02/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 shtator 1993

MBERRITI NE SHQIPERI ISH - PRESIDENTI I SHBA-së, XHIMI KARTER

Ish - Presidenti i SHBA-së Xhimi Karter mbërriti të martën në Tiranë për një vizitë private shtu ftesës duke ju përgjigjur kësisoj, Sali Berisha. Xhimi Karter është vlerësuar si një, nga personalitetet më të larta amerikane që ka mbështetur i pari proceset demokratike në Shqipëri duke dërguar mesazhe frymëzuese për përmbysjen e komunizmit. Pas Xhejms Bejkerit, që viziton Shqipërinë më 1991 Karteri është i dyti personaliteti i lartë i SHBA-së që viziton këtë vend që arriti të përmbysë diktaturën dhe të vendosë demokracinë «Shqipëria tani është një vend i lirë ku demokracia ka triumfuar», tha zoti Karter sapo zbriti nga avioni në Rinas. Karter është tani drejtuës i një fondacioni që mban emrin e tij dhe që në thelb përkrah lëvizjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presidenti Berisha në fjalën e mirëseardhjes theksoi se «jam i gëzuar që pres sot zotin Xhimi Karter, këtë personalitet të lartë, i cili ka mbështetur fuqimisht proceset demokratike në Shqipëri».

PARTIA SOCIALISTE NE SKEMEN E RRUGES

Ideologjia populiste po e mbisundon fantazinë e thatë të PS, qysh prej shumë kohësh. Realisht kjo tërësi populiste e ka kërkuar thelb tërë lëvizjen politike që përfaqëson kjo alternative, pavarësisht nga programi i moderuar që ka paraqitur ajo. Rrënjimi i z. Nanos dhe i kreve të tjerë revanshistë për të dalë në rrugë kundër Qeverisë Demokratike, marshimet e egra që të kujtojnë komunistët e vjetër, bënë që PS të humbte ekuilibrin politik. Skema e rrugës për t’iu kundërvënë në çdo gjë politikës aktuale të shtetit demokratik, e deformoi PS në një koordinuese mitingjesh të shkreta anembanë Shqipërisë. Kjo bëri që kjo parti në sulmet e paprincipta kundër Qeverisë Demokratike të mos përdorte kurrë asnjë argument serioz as në planin ekonomik, as në planin social e politik. Skema e rrugës që i përshtatet fraksionit të korruptuar të PS, bëri që zotërimi i tij të përdorej në interes të krathut konservator të kësaj partie, që tashmë kishte nxjerrë çdo tipar intelektual të propaganduar me zell nga «ZP». Ideja e rrënjës banale në skemën e rrugës ka mundur të shfaqësohet nga «ZP» e «PS», duke theksuar se edhe PD ka ardhur në pushtet si rezultat i revoltës popullore. ... Qenë banak i ekspozuar sot në radhët e PS, në skemën e rrugës që përdor ajo. PD e organizoi popullin shqiptar për të kryer një mision historik kombëtar, siç ishte shembja e komunizmit dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës. Për këtë mision çdo shqiptar kishte një objektiv të madh moral. Mjerimi filozofik i PS konsiston pikërisht edhe në ideologjinë në për të përdorur skemat e Revolucionit Demokratik që shembën qeveritë 24-orëshe të komunistëve, për rrëzimin e qeverisë aktuale. Kjo ishte jo vetëm një skemë banale e rrugës, por edhe një mediokritet i theksuar politik që shënoi edhe krizën e pashmangshme të PS. Skema e rrugës është edhe sot e tërë ditën sunduese në frymëzimin politik të PS. Mjafton të shikojmë titujt e mëdhenj të «ZP»-së lajmojnë peticionet e firmosura për lirimin e hajdutëve Nano. Skema e rrugës është anakronike në një shtet ligjor, pasi ajo nuk njeh as arsyen, as shtetin, as filozofinë e së drejtës, as të drejtën. Ajo është presion mbi ligjin dhe demokracinë, kthim në formulën komuniste të rrezikimit të demokracisë. Siç duket komunistët ndjehen më mirë vetëm kur gënden brenda kësaj skeme, e cila, për nga vetë prirjet aktuale të zhvillimeve

Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ambasadorin e Republikës së Argjentinës. PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SALI BERISHA, PRITI AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË ARGJENTINËS Presidenti i Republikës, Sali Berisha priti të martën ambasadorin argjentinas, Keller Sarmiento, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale. Presidenti Berisha i përsëriti ambasadorit, ftesën drejtuar Presidentit argjentinas Menem, për të vizituar Shqipërinë. Të dy presidentët janë takuar në janar të këtij viti në Davos të Zvicrës. Presidenti Berisha e njoftoi ambasadorin mbi emërimin në Shqipëri të ambasadorit shqiptar në Buenos - Aires, ku do të hapet së shpejti ambasada shqiptare. Kjo përfaqësi e Shqipërisë është e vetmja në Amerikën Latine. Në Argjentinë rrojnë 30 000 shqiptarë të emigruar kryesisht gjysmën e pa parë të këtij shekulli.

Ish-Presidenti Karter çmon shumë arritjet e Shqipërisë

Zoti Karter do të inkurajojë biznesmenët e mëdhenj amerikanë të investojnë në Shqipëri. Qendra e tij në Atlanta do të vazhdojë të ndjekë problemin e Kosovës - Dje paradite në orën 10, Presidenti i Republikës, Sali Berisha priti ish - Presidentin e SHBA Xhimi Karter dhe bashkëshorten e tij. «Dua t’ju falënderoj për vizitën që po bëni në Shqipëri - tha Presidenti Berisha - Vizita juaj është një ngjarje e madhe dhe ka gëzuar të gjithë shqiptarët. Dua me këtë rast t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë për përkrahjen e madhe që ju i keni dhënë dhe i jepni Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ju keni qenë personaliteti i parë botëror që me një mesazh të ngrohtë i shtritë dorën e miqësisë dhe inkurajuat forcat opozitare shqiptare të sapo krijuara, përpjekjet e tyre të vështira për shkaktimin e diktaturës komuniste dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike. Më tej Presidenti Berisha e njohu mikun me gjendjen e reformës në Shqipëri. Ai i tregoi për marrëdhëniet me FMN, për liberalizimin e tregut, që po bëni në vendin tonë. Berisha, personalitete të tjera të larta të politikës shqiptare. - tha Presidenti Berisha - për liberalizimin e tregut, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimet në Shqipëri. Gjithashtu, ai do të shtjellë mundësinë e aktivizimit në Shqipëri të shoqatave të zhvillimit etj. Më pas Presidenti Berisha e njohu me zhvillimet e fundit në rajonin duke nënvizuar rrezikun që paraqet krijimi i Serbisë së Madhe, që tani po kryhet me forcën e armëve në qendër të ish-Jugosllavisë. Presidenti Berisha do të merret sa më shpejt me Kosovën, duke e vënë atë nën kontrollin ndërkombëtar, pasi vetëm kështu do të zbutet gjendja shpërthyese e krijuar nga shtypja serbe dhe do të mund të arrihej marrëveshja. Z. Karter - tha se do të mbetet i interesuar për problemin e Kosovës dhe qendra e tij në Atlanta do të vazhdojë të ndiqte këtë problem. Prej Presidentit Berisha dhe personaliteteve të tjera të larta të politikës shqiptare. problemin e Kosovës. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit pranë Presidentit Tiranë, më 1 shtator 1993 Me në Shqipëri. Ai i tregoi për marrëveshjet me FMN, për liberalizimin e çmimeve e për privatizimin e ndërmarrjeve nga qeveria si dhe për vështirësitë e hasura gjatë zbatimit të privatizim etj. Bashkërendimi i punëve me sindikatat është një ndër problemet që të prodhimit të përgjithshëm industrial në shumë degë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje ka në ferrokrom karbon me 57 për qind, minerali i bakrit 7 për qind, bakër blister 130 për qind, tela e kabllo bakri 190 për qind, energji elektrike 9 për qind, ure 12 për qind, përbura 116 për qind, trikotazhe 64 për qind, konfeksione stofi 48 për qind, konfeksione pëlhurë 61 për qind, etj. Me mosarritje rezultojnë nafta bruto, gazi natyror, minerali i kromit, nitrati i amonit, qymyrguri etj. Momentalisht janë në punë 386 ndërmarrje dhe të ndaluara plotësisht ose pjesërisht janë 74 ndaj 106 të një viti më parë. Janë krijuar 80 ndërmarrje të reja. Në vartësi të pushtetit lokal janë 217 ndërmarrje, ndaj 36 për qind që ishin një vit më parë. Brenda një viti janë krijuar 21 shoqëri tregtare dhe janë në fazën përfundimtare edhe 11 të tjera. Kapitali i huaj në to është rreth 43 milionë USD. Në këto shoqëri janë punësuar 6000 punonjës dhe parashikohet që deri në fund të këtij viti të punësohen edhe 3000 punonjës të tjerë. Dhe më tej, 40 ndërmarrje punojnë me material të porositësi, në të cilat janë punësuar rreth 9000 punonjës. Parashihët që deri nga fundi i 93-shit të kemi edhe 1500 të tjerë të punësuar në të tilla ndërmarrje.

