MBERRITEN APARATURAT E PARA TE AKORDUAR NGA NATO-ja
Sipas aktmarrëveshjes te bere me pare midis përfaqësuesve te Flotes sone Luftarakë Detare dhe përfaqësuesve te Flotes se NATO-s dhe te BEP-it, per te siguruar nderlidhjen ne procesin e zbatimit te Embargos ne Adriatik, mbërriten keto dite ne Durres aparaturat te nderlidhjes, te akorduara nga NATO-ja, nepërmjet shtabit te Përgjithshëm te ushtrise italiane.
Me kete rast, komandanti i Flotes sone Luftarake Detare, kapiteni i rangut te Pare Fitim Halili, pasi shprehu kenaqesine per ndihmen e dhene, e konsideroi ate si fillim te mbare ne bashkepunimin e metejshem midis flotes sone dhe flotes se shteteve pjesemarrese te NATO-s dhe te BEP-it.
ZEDHENESI I MINISTRise SE MBROJTJES
Tirane, me 6.4.1993
“PARATE E SIGURIMIT TUAJ JANE NE ZVICER”
Pohon nje nga shefat e antidrogës ne Rome .
-”Ekziston nje Traktat Bashkepunimi midis Republikes Helvetike dhe Mbreterise se Bashkuar i cili qendron ende ne fuqi pasi nuk eshte abroguar nga asnje qeveri”.
-Ne Lugano gjendet nje person publik qe mund te zgjidhe dhe çeshtjen e arit shqiptar
( LEXONI NUMRIN E ARDHSHËM )
KOMENT I ZEDHENESIT TE KRYEMINISTRIT
Zedhenesi i kryeministrit komenton se me keto ndryshime Kryeministri zoti Aleksander Meksi synon:
Se pari: te realizohet nje koordinim me i mire i reformes ne stadin e saj te ri dhe
se dyti: te zgjeroje bazen e Kabinetit te Tij duke
Biografi te ministrave te sapoemëruar
PETRIT KALAKULA
AGRON NEKI MUSARAJ
EDMOND SHYQYRI SPAHO
PETRIT KALAKULA
Ka lindur me 31 dhjetor 1931 ne qytetin e Tiranes, ne nje familje qytetare. Mbasi ka mbaruar shkollen e mesme me nota te shkelqyera, per motive politike nuk i eshte dhene e drejta e studimit ne shkollë te larte. Vetem pas pese vjetëve ka hyre me korrespondence ne Fakultetin e Agronomise, te cilin e ka kryer me rezultate shume te mira.
Ka punuar per 10 vjet si bashkepunetor shkencor ne Institutin e Kerkimeve Bujqesore, per rreth 16 vjet ne kooperativa bujqesore, 2 vjet ne drejtorine e Ujrave e Sistemeve, afro 4 vjet ne Komitetin Ekzekutiv te Rrethit Tirane, 3 vjet ne fermen e Kamzes, per 8 vjet ne Stacionin Bujqesor te Rrethit. Ne gusht 1991 ishte caktuar si Zevendesekryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist te Rajonit 4 Tirane. Ka qene kandidat per deputet i PD ne zgjedhje. Ne zgjedhjet e 22 marsit eshte zgjedhur deputet ne zonen Nr.92 te Rrethit te Tiranes. Aktualisht eshte deputet ne Kuvendin Popullor dhe Kryetar i Komisionit te Bujqesise dhe Ushqimit.
AGRON NEKI MUSARAJ
Lindur ne Vlore me 1.1.1950, banues ne Berat, ku ka kryer arsimin e mesem(te pergjithshem). Gjate periudhes 1971-1975 ka kryer Fakultetin e Shkencave te Natyres, dega matematike. Gjate periudhes 1976-1987 ka punuar si mesues ne shkollat 8 vjeçare te mesme bujqesore. Ne vitin 1987-1991, mesues matematike ne qytetin e Beratit.
