Projektligji për fondacionet përbënte objektin e punës në periudhën e punimeve të djeshme të Parlamentit.
Miratimi i këtij projektligji dha mundësi që në kuadrin e hapjes së Shqipërisë ndaj botës dhe të zgjerimit të marrëdhënieve të ndërsjella me vendet e tjera të kuptohet kuadri i nevojshëm ligjor për t'i favorizuar individët, shoqatat apo organizatat që dëshirojnë të ndihmojnë vendin tonë të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Në seancën e pasdites punimet vazhduan me miratimin e projektligjit për rojet civile, që u jep mundësi ligjore edhe financave ndërmarrjeve private të mbrojnë objektet e tyre me rojet e tyre civile.
Gjithashtu filloi edhe diskutimi i miratimit i projektligjit mbi kundravajtjet administrative.
Ndryshimet ne Kabinetin Meksi jane mjaft te rendesishme dhe ne kohen e duhur
OPINIONE Ndryshimet ne Kabinetin Meksi jane mjaft te rendesishme dhe ne kohen e duhur SALI BERISHA, PRESIDENT I REPUBLIKES: Zoti President, ndermjet nje dekreti te veçante te leshuar me 5.4.1993, bete te njohur disa ndryshime ne kabinetin Meksi. Si duhen kuptuar keto ndryshime? Z.SALI BERISHA: Une mendoj qe propozimet e z.Meksi per disa ndryshime ne kabinetin e tij, jane ne kohen e duhur dhe mjaft te rendesishme, pasi keto ndryshime kondiçjone me nje periudhe shume te rendesishme te reformes ekonomike ne Shqiperi. Periudhe ne te cilen Shqiperia duhet te angazhohet ne programet afatmeseme te bashkepunimit dhe rikembjes ekonomike. Natyrisht keto ndryshime ishin te domosdoshme gjithashtu per te korrigjuar dobesi dhe meta qe u vune re ne zbatimin e reformes gjate kesaj periudhe. Sot nje nga problemet me te rendesishme mbetet kordini i veprimtarise se dikastereve qe merren direkt me reformen. Per kete qellim z.Kopliku u lirua nga detyra e ministrit te Rendit Publik duke u ngarkuar me problemet e reformes. Kam bindjen se kete detyre do te mund ta permbush. Njohurite dhe formimi i tij e lejon z.Kopliku t’i perkushtohet kesaj fushe te rendesishme per Shqiperine. Nga ana e tij mendoj se z.Meksi, duke patur parasysh arritjet e pamohueshme te forcave te rendit gjate kesaj periudhe, e kishte konsideruar drejt, si te panevojshme qenien ne krye te tyre te nje kryeministri. Aq me teper qe rritja e profesionalizmit te Forcave te Rendit ka shenuar nje hap te madh cilesor, detyre e cila mbetet edhe per me tej. Une kam bindjen se z. Agron Musaraj do te realizoje kete detyre ne bashkepunim me forcat e tjera. Ne ndryshimet e propozuara nga z.Meksi, eshte edhe nje moment tjeter qe vlen per tu theksuar, se eshte emerimi i dy ministrave te rinj pa parti, njekohesisht specialiste dhe intelektuale te shquar ne fushat e tyre.Kjo shenon nje zgjerim te metejshëm te bazes se kualicionit dhe pushtetit ekzekutiv, po te kemi parasysh qe se bashku me ministrat ekzistues mbi 40 per qind e qeverise perbehet nga titullare jo partiake, ose te kualicionit me partite e tjera. Une e theksoj perseri se e konsideroj shume te rendesishem zgjerimin e bazes se pushtetit ekzekutiv. Se treti, mendoj ndryshimet ne perberje e qeverise deshmojne edhe aftesine e saj rigjeneruese mund te jene te suksesshme dhe mbeten demokratike. Natyrisht ripertëritja behet akoma me e rendesishme kur ajo kryhet si kerkese e vete kohes. A jane te mjaftueshme keto ndryshime per te korgi juar ato te meta qe jane verejtur ne punen e qeverise deri tani? Z.SALI BERISHA: Une mendoj se keto ndryshime kane ndikim. Por kjo nuk do te thote se do te nxjerrim qeverine jashte gabimeve. ta nxjerrim qeverine jashtë gabimeve.
Nga ana e tjetër mendoi se zbatimi i ... [teksti i prerë në skajin e sipërm] periudhe, e kishte konsideruar drejt, si te panepvojshem qenien ne krye te tyre kryeministri.
