KUSH E SOLLI ARSIDIN NË SHQIPËRI?
Në Kuvendin Popullor zotit Ilir Hoti nga deputetët socialistë ju bë pyetja «Kush e solli Arsidin në Shqipëri. Dokumentet flasin qartë se kush e solli Arsidin në Shqipëri.»
Ato i japin përgjigje edhe zotit Dokle që është i interesuar të dijë se kush është «karpusi i madh»! Ja pra zoti Dokle ku është edhe «Karpusi i madh». Hë për hë për këto po botojmë dokumentet e mëposhtme: Shoku Fatos, Bashkëlidhur ju dërgojmë kërkesën që ka bërë z. Nicolas Arsidin për t’i dhënë mandatin për të qenë Këshilltari ynë për tregtinë ndërkombëtare. Me këtë titull ai mund të punojë për të siguruar financime për vendin tonë. Mendimi ynë është që t’i jepet ky mandat për një periudhë 6 mujore. Me respekt Shane Korbeci Tiranë, më 27.3.1991 SHËNIM I REDAKSISË: Në pjesën e sipërme të këtij dokumenti vihet re i firmosur nga Fatos Nano me datë 30.3.1991. Në të thuhet: Në vijim të bisedimeve tona dhe duke pasur parasysh fillimin dhe takimet që ju do të keni për të realizuar cilësinë tuaj si organizator këshillues në tregtinë ndërkombëtare nëpër territore të ndryshme sipas marrëveshjes paraprake me ne, ju japim sot e më ... Shoku Shane, sh. Aleks Këshilltari i MTJ do të je- tutje minimumin tonë midis nesh, me bazat që vijojnë: A) Z. Nikolas ARSIDI do të na japë asistencën e tij për një zhvillim ekonomik dhe tregtar të vendit tonë, nga njëra anë dhe nga ana tjetër të B) Mbi bazën e shumave të afarizmit të pranuar nga palët përkatëse, ju do të merrni një shpërblim të rënë dakord paraprakisht, rast pas rasti dhe në marrëveshje midis palëve. C) Lidhur me asistencën e lartpërmendur ne rezervojmë të drejtën reciproke të pranojmë ose të refuzojmë disa propozime tregtare. D) Afati i këtij mandati është prej ...... muajsh, periudhë kjo që mund të nënshtrohet në heshtje, po të mos denoncohet nga njëra palë ose nga tjetra.
SEANCA E «EKSPERTEVE»
- Nikolla Arsidi, pjellë e qeverive post-komuniste Shehu, Carçani, Nano, Bufi -
- Çështja «Arsidi» ende e hapur -
Në vijim të gjyqit, në ngarkim të të pandehurve Vilson Ahmeti ish-Kryeministër, Agim Saliu dhe Agim Tartari, dje në gjykatoren e Tiranës u hap seanca e «ekspertëve».
Në krye të kësaj seance, ekspertët Llazi Balliu dhe Nelson Hicka i dhanë përgjigje shumë pyetjeve të bëra nga të pandehurit në fjalë dhe avokatët mbrojtës. Më tutje, iu përgjigjën edhe disa pyetjeve të tjera të pandehurve Ag-ron Salitu dhe Agim Tartari, të bëra aty për aty. Në vazhdim avokati Sanxhaku kërkoi thirrjen e ekspertëve përkthyes dhe grafikë. Prokurori Marku këtë kërkesë e gjykoi si të pa nevojshme. Trupi gjykues merr vendim për të dëgjuar pretendimet e të pandehurve, dhe hedh poshtë kërkesën për ekspertë grafikë e përkthyes.
- I pandehuri Agim Tartari dha shpjegimet e tija lidhur me akuzën që i është bërë. Në akuzën ndaj meje - tha ai, nuk është paraqitur paraprakisht, qëllimi i ri i Bankës Tregtare të Shqipërisë në kushtet e ekonomisë së tregut. Foli mandej, për veprimtarinë e kësaj banke në tërësi dhe për kronologjinë e fakteve të çështjes në fjalë, duke bërë përpjekjet logjike në mbrojtje të vetvetes.
Pyetje e trupit gjykues: Kur jeni takuar me z. Arsidi? - Për herë të parë në qershor 1991 - përgjigjet i pandehuri Tartari.
- Arsidi ka premtuar se do të sjellë investitor?
- Po, sepse investitorët i bëjnë këto punë, nëpërmjet parave, të cilat kalojnë nëpërmjet bankave. Arsidi kishte mjaft dijeni për ekonominë tonë, ai ka ardhur shumë herë në Shqipëri para vitit 1991.
Prokurori i çështjes Ilir Marku i bëri mjaft pyetje të pandehurit Tartari me qëllim për të hedhur dritë sa më të plotë mbi akt-akuzën.
