PDSH NUK DO TË VENDOSË KURRË INTERESAT PARTIAKE MBI ATO KOMBËTARE
Partia Demokratike e Shqipërisë, që qysh me prezentimin e programit të parë të saj u përcaktua preçazi në mbrojtje të çështjes kombëtare, duke korrigjuar në këtë mënyrë një gabim 50-vjeçar të politikës shqiptare, e cila kishte sakrifikuar para së gjithash interesat mbarëshqiptare, bile shpeshherë duke bërë pazarlleqe me to.
PD shqiptare, pas ardhjes në pushtet tregoi gjithashtu një vijë të qartë në drejtim të politikës kombëtare, posaçërisht në aspektet e afirmimit demokratik të shqiptarëve në Shqipëri dhe Ballkan, të prezentimit të dramës së tyre kombëtare, të ndarjes në 5 shtete fqinjë dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive njerëzore dhe kombëtare të tyre, aty ku jetojnë e veprojnë në trojet e tyre autoktone.
Një politikë të tillë të matur dhe paqësore ka treguar PD në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës që përbëjnë 90% të popullsisë dhe të shqiptarëve që jetojnë në Greqi të njohur si «çështja çame» posaçërisht si problem i kthimit të tyre në pronat prej ku janë shpërngulur me forcë.
Këto çështje PD i ka ngritur me guxim dhe maturi duke u mbështetur në dokumentet bazë të lirive dhe të drejtave të njeriut, mbështetur mbi të gjitha parimet humanitare që ka formuluar bota demokratike. Kjo mbrojtje që i ka bërë PD dhe qeveria e saj çështjes shqiptare është pritur me nervozizëm nga qarqe shoviniste serbo-greke, prej të cilëve nuk kanë munguar presionet dhe shantazhet e çdo natyre, me të cilat opinioni ynë është njohur.
PD, duke i njohur vetes të drejtën e mbrojtjes së çështjes mbarëshqiptare, ka bërë të gjitha përpjekjet për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave që gjenden në Shqipëri.
Parlamenti shqiptar, «duke miratuar “Kartën e Mbrojtjes së Lirive dhe të drejtave të Njeriut”, ka sanksionuar me ligj mbrojtjen e pakicave kombëtare, pra edhe të minoritetit grek.
Megjithëkëtë, Partia DemokRacia e Re në takimin e 16-të të 60 partive të Unionit Demokratik Evropian që u mbajt në Budapest nga dt. 1-3 shtator 1993 përdori veton kundra PDSH për anëtarësimin e saj, si anëtare me të drejta të plota, në Unionin Demokratik Evropian, me preteksin «Se nuk njohim të drejtat e minoritetit grek».
Ndërkohë që legjislacioni ynë dhe pikërisht karta e sipërpërmendur ka përcaktuar qendrimin më favorizues që një legjislacioni evropian dhe botëror në drejtim të mbrojtjes së pakicave dhe minoriteteve.
Në këtë kartë konkretisht thuhet: «Të gjithë janë të barabartë në ligj dhe para ligjit. Askush nuk mund të diskriminohet për shkak të seksit, racës etnike, gjuhës, fesë, gjendjes ekonomike... apo çdo lloj rrethane tjetër». Veçanërisht në pikën nr. 9 të kësaj karte, mbi pakicat kombëtare, ku shprehet vullneti, angazhimi dhe detyrimi i shtetit tonë për t’u dhënë pakicave të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të individit, që burojnë nga aktet ndërkombëtare të cilat Shqipëria i ka firmosur dhe është e vendosur t’i respektojë.
Ky pozicionim i shtetit tonë demokratik në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të pakicave shprehet konkretisht edhe në nenin 26 të kësaj karte kur thuhet shprehimisht: «Personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë të drejtë të ushtrojnë pa asnjë lloj diskriminimi dhe në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë themelore të njeriut...»
Ky sanksionim ligjor mbron në të vërtetë jetën e pakicave, përkatësisht edhe të minoritetit grek, por realiteti shqiptar nuk e pengon DemokRacinë e Re që të bëjë presion mbi PDSH që kjo të bëjë lëshime të atilla që do të shkelnin interesat tona kombëtare.
