26/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 maj 1993

Deshtim TJETER I NANOS NE BULQIZE

Kur u hodh parulla ”Rrofte Partia e Punës”(PS) u ngriten 124 duar,te cilat i pjesetuan me dy dhe na dolen 62 njerez. Ky eshte rezultati i perkrashesve te korruptuarit Nano ne rrethin e Bulqizes. Bilanci i tribunës... Nano i hutuar,Dokle si vajtimore,Kastrio­ti si ne rolet e Koço Devoles,te tjeret si lolo. Bulqize ,me 23.5.1993,ora 15.45.Vargu u makina te Nanos dhe skortes se tij pershkoj gjate e gjate unazen per t’u kthyer ne qender te qytetit dhe do te bente edhe rrugen paralele me unazen per te ardhur tek vendi ku do te zhvillohesh si per t’i thene ketij populli se duhet te bejme mbylljen e ciklit per te ardhur aty ku ishim.Dhe menjehere na vajti mendja tek koha e Enverit.Keta enveriane te rinj kerkonin pra te sensibilizonin njerezit per t’i terhequt ata drejt mitingut. Mitingu filloi.Nje nga “intelektualet”e harruar,siç u shpreh dhe ai vete e hapi mitingun prandaj meqe nuk ia vlen te merremi me te po e leme te harruar ashtu siç do te mbetet ne[?]fakt. Dikush nga turma thirri”Rrofte Partia e Punës”(PS) dhe 124 duar u ngriten, barazi me 62 njerez. Ky ishte bilanci para tribunes,te tjeret ishin te pranishem rreth nesh duke shprehur besnikerine ndaj partise dhe qe perbenin shumicen,siç ishim dhe ne. E mori fjalen Pellumb Vladi,shperndaresi i trakteve neper Tirane.Dhe a e dini se çfare tha”Une me t’u kthyer ne Tirane, gjithe natën do te vendos trakte neper dyqane dhe do te grumbulloj 200 mijë vete per te rrezuar qeverine.I gjori Pellumb sheh endrra me sy hapur dhe beson vertet se bulqizaket i besojne ketij klysh komunisti. Emrin e ka pellumb,por ne te vertete je korb kobndjeles. Jo or shok, mos e gënje vehten kot.Ju ngado qe te rrotulloheni do te mbeteni fantazma te komunizmit. Doli nje tjeter.Te themi te drejten na u duk si Koço Devole ne rolet e tij.Pasi fërkuam syte pamë se ishte Kastrio­ti,i cili pa hyrjet alla-socialiste tha:”Poshte qeveria” dhe doli i turpëlluar theksoi se policia ishte me ne.Se si policia e Bulqizes eshte me Kastrion e me hajdutet e PS,kete mund ta shpjegoje Kastrio­ti ne parlament qe ta degjome edhe ne qe s’e kuptuam kete thenie te tij.Ne dime nje gje,qe rendi eshte vetem me ligjin.E ftojme Kastrion qe te mos e perlyeje policine me ndytesite e tij e te PS(PP). Na del nje fare Petro Koçi,i cili siç e tha aty na (Vijon ne faqen 4)

Intervjuiste ME SHOKUN FATOS NANO NE DIBER

Pyetje: -Sh.Fatos ç’mendim keni per mitingun? Pergjigjie: -Ishte nje meting i suksesshem. Pyetje: -Pjesemarrjen si e gjykoni? Pergjigjie: -Ishte perfaqesimi me dinjitoz i popullit te Dibres nga metingjet e periudhes pseudo demokratike. Pyetje: -Kur pyeta per pjesemarrjen kisha parasysh sasine e pjesemarresve. Si e shpjegoni? Pergjigjie: -Nuk e di si vleresoni ju sasine,por une vleresoj cilesine e popullit te Dibres e cila eshte me e vlefshme se cilesia e qeverise.