Avokati Pajt im Hoxha bëri disa pyetje të tjera:
- Çfarë rolesh kishin mandatet e lëshuara?
- Këto mandate kujt i drejtoheshin, sepse ishin në gjuhën frënge?
Në përgjigje u tha se në fakt të gjitha dokumentat dhe korespondencat vijnë në shqip, por në këtë rast ne i pranuam në frëngjisht...?
Në këto momente ndërhyri avokati Sanxhaku, por pa rezultat.
Pas pushimit solli pretendimet e tija edhe i pandehuri tjetër Agron Saliu:
Edhe i pandehuri Saliu duke sjellë në këtë seancë kundërfaktet e tij u përpoq që të hedhë poshtë akt-akuzën e prokurorit të çështjes.
Në pjesën e tretë të seancës së djeshme prokurori i çështjes paraqiti provat shkresore. Gjatë paraqitjes së tyre pati debate më dy avokatët mbrojtës Sanxhaku dhe Hoxha të cilët përpiqeshin të hidhnin poshtë disa prej provave të prokurorit.
Në këtë pikë avokati i ish-Kryeministrit Ahmeti paraqet një shkresë me nr. 2486 datë 20.08.93 nxjerrë nga arkivi i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë e cila thotë: «Në arkivin e K. M. nuk ka vendime për çështjen e negocimit të borxhit të jashtëm, por vetëm një shkresë të Shane Korbecit të datës 27.03.1991 drejtuar shokut Fatos, gjithsej dy fletë e cila përmban kërkesën që zoti Arsidi të jetë këshilltar për tregtinë ndërkombëtare».
Arsidi si pjellë e qeverive post-komuniste që nga Shehu e deri tek Fatos Nano, e vërtetojnë edhe disa prova të reja shkresore të të pandehurit Agim Tartari.
Strumbullari i kësaj pune edhe më tej, del Nikolla Arsidi. Avokati Pajt im Hoxha kërkon që në bazë të rregullave ndërkombëtare do të ishte e nevojshme dhe ndihmë për drejtësinë që francezi Arsidi të vijë si dëshmitar në gjyq.
Përfundimisht gjykata vendosi t’i japë fund procesit hetimor lidhur me këtë çështje,
Seanca e fundit ku do të jepet edhe vendimi final do të zhvillohet me dygjë të hënën më datën 26.08.1993 në orën 12.30 minuta në një gjykatë në rrethit të Tiranës.
Përgatiti: DYLEJMAN KARAJ
KSBE e alarmuar nga veprimet edhe më represive të serbëve
UASHINGTON - Departamenti i Shtetit lëshoi më 23 Gusht një deklaratë mbi aktivitetin e KSBE-së (Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian) në Kosovë, Sanxhak dhe Vojvodinë nxjerrë në të njëjtën ditë në Stokholm nga Kryetari i KSBE-së, Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margaretha Ugglas.
Deklarata e Departamentit të Shtetit vërente se Shtetet e Bashkuara bashkohen me vlerësimin e situatës nga KSBE.
Vijon teksti i deklaratës së Departamentit të Shtetit.
Deklarata e mëposhtme mbi aktivitetin e KSBE-së në Kosovë, Sanxhak dhe Vojvodinë u lëshua në Stokholm në 23 Gusht Ugglas.
«Kemi raporte alarmuese për një numër në rritje të veprimeve represive të autoriteteve serbe në Kosovë, Sanxhak dhe Vojvodinë. Stafi lokal i misioneve të KSBE dhe personave të shoqëruar me misionet kanë qenë gjithashtu në shënjestër të këtyre veprimeve. Represioni i rritur nga autoritetet vendase shkakton shqetësime të rënda dhe përbën një dhunë të parimeve themelore të KSBE-së.
«Këto veprime mund të shërbejnë vetëm për ngritjen e tensionit. Qeveria e Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbia e Mali i Zi) duhet të ketë parasysh përgjegjësinë e vet për përforcimin e rrezikut të përhapjes së dhunës etnike në territoret e veta përmes këtyre veprimeve. KSBE dënon represionin e rritur, përfshi edhe ndonjë persekutim të punonjësve të vet të mëparshëm. Për mua është një shenjë tepër e keqe për të ardhur keq dhe deklaruese që qeveria e Beogradit ka kundërshtuar hapur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të një pranie të vazhdueshme të misionit të KSBE-së në rajon.
«KSBE do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër zhvillimet në Kosovë, Sanxhak dhe Vojvodinë
Shoku Shane, sh. Aleks Këshilltari i MTJ do të jetë ky. Si disiplinohen pagesa dhe detyrimet nga ana juridike?
Në fund të këtij dokumenti nga Shane Korbeci vihet shënimi: TE ZBATOHEN POROSITE E SH. FATOS DHE SH. SHKELQIM.