Eshte deputet i zones elektorale Nr.1.
Ka qene sekretar i grupit parlamentar te Rendit-Mbrojtjes e SHIK-ut.
EDMOND SHYQYRI SPAHO
Lindur me 13.9.1958 ne Tirane.
Ka mbaruar studimet e larta per ekonomi ne vitin 1982.
Me pas ne periudhen 1982-1988 ka punuar si ekonomist dhe shef sektori ekonomik ne ndermarrje te ndryshme ne Elbasan e Rreshen.
e Kerkimeve Bujqesore, perreth Ujrave e Sistemitimeve, Bujqesor te Rrethit. Ne gusht 1991 eshte caktuar si Zevendesdrejtor i Komisionit te Bujqesise dhe Ushqimit.
XHEZAIR QAMIL TELITI
Lindur ne qytetin e Kavajes me 17.2.1948, ku ka kryer dhe arsimin e mesem. Gjate periudhes 1966-1971 ka kryer studimet e larta ne degen Matematike. Pas studimeve ka filluar punen ne Katedren e Matematikës Speciale. Me 1981 ka fituar graden shkencore “Kandidat i Shkencave”. Me 1989 ka fituar titullin shkencor “Docent”. Me 1991 ka fituar graden shkencore “Doktor i Shkencave”.
Eshte pergjegjes i Katedres se Topologjise dhe i Analizes Funksionale ne Fakultetin e Shkencave te Natyres.
KAPEN VJEDHËSIT E 750 COPE PASAPORTAVE
Rajoni i policise nr.3 u vu ne kerkim me nje grup te veçante operativ hetimore, dhe brenda 10 oreve nga momenti i ngjarjes arriti te zbuloje e te ndaloje autoret e vjedhjes se 750 pasaportave te pa plotesuara ne sektorin e pasaportave te DR.Publik. Autoret e vjedhjes jane: Dritan Shyti, Ilir Kondakçiu, Ervin Çaci, si dhe studenti Genc Resmi Osmani.
Shtetasit e mesiperm iu derguan organeve kompetente per ndjekje penale.
PER 3 MUAJ BASHKIA E TIRANES KA SHPER NDARE 6
P.P.D NE ZVICER I DHURON BASHKISE 15200 FRANGA ZVICERANE
Anetaret e simpatizantet e Partise se Prosperitetit Demokratik ne Zvicer, ne tubimet e organizuara ne shenje solidariteti me vellezerit e tyre ne Shqiperi kane shprehur gatishmerine per te grumbulluar ndihma humanitare. Ne kuadrin e kesaj ndihme keto dite Bashkise se Tiranes iu dhuruan 15200 franga zvicerane, per meremetimin e shkollave te kryeqytetit.
Me kete rast Bashkia e Tiranes i shpreh mirenjohje, te thelle te gjithe simpatizanteve te kesaj partie.
NJE NJOFTIM QE DO KORRIGJUAR
Aleksander Meksi synon:
Se pari: te realizohet nje koordinim me i mire i reformes ne stadin e saj te ri dhe se dyti: te zgjeroje bazen e Kabinetit te Tij duke angazhuar specialiste, intelektuale te shquar, pa parti si zotërinjte Xhezair Teliti e Edmond Spaho.
duke angazhuar specialiste, intelektuale te shquar, pa parti si zotërinjte Xhezair Teliti e Edmond Spaho.
Kryeministri falenderon ministrat qe u larguan nga kabineti i tij per kontributin e dhene ne drejtimin e dikastereve perkates dhe u uron sukses ne detyrat e reja.
METASTAZAT E TE PRIVILEGJUARVE
-Mbi 70 familje te strehuara vetem ne keto tre muajt e fundit ne siperfaqet e teperta-
Opinioni tashme eshte njohur me angazhimin e Bashkise se Tiranes, per te zbutur sadopak problemin e Strehimit edhe nepërmjet rishperndarjes se siperfaqeve te teperta te banimit.
