18/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 shtator 1993

Mbledhje e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të PD

Konsolidimi i mëtejshëm i strukturave demokratike dhe thellimi i reformës, fazë e re për promovimin e demokracisë në Shqipëri „Ju uroj mirëseardhjen në këtë mbledhje që zhvillohet në moment të rëndësishëm. Këto ishin fjalët me të cilat e hapi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kryetari i PD z. Eduard Selami. Në këtë mbledhje të zgjeruar që u zhvillua dje në sallën e Muzeut Kombëtar, merrnin pjesë dhe anëtarët e Kryesisë: z. Sali Berisha, z. Aleksandër Meksi, z. Pjetër Arbnori, Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Tomor Dosti dhe kryetari i Grupit parlamentar dhe anëtar i kryesisë z. Ali Spahia. Zoti Selami i dha fjalën fillimisht z. Meksi, i cili mbajti një raport qendror mbi linjat kryesore politike të PD dhe ecurinë e reformës ekonomike e institucionale deri më sot. Më pas e mori fjalën z. Arbnori, i cili foli mbi disa të meta që vihen në në organizimin e PD si dhe mungesën e angazhimit në PD, sidomos të atyre që kanë qenë në poste në administratën shtetërore. Z. Arbnori foli gjithashtu për disa shfaqje të ekstremizmit që në shumicën e rasteve lidhen (Vijon në faqen 2)

FJALA E ZOTIT ALEKSANDER MEKSI NE KESHILLIN KOMBETAR TE PD

Zoti Kryetar, Të nderuar zonja e zotërinj, Sa herë që mbledhimi ndiejmë mbi vete besimin te shqiptarëve që ju dha PD-së më 22 mars 1992 që përbën një ditë të shënuar në historinë e shqiptarëve. Që atëherë në më tepër se 500 ditë (plot 17 muaj) të gjithë bashkë po punojmë të vëmë në jetë programin elektoral mbi të cilën morëm votën. Përgjithësisht fjalën po e mbajmë dhe po punojmë me në bazë të këtij programi që është edhe programi politik, ekonomik dhe social i Qeverisë Demokratike. Gjendjen në të cilën e morëm pushtetin e dimë, ashtu dhe vështirësitë e periudhës së tranzicionit dhe gjendjen e tensionuar politike të rajonit. Mungesa e lualitetit të opozitës më mirë të themi e kundërshtarëve tanë, tashmë është e qartë. Për të gjithashka që bëhet në Shqipëri është e keqe dhe kundër interesave të po-pullit, shfaqjet e ekstremizmit të majtë në liderët e PS tregojnë më së miri këmbënguljen për „Vijën e Partisë“ për pengimin e përparimit të vendit. PD me punën e saj ka treguar çartë vendosmërinë për të vazhduar në transformimin demokratik të vendit për reformën e ekonomisë drejt ekonomisë së tregut të lirë dhe faktin se këtë do ta arrijmë në luftë pa kompromis me PS dhe aleatët e tyre dhe kundër çdo ekstremizmi që dëshiron të ndajë PD nga elektorati i vet dhe nga programi i vet politik, ekonomik dhe nga tregu demokratike. Dalja e Shqipërisë nga ekonomia autarkike krejtësisht e centralizuar dhe nga izolimi 45 vjeçar u shoqërua nga një krizë e rëndë ekonomike. Mungesa e efektivitetit në të shkuarën dhe thellimi i rënies ekonomike në fundin e viteve 80-të, kur strukturat e vjetra u thyen plotësisht, prunë kolapsin e plotë të ekonomisë, duke e çuar vendin në një nivel varfërie të paparë prej kohësh në Europë. Kjo është situata aktuale, por për të ecur më tej ne duhet të kemi një politikë dhe strategji të përcaktuar qartë. Programi i qeverisë për vitin 1992-93 jep rrugën dhe objektivat tona. Programi i qeverisë për vitin 1992-93 Treguesit kryesorë ekonomikë para fillimit të programit të Qeverisë Demokratike. Vitet 1990-91 u karakterizuan nga acarimi i krizës dhe shfaqja e saj më shpejtë. Prodhimi ra në gjendje kolapsi, inflacioni u rrit ndjeshëm dhe gjendja e borxhit të jashtëm u keqësua më shumë. Industria ishte dhe që prej më tepër se dy vjet nga kriza në një rënie të prodhimit mbi 40 për qind gjatë vitit 1991 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 1992, ndërkohë që majfat dhe të ardhurat u mbyllën plotësisht. Bujqësia gjithashtu kaloi momente të vështira të krizës si rezultat i shpërbërjes së ish-kooperativave dhe shkatërrimit të sistemit të shpërndarjes. Gjatë