09/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 shtator 1993

Takim i Presidentit BERISHA me Parlamentarë-rë të Këshillit të Europës

Në vazhdim të takimeve parlamentarët e Këshillit të Europës u takuan sot në orën 18.00 me Presidentin e Republikës, Sali Berisha. Që në fillim Presidenti i falenderoi për vizitën si dhe për ndihmën që Këshilli i Europës i ka dhënë Shqipërisë. Në ekspozenë e tij për zhvillimet në Shqipëri ai theksoi se: siç e dini Qeveria Demokratike mori mbi supe një vend totalisht të shkatërruar, shkolla të shkatërruara e linja telefonike të prera, toka djerrë, një borxh prej rreth 500 milion dollarë, një ekonomi plotësisht të paralizuar, një rritëm galopant inflacioni, por edhe një ndalesë të plotë prodhimi. Po të shtojmë këtyre edhe mungesën e eksperiencës, rruga jonë bëhej shumë e vështirë. Megjithatë pas 18 muajsh mund të them se reforma politike, legjislative, institucionale dhe ekonomike është një sukses i pamohueshëm dhe i vërtetë. Në reformën politike pluralizmi politik dhe liria e mendimit në Shqipëri njohën horizonte dhe konsolidime të reja. Është rritur numri i partive organizative, shoqatave, i NGO. Sot Shqipëria ka numrin më të madh të gazetave për frymë popullsie më shumë se 80% e tyre janë private. Liria e besimit është e garantuar plotësisht. Në rrafshin legjislativ në një punë këmbëngulëse Parlamenti shqiptar ia doli të mbushë boshllëkun e madh që trashëguam. Me qindra ligje të vjetra u zëvendësuan an me ligje të reja, midis tyre do të thosha se karta e DLNJ është një nga më të përparuara në Europë. Ndryshime të thella u shënuan në rrafshin institucional, kështu po krijohen dhe po konsolidohen përditë institucionet e shtetit të së drejtës, gjykata Arritje të rëndësishme janë realizuar edhe në fushën ekonomike, kështu në planin financiar arritëm të dominojmë inflacionin dhe indeksin i çmimeve këtë muaj edhe pas dyfishimit të çmimit të bukës ishte 1.6%. Paraja jonë është stabël. Reforma jonë ekonomike konsiston në privatizimin sa më të shpejtë duke vendosur si princip themelor: e mira më e madhe për numrin më të madh. Kështu po thuajse është përfunduar ndarja e tokës. Janë në proces për privatizim 600 ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe vitin e ardhshëm privatizimi do të bëhet në shkallën e plotë të ndërmarrjeve të mëdha dhe të mesme si p.sh. porte, rrugë, hidrocentrale, PT etj. Të gjitha këto masa i dhanë frutet pozitive dhe quan në rritjen e prodhimit. Në 16 muaj ne nënshkruam 3 marrëveshje me FMN dhe po pregatitet ajo e bashkëpunimit afatmesëm. Ishte paraparë që rritja e prodhimit të fillonte në fund të ’93, por viti 1992 u mbyll me një rritje prej 20% të prodhimit bujqësor, kurse 1993 me një rritje të rëndësishme të prodhimit të përgjithshëm. Po në këtë aspekt ajo që të inkurajon shumë është iniciativa e lirë. Në sektorin privat, gjer sot janë punësuar rreth 110 mijë vetë. Pra mund të them se Shqipëria po shkëputet nga programet e ndihmës emergjente dhe po kalon në programet e bashkëpunimit afatmesëm. Në vazhdim Presidenti tha se: Këshilli i Europës mund të na ndihmojë, së pari në çështjen e embargos. Ne do të vlerësonim insistimin tuaj për kompensimin e dëmeve të embargos ndaj Serbisë, si i vetmi shtet që e respekton atë. Dhe së dyti, ne tra- …bie në lëvizje … simit është e garantuar plotësisht. Në rrafshin legjislativ me një punë këmbëngulëse, Parlamentit të Shqipërisë ia dolëm të vjetra u zëvendësuan karta e DNLJ është njëra nga më të përparuarat të së drejtës, gjykata kushtetuese, organet e pavarura të drejtësisë, etj. Ushtria dhe të gjitha shërbimet e armatosura iu nënshtruan procesit të një reforme të thellë në bashkëpunim me NATO-n dhe institucione të tjera paralele të vendeve demokratike. Në kushte tepër të vështira u realizuan zgjedhjet në pushtetin lokal. Sot në Shqipëri në pushtetin qendror dhe lokal kudo janë vendosur njerëz të zgjedhur me votën e lirë. Tani kemi përgatitur ligjet e funksionimit të pushtetit lokal që janë në përputhje të plotë me Kartën europiane të autonomisë lokale dhe janë hartuar në bashkëpunim me specialistë të Këshillit të Europës. Përsëri i përket çështjeve të minoriteteve, Shqipëria dëshiron që të jetë model i trajtimit të tyre. Në Shqipëri janë të zhvilluara në harmoni dhe tolerancë themelore dhe janë jetike për zhvillimin dhe ekzistencën e minoritetit; së pari, ajo e zhvillimit të identitetit të tyre. Në këtë aspekt ato kanë të garantuara të gjitha liritë dhe të drejtat që u njeh Karta e Helsinkit, kanë partitë, shoqatat, këshilltarët, kryetarët, e bashkive, deputetët e tyre. Kanë shkollat, institucionet e kultit dhe janë të lirë të shkojnë kudo. Por në Shqipëri, po kaq e zhvilluar është edhe tendenca e integrimit të tyre në jetën shqiptare. Kështu, ata kanë ministra, ambasadorë, deputetë, gjyqtarë, të kandiduar nga partitë e tjera dhe kjo sepse në Shqipëri askërkush nuk pyet për kombinë për t’u punësuar. Kjo tendencë e dytë ka rrëzik të dëmtohet nga kursi i ri shovinist i qeveritarëve të sotëm grekë. Prandaj do të doja që këtë shqetësim t’ja përcillni autoriteteve të Këshillit të Europës.

