PRESIDENTI RUS CAKTON ZGJEDHJET PRESIDENCIALE PËR MË 12 QERSHOR 1994
MOSKË, 23 Shtator Presidenti rus, Boris Jelcin shkoi si zakonisht në punë në Kremlin, duke u bërë objekt i kërcënimeve të reja dhe për grevë nga anëtarët e parlamentit, të mbledhur në godinën legjislative të parlamentit.
Duke ndërmarrë një ofensivë të re, ai njoftoi zgjedhjet presidenciale për më 12 qershor të vitit 1994. Kur shpërndau parlamentin ditën e martë ai i caktoi zgjedhjet parlamentare për në dhjetor.
Ai ka pasur përkrahje edhe nga pjesa më e madhe e rajoneve dhe të gjitha nivelet e qeverisë, në kohën kur Sovjeti Suprem, parlamenti, ka vazhduar mbledhjet e tij në kompleksin e Kremlinit pas zëvendësimit të Jelcinit me zëvendëspresidentin Aleksandër Ruckoi.
Disa qindra demonstrues të përbërë nga përkrahës të vijës së ashpër vazhduan herët në mëngjes përkrahjen e tyre për ligjvënësit që ishin brenda.
Por me qënësë kompleksi i parlamentit ishte izoluar nga bota e jashtme, parlamentaritët nuk e kishin parë pushtet. Thirrjet e tyre për greva, mbledhje proteste dhe thirrje mbështetje civile pothuajse nuk u dëgjuan. Përkrahja e fuqishme ushtarake për Jelcinin dukej se i kishte poshtë para alarmeve të përkrahësve në parlament me personel ushtarak që përkrah Jelcinin dënon veten me vdekje.
Një zëdhënës i Jelcinit i hodhi poshtë dëshmitë me vdekje si një taktikë e destinuar të dështojë. Zëdhënësi, Vjacesllav Kostikov, iu referua parlamentarëve si “ish-anëtarë të ish-Sovjetit Suprem” dhe i akuzoi ata për nxitjen e terrorit politik duke bërë aluzion për raprezalje të ardhshme. Duke pasur parasysh sundimin e gjatë komunist të terrorit në vend, Rusia nuk ka simpati për njerëzit që ngrejnë vëzhtrisht spektrin e raprezaljeve masive, tha Kostikovi i cituar nga agjencia TASS.
(ATSH)
Ekstremistët e majtë në vorbullën e skandaleve
Pas ish-presidentit komunist, R. Alia, edhe dy kryeministrat e radhës të PPSH, Fatos Nano dhe Vilson Ahmetaj, u ndaluan nga organet e drejtësisë, të akuzuar për korrupsion.
Nga ish-drejtuesit e PPSH në fillimet e vitit 1991, pra pas lindjes së pluralizmit politik, vetëm 2-3 të tillë, ende s’janë ballafaquar me drejtësinë, kurse të tjerët i paraprinë engmave të korrupsionit, plot skandale politike dhe financiare.
Hapja e arkivave, zbuloi edhe një skandal tjetër të ekstremistëve të majtë. Me procedurë të jashtëligjshme ish-sekretari i parë i K.Q. të PPSH Ramiz Alia ku urdhëruar kalimin e një fondi solidariteti prej 400 mijë dollarësh, për gazetën “Zëri i popullit”, ku drejtonte lideri i sotëm i PS, Namik Dokle. Kjo ndodhte në kohë kur në Shqipëri ishte sanksionuar pluralizmi politik dhe me ligj PPSH ishte e ndarë nga shteti. Pasojat e këtij skandali ishin më të vërtetë të mëdha, 400 mijë dollarë u përdorën nga “ZP” për ta vonuar dy vite ardhjen e plotë të demokracisë në Shqipëri, për të mbytur me demagogji popullin, për të gënjyer, për të shpifur dhe fyer çdo gjeneratë politike, intelektuale dhe shkencore që mendonte të kundërtën e politikës së PPSH.
Skandal i F. Nanos dhe A. Alisë me firmën “Iliria Holding” dhe “Levant Co” për ndihmat humanitare akorduara nga Italia Shqipërisë.
Skandal i S. Brokajt me ndihmat mjekësore humanitare.
Skandal i F. Brokaj me P. Ajazit me firmat e H. Sejdisë.
Skandal i Y. Bufit me 40 jetët e pafajshme të Fushë-Arrëzit për deklaratën e tij të kobshme të 6 ditëve bukë.
Skandal i V. Ahmetit me dhënien e mijëra dollarëve francezë të panjohur Arsidi.
Skandal i PS kundër ligjit të të drejtave të njeriut.
Skandal i K. Islami për tërheqje zvarrë dhe thyerje kafkash në mitingun e paligjshëm të 30 korrikut.
Skandal i G. Ruçit, F. Nanos dhe R. Alisë, në masakrën e pa-precedentë të 2 prillit në Shkodër.
Skandal i PS me votën e vet kundër Kushtetutës.
