PRESIDENTI BERISHA PRITI DELEGACIONIN E ASAMBLESË TË ATLANTIKUT VERIOR
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
PRESIDENTI BERISHA PRITI DELEGACIONIN E ASAMBLESË TË ATLANTIKUT VERIOR
Presidenti Berisha e njohu delegacionin me zhvillimet në vend dhe theksoi vullnetin e Shqipërisë për t’u integruar në Evropë, në strukturat e Sigurimit Perëndimor. «Ne synojmë për një kooperim gjithnjë e më të ngushtë me të gjitha strukturat e NATO-s, duke synuar anëtarësimin në këtë aleancë», - tha ai.
Presidenti Berisha tha më tej se: «Mekanizmat e Sigurimit Perëndimor nuk ishin gjetur të përshtatitur për të përballuar paqetësitë e rrezikut që lindën në vendet ish-komuniste pas rënies së perdes së hekurt. Anëtarësimi i këtyre vendeve duhet konsideruar seriozisht. Ombrella e NATO-s është një garanci për mbajtjen nën kontroll të nacionalizmave dhe të pasojave të rrezikshme që ato sjellin.
Gjithashtu, Presidenti theksoi se problemet e vendeve të Evropës Lindore duhet të përballohen me një plan të përgjithshëm si plani Marshall i pasluftës.
(ATSH)
VOTA përballë billofeve propagandistike të ekstremit të majtë
- Në demokraci vendos vota dhe jo «qindramijërat» në faqet e «ZP». - Pasi u ngjirën duke thënë se premtimeve të PD u doli boja, nëpërmjet «ZP», ata detyrohen të pohojnë (jo pa dhimbje) se populli jo vetëm nuk e ka humbur besimin tek PD, por, përkundrazi, ky besim është rritur. - Ndryshimi i raporteve elektorale (PD nga 46% - 84%) tregon që vërtetë duhen bërë zgjedhje të reja, por në ato zona ku kanë fituar socialistët. Për më se një vit, menjëherë mbas zgjedhjeve të 22 marsit, propaganda e shtypur e PS bërtet për rrëzimin e Qeverisë Demokratike dhe kryerjen e zgjedhjeve të reja. Sipas ekstremit socialist këto janë kërkesa «objektive» që dalin «nga gjiri i popullit», i cili po «vuan nën diktaturën e PD» dhe po «vdes urie». Për ta bërë më bindëse propagandën e tyre ata nxorrën në rrugë pensionistët 70-vjeçarë që kërkonin punë dhe ish-kriminelët e Sigurimit që protestonin kundër «diktaturës». Mbas kësaj «prove bindëse» të vullnetit të popullit, shkronjat e «ZP»-së në radhët ku kërkoheshin zgjedhje të reja u bënë edhe më të mëdha, «argumentat» që tregonin se «populli ishte i pakënaqur» dhe që raportet elektoratit kishin ndryshuar, u shtuan por... Si shumë herë të tjera, edhe këtu propaganda e «ZP»-së, «Isamit, Rumit», dështoi. Megjithatë, siç përmendëm, vota, simbol i demokracisë, do të ishte edhe njëherë përgjigja më e përshtatshme për politikën dhe propagandën e PS. Zgjedhjet e zhvilluara në Zerqan dhe Luzni nuk i lanë rrugë tjetër propagandës së ekstremistëve të PS përveç vjeljes së vërejt ndaj popullsisë së këtij komuniteti: Kryeartikulli i «ZP»-së datës 14 shtator, fyen në mënyrë më të ulët popullsinë e këtyre zonave sepse votuan për PD. Sipas «ZP» mijëra njerëz që i dhanë votën PD «votuan për një thes me rroba të vjetra»! Paturpësia dhe cinizmi i ekstremistëve të PS nuk njeh kufi. Unë e kuptoj «dhimbjen» e PS për rezultatin e zgjedhjeve në këto komuna dhe nuk dua të përfitoj nga fatkeqësia e tjetrit, por, ama, nuk mund të lejohet që nga dëshpërimi disa enveristë në kryesinë e PS të ofendojnë një popullsi të tërë, e vërtetuan edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve të fundit ku PD nga 46 për qind, fitoi kishin në zgjedhjet e korrikut mori 84 për qind. Por, megjithëse ndodhen përpara fakteve të tilla, socialistët e «ZP»-së dhe deklarata të çuditshme e disi absurde: «Fitorja e PD në Zerqan e Luzni, ftesë për t’iu përgjigjur sfidës së opozitës për zgjedhje të reja të paraqkohshme» shkruhet në krye të faqes së parë në «ZP». Që faktqenitë dhe dhimbjet e mëdha u shkaktojnë tronditje njerëzve të veçantë, kjo dihet dhe është e