Shteti merr në mbrojtje punonjësit që u mbaron afati i asistencës
Qeveria u angazhua në mbledhjen e fundit për të dhënë një ndihmë ekonomike për punonjësit që ju mbaron afati i përkrahjes sociale.
Për këtë kategori punonjësish do të jepet 50 për qind e pagës minimale mujore, ose 500 leke në muaj.
Numri i punonjësve që kanë plotësuar afatin nje-vjeçar të përkrahjes sociale vazhdon të rritet, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre kanë nisur aktivitetin privat. Për këtë gjashtë mujor numri i tyre parashikohet të jetë afërsisht 25 400 persona dhe muaj që duhet të përfitojnë përkrahjen e re të qeverisë. Efekti ekonomik i kësaj ndihme përfshin shumën 148 milion leke, pa llogaritur kompensimin për rritjen e çmimeve. Bashkë me kompensimin efekti ekonomik arrin në 263 milion leke.
(ATSH)
BIBLIOTEKA KOMBETARE
TIRANE
ENVER HOXHA ME SHOKE I TRADHETUAN IDEALet TONA
BREZI FATZI
ENVER HOXHA ME SHOKE I TRADHETUAN IDEALet TONA
-Enverianet e rinj vazhdojne rrugen e tij-
Kjo teme do te ishte material i mjafueshem dhe me se i dobishem per nje romancier apo dramaturg per te krijuar nje veper me te vertete tragjike. Ne te behet fjale per nje grup te njohur, qe luftuan e sakrifikuan çdo gje per nje ideal qe e konsideronin te drejte e qe mundi dhe gjaku i shkoi kot. Kjo ngaqe rezultati i luftes dhe sakrificave te tyre qe i kundert me deshurat e synimin fillestar. Ata luftuan e sakrifikuan per te krijuar nje shoqeri ku liria e çdonjerit te ishte kusht i lirise se te gjitheve, ku çeshtja kombetare te zgjidhej mbi bazen e drejtesise dhe vullnetit te lire shprehuer te popullit. Fatkeqesisht u arrit e kunderta. Vendi e knizes e zun robëria, trauma, ndersa konaku mbeti i shquar dhe, per ironi te fatit, edhe shteti i ri i dale nga lufta u be shtojce e nje shteti te huaj qe quhej Republika Federative e Jugosllavise.
Per kete arsye, brezi qe sakrifikoi dhe derdhi gjak nuk i realizoi idealet e tij. Mundi i u shfrytezua nga nje grup i vogel njerzish qe te hedhnur e drejtuar nga jasht, vepruan kunder interesave te popullit tone.
Prandaj duhet pranuar se idealet e ketij brezi u tradhetuan. Ne Shqiperi nuk u luftua qe te krijohej nje shoqeri me te burgosur, te pushkatuar, te frikesuar, te varfer, nje shtet diktatorial, autokratik, monokratik. Personalish, gjithnje i kujtoj me dhimbje shoket e shkollës e miqte e mi qe dhane jeten per ideale njerezore e kombetare si Xhevdet Doda, Emin Duraku, Qemal Stafa, Nazmi Rushiti, Hajdar Dushi, Shyqyri Ishmi, Tom Kola, Margarita e Kristaq Tutulani, Gjike Kuqali, Neriman Jakupi, Xheladin Hana, Siri Kodra etj, etj. Po ashtu nuk mund te harroj edhe shoket e shkollës apo te klases qe vuajten neper burgje si Gjon Perzhaku, Ram Kola etj.
Keto po i rikujtoj si rrjedhoje e sulmit te gjithanshem te eger e frontal te filluar nga forcat regresive te shoqerise sone kunder sistemit te i demokratik me jete njevjeçare.
Kercenimet qe po degjohen per konfrontime te hapura, per zgjedhje te parakoheshme, per rikthim ne te kaluarën, e bile, edhe per nje ”Somali shqiptare” alternativat qe parashrohen nuk ndjellin asgje te mire. Po dalin hapur forca te caktuara politike qe synojne te permbysin me dhune shtetin e ri demokratik dhe me po dhune te marrin ne dore drejtimin shteteror.
Jam i bindur se shumica e anetareve te PS-se nuk e miratojne dhe mbeshtesin kete rruge. Por kjo nuk eshte e mjaftueshme. Eshte ne nderin e tyre qe te distancohen nga muga e aventurave.