Skandal i N. Dokles me votën kundër aderimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës.
Skandalet e pafundme të ekstremistëve të majtë të PS, vërtetojnë më së miri, se ata ikën, vodhën, shkatërruan dhe dogjën shtëpinë e tyre. Atyre që erdhën dhe e rindërtuan këtë shtëpi të masakruar u përket e drejta për t’i vënë abuzuesit para drejtësisë.
DALAN RAMA
KADARE+QOSE+NE SHQIPERI=PASURI KOMBETARE
Kujtim Cashku
OBJEKSIONE NDAJ SHKRIMIT TE «ZERIT TE RINISE», dt. 22.09.1993 ME TITULL «KADARE+QOSE+NE SHQIPERI=SHERR»
I. KOLOSET E MENDJES DHE TE LETRAVE SHQIPTARE SULMUAR NGA ANONIMITETI
Armën kryesore të shtypjes diktatura kishte anonimitetin. Anonimiteti, ky kombinat gjigant i mediokritetit, produkt kryesor të vetin kishte vrerin, helmim antintelktual. Në diktaturë ai shfaqej gjithkund, në ajrin inkuzitor, në mjediset publike, në skutat e errëta të gjumit si një përgjues permanent e vigjilent i çdo akti individual që ndërmerrte antianonimiteti. Sot në liri, të bësh analizën komplekse të tablosë së anonimitetit dhe antianonimitetit, padyshim për të dytën referencë kryesore do të bësh botën intelektuale, vlerat e individit si fenomen kontestator i anonimitetit.
Kundërshtarë kryesorë të anonimitetit janë individualitetet, personalitetet, identitetet e diversitetet. Anonimiteti në pamje të parë është një masë amorfe, flëngjerose, pa formë, pa shprehje e thuajse pa fizionomi. Por, në thelbin e vet parë në brendësi, ai potencohet nga një energji, një ngarkesë e caktuar. Energjia e ngarkesë shkatërruese, e cila përdoret në ndërmarrjen e akteve kriminale, por dhe atyre heroike. Idetë apo besimin që shpesh anonimiteti e fiton, e çon atë në dy ekstreme. Anonimiteti i nënshtruar është pjesë e një tabloje të përgjithshme kriminale, tipike në shoqëri totalitare. Ndërsa, anonimiteti i revoltuar nga nënshtërimi është pjesë e tablove heroike që pasqyrohen në përmbysje sistemesh e epokash në shndërrime e transformime madhore. Pra, nga kjo del qartë se energjia e anonimitetit është energji lëvizëse. Energjia që mbart në vete inercia. Inercia e cila është e gatshme që krimin ta kthejë në hakmarrje dhe heroiken në krim. Në rast se individi i shkëput nga anonimiteti, kontrollon refleksat përmes arsyes dominuese, individualiteti i bën reflektset pre e pasionit dominant. Forca e anonimitetit kolektiv e shfaq individin anonim njëherësh trim dhe frikësuar, kriminel dhe heroik. Më konkretisht, ky individ i instaluar brenda kopesë së anonimatit ndjehet i guximshëm, ndërsa jashtë saj ai është i frikësuar.
Në qoftë se do të përcaktonim se cila është konstanta e energjisë që përdhon anonimiteti, do të shihnim se rezultatet e saj është malli, histeria kolektive, patologjia kolektive, urrejtja kolektive dhe vrei kolektiv. Tiranitë dhe diktaturat ishin mjeshtër të përsosura të zotërimit dhe përdorimit të anonimitetit. Përmes tij ato realizonin shtypjen dhe represionin, persekutimin dhe ekzekutimin. Kur ato vendosnin shkatërrimin e trurit, e racionalizonin atë duke e zhurtyr dhe mbytur në pellgun e anonimitetit. Sa e sa shkencëtarë, filozofë, historianë e artistë janë mbytur në këtë pellg të helmët të anonimatit. Një pjesë e tyre nuk u ndëkshuan në turrat e zjarreve, në burgjet e nëntëshme shkollore mesjetare, por në ishuj të humbur të botës, në mjedise të çmendurish, në gulage internimesh, skamjesh e mjerimesh. Në ato zona të errëta, ku mblidhet flota e anonimatit kryenin erozionin e trurit, në ato zona ku terri i injorancës mblilte shurdhërinë dhe verbërinë e botës. Anonimati është një varr gjigand i mendjes, individualit, i personalitetit, i identitetit dhe i diversitetit. Tragjikisht, në atë varr janë flijuar mijëra e mijëra individë që të jetojnë mbi kurbat e mediokriteteve; Shqipëria sot është e lirë. Ajo është një vend i çlirimit të mendjes. Si kurë ndonjëherë në historinë e saj, ajo ka vënë në piedestalin e vet të merituëshëm potencialin e vet kombëtar. Për herë të parë në qindra vjet ajo është vënë individi i lirë. Për herë të parë po mbledh në altar(in) kombëtar