Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

e enjte 23 shtator 1993

DALJA NE ANEN E VESHTIRE TE PROBLEMIT

DALJA NE ANEN E VESHTIRE TE PROBLEMIT Realizimi perspektiv, dalja në anën e vështirë të problemit, analizat konkrete që reflektojnë në avancimin e reformës dhe të iniciativës së lirë, mendimet për të krijuar një hapësirë më të madhe dhe më të konsoliduar për koalicionin demokratik, përcaktimi në interpretimin e shumë fenomeneve bashkëkohore në fushën e qeverisjes së PD, vlerësimi afirmues i vlerave kombëtare të Luftës dhe qëndrimi përpara ndaj diskrepcioneve politike brenda dhe jashtë PD, e bëjnë mjedisin e ditëve të PD, një tubim ku u shtrua një platformë e cila do të orientojë PD në përpjekjet e saj për të mobilizuar të gjitha forcat intelektuale kombëtare, që obligojnë të shërbejnë konsolidimit të demokracisë, daljes sa më të shpejtë të Shqipërisë nga tranzicioni. Dalja në anën e vështirë të problemit do të thotë pikërisht se PD ka nxjerrë shëndetin e këtij 18 muaj të qeverisjes së vendit. Kjo nënkupton një ballafaqim konkret me realitetin shqiptar. Pas stabilizimit ekonomik, stopimit të inflacionit dhe shlimit me hapa pozitivë të lëvizjes së prodhimit, do të kemi programe ekonomike të detajuara, ndryshime të mëdha, të shpejta e të prekshme ekonomike. Dalja në anën e vështirë të problemit që përbën një synim politik dhe ekonomik të PD, do të thotë ballafaqim me platformën ndërtuese të qeverisë së saj, ngjitje konkrete të parapakut zgjidhje me mjeteshëm të botës shqiptare. Kjo do që PD të zgjerojë bazën e saj. Realisht zgjerimi i bazës së PD të kërkuar edhe nëpërmjet të tjera, por kjo ka mbetur shpesh i një një situate të ngrirë të seksioneve, të cilat ushqejnë ndjenjën e vjetër të biografisë. Kjo ka bërë që të mbeten jashtë radhëve të PD shumë njerëz që e duan atë, që luftojnë për programin e saj. Dalja në anën e vështirë të problemit do të thotë të ndërtohesh për të ardhmen, të ballafaqohesh me vështirësinë, të orientohesh me frymën ndërtuese të së ardhmes duke vlerësuar realisht kohën tënde, nivelin e shoqërisë sate, problemet që ka kjo shoqëri. Periudha nga programet e mëdha deri në realizimin e tyre është periudhë e vështirë, me relativisht e gjatë. Fillimi i konkretizimit të këtyre programeve shënon anën e vështirë të problemit, përkatësisht të pushtetit të një force politike që ka marrë përsipër të orientojë ndërtimin e shtetit demokratik. PD, duke e ndier përgjegjësinë e anës së vështirë të problemit, kërkon zgjerimin e koalicionit me PR dhe PSD. Kjo bën që shoqëria shqiptare të jetë më e mobilizuar drejt synimit të saj kombëtar. Në tërësi zgjerimi i kësaj baze do të shërbejë mjaftueshëm si bashkëpunimit konstruktiv të koalicionit demokratik, do t'i shërbejë mobilizimit intelektual në një masë më të gjerë dhe më efikase, në funksion të zhvillimit të shpejtë të stabilitetit ekonomik dhe politik. Këtu duhet theksuar se PD asnjëherë nuk ka qenë «për të bërë të mëdhoj» asaj. Ajo ka kuptuar ta shohë realitetin drejt në sy, të vlerësojë potencialin intelektual të PR dhe PSD dhe kontributin që mund të japë e që mund t'i japin ata në të ardhmen. Thirrja e Presidentit Berisha e «Premte e dialogut dhe dominon me PD, jo vetëm brenda PD, por dhe me mes të forcave të tjera politike», është një orientim për përmasa të mëdha të këtij koalicioni, të ndërtuar gradualisht në lëvizje evoluive. Përfundimisht dalja në anën e vështirë, realizon idenë e madhe të PD për një frymë ndërtuese të shoqërore, për një kapërcim të vështirësisë së problemit, të ngritjes së moralit njerëzor drejt një mirëqenie të prekshme, çka nënkupton uljen e papunësisë, hapjen e vendeve të reja të punës, konsolidimin e shtetit demokratik me thellimin e reformës dhe të iniciativës së lirë. MUJE BUPAPAJ
Muje Bupapaj Marvin Stone Shqipëri

