05/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 shtator 1993

Akt naziskin në Memaliaj

Në datën 1. 9. 1993 në orët e vona të natës një grup banditësh të frymëzuar nga komunisto - fashistët e qytetit tonë bëjnë një sulm të tipit naziskin duke sulmuar shtëpitë e drejtorit të arsimit të rrethit me gurë, rezultat i të cilit ishin thyerjet e xhamave dhe rrezikimi i jetës së familjes së tij. Sulmi ndaj familjes së qytetarit Islam Braja nuk është diçka spontane, por rrjedhojë e një skenari të parapërgatitur. Ky sulm lidhet me faktin që drejtoria arsimore e rrethit në bazë të kritereve të ardhura nga Ministria e Arsimit bëri disa lëvizje kuadri duke qarkulluar nga vendi i punës disa mësues të paaftë, të cilët i zëvendësoi me kuadër të aftë, për t'i dhënë kështu impulse punës arsimore në qytetin tonë, për të mësuar dhe edukuar fëmijët e minatorëve jo më me dogma komuniste e marksiste - leniniste, por me dije shkencore e bashkëkohore. Këto sulme nuk trembin dhe s'mund të trembin asnjë që punon dhe lufton për demokracinë e vërtetë, e cila tremb dhe shqetëson vetëm e zëza të grashdit komunist që gjithë jetën e kanë kaluar si shërbëtorë të kastës së kuqe dhe munduar se gjithçka punon për ta dhe u takon vetëm atyre. Këto sulme nuk trembin, përkundrazi, vetëdijesojnë atë grup shoqëror që është i etur për krimin dhe revanshizmin. Ky sulm nuk është individual por është su-im [?] kundër reformës e cila përbën domosdoshmëri. Këtë po e kupton qartë nga dita në ditë populli, paçka se nuk duan ta kuptojnë fanatikët konservatorë që janë gati të fillohen vetëm e vetëm që të mos ecë demokracia, të cilën ata e mallkuan që në lindje. I bëjmë thirrje opinionit demokrat të Memaliajt dhe socialistëve të ndershëm që të jenë vigjilent dhe të mos bien pre e këtyre veprimeve sa antidemokratike aq dhe kriminale. Kërkojmë prej organeve të rendit që të veprojnë energjikisht për të gjetur autorët dhe për të vënë para tyre sipas ligjeve të shtetit. KRYESIA E P. DEMOKRATIKE MEMALIAJ

VETOJA GREKE KUNDER OPINIONIT EVROPIAN

KONFERENCA SHQIPTARE E KRYETARIT TË PDSH ZOTIT EDUARD SELAMI NË QENDRËN NDËRKOMBËTARE TË SHTYPIT - Mbi takimin e 16-të të 60 partive të Unionit Demokratik Evropian që u mbajt në Budapest nga data 1-3 shtator. - Partia Demokracia e Re e Greqisë përdor veton kundra PDSH për anëtarësimin e saj si anëtare e plotë në Unionin Demokratik Evropian. - Të gjitha partitë e tjera pjesëmarrëse në këtë takim shprehën konsideratën e tyre për kontributin e PD në përmbysjen e diktaturës dhe vendosjen e demokracisë. Këto parti pa rezerva ishin për pranimin e PDSH në Unionin Demokratik Evropian. Z. Eduard Selami kryetar i PD BDE në Budapest është shembri-ndarë në deklaratën e tij për vlerat e BDE si pjesë në një rajon që takimit të 16-të partive të BDE konsiderohet me i nxheti dhe ka në Budapest nga data shumë rëndësi një Shqipëri sta-1-3 shtator midis të tjerash bilitet në rajon. Kjo gjë ksoi: ky takim ishte shumë i rëndësishme për faktin se është takim jetor ku përcaktohen vijat e përgjithshme të politikës që ndjek BDE, një nga institucionet më të fuqishme të politikës aktuale të Evropës. Në këtë bashkim, mbas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore, marrin pjesë 30 shtete evropiane. Ky është një bashkim që në vijën kryesore dominon në politikën evropiane. Konferenca ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse