10/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 prill 1993

NE E ÇMOJME LART NDIHMEN ITALIANE

-Nga takimi i PDSH me ambasadorin italian, z. Foresti- Diten e enjte, date 7.4.1993, perfaqesues te PDSH, perkatesisht kryetari i PDSH, z. Eduard Selami, Sekretari i Pergjithshem z. Tomorr Dosti, nenkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar te PD, z. Ali Spahia, u priten ne nje takim pune nga ambasadori Italian ne Shqiperi z. Foresti. Ne fillim te takimit z. Ambasadori u njohu bashkebiseduesit me preokupacionin shteteror dhe personal te tij, per te asistuar e perkrahur zhvillimet demokratike ne Shqiperi. Nga ana e tij z. Selami u uroi z. Foresti per detyren e re. Une e respektoj interesin dhe dashamiresine tuaj ndaj proceseve demokratike shqiptare, i vuri ne dukje ambasadorit z. Selami. Z. Selami u ndal gjithashtu ne analizën e situates ekonomike e politike ne Shqiperi, Partia Demokratike e qeveritaret e saj, vijoi z. Selami e çmojne si te nje rendesie te veçante ndihmen italiane per Shqiperine. Pjesetaret e operacionit “Pelikan” me korrektesine dhe impenjimin e tyre serioz jane tashme te njohur e te dashur per popullin tone. U bisedua lidhur me zgjerimin dhe zhvillimin me tej te marredhenieve shqiptaro-italiane. Z. Selami beri te njohur deshiren e PDSH per te forcuar marredheniet bilaterale ndermjet dy vendeve. I ketij mendimi ishte edhe zoti ambasador qe njekohesisht e siguroi vazhdimesine e marredhenieve te ngrohta e te denja. Jane te tera mundesite, ishte mendimi i perbashket, per te hedhur hapa te metejshem per afrimin e dy popujve me njeri-tjetrin. Takimi kaloi ne nje fryme te ngrohte e miqesore. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT TE PARTISE DEMOKRATIKE