Nje pune pergatitore ne evidentimin e ketyre siperfaqeve te teperta kryen komitetet pluraliste te rajoneve. Nga ana tjeter çuditerisht po keto me vendime te Komitetit, bene te pamundur qe keto siperfaqe te teperta t’ua liqeronin poseduesve te tyre. Ketij qellimi i kane sherbyer makinacionet me gjendjen civile te ketyre familjeve duke bere bashkime, biresime, ndarje etj.
Pergjithesisht ata qe kane patur siperfaqe te teperta kane qene te privilegjuarit e sistemit monist, dhe eshte e cuditeshme se si ato kane mundur te gjejne gjuhen e perbashket me drejtuesit e pushtetit pluralist. Sa per konkretizim Vjollca Kasefi qe kishte siperfaqe te tepert banimi i miratohet ardhja e kunatit 70 vjecar nga Elbasani per tu bashkuar me atributet e kryefamiljarit. Kico Kasapi i miratohet bashkimi familjar me vajzen, stavri Naqit i miratohet bashkimi i vjehrrit dhe vjehrres se djalit me familjen e tij.
Te gjitha keto vendime te pushtetit pluralist perveçse jane bere me qellime komprometuese, ato kane qene edhe te jashte ligjshme, pasi jane marre ne nje kohe kur Qeveria me udhezese te vecante kishte pezulluar marrjen e vendimeve te tilla.
Po ne ndihme te bllokimeve nuk kane munguar te vijne edhe disa gjyqtare, te cilet me vendimet e tyre gjyqesore jane bere qesharake. Keshtu gjyqtarja Arjana Fullani, ne nje shkrese te trajtuar ne forme vendimi ne emer te popullit, pa numer vendimi “argumenton” ndarjen e nje familje jo nga dokumentet e gjendjes civile, por nga tallonat e djathit.
Aq sa kane qene idiote per te udhehequr kete vend po aq te zgjuar, jane treguar drejtuesit komuniste per te siguruar privilegjet e tyre. Keshtu dinastia “Kapo” ne momentin qe do te zbatohej urdheri administrativ per marrjen e siperfaqes se tepert te banimit, nxorri si mburoje nje pasaporte blu qe i vertetonte shtetesine amerikane!
Ndersa familja Hoxha kishte mundur te paguante 4-5 gazetare te huaj e te vendit te cilet do te deshmonin shkeljen e te drejtave te...arrit.
Sidogofte, pavaresisht nga manipulimet e pushtetareve dhe nga angazhimi i gjithe arsenalit mbrojtes, u arrit qe te privilegjuarve te djeshem t’u merren siperfaqet e teperta te banimit e ne to te strehohen qytetare te tjere te pershtatur me sistemin monist. E persa ne ta akuzojne per shkelje te drejtave te njeriut. Po ashtu eshte. Ne shkelëm te drejten e bllokmenve qe banojne me 6-7 dhoma ndersa qe te pershtaturit e kishim te pastrehe.
Per kete le te na akuzojne!
AVNI ÇELA
Administrator i Lagjes Nr.5
Dje ne Kuvendin Popullor
Ne seancen e djeshme te paradites Kuvendi Popullor perfundoi miratimin e projektligjit “Per urbanistiken”.
Diskutimi dhe miratimi i te cilit kishte filluar qysh javen e kaluar te punes se Kuvendit. Ne nenin 13 te tij ne paragrafin e fundit percaktohet qe emerimi i pergjegjesit te zyres se Urbanistikes miratohet nga ministri me-propozim te Keshillit te Rrethit.
Mbasdite u miratua projektligji per ratifikimin e “Marreveshjes per dhenien e kredise per zhvillimin ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Shoqates per Zhvillimin nderkombetar. Kjo marreveshje parashikon marrjen e nje kredie nga IDA prej 2.4 milion dollaresh.
