Demokracia zgjeron çdo ditë dimensionet e lirisë në Shqipëri
-FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, ZOTIT SALI BERISHA NË PALLATIN E SPORTIT NË KORÇË
Se pari dua t’ju shpreh kenaqesine time te madhe dhe falenderimin tim per kete pritje vleresore qe me rezervuat. Dua gjithashtu t’ju pershendes ju shtatareve te Zvezdes dhe gjithe fshataret e Shqiperise, qe me mundin, djersen dhe punen e tyre te ndershme ia nderruan faqen pejzashit bujqesor shqiptar dhe Shqiperise.Kushdo qe vjen ne Shqiperi, mik dhe dashamires i Shqiperise lavderojne me nderim te madh punen dhe sherbimet e medha qe ju i keni bere tokes.Une kam besim te madh se ju shume shpejt do ta shnderroni ne nuse Shqiperine. Ju vertet keni punuar bukur token tuaj, po i mbushni shpejtua tuaj me bageti dhe bereqet, por ju jeni shumica e popullsise ndaj dhe per te gjithe ne eshte kenaqesi e madhe e ndryshimi i gjendjes suaj.Sa me shume te keni ju, aq me e begate do te behet Shqiperia.
Me punen dhe sakrificat tuaja ju tregoni se meritoni plotësisht kete respekt dhe nderim.Ju gjate nje viti keni fituar token qe e meritoni, punen e lire sepse tani punoni per veten tuaj dhe shtepine tuaj.Kjo ka rikthyer tek ju pergjegjesine e punes ; pa te cilen nuk ka cilesi ne pune.Ne jemi te gezuar shume per keto ndryshime te shpejta qe keni arritur.Kjo se pari, sepse ju keni qene padyshim pjesa me e varfer dhe e vuajtur e shoqerise shqiptare.
Une them se kufizimi, si etapa e fundit e procesit te privatizimit total, eshte padyshim njera prej akteve me barbare qe nje regjim ka kryer ne kurriz te nje populli.Ai ishte gjithashtu transformimi i fshatit shqiptar ne nje lloj kampi pune gjysëm ushtarak, ku njerezit punonin shpesh vetem per buken thatë.
Vertet me praktiken e atehershme thuhej se i jepej perparesi bujqesise, por kjo perparesi konsistonte ne skllaverimin e vertete te fshatarit, te punes se tij, te kohes se tij, te djerses se tij.Jane te panumerta rastet kur njerezit zgjidhen nga semundjet e urise se pjeseshme.Mundi, djersa, energjite dhe mundesitë tuaja investoheshin ne vila luksoze e superluksoze te Enver Hoxhes dhe bllokmeneve apo ne procesin e cmendur te bunkerizimit te Shqiperise.
Ndersa , sot, ne i kemi perqendruar te gjitha forcat ne bujqesi, por se pari duke ju shnderruar ju ne zoter te vertete te tokes shqiptare.Ne jemi duke kompletuar reformen e tokes dhe shume shpejt e tere bujqesia e perbere nga bujqer private. Reformen e tokes e kemi bazuar ne nje ligj te aprovuar me konsensus nga parlamenti shqiptar , i cili mbeshtetet ne parimin “to-
(Vijon ne faqen 2)
Presidenti i Republikes zoti SALI BERISHA ne Zvezde
AKTIV KOMBETAR I PARTISE DEMOKRATIKE
Dje , ne mesdite, ne seline e PD, nen drejtimin e Kryetarit te Partise Demokratike.Z.Eduard Selami, zhvilloi punimet aktiv Kombetar i PD.
Ne tceresine e problemeve te shqyrtuara vemendja kryesore e aktivit u perqendrua ne ato te privatizimit dhe ne nevojen e pershpejtimit te ritmeve te tij.Nga diskutimet u evidentua dhe u kritikua hezitimi dhe ngadalesia ne privatizimin e ndermarrjeve shteterore.
Aktivi theksoi se rruga e vetme per kapercimin e kolapsit te ndermarrjeve shteterore, per zbutjen e papunesise dhe asistences eshte pershpejtimi i ritmeve te privatizimit.Efikasitetin e kesaj rruge e deshmon me se miri eksperienca e vendeve te tjera ish-komuniste si dhe suksesi i politikës se privatizimit ne fshat.Privatizimi, u theksua ne aktiv, eshte nje nga pikat themelore te programit te Partise Demokratike dhe momenti me i rendesishem i reformes ekonomike.
Aktivi sugjeroi qe te jepen me teper kompetenca pushtetit lokal per privatizimin e objekteve te ndryshme shteterore.