PAD-KONSEGUENTE NE PLATFORMEN DHE RRUGEN E NERITAN ALISE

-Bevan i terb uar i kaloresve te karierizmit -Po sikur tu ishte dhene nje post i mire si do te vepronin dhe flisnin lideret e PAD? Qysh kur u muar vesh se mocionistet do te krijonin partine e tyre dhe se timonin e saj do ta besonin Neritan Cekes u shuan si me nje te fryre te lehte dritëzat e iluzionit se mund te krijohej nje parti e re, qe mund t’i sherbente sadopak vendit dhe demokracise. Kur kjo u be fakt i kryer, pra kur organizatoret e perfunduan me sukses odisejaden apo aksionin me goditje te perqendruar per te mbledhur 300 firmat e nevojshme per legalizim, njoftimi i kumtuar ne mjetet e propagandes u kap me interesim vetem nga veshet e social-komunisteve konservatore, eshthem e deshiruar per zgjerimin e frontit anti PD. Si mund te shikohej me shpresa, si mund t’i besohej nje partie me emer te ri, por me lidere apo politikane te vjeter po aq si moshe se sa si mendesi, platforme, objektiva?... Ne rrethin e nje jete njerezore dy vjet jane fare pak, nje segment i vogel, por per te njohur dhe vleresuar nje politikan apo pushtetar jane te bollshme. Tashme eshte bere plotesisht e qarte se krijuesit dhe lideret e PAD jane te gatshëm te puhin dhe ngrejne çdo flamur vetem e vetem qe te kenaqin plotesisht ambiciet e tyre te çfrenuara per karriere, per pushtet, privilegje, perfitime vetjake dhe klanore. Sikur Neritan Ceka te behej president i Shqiperise (siç donte ai dhe tutori i tij Ramiz Alia) Arben Imami, kryetar i kryesise se Kuvendit Popullor, Gramoz Pashko, kryeminister Perikli Teta, minister i mbrojtjes, Arben Demeti, minister i lidhjeve ekonomike me jashte apo i Ekonomise dhe i komunitetit per te mbrojtur dhe per te konsoliduar, duke kapur me thonj dhe me dhëmbë pushtetin ekonomik? A mund t’i besohet ketij politikani qe nderrsa ne tribunat e mitingjeve ngreje per tu shituri si antikomunist pas kulisave bente pazarlleqe dhe fliste me Ramiz Aline per ti bere varrin demokracise? A mund ti besohet Gramoz Pashkos, qe ka lene firmen, vulen dhe gjurmët e tij ne bemat dhe gjemat e qeverise se stabilitetit, qe e meritoi plotesisht te permendet ne histori si qeveria e shkaterrimit, korrupsionit, pasigurise, qe i hapi vendit plage fizike dhe shpirterore qe do ta mundojne shume gjate? Me “shok terapine” e tij ai u dha ne dore taboreve te enverianeve nje arme rrenimtare oer te korrezuar me sukses strategjine e tyre te tokes se djegur. A mund ti besohet Perikli Tetes, qe duke qene dhe jure anetar dhe qeveritar i PD, veçoj per 6 muaj ne postin e ministrit te mbrojtjes, beri per demokratizimin riorganizimin dhe per disiplinen e ushtrise shume me pak se pasardhesi i tij i paparti Alfred Moisiu per 3 muaj? Natyrisht keta qe permendem dhe shoket e tyre nuk meritojne me te degjohen, provohen dhe besohen, jane tashme te afirmuar si kalores te terb uar te karierizmit, jane karta te djegura. Inati femror qe nuk iu plotesua deshira per pushtet i ka nxitur te qajne me ulurima, te mos lene gje pa thene dhe pa bere kunder PD, presidentit dhe kryeministrit qe i lane jashte kabinetit qeveritar. Ashtu ua kane erresuar logjiken inati dhe te firmuara për karriere, për pushtet, privilegje, përfitime vetjake dhe klanore. Sikur Neritan Ceka të bëhej president i Shqipërisë Imami, kryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor, Gramoz Pashko, kryeministër Perikli Teta, ministër i mbrojtjes, Arben Demeti, minister i lidhjeve ekonomike me jashtë apo i Ekonomisë dhe i financave...çdo të ndodhte valle? A do të largoheshin ata nga PD do ta sulmonin atë me tërbim se sa social-komunist e shpallur?Me siguri do të ishin bërë qingja të butë që do të pinin jo vetëm në gjirin e PD, do të kishin mbetur të kënaqur dhe nga lumturia e tyre do të thoshin me zë të lartë se nuk janë të postove, te enderruar dhe deshiruar, nga bolleku i perfitimeve prej tyre, nuk do tu shkonte ndermend dhe as do te kishin kohe, te qaheshin, ankoheshin dhe merziteshin. Por(fatmiresisht dhe larg qofte ajo dite)nuk ia arriten objektivit dhe luftes se tyre te pashembullt per te zene kolltuket e dashurise se pare me pushtetin. Po a kane te drejte morale te kerkojne perseri pushtet lideret e PAD, qe nuk gezonje me respekt e besim ne popull, ata qe per 6 muaj e keqperdoren pushtetin njelloj si pushtetaret e larte enveriane per 46 vjet? A mund te besohet Neritan Cekes, qe per rreth 30 vjet shkroi dhe deklaroi ne leksione dhe artikuj pershkrime ilire te Epirit te Veriut dhe banoreve te tij dhe nje vit me pare, pas disa udhetimeve apo vizitave zyrtare papritur dhe pa u menduar kundershton vetveten dhe te verteten historike dhe shkencore, duke deklaruar se kemi te bejme me toka dhe banore greke?! A mund te besohet atij njeriu qe me aktin e kthimit me 21 shkurt 1991 te lumit popullor qe do te permbybste bllokun enverian, i dha nje shans te madh historik Natyrist keta qe permendem dhe shoket e tyre nuk meritonin me te degjohen, provoden dhe besohen, jane tashme te afirmuar si kalores te terbuar te karierizmit, jane karta te djegura. Inati femnor dhe pa bere kunder PD, presidentit dhe kryeministrit qe i lane jashte kabinetit qeveritar. Aq shume ua kane erresuar logjiken inati dhe ndjenja e hakmarrjes sa po ua kalojne edhe socialisteve me ekstremiste per alergji dhe agresivitet kunder PD dhe Qeverise Meksi, sa nuk kuptojne qe vetedemaskohen keq me alencen e hapur apo ne nenkupueshme lehte me social-komunistet konservatore. Per kete te bindin faktet qe flasin vete dhe nuk kane nevoje per koment. Pothuajse asnjehere nuk jane shprehur dhe nuk kane votuar pro qendrimeve te grupit parlamentar te PD, edhe pse per hipokrizi dhe demagogji deklarojne poshte e lart se e ndiejne dhe me shume si aleate te PD. Boja u doli fare me qendrimin dhe votimin “kundra” ligjit per liritë dhe të drejtat e njeriut. Socialistet i demaskuan edhe me shume duke i lene ne balte ne finale, ne proceduren e votimeve. Edhe pse bene nje fushate te ethshme kunder projektligjit, kur erdhi çasti i votimit e drodhen duke abstenuar, ndersa deputetet e PAD, qe e mbajne veten si politikane te medhenj dhe largpames votuan kunder?! Si ta kuptojme kete? Naivitet?Nje levizje e detyruar?Po kush humbi dhe fitoi nga 4-5 votat e tyre?Kuptohet humbi shume partia e tyre, qe po ate dite la gajas te tereve me guximin dhe pafytyresine per tu deklaruar e gatshme dhe e denje per te marre fatet e vendit dhe te demokracise ne duart e saj. Mos ardhte kurre kjo dite e zeze!