Në dosjet e dokumenteve të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme gjendet për këtë problem gjithashtu edhe dokumenti i mëposhtëm:
KUSH E KA RADHËN?
- Një pyetje që duhet ta bëjnë vetëm kriminelët, të korruptuarit dhe hajdutët.
Ka kohë që PS dhe aleatët e saj ka hapur e të lëshhtë, kanë shpërthyer një fushatë frontale, absurde e të pamoral, për të sabotuar, e diskredituar PD dhe qeverinë Meksi, duke parë me syze bllokë të zeza apo nihilizuar çdo akt, hap dhe vepër të tyre me sens pozitiv në Procesin e reformës dhe të realizimit në jetë të demokracisë së vërtetë. Për llogjikën e syve të tyre PD dhe Qeveria Demokratike nuk janë të afta të bëjnë asgjë të vlefshme, të qeverisin, ta nxjerrin vendin nga humnera ku e kanë gremisur socializmi! Enveri, Ramizët, dhe Fatosit të tyre. Gjithçka sipas syve të popullit shqiptar ka parë dhe do të shohë të mira e mrekullira vetëm nën qeverisjen e socialistëve të tyre (alias: komunistëve të së djeshëm). Edhe kulmin e lirisë së demokracisë e pasur? nëse në epokën e tyre!
Padyshim, emenduri, hipokrizi dhe demagogji të tillë të kulluar nuk tregojnë dhe mund të tregojnë vetëm evnerianët e vjetër e të rinj).
Tam, epa tyre, populli shqiptar tash nuk do çliruar e diktature, që po e shtyp dy trupa me mashtrime, që po 1 mbush burgjet me viktima të pafajshme si dillen kur i kanë bërë nënat.
Le të referohemi më mirë faktove për të bindur se fantazmat e revanshizmit, fashizmit, diktaturës janë thjeshtë pjella të fantazisë së liderëve opozitare dhe të propagandistëve të tyre, që edhe tani në epokën e demokracisë vijnë, fort nga mania persekutimit të rashëgimtarëve të tyre.
Cilët po futen në burg?
- Ish-bllokmenët, përgjegjës historik dhe të gjallë për gjenocidin politik 50-vjeçar mbi popullin shqiptar, për abuzime të përbindshme me ekonominë, pasurinë dhe frinancen e vendit, ata që e rrënuan Shqipërinë më keq se të gjithë pushtuesit bashkë gjatë këti shekulli.
- Hajdutët e kriminelët ordinare, - përdhunuesit, vrasësit, ata që shkelin rëndë ligjin, që terrorizojnë popullin me akte vandalizmi të patolerueshme, të korruptuarit që bëjnë biznes të paskrupullt dhe në kurriz e gojës dhe lekun e pakët të popullit.
A duhen ndëshkuar me burg? Sipas logjikës më të përgjithshme popullore, arrestimi dhe burgosja e këtyre kontigjenteve është një akt plotësisht i drejtë, i ligjshëm dhe i domosdoshëm. Kështu forcohen siguria e qetësia e popullit, rendit. Kështu krijohet dhe duhet 1 mbyllin në burgje edhe në vendet më demokratike të botës dhe askush nuk bën vërejtje apo akuzon për diktaturë e terror.
Sipas logjikës së komunisto-socialistëve shqiptarë - (kampionët jo vetëm në Europë për diktaturën më të egër) këta kontigjente të krimit e të korrupsionit duhen lënë të lirë, korruptuarit duan të mos i japin llogari askujt. Ç’pallim është i qartë: të institucionalizohen këta alt si qeveri ...
- Forcat e rendit dhe drejtësia të veprojnë me reptësi mbi ata që korruptojnë dhe vjedhin popullin.
- Të ndëshkosh pa mëshirë ata që e meritojnë nuk është revanshizëm dhe diktaturë.
Nëse në Shqipëri e ngrehin mirë ligjin, arrestimin e vërtetë gjyqësor, kështu i pritën rrugët krimit të organizuar, institucionalizimit të Mafias. Nuk jemi as të parët dhe as të fundit, që e bëjnë këtë. Demokracia moderne, pa aspiruar, është, nëse fund të fund, diktaturë e ndëshkueshme e ligjeve demokratike, përpara se ...
... «Addio Demokracia! Tungjatjeta diktaturë e revansh!
Nanonistët ecin sipas përvojës enveriane të rrugëve origjinale, të pashkruara. Lufta kundër korrupsionit po zhvillohet më e ashpër dhe në të gjitha nivelet e në Itali. Janë arrestuar apo ...
Ndërsa opozitarët tanë e duan demokracinë sipas konceptit të tyre, demokraci e liri e pakufizuar vetëm për ta, si e gëzonin afro 50 vjet. Por kësaj nuk ka për t’ia lënë më kurrë.
