28/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 maj 1993

MBI STRATEGJINË KOLEKTIVE TË ALEATËVE KRYESORË NË LIDHJE ME BOSNJE-HERCEGOVINËN DHE ISH-JUGOSLLAVINË

-Deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme - Lidhur me strategjinë kolektive për krizën në ish-Jugosllavi, miratuar nga takimi i përbashkët i Ministrave të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës, në Washington, më 22 maj 1993, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme beri këtë deklaratë: Republika e Shqipërisë përkrah çdo nismë kolektive që i shërben zgjidhjes së krizës në ish-Jugosllavi dhe zbatimit të planit Vens-Ouen, që është pranuar nga dy palët në Bosnje-Hercegovinë, myslimanët dhe kroatët, ndërsa është deklaruar i vdekur nga serbët dhe lideri i tyre famëkeq Karagjiç me të cilin tashme duhet të merret vetëm Gjykata Ndërkombëtare e krimeve të luftës. Republika e Shqipërisë përshëndet atë aspekt të planit, që shton presionin e komunitetit botëror mbi palën serbe dhe regjimin e Beogradit, si dhe kërkon rritjen e pranisë ndërkombëtare në Kosove.Por, ne te njejten kohe ritheksojme se per te parandaluar zgjerimin e konfliktit eshte e domosdoshme ndermarrja e ketyre hapave : Vendosja e prezences nderkombetare ne Kosove sa me shpejt dhe ne formen e trupave paqeruajtese te OKB-se e NATO-s, kushtëzimi i qarte i çeshtjes se sanksioneve ndaj Beogradit me nderprerjen e politikes serbe te represionit e terrorit ne Kosove, gjetjen e nje zgjidhjeje politike per problemin e Kosoves, qe te garantoje te drejtat njerezore e kombetare te shqiptareve atje, bazuar ne Aktin e Helsinkit, duke respektuar vullnetin e lire te popullit shqiptar. Vetëm ne këte mënyrë mund të sigurohet nje zgjidhje qe garanton nje paqe te qendrueshme ne rajon. (ATSH)

MIRENJOHJE POPULLIT TE DIBRES

Forcat politike demokratike te rrethit falenderojne popullin e Dibres,vecanerisht qytetaret e Peshkopise qe iu pergjigjen thirrjes sone per te mos marre pjese ne mitingun e turpshem te Partise Socialiste ,qe siç u vertetua nga traktet e futura neper dyert e qytetareve, nga skenari i pergatitur dhe i zhvilluar gjate dites se dielë kish per qellim te provokonte forcat demokratike dhe forcat e Ruajtjes se Rendit qe me çdo menyre te t'erhiqeshin ne kurthin e incidenteve, nga ku Nanoja me shoke te merrte shkas per te ngritur versione fantaziste te dhunes ndaj socialisteve,qe do t'i sherbente atij per te zgjatur ditet e mosdorezimit ne duart e drejtesise. Por populli i Dibres dhe i Peshkopise duke demonstruar pjekuri te larte politike dhe kulture demokratike beri qe pergatitjet gati mujore dhe teper pompoze te klanit Nano ne PS, te perfundonin ne nje mikromiting me 300 pjesemarrës ne fushen e futbollit te rrethuar nga 2 mije spektapre demokrate.Ata i treguan Nanos se ç’forca e mbeshtesin ate ne Diber dhe ç’opinion ka populli per figuren e tij. Fodulleku i kaposshit Nano,fjalori i tij ofendues per dibranet, veprimet e tij prej rrugaci ne bulevardin kryesor te qytetit duke hedhur per toke monedha metalike njerez dhe pesedhjet qindarkeshe s’kishte si te mos i bente njerezit ta meshronin kete”udheheqes”te rene ne poziten e femijes kapriçoz qe me çdo menyre kerkonte sherr. Por populli i Dibres ashtu dinjitoz siç eshte i dha vetem perbuzje ,tregoi durim dhe gjakftohtesi ndaj gjakftohtësi ndaj provokimeve dhe akteve të rrugaçërisë që tregoi ai dhe banda e tij, veçanërisht ndaj forcave të ruajtjes së Rendit, për të cilat do të përgjigjen sipas ligjit. Popull fisnik i Dibres demokratike. Ti u dhe një mësim po aq të madh dhe të gjitha partive, shoqatave, sindikatave e sidomos pushtetarëve: Ta njohin me mirë shpirtin tend fisnik, të njohin e të zgjedhin si duhet hallët qe ke, të jenë të drejtë e të ndershëm ashtu si je ti. Të faleminderit edhe për këtë mësim qe na dhe të gjithëve. PARTIA DEMOKRATIKE PARTIA REPUBLIKANE PARTIA S/DEMOKRATE PARTIA AGRARE PARTIA LEDIZJA E LEGALITETIT SHOQATA E BURGOSURVE POLITIKE B.S.P.SH , FORUMI I GRUAS DEMOKRATIKE FORUMI I RINISE DEMOKRATIKE