Shoqeria jone eshte pluraliste, demokratike. Ne kemi nevoje per nje opozite te forte, qe te respektoje rregullat dhe normat e marredhenieve pozitive. Kur keto rregulla e norma shkelen nga opozita, atehere ajo pushon se luajturi nje rol konstruktiv dhe kthehet ne opozite destruktive.
Kur flasim, per marredheniet pozitive autorët dhe aktoret e tyre nuk duhet te harrojne se gjysma e kombit tone jeton jashte kufijve te Republikes se Shqiperise. Duke marre parasysh faktin se shumica dermuese e kesaj popullsie mbeshtet PD-ne dhe aleatet e saj, raporti numerik pozite-opozite ne planin mbarëkombetar nuk eshte ai qe shpallet ne shtypin tone 70 me 25%, por shume e shume me i madh ne favor te pozitës.
Gjithashtu nuk duhen harruar edhe dy detyrat kryesore qe dalin para popullit tone e qe kerkojne zgjidhje te cilat, shteti ynë i ri po i zgjidh me sukses, duke patur perkrahjen e plote te vendeve demokratike. Keto detyra jane:
1. Thellimi e konsolidimi i proceseve demokratike krahas rikembimeve e ringjalljes ekonomike te vendit dhe
2. Zgjidhja e çeshtjes sone kombetare e ndarë te pare e Republikes se Kosoves.
Vetem miopet e keqdashësit mund te mos i verejne apo qellimisht, i mbulojne arritjet e shtetit tone te ri e forcave demokratike shqiptare ne keto fusha.
Ne momentet qe po kalon demokracia jone e kombi yne do te kerkoja udheheqja e PS-se te hiqte dore vullnetarisht nga perpjekjet per destabilizimin e vendit per te miren e vendit e ne radhe te pare, te Republikes se Kosoves.
Sot te gjithe e dine se armiqte tane shkullore bejne çmos per ta lene prapa Shqiperine e Shqiptaret, per te krijuar nje gjendje pasigurie e destabiliteti. Pare ne kete kendveshtrim, veprimet e cdo force politike duhet te maten e te vleresohen sipas parimit: ne favor te kujt shkojne keto veprime, te kombit apo te armiqve? Kur rezultati eshte i njejte, nuk ka rendesi nese veprimet behen me ndergjegje apo pa ndergjegje.
BUJAR HOXHA
Mbi takimin Jelcin - Klinton ne Vankuver
KLINTONI DHE JELCIN SHPALLIN NJE EPOKE TE RE BASHKEPUNIMI
Presidenti amerikan Bill Klinton dhe presidenti rus Jelcin ne takimin e tyre dyditesh ne Vankuver te Kanadase me 3 dhe 4 prill hapen nje epoke te re ne marredheniet midis te dy vendeve.
Me kete takim ata shpallen nje epoke te re bashkepunimit midis tyre.
Ne perfundim te bisedimeve dyditeshe presidenti amerikan Klinton pershendeti partneritetin e ri demokratik midis Shteteve te Bashkuara dhe Rusise i cili do te jape nje kontribut historik ne shekullin e ardhshëm. Mbreme ne darke te dy presidentet paten rundin e dyte te bisedimeve. Klintoni mori pjese ne nje meshe ne kishe perpara se te shkonte ne takimin me Jelcinin. Jelcini nga ana e tij u takua me kryeministrin e Kolombias britanike, Majkell Hakord. Takimi u pasua nga nje konference shtypi, ne te cilen Klintoni theksoi se perkah aktivist reformatorët dhe personalisht Jelcinin.
Jelcini nga ana e tij theksoi interesin e forte te vendit te tij ne rivalitetin e hapur. Ai tha se Rusia eshte e gatshme per rivalitet te hapur dhe te sinqerte, duke iu referuar kufizimeve trefare qe vazhdojne qe orë periudhes se luftes se ftohte. Presidenti rus theksoi se takimi i nivelit te larte ne Kanada shenon kalimin nga
(Vijon ne faqen 4)
Qeveria shqiptare deshiron qe edhe ne Bosnje te ndertohet nje shoqeri demokratike
-Nga takimi i zotit Zhualai me zotin Bisiqi-
Ministri i Mbrojtjes, zoti Safet Zhuali priti ministrin e Mbrojtjes te Bosnje Hercegovines zotin Munib Bisiq, qe kryeson nje delegacion ushtarak, i cili keto dite po ben nje vizite ne vendin tone.
