18/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 maj 1993

Krimet E F.NANOS S’KA MITING APO BANDE QE I MBRON

Kur Enver Hoxha dhe eskorta e tij, fillonin fushata grushtesh armiqësore apo fushata grushtesh armiqësore apo fushata spastrimesh,antifare dhe antiperendimore, ai vinte ne dispozicion te qellimit keqdashës e ogurzi, propaganden dhe demagogjine. Kolektiva anonime solidarizoheshin, organizata te PPSH solidarizoheshin sapo te krijohej pershtypja se gjithe shqiptarët mezi kishin pritur, prishjen e kishave e xhamive, mezi kishin pritur prishjen me SHBA, BRSS dhe Kinen, sikur mezi kishin pritur kolektivizimin dhe vetizolimin, DHE ne balle te kesaj imagjinate qendron pjesa me konservatore e pushtetit, te perkarhur nga veteranet e pashkolle dhe robot. Pikërisht kte variant zgjodhi R.Alia, per t’iu kundervene 2 prillit, 8-9 dhjetorit, 20 shkurtit... dhe po kete variant zgjodhi lideri trashëgimtar i duetit Hoxha-Alia, Fatos Nano per t’iu kundervene 12 marsit dhe tani se fundi, akuzave te kontrollit te shtetit kunder korrupsionit te deklaruar te Fatos Nanos. Grafiku eshte i metodave te njohura komuniste. Kryepolici i masakres se 2 prillit Gramoz Ruçi, ministri i korruptuar Sabit Brokaj demagogu qe perdhunoi profesionin duke mbyllur Universitetin Kombetar, Kastriot Islami, kryeredaktori fashist i “ZP” pas pluralizmit Namik Dokle, gazetari i grupeve “SS” te “ZP” pas pluralizmit Musa Ulqini, ministri i korruptuar dhe i akuzuar Pajtim Ajazi, poliogjot i krimeve te luftes dhe perpjekjeve per mbrojtjen e pa turpshme, te bashkepunetorit te vjeter te institutit te studimeve marksiste-leniniste Fatos Nano.Ky klan konservator, bolshevik dhe antidemokratik, si te vetmen rrugezgjidhje te mbrojtjes se krimeve dhe korrupsionit te vetvetes, eshte ngritur me grushtin lart ne mbrojtje te ish-kryeministrit te korruptuar, hajdut te 9 milion dollareve ndihmave italiane, Fatos Nanos. Mitingjet me pensioniste te Tiranes mbyllet me kerkesen e pensionisteve per pune. Mitingu i pensionisteve para parlamentit mbyllet me thirrjet:”Rrofte E.Hoxha e F.Nano!”. Mitingu i Kukoves mbyllet me perpjkje te deshtuara te social-enveristeve per (Vijon ne faqen 4)

NGA VIZITA E KRYEMINISTRIT SHQIPTAR ALEKSANDER MEKSI NE GREQI

Kryeministri shqiptar , zoti Aleksander Meksi pati nje takim kome me kryeministrin grek zotin Micotaqis ne Athine .Te dy kryeministrat vleresuan rendesine e veçante te ketij takimi. Ne takimet qe zoti Meksi pati me zotin Micotaqis u diskutua per mundesine e hapjes se me1eshme te rrugëve per investimet greke ne Shqiperi, si edhe per bashkepunimin me ne nje sere fushash.Te dy kryeministrat diskutuan gjithashtu lidhur me krizen ne rajonin e Ballkanit.Zoti Micotaqis theksoi me kete rast se politika greke eshte ajo e miqesise se mire dhe qe do te konkretizohet me tej me marreveshje qe do te perfundojnë ne te ardhmen si edhe me traktatin e miqesise midis te dy vendeve .Ai foli gjithashtu lidhur me mundesine e punesimit sezonal te shqiptareve ne Greqi.Zoti Micotaqis shprehu kenaqesine lidhur me deklaraten e zotit Berisha per minoritetin grek ne Shqiperi dhe e vleresoi ate si nje urë miqesie te dy popujve.Zoti Meksi ofroi bashkepunimin ne fushen e turizmit e ne fusha te tjera.Ndersa zoti (Vijon ne faqen 4)