Korresp i “RD”
Verejtje qytetare pushtetit te katerte
PARA ÇDO GJEJE-PUNA
-Kane a nuk kane ça te gjurmojne gazetaret?!...-
Populli e ka dhene verdiktin e tij njehere. Prandaj perse aq shume artikuj per te bere dhe per te kundershtuar thirrjet per “zgjedhje te reja”, per doreheqje te qeverise, kur populli s’e ka mendjen fare tek keto?!
Ai e ka mendjen per te filluar puna. Dhe kete ja ka besuar pushtetit demokratik.
“RD”, vertet eshte gazete e partise ne pushtet, por ky pushtet eshte i te gjithe shqiptareve. Prandaj te gjithe kane te drejta ta mbrojne, ashtu siç kane edhe te drejta ta kritikojne kur duhet. Dhe kritika me e madhe duhet te behet per ate: perse nuk fillon puna?
Djegia e qindra marreveshje lidhen nga ndermarrjet, por pengohen neper drejtori dhe dikastere. Perse nuk e trajtojne gazetat kete fenomen?!
Rrjet lokale dhe RTV, njof tojne per lista ndermarrjesh qe do te privatizohen. Konkretisht asnje nuk eshte privatizuar. Kush pengon? Perse nuk gjurmojne gazetaret ne kete problem, kryesori i reformes ekonomike?!
Ne ndermarrjet ekonomike, megjithese nuk punohet, administrata mbahet.
Nje gogel eshte bere koncepti “s’kemi teknologji”. Qe s’kemi kete e dime te gjithe. Por ama ne Shqiperi nuk ka fabrika me teknologji me te vjeter se
Tegzgjahu Shkodres. Mendo: makina te instaluara ne vitet 20-te. Dhe pikerisht kjo fabrike ka prodhuar per eksport. Si ne ndermarrjet qe do te privatizohen, ashtu edhe ne ato, qe njohere per njohere do te mbeten shteterore, nuk mund te zbatohet menjehere rruga: rinovim-prodhim. Jo. Ato do te ndjekin rrugen: prodhim-rinovim-prodhim.
Nje fikje tjeter per fillimin e punes jane vjedhjet. Perse nuk e kane kete frike ndermarrjet e perbashketa dhe shume te tjera qe jane duke punuar? E para, se ato perdorin nje kontabilitet te tille qe nxjerr ne pah do humbje, pra edhe humbjet nga vjedhjet. E dyta, ato nuk i paguajne rojet kot. E treta, kur te zene duke vjedhur, te nxjerrin perjashta dhe s’ka “mik” qe te fy me aty.
Probleme te tilla ku duhet te gjurmojne gazetaret ka boll.
Por siç duket, gazetaret tane bejne vetem nje pune. Hap in gazetat e njera tjetres dhe pastaj fjalet krijojne shpejt rrjeshtat, dhe rrjeshtat aq shpejt faqet, sa qe edhe ato vet quditen. Por keshtu i qudisin aq me shume lexuesit e tyre te cilet me te drejte thone: “Pse keshtu do ta ndihmojme demokracine ne Shqiperi, pushteti i katerte?!”
ENVER NURJA
PER 3 MUAJ, BASHKIA E TIRANES KA SHPERNDare 6 MILION E 630 MIJE LEKE
Ne kuadrin e zbatimit te vendimit te Qeverise per tu dhene ndihma ekonomike familjeve pa dhe me pak te ardhura.
Vetem per tre muajt e pare, kjo bashki ka shpenzuar 6 milion e 630 mije leke te reja.
Deri tani perfitojne nga kjo ndihme per çdo muaj 1980 familje ose rreth 6000 fryme, te cilet marrin rreth 500 leke secili.
