31/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

31 gusht 1993

Z. EDUART SELAMI U NIS PËR NË HUNGARI

Në Budapest do të zhvillohet mbledhja vjetore e EDU. Dje u nis për në Buda-pest kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Eduart Selami i cili do të marrë pjesë në Mbledhjen Vjetore të Liderëve të Partive të EDU (Bashkimi Demokratik Evropian). Në këtë mbledhje të rëndësishme do të marrin pjesë 35 vende anëtare të EDU (Bashkimi Demokratik Ndërkombëtar) dhe 25 vende anëtare të EDU të cilat do të përfaqësohen nga Presidentë, kryeministra dhe liderë partish. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PDSH-së

Në delegacion i PDSH merr pjesë në punimet e Kuvendit Qendror të PPD

Më 28 gusht zhvilloi në Shkup punimet e tij të treta Kuvendi Qendror i Partisë së Prosperitetit Demokratik. Në këto punime mori pjesë edhe një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë i kryesuar nga nënkryetari i saj, zoti Ali Spahia. Në fjalën e tij të përshëndetjes, zoti Spahia vuri në dukje rolin e madh që ka luajtur Partia e Prosperitetit Demokratik në organizimin e mendimit politik si dhe në ndërgjegjësimin e shqiptarëve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Partia Demokratike e Shqipërisë, theksoi zoti Ali, e në një Parti e Prosperitetit Demokratik si një nga forcat politike kryesore që veprojnë në radhët e shqiptarëve të Maqedonisë. Pasi foli për rezultatet e mira që janë arritur, zoti Spahia bëri fjalë edhe për detyrat tepër të rëndësishme e të vështira që ka në momentin aktual Partia e Prosperitetit Demokratik dhe sidomos kryesia e saj për realizimin e aspiratave Demokratike dhe kombëtare të popullit e të kombit shqiptar. Në këtë Kuvend pati replika të shumta midis pjesëmarrësve lidhur dhe me qëndrime dhe veprime të ndryshme të disa drejtuesve të Partisë së Prosperitetit Demokratik. Njëzet e nëntë anëtarë të Kuvendit Qendror ose shumica e këtyre anëtarëve të pranishëm, që gjatë përfaqëson që: pjatëshuar e dhe shuar e anëtarësisë së këtij Kuvendi, paraqitën një iniciativë për ndryshimin e kryesisë, si dhe të Prosperitetit Demokratik. Pas debateve të shumta u votua dhe u vendos që kryetari të diskutohej me gjerësisht dhe më pas të merrnin vendim në mbledhje të ardhshme të Kuvendit Qendror të Partisë së Prosperitetit Demokratik, pas dy javësh. Në punimet e treta të Kuvendit Qendror të Partisë së Prosperitetit Demokratik, merrnin pjesë gjithashtu si të ftuar edhe ministrat shqiptar të qeverisë maqedonase si dhe anëtarët e grupit parlamentar të Partisë së Prosperitetit Demokratik në parlamentin maqedonas. Merrnin pjesë gjithashtu kryetarë dhe kryetarë komunalë ku popullisa shqiptare ka fituar shumicën në zgjedhjet përkatëse. Korresp. i «RD»-së

