24/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 gusht 1993

Mbi ngjarjet e 22 gushtit në Shkodër

Njoftim i Zëdhënëses së Ministrisë së Rendit Publik Më datën 22 gusht, rreth orës 10.30, në fshatin Mushan të rrethit të Shkodrës, vrirën befasist, me automatik, rrugës duke shkuar për t'u larë në lumë, Sadik Rexho Erkoçi, 30 vjeç, oficer në divizionin e Lacit, si dhe djali i xhaxhait të tij, Daut Shyqo Erkoçi, me moshë po 30 vjeç, banues në fshatin Mushan. Dega e Rendit Publik të rrethit të Shkodrës, me të marrë njoftimin dërgoi në vend ngjarje grupin e gatshëm dhe grupin hetimor, të cilët u gjendën para një krimi anonim. Por, shumë shpejt, vetëm pas një ore, u identifikua autori i krimit. Ai ishte Gëzim Musa Sadiku. Vrasja u krye për motive të dobta. U njoftua pika kufitare si edhe filloi kontrolli i zonës ku dyshohej të ishte strehuar krimineli. Në shtëpinë e Shkëndër Mehmemtajt u gjetën 40 kapsolle dinamiti, 5 fishekë automatikë si edhe një metër fitil dinamiti. Gjatë kohës që policia kryente veprimet e mësipërme, krimineli, fshehur qellonte me armë zjarri ndaj forcave të rendit. U bë rrethimi i menjëhershëm i vendit ku ai ndodhej. Ndërkohë, policia, me një veprim të shpejtë, kap Enver Mehmetin, bashkëpunëtor i kriminelit, i cili, duke vepruar pas shpinës së forcave të rendit, po i shkonte në ndihmë me një pushkë gjermane dhe 60 fishekë. Në rrethana të tilla, dega e rendit e rrethit të Shkodrës kërkoi ndihmën e forcave speciale të repartit të neutralizimit të elementëve të armatosur. Në vendngjarje shkoi menjëherë edhe ministri i rendit publik, Agron Musaraj, si edhe drejtori i policisë së Rendit, Agim Shehu. Rreth orës 16,30, u bënë disa kontrolle banesash ku dyshohej, dhe u fikësua se krimineli ndodhej në shtëpinë e Kol Jubës. Nga ana e policisë u bënë disa herë thirrje që të dorëzohej, por ai u përgjigj vetëm me breshëri automatiku. Atëherë disa policë shpërthyen derën dhe pas një shkëmbimi të shpejtë zjarresh, në çast u vra polici 22 vjeçar, Arben Nikoll Ujka si edhe vetë krimineli Gëzim Musa Sadiku. Punonjësit e Ministrisë së Rendit Publik, shumë të indinjuar nga aktet të tilla monstruoze, u bëjnë thirrje gjithë njerëzve të ndershëm që të mos i ndezin gjakrat e aq më tepër mos të përkrahin kriminelë të tillë, që bëhen shkak i dhimbjeve të thella njerëzore, të plagëve të tilla që trondisin të madh e të vogël. Zëdhënësja e M. R. Publik LUDMILLA PAJO Tiranë, 23. 8. 1993

Mbi kontratën me firmën bullgare «Bolid 1990 Pelov»