për herë të parë partia e Demokracisë së Re në Greqi doli kundër pranimit të PDSH në Unionin Demokratik Evropian. Ish Jugosllavia sot përbën një simbol të problemeve të nxehta me të cilat ballafaqohet bota pas luftës së ftohtë. Duhet theksuar se në biem dakort në parim për probleme të ndryshme por kur vjen puna për zbatimin praktik të tyre puna ngadalësohet, pikërisht këtu qëndron rreziku. Kjo është edhe pasojat që ne shikojmë sot në Bosnjë. Më pas kryetari i PD ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Lidhur me mendimin që ekziston në Evropën për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, z. Selami shpjegoi se gjatë konferencës pati takime me të gjithë liderët që tani mungon një buonsens nga politikanët grekë. «Ndikim do të ketë dhe presioni që do të bëjnë anëtarët e tjerë të EDU ndaj përfaqësuesve grekë». I pyetur dhe njëherë lidhur me largimin e priftit grek nga Shqipëria, z. Selami përsëriti që ai ishte vetëm një shkak i vogël i dickaje të parapërgatitur. Lidhur me qëndrimet e ndryshme shqiptaro-greke z. Selami sqaroi se dhe në konferencë ju bë e qartë palës greke se ndërsa Shqipëria ka dhe zbaton një ligj mjaft të avancuar për të Drejtat e Njeriut, në Greqi ende nuk është njohur as formimi i minoritetit shqiptar. e përgjithshme — e Ky është një bashkim që në vija kryesore dominon në politikën evropiane. Konferenca ishte jashtëzakonisht e frytshme sepse u diskutuan probleme jetike që shqetësojnë sot Evropën dhe botën lidhur me sigurimin dhe integrimin e mëtejshëm të Evropës. Kjo konferencë për mua ishte e një rëndësie të veçantë sepse, siç dihej, pritej anëtarësimi i plotë i PDSH në këtë bashkim të rëndësishëm ndërkombëtar. Siç dihet, në prej dy vjetësh jemi me statusin e vëzhguesit të përhershëm. Për fat të keq anëtarësimi ynë i plotë në këtë konferencë nuk u arrit. Kjo jo për faktin se PDSH nuk i plotësonte kriteret, por për faktin se Partia Demokracia e Re e Greqisë që është anëtare e këtij bashkimi, shfrytëzojë veton. Në përputhje me statutin e BDE, për një anëtarësim të ri të gjithë anëtarët duhet të jenë dakort. Partia Demokracia e Re e shfrytëzoi këtë mundësi duke votuar kundra me argumentin absurd: «se nuk njohim të drejtat e minoritetit grek». Pavarësisht nga kjo, ishte mjaft pozitiv fakti që të gjitha partitë e tjera si CDU dhe CSU të Gjermanisë, Partia Konservatore Angleze, apo francezët austriakët, suedezët e të gjitha partitë e tjera ishin me anën e PDSH. Ky ishte një vlerësim i PD, i ecurisë së punëve të saj, por njëkohësisht dhe i procesove demokratike në Shqipëri. Ajo që vlerësohet më shumë jo vetëm nga BDE por edhe nga një opinion më i gjerë ndërkombëtar është se PDSH fitoi luftën kundër komunizmit me revolucion demokratik në pozita më të vështira se vendet e tjera të Evropës Lindore, sepse pati përballë ko­munizmin më të egër, simbolin e regjimit komunist. Kjo ishte njëri nga vendet e tjera, deri para sfidë. Nga ana tjetër, deri para 22 marsit e njëjta Shqipëri si një vend ku njerëzit u hypnin anijeve e deshën në vendin anijeve, si një vend ku ekonomia ishte plotësisht e shkatërruar. Mbas 22 marsit të ’92 edhe më optimistët nuk na jepnin më shumë se disa muaj qeverisje. Sot gjendja është krejt ndryshe, faktet flasin në favorin tonë. Sukseset janë të prekshme. Qeveria jonë është plotësisht në favor të qeverisjes