PDSH, për hir të interesave të saj partiake as nuk ka bërë kompromis, as nuk do të bëjë ndonjëherë kompromisë me aleancën greke e cila po frymëzon një tradhti të re Ballkanike.
PD është e vendosur që me mjetet demokratike e në rrugë demokratike të kryejë misionin e saj historik në drejtim të zgjidhjes së çështjes kombëtare, të mbrojtjes së saj, pavarësisht nga privacionet që do të ketë. Shembull për këtë ishte edhe qëndrimi i saj në takimin e fundit të EDU në Budapest, ku ajo nuk pranoi që të bëhej pazar me çështjen tonë kombëtare, e bindur që edhe Evropa e kupton qëndrimin shqiptar. Kjo shprehet edhe në deklaratën e z. Geoffrey Patti kur thekson se: «...PDSH i plotëson të gjitha kriteret për t’u pranuar në EDU».
M. BUÇPAPAJ
NË MUND DHE DUHET TË JEMI FOQNJ TË MIRË
Vizitë e Presidentit të Malit të Zi z. Momir Bulatoviç në Shqipëri
Dje rreth orës 8.00 Presidenti i Malit të Zi z. Momir Bulatoviç, kaloi kufirin shqiptar në Han të Hotit. I ftuar nga Presidenti Berisha, Bullatoviçi zhvilloi një vizitë të shkurtër në Shqipëri.
Dje rreth orës 8.00 Presidenti i Malit të Zi z. Momir Bullatoviç, kaloi kufirin shqiptar në Han të Hotit. I ftuar nga Presidenti Berisha, Bullatoviçi zhvilloi një vizitë të shkurtër në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai shoqërohej dhe nga Ministri i Jashtëm z. Miodrag Lekic.
Për t’a pritur Presidentin e Malit të Zi, kish dalë në Han të Hotit zv. kryeministri shqiptar, z. Bashkim Kopliku.
Rrugës për Tiranë, Bullatoviç dhe Kopliku u ndalën në Ishull Lezhë ku shkëmbyen mendime lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe rolin e të dy vendeve në rajon.
«Populli tanë nuk do të jenë të qetë në qoftë se nuk do të jetë e qetë gjendja në Ballkan» tha z. Kopliku.
Presidenti malazez nga ana e tij theksoi se: «Ne mund dhe duhet të jemi fqinj të mirë».
Në ora 12.00 Presidenti i Malit të Zi, Bullatoviç u prit prej Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha. Gjatë takimit që zgjati rreth një orë e tërthietë me minutat ishin të pranishëm dhe Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.
Në fund të bisedimeve Presidenti Berisha dhe Presidenti Bullatoviç dhanë deklarata për shtypin.
Mb asditë Presidenti Bullatoviç pati takim me Kryeministrin Meçki dhe kryetarin e Parlamentit z. Arnbori.
Përgatiti, E. PALOKA
Një ekspozitë me aparatura elektronike
«Microsystem» është një firmë e re dhe serioze hungareze për montimin dhe shpërndarjen e aparaturave elektronike.
Ajo gëzon një mbështetje të gjerë investuese nga jashtë, si Banka Evropiane për zhvillim, banka të tjera, kompani dhe fondacione evropiane amerikane, etj. Kapitali i saj i përgjithshëm arrin tani në disa milionë dollarë USA. Njësitë e saj tregtare shtrihen në të gjithë Hungarinë, në Bashkimin Sovjetik, Rumani etj. Me qëllimin e mirë të përfitimit të ndërsjellë, kjo firmë hapi për partnerët privatë ose shtetërorë shqiptarë, pranë Përfaqësisë
BERISHËS
vështira dhe ditë e sigurtë që shqiptarët dhe malazezët kanë virtute të përbashkëta që i bëjnë ata të respektojnë dhe nderojnë njëri-tjetrin. Si fqinjë veriorë që i kemi ne kemi ndjekur me vëmendje marrëdhëniet dhe politikën e Malit të Zi dhe kemi konstatuar se Presidenti Bulatoviç dhe qeveria e Malit të Zi kanë mbajtur një qëndrim më realist ndaj problemit të krizës në Ballkan dhe kur themi nuk kemi ndërmend të krijojmë asnjë lloj problemi, por mendoj se marrëdhëniet midis fqinjëve përcaktohen së pari nga parimet e fqinjësisë së mirë dhe së dyti nga përkushtimi i tyre dhe vendosmëria për të respektuar