Në Këshillin e Europës nuk do të futet PD-ja, por Shqipëria...

Vazhdë në thellimin e vijës politike destruktive e antikombëtare të PS-së Namik Dokle, në emër të PS-së, shprehet për mos futjen tani për tani të Shqipërisë në Këshillin e Europës. - Namik Dokle, në emër të PS-së, shprehet për mos futjen tani për tani të Shqipërisë në Këshillin e Europës - - Edhe përfaqësuesi minoritar i PBDNJ, zoti Vasil Melo ishte shumë evaziv në këtë pikë - Pardje Komisioni i Parlamentarëve të Këshillit të Europës pati një takim edhe me përfaqësues të partive tona parlamentare. PD përfaqësohej nga Kryetari i saj, zoti Eduart Selami, PS nga Namik Dokle, PSD nga zoti Teodor Laco dhe PBDNJ nga zoti Vasil Melo. Në këtë takim përfaqësuesit e partive të mësipërme shprehën pikëpamjet politike dhe vlerësimet e tyre specifike. Vlen të përshkruhet edhe një pjesë nga me këtë rast kumtesa e përfaqësuesit të PSD-së, zotit Laco për kulturën politike, realizimin, tolerancën, frymën kombëtare dhe konstruktive të mendimeve dhe vlerësimeve të tij. Por ajo çka bëri më tepër përshtypje dhe ishte më e vërtetë për të ardhur keq, ishte momenti kur Kryetari i këtij Komisioni, zoti Atkinson, me një pyetje të shkurtër dhe të shpejtë, kërkoi mendimin e përfaqësuesve të partive se a duhej të futej Shqipëria në Këshillin e Europës apo jo? Dhe Namik Dokle u përgjigj se për Shqipërinë nuk janë pjekur akoma kushtet dhe për tani nuk është mirë që të futet tani në Këshillin e Europës. Po kështu edhe përfaqësuesi i PBDNJ të minoritetit, zoti Vasil Melo ishte shumë evaziv në këtë pikë. Në këtë moment Kryetari i PD-së, zoti Selami shprehu keqardhjen që dy përfaqësues të partive politike shqiptare u shprehën dhe dëshirën e tyre që Shqipëria të mos futet në një organizëm kaq të rëndësishëm europian. Ky akt, theksoi ai, nuk ka të bëjë dhe nuk është anëtarësimi i PD-së, siç mund ta mendojë me verbëri dhe xhelozi partiake ndokush. Ai është një akt interesash gjithëshqiptare. Edhe në qoftë se ka shumë gjëra që duhen rregulluar, ashtu siç ka çdo vend dhe jo vetëm Shqipëria, është më mirë që ato të rregullohen duke qenë i anëtarësuar në Këshillin e Europës se sa jashtë tij... Nga eksperienca ime, si i dërguar në organizma të ndryshme europiane, vijoj me të njëjtat fjalë, që opozita e vendeve jonëtare