DEMIRELI BEN BETIMIN SI PRESIDENT I RI I TURQISE

Kryeministri Sulejman Demirel u zgjodh nga Parlamenti , si president i nente i Turqise.Gjate betimit te tij ai tha se parashikon te kombinoje paanesine me angazhimin per çeshtje te medha. Kryeministri Sulejman Demirel u zgjodh nga Parlamenti , si president i nente i Turqise.Gjate betimit te tij ai tha se parashikon te kombinoje paanesine me angazhimin per çeshtje te medha .Zgjedhja e tij mbushi vendin e lene bosh nga Turgut Ozali.Turqia tani duhet te gjeje nje kryeminister te zevendësuar Demirelin ,68 vjeç, i cili, e ka kryesuar koalicionin qeveritar gjate 18 muajve te fundit, “As qe mund te mendohet qe presidenti... te mos mbaje asnje anesi apo te mbaje nje qendrim te tille, i cili mund te hedh hiç ndaj paanesise se tij”, deklaroi Demireli ne fjalën e betimit te tij. “Megjithate do te jete gabim qe paanesine ta interpretohesh si nje shmangie nga problemet kombetare dhe nderkombetare, te cilat kane nje karakter politik, dhe si nje mospjesemarrje absolute ne çeshtjet kombetare”, duke e pranuar se kompetenca presidenciale te parashikuara ne kushtetuten e hartuar nga regjimi ushtarak ne vitin 1982, regjimi ushtarak ne vitin 1982, (Vijon ne faqen 4)

ZOTI SERREQI U NIS PER VIZITE ZYRTARE NE BRUKSEL

Me ftesë te Ministrit te Jashtem te Belgjikes zotit Vili Klass u nis per nje vizite zyrtare ne Bruksel Ministri i Puneve te Jashtme zoti Alfred Serreqi. Me ftese te Ministrit te Jashtem te Belgjikes zotit Vili Klass u nis per nje vizite zyrtare ne Bruksel Ministri i Puneve te Jashtme zoti Alfred Serreqi.Gjate vizites se tij ne bisedimet dypaleshe do te diskutohët per marredheniet midis dy vendeve dhe perspektiven e zhvillimit te tyre.Pritet te nenshkruhet nga homologet nje deklarate e perbashket politike ne lidhje me marredheniet bilaterale si dhe me bashkepunimin e dy vendeve ne organizmat dhe organizatat nderkombetare ku ato bejne pjese. Gjate qendrimit ne Bruksel,delegacioni yne do te beje takime me Keshillin e Evropes, me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, zotin Manfred Werner, si dhe me funksionare te larte te ketyre dy organizmave nderkombetare.Ne keto takime te nivelit te larte do te bisedohet per krizen rajonale dhe per zgjidhjen e saj. KORRESP I “RD”