vendin me kompetenca, për këtë në rastin 1 inflacionit. Kjo është një fitore e rëndësishme e qeverisë demokratike në planin ekonomik ashtu siç ka ato në planin politik. Ajo që u vlerësua së tepërmi nga Ne falenderojmë për përkrahjen që na bënë në këtë konferencë këto parti serioze evropiane që janë ndërtuan Evropën pas Luftës së Dytë Botërore dhe vendosën demokracinë në vendet e tyre që na ndihmuan edhe në për vendosjen e demokracisë. Por shprehëm keqardhjen për qëndrimin e Partisë Demokracia e Re të Greqisë e cila në fillimet e luftës sonë e ka ndihmuar PDSH. Partinë Demokracia e Re qëndrimi që mbajti nuk e ndërron, për më tepër si vendin fqinj dhe dy popuj me të njëjtën rrënjë të Ballkan, prandaj kjo parti duhet të jetë më tolerante dhe të mos përdorë mjete të tilla që fatkeqësisht po bëhen vijë në politikën e Greqisë. Ndaj kërkojmë qëndrimin e Partisë Demokracia e Re reagimet që qenë të ndryshme dhe të papranueshme dhe aspak të pëlqyeshme, po përmend këtu një detaj. Përfaqësuesi i një partie kërkoi që të ndryshohej statuti në të drejtën e «vetos» pikërisht për shkak të votës «kundra» të pa argumentuar të grekëve, si diçka që nuk është e drejtë, që për një votë PDSH të mos pranohet anëtare e këtij Bashkimi Evropian. Pika më e rëndësishme në këtë konferencë ishte debati që u zhvillua lidhur me sigurimin në rajon. Kryesisht me Sigurimin Evropian e atë Botëror. Në këtë pikë shpreha qëndrimin politik të partisë sonë njëkohësisht dhe të Shqipërisë, se ne jemi për stabilitet në rajon, jemi për paqen. Shpreha shqetësimin për zhvillimet në rajonin tonë të Ballkanit dhe kërkuam një mbështetje më të madhe nga Komuniteti ndërkombëtar. Situata në rajon është e vështirë. Stabilizimi nuk është i lehtë. Por në shpërthimin e saj gjërat do të bëhen më të vështira nesër në qoftë se nuk do të ketë sot një masë parandaluese. Bosnja na ka treguar shumë gjëra. Ajo na mëson se është shumë herë më e lehtë të parandalosh konfliktet se sa të gjenden rrugëzgjidhje të mëtejshme pas zhvillimeve. Nga ana tjetër nuk mund të ketë asnjë lloj kompromisi me agresorin. Atje shpërthyen mendime se Millosheviçi nuk është thjesht nacionalist ekstrem fashist, por edhe një komunist ekstrem që ka zgjedhur një mënyrë për të mbijetuar të pikërisht ky njeri është kthyer në sol lider i ekstremizmit të kriminal të Serbisë. Në këtë konferencë u aprovua një deklaratë që ishte shumë pozitive. Me angazhimin që kërkuan ndryshime e bënë NATO-s, ndërhyrja nga jashtë në Jugosllavi për të ndalur konfliktin në Bosnjë dhe masa më të forta për zgjidhjen e krizës në Jugosllavi. pati takime me të gjithë liderët e partive dhe një nga tema kryesor qe u biseduan ishte dhe ajo që kishte të bënte pikërisht me zhvillimet e fundit në Shqipëri. «Çdo gjë është e bardhë nebozi në Shqipëri. Gjithkush është i impresionuar dhe dukej qartë që Shqipëria ka hyrë në rrugën e stabilitetit dhe demokracisë. Shifrat janë impresionuese» — tha z. Selami dhe vazhdoi: «Lidhur me hapat dhe qëndrimet e fundit politikë pati mirëkuptim. Ata «çuditërisht» ishin mjaft mirë të informuar dhe kishin plotësisht dakord me qëndrimet tona të fundit». Zoti Selami evidentoi një nga momentet e Konferencës, kur përfaqësues i neodemokracisë greke duke u munduar të justifikojë qëndrimin e tij kishte përmendur dhe arrestimin e «kreut të opozitës». Reagimi ishte i menjëhershëm tha z. Selami: «Nuk është kështu, ai nuk është futur në burg si udhëheqës i opozitës por si njeri ordiner për një problem korrupsioni të qartë dhe jo si udhëheqës i PS por si ish-kryeministër i PP. «Mua nuk mu desh të them asnjë fjalë për këtë — tha zoti Selami — mendimi i tyre ishte unanim për këtë». I pyetur nëse Neodemokracia greke kishte kërkuar kompromis për pranimin e Shqipërisë në BDE, z. Selami shpjegoi se ishin zhvilluar biseda të gjata me përfaqësuesit grek dhe është bërë për të arritur këtu nga mënyra pak realiste e paraqitjes së problemeve prej tyre. Një nga kompromiset që ata propozuan ishte pranimi i pikës 6 të deklaratës së qeverisë greke. Në këtë rast ata do ta hiqnin veton e tyre. «Kuptohet — tha z. Selami që ky është një kompromis i pranueshëm për ne. Ne nuk mund të bëjmë asnjë lloj kompromisi që të bëjmë në kundërshtim me interesat kombëtare» — tha z. Selami. Lidhur me strategjinë e PD për të kaluar këtë pengesë të krijuar nga partia Demokracia e Re, z. Selami tha se «strategjia është ajo e dialogut. «Ne kemi filluar dialogun dhe mendoj që problemet nuk janë kaq të thella sa të mos kemi rrugëzgjidhje» për kam përshy... rigadalësohet, shikojmë sot në Bosnjë. Me temat kryesor që demokracisë. Shifrat janë impresionuese» — këtë — tha zoti Selami — me përfaqësuesit grek dhe është bërë përpjekje «Kuptohet — tha z. Selami — nuk mund të bëjmë asnjë lloj kompromisi që të jetë në kundërshtim me interesat kombëtare» — Lidhur me pyetjen në se në qeverinë Meksi ka korrupsion z. Selami tha: «Natyrisht që jo. Por në qoftë se një gjë e tillë do të faktohej, qëndrimi ynë do të ishte i njëjtë si për rastin e korruptuarit F. Nanos». Duke u përgjigjur për çështjen e deklaratës së deputetit Kallakula z. Selami tha se deklarata kishte karakter interpretues prandaj u mjatfua me largimin si drejtues i PD. «Nuk ishte një deklaratë e thënë shqip «unë jam fashist»». Në këtë rast qëndrimi do të ishte tjetër. Në vazhdim të një pyetje të tillë në se ndikoi presioni i PS në marrjen e masave ndaj z. Kallakulas, z. Selami tha se «Ne i treguam PS se si veprojmë ndaj atyre që dalin nga programi i PD», ndërsa PS vetë nuk reagoi as ndaj atyre që deklarojnë se do të thyejnë kafkat. Pra në këtë rast «ne i dhamë një mësim Partisë Progresiste». Pyetjes lidhur me kthimin e deputetëve të PS në parlament z. Selami ju përgjigj se ai ishte një kthim i detyruar pasi ata panë konkretisht të dështon­te politikanë e tyre të daljes nga parlamenti në rrugë dhe të revolucionit me dhunë. Le të shpresojmë që pas këtyre gabimeve, ekstremistë të PS, forcat konstruktive në PS do të thonë fjalën e tyre. Duke folur rreth propagandës politike shqiptare bëjnë disa forca politike shqiptare nëpër Evropë, z. Selami sqaroi se sipas fjalëve të kryetarit të Unionit Kristian Demokrat Evropian, ku PD ka qenë gjithë­shtu anëtarësim, PD a­ku­zohej si parti fondamentaliste isl­amike. «Por me këtë rast ne nuk do të kërkojmë të anëtarëso­hemi në një Union Kristian», ish­te përgjigja e z. Selami e apro­vuar nga kryetari i Unionit De­mokratik Kristian. Duke folur mbi politikën e PD, ndaj koalicionit, z. Selami tha se PD i qëndron besnik alencës: «Aleanca është funksionale, pavarsisht nga vështirësitë. Nuk ka asnjë kundër koalicionit, përkundrazi do të forcohet gjithnjë e më tepër». Lidhur me qëndrimin ndaj bllo­kut të zgjedhjeve tha se kjo poli­tikë...