Boset e kuq - Viktima te demokracise

(Rubke 93) Boset e kuq - Viktima te demokracise

PERSHPJETIMI I PUNES PER REALIZIMIN E VEPRAVE EKONOMIKE

-Ishte tema kryesore e takimit qe zhvilloi delegacioni i Ministrise se Jashtme italiane ne MPJ te Shqiperise- Prej dates 5-8 prill 1993, qendroi ne vendin tone per nje vizite pune delegacioni i Ministrise se Jashtme te Republikes Italiane. Delegacioni perbehej nga specialiste te degeve te ndryshme te ekonomise qe trajtojne problemet e marredhenieve ekonomike te vendit tone me Italine ne kuadrin e kooperacionit te nenshkruar vitin e kaluar. Ata zhvilluan nje numer takimesh ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe ministrite e tjera te interesuara per realizimin e projekteve te parashikuara. Takimi kryesor u zhvillua ne mjediset e Ministrise se Puneve te Jashtme, ku moren pjese dhe perfaqesues kryesore dhe specialiste nga Ministria e Ekonomise dhe Financave, Industrise, Ndertimit, Bujqesise, Tregtise dhe Bashkepunimit Ekonomik me Ekonomisë dhe Financave, Industrisë, Ndërtimit, Bujqësisë, Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Shëndetësisë dhe Transportove. Në çeljen e takimit asistoi dhe përshëndeti ambasadori i Republikës Italiane në Shqipëri, zoti Paolo Foresti. Pastaj, takimi vazhdoi me shqyrtimin e të gjitha projekteve, tema kryesore ishte përshpejtimi i punës për realizimin e veprave ekonomike. Për kete, pala italiane dha sigurime per vijueshmerine e punes per ristrukturimin e rrjetit elektrik te Tiranes dhe te qyteteve te tjera. Po ashtu, per lehtesimin e procedurave per rrjetin hidrik te Tiranes dhe ujësjellësin e Bovillës. Jane ne perfundim formalitetet per livrimin e ndihmes ushqimore prej 13 miliarde liretash. Ne kete kuader, u njoftua pala shqiptare per nje shtese te konsiderueshme ne ndihmat ushqimore falas prej 20 miliarde liretash, duke arritur shumen e pergjithshme prej 33 miliarde liretash per ndihmat ushqimore. Nje shtyse te ndjeshme mori puna edhe per projektet e tjera te kooperacionit. Te dy palet vendosen institucionalizimin e takimeve te ardhmen per ndjekjen e vazhdueshme te problemeve te kooperacionit me Italine. (ATSH)