Integrimi në botën demokratike

Me 23 maj, Shqipëria, u pranua me unanimitet të plotë anëtare shok i Asamblesë së Atlantikut Verior. Kjo gje u realizua vetem dy maji, pasi Shqipëria ishte pranuar atje si vezhguse. Ky ishte nje mesazh i qarte ne perkrahje te zhvillimeve demokratike ne Shqipëri dhe te politikes se saj paqesore. Kjo perkrahje perben edhe nje baze sigurie per te gjithe rajonin. Ky pranim i komentuar gjere ne organet e shtypit, trajtohet si nje sukses i Shqipërisë drejt integrimit me boten,si nje hap i rendesishem dhe konkret per t’iu bashkangjitur familjes europiane. Kryetari i delegacionit shqiptar, zoti Eduard Selami, duke e marre fjalen ne seancen pare Presidentin, Asamblene, zotin Buvard dhe te gjithe perfaqesuesit e tjere per anetaresimin e Shqipërisë ne Asamblene e Atlantikut Verior dhe e cilesoi kete si nje mesazh kuptimplote ne perkrahje te Shqipërisë te politikes se saj. Ai i siguroi te pranishmit se Shqipëria do te vazhdoje te luaje si deri tani nje rol konstruktiv ne sherbim te paqes. Ne vazhdim, zoti Selami theksoi se, jane 7 milione shqiptare qe jetojne ne 5 shtete te rajonit e Shqipëria eshte kyç ne zgjidhjen e çështjes Ballkanike. Ne ballkan zhvillohet beteja me e veshtire e te ardhmes se paqes ne Evrope, pas perfundimit te luftes se ftohte. Ne ndertuar Evropa dhe institucionet nderkombetare ,neser, po qe se nuk veprohet shpejt, mund te shohim deshtimin e sigurise sone te perbashket.Dergimi i trupave te NATO-s sa me pare ne Kosove, theksoi ai eshte masa me e mire per parandalimin e shtrirjes se luftes ne Jug. Kjo do te thote se pas nje lufte ballkanike,nuk mund te kete dy Evropa ne njejten kohe, nje ne lufte e nje ne paqe.Ndaj, se bashku duhet te vendosim sa me pare paqen ne çdo menyre, perfundoi zoti Selami. (ATSH) R/. 260583

Vazhdon bojkotimi i shtypshkronjës “Demokracia”

Me daten 20 maj 1993 bordi i kryeredaktoreve te 7 gazetave “RD”, “Republika”, “Drita”, “Sindikalisti”, “Shikimi”, “Zeri i Rinise” e “SD” mori nje vendim me Bill Shuhanin, i derguar i IMF, ne ketej fondi. Pasi u shpreh nje here mirenjohja ndaj IMF per ndihmen bujare per shtypin e lire shqiptar, bordi i ritheksoi arsyet e bojkotimit te shtypshkronjes. Te 7 kryeredaktoret ngulen kembe posaçerisht ne vendimin e tyre, per te shkarkuar drejtorin Petro Dhimitri, si nje falsifikator dhe njeri i dyshimte ne gjithe veprimtarine e tij ne shtypshkronje.Per kete ata paraqiten edhe fakte te reja. Siç eshte njoftuar edhe me pare me vendimin numer 2117 date 20 shkurt 1993 te Gjykates se Tiranes, shtypshkronja “Demokracia”eshte regjistruar sipas kerkeses se tij, nje emer te personit juridik Petro (Vijon ne faqen 2)

Genjeshtrat ne ”ZP” nuk e mbulojne dot deshtimin e turpshem ne Diber

Se sa “i suksesshem” ishte metingu, ate e tregonte shprehja e çoroditur e sh.Fatos, fytyra e nxire nga inati dhe menyra e folurit kur u pergjigjej pyetjeve. Pergjigja”ishte nje miting i suksesshem” eshte plotesisht e shpjegueshme per Fatos nanon dhe logjiken e atyre qe ishin ne brendine e qellimeve te organizimit te ketij mitingu ne Diber. Frytet e para te ketij “suksesi”a i pasqyruan ne faqet e “ZP”. Duke provokuar nga siperthimi i ndonje individi.Rastet qe ishin shkelje e rregullave dhe ligjit qe siguruan zhvillimin paqesor te mitingut “ZP” e quan si”Dhune policore e ngritur ne sistem.Pra ne kete kontekst Fatos Nano e quan mitingun te suksesshem. “RD” e pasqyroi saktësisht kete “sukses”.Nuk shtoi dhe nuk hoqi asgje nga zhvillimi i atij mitingu ne Diber.Dibranet arriten ta kuptonin qellimin e Fatos Nanos dhe e priten siç e meritonte ,me mosperfillje ,perbuzje e revolte.Dibranet gjykonin:Fushate elektorale nuk eshte.Problemet ekonomike dhe politike ne Diber jane te njejta si kudo ne Shqipëri. Ne Diber ka nje situate te qete ku njerezit jetojne ne harmoni.Atehere pse duhet ky miting?Dhe vete dibranet pergjigjen.Fatos Nanos i ka ardhur fundi, ne Diber nje katundare,qe (Vijon ne faqen 4)