KATERIN LALUMIER- Damanakis

- NJE TJETER GABIM «I VOGËL» I «ZP»: Botoheh pranë njëra tjetrës letra e personalitetit të nderuar, mikës së Shqipërisë Katerinë Lalumier dhe letra e Presidentes të së majtës greke. Kështu «ZP» i jep mundësi të gjithëve të bëjnë diferencimin. Siç kemi shkruajtur dhe më parë, kryesia e PS na jep mënyrë ajo në një tjetër ka dërguar në gjithë botën «mesazhet» e saj ku përshkruhet «realiteti» i sotëm shqiptar sipas tyre. Pra një vend ku është vendosur diktatura. Ndërkaq në «ZP herë pas here botohen përgjigjet që u kthehen dërguesve të letrave. Këputohet kjo i shërben atyre për të treguar se bota «interesohet» për Nanon, vetëm se bëjnë një gabim të vogël që krahas letrave që vijnë nga PASOK-u apo nga PK Bullgare, botojnë dhe përgjigjet e kortezisë të personaliteteve të shquara europiane. I tillë ishte dhe rasti i z. Martinez. Gabimi qëndron në mundësinë që i jep lexuesit të bëjë dallimin midis këtyre dy lloj përgjigjeve. Ne vazhdën e këtij «gabimi» «ZP» boton të martën përgjigjen e Sekretarja e Përgjithshme e këshillit të Evropës znj. Katerinë Lalumier i jep znj Nano dhe menjëherë poshtë saj boton përgjigjen e kreut të së majtës greke Damanakis. E majta greke siç dihet dërgon çdo dy ditë letra një herë si PASOK, një herë si deputet i veçantë etj. Përmbajtja e këtyre letrave është gjithnjë e njëjta, duket sikur janë shkruajtur në zyrën e E. Hoxhës (ose të Nanos) dhe të gjitha kërkojnë «lirimin e menjëhershëm» të Nanos. Të njëjtën formë ka dhe letra e Damanakisët e cila «urdhëron» drejtësinë shqiptare që të lirojë Nanon menjëherë». Prova e fundit kjo që tregon se shumë nga politikanët grekë kanë nevojë të njihen më mirë me konventat Ndërkombëtare mbi të drejtat. Një leksion më mirë për këtë jep vetë «ZP»- nëpërmjet letrës së një personaliteti të vërtetë si Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës znj. Lalumier. «Ju më kuptoni se unë nuk mund të ndërhyj në një procedurë juridike e cila tani është në fazën e hetimeve» - shkruan Lalumier. Një frazë e tillë duhet t’i bëntë të mendohen mirë shokët e «ZP» përpara se ta botonin. Kjo do të thotë që znj. Lalumier nuk e konsideron aspak Nanon një të burgosur politik. Ajo si dhe shumë personalitete të tjera ka besimin me drejtësinë ligjore dhe pret (pa dhënë ultimatume) që drejtësia të thotë fjalën e saj lidhur me akuzën që i drejtohet Nanos. Më poshtë znj. Lalumier bën të qartë dhe këtë tjetër: «Në një shtet të qeverisur nga ligji, çdo person që është në procesin e ndjekjes penale, duhet të gëzojë të drejtën e një gjykimi të ndershëm... Këto parime përfshijnë ndër të tjera, një procedurë të bazuar mbi akuza të qarta, të drejtën e lirë për një avokat dhe mundësinë e komunikimit veçanërisht me familjarët». Cila nga këto të drejta i është shkelur Nanos? Akuza që i drejtohet është e qartë «Shpërdorim detyre» dhe këtë akuzë Nano e ka pranuar publikisht në TV. Ka një avokat. Ndërsa sa për kontaktet jo vetëm që ka patur kontakte por i ka shfrytëzuar këto kontakte duke shkruar rregulloren e burgut. Fakti i fundit për këtë është intervista dhënë tek «KJ». Si dihet, duke botuar përgjigje «ZP» në vend që të vërë vetulla po nxjerr syrin. Apo mos vallë të përgjigjke botohen për atë pjesë të «intelektualëve» të PS që njohin vetëm fjalët: «Sinqerisht juaja»? Të jenë të bindur ... kjo fjalë nuk është aspak kërkesë për t'u anëtarësuar në PSH. EDI PALOKA

«Kushtetutën do ta bëjmë të gjithë së bashku»

