16/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 qershor 1993

Rreth 15000 shqiptare te Kosoves demonstrojne ne Berne

Ne nje tubim kunder aparteidit serb ne Kosove, kane demonstruar te shtunen rreth 15000 shqiptare dhe shqiptare te Kosoves, sipas te dhenave te policise shteterore. Demonstrata u zhvillua pa ndonje ngaterrese. Protestuesit, qe kishin ardhur nga ane te ndryshme te Zvicres, kerkonin ndalimin e te gjitha edhe pranimin e shtrengimit politik per shqiptaret e Kosoves. Kryesuesit, te cilet kishin dale ne proteste ne sheshin kryesor te qytetit te Bernes, mbanin ne duar shume flamuj shqiptare dhe parrulla me mbishkrime: “Serbe lerni femijet tane ne paqe”, “Ndaloni spastrime etnike ne Kosove”. Ne diskutimet qe u mbajten, Organizates se Kombeve te Bashkuara iu kerkua qe te ndermarre menjehere dicka per te parandaluar luftën, e cila po e kercenon Kosoven. U kerkua, po ashtu nga qeveria zvicerane, qe Kosovave t’i njihet si shtet i pavarur dhe neutral dhe te vihet nen protektoratin e OKB. Popullit zviceran iu drejtua nje apel, qe t’japin shenjat e solidaritetit me mesuesit, mjeket dhe bashkepunetoret e tyre shqiptare, te cilet jane debuar nga vendet e punes. Turma perplot me njerez marshoi permes qytetit te Bernes. Kjo demonstrate u organizua prej levizjes per nje demokraci dhe solidaritet te hapur te Zvicres (BODS), e cila te enjten e kaluar pati organizuar nje aksion ndihme per shqiptaret e Kosoves. ATSH

“ASNJË KOMPROMIS ME TË KORRUPTUARIT”