vitit 1991 prodhimi bujqësor pësoi një rënie prej 24 për qind, ndërkohë që prodhimi i bimëve të arave ra gati në 30 për qind të prodhimit normal. Kriza u shoqërua dhe me një keqësim të deficitit buxhetor i cili gjatë vitit 1991 u rrit në mbi 40 për qind e GDP e një inflacion mujor rreth 10-14 për qind, me një zhvlerësim të vazhdueshëm të lekut si dhe me shtrëngimin e rezervave valutore. Programi i qeverisë për vitin ’92-93 Në zbatim të këtij programi u sigurua ndihmë e konsiderueshme financiare nga jashtë, përfshirë huanë e importove kritike të Bankës Botërore, marrëveshja „Stand-By“ me mbështetje në bilancin e pagesave dhe asistencë emergjente të koordinuar. Gjithashtu shumë shtete jashtë mbështetjet së më sipërme dhanë falas ndihmë ushqimore e humanitare, projekte për zhvillim e asistencë teknike ku pjesë kryesore e luajti vendet e KE, Shtetet e Bashkuara, Turqia si dhe vendet e tjera të EEA. Qeveria të fillim u përqëndrua kryesisht në politikën e stabilizimit gradual makroekonomik dhe vendosjen e kontrollit mbi treguesit ekonomikë, krahas transformimit gradual drejt ekonomisë së tregut. Objektivat kryesore të Qeverisë ishin: 1) stabilizimi i prodhimit në vitin 1993; 2) stabiliteti makroekonomik; 3) zgjerimi i rrejtit të asistencës sociale; 4) ndërmarrja e ndryshimeve të thella strukturore prioritarë, reforma e plotë e sistemit të çmimeve e të këmbimeve; 5) kryerja e hapave vendimtarë në reformën e bujqësisë, e ndërmarrjeve, e sektorit financiar dhe administratës fiskale. Ndërkohë që është zbatuar pjesa kryesore e programit, vitet në vijim na ndodhen, Shqipëria e mëdha e prodhimit është duke u rënë. Spiralia gjithnjë në rritje e inflacionit është thyer dhe drejtimi i kundërt dhe objektivat buxhetore dhe monetare janë vendosur brenda kufijve të pranueshëm. Më konkretisht: Politika fiskale synonte reduktimin e deficitit buxhetor nga rreth 45-50 për qind të GDP gjatë vitit 1991 dhe gjashtëmujorit të parë 1992 në më pak se 20 për qind në fund të vitit 1992 dhe në rreth 12 për qind për vitin 1993. Ky synim u arrit për vitin 1992 ndërkohë që për gjashtëmujorin e parë të vitit 1993 ishte rreth 6 për qind. Kjo e didelokhet kufizimeve të shpenzimeve buxhetore gjatë gjashtëmujorit të dytë, ndërsa gjatë vitit 1993 synohet që të realizohet nëpërmjet zbati-mit të një politike fiskale më aktive dhe efektive duke ruajtur ritmin e të ardhurave. Gjatë vitit 1992 dhe 1993 përparësi i është dhënë heqjes së taksave në favor të GDP kundrejt 45,4 për qind në vitin 1992 ndërkohë që të ardhurat janë parashikuar të jenë 33-32,9 për qind e GDP kundrejt 25,2 për qind. Shpenzimet buxhetore do të përdoren për investimet, mbështetjen e ndërmarrjeve, zgjerimin e rrjetit të mbrojtjes sociale, ndërsa burimet kryesore të rritjes së të ardhurave janë përmirësimet në punën e administratës tatimore dhe zgjerimi i bazës tatimore. Politika monetare dhe krediti. zhvillohet konform programit të përgjithshëm për inflacionin, bilancin e pagesave dhe zhvillimin. Aktualisht vlera e monedhës që treguesit e inflacionit është brenda kufijve të programuar. Nën drejtim e sektorit publik. Reformat në sektorin e ndërmarrjeve shtetërore industriale parak-the dhe kufizimet buxhetore reflektuan në akumulimin e borxheve në mes ndërmarrjeve. Dëtyra e Qeverisë është që të ketë sektor shtetëror ekonomik dhe përparësinë në përcaktimin e përparimit të më malit afatmesëm që do të jetë në vijim. Sot në bazë të ligjit të ri ndërmarrjet përkatësisht të prodhimit, mallit dhe çmimeve, gjendje vetëm tregun e shitjes, përçaktuar vetë rritjen më efektive të përdorimit të burimeve dhe vendosjen mbi pagën nominale individuale e punonjësve. Për një asistencë më të kualifikuar për ndërmarrjet, që prej rreth 10 muajsh funksionon Njësia e Mbështetjes e atashuar të ndërmarrjeve. Në këtë kuadër, Qeveria ka ngritur Agjencinë e Ristrukturimit të Ndërmarrjeve, e cila ka përgatitur mbi rreth 30 ndërmarrje kyçe, shumica e të cilave ak-tualisht