11/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 maj 1993

KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TE PD - se ALI SPAHIA TAKOHET ME MBRETIN BODUIN TE BELGJIKES

Me ftesë te Fondacionit Boduin, në një seminar te organizuar nga Projekti i Praktikës Parlamentare Lindje-Perëndim, mori pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar te PD-së, deputeti Ali Spahia. Madhëria e Tij Mbreti i Belgëve, Boduin beri një vizite ne Komunitetin gjermanofon, gjate te ciles u takua edhe me pjesëmarrësit e seminarit. Ne takimin qe pati me deputetin Spahia, Mbreti u interesa per gjendjen politike dhe ekonomike ne Shqipëri. Zoti Spahia i foli per stabilitetin politik dhe vështirësitë ekonomike, si dhe per rezultatet e reformës ekonomike. Mbreti u interesa edhe per situaten ne rajon e veçanërisht per gjendjen ne Kosove. Deputeti Spahia vuri ne dukje se Kosova eshte e pushtuar ushtarakisht nga serbet dhe shprehu shqetësimin e madh per rreziget qe paraqet situata gjithnje me shqetësuese per shkak te vrasjeve, terrorit dhe shkeljes se te gjitha te drejtave te shqiptareve ne Kosove. Lidhur me pyetjet e Madhërisë se tij se sa per qind përbëjnë shqiptaret ne Kosove, deputeti Spahia vuri ne dukje se gjysma e kombit tone jeton ne ish-Jugosllavi dhe ne Kosove, rreth 90 per qind e popullsise jane shqiptare. Prandaj Shqipëria eshte thellesisht e shqetësuar per fatin e tyre dhe ne asnje menyre nuk mund te jete indiferente. Mbreti vleresoi lart perpjekjet e Shqipërisë dhe te Presidentit Berisha per zhvillimin e demokracise dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon. Ai u shpreh gjithashtu me fjalet me te mira per pritjen qe populli shqiptar i rezervoi Shenjterise se Tij, Papes Gjon Pali II me rastin e vizites se tij ne Shqipëri. ATSH