Nga Roskoveci ne Fier “ASNJË KOMPROMIS ME TË KORRUPTUARIT” -Takime te kryetarit te PD z.Eduart Selami- Roskoviec Ne vazhden e takimeve qe po zhvillon ne disa rrethe te vendit, kryetari i PD z.Eduard Selami,te dielen u takua me qytetare dhe shatare te Roskovecit dhe komunave perreth. Jo rastesisht takimet e z.Selami po zhvillohen ne ato zona ku pushtetin lokal e kane socialistet,ku problemet qe nuk gjejne zgjidhje jane jo te pakta dhe ku propaganda mashtruese e opozites ka ndikim negativ. Rreth pres 11.00 z.Selami hyri mes njerezve te shumte qe prisnin me interes qe prej nje ore,jashta salles se kinemase(me pamundesi per te hyre brenda) ku u zhvillua takimi. Entuziazmi i salles qe shpertheu ne thirrje “Liri-Demokraci”te kujtonte mitingjet e PD ne fushatat elektorale. Megjithate qe ne fillim te takimit u be e qarte qe ky nuk do te ishte nje miting politik por nje takim per te sqaruar problemet e njerezve. Ne kete takim merrnin pjese dhe Ministri i Ndertimit z.Ilir Manushi, deputeti i zones z.Fadil Çepele, kryetari i degës se PD ne Fier z.Viktor Margilaj etj. Fillimisht z.Selami qe e mori fjalen i pari, permendi disa nga arritjet me kryesore te PD ne fushen politike si dhe rezultatet qe ka arritur qeveria Meksi ne zhvillimin e reformes.Meqe pasi foli per qendrimin destruktiv te opozites socialiste e cila kerkon te rrise tensionin politik ne vend per te rrezuar vendimin nga problemet e investimeve te krijimit te ndermarrjeve private ne sherbimet komunale etj. Me pas e mori fjalen deputeti Çepeli i cili permendi disa fakte nga e kaluara te cilat akuzonin diktaturen.”Roskoveci ka qene qender internimi tha ai-por tani do te jete qender e demokracise”. Ne fund per rreth 1 ore u zhvillua nje bashkebisedim ku njerizet ngriten problemet e tyre dhe bene pyetje te shumta. Lidhur me disa zvarritje burokratike si dhe per problemin e planit rregullues te qytetit pati disa ankesa.Per kete z.Manushi u pergjigj se plani i rregullimit te qytetit te Roskovecit ka kohe qe mbahet mbyllur ne zyrat e rrethit. Funksionaret qe nuk kryejne detyren jane paralajmeruar dhe do te pushohen nese nuk e zbatojne ate.Njerezit u ankuan se per shume probleme ne pushtetin lokal ju thone’jemi te bllokuar nga pushteti qendror’ dhe kjo behet jo pa qellim. Pyetjen me karakter politik ju pergjigj z.Selami shume pjesemarres kerkuan denimin sa me shpejt te F.Nanos.”Te gjithe djmte emigrante i kane sjelle dicka ketij vendi -tha nje i ri-kurse Nano shkoi per te vjedhur,prandaj per kete te mos kihet asnje meshire dhe njerzit do t’i keni me vete”. Takimi u mbyll mes thirrjeve entuziaste “Liri-Demokraci”.Jashte ishin mbledhur mjaft njerez qe pershendeteshin me kryetarin e PD. Per problemet e ish-pronareve ... reforma politike, ekonomike, juridike, administrative, reforma e pronësise dhe ajo psikologjike.Ai permendi disa fakte te njohura dhe te reja”Sot Shqiperia eshte vendi me stabil politikisht ne Europen Lindore”. “Sot 82% e shqiptareve jetojne me mire se sa kane jetuar”, “Pas dy vjetesh shteti po ben investime dhe po hapen vende pune”, “Do te behet ngritje pagash duke patur nje inflacion me te ulet se kjo ngritje”,”Eshte bere skema e shtetit social”,”Shqiptaret do te punojne vetem 5 dite ne jave”, “Ndermarrjet jobuxhetore do kene mundesi te ngrejne pagat deri 30%” etj.Lidhur me keto probleme dhe sidomos per problemin e çmimit te bukes per te cilin eshte bere shume zhurme, z.Shehi foli gjate dhe konkretisht.Fjala e tij u prit me duartrokitje aprovimi.Lidhhu me problemet e ndertimeve urbanistikes foli z.Manushi. Ne fund pjesemarresit drejtuan qindra pyetje me shkrim te cilave ju pergjigjen ministrat perkates, deputetet dhe kryetari i Bashkise. Pyetjet me karakter politik z.Selami u pergjigj duke u dhene pergjigje te meposhteme. -Ish-sigurimsat ne nje loje te re. Dosjet do te hapen por ato deri tani kane qene te fshehura e te shperndara. Pyetjet lidhur me akuzat dhe shpifjet e ish-sigurimsave si dhe problemet te hapes se dosjeve z.Selami u pergjigj se kjo behet per te mbuluar punet e tjera te partise. ate te shpifjeve”. Sa per dosjet, hapja e tyre eshte tashme vetem problem teknik. “Duke menduar se PD nuk do e kishte te gjate ata i kishin shperndare e fshehur shume dosje”. Per kriminelët politik do te kete gjyq politik. Lidhur me gjyqin e bllokmeneve z.Selami sqaroi se per t’a do te kete gjyq politik “pavaresisht se ka patur dhe debate me te huajt per kete, por ata nuk e dine se çfare i kane bere ketij populli”. Po te falen kriminelët ky do te ishte nje shembull i keq per njerezit. PS kerkon rrezimin e qeverise per te mbuluar korrupsionin e saj. Çfare zgjidhje ofron PS qe kerkon rrezimin e qeverise? Ishte nje pyetje. Deri tani ata nuk kane dhene asnje zgjidhje ndersa rrezimin e qeverise e kerkojne sepse e shohin qe po ju dalin lakrat. Po te marrin pushtetin ata atehere sigurisht qe nuk do te kete me procese kunder korrupsionit e as kunder bllokmeneve. Per problemet e ish-pronareve kundër fjalën i pari, përmendi disa nga arritjet më kryesore të PD në fushën politike si dhe rezultatet që ka arritur qeveria Meksi në zhvillimin e reformës. Me pas ai foli për qendrimin destruktiv të opozitës socialiste e cila kërkon të rrisë tensionin politik në vend per te tërhequr vemendjen nga faktet e korrupsionit te zbuluara per lidere te saj. Z.Selami foli konkretisht per disa nga problemet qe ka populli i Roskovecit. Ne fund ai paraqiti dhe njehere faktet e reja qe lidhen me korrupsionin e Nanos dhe theksoi vendosmerine e vendosur te PD per t’i shkuar deri ne fund luftes kunder korrupsionit. Fjala e Z.Selami u shoqerua ng aprovime te herepashershme nga salla dhe ne fund u mbyll ne duartrokitje te forta. Zoti Manushi qe e mori fjalen me pas qartesoi disa nga pikat e programit te qeverisje dhe menyren praktike te zbatimit te tyre sidomos ne dikasteret e tij. Ai beri nje ekspoze te aktiviteteve qe kane filluar si dhe urbanistik qe kane filluar si dhe te investimeve qe do te bej shteti ne keto fusha, me ndihmen dhe te KE akreditive germane e italiane. Duke folur konkretisht per Roskovecin, z.Manushi tha se nga takimet e [pjesërisht e palexueshme] per ankesat e tyre dhe behet menjëherë për problemet me [pjesërisht e palexueshme], strehimin, kanalizimet dhe rrugët “prandaj më shpejti do të ... një fond të ri për Roskovecin”. Zoti Manushi foli dhe për