janë me humbje. Ristrukturimi i këtyre ndërmarrjeve synon që brenda një periudhe 1-2 vjeçare të vendoset mbi perspektivën e tyre duke synuar për të bërë të vlefshme më qoftë se nuk do të mbyllen apo likuidohen plotësisht. Bujqësia ka qenë në qendër të reformës për shkak të rolit përcaktues në ekonominë shqiptare si dhe të reagimit të shpejtë të saj ndaj ndryshimeve strukturore. Pas privatizimit të tokës dhe liberalizimit të shumicës së çmimeve të mallrave ushqimore, vendosja e Qeverisë u përqëndrua në privatizimin e ristrukturimin e NB, privatizimin e ndërmarrjeve të shpërndarjes e të përpunimit që duhet bërë më shpejt. Bujqësia prodhon gjysmën e prodhimit të brendshëm, por megjithatë mbetet shumë për të bërë në mënyrë që kjo rritje fillestare të kthehet në një zhvillim të qëndrueshëm. Për vitin 1993 pritet që prodhimi bujqësor të rritet deri 20 për qind kundrejt vitit 1992 (ndaj 11 për qind rritje në vitin 1992), duke krijuar kështu mundësi për uljen për-katësisht të importeve të mallrave ushqimore. Infrastruktura, është mbështetur nga qeveria nisur nga vlerësimi i përgjithshëm që infrastruktura publike e Shqipërisë është e pamjaftueshme për të zhvilluar një ekonomi moderne. Ndërkohë që infrastruktura rurale po mbështetet në kuadrin e programit për bujqësinë, për pjesën tjetër një ndër problemët më të mprehta është mbingarkesa e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në zonat qytetare. Krahas masave emergjente për riparime të pajisjeve të shpërndarjes e të transmetimit për importimin e lëndëve djegëse etj, Qeveria ka programuar dhe zbatuar masa për zgjidhjen afatgjatë të kërkesave problemeve si rrjeta e emimeve të lëndëve djegëse për realizimin e raporteve me të mira në përdorimin e llojeve të ndryshme të energjive dhe sigurimin e financimeve për këto sektorë. Në sistemin e transportit që është larg parametrave të domosdoshëm në një masë të tillë sa për qarkullimin ekonomik qeveria ka si prioritet riparimin e rrugëve kryesore dhe zgjerimin e rrugëve në zonat malore sikurse dhe rikonstruksionin e Portit të Durrësit, Aeroportit të Rinasit, të rrugës Tiranë-Durrës, asaj Vorë-Shkodër etj. Duhet të shtojmë këtu rezultatet e mira në privatizimin e parqeve dhe rrjetin e ndërmarrjeve të autobuse, kamiona e respektivisht nga 21.00 në 25.00 dhe nga 2200 në 4200. Duke qenë të ekonomizikuacionit tepër i kufizuar punohet një strategji zhvillimi, dhe ka filluar ekzekutimi i një programi fillestar prej rreth 30 milionë dollarë e financuar nga EBRD, Italia, Zvicra dhe Austria në kuadrin e master-planit si dhe mendohet që sa më parë të gjenden burime për futjen e shpejtë të sistemit „celular“ e i nevojshëm për biznesmenët e huaj dhe turistët. Për të menaxhuar mungesën e banesave Qeveria ka shtuar fonde dhe ka synuar të rrisë rolin e sektorit privat. Ligji i miratuar po zbatohet duke u çuar një privatizimin e shpejtë të një pjese të konsiderueshme. Njëkohësisht po punohet për përfundimin e banesave në proces (janë përfunduar 1451 dhe deri në fund të vitit do të punohet edhe në 6500 të tjera) veç ndërtimete të shumta private në fushat e qytet. Privatizimi. Programi i privatizimit ka synuar shtimin e aktiviteteve privat në dy rrugë: a) krijimin e aktiviteteve të reja private në të gjithë sektorin e ekonomisë pa kufizim dhe b) privatizimin e pronës shtetërore. Në fushën e dytë është programuar që deri në fund të vitit 1993 përveç privatizimit më përparësi në ndërmarrjet e sektorit të tregtisë të artizanatit, të transportit rrugor, të ndër-timit, të industrisë së lehtë dhe ushqimore, të privatizohen edhe ndërmarrjet e objekte të sektorit të industrisë (kryesisht linja e riparate apo ndërmarrje të vogla). Në bazëm të këtij programi, aktualisht funksionojnë 2512 njësi private nga të cilat rreth 10 mijë në tregti, 5 mijë në shërbime, 3,5 mijë në transport dhe 32 në industri e ndërtim me mbi 120 000 punonjës. Për përshpejtimin e procesit të privatizimit krijohet kuadri