- Kryetari i komisionit për hartimin e Projektkushtetutës Kryeministri, zoti Aleksandër Meksi, iu përgjigjet pyetjeve të grupeve parlamentare të PSD dhe PS, drejtuar këtij komisioni në seancën e paradjeshme të pyetjeve në Kuvendin Popullor. I nderuar Zoti Kryetar! Po i përgjigjem fillimisht tre pyetjeve të grupit të PSD. 1. Cila ka qenë puna e këtij komisioni nga marsi 1993 deri 16 qershor 1993? - Do të thoja se, megjithëse kjo pyetje është evazive nga Kryetari i Komisionit të Kushtetutës në Parlament në qershor të këtij viti, riphojmë se komisioni i gjithë, gjatë kësaj periudhe është mbledhur rralle dhe me mungesa kratike të ndërtimit dhe funksionimit të një shteti të vërtetë ligjor, mbi bazën e standarteve Kushtetuese më të përparuara bashkëkohore si dhe të përvojës tonë gjatë këtyre dy viteve të fundit. Në punën e Komisionit ka qenë e pranishme asistenca shkencore e huaj, në mënyrë të veçantë janë mbajtur parasyshe oponecat e Komisionit Demokratik përmes ligjit të Venecies. Përmbajtja e çdo pjesë të këtij projekti është formuluar duke i përshtatur me kujdes nevojave dhe kushteve historike konkrete të Shqipërisë, e para së gjithash domosdoshmëria për konsolidimin e demokracisë shumëkohore, si vetmi sistem human i qeverisjes së popullit tonë. 2. Ç'veprimtari është kryer prej Komisionit nga 16 qershori deri tani? Ç'probleme kanë dalë gjatë saj? — Prej 16 qershorit e deri tani Komisioni i zgjeruar i Projektkushtetutës është mbledhur disa herë. Gjatë kësaj periudhe ka filluar nga e para shqyrtimi dhe miratimi në Komision kryesisht i dy varianteve të Projektkushtetutës për të konkluduar në një variant të projektit. Mirëpo shkalla më e lartë e vështirësisë së ndonjë dispozite ka detyruar që në ndonjë rast norma juridike kushtetuese të propozohet në dy variante. Deri tani në Komision është miratuar pjesa e parë: «Parimet themelore». Pjesa e dytë «Të drejtat (Vijon në faqen 4)

NGA AKTIVITETI I DEGËS SË PD.

Këto ditë kryesia e PD për Elbasanin organizoi një mbledhje të zgjeruar me pjesëmarrjen e kryetarëve të seksioneve të lagjeve dhe të grupseksioneve të qytetit. Me këtë takim pune u shkëmbyen mendime të lira për problemet që preokupojnë PD dhe sidomos në aspektet organizative të saj. Kryesia e PD u njoh me mjaft probleme që shqetësojnë anëtarët dhe simpatizantët e PD. Në përgjithësi këto shqetësime lidhen me vazhdimin e thellimin e reformës administrative dhe ekonomike dhe forcimin e pushtetit demokratik nëpërmjet zbatimit dhe respektimit të ligjshmërisë. U theksua gjithashtu se është tepër e domosdoshme që të anëtarëve të PD dhe masës së popullit t’u bëhet e qartë se PD do t’i përmbahet vazhdimisht programit të saj të parë e qendrës së djathtë dhe nuk aspiron për pushtet ekstremet, qofshin këto të djathta dhe të majta. PD dhe qeveria e saj do të luftojnë pareshtur për apo të majta, për zhvillimin ekonomik, forcimin e rendit, privatizimin e zbatimin e reformës, eliminimin e korrupsionit, që një frymë qofshpirtë dhe do të luftohet pa mëshirë korrupsioni i çdo natyre. Nuk do të përfillen aspak sulmet e paprincipta opozitare. Nuk do të përfillen aspak sulmet e paprincipta opozitare dhe destruktive, PD dhe qeveria e saj janë të vendosura të luftojnë për një Shqipëri, Shqipëria e popullit të saj dhe që të gjithë partitë politike të zhvilluan të gjithë diskutimet.

BASHKËPUNIM PËR PËRMIRËSIMIN E SHËRBIMIT VETERINAR

Së shpejti në Elbasan do të fillojë nga puna laboratori, klinika veterinare dhe ekonomia – pilot, për bashkëpunimit midis Norvegjisë dhe rrethit të Elbasanit. Ka kohë që po punohet për ngritjen e këtyre institucioneve të shkencës bashkëkohore veterinare dhe është bërë faza përfundimtare. Shteti norvegjez me të dërguarin e saj, zotin Sigvard Byberg, ka vënë deri tani në dispozicion të këtij nismës mbi 1 milion US dollarë, ndërsa këto institucione në rrethin e Elbasanit, Peqin, Gramsh, dhe Librazhd do të ketë asistencë veterinare shumë të kualifikuar, gjë e cila do të ndikojë në shtimin e krerëve dhe në rritjen e prodhimtarisë së tyre.

PËR NJË FILLIM TË MBARË TË VITIT TË RI SHKOLLOR

Nga departamenti i arsimit po përfundojnë masat organizative për një fillim të mirë të vitit të ri shkollor. Brenda këtij kuadri do të mblidhet shkolla pedagogjike, «Luigj Gurakuqi» e cila këtë vit mësimet do t’i fillojë më mbarë se çdo herë tjetër. Është plotësuar tru… (Vijon në faqen 3)

Sezoni dimëror po afron

Me gjithë punën e mirë që kanë bërë shumica e rretheve për furnizimin me dru zjarri, disa rrethe si Fieri, Saranda, Skrapari, Tepelena etj., nuk kanë ngritur masat e duhura për një furnizim më të shpejtë pasi sezoni dimëror po troket. Tërheqim vëmendjen rretheve për mungesën e informacionit mujor në drejtim të furnizimit me lëndë djegëse për popullsinë.