Tashme Projekt-Kushtetuta ka ardhur ne Kuvend

Nga Kuvendi Popullor Tashme Projekt-Kushtetuta ka ardhur ne Kuvend -Miratohen tre projektligje- -Ne daten 12.6.1993 kryetari i Komisionit per hartimin e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, zoti Aleksander Meksi me ka derguar, bashke me nje leter shoqeruese, projektin e Kushtetutes, i cili eshte shume i rendesishem dhe u eshte shperndare dhe deputeteve -tha zoti Pjeter Arbnori ne fillimin e seances se dites se hene mbasdite, seance kjo qe qeli punimet e kesaj jave te Kuvendit Popullor. Me tej Kryetari i Kryesise se Kuvendit, zoti Arbnori tha se keto dite zoti Meksi do te vije ne Kuvend dhe do te jape shpjegimet perkatese. Do te jete Kuvendi pastaj qe do te vendose se si do te procedohet me tej me projektkushtetuten. Zoti Arbnori lexoi pastaj projekt-programin e punes dy javore, icilime konsensus , ishte miratuara nga Kryesia dhe kryetaret e grupeve parlamentare,.Nga projekt-programi vlen te theksohet projektligji “Per ndarjen e vepromtarise se Ministrise se Punes Emigracionit Perkrahes Sociale dhe te perndjekurve politike”, seanca e pyetjeve per ministrin Kalakula, kerk u nga grupi i PS dhe PSD, projektligji “Per mbrojtjen e fondacionit te bimeve mjekesore, eterovajore e tanifere”. Pas diskutimeve dhe sugjerimeve te deputeteve te ndryshem per rendin e dites dhe shqetesime te tjera, projekt-programi i paraqitur u miratua. Me tej u miratua projektligji “per disiplinimin e ndertimeve” diskutimi i te cilit kishte nisur , qysh javen e kaluar. Ne fund te kesaj seance Kuvendi miratoi edhe kerkesen e zotit Mustafa Kercuku , diktuar nga arsy e familjare, per doreheqje nga posti i nenkryetarit te komisionit te Kontrollit te shtetit. Dje paradite , ne te vetmen seance te kesaj dite , kuvendi miratoi projektligjin “per ndarjen e veprimtarise te Ministrise se Punes ,Emigracionit , Perkrahes Sociale dhe te perndjekurve politik” Me miratimin e projektligjit Drejtoria e ish-te Perndjekurve Politike per natyren komplekse dhe te gjere te problemeve qe mblon ndahet nga kjo ministri. Riorganizimi i kesaj Drejtorie si nje hallke me vete ne formen e nje Komiteti Kombetar te ish-te Perndjekurve politike, do te jete me frytdhenese dhe me e suksesshme dhe me frytdhenese. Natyrisht , ky komitet nuk mund te kete atribute te perhershme, ai do te ekzistoje per aq kohe sa do te ekzistojne edhe problemet qe ezaurohn.Ketej e tutje ministria ne fjale do te quhet : Ministria e Punes Emigracionit dhe Perkrahje Sociale. Pastaj u miratua edhe projektligji “Per mbrojtjen e fondit te bimeve mjekesore, eterovajore dhe tanifere” Me tej punimet e kesaj dite vazhduan ne grupet e komisionet parlamentare. Seanca tjeter hapet sot paradite ne oren 10 .

