DESHTIM POLITIK I EKSTREMISTEVE TE MAJTE DHE SHITJE E FATOS NANOS
- Mbas dy mbledhjesh të stërzgjatura kryesia e PS vendos të kthehet në parlament.
- E diela e fundit e vakancave për deputetët e PS. - Sipas burimeve të brendshme, G. Ruçi, K. Islami dhe S. Brokaj kanë insistuar për të mos u kthyer në parlament. - «Pa dalë F. Kumbari nuk futemi». Po Nano? - Nëpërmjet avokatit Sanxhaku, Nano jep O.K. por... Deputetët e PS do të kthehen në parlament. Këtë lajm e njofton dhe «ZP», e cila «pasqyron» mbledhjen e kryesisë së PS në fund të së cilës «me votim të hapur» u vendos kthimi në parlament i deputetëve të saj. Pse u kthyen në parlament socialistët? «Lufta politike zhvillohet në parlament - ky është argumenti sipërfaqësor që i bëhet këtij akti. Një argumentim që bie poshtë pa vështirësi me një pyetje të thjeshtë logjike. A nuk e dinin që më përpara socialistët një gjë të tillë? Po. Atëherë, çfarë ndryshoi në këto kohë? Mbas daljes së socialistëve, parlamenti vazhdoi pu- [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos] Mos vallë Nano e kuptoi se «miqtë» vendosën ta shesin? Arsyet pse deputetët socialistë vendosen të kthehen në parlament, siç shihet, janë të shumta, pavarësisht nga argumentat që paraqesin ata. Dikush mund të thotë se u kthyen pas socialdemokratëve, ashtu siç dolën, por e vërteta qëndron ndryshe. Deputetët e PSD vendosën të kthehen pas një dialogu konstruktiv me PD, kurse PS po kthehet me turp, pasi shiti atë që i nxorri nga parlamenti. Por mbase u kthyen edhe pse iu mbaruan vakancat, mbase sepse kryetari i parlamentit u përmendi borderonë. Megjithatë një nga arsyet është e sigurt dhe e vërtetuar nga rrjedha e ngjarjeve: kryesia e PS dështoi politikisht në këtë akt të saj. Dalja nga parlamenti vetëm sa e diskreditoi në radhët PS, ashtu siç e diskreditoi mospranimi i ligjit «Mbi të Drejtat e Njeriut» apo veprimet e tjera të tyre. Sidoqoftë vendimi i deputetëve të PS për t’u kthyer në parlament [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos] është për t’u përshëndetur. Le të jetë kjo vërtetë një shenjë tolerance e PS, shenjë se, më në fund, edhe në kryesinë e PS ka njerëz që kuptojnë se komunizmi nuk ka asnjë lidhje me demokracinë. Por opinioni ynë demokratik shtron pyetjen e logjikshme: a duhet të vazhdojnë të gëzojnë statusin dhe privilegjet e deputetit, politikane si: Kastriot Islami, që bën thirrje me të tëra bulçitë për konfrontim me ligjin, që kërcënon për t’u kthyer kafkat e të shkelë më këmbë demokrati? A e meriton më ai të futet në atë tempull të lartë të demokracisë, humanizmit, ligjit? PD, ndërkohë, konfirmoi dhe njëherë botëkuptimin e saj politike, stabilitetin dhe perspektivën e qartë të saj.
siperfaqesor socialistëve, parlamenti vazhdoi punën normalisht. Fatos Nano u arrestua, PS mbeti pa kryetar. PS zhvillon një varg mitingjesh të dështuara. Krerët e PS lëshojnë deklarata kriminale. PD reagon ndaj një deklarate të papëpshtatshme dhe të nxituar të Kakalulës. Përpjekje të kryesisë së PS për të ndërkombëtarizuar çështjen e Nanos, por përveç «miqve» të njohur, PASOK-ut dhe ndonjë mbeturine të ish-komunistëve në Europën Lindore, askush nuk shqetësohet për Nanon. Ndërkohë, mbështetja për PD dhe presidentin Berisha vjen nga përfaqësues dhe personalitete të shquara të politikës ndërkombëtare. PSD mbas një dialogu konstruktiv me PD vendos të kthehet në parlament. Kryesia e PS u jep ultimatum të zgjedhurve të tyre në pushtetin lokal, për t’u tërhequr nga postet e tyre, por ultimatumi u hodh poshtë. Pushtetarët lokalë të PS ua bënë të qartë ekstreme...
ment.