" Gjetja e fikut " Hajdin Sejdia NUK KA

EMIGRANTET SHQIPTARE NUK MUND TE IDENTIFIKOHEN ME KRIMINALITETIN NE GREQI

-Per vitet 1990-92 kriminaliteti i shtetasve te huaj ne Greqi nuk i kaloi 1,1-1,4 % te kriminalitetit te pergjithshem!- Vizita e fundit e zotit Meksi ne Athine dhe bisedimet zyrtare me Kryeministrin grek Micotakis paten ne fokus edhe problemin e legalizimit te emigranteve tane ekonomike ne Greqi.Predispozicioni i tij dhe qeveritareve te tjere greke per kete problem ishte pozitiv.Por nuk ishte i tille predispozicioni i qarqeve te caktuara shoviniste dhe i gazetave e radiostacioneve te tyre.De si”argument”ato perdoren akuzen se emigrantet shqiptare ne Greqi jane faktor dhe bartes te rritjes se kriminalitetit ne vend. Keshtu, sipas “Bi-Bi-Si”-se,radiostacioni”Skaj” sulmonte qeverine dhe organet policore greke per”paaftesi”ne parandalimin e kriminalitetit te shqiptareve, cili sipas organeve kompetente te cituara nga”Skaj” perbente 47% te krimeve gjate vitit te kaluar ne Greqi.Po keshtu, nga te gjitha burimet, emigrantet shqiptare Te gjitha keto pretendime ne fakt, nuk i qendrojne realitetit.Ato bien ndesh qysh me argumentin e thjeshte logjik se nevojtare te pikur ekonomik, siç jane shqiptaret(dhe nuk jane pak,por rreth 300 mije) eshte e pamundur te mbijetojne ndermjet rruges se krimit.Biles si qytetare te pa mbrojtur,ata mund te perbejne viktimat e para te krimit. Rruga e mbijeteses se tyre ne Greqi eshte puna, dhe dihet çfare punesh bejne shqiptaret: jane pune te sektorve nga me te veshtiret.Ndoshta ,qarqet qe flasin per ”kriminalitetin” e shqiptareve”ngaterrojne” me te numrin e shtuar te aksidenteve te tyre ne punet e renda qe bejne e qe, jo pak here, shoqerohen me vdekje. Eshte me dhjetra numuri i tyre (aksidenteve e vdehjeve) cdo dite.Keto qarqe ndoshta

PERFUNDOI SEMINARI I KE-se PER SHQIPERINE

Seminari i KE - se për Shqipërinë zhvilloi punimet në nje nga klasat e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, përfundoi punimet. Ketu u trajtuan çështjet specifike në ndihmën e KE - se për Shqipërinë. Ne grupe të veçanta pune u diskutua për fusha të ndryshme, si për shëndetësinë, bujqësinë, industrinë, masmedian, të drejtat e njeriut etj KORRESP I “RD”

Hajdin Sejdia NUK KA NXJERRE ASNJE LEKE NGA XHEPI PER MINATORET

“ZP” po çirret përditë për të mbush mendjen lexuesve se Hajdin Sejdia nuk ka qenë mik për kokë i Fatos Nanos. Argumentet që sjellin janë ndihmat e Hajdin Sejdia paska dhënë për minatorët. Ashtu si vizitat e shokut Nano, edhe nxjerrja ne skene e minatoreve te Valiasit jane nje skenar i pergatitur me mjeshteri nga kreu i korruptuar i socialisteve.Ai e din fort mire se nje nga faktoret qe çoi ne rrezimin e qeverise komuniste Nano, nr 2 ishin edhe minatoret e Valiasit.Nano me sa duket ua ka friken perseri minatoreve, ndaj me anen e zedheneses se tij “ZP” kerkon t’u mbylle aty gojen duke u thene : mos beni zë pasi jo vetem une por edhe ju, keni marre diçka nga Hajdin Sejdia. Po a e dini se çfarë kanë marre minatoret nga Hajdin Sejdia ? Ata kane marre vetem kockat e “prese” se madhe qe shoku Fatos i ka vene atij perpara. Kete e tregojne edhe dokumentet zyrtare ne te cilat duket sheshit qe shoku Fatos i eshte bere ure Hajdin Sejdise.Në vendimin nr 120 date 28.3.1991 “per caktimin e mases se qirase , te Taksave dhe Tatimeve ndaj firmes Iliria Holding, shoku Fatos vendos as me shume e as me pak, por per nje vit Hajdin Sejdia te perjashtohet nga tatimi mbi fitimin , ndersa per vitin e dyte dhe te tretë te veprimtarise tatimi mbi fitimin te jete ne masen 5 per qind. Sepse i ka bere gjithë keto privilegje Hajdin Sejdise, Fatos Nano duhet te tregoje vete perpara se sa t’i nxjerrin organet e drejtesise ? Duket te dale ne drite edhe honorari i majme qe’ ka marre per favorizimet e medha fitimprurese qe i ka bere Hajdin Sejdise DRITAN SHKURTI

Ju jeni shembull i lirise

-Deklarate e ISMAIL KADARESE per qendresen e Adem Demacit- , thekson Ismail Kadaraja ne deklaraten qe i dha gazetes “Rilindja” , lidhur me greven e urise te Adem Demacit.Ne deklarate Kadaraja thote se perpjekja per te ngushtuar e per te shuar perfundimisht e ne menyre tinzare shtypin e informacionit shqiptar ne Kosove, duke e vene nen tutelen e regjimit serb, eshte nje veprim i rende, nje veprim i diktuar nga nje logjike barbare ne nje kohe qe konsiderohet e vdekur jo vetem ne Evrope, por kudo ne bote.Goditja e kultures shqiptare, ku ben pjese pa dyshim edhe gazetaria dhe shtypi i lire shqiptar, ka qene dhe vazhdon te mbetet piksynim kryesor i te gjitha forcave antishqiptare.

“Gjetja e fikut”