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I KESHILLIT TE EVROPES PER KULTUREN, ARTIN DHE SPORTET NE SHQIPERI

Keto dite ndodhet ne Tirane per vizite zyrtare, zoti Rajmond Veber. Sekretari i

EVROPËS PËR KULTURËN, ARTIN DHE SPORTET NË SHQIPËRI

Këto ditë ndodhet në Tiranë për vizitë zyrtare, zoti Rajmond Veber. Sekretari i Përgjithshëm për Kulturën, artin dhe sportet në Këshillin e Evropës. Ai ka bërë disa takime pune me Ministrin e Kulturës e Arsimit zotin Çezar Telitin, me ministrin e Kulturës arteve, rinisë dhe sporteve zotin Dhimitër Anagnostin. Në këto takime u ekspozua ecunia e reformës në këto fusha. Vështirësitë që ndeshen si dhe detyrat që lindën për të ardhmen. Njëkohësisht u shtrua dhe nevoja për ndihmë konkrete nga ana e Këshillit të Evropës në këto fusha. Zoti Veber nga ana e tij bëri një ekspoze mbi punën, programet e Këshillit të Evropës në këto fusha dhe mundësinë për një ndihmë teknike që mund të jepet për zhvillimin e mëtejshëm në kulturë, arte, sporte. Gjithashtu zoti Veber bëri takime edhe me drejtues të institucioneve kulturore, artistike e sportive. Në këto takime vlen të theksohet se zoti Veber ndikoi me interesim ekspozen e zotërinjve Ali Atifit ish kryetar i sporteve në Kosovë dhe gazetarit Gani Kosumit nga Rep e Kosovës, të cilët bënë një denoncim me argumente dhe fakte, represionin, krimet dhe dhunën e vazhdueshme të administratës serbe kundra kulturës, artit dhe sporteve në Kosovë dhe kërkuan që zoti Veber si gjithnjë të bëj prezent në Këshillin e Evropës për sa ne dëgjojnë në këtë takim. KORRESP 1 “RD”

NJË MINISTËR ITALIAN VJEN I SHOQËRUAR NGA NJË GRUP SHQIPTARESH

Këto ditë në Tiranë erdhi Ministri i Transporteve dhe i Marinës Tregtare të Italisë, z. Giancarlo Tesini bashkë me të birin e tij, mikun e vjetër të shqiptarëve, Kryetarin e Shoqatës Itali-Evrope-Shqipëri, Prof. Mario Tesini. Por ajo që e beri krejt të veçantë këtë vizitë, ishte se në avionin qeveritar keto dy personalitete shoqeroheshin nga nje grup shqiptarësh me banim ne Itali si Fatjon Cara, Kryetari shqiptar i shoqatës, Artani, Fabiani, Edvini... Dhe siç i kishte hije zotërinjve Tesini, me emrin e të cilëve është lidhur ngushtë dhënia e bursave e sigurimi i punes, i apartamenteve, soxhornove, dhjetra e dhjetra shqiptareve ne Vila Palavicini (Bolonje) e me gjere. Dega e Shqiperise e Shoqates Itali-Evrope-Shqiperi, me ndihmen e Federates se Rinise Shqiptare, organizoi te Dielen ne Qendren Nderkombetare te Kultures nje Takim te anetareve dhe simpatizanteve te Shoqates me miqte nga Italia. Si i “Ftuar Nderi” ishte Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Italisë në Shqipëri, zoti Paolo Foresti. Perpara takimit, ne prani te dhjetra e dhjetra pjesemarresve, u inaugurua ekspozita e organizuar nga Qendra Nderkombetare e Kultures me kater talente te reja, studente dhe Akademine e Arteve te Bukura dhe nje njekohesisht anetare te Shoqates!Me pas, ne sallen e Konferencave, u zhvillua nje takim shume miqesor dhe i ngrohte , ku z.Giancarlo Tesini, z.Paolo Foresti, z.Mario Tesini dhe z.Fatjon Cara folen dhe iu pergjigjen pyetjeve nga salla. Ne fund u dha nje koncert klasik i nje grupi studentësh te Akademise se Arteve te Bukura, anetare te Shoqates, te cilet me virtuozitetin e tyre lane mbresa tek te pranishmit. Te henen pasi u zhvilluan te gjitha takimet zyrtare deri ne nivelin me te larte, si dhe u kontraktuan disa marreveshje me interes te madh per Shqiperine, delegacioni italo-shqiptar u nis me avion per ne Itali. ALTIN GOXHA

