PRESIDENTI BERISHA PRITI GRUPIN DEMOKRISTIAN TË PARLAMENTIT EVROPIAN
Ne pritjen qe Presidenti i Republikes, Sali Berisha, i beri grupit demokratian te Parlamentit Evropian te drejtuar nga eurodeputetja gjermane Pak, i shpjegoi curine e zhvillimit te viteve te fundit ne Shqiperi e perkathet e qeverise demokratike te Shqiperise per te ngritur shtetin e se drejtes dhe per te zbatuar reformat ekonomike.
Anetaret e delegacionit shprehen mbeshtetjen e tyre per proceset ne zhvillim ne Shqiperi.
(ATSH)
TAKIM I PRESIDENTIT BERISHA ME ZOTIN FON HABSBURG
Ne takimin qe u zhvillua midis Presidentit te Republikes, Sali Berisha, dhe anetarit te Parlamentit Evropian Otto Fon Habsburg, qe perfaqeson Bashkimin Kristian Social te Bavarisë, u diskutua mbi marredheniet e Shqiperise me Komunitetin Evropian e me Parlamentin e tij, dhe per gjendjen ne rajon.
Zoti Fon Habsburg u shpreh se do te perkahe ceshtjen e shqiptareve ne Bruksel, Strasburg e gjetke.
(ATSH)
KRYEMINISTRI MEKSI PRITI MINISTRIN E NDERTIMIT DHE TE PUNEVE PUBLIKE TE TURQISE
Kryetari i Keshillit te Ministrave, Aleksander Meksi, priti ne seline e Kryeministrise, ministrin e Ndertimit dhe te Puneve Publike te Turqise, Onur Kombaracibash, i cili ka ardhur per vizite ne Shqiperi me ftesë te ministrit tone te Ndertimit dhe te Rregullimit te Ambientit, Ilir Manushi. Ne fillim, Kryeministri Meksi i shprehu mireseardhjen mikut nga Turqia dhe theksoi marredheniet e mira qe ka Shqiperia me Turqine. Zoti Kombaracibash falenderoi per pritjen dhe tha se Turqia i kushton nje vemendje te veçante Shqiperise dhe ndjek zhvillimet e saja demokratike. Dy vendet tona, tha a, jane jo vetem miq por edhe vellezer. Si ne te kaluarën dhe ne te ardhmen, populli dhe qeveria turke do t’i japin Shqiperise ndihmen e vet. Ne vazhdim, ministri turk foli per bisedimet e para me homologun e tij shqiptar, te cilat i cilesoi “te frytshme per problemet qe mund t’i zgjidhim se bashku. Fillimi eshte i mire dhe une shpresoj qe te zhvillojne takime edhe ne te ardhmen ne Turqi. që të zhvillojmë takime edhe në të ardhmen në Turqi”. (ATSH)
Z.Selami TAKOHET ME PRESIDENTIN E ASAMBLESË TE ATLANTIKUT VERIOR
Ne kuadrin e takimeve ne Asamblene e Atlantikut Verior, dje mbasditë ,delegacioni shqiptar i perbere nga zoti Eduart Selami dhe zoti Petrika Minga, u takuan me presidentin e kesaj Asambleje z.Buvar dhe me sekretarin e pergjithshem te saj z.Peter Kartier.
Ata i falenderuan zoterinjte,per mbeshtetjen dhe perkrahjen e Asamblese e Atlantikut Verior, NATO dhe vetë zoti Verner i kane dhene Shqiperise, sidomos per dhenien e statusit te anetaresimit si vezhgues ne kete Asamble.
Nepermjet nje ekspoze te gjere, z.Selami dhe z.Minga i folen per ecurine e proceseve demokratike, dhe te jetes politike ne Shqiperi. Ata theksuan,se Shqiperia ne krahasim me vendet e Europes Lindore, ka patur veshtiresi me te medha, dhe sot ajo po ben te gjitha perpjekjet per ti kapercyer ato, si ne planin ekonomik, social dhe institucional. Fale perkrahjes mbarepopullore,qe shqiptaret i kane dhene dhe demokrateve,fale mbeshtetjes morale e materiale te Komunitetit Nderkombetar,Shqiperia perfshihet tani ne zonat ku gjerat kane hyre ne rrugen e mbare dhe ndryshimet pozitive vihen re kudo dhe vazhdimisht.