Ndryshimet ne Kabinetin Meksi jane mjaft te rendesishme dhe ne kohen e duhur
OPINIONE EDUARD SELAMI, KRYETAR I PD: Zoti Eduart, mbare opinioni ynë u njoh dje me ndryshimet e reja ne Qeverine Demokratike. Cili do te ishte opinioni juaj per kete problem? Çfare qellimi kane patur keto ndryshime? E. SELAMI Ndryshimet e bera nga Presidenti i Republikes, me kerkesen e kryeministrit, ishin ndryshime te cilat ne si PD i kishim kerkuar ne mbledhjen e Keshillit Kombetar dhe te grupit te deputeteve. Ne themel te tyre, qendron ideja e persosjes se punes, se qeverise, ashtu edhe te gjitha strukturave te qeverisjes se demokrateve, duke pranuar te gjitha arritjet e reformes ekonomike dhe politike ne Shqiperi. Ne si PD kemi kerkuar gjithmone shpejtimin e ritmeve dhe rritjen e shkalles se eficasitetit te te gjitha atyre qe jane zgjedhur nen emrin e Qeverise Demokratike. Ndryshimet e bera ne i konsiderojme ne radhe te pare si ndryshime qe diktohen nga kerkesa e stadit aktual te reformes politike dhe ekonomike ne Shqiperi. Kjo diktohej nga ruajtja e arritjeve te deritanishme, por edhe nga nevoja e permiresimit te punes se qeverise. Nga pikepamja e kultures politike, rendesia e ndryshimeve te bera ishte me e madhe se e momentit, sepse fut ne Shqiperi konceptin e pranueshem te ndryshimit dhe persosjes se aparatit qeveritar, si nje nga pikat e suksesit te demokracise, por edhe e ndryshimeve te demokracise nga diktatura. Njekohesisht kjo ç'mistifikon pushtetin, duke i dhene atij permasat reale te plotesuesit te nevojave qe kane njerezit. Duke falenderuar te gjitha ata qeveritare qe kane fituar nen emrin e PD dhe ushtrojne pushtetin e saj, duke u uruar sukses
Ndryshimet ne Kabinetin Meksi jane mjaft te rendesishme dhe ne kohen e duhur
OPINIONE
EDUARD SELAMI, KRYETAR I PD:
ministrave te rinj te sapozgjedhur, une do te doja t’ju kujtoja pergjegjesine e madhe dhe shpresat e medha qe ka varur PD dhe gjithe Shqiperia tek qeveria Demokratike.
Kjo pergjegjesi merr permasa akoma te medha kur kujtojme kohen ne te cilen jetojme, dhe problemet e medha historike qe kesaj qeverie i duhet per te perballuar, jo vetem me aftesi dhe ndershmeri, por edhe me perkushtrim dhe mentalitet te ri.
A mund te priten ndryshime te reja ne qeveri?
E.SELAMI
Kjo eshte nje pyetje perhere e hapur ne nje demokraci te shendoshe. Kuptohet se ndryshimet e bera ishin te domosdoshme ne stadin aktual. Por ecuria e reformes, mund te kerkoje edhe nevojen e ndryshimeve te reja. Ne si PD do te jemi perhere te hapur ndaj ndryshimeve te domosdoshme ne te gjitha strukturat tona. Keto ndryshime diktohen gjithmone nga kerkesat e persosjes se qeverisjes tone. Por gjithashtu mendoj se pas ndryshimeve te sapo bera eshte shpejt te flitet per ndryshime te reja.
A duhet kuptuar ndryshimet e reja si presion i opozites gjate muajve te fundit?
E.SELAMI:
Opozita ka kerkuar zgjedhje te parakohshme e rrezim te qeverise dhe jo ndryshim ne perberjen e kabinetit Meksi.
Keshtu qe ndryshimet e reja ishin teresisht kerkese e brendshme e PD e arritur si konkluzion edhe ne Keshillin Kombetar te PD. E perserisi se ne si demokrate do te jemi gjithnje te hapur.
NDRYSHIMET NE EKIPIN E PUSHTETAREVE FITOJNE QYTETARINE NE SHESHLOJEN DEMOKRATIKE
-Iku koha e pushtetareve te perjetshem....