strategjik është rishikuar ligji i privatizimit, janë bërë riorganizime në administratën shtetërore që merren drejtëpërdrejtë me privatizimin, është zbatuar një politikë fiskale stimuluese. Në këtë drejtim pritet të ndikojë pozitivisht veprimi i ligjit të falimentimit të ndërmarrjeve sikurse dhe rikthimit dhe kompensimit të pronave, me gjithë vështirësitë objektive që po dalin, duke u dhënë mundësi poseduesve të obligacioneve të pronësohen në to. Gjendja e sektorit të jashtëm, vazhdon të jetë tepër e vështirë. Nevojat për import, përfshirë dhe ato për qëllime humanitare vazhdojnë të kalojnë në masë të konsiderueshme të ardhurat në valutë. Për këtë Qeveria po zbaton një sërë masash për të nxitur rritjen dhe zgjerimin e eksportit, që ka rrezik të rriten dhe në të ardhmen si nevojë për të mbuluar importet e tjera të vitit 1993. Për të rëndësishme vlerësohet një rritje 2,3 muaj nca emergjente; • të rrisë rezervat valutore në rreth 2,3 muaj importe nga më pak se 1 muaj që ishte në fund të vitit 1992; • të sigurohet stabiliteti në kursin e këmbimeve valutore, të avancohet në liberalizimin e tregtisë së jashtme. Politika makroekonomike afatmesme, 1993-96 Strategjia afatmesme Programi afatmesëm synon të arrijë rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë. Ndryshimi i shpejtë institucional dhe reduktimi i vazhdueshëm i disbalancave makroekonomike, përbëjnë dy objektiva bazë të strategjisë së Qeverisë. Drejtimi i tretë është mbrojtja e grupeve të popullsisë më të varfëra me të pakta gjatë tranzicionit. Parashikimet e zhvillimit afatshkurtër të Shqipërisë varen nga (i) prodhimi bujqësor, (ii) përpjekjet për të rikthyer industrinë, veçanërisht degët me potenciale zhvillimi si sektorët kyç minerar, nafta dhe energjia elektrike, (iii) rritmi më të cilën eksportet privat, i sapokrijuar, do të mund të hapë fronte të reja pune si dhe turizmi. Në kushtet ekzistuese pritet të ndryshueshme është shumë vështirë të bëhet parashikime me programin paraqitshëm në lidhje me të GDP-së në rritje 1994-96 po paku 4 për qind në vit gjatë periudhës së ardhme. Për të realizuar këtë objektiv, investimet parashikohen të rriten në rreth 23 për qind të GDP-së vitin 1996. Edhe prodhimi i financimeve nga jashtë për ndërtimin parashtrohet të jetë 1 mld. Po kështu mendohet që investimet private të arrijnë në përqindjen rreth 9 për qind. Deficiti korent i bilancit të pagesave (duke mos përfshirë transferimet) synohet të jetë rreth 8 për qind në GDP në 1996, ndërsa në 1992 ishte 11 për qind. Kjo objektivë ky i inflacionit në 20 për qind dhe në rritjen ekonomike. Tranzicion institucional. Krijimin e një strukture në proces synojnë për-mbim pronën e ekonomisë të re të bazuar tërësisht mbi tregun e privatisht. Kjo kërkon vendosjen e një gjëllin privat tregullash dhe mbështetje për iniciativat dhe investimet. Liberalizimi e mëtejshëm të çmimeve dhe rregullime institucionale. Integrimi i ekonomisë në tregtinë ndërkombëtare dhe investimet. Në të njëjtën kohë, ligjet dhe institucionet që drejtojnë aktivitetin privat, në veçanti ato që kanë të bëjnë me pronësinë, kontraktimin dhe tregun e lirë, duhen vënë në zbatim sa më shpejt. Vendosja e një rrjeti efektiv të asistencës sociale është ndoshta aspekti më i vështirë dhe një problem mjaft i ndërlikuar i politikës ekonomike gjatë tranzicionit. Duke pasur parasysh mundësitë e kufizuara të burimeve, kërkohet përcaktimi i rreptë i grupeve përfitues, si dhe hartimi i programeve për punësimin e personave që dalin si të papunë nga reforma. Duhet të themi se kemi një rritje në mënyrë të aftë të përfitimeve nga asistenca e reforma. Më tepër kontroll për ata që përfitojnë në mënyrë të jashtëligjshme duhet të kryhet dhe tashti ka ardhur koha dhe për mundësitë.

LAJMERIM

Ditën e shtunë dt. 18.09.1993, ora 10, në Pallatin e Kongreseve, Tirana, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare zoti Eduard Selami do të japë një konferencë shtypi. ZEDHENESI I PDSH