RRITJA E ÇMIMIT TË BUKËS ËSHTË E DOMOSDOSHME DHE E ARGUMENTUAR

Duke shfletuar nje projekt vendim te Qeverise RRITJA E ÇMIMIT TË BUKËS ËSHTË E DOMOSDOSHSHE DHE E ARGUMENTUAR -Shteti do te kompensoje diferencen e rritjes se çmimit te bukes. -Kompensimi 6 mujor per efekt te rritjes se çmimit te bukes do te jete 214 leke per fryme. -Vetem per kete qellim,deri ne fund te vitit buxheti i shtetit do te harxhoje 2.3 miliarde leke. Nuk ka kaluar ende nje vit nga fillimi i zbatimit te reformes ekonomike e megjithate arritjet jane ne fushen e çmimeve ku niveli i tyre jo vetem eshte stabilizuar,por ne shume artikuj ai eshte ulur, krahasuar me disa muaj me pare.Por perfundimet kerkon vazhdimesi te masave per ruajtjen e stabilitetit ekonomik si dhe te atyre te strukturave drej

Fier

Zoti Manushi foli dhe për [tekst i prerë në fillim]. Takimi u mbyll mes thirrjeve entuziaste “Liri-Demokraci”. Jashtë ishin mbledhur mijëra njerëz që përshëndeteshin me kryetarin e PD. Situata e tensionuar artificialishte, sidomos ne gazeta, prej socialisteve dhe interesit per te mesuar te verteten per mjaft probleme, beri qe ne kinoteatrin e Fierit te mbidheshin shume njerez dhe sidomos intelektuale te qytetit. Per te bashkebiseduar me t’a kishin ardhur perveç kryetarit te PD z.Eduard Selami dhe Ministri i Ndertimtit z.Manushi, Ministri i Punes z.Shehi dhe Ministri i ngarkuar per problemet e reformes z.Uka. Gjithashtu ishin deputetet e zones kryetari i PD per Fierin z.Margilaj dhe kryetari i Bashkise. Zoti Margilaj ne fjalen e tij te hapjes tha se ky nuk eshte nje takim rutine, politika keshtu per nje ballafaqim e domosdoshem per rishikimin e vlerave praktike te saj. Zoti Selami beri nje permledhje te situates politiko-ekonomike te vendit duke prekur disa nga pikat kyce te saj. Zoti Uka foli per reformen zhvillimin dhe perspektiven e saj. Pas kesaj z.Shehi beri nje zberthim konkret te gjithe problemeve. Lidhur me reformen ai theksoi se kemi te bejme jo me nje

Shperthime ne Gjakove

Te henën ne Gjakove, pati disa shperthime nga mjete ende te paidentifikuara eksploduese. Siç njoftohet, nga shperthimet pati vetem deme materiale, e per fat nuk pesoi asnje qytetar, edhe pse prania e njerezve ne Gjakove ishte e madhe, meqe ishte dite tregu. Ne njoftimet e degës se Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe te Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe lirive te njeriut ne Gjakove, thuhet se keto mjete, apo projektile eksploduese u gjuajten nga kodra e Cabratit, ku jane te stacionuara forcat e ushtrise serbe. Njoftimet nga Gjakova, e banura gati qind per qind nga shqiptare, bejne me dije per nje situate shume te tensionuar atje. Pas vrasjes se me se dhjetë shqiptareve ne zonen kufitare Kosove-Shqiperi nga ushtria serbe diteve te fundit, ky eshte provokimi me i rende i forcave militare serbe ne Gjakove e rrethine. ATSH

"ZP" tek dentisti...

"ZP tek dentisti" Rubë 93 RA 16/06/93 "ZP" tek dentisti...

QYSH SOT NE FAQET E “RD”-se

Fillon shpallja e listave te ankandit prej zyrave te privatizimit nga te gjitha rrethet e Shqiperise, ne kuadrin e vendimit te Qeverise per privatizimin e 500 ndermarrjeve te vogla e te mesme. Qysh sot e ne vazhdim te interesuarit do te kene mundesine qe,nepermjet “RD”-se te piketojne ndermarrjen e deshiruar.