Kohe e keqe per PS

Fillimi i operacionit “tanxhenopoli”, arrestimi i funksionarit te larte te MPJ te Italise, qe merrej me ndihmat per vendet ne zhvillim, Xhuzepe Santoro, rindizen dhe njehere dyshimet qe brenin prej gadi dy vjetesh shqiptaret e thjeshte, lidhur me ekzistencen e nje korrupsioni ne ardhjen e ndihmave italiane ne Shqiperi. Nuk shkoi shume dhe para pak kohesh, kryetari i Sherbimit te Kontrollit te Shtetit, Berim Cela, paraqiti para parlamentit nje raport mbi kete çeshtje. Ishte i pritshem edhe reagimi energjik i socialisteve, i cili zbuloimi i se vertetes mbi ndihmat italiane ne Shqiperi do t’i diskreditonte duke iu a zgjegluar deri diku pushtetin. Nje nga pikat kruçiale te raportit Cela mbi korrupsionin e qeverive komuniste lidhur me ndihmat italiane ne Shqiperi, ishte caktimi i shoqerise italo-jugosllave “Levante Co” per te derguar keto ndihma. Nga njera ane dukej disi jo e natyrshme qe shteti shqiptar te kishte gisht ne caktimin e kesaj shoqerie per kete pune. Dhe ketu e mbeshtesin zhurmen e tyre socialistet ne mbrojtje te shefit te tyre Nano. Me te vertete, natyrshem lindte pyetja: ”Mbi ç’baze do te caktonte qeveria shqiptare nje shoqeri italiane per te sjellur ne Shqiperi ndihmat italiane, kur kete, sipas ligjeve te shtetit italian, duhej ta bente ky i fundit? Madje, per kete, siç e deklaroi vete zoti Nano ne debatin televiziv para kohe, duhej te zhvillohej nje lloj konkursi midis firmash te ndryshme italiane. Por lidhjet e ”Iliria Holdingut” me Haxhidin Sajne, te ketij mashtruesi nderkometar, me “Levante Co” si dhe lidhja e djalit te ish-presidentit R.Alia me administratorin e kesaj firme, te krijonin dyshime jo te vogla lidhur me nje ndikim te mundshem te qeverise shqiptare ne caktimin e “Levante Co” per te sjelle ndihmat italiane ne Shqiperi. Caktimi i “Levante Co” nga qeveria italiane do te ishte nje argu- (Vijon ne faqen 2)

Nexhmije Hoxha DHE Kino Buxheli PERSERI NE GJYQ

GJYKATA E APELIT I SHTON Nexhmije Hoxhes EDHE 2 VJET TE TJERE HEQJE LIRIE Sot, fillon nga te gjithe, me 27 janar 1993 Gjykata e Rrethit Tiranes denoi Nexhmije Hoxhen per pervetesim te pasurise dhe 9 vjet heqje lirie dhe Kino Buxhelin ish drejtor te Drejtorise se Pllakave, per shperdorim te detyres me 4 vjet heqje lirie. Kunder ketij vendimi te pandryshuar kane bere ankimin ne Gjykaten e apelit. Dhe paradite ne nje salle e kesaj gjykate u zhvillua gjykimi ne shkalle te dyte i çeshtjes penale ne ngarkim te te dy te pandehurve.Trupi gjykues perbehej nga Nikoletta Kita, kryetare dhe Arqile Ndini e Zyfil Beqo anetare. Me ane te nje letre te cilen ua lexoi ne pranishem kryetarja e trupit gjykues, Nexhmije Hoxha njoftoi se nuk e shihte te arsyeshme te merrte pjese ne kete proces gjyqesor e se kishte ngarkuar per mbrojtjen e çeshtjes avokatin e saj z.Dhimiter Beshiri. Anetari i trupit gjykues z.Arqile Ndini, pasi lexoi edhe nje here vendimin e Gjykates se Tiranes per te dy te pandehurit, beri te ditur protesten e Prokurorit te rrethit, z.Avni Doçi i cili e quante te padrejte vendimin e gjykates se Tiranes.Sipas tij, Nexhmije Hoxha duhej te pergjigjej per shumen e pervetesuar prej 498000 leke e jo per 32960 per te cilen eshte denuar. Ndersa per te pandehurin Kino Buxheli prokurori i rrethit argumente se eshte e drejte denia e fajësise per shperdorim detyre por ai duhej te pergjigjej edhe per pervetesim te pasurise. Me pas u lexua shkresa ankimore e te pandehures Nexhmije Hoxha e (Vijon ne faqen 4)

“SOCIALISTET E NDERSHEM DUHET TE DISTANCOHEN NGA KRERET E TYRE TE KORRUPTUAR”