parimet dhe vlerat universale. Janë pikërisht këta dy faktorë që kanë përcaktuar dhe do të përcaktojnë qëndrimin e Shqipërisë ndaj fqinjëve të vet. Me presidentin Bulatoviç ne diskutuam, gjithnjë duke respektuar vendimet e institucioneve ndërkombëtare, të shohim mundësitë që të rrisim bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis dy vendeve tona. Së pari mendoj se vendosja e këtij dialogu është dhe do të jetë një eveniment i rëndësishëm në këtë drejtim dhe shpresoj se ky dialog, i cili do të mbahet dhe do të vazhdojë, do të shkojë drejt normalizimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit në fushën e ndryshme, gjë që është në interes të të dy vendeve dhe të dy popujve. Në diskutuam për embargon dhe dihet qëndrimi i Shqipërisë dhe ne e kemi bërë publikisht se do ta respektojmë embargon. Ndjehemi të lënduar sepse republika e Malit të Zi nuk është përkautëse në këtë qëndrim në rajon dhe ka adaptuar një qëndrim më realist. Pikëpamjet tona mbi krizën në Bosnjë dhe gjendjen në Kosovë janë të ndryshme, por kjo nuk pengon që ne të bashkëpunojmë në ato drejtime ku pikëpamjet përputhen.
Bulatoviçit
Edhe një herë desha të falenderoj Presidentin Berisha për festën që na bëri për të vizituar Shqipërinë në një mënyrë të veçantë për përmbajtjen dhe besimeve që zhvilluan. Jemi të ndërgjegjshëm për problemet e mëdha dhe sprovat e kohës në të cilën jetojmë. Por na gëzon fakti që zoti Berisha është sinqerisht i pozicionuar në favor të zgjidhjes së problemeve të rajonit tonë me mjete demokratike dhe dialog politik. Unë gëzohem që tani Shqipëria dhe Mali i Zi janë shumë më afër jo në kuptimin gjeografik por që arritjet e mëdha e demokratike të Shqipërisë kanë mundësuar që qytetarët tanë të komunikojnë drejtpërdrejtë as pa asnjë pengesë që pikëpamjet kombëtare të jenë ura të forcimit të bashkëpunimit tonë.
Këto probleme dhe çështje për të cilat ne nuk arritëm të gjejmë zgjidhjen të përbashkët. Ato janë një arsye për një dialog të mëtejshëm. Por ajo që është e rëndësishme është se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Pak histori për Bankën e Kursimeve
Arkat e kursimit u krijuan më 10 gusht 1949, në vartësi të Bankës së Shtetit Shqiptar.
Në vitin 1953, Arkat e Kursimit iu ngarkua edhe kryerja e aktiviteteve të sigurimeve shterore për të pasurise, duke krijuar Institutin e Arkave të Kursimeve dhe të Sigurimeve.
Në vitin 1991, me ligjin nr. 7505, datë 31.7.1991, u krijua Banka e Kursimeve, mbi bazën e ndarjes së Institutit të Arkave të Kursimeve e të Sigurimeve.
Depozita e parë është më 10.10.1991, për 110 USD.
Pagesa e parë në çek është bërë më 14.10.1991.
Pagesa e parë me jashtë në valutë është bërë më 20.11.1991 për 2000 DM.
Letër kredia e parë është çelur më 10.12.1991, për 60.000 USD.
ANSAMBLI «KORÇA» NË TURQI...
Para disa ditësh zhvilloi një turne në Stamboll (Gyrpinari) ansambli folklorik «Korça» i shtëpisë së kulturës «V. Mio». Në përbërjen e ansamblit ishte grupi i valleve dhe këngëtarja popullore nga qyteti dhe nga fshatrat. Udhëheqës artistik ishte kompozitori, Josif Minga. Falë talentit dhe pasionit të tij u arrit që ansambli folklorik të paraqitej me dinjitet artistik dhe të shpallojë vlerat e vërteta të folklorit korçar, vlerat e grupëve që morën pjesë në këtë festival, dy grupe nga Maqedonia, Qipro, grupi Bullgarisë, Stambollit, ansambli pëve të deklaruar si më i miri. «Korça» u deklarua si më i miri. Megjithëse nuk kishte çmime, dëshmimi për suksesin janë diplomat dhe vlerësimet që i bëri grupit shqiptar bashkia e qytetit.