Flesh nga Ministria e Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetike

OBJEKTI KU E MOREM STAFETEN? A JEMI ME TE VERTETE NE RRUGE TE MBARE? Ministria e Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetike mbulon sot pothuaj të gjithë aktivitetin industrial të vendit, përjashto ato të industrisë ushqimore dhe të material - ndërtimit. E shprehur më qartë, nafta e gazi, energjitika, mineralet, metalurgjia e metaleve të zeza e ato me ngjyra, kimia, qelqi, goma - plastika, tekstil - konfeksionet, letra, mekanika e elektromekanika si dhe elektronika poligrafia, përpunim druri dhe prodhimet artistike janë objekt i kësaj Ministrie. Çfarë mori në dorëzim në prill 92, ose në vit e gjysmë më parë, Qeveria Demokratike? Aktivitetet industriale që mbështeteshin në teknikë e teknologji tejet të prapambetur. Mosha e ndërmarrjeve varionte nga 40 deri 20 vjet. Uzinat më të reja i kemi të viteve ’70 me teknologji e atëhershme të Kinës, pra, një industri me një konsum moral e fizik të theksuar. Në prill 1992 rreth 136 mijë punonjës ose 85 për qind e numrit të përgjithshëm paguheshin më 80 për qind, 28 për qind e ndërmarrjeve janë plotësisht të ndaluara, 47 për qind punonin pjesërisht dhe 47 për qind punonin në një punë, vetëm 105 prej tyre ishin në punë. Karakteristikë ishte tendenca në rënie e theksuar e prodhimit në naftë, krom, bakër etj. Shumë industri të tjera ishin të ndaluara plotësisht, si ajo e bakrit, kimike, tekstile, mekanike etj. I gjithë sistemi i industrisë gjendej në një kolaps të plotë financiar dhe me borxhe ndaj bankës buxhetit dhe ndërmarrjeve të tjera, gjithsej 4,5 miliardë lekë. STRATEGJIA E PUNES SE STAFIT TE RI TE MINISTRISË. Riorganizim i hallkave qendrore të industrisë. Organizimi në bashkësi ekonomike (korporata) me pronesi shtetërore e koncepte të reja drejtimi të ekonomisë së tregut të industrisë së naftës, kromit, bakrit, energjitikës dhe gjeologjisë. Frenimi i rënies së prodhimit dhe fillimi gradual i rritjes së tij nisi me rikatëvizimin e degëve kyçe të industrisë, që kushtëzonin vëllimin në punë të sektorëve të tjerë dhe garantonin zënien në punë të tyre. Riorganizimi, si tekstilet për konfeksionet, industria e plehrave kimike etj dhe zhbllokimi i burimeve të brendshme dhe gjetja e burimeve financiare e valutore për të mbështetur fillimin e punës, u pa i dobishëm edhe copëzimi i ndërmarrjeve të mëdha në më të vogla për të pasur më shumë mundësi për të pasur vetëpërmbajtje. Në fabrikat e pushtetit lokal u bë ndryshimi / varësisë së ndërmarrjeve, shimi i varësisë së ndërmarrjeve, kryerja e reformës administrative jo vetëm në aspektin e emërimit të këshillave drejtues me përbërje sa më cilësore për krijimin e koncepteve të reja në drejtim, krijimi i klimës sa më optimale për hyrjen e kapitalit të huaj, me synimin e krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta e të tjera, pra tërheqje për privatizim etj.

A JEMI NE RRUGE TE MBARE?