Qeveria Meksi do t’i shkoje deri ne fund luftes kunder korrupsionit. Diten e hune me 15 maj 1993 ne kinemane e qytetit “11 nentori” u zhvillua nje takim midis qytetareve te Elbasanit dhe kryetarit te PD te Shqiperise z.Eduart Selami. Pjesemarrja e madhe tregoi interesin qe kishin qytetaret per kete takim. Mbas prezantimit te rastit dhe mireseardhjes nga z.Agim Hoxha kryetar i keshillit drejtues te deges se PD per Elbasanin midis duartrokitjeve dashamires e mori fjalen z.Eduart Selami. Kryetari i PD vleresoi lart keto tradita dhe i lidh ngushte me ndihmen e madhe qe ka dhene ne keto tre vjet i gjithe populli i Elbasanit ne luften per demokraci.Deshirat e tij te medha per liri,drejtesi shoqerore kulture e demokraci tha zoti Eduart ,populli i Elbasanit i sheh te misheruara ne programin politik, ekonomik e shoqeror te PD dhe prandaj ai ka qendruar dhe qendron perkrah saj ne te gjitha fushatat. Ne fjalën e tij z.E.Selami e vuri theksin ne ngjarjet e diteve te fundit qe kane te bejne me zbulimin e korrupsionit qe ka mbuluar stafin e PS dhe mbi te gjithe liderin e saj Fatos Nano.Per popullin tone krimi i pervetimit te ndihmave qe na ka dhene dhe ne dite te veshtira qeveria dhe populli italian eshte tepër i rende sepse ai ka te beje me jeten e femijeve.Faktet e deritanishme jane te mjaftueshme per te provokuar korrupsionin dhe krimin e Fato Nanos e shokeve te tij.Tashti erdhi koha qe anetaret e ndershem te PS te distancohen nga kreret e tyre te korruptuar theksoi z.E.Selami.Persa i perket ndeshkimit te tyre nepermjet ligjit per te cilin te pranishmit ne salle qene teper te interesuar z.Eduart tha se kjo do te behet patjeter,por theksoi tashme dihet se nga keto krye te jycve e shume raste organet gjyqesore kane treguar ngathesi e jane bere pengese per goditjen e korrupsionit. Keto organe disa here e kane bllokuar veprimtarine e drejte te pushtetit [tekst vazhdon, i prerë poshtë] demokratik,prandaj ka dale nevoje e domosdoshme pastrimi i tyre nga elementet e se kaluares dhe zevendesimi me njerez te perkushtuar per drejtesine dhe demokracine ne Shqiperi.Keto parashtrime te kryetarit te PD gjeten miratimin e plote te degjuesve ne salle,te cilet vazhdimisht e nderprene me duartrokitje. Per te mbuluar korrupsionin e tij te thelluar vazhdoi z.E.Selami me papergjegjesine me te madhe, Fatos Nano ka filluar inkursione donkishoteske ne disa rrethe te vendit.Ai shkon me shpresen qe te gjeje mbeshtetje tek ata qe mundet ti mashtroje lehte me fjaline e tij karakteristik ”nje fjale shqip e njeqind te huaja”. Natyrisht qe disa edhe ia mashtro me eksperiencen e grumbulluar ne vite atje ku ka punuar, por gjithe popullin jo. Nga faktet .nga e verteta nga drejtesia, nga ligji nuk mundet te shpetojne me kurresesi.Keto ”guxime” i gjoja i dhe i shokeve qe e apsojne eshte i shtirur.Levizjet e tyre gjoja te qenguara, fjalimet, takimet dhe intervistat mjegulluese kurresi nuk duhen pare si pafajesia e tyre dhe dobësi e pushtetit demokratik.Perkunderazi ne durimin,ne tolerancen ,ne ballafaqimin e ka forcen demokracia dhe dobesine diktatura per te cilen enderrojne Fatosi me shoke.Dekreti i nxjerum nga Presidenti,theksoi kryetari i PD per luften kunder korrupsionit do te gjeje zbatim te plote nga qeveria. Eshte plotesisht e vertete se ashtu si ne Elbasan edhe kudo ne Shqiperi vazhdoj ai shume nga ishpatiaket e larte, pushthembajtjes e shume prej tyre qe kane ushtruar dhune e terror po mbajne ne tregi, kane grumbulluar miliona dhe kane siguruar lidhje me boten e jashtme. Ku i gjeten milionat keto kur te gjithe llogariteshin kishin vetem nje rroge te ulet si ariten te krijojne lidhje e miq me ate