-Ndryshimet ne kabinetin qeveritar Meksi-sfide ndaj logjikes social-komuniste te doreheqjes-
Demokracia shqiptare funksionon
Është e njohur, e gjer dje absurde per ish pushtetaret e kuq, praktika e doreheqjes dhe e ndryshimeve ne kabinetet pushtetore ne demokracite e vendeve te zhvilluara. Jane gjithashtu te njohura edhe avantazhet ne praktiken e progresit te kesaj norme qytetarie ne ato vende, norme kjo qe funksionon qysh nga qeliza me e vogel institucionale e gjer ne maje te piramides shteterore.
Dhe pikerisht, gjate vitit pushtetëror te qeverise sone demokratike, per arsye taktike, diktuar nga vete rrethanat specifike te mjaft pa precedent te realitetit ne te cilin funksiononte demokracia e re shqiptare, te krijohej pershtypja sikur PD po i frynte eres se pushtetareve qe do te vegjetonin gjate ne kolltuke.
Por ata, te cileve koha u ngarkoi rolin e misionarit te qyteterimit demokratik te Shqiperise nuk mund t’a zhgenjenin shpresen, nuk mund t’a komprometonin misionin, se kohet shqiptare shkojne perpara e nuk kthehen pas.
Ne nuk mund te pretendojm se ne kete start(pa biografi paraprake pushtetore) kishim bere perzgjedhjen me optimale. Kjo eshte me se e logjikshme dhe e pranueshme. Gjate ketij viti funksionimi demokratik koha beri testimin e çdo individi ne terrenin e nje praktike te re ne shkalle shume me te larte besueshmerie e realizmi vleresimi se e djeshmja. Ashtu siç per çdo individ e çdo instance, koha beri testimin edhe te Qeverise Meksi. Se bashku me vlerat e tjera, eshte e diskutueshme rezultati i nje “mesatareje” me se kualuese te kabinetit te saj. Por siç theksuam, per vete rrethanat, nuk mund te rezultonin nen peshen e rende te detyres, te gjithe anetaret e kabinetit 10-tsha. Si ne çdo aspekt tjeter te nje sistemi shoqeror, ku vepron konkurenca e lire e vlerave edhe ne sferen e pushtetit do te vepronte kjo konkurence. Dhe keshtu, duke presupozuar qe kjo logjike do te veproje ne gjithe nivelet tona shoqerise, Shqiperia po hedh hapat e para drejt shoqerise se meritokracise. Dhe eshte per t’u pershendetur ky hap emancipimi i saj.
Dekreti i tanishem i Presidentit eshte edhe nje tregues tjeter se demokracia tek ne vepron, se ajo po shkon drejt se plotes, eshte tregues i transparences se ngershme iniciatives dhe guximit te PD. Kujtoni per kete se ishte PD-ja ajo qe e nisi reformen e thelle(nuk e vonoi ate) pikerisht ne nje moment te disfavorshem politik per te(para 26 korrikut). Edhe tani, ajo pa e perfillur trysnine perverse destruktive te opozites, ndermerr nje hap te tille. Jane keto ndryshime, gjithashtu, edhe nje sfide ndaj logjikes social-komuniste te doreheqjes se te gjithe kabinetit qeveritar.
Kerkesa per ndryshime nuk eshte as e papritur e as e jashtzakonshme. Ajo ka ardhur edhe nga masa e PD nga poshte edhe nga opinioni i gjere, i cili eshte analisti nder me realistet e efektve direkte.
Para ketyre ndryshimeve nuk kemi perse te ndodhemi si perpara nje blasfemie. Ato jane me se te zakonshme ne demokracite perendimore.
… te saj.
Ndryshimet ne Qeveri nen vizionin dhe logjiken qytetare
Roland Pengli Pedag
Ishte i nevojshem nje zevendesim ne kabinetin e keshillit te Ministrave. Shpresojme te mos jete nje kompromis me thirrjet e PS per doreheqjen e qeverise. Per z.Kopliku dhe Vejsiun kam rezerva. Megjithate them se duhet te kemi nje qeveri te afte per punet e saj, besoj se kete ka patur parasysh z/Kryeministri.
Artan Ballki student
Jam plotesisht dakort me ndryshimet ne Keshillin e ministrave. Kam nje verejtje ne te ardhmen ndoshta ka nevoje edhe per nje veprim te tille. Ju uroj pune te mbare.