Mos i ngatërroni figurat e shquara të Evropës me «miqë» e Nanos

Me arrestimin e Nanos Kryesia e PS filloi fushatën e re të shpifjeve ndaj Qeverisë Demokratike në Evropë. Deklarata, letra, protesta, ku vazhdojnë të përmenden fjalët «diktaturë» e «revanshizëm» iu dërguan personaliteteve dhe institucioneve ndërkombëtare në të gjitha anët e globit. Në këto protesta ai që zhduku 8 milionë dollarë paraqitet si viktimë, si i burgosur politik, i arrestuar vetëm për idealet e tij «të pastra» socialiste. Cili është rezultati i këtyre «protestave»? Zero! E para sepse «Evropa u mësua me këtë lloj protestash që kur «lidh»-korrespondencë të regullt me familjet e bllokmenëve të cilat çdo tri ditë protestonin për «persekutimin» që u bëhej. Së dyti Evropa di ta dallojë mirë një të burgosur politik nga një të korruptuar. Por ajo që është më kryesorja; liderët e PS bëjnë një gabim të madh Protestat e tyre, ku flitet për «diktaturë» e është vendosur në Shqipëri ua dërgojnë personaliteteve, shumë nga të cilët e kanë parë dhe njohur vetë nga afër Shqipërinë demokratike. A nuk është naivitet t'i shkruash Duke dashur të bëjnë efekt viziv tek ata që ndikohen vetëm nga efekte të tilla (por që për fat të mirë janë të pakët), «ZP» boton në krye të faqes përgjigjen që z. Marjinez i kthehte letrës së zvendëskryetarit të PS. Në titull, me gërma të mëdha thuhet «kryetari i Asamblesë Parlamentare të Evropës, zoti Martinez, i shkruan zvendës kryetarit të PS...» Vini re fjalën «i shkruan», duket (gjithnjë për njerëzit që ndikohen nga efektet vizive) sikur z. Martinez e ka marrë malli për PS dhe po i «shkruan». Por sikur të binin gjithë faqen e parë të «ZP»-duke zmadhuar gërmat, edhe më naive që do të lexohet tekstin prej disa radhësh të letrës, do të kuptonte kë kemi të bëjmë vetëm me një përgjigje kortezie ku kryetari i Asamblesë falënderon për informacionet «lidhur me situatën politike» në Shqipëri, të cilën për fatin e keq të socialisteve ai e njeh mjaft mirë. Përveç kësaj, kryetarët e PS harrojnë që, kur është fjala për marrje informacioni, në radhë të parë ky informacion merret nga që është më kryesore; tyre, ku flitet për «diktaturën» që është vendosur në Shqipëri ua dëgjojnë shkruash kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Evropës, zotit Martinezz, duke dashur ta bindësh se Shqipëri paska diktaturë? Ata kërkuan ta bëjnë një gjë të tillë dhe gjatë vizitës së z. Martinez në Shqipëri, por e mbajnë mend mirë se ç’një përgjigje morën (e mban mend mirë sigurisht K. Islami). Miguel Martinez është një nga figurat më të shquara e më të pastra të Evropës e këtij socialist shqiptar e dinje mirë, prandaj nuk kanë e nse e ngatërrojnë me «miqtë» e Nanos, Alesin apo të tjerë. nga përfaqësuesit diplomatikë dhe jo nga ata që në qendër të Evropës deklarojnë se E. Hoxha është «baba». Prandaj dhe njëherë është mirë që figurat të nderuara e të pashtra si kryetari i Asamblesë Parlamentare z. Martinez të mos i ngatërroni me lumin tuaj. Z. Martinez është mik i Shqipërisë dhe si i tillë ai ka mbështetur gjithnjë fuqimisht demokracinë dhe proceset demokratike në vendin tonë.