U LARGUA NGA PORTI I DURRËSIT DESTROJERI TURK “YUCETEPE”

Të enjten paradite,u largua nga porti i Durrësit destrojeri i Forcave detare Turke “Yucetepe” i cili merr pjese dhe kryen detyrat në forcat e përbashkëta të NATO-s në Mesdhe. Ne kete anije luftarake turke u imbarkuan edhe oficere te Flotes sonë Luftarake Detare. Keta jane oficere te pare shqiptare qe jane ftuar nga Komanda Supreme e forcave aleate te Evropes Jugore, per vizite ne forcat ushtarake detare te perenduar ne Detin Mesdhe, dhe anijet e caktuara per operacionet ushtarake te embargos. Oficeret tane nga anija turke do te kalojne me pas ne anijen amerikane HAWES dhe ne anije te tjera te NATO-s. (ATSH)

DEKLARATE

Partia Lidhja Popullore Shqiptare mbeshtet PD dhe Qeverine Demokratike Komiteti Drejtues i Partise Lidhja Popullore Shqiptare deklaron se rezultat i veshtrimeve ekonomike qe mbart ne vetvete zbatimi i Reformes jane gjalleruar dhe riorganizuar forcat punist-socialiste, te cilat ne korr te perbashket, te drejtuar nga Partia Socialiste, po mundohen te erresojne çdo arritje te shtetit demokratik, ta paraqesin çdo gje te erret, te zymte dhe pa perspektive per popullin dhe vendin tone. Ata bejne çmos, duke perdorur çdo mjet sipas parimit “mjeti justifikon qellimin”, qe te ndalojne rrugen demokratike qe ka nisur, te destabilizojne vendin, te ngjallin mosbesim e pasiguri, te krijojne ne menyre artificiale krize qeveritare, te dalin si shpetimtare te situates dhe me helmim qe mbjellin, te realizojne rrezimin e qeverise demokratike dhe te rimarrin keshtu pushtetin politik ne duart e tyre. Komiteti Drejtues duke e vleresuar drejt situaten, e shikon te nevojshme te deklaroje se Partia Lidhja Popullore Shqiptare, mbeshtet plotesisht Qeverine Demokratike dhe Partine Demokratike, si forcen kryesore politike te vendit, mbi shpatullat e se ciles qendron detyra e rende e me pergjegjesi historike e realizimit te Reformes Ekonomike ne kete periudhe tranzicioni, per ta nxjerre vendin nga prapambetja e thelle qe e la diktatura komuniste dhe per ta integruar ne Evropen e qyteteruar e moderne. PER KOMITETIN DREJTUES: SEKRETARI HASAN HASANI KRYETARI K.SH SOTIR TEMO

URIM

Gazeta “Rilindja Demokratike” uron gjithe te krishteret per Ringjalljen e Krishtit. GEZUAR PASHKET E MEDHA.