kuptueshme, por, që të lajthisë një kryesi partie, kjo është e çuditshme. O «intelektualët» e kryesisë, fitoria dhe rritja e elektoratit të PD në këto zona tregon vërtetë që raportet kanë ndryshuar, por kanë ndryshuar në favor të PD, kështu që, nëse dëshironi, mund të zhvillohen zgjedhje të reja në atë... ato zona ku më 26 korrik fitoi PS, pasi është pikërisht reputacioni i PS që vihet në dyshim nga rezultatet e zgjedhjeve në Zerqan e Luzni. Në fakt «ZP» e hedh sfidën për «duel» në zgjedhje parlamentare, por problemi është që ato zgjedhje i kemi fituar nëpërmjet votat e Zerqanit dhe të Luznisë vetëm sa konfirmuan pozitat e PD. E kuptueshme do ishte kërkesa e PS për zgjedhje të reja nëse ata do të fitonin në Zerqan apo Luzni sepse kjo do të ishte një tregues për rritjen e reputacionit të PS. Fatkeqësisht rezultatet treguan të kundërtën. Megjithatë, reagimi i tyre ësh- (Vijon në faqen 6)
ndëse të vullnetit të popullit, shkronjat e «ZP» në radhët ku kërkoheshin zgjidhje të reja u bënë edhe më të mëdha, «argumente» e tjera, edhe këtë herë propaganda e Islamit, Rucit apo Dokles doli blof. Komunistët e PS ende nuk e kanë mësuar që në demokraci është vota që vendos dhe jo «qindramijërat» në faqet e «ZP». Por këtë nuk kanë se si ta kuptojnë njerëz me kafkë delikate si Islami, të cilët, kur u gjend përpara një turme që çirrej, iu duk vetja hero. Por fat të keq, as Islami dhe as deliranët e tjerë të kryesisë së PS nuk mundën ta shohin se ata që u mblodhën në mitingun e PS në Tiranë nga e gjithë Shqipëria janë lajmëruar dhe dërguar me porosi nga kryesia mund të përfaqësojnë «edhe gjithë elektoratin e PS. Këtë e treguan më mirë përpjekjet e dështuara për organizimin e mitingjeve të PS në rrethe.
një popull të tërë. Apo mos vallë u kujtohet loja që u dhanë fshatarëve për përpara zgjedhjeve të 31 marsit e që ua morën një javë pas zgjedhjeve?!
Në fakt, në atë kryeartikull, «ZP» detyrohet të pranojë (jo pa dhimbje) se «populli i këtyre zonave» u besoi prapë «premtimeve» të PD. Pra, pasi u ngjirrën duke thënë se premtimet të PD u dolën bojë e se populli nuk u beson më, po vetë ata nëpërmjet «ZP» detyrohen të pohojnë atë që në të vërtetë është një fakt, se populli jo vetëm nuk e ka humbur besimin te PD, por, përkundrazi, i është rritur ky besim. Në këtë pikë socialistët mbase kishin të drejtë kur deklaronin që raporti i elektoratit ka ndryshuar. Këtë,
Ligji për gradat - dinjitet, disiplinë dhe hierarki e konsoliduar në Forcat tona të Armatosura
- NGA ZBATIMI I KETIJ LIGJI FITOHEN RRITJE NJE DERI NE DY SHKALLE GRADE RRETH 1900 OFICERE, KURSE ULJE VETEM 280 OFICERE. -
Pavarësisht nga ndonjë akuzë që bëhet, ky është një projektligj i ri që në thelb ndryshon nga ai ekzistues, si përsa i përket mënyrës së dhënies së gradës, duke e harmonizuar më mirë atë me funksionin, ashtu edhe në shtimin e shkallëve të gradave si për nënoficerët, edhe për oficerët.
Ndonjë mendim i shprehur këtu se funksionet e larta në ushtri u jepen kuadrove të paaftë dhe mbi baza të njohjes krahinore dhe familjare, është i bazuar dhe dashakeq. Përgjithësisht më i mirë për këtë është realiteti në ushtri. Të pohosh të kundërtën do të thotë të kërkohet që të mohohet ajo punë e madhe që është bërë e vijon të bëhet për herë të parë në historinë e ushtrisë shqiptare, testimin dhe marrjen në provim të kuadrove të këtyre rangjeve nga një komision qendror i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Rendit Publik. Pikërisht niveli i oficerëve të paraqitur në testim është kriter i rëndësishëm për emërimin e tyre në funksione të larta, krahas kritereve të tjera, si përfundimi i Akademisë së FT dhe asaj të Shtabit të Përgjithshëm, aftësitë drejtuese dhe organizuese, përkushtimi dhe rezultatet në punë etj.