Vlen të theksohet se ansambli i Pallatit të Kulturës nuk do të kishte kryer këtë turne pa ndihmën e shumë të madhe që i dhanë dy artdashësit korçarë, Spiro Bardhi (Ragami) dhe Robert Dhima, të cilët sponsorizuan 3 milionë lekë të vjetra dhe ndihmuan ansamblin në të gjitha aktivitetet e tij.
ZAMIRA GJYHA
TË MESUESIT VARET E ARDHMJA E KOMBIT
Intervistë me z. Xhoxhi Çama, drejtor i drejtorisë arsimore Tiranë.
ndërmarrjeve të specializuara të shtetërore e private në disa profesione në ndërtim, fotografi, përpunim druri, specialist për materialet elektroshtepiake, konfeksion, tekstil etj. Në shkolla të tjera mund të vazhdohet arsimi 3-vjeçar, pas vitit të dytë të arsimit të përgjithshëm, ku do të përgatiten si teknikë në profile të tilla si: hoteleri, ekonomi, tulla si hotel, turizëm etj.
NË bashkëpunim me fondacionin «H. Fultz» u ristrukturua edhe shkolla teknike me afat 5-vjeçar. Këtu do të merren njohuri për specialitetet mekanik i përgjithshëm, mekanik transporti, kapotner, bllenz etj.
«RD»: Si është menduar të zgjidhet kontradikta në mes fluksit të madh të nxënësve që dëshirojnë të ulen në bankat e shkollës dhe pamjaftueshmërisë së lokaleve?
Përgjigje: Këtë vit fluksi i nxënësve që dëshirojnë të regjistrohen në Klasën e parë të shkollave të mesme është tepër i madh. Mbështetur në Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit nr. 16, datë 1.09.1993, ne kemi marrë masa të ulim numrin e nxënësve nëpër klasa deri në 30. Për të realizuar këtë normativë të nxënësve nëpër klasa, Drejtoria Arsimore në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës gjetën shkollat e mesme të përgjithshme, duke hapur edhe shkollat «Demokracia» dhe «Eqrem Çabej». Ndërsa ka shumë kërkesa për t’u regjistruar në disa shkolla të tilla si «P. N. Luarasi», «Q. Stafa», «S. Frashëri», ende nuk është realizuar parashikimi i regjistrimeve në shkollat e mesme «Cajupi», «Demokracia», «Eq. Çabej». Njëjta dukuri edhe me nxënësit e klasave të para fillore. Për arsye se në Tiranë po vijne mijat familje nga rrethe të tjera, është tejkaluar parashikimi ynë për detyrimin shkollor.
«RD»: Kriteret janë fatur parasyshe për emërimin e mësuesve të rinj këtë vit shkollor në shkollat e kryeqytetit?
Përgjigje: Rritja e normës mësimore të mësuesve të qytetit, rralimi i nxënësve të shkollave pa përgatitjen profesionale, si nota mesatare, kualifikimi pasuniversitar, etj. Kështu reomanduar trajnime. Unë kemi rekomanduar trajnime. Punësimin e mësuesve të rinj kemi bërë sipas një vlerësimi me pikë ku mbi një konsideratë janë të përqendruar, ata që kanë qëndruar larg familjes për punuar në shkollat e Tiranës në kohë të ndryshme, të kenë edhe periudhë të demokracisë, kanë zgjogëluar së tepërmi mundësitë e punësimit. Kësisoj, edhe vetë rinj u në shkollat e Tiranës, kanë shumë kohë që dhe treguar profesional, si nota mesatare, kualifikimi pasuniversitar, etj.
«RD»: A do të hyjnë në përdorim tekstet e reja në shkollat 8-vjeçare dhe të mesme?
Përgjigje: Në vitin shkollor 1993-94 hyjnë tekste me përmbajtje tërësisht të reja, pa politizime e ideologjizma të së kaluarës. Konceptimi metodik është gjithashtu i ri.
Të tilla do të jenë Gjuha shqipe, Biologjia 6, Biologjia 12, Kimia II, Fizika 8, Matematika 6, Matematika 4, 1/4 etj.