RENDI DHE QETËSIA - MERITË E POLICISË

Viti në vazhdim ka qenë më i suksesshmi për forcat tona të policisë, sidomos në qytetin e studentëve ku veproj unë. Vetëm pak thyerje e vjedhje të brendshme të evidentuara në krahasim me qindra të bëra vitin e kaluar. Asnjë dëmtim personi apo rrezikim «lë» — këto janë fjalët e komandantit të policisë në postin e qytetit Studenti, Gëzim Maqellari. Kjo postë i përket ish Rajonit Nr. 1 të Policisë tashmë të emëruar Komisariati i Policisë Nr. 1. Forcat e Policisë, kanë shumë për të siguruar qytetarëve jetën dhe qetësinë që pas 22 marsit. Prej kohësh qetësia është fituar dhe policia ka në kontroll gjithçka. Vetë qyteti «Studenti» flet mjaft për këtë. Drejtuesve të këtij qyteti, sivjet u takon të harxhojnë shumë pak lekë për xhama dhe pajisje të tjera të studentëve, të cilat në shumicën absolute të rasteve kanë mbetur të paprekura të pahyera apo të përdëmtuara fare, iku koha e vjedhjeve, shkatërrimeve, vrasjeve dhe përdhunimeve të tranzicionit. Tani është koha e ligjit dhe e qetësisë dhe policia ka merituar të padiskutueshme për këtë. Këto ditë riorganizimi policisë në Tiranë, thuajse ka mbaruar. Drejtuesit e rinj, të kualifikuar dhe mjaft inkurajues janë vënë në drejtim e Komisariatëve. Në Komisariatin Nr. 1 i cili është Arbon Ujka, për të cilin janë vlerësuar me mirë, Rina dhe përvoja janë në evidencë. Albert Devishi, Lej- Përgatiti EDI PALOKA MENTOR SHËHU Viti është një vit i suksesshëm, policët e komisariatit tepër të rëndësishëm për Tiranë. Ky riorganizim ka efektet e veta profesionale. Kompetencat e reja të tyre u japin mundësinë komisariateve për organizimin më të mirë të punës për hetimin dhe zbulimin më të shpejtë të krimeve, eliminimin e tyre, për kontrollin dhe planifikimin e situatës. Duke mjaft sinjifikative rezultatet e arritura në parandalimin e krimeve të çdo lloji. Dominimi i vërtetë i ligjit dhe qetësisë publike në një zonë me problematike në të kaluarën, ku banorët e veprojnë qytetarë të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Edhe gjatë periudhës së riorganizimit të policisë që duhet të jetë së u bë shumë shpejt dhe sa më qartë, paralelisht rendi e qetësia u kontrolluan. Shërbimet e policisë e kanëritur rolin e tyre, oka që çuar në një vlerësim pozitiv nga qytetarët. Tani po afron periudha e shkollës. Masat janë marrë me korrektësi. Gëzim Maqellari thotë se është plotësisht i përgatitur për pritjen e studentëve. Dhe si për ta konkretizuar deklarimin e qetësisë i cili «do ditë» at bashkë me drejtorin e Qytetit Studentor morën masat e nevojshme urgjente për shërbimin dhe sigurimin e tyre, megjithëse përparë gola në ndihmë punimet plotësuese. Konkretisht janë 1,? [sic] qend...