POPULLI nuk u beson MË MASHTRUESVE TË TIJ 52 VJEÇARE

POPULLI nuk u beson MË MASHTRUESVE TË TIJ 52 VJEÇARE Ai di të flasë me gojën dhe votën e vet. Ata që flasin e bërtasin shumë për popullin, mendojnë shumë për vete. «Ne jemi me popullin», «Ne punojmë për popullin», «Ne po sakrifikohemi sepse duam të mirën e popullit», «Ne emër të popullit», «Zëri i popullit», populli, populli, populli... Sa shumë flitet sot në emër të popullit, sa shumë shpërdorohet fjala «popull», nga goja të mira dhe gojë të këqija, sa shumë skuqet njeriu në kurriz të tij, vetëm e vetëm që populli të bëhet pro ati që bërtet më shumë në emër të tij, të japë vendimin atij që është gati ta ngrejë fjalën «popull» gjer në kupë të qiellit. E megjithatë historia na mëson më së shumti, se populli është viktimizuar kur ka rëndur me revansh pas atij që ka bërtitur më shumë për të. Një rast i freskët, që ende rëndon shumë në ndërgjegjen tonë, e që e dëshmon këtë, është historia shqiptare e këtyre pesëdhjetë vjetëve të fundit. Kush ka folur më shumë për popullin e në emër të popullit se kreu i diktaturës së kuqe. E Hoxha? Kush ka folur më shumë në emër të popullit e për të mirë e tij se Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së, se tërë kasta e kuqe dhe krejt propaganda komuniste, që pas termave sugjestionuese «popull», «demokraci proletare», «liri për njerëzit e thjeshtë», «barazi e mirëqenie për të gjithë», fshihte maskaradën e madhe, krimin e madh që po i bëhej kombit, Shqipërisë e qytetarëve të saj, shqiptarëve? Edhe sigurisht ua shtrëngonin duart në pranga njerëzve «më emër të popullit», edhe gjykonin e dënonin njerëzit me vdekje, ose i mbysnin përpara burgjeve «më emër të popullit», edhe këshillat e lagjeve i internonin familjet në «emër të popullit». Për popullin flitet shumë edhe sot, bëhen betime e stërbetime në emër të tij, derdhen shpesh lot (krokodili) për vuajtjet dhe hallet e tij, madje shkohet deri atje sa bëhen deklamime në emër të tij nga persona, politikanë e parti, që ende i kanë të rrënjosura fort në tru konceptet totalitare, konceptet që me tërë forcën e vet monstruoze propagandistike PPSH-ja u përpoq të nguliste te njerëzit. Dhe në fakt, populli ka sy e veshë të shikojë e të dëgjojë. Ka mendje të vlerësojë e të çmojë, reaguan me përbuzje ose me shfaqje, shprehet po ose kundërshtim, sipas alternativave, sipas burimeve dhe perspektivës që krijon kjo apo alternativë politike, sipas aftësisë apo largësisë me interesat jetike të shumicës së njerëzve. Në tërësi populli nuk është kukull, si uniform, po në sistem heterogjen, me përbërje e shtresime nga më të ndryshme. Ai diferencohet brenda vetes në pozicione të ndryshme sipas interesave ekonomike, pikëpamjeve ideologjike, pirjeve kushtetuese shoqërore e moral, nivelit kulturor e politik, informacioneve e njohjes që ka e realitetin në të cilin jeton. Kështu, ky diferencim i mbrendshëm e nganjëherë i përkënduar në zhvillimin e vet con në lindjen e alternativave të ndryshme politike, në krijimin e partive politike që në tu mëvetësuar, kërkojnë të rrisin spektrin e ndikimit të vet, duke u përpjekur, që një ditë të shndërrohen në parti të krejt popullit, çka praktikisht është e pamundshme, sepse asnjëherë nuk mund të ndodhë një homogjenizim i tillë i popullit, sa të gjithë të mendojnë njësoj të kenë të njëjtin nivel kulturor, politik e shkencor dhe aq më pak të kenë të gjithë të njëjtat interesa ekonomike. Bile, po të ndodhte kjo, do të ishte fatale për vetë vitalitetin e racës njerëzore, për vetë vitalitetin e shoqërisë në të cilën janë organizuar njerëzit për të lëvizur dhe harmonizuar deri në një farë shkalle mbijetesën e vet. Dihet se diversiteti i sistemeve është shtegu nga faktorët më përcaktues të qëndrueshmërisë së tyre. Kjo është e vërtetë si në botën fizike, ashtu edhe në atë biologjike dhe aq më tepër kjo është e vërtetë për sistemin që quhet shoqëri njerëzore. Se sa e ul vitalitetin e shoqërisë homogjenizimi i dhunshëm, këtë e provoi më së miri diktatura e kuqe të majta në vendet e lindjes. E megjithatë, në këtë përbërje heterogjene ka disa elementë të veçantë unifikuese, lidhës, homogjenizues, që e bëjnë njërësit njëri njeri shqoqëri të bashkë e të njëjtën në një shoqëri të caktuar, në një shtet të caktuar. Kjo lidhet me ato vlera që janë të shënjta për të gjithë njerëzit, me ato vlera që janë primare dhe përcaktuese për një jetë dinjitoze njerëzore. Këto dy tendenca që dominojnë jetën shoqërore e që janë në përplasje të përhershme njëra njëra, njëra e ul kombëtare, i cili konsolidohet, avancon e bëhet më utilitar në përpjekjet progresit të emancipimit të shoqërisë njerëzore, nëpërmjet intelektualizimit e humanizmit të saj. Por, a e kanë të gjithë këto politikanët që sot bërtasin aq shumë në emër të popullit? Sigurisht që jo, por një pjesë e tyre as që u intereson këtyre politikanëve. Sepse kush nuk e di që se pa politikanët flet nga pozitat e një piese, nga pozita e një partie? Dhe së dyti, politikani nuk merret me politikë për filantropi, por pse ai, duke u marrë me politikë realizon dhe interesat e tij, ambiciet e tij, qëllimet e tij, potencialin e tij. Atëherë, me ç’të drejtë kur je zëdhënës i një pjesë dhe mban një kompleks interesash e ambiciesh, qofshin këto edhe qëllimimra, deklarohet në emër të popullit, merr mbi shpatulla barrë që s’të takojnë?! Këtu gjthnjë ndihesh e spekulimi. Erë e një spekulimi banal alla komunizëm. Synohet që populli të bëhet pronë partie, populli i partisë. Njeriu, politikani, mund të flasë në emër të vet, në emër të alternativës së vet, në emër të partisë së vet, po asnjëherë në emër të të gjithëve, në emër të popullit, sepse në popull bëjnë pjesë edhe ata që mendojnë ndryshe, edhe ata që pranojnë e kanë zgjedhur një alternativë tjetër. Të folurit shumë në emër të popullit dëshmon se politika nuk ka besim tek kredibiliteti i alternativës së vet, nuk ka besim të suksesin i alternativa së zgjedhur dhe pikërisht këtu pasiguri kërkon ta fshehë me spekulime, me sforcime. Natyisht që lufta politike është e luftë alternativash, por njëkohësisht edhe luftë pushteti, luftë interesash midis individëve e grupeve, në mes të ndryshme. Ajo luhet në arenën politike përballë syve të popullit, jo pa qëllim, por që të zgjerohet spektri elektoral i njërës apo tjetra alternativë e njërës apo tjetres forcë politike. Në këtë lojë, kuptohet, idealistët nuk janë të shumtë. Më të shumtët janë spektatorët iluzionistë. Dhe përdorimi i shpesh i fjalës «popull», pikërisht shtimin e këtyre iluzionistëve kërkon, sepse, sa herë përdoret për këson shumim kjo fjalë, pakësohet në një mbështetjet jo soshojshme të mëdha. Por populli duhet të jetë plotësisht nga iluzionet, të bëhet realist, siç thotë një politolog italian. Kjo është e vetmja mënyrë e madhe që është e shpëton atë nga aventurizmi i politikanëve spekulantë, që gjithnjë e kanë duke mbajtur në gojë fjalën «popull», si një çamçakëz që i ka humbur me kohë shija. LAZER STANI