SHQIPERIA NDRYSHE NGA VENDET E TJERA TE EUROPES LINDORE KA NJE STABILITET TE MADH POLITIK

Me 8 maj ... pasditë, kryetari i PD zoti Eduard Selami dha nje konference shtypi bashke me zotërinjtë Xh. Patti dhe Andrea Kol, nga EDU (Bashkimi Demokratik Evropian). Megjithëse fjalimin e zotit Selami ne hapjen e konferencës e botuam te plote numrin e kaluar, tani po japim te plote zhvillimin e konferencës. Duke marre fjalen z. Xh.Patti, Kryetari i Komisionit te pare te EDU, theksoi se Partia Demokratike shqiptare eshte ne sistemin e EDU. Jemi shume te gezuar qe Shqipëria po integrohet me sukses ne Evrope dhe kete e bene te mundur ndryshimet cilesore qe kane ndodhur ne kete vend pas vendosjes se demokracise. Kjo shenohet se pari ne fushen e mbrojtjes se te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, ne vendosjen e rendit, ne reformen ne bujqesi, ne stabilizimin e monedhes dhe ne renien e ... Pyetjet e gazetareve. Pyetjes se “A ka filluar kriza parlamentare dhe n.q.s. po, si mund te kapërcehet?” zoti Selami iu përgjigj: “Une mendoj se nuk ka asnje krize parlamentare. Kjo qe po verehet sot eshte vetem krize e atyre qe kane vjedhur Shqipërine. Per aq kohe sa PS do te beje perpjekje per destabilizim, Partia Demokratike nuk do t’i vleresoje aspak. Ne do te ecim pa lekundje ne rrugen e konsolidimit te shpirtit demokratik kombetar. Por ne mendojme sa i duhet vetë P.Socialiste qe te shkeputet nga krahu i korruptuar e konservator. Pyetjes se “A jemi per zgjedhje ...” ... lidhje me konfliktin ne Bosnje dhe Kosove, ai iu pergjigj se Komuniteti Boteror do te beje rikthim prapësimet mbi Serbine. Z.Selami duke i u bashkangjitur mendimeve te z.Pati, vazhdoi se masat mbi Serbine duhen shtuar urgjentisht. Une mendoj se nje zgjidhje dhe kjo do te jete vetem nderhyrja e armatosur e forcave shumekombeshe. Kjo do te jete nje problem i komplikuar, por qe do te komplikohet akoma me shume me shperndarjen e luftes ne Kosove. Pyetjes lidhur me vleresimin e situates ne Shqipëri, z.XH.Pati iu pergjigj se “Situata ekonomike ne Shqipëri eshte e veshtire por ka nje inkurajim te madh. N.q.s. qeveria do te vazhdoje te respektoje dhe zbatoje programin e FMN, kjo do te thote se ekonomia e vendit ka nje sherim te ... një shërim te shpejte. Per kete argument flasin mire te dhenat e deritanishme . Une mendoj se Shqiperia ka nje fat te madh pasi ka nje qeveri me mbeshtetjen e mazhorances. Mbeshtetja absolute e kesaj qeverie nga mazhoranca eshte nje ndihme e madhe per nji Bashkim Demokratik. Pasi Shqiperia ndryshe nga vendet e tjera te Evropes Lindore ka nje stabilitet te madh politik. Ne e vleresojme shume kete stabilitet dhe kjo me obligon qe te mbeshtesim akoma me shume PD dhe qeverine e saj. Duke vazhduar mendimin z.A.Kol theksoi se, kete bashkepunim do ta rrisim edhe ne te ardhmen. Ne kemi ftuar ne Gjermani nga PD, kemi diskutuar per lidhjet Gjermani-Shqiperi. Ne kemi nje fondacion qe ndihmon te gjitha partit duke pershtatur komunistet. Ne do te japim vazhdimisht ndihmesen tone ne drejtim te mbeshtetjes se PD dhe demokracise ne Shqiperi. KORREPS. I “RD” -Konference shtypi e Z.E.SELAMI dhe zotërinjve Xh. PATI dhe A.KOL nga delegacioni i EDU- po integrohet me sukses në Evropë dhe këtë e bënë të mundur ndryshimet cilësore që kanë ndodhur në këtë vend pas vendosjes së demokracisë. Kjo shenohet se pari në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në vendosjen e rendit, në reformën në bujqësi, në stabilizimin e monedhës dhe në rienien e inflacionit. Kjo nuk do të thotë se nuk ç’te bëhet më, pasi Shqipëria ka papunësi të madhe dhe standart të vështirë jese, por çdo gjë do të jetë kalimtare dhe për këtë jam shumë i sigurtë. Z. Andrea Kol, Sekretar Ekzekutiv i EDU, duke shpjeguar natyrën e përbërjes së EDU, sqaroi se Bashkimi Demokratik Evropian përmbledh parti të qendrës së djathtë, parti demokratike dhe konservatore. EDU është unioni më i madh në Evropë. Z. Kol theksoi me poshtë se qëllimi ynë kryesor është lufta kundër komunizmit, kurse pas rënies së tij në Evropën Lindore është vendosja e strukturave demokratike. Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Shqipëri pamë që PD është një parti e formuar Evropian prej parti e madhe që po vazhdon me sukses vendosjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Një pyetje drejtuar z. Xh. Pati ne sa i përket përpjekje për destabilizim, Partia Demokratike nuk situates në Shqipëri, z. XH.Pati iu përgjigj se “Situata ekonomike në Shqipëri është e vështirë por ka një inkurajim të vendit ka I “RD” Pyetjes lidhur me vleresimin e e ristrukturim villas[h?]. Pyetjes se çfare pjesa ka PS-ja nga florini shqiptar qe grabiti Pyetjes se “A jemi per zgjedhje te reja te parakohshme?”-z.Selami iu pergjigj se nuk ka asnje fakt apo te dhene serioze qe flet per kete gje. Por une mund t’ju kujtoj se vete F.Nano i pyetur per kete problem pati thene se “Po duhen (zgjedhjet e reja) bile qysh me 23 mars. Mund te theksoj pra se kjo kerkese eshte e disa social-komunisteve qe nuk mund te pranojne kete realitet.Sa per zgjedhjet ato do te behen vetem me 1996. Pyetjes se pse nuk ka harmoni apo kualicion mes PD dhe PS, zoti Eduard Selami iu pergjigj se per aq kohe sa PS do te udheheqi nga njez konservatore dhe te korruptuar kualicion nuk do te kete kurre. Pyetjes se a i eshte kaluar drejtesise çeshtja e korrupsionit-Nano, z.Selami iu pergjigj se kjo nuk perben ndonje veshtiresi dhe me sa di une ka 8 dite qe i ka kaluar organeve perkatese. Ketu gjerat jane te qarta. Në e kampat e zeze [teksti i prerë/paqartë]