Rivendosja e gradave, që u bë me ligjin ekzistues të vitit 1991, që nje domosdoshmëri, pasi diktatura e kishte depersonalizuar kuadrin ushtarak dhe në këtë drejtim të rëndësishëm të dinjitetit të tij dhe të ushtrisë. Dhe fakt është se ky ligj i shërbeu forcimit të disiplinës dhe të hierarkisë në ushtri. Megjithatë, gradat nuk u dhanë në bazë të ndonjë testimi apo marrjes në provim të aftësive ushtarake, por thjesht në bazë të funksionit organik, duke bërë të mundur që gradat e larta t’i gëzonin kryesisht nomenklaturat e ish-Byrosë Politike të PP-së, le të ishin me Akademi Ushtarake apo me shkollë partie, të ardhur nga klasa punëtore apo kooperativat bujqësore.
Ky defekt serioz i ligjit ekzistues, krahas subjektivizmit në interpretim e zbatim, krijoi shqetësime tek një masë e konsiderueshme kuadrosh, të cilët nuk përfituan gradën që meritonin në bazë të aftësive, arsimit dhe meritave të tyre. Në Mi-
(Vijon në faqen 6)
«Në votimin në tërësi PS votoi “kundër”, PSD “abstenoj”, deputetët e pavarur... nuk morën pjesë në votim -
- e pavarur... nuk morën pjesë në votim -
- Deklaratë e deputetit Uran Butka. Thoma Miço përgjegjështron «International News»-in. Makarkadhi deklaron: «Jemi për pa-tjetërsueshmëri të integritetit territorial të Shqipërisë!» -
Pardje mblodhi Kuvendi Popullor filloi punimet e kësaj jave në seancë plenare me vazhdimin e diskutimit të projektligjit «Për gradat në Forcat e Republikës së Shqipërisë».
Fillimisht diskutoi kryetari i komisionit parlamentar për Mbrojtjen dhe Rendin Publik, deputeti A-zem Hajdari, i cili argumentoi me shifra dhe fakte vlerën e projektligjit, bazën ligjore, kushtetueshmërinë e tij dhe të reformës së panumërshme dhe të suksesshme të forcave tona të armatosura.
Pasataj u kalua në miratimin nen për nen të projektligjit. U përcaktua qartë se ky është një ligj që vlen vetëm për gradat në forcat e armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Kombëtar.
Në fund ligji, me shumicë votash, u miratua edhe në tërësi. Gjatë këtij votimi, grupi i PS-së voton «kundër» i PSD-së «abstenon», kurse deputetët e pavarur nuk morën pjesë në votim.
Në fund të kësaj seance deputeti Uran Butka bëri një deklaratë, ku dënonte qëndrimin antishqiptar dhe antikushtetues të deputetit të PDNDJ Thoma Miço, zotit Vasil Gaqo, kryetari i këshillit të rrethit të Sarandës shprehur në gazetën amerikane
(Vijon në faqen 6)
URAN BUTKA NË LIDHJE ME DISA QËNDRIME ANTI SHQIPTARE DHE ANTIKUSHTETUESE. SE NE «INTERNATIONAL NEWS» DHE TË GAZETËS «OMONIA»
Zoti Kryetar,
Dëshiroj të bëj këtë deklaratë:
1. Në gazetën amerikane «International News» të datës 7 gusht 1993 si edhe në gazetën «Saranda» numri i fundit, jepet veç të tjerash edhe deklarimi i deputetit të parlamentit shqiptar z. Thoma Miço: «90 për qind e popullsisë kërkojnë bashkimin me Greqinë». I pyetur për mendimin e tij personal z. Miço shton «Edhe unë natyrisht».
Kërkoj spjegime nga deputeti
(Vijon në faqen 6)
ITALIA SYNON TË MBETET NJË PARTNER «SPECIAL» PËR SHQIPËRINË
(Intervistë e ambasadorit të Italisë në Tiranë z. Paolo Foresti dhënë gazetarit tonë, Edi Paloka)
Zoti ambasador!
- Padashur Italia është vendi që më shumë se çdo vend tjetër ka ndihmuar Shqipërinë në periudhën e tranzicionit dhe falë kësaj ndihme Shqipëria o kaloi emergjencën.
A do të vazhdojë Italia të jetë partneri primar dhe në këtë fazë të re të ringjalljes së ekonomisë shqiptare dhe cili është angazhimi i të dy qeverive për të realizuar këtë?
- Italia synon të mbetet një partner «special» për Shqipërinë jo vetëm për sa i përket ndihmës së drejtpërdrejtë që do të vazhdojë të jetë intensive, por edhe për atë të ofruar nga vendi ynë nëpërmjet kontributeve të organizmave internacionale që marrin pjesë në rekonstruksionin moral, politik dhe socioekonomik të Shqipërisë.