DOSJET JANE TURPI DHE KRIMI I DIKTATURES

«Të hapen dosjet», «të mos hapen dosjet», ka qenë një nga dilemat e lindura që në ditët e para të qeverisjes demokratike. Që atëherë, këto thirrje, herë të urta, herë ulëritëse, herë naive, herë provokuese, janë dëgjuar nga të gjitha anët, por sidomos tani së fundi, të gjithë fundërrinat e stërhunjura të diktaturës, me «kasket[a] e barsolina» nëpër rrugë, kafe, parqe apo «metingje» nuk pushojnë së lehuri: «të hapen dosjet» dhe kur bashkëbisedues ose cili do që i dëgjon nuk flet, duke u përpjekur të kuptojë se ç'dreqin kanë kë të urije, ata, duke menduar se kanë gjetur «thëmbren e Akilit» të kundërshtarit, «s'ua mban e? «Hapni dosjet!» Pjesa më e madhe e këtyre matufëve, jo nga mosha por nga trutë, nuk dinë se çfarë kërkojnë, ata përsërisin si papagaj ato që kanë dëgjuar nga spekulantët politikë që drejtojnë partitë dhe shtypin e tyre. Po ç'janë në të vërtetë «biografitë» dhe «dosjet» dhe a duhen hapur ato? Dosjet janë pjella të diktaturave dhe të diktaturës komuniste në veçanti. Diktaturat vetë janë dë lojosh: diktatura që nuk e çenojnë të drejtën e pronës private dhe diktatura që e asgjësojnë këtë pronë. Këta të fundit duke asgjësuar pronën private shkallmojnë themelin e të gjitha lirive të njeriut dhe këtë e bëjnë me vetëdije, sepse e dinë mirë se për të sunduar dhe skllavëruar popullin, më parë duhet të takohen... [vazhdon jashtë kornizës] «... ka sor që do të arrestojë në Shqipëri Nevzat(i) do të shpikte diçka të re në torturat e tij»... ose që atë që kishin dërguar për të shkundur për të shkëmbyer përvojë në «Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë, por ai i la me gojë hapur «shokët» kinezë... Ata e thanë se s'kishin ç'far t'i mësonin këtij «gjen(i)u» në lëmin e torturave dhe e falënderuan duke i dhuruar në shenjë mirënjohje një libër me skica torturash që përdorreshin në kohën e dinastisë «Min». Dhe më poshtë: «Në vitin 1974 diktatori e thirri Nevzatin nga Elbasani, ku kryente detyrën e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme, për të bërë hetues i «dëshmëve të ushtrisë». Begir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako... ndan tyre ka përdorur torturat e dinastisë Min, të përmëndura ashtu siç dinte ai». Çdo gjë mund të shkruhet në dosjen e këtij njeriu por këto jo, dhe kjo provohet me faktin se për të gjitha këto shërbime «diktatura i dha atij si shpërblim një vilë në rrugën «Tefta Tashko» dhe pension special. (f. 80 libri i cituar). Shikoni «veprat» e E. Hoxhës që janë «biografia» dhe «dosjet» e tij të shkruara, ato janë e kundërta absolute e të vërtetës, madje edhe datëlindja është e dyshimtë, përgjithësisht është thënë se ka lindur më 16 tetor 1908, por në një regjistër shkollor shkruhet se ka lindur më 3 tetor, ndërsa në shënimet e kuesturës (gjoja dokument ku ai është dënuar me vdekje) del se ka lindur më 1918! Lexoni pastaj librin «unë Ramiz Alia dëshmoj ... për historinë» dhe vështirë se mund të vendosni cili nga këta dy është ustai dhe cili është çiraku në mjeshtrinë e gënjeshtrës dhe të shpifjes. Në dosjen e ish të dënuarit të ndërgjegjes K. H. që ka bërë plot 33 vjet burg thuhet se ka një «deklaratë» që kreu të vetëtojë se në një rast ai ka luajtur rolin e «spiunimit të birucës». Ta zëmë se kjo është plotësisht e vërtetë. Atëherë sikur të hapej kjo dosje tani, cili do të dënuar, ai që ka bërë 33 vjet vurg në ferrin komunist, apo hetuesit, gjyqtarët e kriminelët e tjerë, të cilët e kanë torturuar e çnjerëzuar atë deri në atë shkallë sa të shpifë edhe për bashkëvuajtësit e tij? Prandaj dosjet duhet të hapen edhe ashtu të shpifura e të falsifikuara, ata janë provat e krimeve të diktaturës. Dosjet ose ato Çfarë kanë mbetur nga dosjet duhet të hapen pa tjetër dhe të gjithë kriminelët që i kanë shkruar, shpifur e falsifikuar duhet të japin drejtësisë për të marrë ndëshkimin që meritojnë, të mos guxojnë më të ulërijnë «të hapen dosjet», që të rrëngjejnë edhe kur ta kuptojnë këtë shpikje monstruoze të sundimit të tyre. Loja me dosjet është taktika kriminale e persekutorëve të djeshëm për të mbajtur ende në ankth e torturë viktimat e tyre. Është manovra djallëzore për të shpëtuar ndëshkimit. Taktika e «dosjeve» u shkon përshtat edhe disa tipave të dyshimta e karrieriste të kamufluar. Dosjet janë turpi dhe krimi i diktaturës. Viktimat nuk kanë përse të tremben nga hapja e dosjeve. Je dën e duhen hapur ato? Dosjet janë pjella të diktaturave në përgjithësi dhe të diktaturës komuniste në veçanti. Diktaturat vetë janë dy llojesh: diktatura që nuk e cenojnë sunduar dhe skllavëruar një popull, më parë duhet ta kthehsh atë në lyps. Vetëm këta lloj diktaturash lindin monstra të tillë si Josif Stalini dhe Enver Hoxha. «Dosjet» janë shpikur dhe janë «përsosur» gjatë pesëdhjetë vjetëve të «pushtetit popullor». «Dora e fundit» atyre u është dhënë gjatë viteve 1990-1992 kur ky «pushtet» ishte në gjërhamat e fundit. Dosjet i kanë hapur dhe i kanë «mbushur» personalisht drejuesit e partisë e të shtetit, shefat e kuadrit, hetuesit, prokurorët, gjykatësit, komisarët, punonjësit e sigurimit dhe një lukumi e tërë fundurinash me gjymtime morale e psikike të shtetit komunist. Ka dy lloj dosjesh, ato për «elitën» dhe të përgjegjdhurit e regjimit dhe dosjet për armiqtë e tyre. Dosjet e kategorisë së dytë janë plot shpifje e trillime për të asgjësuar ata. Dosjet i ka krijuar diktatura kundër dëshirës së viktimave, dmth kundër armiqve të saj, atëherë çfarë pritet të zbulohet nga këta dosje? Le të sjellim disa fakte nga «dosjet e gjalla». Në librin «Mandeli e Shqipërisë» në faqen 39 dëshmohet: «I ndjeri Enver Sazani, me të cilin qendrova disa ditë në qeli, më tregoi se hetuesi Mihallag Ziqishti i kishte dhënë edhe sytë me cigare gjersa i kishte marrë pohimin se ishte agjent anglo-amerikano-francez». Tani përfytyroni dosjen e hetuesit kriminal dhe të viktimës të dënuara me vdekje, vallë besoni se do të gjeni në to këto fakte makabre? A mund të mendohet se në dosjen e N. Haxhendarit të jetë shkruar se: «Për çdo grup «armiq- fia» 3 tetor, ndërsa në një shkresë të kuesturës (goja tremben nga hapja e dosjeve.