Pas Kaçit të Zi Molotovi i KUQ

Kur rreth 45 vjet më parë filloi depudeti i foleës socialiste Mojkon Zagi, po u bënë grepi-neni? ...

Arrestohen drejtuesit e kombinatit ushqimor

- AKUZA: SHPËRDORIM DETYRE - - Edhe pse ka patur lëndë të parë plani është realizuar 2,5%(!) - Në fabrikë kanë humbur pa nam e pa nishan 4 milionë shishe (!) - Janë importuar lëndë të para jashtë standartit e për pasojë nuk ka funksionuar fabrika e birrës (!) Pas një shkrimi të bërë para dy muajsh në gazetën «RD» me titull «Edhe ne nuk e di pse nuk prodhohet birrë», më në fund u hoqën «pjetë lakmitorë», në bazë të kallëzimit të bërë nga shërbimi i kontrollit të shtetit, të premten e kaluar u arrestuan tre drejtues të Kombinatit ushqimor: Guxim Bejkeshi, drejtor i Fabrikës së Birrës, Dhimitër M… sa, drejtor i Fabrikës së Pijeve alkoolike dhe Niko Perivani, kryeinxhinier. Arrestimi i tyre është bërë për arsye se duke qenë drejtues në këtë kombinant, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë që fabrika e këtij kombinti të shkojë drejt falimentimit. Tregues e planit 6-mujor flasin për «realizime» deri në 2,5 përqind dhe dhe pse ka patur lëndë të parë. Si rezultat i indiferencës dhe mungesës së përgjegjësisë së këtyre drejtuesve (gjithnjë sipas të dhënave të Prokurorisë së Tiranës), janë prodhuar 4 milionë shishe të humbura pa nam e pa nishan. Dihët se prej shumë kohësh është bllokuar prodhimi i birrës së vendit. Kjo për arsye se nga importi është sjellë lëndë e parë e skaduar (elb) çka ka bërë që të konkojunkë jetësisht birrat e tjera të huaja. Të gjitha këto kanë bërë që shteti ti shkaktohen hunë materiale financiare të pallogaritshme. Saktësira të mëtejshme do të rezultojnë pas veprimeve hetimore të ekspertëve. ZEF ILESINI