Falasitetin e propagandës së opozitës për konturimin e një shteti poloor në Shqipëri e nxjerrin në pah edhe këto fakte të tjera.
Asgjë nuk i ka gjetur dhe nuk ka për t’i gjetur qytetarët korruptë, që respektojnë dhe ...
... e më pakëzuese të vazhdojë të vëzhgojë në të ardhmen zhvillimet në Kosovë, Sanxhak dhe Vojvodinë.
Kështu bëhet plotësisht e qartë se demokracia jonë po vepron si diktaturë vetëm për kontigjentin e hershëm dhe të rinj të krimit, të korruptuarit, vjedhjes dhe shliri e pakufizuar për të gjithë qytetarët e fshatarët që aspirojnë dhe përpiqen për shtetin e vërtetë ligjor.
Kështu do të vazhdojë gjithnjë më vendosmëri, gjithnjë e më mirë. Ndryshe demokracia rrezikohet e tronditet seriozisht. Ndryshe kthimi pas, nga mundësi bëhet një realitet tmerrësisht tragjik për brezat e sotëm dhe të nesërm.
XHEVAT MUSTAFA
Flesh nga burgu i Tiranës
- Një ish-i dënuar i Spaçit ju bën «rrëfestor» ish-bllokmenët.
Një ndër punonjësit që ka «në kujdes» ish-bllokmenët dhe të tjerët në burgun e Tiranës, ka qenë i dënuar politik dhe ka kryer dënimin e tij për 15 vjet në burgun e famshëm të Spaçit.
Çdo mëngjes ai nxjerr nga qelia dhe vë në rresht të gjithë ish-bllokmenët dhe Fatosin, të cilëve, ju shtrydh këmbët me rrëshqitje. Por e torturon krahasim me kushtet e tmerrshme të burgut të tij ferr.
- «Del nga burgu fotografia e Fatos Nanos së qethur.
Këto ditë doli nga burgu fotografia e Nanos së qethur. Nuk dihet se nga e si ka dalë, por vërtetës për të janë të shumta.
Në foto duket koka e nxitshme dhe pak me majë e kryetarit të PS. Fotografia nuk është e cilësisë së mirë, por mbase së shpejti një kopja me të mirë mund ta shihni të botuar.
- Hekuran Isai në postin e brigadierit.
Duke qenë «në i bindur dhe «më i disiplinuar», Hekuran Isai në burg është ngarkuar me detyrën e brigadierit për bllokmenët. Kështu ndërrat e «Hekurit» tani është edhe Nexhmija, bile edhe vetë ish-presidenti Alia. Përveç kësaj, Hekuran Isai ka fituar dhe flamur për qelinë më të pastër.
- Pali Miska kërkon me këmbëngulje «të futet në forcë».
Ditën e arrestimit të grupit të fundit të bllokmenëve ku ka qenë edhe pjesë edhe R. Ala, në një moment kur të arrestuarit ishin mbledhur për të kryer disa formalitete, Pali Miska pyeti nëse do t’i fusnin menjëherë në forcë apo jo.
- «Gjithë jetën mendjen vetëm për të ngrënë e ka kapur» - këto ishin fjalët që më një farë nervozizmi ia drejtoi Palit ish-presidenti Alia.
- Qelitë e R. Alisë dhe N. Hoxhës i ndan vetëm një mur.
Rastësisht apo jo, në burg qelia e R. Alisë është ngjitur me atë të N. Hoxhës.
Nuk dihet nëse Ramizi ka më suasar të komunikojë me alfabetin e burgut (me goditje në mur), por me siguri që do të mësojë shpejt, kështu që do të ketë mundësi të komunikojë përsëri me shoqen Nexhmije.
- Byro politike apo banda e tulacëve? Të gjithë pa përjashtim të qeverisur zero.
Sipas rregullores së burgut edhe grupi i fundit i të arrestuarve u vu në resht për tu qethur. Në përgjithësi nuk patën kundërshtim, vetëm dy prej tyre (emrat për etikët nuk po i përmendim), qanë.
EDI PALOKA
Shënim i redaktorit:
Megjithë formën humoristike të paraqitjes, ju sigurojmë se informatat janë të vërteta dhe të sakta të marra nga një burim i brendshëm dhe shumë i sigurt, por që nuk do e identifikojmë. Fleshi do të vazhdojë.
MANDAT
Në favor të z. Nicolas Arsidi. Organizator Këshillues në Tregtinë Ndërkombëtare.
276, Bd Saint-Germain, Paris 75007
vihet shënim me shkrim dore het një shënim me shkrim dore datë 30. 3. 1991. Në të thuhet:
e lëshuar?
- Këto mandate kujt i drejtohen?
Përgatiti: DYLEJMAN KARAJ