Sigurisht «ZP», «ka harruar» të paraqesë diskutimet e personave në fjalë lidhur me këtë kërkesë. D. Agolli shprehet se, duke u kthyer në parlament, «tregojmë tolerancën tonë».
Asnjë nga «argumentat» që kundërshtojnë hyrjen në parlament nuk paraqiten te «ZP». Pse? Gjithnjë sipas burimit të brendshëm nga «argumentat» e përdorura nga Ruci-Brokaj më e çuditshmja ishte se nuk ktheheshin në parlament pa u liruar F. Kumbaro. Po Nano? Mos vallë hëqën dorë nga lirimi i Kryetarit apo Kumbaro është më i rëndësishëm se Nano? Me siguri që Nanon nuk e di që «miqtë» e shiten. Po pse? Arsyeja është e thjeshtë, Nanon e hoqën qafë e tani duhet të vendosim se cili nga treshja Islami-Ruci-Brokaj do të jetë kryetari i ri.
Ndërkohë, Nano, nëpërmjet avokatit të tij (gjithnjë sipas burimeve të brendshëm) jep O. K. për futjen në parlament. Nano, nxitoësi dhe më i vendosuri për të mos u kthyer, papritur «ndërron mendim». Bie në sy që mendimi i Nanos është në kundërshtim me atë të miqve të tij Islami - Ruci-Brokaj. politike, stabilitetin dhe perspektivën e qartë të saj.
Shqipëria edhe në bazë të të drejtës ndërkombëtare ka të drejtë të interesohet për pjesën e ndarë të kombit shqiptar në Kosovë
- Deklaron presidenti Rugova -
PRISHTINË. - Në konferencën e tij të shtypit, presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, foli edhe për akuzat e Jugosllavisë së vë shpallur lidhur me incidentet e ndryshme në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë.
PRISHTINË. - Në konferencën e tij të shtypit, presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, foli edhe për akuzat e Jugosllavisë së vetëshpallur lidhur me incidentet e ndryshme në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë dhe Malit të Zi e Shqipërisë. Ai i cilësoi ato si shpifje dhe dëshirë për të devalvuar incidentet që Jugosllavia e vetëshpallur po i bënë vetë në kufi. Këtë fakt, tha ai, e ka konstatuar edhe komisioni i BE-së në Shqipëri. Kryetari i Republikës së Kosovës përsëriti edhe njëherë qëndrimin se drejtë të interesohet për pjesën e ndarë të popullit të saj edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjetkë. Shqipëria nuk është duke provokuar askënd, tha Dr. Rugova, e ne kemi të drejtë të bashkëpunojmë me Shqipërinë për të shqyrtuar interesat tona kombëtare e njerëzore. Akuzat e qeverisë së Jugosllavisë së vetëshpallur në adresë të Shqipërisë e të Kosovës, presidenti Rugova i vlerësoi si akuza të tipit komunist e stalinist.
Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, përshëndeti rezolutën e nënkomisionit të OKB-së për Kosovën të aprovuar në Gjenevë dhe pohoi se ky është një dokument shumë i rëndësishëm dhe shumë objektiv për gjendjen në Kosovë.
Sipas kësaj rezolute të OKB-së Kosova ka hyrë në kategori- në e vendeve ku aplikohet segregacioni, apartejdi e racizmi. Ky fakt është me shumë rëndësi, tha kryetari Rugova. Duke e përshëndetur në fund edhe angazhimin e kryesueses së Këshillit të Ministrave të KSBE-së, zonjës Margaret Af Uglas për një zgjidhje për Kosovën, e cila këto ditë përmes një letre ftoi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe KSBE-në që të ndërmarrin masa të menjëhershme për evit uar më të keqen në Kosovë.
(ATSH)
MIG-19-ta kërkohet midis Kepit të Selitës e derdhjes së Shkumbinit
Ashtu siç kemi njoftuar edhe më parë, gjatë zhvillimit të manovrimeve stërvitore ndodhi një aksident ajror.
Piloti Idriz Hoxha me avionin MIG-19 ra në bregdetin e Kavajës. Menjëherë Ministria e Mbrojtjes ngriti një komision të posaçëm për të përcaktuar shkaqet, pasojat e rrethanat e aksidentit ajror. Që atë ditë u morën të dhëna nga vrojtues të vendit si plazhiste e peshkatarë të zonës, për të përcaktuar vendin e ngjarjes.