Nje çeshtje tjeter qe u diskutua ne aktiv ishte dhe lufta ndaj korupsionit.Aktivistet bene te njohur preokupimin dhe mbeshtetjen e anetareve dhe simpatizanteve te Partise Demokratike, te njezreve te ndershem ne tere vendin per te zbuluar hajdutet, mafiozet e kuq te korruptuar ne grabitjen e ndihmave dhe ne popullit shqiptar nga Italia.Aktiviteti shprehu shqetesimin e tij per vonesen e vene ne pune n per organet e drejtesise ne kete drejtim dhe kerkoi prej tyre impenjim e seriozitet per te proceduar e denuar ne kohen e duhur mbartesit e korrupsionit ne Shqiperi.
Se fundi,zoti Selami duke bere konkluzione e aktivit theksoi edhe njehere rendesine qe paraqet procesi i privatizimit per ecurine e reformes ekonomike ne Shqiperi.
KORRESP 1 “RD”
MBESHTETET LUFTA E DREJTE E SHQIPTAREVE NE KOSOVE DHE GJESTI I INTELEKTUALIT SHQIPTAR, ADEM DEMACI
-Deklarate e Qeverise Shqiptare-
Pushteti komunisto-shovinist serb i udhehequr nga Millosheviçi, prej vitesh po e persekuton popullin shqiptar ne Kosove, duke perdorur mjetet me çnjerëzore te terrorit policor, te largimit nga puna,te mbylljes se shkollave ne gjuhen shqipe dhe te mjeteve te informacionit ne gjuhen e tyre amtare.Kjo atmosfere mbytese qe ka pllakosur Kosoven ka synim te arrije pa buje ate çka Millosheviçi dhe pasuesit e tij po e kryejne me gjak dhe masakra ne Bosnje-Hercegovine.
Kjo politike,qe po vazhdon prej tre vjetesh kunder shqiptareve ne Republiken e Kosoves,po sfidon vete themelet e Kartes se Organizates se Kombeve te Bashkuara, deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut, Aktin Final te Helsinkit dhe dokumente te tjera nderkombetare.
Mbasi mbylli “Rilindjen” dhe Radiotelevizionin e Kosoves, regjimi i Millosheviçit i dha goditjen e fundit mjeteve te informacionit ne Republiken e Kosoves,duke mbyllur edhe gazeten e vetme ne gjuhen shqipe dhe ato pak revista periodike qe kishin mbetur.
Ai e plotesoi kuadrin e shkaterrimit te sistemit te informimit ne gjuhen shqipe,sistem i cili perkah opinionuar pa pajtuar te gjithe se çeshtjes se Kosoves dhe asaj shqiptare ne pergjithesi.Mbyllja e shtypit shqiptar ka si synim lenien ne errësire te plote informacionit ne opinionin shqiptar ushqimin e hapësirës se veprimit te forcave demokratike.
Greva e urise,ky gjest heroik i intelektualit te shquar shqiptar
SHTYPSHKRONJA “Demokracia” GJITHNJE E BOJKOTUAR
-Ne se nuk pranohen kerkesat e bordit te shtate gazetave, edhe “RD”, me date 16 qershor, do te bojkotoje shtypshkronjen-
Bordi drejtues i gazetave “Rilindja Demokratike”, “Republika”, “Alternativa SD”, “Sindikalisti”, “Drita”, “Bashkimi” dhe “Zëri i Rinisë”, njofton se vazhdon bojkotimin e shtypshkronjes “Demokracia”.
Ne mbledhjen e dates 2 qershor 1992, bordi vendosi:
1) Ne se nuk pranohen kerkesat e parashtruara prej tij, tashme te njohura per publikun dhe per IMF, me date 16 qershor edhe gazeta “Rilindja Demokratike” do te bojkotoje shtypshkronjen “Demokracia”.
2) Per respekt ndaj lexuesit dhe per te permbushur zbrazetiren informative te krijuar ne vendin tone, qe nga data 10 maj, si pasoje e mosbotimit te gazhte gazetave, bordi vendosi qe gjate kesaj kohe ato, sipas mundesive, te botohen ne shtypshkronja te tjera.
Presidenti i bordit
BASHKIM TRETNOVA
Kryeredaktori i gazetes
“Rilindja Demokratike”
Tirane, me 2 qershor 1993
ZEVENDES KANCELARI I AUSTRISE DO TE VIZITOJE SHQIPERINE
Me ftese te zevendeskryeministrit Bashkim Kopliku sot vjen per nje vizite zyrtare ne vendin tone zevendeskancelari i Austrise ,Erhard Busek.