PRESIDENTI BERISHA PRITI KRYETARIN E PARTISE LIBERALE TE MALIT TE ZI, SLLAVKO PEROVIC

TIRANE, 21 shtator. - Në takimin që Presidenti i Republikës Sali Berisha pati të martën me zotin Shllavko Peroviç, kryetar i Partisë Liberale të Malit të Zi, u theksua nevoja për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Zoti Peroviç konfirmoi angazhimin e tij politik për një Mal të Zi të pavarur e sovran, që t'i kontribuojë paqes e stabilitetit në rajon. Presidenti Berisha tha se gëzonte shumë qëndrimin mjaft realist të Malit të Zi dhe do të angazhohej për forcimin e lidhjeve midis dy vendeve. (ATSH)
Sali Berisha Shllavko Peroviç Tiranë Mal i Zi

KADARE-QOSE- NE SHQIPERI PASURI KOMBETARE

Së afërmi nga Kujtim Çashku KADARE- QOSE- NE SHQIPERI PASURI KOMBETARE - Kolosët e mendjes dhe të letrave shqipe të sulmuar nga anonimati. - Zot mësihirë-plot ruajna nga «guximi» i të paafturve - Kriza e identitetit dhe identiteti në shoqërinë postotalitare
Kujtim Çashku Kadare Qose Shqipëri

Pakica greke në Shqipëri gëzon të drejtën e arsimit në gjuhën amëtare në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare

- Deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë - Pikërisht në kohën kur shteti i ri shqiptar ka dëshmuar në mënyrë të vazhdueshme angazhimin real për respektimin e të gjitha të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, korn i standardeve ndërkombëtare, kur në Universitetin e Gjirokastrës çelet për herë të parë dega mësimore në gjuhën e lartë greke në nivelin më të lartë të strukturës arsimore shqiptare, shtyhen në radhën e zgjidhjes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, akuza që pretendon se “autoritetet shqiptare kanë reduktuar përmes një çarkore mosfunksionimin dhe mbylljen e shkollave të minoritetit grek”. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme shtoi se autoritetet vendore kanë gjetur të pavërteta dhe pa asnjë bazë deklaratat qeveritare të palës greke. Autoritetet shtetërore shqiptare nuk e kanë shpërndarë qarkoren e pretenduar, përgatitjen e mësuesve për shkollat e minoritetit si dhe degën për gjuhën e letërsinë greke në Universitetin e Gjirokastrës. Rrethin e Sarandës e frekuentojnë 18 shkolla, 2 nga 16 janë shkolla fillore dhe 16 janë 8-vjeçare me 1634 nxënës. Në rrethin e Delvinës funksionojnë 12 shkolla, nga të cilat 2 janë shkolla fillore dhe 10 janë 8-vjeçare me 1332 nxënës. Është e vërtetë të gjendet në Shqipëri shkolla ku të mësojnë në të katër nxënës shqiptarë, ndërsa për po kaq nxënës nga minoriteti grek, shteti mban të hapura shkolla në një kohë kur përballon një situatë të pafavorshme ekonomike nga tranzicioni. Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Qeverisë greke, porse nuk i përgjigjen realitetit, përmbajnë precedentë (vijon në faqen 6)
Shqipëri Greqi Gjirokastër Sarandë Delvinë

Ndihma ushqimore nga Komuniteti Evropian

DURRES, 21 shtator. - Në kuadrin e ndihmës që Komuniteti Evropian, po i jep popullit dhe qeverisë shqiptare këto ditë nëpërmjet një anijeje në Durrës kanë mbërritur dhe po shkarkohen anijet “Elpaz” dhe “Apollonia Nomad”, të cilat kanë sjellë përkatësisht 5012 ton dhe 5000 ton miell. Janë marrë masa për magazinimin dhe shpërndarjen e tyre në rrethe. (ATSH)
Durrës

Deklaratë e punonjësve të shtypshkronjës «Demokracia USA Democratic Press»