Në aspektin e një impenjimi të rëndësishëm italian në krah të Shqipërisë po realizohen që tani një sërë iniciativash që favorizojnë zhvillimin e fazës së post-emergjencës. Ndërhyrjet tona kanë filluar në sektorin e energjisë e-
- e fazës së post-emergjencës në Shqipëri.
- Raportet tona janë të shkëlqyera.
- Çështja Nano: Duhet besim tek drejtësia shqiptare dhe ajo italiane që po hetojnë lidhur me abuzimet e mundshme në ndihmat humanitare italiane.
- Parlamenti juaj dhe drejtimi politik po bëjnë rrugullara: sasin dhe cilësia e ligjeve të reja që çdo ditë propozohen dhe aprovohen, është impresionante.
- Japin një mijë viza në muaj.
lektrike, të furnizimit me ujë, të ngrohjes, shëndetësisë. Do të kujtoja në mënyrë të veçantë punën nga projektet më të rëndësishme që janë në fazën e realizimit të projekteve të avancuara. Programi për mbështetjen e prodhimit agro-zooteknik që parashikon një ndërhyrje në shtatë distrikte me realizimin e disa qendrave pilote, asistencën teknike dhe furnizim me një vlerë prej 12 miliardë lireta që do të realizohet përmjet FAO; rekonstruksionin e vendbanimeve për drithërat në portin e Durrësit për një vlerë 7,3 miliardë liretash; riabilitimin e rrjetit elektrik në Tiranës, projekt me një faza me një vlerë prej 15,1 miliardë liretash.
riabilitimin e rrjetit uj or të Tiranës, projekt me një vlerë prej 13 miliardësh që duhet të fillojë së shpejti dhe për të cilin Qeveria shqiptare ka kryer procedurat për përcaktimin e firmës realizuese; konstruksioni i një impianti për prodhime ushqimore për fëmijë me vlerë 8,9 miliardë që duhet realizohet brenda janarit 1994. Me skadencë më të gjatë kemi parashikuar ndërhyrje të tjera të cilave kompletimin e ujësjellësit të Bovillës, rikonstruktimin e rrjetit elektrik të disa qyteteve të tjera të rëndësishme të Shqipërisë, rikonstruktimin e hekurudhës Tiranë - Durrës, një projekt të integruar për zhvillimin e telekomunikacioneve, një impiant për prodhimin e parafabrikateve dhe shumë iniciativa të tjera ndërmjet të cilave më e rëndësishmja është ajo e mbështetjes së popullsisë rurale që ka më shumë nevojë (për shembull në verindim).
Në fakt nuk mendojnë të kufizohemi me një ndihmë vetëm për qytetet e mëdha dhe kemi filluar që tani projekte asistence për fshatrat e vegjël në malet shqiptare. Përveç kësaj duam të shtrijmë ndihmën tonë në sektorin e kulturës dhe formimit profesional.
Si përfundim dhe më sipër, Shqipëria e kaloi fazën e emergjencës. Në kushtet e reja cili do të jetë roli i operacionit «Pelikan»? Flitet për një ndryshim të objektivave të këtij operacioni. A mund të na thoni diçka lidhur me këtë?
Gjatë vizitës në Romë të Ministrit të Mbrojtjes Zhulali, ku u takua me Ministrin tonë të Mbro-
(Vijon në faqen 5)
Nga diskutimi i Kryetarit të komisionit parlamentar për Mbrojtjen dhe Rendin Publik, zotit AZEM HAJDARI
Nga Kuvendi Popullor
U MIRATUA PROJEKTLIGJI «PËR GRADAT NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË»
- Në votimin në tërësi PS votoi «kundër», PSD «abstenoj», deputetët e pavarur... nuk morën pjesë në votim -
- Deklaratë e deputetit Uran Butka, Thoma Miço përgënjesht-
Parbrëmë në Kuvendin Popullor
DEKLARATË E DEPUTETIT URAN BUTKA NË LIDHJE ME DISA QËNDRIME ANTI-SHQIPTARE DHE ANTIKUSHTETUESE NË «INTERNATIONAL ...
N J O F T I M
Lajmërohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH se ditën e premte, dt. 17.09.1993, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, ora 11.00 do të zhvillojë punimet Këshilli i Zgjeruar Kombëtar i PDSH, me këtë rend dite:
- Konsolidimi i mëtejshëm i strukturës demokratike dhe zhvillimi i reformës - fazë e re për promovimin e demokracisë në Shqipëri.
Ftohen të marrin pjesë në punimet e këtij Këshilli grupi parlamentar i PDSH, qeveritarët, kryetarët e Këshillave të rretheve dhe të bashkive të Partisë Demokratike.
Zyra e shtypit dhe e informacionit të Partisë Demokratike