E VERTETA MBI TAKIMIN E KUÇOVES

Me 9 Maj ’93 Fatos Nano ne cilesine e kryetarit te PS dhe deputetit te zones se Kuçoves, shoqeruar nga S.Pellumbi, S.Brokaj, L.Hajdaraga dhe zepisti L.Rama, bene nje takim me banore te Kuçoves ne sallen e Kinemase “18 Tetori” ku gjithsej ishin tubuar rreth 400 veta, me se shumti pensioniste, anetare e simpatizante te PS. Thelbi i takimit ishte fushate elektorale per rrezimin e qeverise demokratike dhe presidentit te Republikes, F.Nano i cilesoi keto subjekte jo si simbole te unitetit te popullit shqiptar, por si perçarese te tij. Me poshte ne fjalën e tij F.Nano ben thirrje per kryengritje duke u thene te pranishmeve se pushtetaret e sotem do t’ju heqin edhe ajrin po nuk u ngritet. Me patupresine qe e karakterizon Nano akuzon pa fakte drejtuesit e sotem te Partise e qeverise demokratike per ndertimin e strukturave vrasese. Pyetjes se çfare pjese ka PS-ja nga floriri shqiptar qe grabiti PPSH-ja ai iu pergjigj: “-Ky flor i u shpenzua per ndertimin e hidrocentraleve, rrugeve, hekurudhave dhe bunkereve e duhen per ruajtjen e kokave tona,... pra te Fatosit e kompani...” Lideri social-komunist harroi te shtonte... edhe per ndertimin e bllokut, per shtetjet e qefjet e diktatorit e te seres se tij qe i lepihje nga pas. Nejse... keto i din tere populli. Takimi zgjati 2 ore. Ne salle veç parrullave “Rrofte Nano” u hodh edhe parrulla me e re “Rrofte Baba” (kupto E.H) Ne mbyllje te takimit ai iu drejtua salles duke i kerkuar qe te krijonin nje miting tjeter jashte ne sheshin e qytetit ndonese per kete nuk ishte marre leje pare nga Drejtoria e Rendit Publik. Theksojme se provokacione te dhelperimit Fatos Nano per te provokuar incidente te reja mes qytetareve dhe forcave te rendit.Keta te fundit iu pergjigjen me shume maturi e gjakftohtesi.Po keshtu edhe ecjeve te qellimshme te tij neper rruge, apo fryrje te tij ne dy kafene, duke i ftuar njerezit te rastesishme te duartrokisnin per te e grumbulloheshin rreth tij.Rrjedhimisht nuk pati kurrfare incidenti ,ne qytet e poshte tij. Fatos trimi e sherbetoret e tij te zellshem,ne keta pelegrinazhe nga 5 vete te armatosur, roje personale te paguar nga floriri qe i eshte grabitur popullit per 50 vjet nen diktature. VEZHGUESI ( Vijon ne faqen 4 ) -Fatos Nano provokator- -Ne Kuçovë nuk ka patur asnje incident- Me partupeshtine qe karakterizon Nano akuzon pa fakte shtonte... edhe per ndertimin e bllokut, per shetitjet e qejfet e diktatorit e te seres se tij qe i lepihej nga pas. Nejse... keto i din tere populli. VEZHGUESI