Ne kete drejtim, ne kemi nevoje per nje ndihme akoma me te madhe nga Asambleja e Atlantikut Verior ,nga NATO nga institucione dhe organizma te komunitetit nderkombetar. Ne jemi mjaft te
(Vijon ne faqen 2)
VIZITE "historike" E KRYETARIT NANO NE PESHKOPI
-Nano , Ruci etj luftojne per destabilizimin e Shqiperise
- PS vazhdon te mbroje Nanon duke kryer veprime te pa ligjshme.
-Qytetareve te Dibres u dhunohen banesat duke u futur trakte komuniste nen dere.
PËR NJË BASHKËPUNIM ME TË MADH MIDIS SHQIPËRISË DHE TURQISË NË FUSHËN E NDËRTIMEVE
Ministri Turk i ndërtimit zoti Onur Kumbaraci Ogli dhe personat që e shoqërojnë zhvilluan një takim me ministrin shqiptar të ndërtimit, zotin Ilir Manushi dhe funksionarë të kësaj ministrie. (ATSH)
EKZISTON RREZIKU I SHTRIRJES SË KONFLIKTIT RAJONAL NË JUG
Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali priti një delegacion të Parlamentit Evropian
Në një takim me delegacionin e parlamentarëve evropianë të kryesuar nga zonja Peck, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Safet Zhulali pasi i njohu ata me ecurinë politike dhe ushtarake shqiptare dhe ndihmën që ka dhënë në këtë drejtim NATO, SHBA, dhe shtete të tjera u ndal posaçërisht në rrezikun që i kanoset Shqipërisë në rast të zgjerimit të konfliktit aktual, në territor etj. ish-Jugosllavisë. Ai me këtë rast vërejt se nuk është e justifikueshme tërheqja e Komunitetit Ndërkombëtar lidhur me zbatimin e planit të paqes nga pala serbe. Nuk mund të jemi dakort, tha ai, me trajtimin e Millosheviçit si palë. (Vijon në faqen 2)
PS vazhdon të mbrojë Nanon duke kryer veprime të pa ligjshme.
Qytetarëve të Dibrës u dhunohen banesat duke u futur traktë komuniste nën derë.
Sot me 23 maj 1993, kryetari i PS, shoku Fatos Nano është për një vizitë në qytetin e Peshkopisë, në vazhdim të kryezares së tij, për të bërë dhe për të tërhequr pas vetes turma enverianësh të vjetër dhe të rinj, që janë të bindur dhe të vendosur për të sakrifikuar gjithçka, edhe demokratikën, edhe kombin edhe vetë PS, vetëm e vetëm për të shpëtuar nga ndëshkimi i merituar Zeusin e tretë të partisë së tyre.
Disa ditë më parë janë bërë përgatitje të medha në Tiranë dhe Peshkopi, me qëllim që kjo vizitë të hyje në histori, të bëhet madhështore si vizitat enveriane. Komisarët e PS nga Tirana e Peshkopia ishin të angazhuar si në një aksion me goditje të perqendruar, per te realizuar sa me mire skenarin e pergatitur nga mjeshtra te regjimit mitingjesh hipokrizike dhe demagogjie. Duke shfrytëzuar pervojën e vjetër të ilegalitetit ata u shpendanë nëpër lagje dhe shtepi me shtepi per të gëzuar dibranet me lajmin e ardhjes se kryetarit Nano mes tyre. Më slogane dhe përrallat e tyre te vjetra propagandistike ata u ngjallën per t’ju mbushur mendjen dibraneve se shoku Nano vjen ne Peshkopi jo per te kerkuar ndihme dhe mbeshtetje prej tyre por se e ka zene nje mall i madh per ta,(siç e zinte edhe Enverin shpesh) se me fjalet e tij ai do t’jua mbyllë si me magji plagët e vjetra të reja, nga ferra demokratik do t’i ktheje perseri ne “parajsen socialiste”. Në përforcim të kësaj fushate të atëmshme propagandistike u kerryen edhe traktat qe vullnetarisht u shpërndane nga veteranë të traktateve nëpër shtëpite e dibraneve.
Për te ndihmuar edhe propagandistet e PS ne kuadrin e kesaj kryezares te Nanos per te shpetuar koltukun dhe nderin e vet te perlyer po e japim te plote kete trakt.
Me date 23 maj 1993, ora 11.00 paradite, ne sheshin shkolles se mesme bujqesore “Nazmi Rushiti” zhvillohet nje miting i madh popullor i ligjshem per te protestuar ndaj qeverise ne mbrojtje te shtresave te paprivilegjuara.