Për njohjen gozelave bashkëpronare të shtypshkronjës shqiptare [?] Për dijeni International Media Fund z. Marvin Stone President i IMF bordit të drejtorëve të IMF I nderuar zotëri Stone, të nderuar zonja, duke pasur detyrimin moral karshi fushës dhe International Media Fund ju parasqesim si më poshtë: Qysh prej disa muajsh, që me bojkotimin e shtypshkronjës nga shtatë gazetat bashkëpronare, zoti Dhimitri, drejtor i kësaj shtypshkronje, po vepron në mënyrë flagrante duke shkelur të gjitha rregullat dhe normat pune si lire në shtypshkronjë. Ky person po merr nëpër këmbë statutin tonë, punën tonë, profesionalizmin tonë, duke krijuar konflikt dhe duke na bërë presione siklet nga ne. Zoti Dhimitri po ndjek politikën e zëvendësimit të punonjësve në protestë të ndërhyrës, duke kërkuar të fusë njerëzit e tij (si e bërë me specialistin e makinerisë dhe siç kërkon të bëjë edhe me inxhinierin e sistemit të kompjuterave) dhe me këto që nuk bën si do ai. I ndodhur nën provës hetimor për veprime të paligjshme dhe falsifikime si dhe nën kontrollin për abuzimet dhe korrupsionin për të cilin është akuzuar nga të shtatë gazetat bashkëpronare, ky person ka humbur ekuilibrat dhe në një mënyrë të drejtat e elementare tonat. Në të gjitha rastet që kemi tentuar të dialogojmë ose të themi mendimin tonë për problemet që na preokupojnë, kemi marrë të vetmen përgjigje të përsëritur disa herë: “Unë jam pronari që do bëj çfarë të më teket, mbyllni gojën ose ju pushoj nga puna”; si dhe vetëm kërcënime nga më të ndryshmet “Bosi të sh. nënën, unë mund të bëj si të dua me ju”. Pra, të nderuar zotërinj, ky (Vijon në faqen 6)
Dhimitri Mirash Ivanaj

Akuzë e pabazuar dhe keqdashëse

Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë përgënjeshtron akuzën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për mbylljen e shkollave greke në Shqipëri. Akuzë e pabazuar dhe keqdashëse - Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë përgënjeshtron akuzën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për mbylljen e shkollave greke në Shqipëri - Më datë 19 shtator 1993 Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë akuzoi Shqipërinë se kohët e fundit janë mbyllur shkolla të destinuara për minoritetin grek në zonat që zyrtarisht nuk janë regjistruar si të populluara nga minoriteti dhe se këto mbyllje shkollash janë shoqëruar me dënime ndaj nxënësve dhe profesorëve. Lidhur me këto probleme, zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit i deklaroi ATSH-së se një i tillë nuk është aspak i vërtetë. Asnjë shkollë ekskluzive të zonat e minoritetit nuk është mbyllur dhe asnjë masë apo dënim fysik ndaj nxënësve nuk është marrë ndaj nxënësve apo profesorëve të minoritetit. Ministria e arsimit, brenda kuadrit ligjor, ka kundërtuar dhe po vazhdon të kujdeset për arsimin e fëmijëve të minoritetit, të jetë në nivelin e shkollës tetëvjeçare, dhe me lartë. Këtë vit shkollor në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër do të fillojë të funksionojë për herë të parë dega e gjuhës greke. Hapa e kësaj dege, funksionon pallë shkollave në minoritare që tetojnë e zyrat në zonat e regjistruara, një pjesë e të cilave do të vazhdojnë me mësues minoritarë, po dhe vendi kryesor që zë gjuha greke në zhvillimin e procesit mësimor, janë fakte i ndrë të qëllimshmërisë së Shqipërisë për të garantuar arsimimin e minoritetit. Ministria e Arsimit shpreh keqardhjen e saj për këta akuza të pabazuara dhe keqdashëse. (ATSH)
Shqipëri Greqi Gjirokastër