Ne i percjellim me shume vemendje ngjarjet ne rajon, tha z. Zhuali, edhe per faktin se ajo çka ndodh sot ne Bosnje, mund te ndodhe neser ne Kosove, duke shtrire konfliktin ne jug. Ne keto kushte kerkojme qe ne Kosove te vendosen trupa paqeruajtese, te demilitarizohet Kosova, duke mos lejuar ne asnje menyre spastrim etnik. Pastaj, ministri ynë i mbrojtjes tha se, Shqiperia, me politiken e saj te fqinjësise se mire, me politiken realiste per zgjidhjen e problemeve me dialog e ne menyre paqesore, eshte per ate qe, fqinjët nuk duhet te marrin pjese drejtpërdrejt ne zgjidhjen e problemeve te ish-Jugosllavise. Propozimi i Presidentit Izetbegoviq do te shqyrtohet dhe vendin yne, sipas mundesive konkrete do te ndihmoje per problemin e refugjateve. Edhe pse lufta ende nuk ka mbaruar, Shqiperia qysh tani eshte e gatshme per bashkepunim ekonomik. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Bosnje Hercegovines, zoti Munib Bisiq, falenderoi per mikpritjen e perzemert dhe tha se, me vjen mire qe Shqiperia eshte e mireinformuar per ngjarjet dhe genocidin ne Bosnje. Ai shprehu deshiren e lidhjeve te bashkepunimit midis dy vendeve tona. (ATSH) 1990 1993
ALEANCE ME XHELAL STARAVECKEN KA BERE PKSH DHE JO”RD”
ALEANCE ME XHELAL STARAVECKEN KA BERE PKSH DHE JO ”RD”
Me 31 mars 1993 ”RD” botoi nje fakt te rende: vrasjen ne menyre kriminale nga perpafqesuesi i PKJ prane PKSH Dushan Mugosha te nje djaloshi 30 vjeçar. Ngjarjen e tregon nje kriminel i njohur i periudhes se luftes nacionalçlirimtare Xhelal Staravecka i pranishëm ne ate krim.
”ZP” ju pergjegj ketij deponimi me nje shkrim me titull te madh ”Perdhuohet Lufta Nacionalçlirimtare dhe heronjte e saj”. RD-ja ben aleance me kryebanditin Xhelal Staravecka.
Siç shihet, fakti i deshmuar nuk i ka vlejtur aspak ”ZP” per te denuar kriminelin Mugosha. Per te nuk thuhet asnje fjale e keqe.
ZP merret me Staravecken per te akuzuar RD se ben aleance me te etj.
Nje historian apo publicist ne raste te tilla do te vepronte ndryshe: ai do te kerkonte te bindjej nese eshte apo jo i vertete fakti i servirur. Deponimi i Staraveckes i ka te gjitha te dhenat e duhura qe provojnë vertetesine e krimit. Ai i drejtohet personave te tjere pjesemarres ne ate krim me emer e mbiemer duke u kerkuar te prononcohen nese thote apo jo te verteten. Krimi pra ka ndodhur dhe ai duhet denuar ”ZP” jo vetem nuk e denon ate, por merret me Xhelal Staravecken dhe ”RD” sikur gjoja kjo e fundit e mbron ate.
Perkundrazi ”RD” nuk merret dhe as e mbron Xh.Staravecken. Per te ai eshte nje kriminel i njohur, madje nje gje te tille Staravecka e pohon hapur ne vete shkrimet e veta.
”ZP” shkruan se Xhelal Staravecka ka qene bashkepunetor i ”Ballit Kombetar” i ”Qeverise se Regjences” dhe ”Gestapos”. Por kjo eshte gjysma e se vertetes. Xhelal Staravecka ka qene nje nder komunistet e pare, komandant çete partizane dhe me pas edhe komandant batalioni i Brigades 1 Sulmuese.
Per fat te keq te ZP, krimet qe deponon i perkasín kesaj periudhe te aktivitetit te tij.
Pra siç shihet aleance me kriminelin Xhelal Staravecka ka pasur PKSH dhe jo RD. Krimet e tij i rendonje PKSH dhe aspak RD. Te denoncosh krimet e verifikuara te Mugoshes nuk do te thote aspak se po perdhunohet Lufta Nacionalçlirimtare siç shkruan me djallezi ZP veç ne qofte se ZP njeh si heronj te PKSH figura te tilla kriminelesh si Dushan Mugosha.
DJE NE PARLAMENT
Te henen pasdite ne oren 17, me fillimin e seances z.Pjeter Arbnori njoftoi deputetet se ne rendin e dites se punimeve te Kuvendit ka ardhur edhe projektligji per kompensimin ne vlere te tokave bujqesore.