Ne miting do te marre pjese dhe do te pershendese Kryetari PSSH Fatos Nano dhe nje grup deputetesh te PS.
Me kete rast u bejme thirrje: Gjithe elektoratit dibran, qytetareve te Peshkopise, fshatareve, eurosocialisteve dhe pensionisteve, grave dhe intelektualeve, nxenesve te shkollave etj per te bashkuar zerat ne kete protest.
Ju qe vuani papunesine, jeten e veshtire te asistences, ju qe po vuani ne palce pushtetin aktual te opozites se sotme, ju qe po provoni mbi shpatulla luften e eger te klanave per efekt bindjes ju qe sot po shijoni njërimin e lidhur ekonomik dhe shkëpin e dhunës policore te shtetit diktatorial e policor të sotëm.
Ne kerkojme ne emer te kesaj proteste, buke, pune, demokraci te vertete dhe drejtësi dhe jo salltanetin e bujshem dhe mashtrues te pushtetmbajtësve te sotem.
Afrohuni kete dite dhe ore te manifestojme se bashku dhe te kerkojme demokracine e vertete qe t’i sherbej shumices se popullit dhe jo lobit antikombertar e antishqiptar. Afrohuni ti themi ndal te keqes dhe rrezikut qe po i kanoset vendit dhe popullit nga revanshizmi i djathte.
Jemi ne pragrahjen tuaj.
KOMITETI DREJTUES I PS RRETHIT DIBER
Shenim i Redaksise:
Njoftojme arkivin e PS se po t’u duhet nje kopje original e ketij trakti ruhet ne arkivin tone.
Per ta bere me te vertete “historike dhe madheshtore” kete vizite, ashtu si vizitat e Enver Hoxhes dhe te Ramiz Alise ne kohen e tyre Komiteti i PS te rrethit dhe Deges se Rendit Publik iu dërgua me pare programi i aktiviteteve te Kryetarit Nano pa harruar dhe itinerarin e tij nga nisja ne Tirane, stacionet ku do te ndaloje per te kuvenduar gju me gju me popullin, per te pire ndonje kafe e per te kthyer ndonje gotë mbretërien triumfale (si te njerëzit te pare ne planetin Mars apo Jupiter), etj.
Nuk jane harruar edhe personalitetet qe do te jene ne suiten e kryetarit Nano, Namik Dokle, Femi Abdiu, Kastriot Islami, Halil Lalaj, Luan Hajdaraga, Ilir Meta etj.
Sipas programit apo skenarit te hartuar ne Tirane do te behet nje takim i ngrohte ne sheshin para shkolles Nazmi Rushiti. Do te quhet takim sa per sy e faqe sepse ne te vertete eshte parashikuar dhe do te luftohet siç dine komunistet qe te kthehet ne nje miting te madh te unitetit te çelikut Partia, Fatosi, Populli.
Nga dega e Rendit Publik u ishte dhene e qarte dhe e prere pergjegjesia se mitingu do te quhej i pa ligjshem ne sheshin e kerkuar dhe se ate mund ta zhvillonin ne stadiumin “Korabi”.
Kryetari Nano dhe pasuesit e tij te mesuar si gjate 52 vjeteve te ishin edhe Ligi edhe Maliq, do te kembengulin qe mitingu te zhvillohet atje ku duan ata, dhe jo atje ku i lejon ligji, per te sensibilizuar dhe mbajtur pjesemarresit qe t’i konfrontojne me forcat e rendit. Te shohim kush do t’i fitoje ligji apo antiligji?
OLTION BARDHI
Kush e solli, e perkrahu dhe mbrojti ne te vertete Hajdin Sejdine?
Fatos Nano me shoke...
VENDIM
Nr. 121 date 26.3.1991 PËR KRIJIMIN E NDËRMARRJES SË PËRBASHKËT SHQIPTARO-ZVICERANE “ILIRIA TURIST” Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Të autorizohet lidhja e kontratës për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët shqiptaro-zvicerane “Iliria Turist” në Tiranë ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të [palexueshme] të firmës zvicerane “Iliria... Holding S.A., Agra”, me objekt të përcaktuar në kontratën e në statutin e saj, që i bashkëngjiten këtij vendimi. Afati i veprimtarisë të jetë për 10 vjet. 2. Ngarkohet Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Automobilizmit të marrin të gjitha masat për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE FATOS NANO