Me interesimin e drejtpërdrejtë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dhe nën drejtimin e Ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, Forcat Ajrore, Forcat Detare, në bashkëpunim me mjetet detare të Peshkimit në Durrës nisën kërkimin në rajonin midis Kepit të Selitës dhe derdhjes së lumit Shkumbin, thellësi të detit 3-5 kilometra. Në këtë operacion kërkimi për ditë me radhë morën pjesë helikopterë të Forcave ajrore, 8 anije luftarake të Forcave Detare, 7 peshkatore të Durrsit, palumbarë të Forcave Detare etj. Ndihmuan gjithashtu në këtë operacion kërkimi anije të NATO-s; një fregatë turke, një fregatë amerikane dhe helikopterët e saj dhe helikopterët e një anije hollandeze.
Nga kërkimi i bërë deri tani janë gjetur pjesë nga krahu i avionit, pjesë të xhamit të fanarit, pjesë të një rrotë lujtëse dhe [vijon në faqen 2]
ME NE FUND NJE EMER I VERTETE NE ZP
Po ju shkruaj me vonesë sepse më vonesë, për vete kushtet e mia, u njoha me «Selamet e Miss Politikës» të botuar në «ZP»-të datës 26 gusht 1993, Se sa i kanë djegur «selamet» e Eduard Selamit vrasësve të djeshëm dhe trashëgimtarëve të tyre të korruptuar, e dëshmon më së miri fjala tepër banale e prej shtëpie publike dhe perversi që autori përdor në shkrimin e tij, cilit «ZP» i lë hapësirë dhe shtrat të ngrohtë, ashtu siç i takon në fakt kësaj gazete.
Nuk do të merem me ato që thuhen në «ZP» pasi aty nuk ka asgjë të re e jashtë natyrës së kësaj gazete. Ajo që tërheq vëmendjen dhe është vërtetë di- [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos]
Një gjë e tillë nuk është bërë, nuk mund të mos besojmë në vërtetësinë dhe sinqeritetin e «ZP»-së dhe të autorit, nuk mund të mos besojmë se nuk janë tjetër, as më pak e as më shumë se çka pohohet vetë prej tyre. Nuk është ndonjë gjë për t’u lakmuar kjo, por «ZP»-ja, që është deklaruar gjithnjë si «zeri i së vërtetës», si duket nuk mund [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos]
Karaxhiç pritet si luftëtar i paqes
Evropa duhet të shpallë turpin e vet, sepse ende nuk po çon në gjyq kriminelët e luftës.
Po con në gjyq kriminelët ordinerë dhe po nderon padronët e tyre. Athina pret si një luftëtar të paqes Karaxhiçin. Miçotaqis ulet në tavolinë me Karaxhiçin e Milosheviçin. Besoeni po mundet Greqia zyrtare. Të tjerë i vënë kurorë dafinash Karaxhiçit dhe kryeministri grek bën sikur s’di gjë. [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos] Sot u vunë çmim për letrat e Karaxhiçit, dhe një çmim tjetër për paqen e tij. Rrugët festive të Athinës për të pritur një kriminel si Karaxhiç tregojnë gjithshka. Nuk është çudi që nesër Karaxhiç të dërgohet luftëtar Nobel i Paqes.
Koalicioni tripartial - domosdoshmëri për ecurinë e proceseve demokratike
- Në një periudhë fare të shkurtër: u sigurua rendi e qetësia publike.
- Ekonomia shqiptare spostoi rënien galopante dhe rifilloi prodhimin.
- Shqipëria doli nga izolimi 50-vjeçar dhe u hap me krejt përëndimin dhe me vende të tjera të botës.
- Programet e tre partive konvergjojnë natyrshëm të njëjtatra dhe krijojnë një shtrat të favorshëm për ecurinë e proceseve demokratike që përkrahët nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë.