Ç’do te beje tani Fatos Nano?

As me pak dhe as me shume se sa beri ne Shqiperi qysh nga dita e interpelances se z.Blerim Cela ne Kuvendin Popullor. -Proteste e Komitetit te Pergjithshem drejtues te PSSH drejtuar organizmave nderkombetare per shkeljen e te drejtave dhe lirive te njeriut ne Itali. -Do te nise menjehere misionare ne Itali per te ngritur refugjatet shqiptare dhe qindra mijera italiane ne mitingje dhe demonstrata kunder qeverise italiane qe po ben nje fushate politike antidemokratike, revanshiste, kunder shokeve te ngushta te idealit dhe te korrupsionit ne”Levant Co” dhe gjetke. -Ne mitingjet dhe ne te gjitha faqet e “ZP” dhe gazetave te tjera bishta te saj, me germa te medha do te hidhen dhe shkruhen thirrjet per zgjedhje te re politike ne Itali, per doreheqjen e qeverise se re italiane dhe zgjedhje te parakoheshme. -Tu hapen dosjet te gjitha atyre kuadrove nga kontrolli i shtetit, hetuesia, prokuroria ne Itali per te pare dhe publikuar lidhjet e qeverise dhe ballalareve te gjysherve dhe baballareve te tyre me sherbimin sekret italian. -Akuza dhe denoncim te gazetave italiane dhe te RAI-t per bashkepunimin te fshehte dhe mbeshtetje reciproke me sherbimin e kontrollit te shtetit te Shqiperise, me qeverine Meksi dhe PD, me synimin per te eliminuar nga horizonti politik shqiptar dhe nderkombetar kryetarin e PSSH, yllin me te madh dhe me shekellqim ne kostelacionin socialist, luftetarin me te madh per mbrojtjen e figures dhe vepres se Enver Hoxhes ne Shqiperi dhe ne te gjithe boten, ne teorise dhe praktikes se tij te socializmit vetem ne enderr dhe leter. -Ashtu si ne Fushe-Kruje, nga mijera refugjate, vajza e gra shqiptare dhe italiane do te shprehet deshira per t’u pranuar ne radhët e PSSH.Ne qofte se ne Fushe Kruje u pranuan 25 vajza,ne Itali shifra parashikohet nga shoku Fatos te arrije ne 25000. XHEVAT MUSTAFA

Telegram urimi

PRESIDENTI BERISHA PERSHENDET ZOTIN SULEJMAN DEMIREL ME RASTIN E ZGJEDHJES SE TIJ PRESIDENT I REPUBLIKES SE TURQISE Presidenti i Republikes zoti Sali Berisha me rastin e zgjedhjes se zotit Sulejman Demirel si President i Republikes se Turqise i ka derguar nje telegram urimi ku midis te tjerash thekson se: “Me kete rast ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal ju perseris edhe nje here vullnetin e gatishmerine e Republikes se Shqiperise per forcimin e metejshem te bashkepunimit te metejshem me Republiken e Turqise dhe me popullin vella turk, per te miren e tyre te perbashket si dhe ne dobi te paqes e stabilitetit ne rajonin e Ballkanit e me gjere.”

Kohe e keqe per

BIBLIOTEKA KOMB...

Bashkebisedim i ngrohte i anetareve dhe dashamiresve te PD te Elbasanit me z.Eduart Selami.