat që i drejtoheshin e megjithatë arrestimi i tij shkaktoi reagime tek disa grupe socialiste. Kjo reagime, është kar- të që nuk janë aspak spontane, por të parapërgatitura me qëllim që të çakërojnë e veç të ligjore për prokurorët nga organet ndaj organeve të drejtësisë. Jo më kot, mbase «demonstrimit» e forcës kryesore e PS përgalli megjithë kërcënimin me cilën vendimi i Prokurorisë së Tiranës për arrestimin e Nanos paraqitet si jo kushtetues dhe kërkoi anulimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Por vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të asaj kërkese absurde tregoi se në të vërtetë fund korrupsionit të lartë do të vihet përballë drejtësia. Ky vendim ishte vendimi i parë që organet e drejtësisë marrin kundër këtij korrupsioni. Ndiqet kaq i korruptuar me partupëshi thërresin se po u bëhet padrejtësi. Po le të supozojmë se Gjykata Kushtetuese do e quante të drejtë kërkesën e kryesisë së PS dhe Parlamentit do t’i lë duar të lira me mbledh dhe njëherë për të vendosur t’i hiqej mandati Nanos (sepse nuk besoj që grupi i PS të ketë dyshim që parlamentarët do të vendosë këtë gjë), po siguri që Nano nuk do të kishte kohë as t’i dinte pushin në kokën e qethur sepse për krimin që ka bërë do u arrestohej përsëri me një vendim i Prokurorisë të Tiranës për arrestimin e tij, që në çdo rast do të ishte shur-më për «pakushtetshmërinë» e vendimit të arrestit? Apo mos vallë shokët kishin menduar që duke e nxjerrë nga burica t’i shpëtonin kohë dhe mundësi Nanos të kërkonte shtrembër politk tek miqtë e jashtëm? Ka patur raste në botë që gjykatat edhe pse në bazë të ligjeve kanë marrë vendime të padrejta ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese është votëm i bazuar në ligj, por edhe një vendim-met më të drejta që ka marrë drejtësia. Madje për komunitetin dhe rrethanat që po jeton Shqipëria, ai ka një rëndësi historike. Ai i vë vulën e turpit të patursëmëve të korruptuar, dëshmon se ligji nuk mund të tolerojë korrupsionin apo të bashkëjetojë me të në një shtet demokratik. Ai dëshmon gjithashtu përfund e turpshëm të një epoke të korruptuar ku diktatura bënte ligjin duke mbrojtur krimin.