Me tej u vazhdua me seancen e pyetjeve per ministrin e Bujqesise dhe te Ushqimit, z.Rexhep Uka, seance e kerkuar nga grupet parlamentare te PD, PS dhe PSD.
Ne ndihme te ndermarrjeve te vogla dhe artizanale shqiptare
Njohja e gjendjes te ndermarrjeve te vogla ne Shqiperi, privatizimi i tyre dhe i strukturave te administrates publike dhe atyre private, percaktimi i mundesive dhe drejtimeve konkrete te ndihmes franceze ne kete sektor, ishin ne qender te bisedimeve te delegacionit francez te Bashkepunimit Teknik dhe te Marredhenieve ne Sektionin e Artizanatit, i kryesuar nga presidenti i kesaj agjencie, zoti Bernard Gotje, i cili erdhi ne vendin tone me ftese te Ministrise se Tregtise dhe te Bashkepunimit Ekonomik me Jashtë.
Njohja e gjendjes te ndermarrjeve te vogla ne Shqiperi, privatizimi i tyre dhe i strukturave te administrates publike dhe atyre private, percaktimi i mundesive dhe i drejtimeve konkrete te ndihmes franceze ne kete sektor, ishin ne qender te bisedimeve te delegacionit francez te Bashkepunimit Teknik dhe te Marredhenieve ne Sektionin e Artizanatit, i kryesuar nga presidenti i kesaj agjencie, zoti Bernard Gotje, i cili erdhi ne vendin tone me ftese te Ministrise se Tregtise dhe te Bashkepunimit Ekonomik me Jashtë.
Gjate vizites njejavore, misioni francez pati kontakte me perpafqesues te administrades qendrore te pushtetit lokal, te shoqates se artizaneve shqiptare, te dhomes se tregtise, me grupin SME, i cili punon per realizimin e programit PHARE te Komunitetit Evropian per ndermarrjet e vogla e te mesme, si dhe takime me artizane te veçante ne qytetet Tirane dhe Vlore.
Grupi francez, ne fund te vizites se tij, paraqiti nje program paraprak per vazhdimin e ndihmes.
ATSH
AZEM HAJDARI DEKLARON
Pa koment
AZEM HAJDARI DEKLARON
-Pjese nga pergjigjet e A.Hajdarit ne konferencen e shtypit te “KJ”-
Shenim paraprirs: Ju kerkojme politiken shqiptare kam qene une ndjesë lexuesve qe ne shume raste nuk kemi bere redaktimin e domosdoshem te fjalëve te kryetarit te Keshillit Botues te “KJ” sepse ne ato raste edhe ne nuk kemi arritur te japim nje kuptim te sakte te fjalive, keshtu qe per le me saktë te botuam fjalë per fjalë.
Pyetje: Ne pergjithesi ne mendimet tuaja politike ju z.Hajdari nuk keni qene konsekuent por ne nje aspekt nuk e keni ndryshuar qendrimin tuaj, ne mbeshtetje e plote qe i keni dhene presidentit Berisha. Si e shpjegoni atehere pozicionin tuaj si kryetar i Keshillit botues ne nje gazete qe me shume eshte opozite e sulmon presidentin?
Pergjigje: Ju si gazetar i keni ndjekur zhvillimet politike ne Shqiperi. Ne rast se ka patur njeri qe nuk ka patur asnje lloj kontradiksioni ne vij prape sot si perfaqesues i minoritetit ’90 dhe ta vazhdoj si tille... Eshte e vertete se kam qene konsekuent ne mbeshtetjen ndaj Presidentit Berisha dhe ne asnje çast nuk kam deklaruar ndryshe gjate dy vjetesh demokracine shqiptare te mbeshtetur ne 3 institucione te rendesishme: Presidentin ... Une i besoj njerzit, atesive te tij, i besoj aftesise intelektuale te çdo njeriu i cili eshte angazhuar ne politike pavarsisht ju e dini se çdo njeri hyri ne politike shqiptare nga profesioni i tij. Dikush si mjek, dikush si arkeolog, dikush si arsimtar, ndersa une erdha nga Fakulteti i Shkencave Politike. Erdha ne politike si nje student i politikes dhe vazhdoj sot te studioj politike...
Une shpreh nje nisme te re politike dhe me daljen sot ne kete konference shtypi ...