Nente rrathët e ferrit te ENVER HOXHES

Pergjithesisht Evropa Lindore dhe ne menyre te veçante Shqiperia, nuk ka njohur deri me sot nje ideologji me shkaterrimtare per universin e njeriut, se sa dogmatizmi komunist enverian. Si çdo dogme, ne mos ne menyren me barbare, ajo sakrifikoi shpirtin e njeriut, kultin e tij te lirise, besimit, besës:ekzistences se races se tij me kufij te prekshëm kah arsyeja e rivalitetit te lire dhe e percimit te ndjenjes humane ne bote. Dogmatizmi stalinist, i njohur si komunizëm, shfrytezoi ne menyren me te eger nje ideal te njeriut, qe per boten do te ishte shume me mire te mos ishte shfaqur, se sa ne trajten e perbindshme qe mbreteroi ne Europen Lindore per nji gjysem shekulli. Ne Shqiperi ne te nente kongreset e PPSH(Sot PS) u projektua, ose me mire u morren persiper nga Enver Hoxha te ngrihej ne kembe nje komunizem absurd, larg çdo ideal kometar, i rrethuar nga varferia, mjerimi, ekzistenca, grindjet,likujdimet ne pushtet, tradhetite imagjinare, rrafshimi i prones, centralizmi demokratik, eksperimentet shoqerore si dhe shkelja e te drejtave te lireve universale te njeriut. Ne kete menyre keto, nuk munde te ishin kurresesi nente kongrese historike(i dhjeti shenoi fundin e tij) siç i ka quajtur burokracia partiake, por thjeshte nente rrathe ferri te Enver Hoxhes( siç mund t’i quante Dante Aligeri)te cilet gjymtuan njeriun tone, e nxorren prej andej ose te vdekur neper burgje, ose te varbuar,te standartizuar,te perthare ,te gjymtuar,ose ne trajten e njeriut te ri te lakuar paragrafve te mjere qe perdhunuan çdo ideal fisnik te shpirtit evropian shqiptar. Prandaj dhe qellimi i shkrimit tone te dashur lexues, eshte te zbulojme nje nga nente rrath ferri, te zbulojme tragjedine e shpirtraveve,bote te paprekshme per moralin komunist. Zoti yne na ndihmo te kryejme misionin tone, duke ju kerkuar ndjese lexuesit per zymtesine paskaj. Kronika e Ferrit Ne hyrje te ferrit, ne nje sfond shekmbor te rrethuar me lela me gjemba, poshte nje porte te hekurt, pame nje njeri te denuar me pune te renda, ose siç na thoshte ... e ferrit, cili na u lut ta linim anonim per te gjitha ato qe do te na tregonte gjate shoqerimit me ne. Hyme keshtu ne mbreterine e ferrit, ose ne shtehin e tij, neper nje muzg te rene mbi kete bote te fshehte te shpirtrave te tradhetuar. Shoqeruesi yne qe ecete perpara nesh, na beri me dije se kishim hyre ne rrethin e pare te ferrit. Kete rreth, Diktatori ,ose siç kishin deshire ta quanin, Arkitekti, e kishte projektuar per shtate dite dhe kjo shihej qarte ne datat e gdhendura me shkronja te medha ne balle te ferrit 2-8 nentor 1948. Ky rreth shenoi shkepujen e pare te keij shteti nga bota, nga njerezimi,te pakten kete fakt e pranojne te gjithe kronikat qe jane marre ne mbreterine e ferrit. Ketu ne mes te gjysmerresires,frynte nje ere,qe me vone do te behej vullkan e qe shpirtrat e quanin “era e luftes se klases” dhe qe shumicen e shpirtrave nuk e linte te ngriheshin. Pak me tej,kur pyetem se çfare ishin ato hije,na banin pergjegjtesisht gropa ne nje shkretetire,na u pergjigjen se ata ishin ish-pronaret e medhenj, tregtaret e pasur, te cileve pasi u morren pasurine ne ate bote, u kerkohej edhe per se vdekurin,duke u rene me nje kamzhik te gjate mbi skelete, as i fshehur,lidhjet me armiqte e shtetit etj,etj. Arkitekti ishte i zgjuar dhe bujar. Ne kete rreth u kishte rezervuar vend, mjaft inteligjenteve te shquar, shkrimtareve te njohur, artisteve, shkencetareve. Kronikanet kishin zbuluar se diktatori e urrente inteligjencen dhe veçanerisht ate pjese qe kundershtoi projektin e tij te ferrit. Keta te mjere te lidhur me zinxhire, neper disa bodrume te tmerrshme, pasi tregonin plagët,qe ua hapnin vazhdimisht,do qene te kuq qe u versuleshin prapa shpine, shkimeshin ne vaj, duke u rene me rrengalles se zeze. Ne nje cep te ferrit, te rrethuar me mure te larta, per t’u versulur çdo cast e ore mbi kundershtaret e diktatorit, qendronin te varur ne litar shpirtrat e atyre qe kishin ngritur zerin per Kosoven, per tokat e pushtuara ne Jugosllavi,per Camerine etj. Keta ishin luftetare patriote, komandante, famoneosh edhe medha lufterake, femike qe kishin thirrur:“Kosova eshte toka jone”. Ata rriheshin vazhdimisht duke u varur nga nje gur te madh ne qafe,duke u futur me zor te kendonin këngën”Rrofte bashkim-vllazerimi”apo”Rrofte Tito!,kenga keto qe diktatori i pelqente t’i kendonte tere populli. Pak me tutje, ne nje grope te mbushur me uje te valuar, ku i benin zjar vazhdimisht ca njerez te zinj e shkurtabiqe,zjar qe ata e quanin”zjarri i revolucionit” fare i veten me mes te asaj llahatare, na u shfaq si neper enderr Sejfulla Maleshova. Ai nuk pranoi te fliste asgje me ne,sepse kishte vite qe digjej

Kronika e Ferrit

na thoshte ... [teksti vazhdon jashtë pjesës së dukshme] (Vijon ne faqen 4)

[Ilustrim pa tekst të lexueshëm]