Ulja në tryezën e bisedimeve të fillim mes PD e PSD e pastaj midis PSD e PR, pavarësisht nga kundërshtitë respektive, rikonfirmoi edhe njëherë koalicionin tashmë të njohur të 22 marsit 1992, madje uli tensionin artificial dhe tregoi së gjërat e përbashkëta janë më të mëdha se ato ndarëse. Në periudhën e 17-mujshme koalicioni i tre forcave politike (PD mban peshën kryesore) ka qenë rezultativ në shumë përpjekje, që garantojnë fillimin e proceseve demokratike në Shqipëri. Le të përmendim disa prej tyre:
- U sigurua rendi e qetësia publike, u luftuan krimat pothuajse në përditshmen e mbanë pezull ankthin e qonë apo mosngritjen e shtetit, megjithëse nuk kanë munguar edhe incidentet e ndjeshme të policisë ose grupe kriminale, të cilat amplifikohen e duken nga lart se ekstremi...
Koalicioni tripartial - domosdoshmëri për ecurinë e proceseve demokratike
të mëdha e nga qarqe dashakeqe të vendit tonë.
- Për një kohë fare të shkurtër Shqipëria doli nga izolimi i thellë 50-vjeçar dhe u hap në krejt përëndimin e në shumë vende të tjera të botës, gjithnjë në bazë të leverdisë reciproke.
- Jashtë parashikimit të shtetit të ri shqiptar e të ekspertëve të huaj ekonomia, nëpërmjet reformës së saj, spostoi rënien galopante më 1992 dhe filloi ngritjen në 1993; janë të admiru-eshme rritjet e prodhimit në bujqësi, shpinë, minierat, energji elektrike, ndërtim e në disa zëra të tjerë.
- Parlamenti i parë pluralist shqiptar ka mjaftuar një mori ligjesh që synojnë erijlimin e një shteti modern evropianoperëndimor si dhe demokratizimin e jetës së shqiptarëve. Po për të realizuar...
Koalicioni tripartial - domosdoshmëri për ecurinë e proceseve demokratike
së paket parlamentare, po edhe të neglizhencave të kryesisë së parë parlamentit ka pasur edhe zgjatje të panevojshme të seancave parlamentare e dobësitë të tjera janë plotësisht të evitueshme.
- Qeveria shqiptare ndërmori reformën e thellë administrative duke shkurtërruar në mënyrë të ndjeshme aparatin burokratik komunist dhe duke krijuar një aparat të përshtatshëm me kushtet e reja të kalimit në ekonomi tregu. PSD e PR e përkrahën parimisht këtë reformë, por njëkohësisht sugjeruan se në aparatin e ri të mbizotëzojnë kriteret profesionale dhe që zëna më shumë vend proporcional në ato as sociale.
- PSD ka dhënë opcionet e veta për ligjin mbi lustracionin, për dialogun qeveri-sindikatë, për reformën e luftës kundër sigurimit, etj. për nazifikimin - që buron nga programi i saj.
kundërshtuara e kundërshton «ligjin mbi tokën», ngadalësimin e privatizimit - që buron nga gjthashtu nga programi i saj.
Koalicioni tripartial - domosdoshmëri për ecurinë e proceseve demokratike
Janë këto kundërshtitë e të treja që shpesh kanë sjellë luha-tje në koalicionin tripartial, por që kurrsesi nuk mund të thonë: shkëputjen përfundimtare i tij. Këto tri forca politike, po edhe një rrezit e mëdhenjë shoqërore e kuptojnë se koalicioni është i domosdoshëm për ecurinë e proceseve demokratike në vendin tonë, gjithnjë duke pasur raporte konstruktive, ku qëndrimi i çdo partie respektohet e të gjitha zbatojnë parimin Pastaj dhe më kryesorja: programe të tre partive konvergojnë natyrshëm të njëra-tjetra, çka do të thotë realizimi i një programi të qenditës, për të cilin ka votuar pjesa më e madhe e popullsisë e cila pëlqen më mirë interesat e tyre.
Mashtrime të reja të «ZP-së»
Toleranca ndaj krimit - «Demokraci» për opozitën?!...
«Interesant» konteksti i një citati të Rexhep Qoses, shkëputur nga një letër e tij drejtuar kohë më parë Presidenti Berisha, të cilin e boton «ZP» e datës 27. 8. 1993: «O njerëz, zgjohuni! Në burg nuk është vetëm Fatos Nanon! Në burg jemi edhe ne që na detyrojnë të jetojmë me tmerrin e burgut». Thirrjet tipike traktesh komuniste tashmë të njohura prej tyre. Po në të, ka dhe një dekonspirim naiv-politik në përdorimin e përemrit «ne». Unë do të pyesja: Kush janë këta «ne»? Them se askush nuk ka pse rron me tmerrin e burgut kur është i pastër. Pra, këta «ne» diç duhet të kenë- kësulë. Dhe është e natyrshme, e moralshme, e ligjshme dhe demokratike që liria për autorët e krimeve të jetë e kushtëzuar. Në këtë «ne» janë të tillë «uzurpuesi» R. Qoses (në rastin tonë i «ne»-ve) nuk ka përse denoncon demokratët dhe Sali Berishës si propagandë. Sepse, unë pastaj do të pyesja: a mos, vallë, këta «ne» do të quanin «demokraci» tolerancën ndaj krimit?!... Pra, këta «ne» të edhe politikisht na çenkan për «demokracinë» e krimit?!