Gazeta ka kritikuar ne menyre te drejte ose te padrejte une nuk di qe qeveria e rregullt Shqipërine per nje vit edhe ju mos pretendoni qe ne mund t’i rregullojmë nga gazetat per nje dite megjithese une kam respekt per kete gazete.
Pyetje: Si kryetar i komisionit parlamentar te mbrojtjes paresorish nga vertetësia ose jo e lajmit te botuar tek “KJ”, a mendoni qe dhenia e nje lajmi te tille eshte ne kundershtim me interesat kombetare?
Pergjigje: Une nuk e di se si eshte dhene lajmi per levizjen e tankeve. Por di nje gje te tille, qe te shperdorosh ate çfare nje gazetar thote ne menyren ç'tij, do te thote qe te paragjykosh nje gazetar...
Interesat kombetare nuk i takojne nje individi. I takojne çdo shtetasi pyetje: A mendoni se e perballoni profesionalisht rolin e kryetarit te keshillit botues?
A e mohoni stadin e fillimit tuaj si politikan ne fakultetin e shkencave politike.
Pergjigje:...Nuk e kam aspak te veshtire per hapesiren time profesionale detyren e re.
Me dy familje, ne moshen 25 vjeç shpehsvetem me buke e margarine i hya fakultetit te shkencave politike ku kam mbaruar me mesatare 9.6. Po keshtu edhe fakultetin e drejtesise...
Ti hysh nje rruge te tille ne moshen 28 vjeç do te thote te besh gjithçka per kete toke.
Pyetje: Si eshte e mundur qe nje prej anetareve te Keshillit Botues te z.Hajdari, Jorgo Bilali e ka bojkotuar keshillin?
Pergjigje: Nuk eshte sekret qe ne e kemi botuar vetem pjeserisht keshillin ... te keshillit botues?
Pergjigje: ... Ne rregullat e qarkullimit te tankeve A.Hajdari pergjigjet:
Per sa i perket rregullores une kam ardhur ketu si i Keshillit Botues, ju shihni pozicionin tim. Por ne rast se ata do e zgjasin kete muhabet atehere si perfaqesues legjitim ne parlament do te çoj nje ekspertize do ta shohin ne parlament.
Une i them qe heqin dore sa me shpejt ata heqesi duhet t’a degjojne kete problem ketu. Po s’hoqen dore ata, e dine qe nuk ka nje leviz nga vendi t’a kene te sigurt. Dhe kur s’flas une nje jete vertete do i nguroj ata ose do nguroj veten.
1,6 milion leke vetem per rikonstruksionin e ujësjellësve ne fshatra
Per ujësjellësin e ne fshatrat Pojan dhe Sheqeras te Korçes, ku punimet sapo kane filluar dhe parashikohet te perfundoje brenda nje kohe te shkurter.
Qeveria ka akorduar 20 milion leke.
Gjithashtu jane akorduar edhe 1,6 milione leke te tjera per rikonstruksionin e disa ujësjellësve ekzistues ne fshatrat e ketij rrethi.
ATSH
Nje sugjerim per privatizimin e banesave
Keto dite nepërmjet shtypit me kane rene ne sy disa artikuj dhe informacione per privatizimin e banesave.
Gjithe dokumentacionin do ta pergatisnin vete grupet e privatizimit, perveç çertifikatës se gjendjes familjare. Por qytetaret e Tiranes e dine me se çdo te thote te marresh nje dokument te tille edhe ne nje periudhe te zakonshme, le pastaj ne nje ”pik” te tille kur te gjithe do te dynden drejt zyrave te gjendjes civile.
Per te mos u zgjatur shume jam i mendimit se grupi i privatizimit do te bente mire qe ashtu siç siguron dokumentet e tjera, mund dhe duhet te siguroje edhe dokumentet e gjendjes civile. Them keshtu pasi grupi i privatizimit ia di me mire gjuhen punonjeseve te gjendjes civile pasi jane punonjës te se njejtës qender pune. Pra te dy palet punojne ne bashki. Kete sugjerim e mbeshtes edhe ne faktin se eshte shteti ai qe po shet banesat prandaj eshte e natyrshme qe po ai te pergatase dokumentet qe duhen per te kryer kete akt. Po keshtu komisionet e privatizimit kane nje plan te caktuar per radhën e privatizimit, ndersa po te lihen ne dore te qytetareve ata do te suleshin te gjithe drejt zyrave te gjendjes civile te cilat nuk do te mund te perballonin kete volum te madh pune.