«RD»: Ndryshimet cilësore demokratike në vendin tonë sollën shumë risi në botën e nxënësve përsa i përket mënyrës sjelljes e të veshjes, sidomos në adoleshencë e mbi 1art. Pasqyrohen këto ndryshime tejet të rëndësishme në rregulloret e shkollave apo janë në fuqi ato të djeshmet?
Përgjigje: Të nisur nga deja se edhe vitin e ri të 1-së të shkollës, mendoj të them se demokratizimi i shpejtë
Arrin marrëveshja midis qeverisë dhe Sindikatave të Pavarura të Arsimit
Dje, në datën 15.9.1993, ora 9.00, në selinë e Këshillit të Ministrave një përfaqësi e Sindikatave të Pavarura të Arsimit të Shqipërisë e kryesuar nga z. Imir Kamba pati një takim me përfaqësues të Qeverisë të kryesuar nga z. Aleksandër Meksi.
Në këtë takim SPASH parashtroi kërkesa që lidhen me vlerësimin e punës së arsimtarëve dhe aspekte normative të saj si vendi i punonjësve arsimor në strukturën e pagave, vlerësimin më të mirë të tyre, elementëve të vështirësisë dhe të normave të punës për kategoritë e ndryshme të punonjësve të arsimit.
Gjithashtu u diskutua edhe për nevojën e krijimit të kushteve të hartimit të kontratës kolektive për punonjësit e arsimit.
Mbi bazën e studimeve të bëra nga të dy palët dhe të debatit për problemet konkrete u ra dakord që brenda vitit 1993 të krijohen kushtet përmes diskutimeve të këtyre problemeve për realizimin e tyre dhe e dyta kategoria e punonjësve të arsimit të bashkëngjitet në piramidën e pagave së punonjësve buxhetor me 1 shkallë të filluar nga 1 tetori.
Zyra e shtypit dhe informacionit pranë Kryeministrit
DEKLARATË E BERISHËS
Kjo është vizita e parë e Presidentit të Malit të Zi në Shqipëri. Jam i kënaqur nga kjo vizitë dhe dua të theksoj se të dy popujt tanë dhe të dy vendet tona janë me lidhje të shumta historike. Në të shkuarën si të gjithë fqinjët kanë pasur ditë të vështira dhe të bardha në historinë e tyre, por një gjë është e sigurtë që shqiptarët
Deklaratë e Bullatoviçit
Edhe një herë desha të falenderoj Presidentin Berisha për ftesën që na bëri për të vizituar Shqipërinë në mënyrë të veçantë përmbajtjen e bisedimeve që zhvilluam. Jemi të
DEKLARATË
Lidhur me artikullin e shkruar në gazetën «Saranda», «Kush e dëshiron gjakderdhjen dhe deklaratën e z. Butka botuar në gazetën «RD» të dt. 15.9.93, të cilat bazohen në artikullin e një gazete amerikane të dt. 7 gusht 1993 me gazetar Henri Kan deklaroj:
- «Unë si kryetar i këshillit të rrethit Sarandë edhe si qytetar, kur u mora në intervistë nga z. Henri, nuk kam bërë asnjë deklaratë ku të kërkoj “ndryshime” e “gjakderdhje”. Unë si minoritar grek që jetoj brenda kufijve të shtetit shqiptar kam deklaruar e deklaroj në mënyrë kategorike se jam për mosndryshimin e kufijve, që si minorarë të jetojmë brenda kufijve të shtetit shqiptar duke kërkuar të drejtat tona sipas kërkesave të në mënyrë drejtat tona sipas kërkesave të KBSE-së. Minoriteti grek në Shqipëri asnjëherë nuk ka qenë shkaktar apo burim grindjesh e sherrësh, por ka qenë shembull e ka ndikuar në ruajtjen e qetësisë e të rendit, si dhe ka luajtur e luan një rol për afirmimin e të dy popujve fqinjë. Unë vazhdimisht edhe për ndonjë atakim që ka pasur midis personave apo grupeve të ndryshme kam bërë ç’është e mundur për t’i shuar gjërat dhe që të ulen tensionet e jo të ndizen ato.» VASIL ÇAKO KRYETAR I KËSHILLIT TË RRETHIT