Homazh, për të nderuar Arben Nikoll Ujkën

- Merr pjesës edhe presidenti i Republikës, Z. Sali Berisha - Dje para dite, në orën 10, u bë një homazh për të nderuar Arben Nikoll Ujkën, polic i forcave speciale të RENE-as, që ra duke luftuar në fshatin Mushan të rrethit të Shkodrës. Arkivoli me trupin e tij u vendos në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës të Ministrisë së Rendit. ... [teksti vazhdon i prerë] ... kracisë, në luftë kundër kriminelëve, të çfarëdo lloji qofshin ata. Puna e këtij grupi trimash, e «përfaqësojnë» repartin e forcave speciale të RENE-as po çmohet e do të çmohet gjithnjë e më shumë. Por, jo vetëm e tyrja, e të gjitha forcave të rendit, në mbarë Shqipërinë. Brenda një ndit Publik. Kishin ardhur për të ndëruar kujtimin e tij, prindërit, të afërmit e familjes, shokë e miq, si edhe punonjës të rendit nga të gjitha rrethet e vendit. Erdhi për të marrë pjesë në këtë hidhërim të madh edhe Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha, kryeministri Aleksandër Meksi si edhe i gjithë Këshilli i Ministrave. Presidenti Berisha ngushëlloi prindërit. Ai shprehu dhimbjen e tij të thellë, për fatkeqësinë e ndodhur. Midis të tjerash, ai u tha të pranishmëve se djali i tyre ishte një ndër më të shquarit e atij grupi djemsh trima, që e kanë marrë përsipër «rrezikun dhe që i janë përkushtuar demokracisë në mbare Shqipërinë». ... ndodhi Publik. Kishin ardhur për të nderuar mbare Shqipërinë». Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha, i dorëzoi babait, «Urdhërin e Trimërisë», akorduar Arben Nikoll Ujkës, pas vdekjes, për trimëri gjatë kryerjes së detyrës. Më pas filluan homazhet rreth arkivolit me trupin e policit të vrarë në përpjekje me një kriminel në fshatin Mushan.

Aksident i rëndë në hekurudhën Fushë-Kosovë-Pejë

Dje në mëngjes në hekurudhën Fushë-Kosovë-Pejë ndodhi një aksident i rëndë. Në fshatin Pomozotin, në vendin ku kryqëzohen hekurudha me rrugën automobilistike treni u përplas me një autobus udhëtarësh. Sipas të dhënave të para, jozyrtare flitet për 19 të vdekur dhe shumë të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin e Prishtinës. Sikurse njoftohet në autobuz ndodheshin punëtorët e elektroekonomisë së Kosovës.

Në kufirin Kosovë-Maqedoni filloi zbatimi i regjimit të pasaportave

Bashkëpunëtori i ATSH-së në Prishtinë, Behul Jashari, njofton se në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë dje filloi zbatimi i ndalimit të qeverisë maqedonase për kalimin me pasaporta të këtij kufiri. Ky vendim është një barrierë për shqiptarët e ndarë më shumë kufij në Ballkan. Dy milionë shqiptarë të Kosovës e afro një milionë shqiptarë në trojet e tjera etnike në Maqedoni, të cilët kanë lidhje të vjetra e të reja, familjare e tregtare, shpirtërore e ekonomike, përvohen shumë nga e drejta e lëvizjes dhe e marrëdhënieve për qarkullim të lirë dhe pa pengesa administrative nëpër trojet e veta, nëpër hapësirat shqiptare. Pasodat do të jenë të rënda, veçanërisht për shqiptarët e Kosovës, për shkak se për ta marrë dokumentet e udhëtimit, si dhe dokumente të tjera të nevojshme për ta, ka pengesa të shumta të ngritura qëllimisht nga administrata serbe e instaluar në Kosovë. Me këto rast theksohet se dje në vendkalimet në Hanin e Elezit dhe në Globocel, kufirin midis Kosovës e Maqedonisë, për shkak të vendosjes së regjimit të pasaportave, qarkullimi i njerëzve është shumë më i vogël se më parë.