Orion Çifto Pedagog
Shpesh here ne diskutime me koleget kam ngritur personalisht mendimin se ne qeveri duhet te kemi ndryshime. Edhe pse ajo eshte nje qeveri e mire dhe punon mire, nje gje e tille do ta permiresonte edhe me tej punen e saj.
Kryesisht mendoj se punet e qeverise mund te rregullohen ne disa drejtime por kryesisht permed problemine e pronesise tokave qe ka vend per rishikim, po keshtu edhe legjislacionin e investimeve te huaja dhe ne arsim.
Kam bindjen se ndryshimet jane ne dobi te punes se qeverise. Ndoshta eshte ca i vonuar.
Ramazan Driza Zv.kryetar i Bashkise se Tiranes
Te themi te drejten ne, prisnim ndryshime ne qeveri. Ne nje shoqeri demokratike eshte e natyrshme qe te behen levizje te tilla. Eshte teper e veshtire qe te gjesh punes njerezun qe i pershtatet plotesisht. Ajo qe ka rendesi per ne si bashki eshte se nderrimi i ministrave, pa mbushur ende vitin, duhet te jete nje mesim per organet e pushtetit lokal, te cilat duhet te gjykojne me drejt rreth emerimeve te kuadrove e kur e shohin se punet nuk ecin mire nuk kane pse hezitojne per te bere korrigjimet e duhura.
OPINIONE OPINIONE OPINIONE OPINIONE
Ndryshimet ne Qeveri nen vizionin dhe logjiken
ALEKSANDER MEKSI
Ndryshimet ne Qeveri nen vizionin dhe logjiken
Demokracia shqiptare funksionon
ALEKSANDER MEKSI KRYEMINISTER
Një vit për një qeveri janë të mjaftueshme për të bërë zëvendësime në përbërjen e saj. Gjithashtu, si dhe në gjithë botën demokratike ministrat nuk janë të përjetshëm si dhe nuk përbëjnë vetem “fajë” por edhe për të dhënë shtyse reformes në këtë faze të re që jemi sot.
AGRON MUSARAJ MINISTER I RENDIT PUBLIK
Detyra që m’u caktua ishte tepër e vështirë për këdo. Në se në fillim të qeverisjes së qeverisë demokratike krimi ishte i ekspozuar e personat të identifikuar, tani ai është më i rafinuar e më i sofistikuar.
Me punë e përkushtim kam bërë se do t’ia dalim mbanë.
Kam besim te kontigjenti i tanishëm i MRP dhe sidomos te specialistët e këtij dikasteri.
PETRIT KALAKULA MINISTER I BUJQESISE
Siç dihet, bujqësia është një ndër degët më të rëndësishme të ekonomisë së Shqipërisë dhe do të jetë e tillë edhe në të ardhmen. Pra, është një sektor i vështirë e me ngarkesë të madhe pune. Shpresoj që me ndihmën e kolegëve të mi të punës dhe me imponimin tim maksimal të vazhdojmë zbatimi reformës në fshat për të shpjetuar ritmet e rimëkëmbjes e zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë në vendin tone.
QEVERIA MIRATOI VENDIMIN ”MBI FINANCIMIN E DIFERENCAVE TE ÇMIMEVE TE BOTIMEVE”
Me propozimin e Ministrise se Kultures, kohet e fundit Deveria miratoi vendimin ”Mbi financimin e diferencave te çmimeve te botimeve”.
Miratimi i ketij vendimi, nga i cili perfitojne si botuesit shteterore ashtu edhe ata private, krijon mundesi te reja per rritjen e games se titujve qe mund te hidhen ne qarkullim.
Ndermjet tij behet e mundur jo vetem botimi i krijimtarise se autoreve te rinj, per te cilet ka munguar nga botuesit, por edhe i krijimtarise se tradites, kur ajo del me çmim te larte shtije. Favorizohet nga ky vendim edhe kujtimet e monografite e autoreve deri tani te ndaluar, letersia e ilustruar per femije dhe pergjithesi ajo letersi per te cilen ka nje interes te duhshem publik, por qe per hir te volumit, tirazhit etj, del me kosto te larte dhe ne kete menyre rrezikoje mos e shohin driten e botimit.
Per menyren konkrete te financimit te ketyre botimeve Ministria e Kultures ka pergatitur udhezimin perkates i cili do t’u behet i njohur te gjithe botuesve.
DREJTORI I KULTURES NE MINISTRINE E KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE
DASHNOR KOKONOZI