Tanimë, pas një viti e gjysmë të Qeverisë demokratike në Shqipëri këtë pyetje e bëjnë të gjithë njerëzit e mirë e të ndershëm që duan kombin e përparimin e atdheut. Dëshirën për të mos qenë në rrugën e progresit e të përparimit e ka vetëm opozita e komunistëve konservatorë. Këtë pajtim e ka vetëm opozita e komunistëve konservatorë, këtë pajtim e kanë edhe ditë të tjera e «ZP»-së të «Kombit», të «Koja jonë» dhe disa gazeta të tjera, të cilat, për fat të keq, paraqesin vetëm tym e mjegull, vetëm natën e errësirën dhe ospak rrëze drite e shprese për të ardhmen e atdheut të tyre. Nejsë, këto janë dëshirat e tyre. Le të kthehemi tek qëllimi i shkrimit tonë. Në ndërmarrjet e industrisë të re, në fillim, nga riorganizimi këto radhë vëmë në një rresht met kyçe për arritjen e suksesit. A JEMI NE RRUGE TE MBARE? tilla ndërmarrje. Përgatiti: DULEJMAN KARAJ

KORRUPSIONI, ALTERNATIVA ME E PAPRANUESHME

- Arrestimi i Nanos dhe i të tjerëve shënon vetëm shuarjen e alternativës së korrupsionit. Në konferencën e shtypit që dha Presidenti Berisha së fundi, një nga gazetat e «ZP» aludoi lidhur me arrestimin e F. Nanos dhe e paraqitur si një tentativë për shuarje të alternativave politike. Aludime apo akuza të tilla janë bërë dhe në ndonjë artikull gazete. Kuptohet se kujt i intereson që arrestimin e Nanos ta paraqesë si hakmarrje politike, si shenjë të vendosjes së diktaturës, revan-shizëm, apo «shuarje» të alternativave. E pra arrestimi i Nanos dhe i të tjerëve të kallëpit të tij shënon vetëm shuarjen e alternativës së korrupsionit. Shqipëria tani e më pas nuk do ta pranojë kurrë emërtesën e korrupsionit. Fenomeni i korrupsionit të ish-kreverëve komunistë në vendet e Lindjes, është mjaft i njohur. Prandaj dhe lufta kundër korrupsionit të kuq është një nga qëllimet kryesore që qeveritë post komuniste i kanë vënë vetes. Kështu, shumë prej krerëve ish-komunistë sot gjenden në bangot e të akuzuarve. Por korrupsioni është alternativa më e papranueshme për të gjitha qeveritë demokratike në gjithë botën, prandaj dhe lufta kundër korrupsionit dhe Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me shuarjen e alternativave politike. Të barazosh arrestimin e Nanos me shuarjen e alternativës socialiste do të thotë që këtë alternativë ta konsiderosh të njëjtë me korrupsionin dhe nuk besoj që socialistët e ndershëm ta pranojnë një gjë të tillë. Është e vërtetë që në radhët e PS ka shumë ata që janë mësuar me shprehjen «kur themi Enveri nënkuptojmë Partia» dhe kur themi Partia tani nënkuptojmë Fatos... por ja që këtij mentaliteti nuk mund t’i nënshtrohet demokracia. Fakti është që alternativa socialiste vazhdon të ekzistojë bashkë me alternativat të tjera. Bile ka patur nga ata krerë socialistë si K. Islami, që kanë shtruar edhe alternativën e thyerjes së kavalkave e përsëri vazhdojnë të bredhin të lirë. Gjithkush, bile dhe ata që gërthasin për një gjë diktature, e dinë shumë mirë që diktatura nuk ka vend në Shqipëri, përkundrazi, fakti që në Shqipëri ekziston një parti opozitare nuk flet për shuarje alternativash faktik në Shqipëri botohen dhjetëra gazeta disa prej të cilave kalojnë çdo limit me shpifje ndaj qeverisë demokratike apo mendojnë ndaj personaliteteve më të larta të shtetit shqiptar, tregon që lufta nuk bëhet fjalë për diktaturë, por ata që flasin shumë për të po e shfrytëzojnë demokracinë si anarshi. Alternativat në demokraci i përcakton vota, prandaj askush nuk ka pse trembet se po shuhet alternativa.