1,7 MILIARDE LEKE TE ARDHURA NGA TATIMET
Nga kryetari i degës se tatimeve per Tiranen z. Luan Pustina mesuam se eshte tejkaluar plani i arketimeve te tatimeve per 3-mujorin e pare te ketij viti. Keshtu shuma e arketimeve buxhetore per kete periudhe kap shifren 1,7 miliard leke te reja dhe vetem brenda muajit mars u arketuan 1.1 miliarde leke te reja.
Synimi eshte qe brenda ketij viti te arketohen 3.8 here me shume leke se ne vitin e kaluar.
NJE NJOFTIM QE DO KORRIGJUAR
Keto dite ne nje rubrik informative televizion beri te ditur faktin se mbrritën ne portin e Durresit 40 autobuze nga Belgjika per qytetin e Tiranes.
E verteta eshte se kane ardhur vetem dy autobuze ne te cilet kishte edhe dhurata te ndryshme si kompjutera etj, ndersa 6 autobuze te tjere priten te mberrijne deri ne fund te javes. Shifra prej 40 autobuse te permendur nga televizioni i perket shumës se pergjithshme e cila ka ardhur dhe mare.
SHQETESIME NE TRANSPORTIN URBAN
Keto dite ka patur grumbullime te medha qytetaresh ne stacionet e linjave urbane, si pasoje e mungeses se autobuseve.
Kjo vjen nga dy linjat kryesore, si ajo e Kinostudios dhe veçanerisht ne linjen Porcelanit. Shtrohet pyetja ku shkuan autobuset?
“Mora gjithene me gjithë zagare Për t’u bere pushtetare”
Paloka 93
Dekret
PER DISA NDRYSHIME NE PERBERJEN E KESHILLIT TE MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 28, pika 7, të ligjit nr.7491, date 29.4.1991 “Per dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim te kryetarit te Keshillit te Ministrave.
OJ
Neni 1
Zoti Bashkim Kopliku lirohet nga detyra e Ministrit te Rendit Publik dhe mbetet zevendesekretari i Keshillit te Ministrave i ngarkuar me problemet e reformes ekonomike.
Neni 2
Zoti Rexhep Uka lirohet nga detyrat e zevendesekryetarit te Keshillit te Ministrave dhe të Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit dhe emerohet minister pa portofol per problemet e pushtetit lokal.
Neni 3
Zoti Ylli Vesiu lirohet nga detyra e Ministrit te Arsimit dhe ngarkohet me nje detyre tjeter.
Neni 4
Zoti Osman Shehu lirohet nga detyra e Ministrit te Turizmit dhe ngarkohet me nje detyre tjeter.
Neni 5
Zoti Agron Musaraj emerohet Minister i Rendit Publik.
Neni 6
Zoti Petrit Kalakula emerohet Minister i Bujqesise dhe i Ushqimit.
Neni 7
Zoti Xhezair Teliti emerohet Minister i Arsimit.
Neni 8
Zoti Edmond Spaho emerohet Minister i Turizmit.
Neni 9
Ky dekret hyn ne fuqi menjehere.
Tirane, me 6.4.1993
Nr.i Dekretit :508
PRESIDENTI I REPUBLIKES
SALI BERISHA
TIRANA-INFORMACION
EDMOND SHYQYRI SPAHO
ekonomik ne ndermarrje te ndryshme ne Elbasan e Rreshen.
Nga viti 1988 deri me 1991 emerohet e punon si Zevendesdrejtor i Rezervave Shteterore.
Ne periudhen 1991-1992 punon si Drejtor i Departamentit te Programimit Nderdegesor ne Ministrine e Financave dhe Ekonomise.
Ne Maj te vitit 1992 emerohet Zevendesminister i Turizmit, detyre qe e ka mbajtur deri me sot.
Ka kryer disa kurse afatshkurter pasuniversitare per ekonomi e informatike.
Ne vitin 1992 mbaroi kursin kualifikues ne Institutin e Fondit Monetar Nderkombetar per Programin e Politikes Financiare ne SHBA.