NGJARJA E GLLOGOVCIT, PROVOKIM TJETER QE TREGON PADURIMIN E SERBEVE PER ZGJERIMIN E KONFLIKTIT NE JUG

-Deklarate e Ministrise se Puneve te Jashtme- Ka kohe qe opinioni shqiptar dhe ai nderkombetar jane njohur me gjendjen tepër te rende e te shperthyeshme ne Kosove, behet e ditur ne deklaraten e Ministrise se Puneve te Jashtme mbi ngjarjet ne Kosove. Rahat, pushtimet masive nga puna, keqtrajtimet,persekutimi policor gjoba per aksionin e mbledhjes se armeve, rrembimi i shtepive dhe vendosja ne to e kolonve serbe, vrasjet ne kufi dhe aksionet ushtarake ne fshatrat shqiptare gjoba per kerkimin e terroristeve ,kane qene dhe jane pjese e strategjise famkeqe serbe per rritjen e tensionit. Qellimi i kesaj fushate eshte vazhdimi i pastrimit te heshtur etnik, dhe humbjen e durimit te popullsise shqiptare per te lene rrugen e rezistences paqesore per te çilen ka filluar simpatine e opinionit nderkombetar. Edhe ngjarjet e dites ne deshmine ne Gllogove jane pjese e kesaj strategjie-per te gjetur pretekse per shperthimin e konfliktit te armatosur, qe do te fonte ne pasoja te paparashikueshme per Kosoven e rajonin.Keto ngjarje provonje edhe hjehjene se regjimi i Beogradit eshte ne kerkim te realizimit te planeve te njohura shoviniste per ndarjen e Kosoves. Si edhe me pare,Qeveria Shqiptare i ka bere te njohur komunitetit nderkombetar gjendjen e mjerueshme ne rajon dhe ka kerkuar marrjen e masave urgjente parandaluese.Ngjarja e Gllogovcit,perhirjen masive te ushtrise serbe e perdorimin e zjarrit, perben edhe nje konfliktit ne Jug. Ne keto kushte Qeveria shqiptare perserit thirrjen e saj drejtuar Keshillit te Sigurimit per te shqyrtuar gjendjen ne Kosove si kercenuese per paqen e sigurine ne rajon, si dhe urgjencen e marrjes se masave parandaluese, perfshire dergimin e trupave paqe-ruajtjes (ATSH)

SHQIPERIA PRANOHET ANETAR SHOK NE ASAMBLENE E ATLANTIKUT VERIOR

Fitore e madhe e PARTISE DEMOKRATIKE, QEVERISE dhe e te gjitha forcave demokratike. Mesazh i ri kuptimplote ne perkraheje te Shqiperise dhe politikes se saj Sukses tjeter i madh i Shqiperise drejt integrimit ne boten demokratike Me 23 maj, Shqiperia, u pranua me unanimitet te plote anetar shok i Asamblese se Atlantikut Verior. Kjo gje u realizua vetem dy muaj, pasi Shqiperia ishte pranuar atje si plenare te Asamblese se Atlantikut Verior, falenderoi ne radhe te pare Presidentin, e Asamblese, zotin Buvar dhe te gjithe perfaqesuesit e tjere per anetaresimin e Shqiperise ne luften se ftohte.Ne sot, ne Sarajeve e ne ish-Jugosllavi ne shohim se si deshtojne, para syve tane parimet themelore mbi te cilat eshte ndertuar Evropa dhe institucionet

Genjeshtrat ne ”ZP”