Lejtmotivi i tij: Atdheu mbi të gjitha

Lejtmotivi i tij : Atdheu mbi të gjitha - Konferencë shkencore Përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të vdekjes së Mirash Ivanajt - Dje më 22 shtator 1993, në një takim në New York si dhe ministri i arsimit e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u mbajt një konferencë shkencore përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të vdekjes së Dr. Mirash Ivanajt, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shoqata Kombëtare e të Zhvendosurve Politikë. Për të përcjellë këtë përkujtimore morën pjesë kryetari i Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori, 1 zëvendëskryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i PDSH, z. Tritan Shehu, z. Koço Devoli, sekretar i përgjithshëm i PDSH, z. Yozefina Doçi, mbesa e Mirash Ivanajt, Drita Ivanaj dhe Shpresa Shenu, studiues, gazetarë, miq e të ftuar të tjerë. Pas fjalës “Mirë se vini”, e mbajtur nga i ftuari i Kuvendit, rektor/ator i arsimit kombëtar shqiptar e mjafti Ministri i Arsimit Xhezair Teliti. Më tutje në këtë tubim përkujtimor kuhtuan intelektualët më të shquar shqiptarë Qemal M. Haraçi, Ferid Hudhri, Vebi Velaj, Ilia Gërbo, deputet i Kuvendit Popullor Uran Butka, studiuesja Pole Leka etj. Korresp. i -RD-
Pjetër Arbnori Tritan Shehu Yozefina Doçi Drita Ivanaj Shpresa Shenu New York Tiranë

Njoftim i Këshillit Informativ të degës së Partisë për Prosperitet Demokratik të Tetovës

Në një komunikatë të tij lidhur me punimet e Kuvendit të tretë të Partisë për Prosperitet Demokratik, që u mbajt ditën e shtunë më 18 shtator 1993 në Tetovë, Këshilli informativ i Degës së PPD-Tetovë shfaq obie[s]kionet e kësaj dege. Në to, midis të tjerave thuhet: «1) Vendimi i këtij Kuvendi për një Kongres të Jashtëzakonshëm është jashtë normës dhe statutit të PPD-së i cili nuk parashikon mbajtjen e një Kongresi të Jashtëzakonshëm. Nga ana tjetër ky Kuvend i kishte të gjitha mundësitë dhe kompetencat që të realizonte rendin e punës, konvokimin e të gjitha delegatëve të kryesisë, pa u hequr të drejtën për të rikandiduar, dhe zgjedhjen e kryesisë së re. Ky rend dhe listë edhe fillimi i mbledhjes së Kuvendit të fundit. 2) Gjatë këtij Kuvendi Kryesia paraqiti një material të shkapërderdhur për të cilin pretendohej se ishte një proces-verbal mallësueshëm i mbledhjes së kryesisë së Partisë për Prosperitet Demokratik dhe qeverisë së Maqedonisë, në një kohë kur ky material nuk kishte as firmat e palës maqedone e as të përfaqësuesve të palës shqiptare ndërsa për palën maqedonase ishte paraqitur si përfaqësues ministri i brendshëm. 3) Si në këtë Kuvend ashtu dhe në rastet të tjera të njëjta nëntë të Kryesisë për të justifikuar dështimin apo mosrealizimin e anëve të objektivave të rëndësishme pretendon se në veprimtarinë e tyre kanë patur marrëveshje paraprake me Shqipërinë dhe Kosovën, pa marrë asnjëherë mundim të vërtetojnë se me të vërtetë ka një koordinim të tillë. Madje në një kuvend të fundit një delegacion parlamentar i PDSH fillimisht ju ndalua hyrja dhe më pas u ftuan tërë të tjerë delegatë për punime. 4) Sa Kuvendit të tretë u pretendua se dega e Tetovës ka patur përçarje në radhët e saj. Në të vërtetë kjo përçarje, për shkak të grupeve të dy krahëve dhe të ideve, ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së PPD-së vendore që ka zbritur në mënyrë të rrufeshme në mbështetje të Degës së Tetovës. Edhe anëtarë të tjerë të Kryesisë që më parë ishin anë e më pas në Kuvendit të rradhës heshtën dhe të kryesisë së PPD-së, siç po komandohej kjo radhë heshtën! 5) Kryesia qendrore uzurpoi në tërësinë e Kuvendarëve që po debatonin duke dhënë privilegjin të flasë sekretari i PPD-së, Mitat Emini me tepër se të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, fjala e cila u duartrokit vetëm nga garda e tij pretoriane. Dy pyetja prej kujt t'mban? Kush e paguan këtë dhe ku e baron legjitimitetin e saj ajo?» Në fjalën e tij Mitat Emini deklaroi se kur të vijë koha do të thotë disa sekrete që i din vetëm ai! Kujt do t'ia zbulojë sekretet e PPD-së (i cili vetëm ai) ky ish funksionar i pushtetit të vjetër?
Mitat Emini Tetovë Maqedoni Shqipëri Kosovë