bijtë e vet të mohuar nga një Bartol Buxhaku, Bu(??) Bogdani e Frashëri, Noli, Konica e Fishta, Mjeda, Prennushi, Çamaj, Kadare, Agolli e Podrimja, të cilët të gjithë së bashku janë the-sari më i çmuar i kombit shqiptar. Nuk mund të përpi(m)ërdhënu? as guximin të rendis emrat e këtij potenciali shqiptar, por dua të vë theksin se sa më parë Shqipëria të çlirohet nga narkoza e anonimitetit aq më shpejt ajo do t’i dëgjojë sytë dhe ndërgjegjësimit të vlerave të saj që i mbart në vetvete, aq më shpejt ajo do të ndjejë çmimin e shenjtë të lirisë, aq më shpejt ajo do të korrë frutin e demokracisë. Vlerat e qytetërimit dhe lirisë së një kombi çmohen nga vlerësimi që ai komb ka për bijtë e vet. Rilindasit shqiptarë nuk i dhuruan Shqipërisë armë të luftëra, por i dhuruan koshiencë dhe çmim të lirisë. Sot është koha e një rilindje të re të shqiptarëve, e një koshience të re, e cila në radhë të parë ka drejtuar sytë, siç e përmenda edhe më lart, tek e mohuara, e shkatarrruara, e ndaluara, e ndara dhe e çoptuara. Pra, është koha e një rivlerësimi vlerash dhe e kundërta e saj. Ky është tagri i lirisë, ky është dhe tagri i një qytetërimi të mirëfilltë. Këtë tagër ka zgjedhur sot Shqipëria demokratike. Nuk dëshiroj të bëj objekt të shkrimit as gazetën «Zëri i Rinisë», as personin që ka shkruar artikullin, por duke e konsideruar si sulm të një fenomeni tranzitor po të ndalem sado pak në të. Dua të sjell ndërmend një pasajsh të përdorimit të anonimitetit nga diktatura. Diktatura për të kërcënuar mendjen ngrinte një piedestal jo-mendjen. Ajo, në vend të atributeve mendore, i mbiple përparësi atributeve fizike si pjesë e skllavahizmit totalitar.
Enveri e shkëpuste individin nga turma e anonimatit atëherë kur i nevojitej dhe e bënte atë hero, filozof, shkencëtar, politikan, gjysmë zot e ç’të mundte. Kjo bëhëj për disa qëllime të caktuara. Së pari, ai me një akt të tillë e shërbënte turin; së dyti, e mbante atë nën kontroll përmes jo-trupit; së treti, garantonte aleancën me anonimatian dhe së katërti, e ekruntone lehtë individin e dalë nga ky anonimitet. Siç shihet ishte një qerrthull komplet i mbyllur dhe fiksues.
Sot në demokraci nuk është individi pushtet që do aleancë me anonimitetin, por duhet të dallojmë mirë se në Shqipërinë post totalitare ende ekzistenca e inercisë së anonimitetit e dëshiron me çdo kusht aleancën e ndërprerë të individit pushtet dhe anonimitetit pushtet. Pra, fenomeni retrogradë zhvillohet në një terren të humbur. Inercia e anonimitetit si një inercë e refleksit të pasionit është njëherësh edhe inercia e euforisë që sjell liria. Liria si e kundërta e diktaturës luftën e ka të përqendruar ndaj anonimitetit kolektiv që është një kundërshtim me individin e shkëputur prej saj.
Starti bazë i lirisë në nga individi i lirë, por nuk duhet harruar, gjë që është edhe e kuptueshme, se në këtë start sulmi i parë pa dyshim do të bjerë mbi vetë individin, i cili tenton të shkëputet nga anonimiteti. Në këtë pikëpamje ka individë të cilët shkëputjen mendojnë ta realizojnë brenda një çasti e si të tillë ata bien viktimë e armiqve që trashëgojnë nga anonimateti dhe bëjnë pjesë. Në duart dhe në mendjet e tyre shfaqen si relike arkaizmat e trashëgimisë së shkruar, vleri, mllfei, përbuzja, mohimi e denigrimi. Është një kategori tjetër individësh të cilët paraqygojnë se po të atakojnë majat duke qulluar qoftë edhe me gurët e mediokritetit, mendojnë se u e i prekin, i arrijnë dhe i zotërojnë këto maja. Siç është një kategori tjetër që dominohet kryekëput nga etitha dhe historia e pushtetit, e cila është e gatshme ta shpallë vetë brenda një dite shkencëtar, filozof, ministër apo president.
Kjo është dhe bukuria e lirisë e cila është, kjo është hapësirë e pafundme e probabiliteteve dhe e shpresave, por njëherësh dhe e realizimit të tyre. Kja
(Vijon në faqen 6)
VULLNETARËT E ENVERIT KËRKOJNË LIRIMIN E FATOSIT
PETICIONET E FATOSIT JANË PETICIONE TË VULLNETARËVE TË ENVERIT
VAZHDON FUSHATA E MASHTRIMIT E PS
MBROJTJA E KORRUPSIONIT - AKT MADHOR I TURPIT