Përkujtohet 50-vjetori i qëndresës frontale të krahinës së Konispolit dhe 49-vjetori i çlirimit

Të djelën në Konispol u përkujtua 50-vjetori i rezistencës frontale dhe 49-vjetori i çlirimit të kësaj krahine. Me këtë rast, në qendër të qytetit u organizua një miting ku morën pjesë banorë të krahinës, pjesëtarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues nga kryesia e Organizatës së Ushtarakëve, Pensionistë e të Liruar, të partive politike e të shoqatave, deputetë, të Kuvendit Popullor etj. Ndodhej gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së ... cilin ndër të tjera tha se kjo qëndresë është një pikë kulmore e historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Duke përkujtuar këtë, në nderojnë traditat luftarakë të popullit tonë, heroizimin dhe sakrificat e tij. Është detyrë e jonë t’i kujtojmë gjithëmonë me respekt këto tradita e sakrifica e, krahas tyre, të rivlerësojmë me objektivitet ato ngjarje e figura që dhanë jetën e tyre për lirinë dhe përparimin shoqëror. Pastaj ai lexoi telegramin e përshëndetjes së Presidentit të Republikës, zoti Sali Berisha.

KURSI POLITIK I PS - I GABUAR DHE I PAPERSPEKTIVË

Karakteri destruktiv i ekstremit të majtë nuk mund të retushohet me referate ml-ll të z. Pellumbi. Filozofia e z. Pellumbi ka pësuar një ngjitje drejt ekstremit të majtë. Teoria e kafkave të thyera dhe fenomeni i tërheqjes zvarrë, nuk është përballuar nga njerëzteria i PS. Dufi komunist, listat ilegale, fjalimet kërcënuese, thirrjet për lirimin e F. Nanos dhe revanshtraku mund të marrë rretheshoshin nga referati i modelim-1 i z. Pellumbi. Kushdo që ka vëzhguar strategjinë politike të PS gjatë dy vjetëve të fundit, nuk e ka patur të vështirë të zbulojë orientimin e gabuar të kursit politik të saj. PS nisur nga substanti i saj bolshevik dhe e detyruar nga lufta për ekzistencë brenda vetvetes, ka frymëzuar një kurs politik agresiv, hakmarrës ndaj forcës më të madhe politike demokratike, siç ishte PD. Në të tëra aksionet politike, në të tëra pozicionet historike që ka kaluar shoqëria shqiptare, PS nisur prej mbisundimit të klanit të ekstremit të majtë, e ka bërë elektoratin e saj të kërkojë nga turpi. Ky ekstrem i majtë, i cili nuk lejon që PS të shpërbëhej dhe të shkëputej prej partisë e sipas modelit evropian, ka bërë që PS të shkojë drejt vetëshkatërrimit. Z. Pellumbi në referatin «Është i dëshëruar kursi që nuk njeh kufi në forcë opalitare konstruktive tërheq një konkluzion të gabuar...» Por të paktën një program të ri politik, apo një pozicion konstruktiv të një partie në rrethana të tjera si pretendojnë a PS...

TELEGRAM

Populli të Krahinës së Konispolit Me rastin e festave tuaja, 50-vjetorit të Qëndresës Frontale dhe 49-vjetorit të Çlirimit të Konispolit, i dërgoj popullit trim dhe patriot të krahinës tuaj urimet e mia më të përzemërta. Lufta e Konispolit është beteja e parë frontale, ku batalioni «Çamëria», forcat territoriale dhe gjithë populli i krahinës tuaj, thyhen sulmet e forcave më të mëdha armike dhe mbrojtjen me këmbëngulje trojet tona amtare. Guximi dhe heroizmi i tyre është një faqe e lavdishme në historinë e luftërave të popullit tonë për liri e pavarësi kombëtare. Duke përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, ne kujtojmë me respekt dëshmorët e rënë të kësaj lufte, të cilët, me gjakun e tyre, vaditën tokën tonë të shenjtë. Ata na obligojnë neve sot të kujtojmë patriotët e vendosur, për të vënë mbi gjithçka idealet e atdheut dhe të demokracisë. PRESIDENTI I REPUBLIKËS SALI BERISHA Shqipërisë, zoti Safet Zhulali. Mitingun e hapi sekretari i komunës së Konispolit, Idajet Haxhiu. Për rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, për traditat e luftës dhe të punës së krahinës së Konispolit foli kryetari i komunës Fadil Kaso. U bënë përshëndetje në emër të shoqatës atdhetare «Çamëria», të veteranëve etj. Pastaj foli zoti Safet Zhulali, ...