Aksident ajror gjatë zhvillimit të fluturimeve stërvitore të programuara

Nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes mësojmë se, më datën 20 gusht 1993, rreth orës 10,20, gjatë zhvillimit të manovrimeve stërvitore të programuara, pilot i avionit të aviacionit të Rinasit, major Idriz Hoxha, pësoi aksident ajror. Sipas të dhënave të qendrës së kontrollit të fluturimeve të aviacionit ushtarak, rezulton se avioni ka rënë në zonën bregdetare të Kavajës. Ministria e Mbrojtjes, me mjetet e ushtrisë dhe në bashkëpunim me njësitë e NATO-s, që ndodhen në Adriatik për sigurimin e embargos, po bëjnë kërkimin e rajonit për gjetjen e pilotit dhe të avionit. Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes ka ngritur një komision të posaçëm për të përcaktuar shkakt, pasojat e rënimit e këtij aksidenti ajror.

DEKRET PËR LIRIM DHE EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 28 pika 7, të ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 «Për dispozitat kryesore kushtetuese», me propozimin të kryetarit të Këshillit të Ministrave Dekretoj, Neni 1 Zoti Petrit Kakalula, lirohet nga detyra e Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit me kërkesën e tij. Neni 2 Zoti Hasan Halili, emërohet Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit. Neni 3 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 20.08.1993. Nr. i Dekretit: 635. PRESIDENTI I REPUBLIKËS SALI BERISHA

NJOFTIM i zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes

Drejtoria e Financës dhe Ekonomisë në Ministrinë e Mbrojtjes, në muajin qershor të këtij viti, ushtroi kontroll mbi veprimtarinë ekonomiko-financiare të Ndërmarrjes së Eksport-Importit «MEICO», duke e njohur aktivitetin e kësaj ndërmarrjeje, për probleme të ngritur kohët e fundit dhe disa organe të shtypit tonë, sqaron: – Për nevoja të emergjencës, të diktuara nga procesi i reformimit të Ushtrisë, Ndërmarrja e Eksport-Importit «MEICO» kontraktoi me firmën bullgare «Bolid 1990 Petrov» për blerjen prej saj të disa automjeteve transporti të tipit «IFA». Kontraktimi me këtë firmë u bë konformë dispozitave ligjore, pasi më parë u shqyrtuan ofertat përkatëse të paraqitura. nga subjekte të ndryshme ekonomike brenda e jashtë shtetit. Për të shpejtuar procesin e importimit të mjeteve, Ndërmarrja «MEICO» ka transferuar nga llogaria e saj bankare në atë të shitësit, një pjesë të valutës, por jo (Vijon në faqen 2)

NEKROLOGJI

Me dt. 26 gusht 1993 u vra në përpjekje me kriminelin Gëzim Sadiku, në fshatin Mushan të rrethit Shkodër, polic i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur Arben Nikoll Ujka. Arben Ujka, lind në fshatin Baks i Ri, Velipojë të rrethit Shkodër, më 25 Janar, të vitit 1971. Pasi kreu shkollën e mesme bujqësore në fshatin e lindjes, kreu shërbimin ushtarak në repartin 88 Tiranë, ku u dallua për guxim, trimëri, zgjuarsi e qetësi. Më 15.07.1992, filloi punën si polic në repartin e RENE-s. Menjëherë shërbeu për një kohë mjaft të shkurtër vetëm 1 vit, në këtë repart të trupa speciale Arben Ujka, u shqua si djalë shumë i talentuar, me të gjitha cilësitë morale, fizike e psikologjike, i përkryer, i disiplinuar, i bindur ndaj urdhërave të eprorit, shumë i lidhur me familjen dhe shokët. Ka qenë pjesëmarrës në të gjitha operacionet e klasit të parë, ku është dalluar midis të tjerëve për trimëri e vetëtrim, në situata të vështira, duke ndeshur ballë për ballë me kriminelët. Më 22 gusht ai nuk ishte në shërbim, por sapo mësoi se në fshatin Mushan një kriminel kishte vrarë dy qytetarë dhe ishte shpallur kërkimi i tij shfaqi dëshirën për të shkuar në vend ngjarje. Arben Ujka, polici i repartit special të RENE-s mbeti i vrarë me shënime zjarri me automatik në banesën ku ishte fshehur krimineli. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.