Kuptohet lehtë në këtë shkrim se «ZP»-së, pasi ka konsumuar të ... ushtërinë e pseudonimeve të veta, përpiqet të çojë në mullirin e saj të vjetër edhe uljen o agitave të huaja si AFP, BBC ROTER, etj. Për AFP orbve erin e AFP kur kuptojnë se i referohet vetë vërtetë Ramiz Allisë, për të mos u ballafaquar me këto agjenci dhe reputacionin e madh ndërkombëtar.
E, pra, sot toleranca ndaj krimit u aplikohet si «demokracia» prej liderve të opozitës shqiptare. Ky keqinterpretim shprehet edhe në një korrespondencë të datës 25 gusht për RROTER-in, ku paralajmërohet për diktaturë. Në korrespondencë citohen midis të tjerave, arrestimet e kohëve të fundit. («Opozita shqiptare paralajmëron për diktaturë», është titulli i korrespondencës në fjalë, shkëputur prej buletinit ATSH-së). E, ndërkaq, ne na bie me tepër në sy zelli i tepruar për të përhapur sensacionin e opozitës dhe futja në «lojë» edhe e një diplomati perëndimor. Sipas «ZP»-së, ky diplomat na qenka shprehur, duke nënkuptuar Fatos Nanon, si i «vetmi» vëzhgim që mund të bëhet është se një burgosuri i vetëm i ndërgjegjes (tani) në Evropën Lindore është në Shqipëri. E prej komentit të këtij diplomati anonim, kalohet menjëherë e në «përgjithësim» dhe në numrin shumë (diplomatët) kur thuhet: «Diplomatët shprehën habi për arrestimet».
Po ç’janë këta «diplomatë»? Me janë njëka e ortakë të Nanos? Kur ata na shprehin habi për arrestimet tani në Shqipëri, e mund të na thotë autor edhe se «habli» kanë shprehur për arrestimet e së njëjtës natyrë në Itali?! E Cuditshme! Se si komentojnë i ngjitur autor, diplomatët kanë vënë në regjistrimet kohëve të fundit të gazetave.
Ku paskemi qenë ne të na tregojë? Përse dikurishët këta diplomatët «duan» vënë në kënaq-timet?! Dhe «përse qe gjithë-kënaqësim naltësi në më veprime kundër më ligjit?
Rexhep Qosja? Menjëherë në krye të shkrimit thuhet që «ZP» në një tekst botuar më datë 25 gusht për RROTER-in e ka keqinterpretuar...
ke dhe perversi që autori përdor në shkrimin e tij, të Ajo që të tërheq vëmendjen dhe që është vërtetë diçka e re, është fakti se «ZP» në këtë rast nuk ka dalë me pseudonim, por me kurajo komuniste vendos emrin e vërtetë të autorit të miratuar prej saj, duke e identifikuar kështu edhe veten me të. E pra, në fund të shkrimit, autori na zbulon qënien dhe identitetin e tij pornografik duke besuar në vërtetësinë dhe sinqeritetin e «ZP»-së dhe autorit, nuk mund të mos besojmë se nuk janë tjetra, vetë prej tyre. Nuk është ndonjë gjë për t’u lakuar kjo, por «ZP» që është deklaruar gjithnjë si «zëri i së vërtetës», siç duket nuk mund të sakrifikojë të vërtetën edhe në një rast si ky. Ky organ i pornografisë politike kthehet kështu origjinën e mirëfilltë të pornografisë, në atë seksuale duke dëshmuar kështu hapur imponencën e vet përballë realitetit dhe argumentit.
JAKUP FERI
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
- KONTROLLI I INFLACIONIT
POLITIKA E RREPTË FINANCIARE - qëllim i imponuar, mjet i vetëm. faqe nr. 2.