- Reporte
Tani në Tiranë janë edhe studentët. Kryeqyteti ynë gjithnjë është ndjerë më mirë me rini, praninë e tyre.
. Kryeqyteti ynë gjithnjë është ndjerë më mirë me rini, praninë e tyre. Ndoshta më tepër se kudo në botë shpirti i tyre dhe magjia e tyre prek kryeqytetin tonë, i cili është mësuar me studentët, me dashurinë e tyre, me trëmbimin e tyre dhe me revolucionin e tyre. Djehjori i vitit 1990 është bërë simbol i demokracisë, por para së gjithash është kthyer në metaforë të lirisë, të shpirtit studentor. Tashmë personazhet e atij revolucioni janë larguar nëpër Shqipëri, nëpër botë, duke kërkuar fatin duke kërkuar jetën. Ata që atëherë ishin në vit të parë tani janë në vit të katërt, ata që atëherë u gjendën nëpër birucat e diktaturës, nën breshëritë e plumbave dhe të shkrepjeve të gomës, tashmë drejtojnë sektorë të rëndësishëm të shtetit demokratik, në ekonomi, politikë, diplomaci etj. QYTETI STUDENTI ME TETOR Në 1 tetorin e vitit 1993, qyteti «Studenti» u gjet nën ritmet e përgatitjeve të fundit të studentëve për në auditorë. Atë ditë ... auditore. Atë ditëra që kishin përgatitur për tre muaj me radhë, sot u gdhinë nën vështrimet e studentëve të bukura. Në Xhelozinë, pritjen ankthët, të papriturat që do të shoqërojnë këtë vit shkollor. Një aritmetikë kjo e përjetshme e qytetit rinor. Drejtori i qytetit «Studenti», z. Gjin Progni na tha se jemi përgatitur që të presim studentët në kushte sa më normale. Janë lyer e pastruar të gjitha godinat, janë vendosur dushet e reja në çdo konvikt studentor dhe janë marrë masa për sistemi e ngrohjes dhe ndriçimit, shumë më mirë se një vit më parë. Këtë vit do të trajtojmë 846C studentë që janë sipër mundësive tonë përfunduese. Z. Gjin Progni, qyteti i «Studentit» më 1 tetor është i tërë i emocionuar. Ritabohen të njohurit, të dashurit, të përmalluarit. Aty që janë vetë sfidë e vetmitë dhe e trishtimit. Në Universitetin e Tiranës studentët e rinj akademik, në të cilin vetëm në vitin e parë do të vazhdojnë 172 studentë. Nëpër auditorë në oborr e kudo gjendeshin prapara studentëve që kanë kaluar pushimet nga Greqia e deri në Gjermani. Ndërsa kjo përbën një vëçori të njohjes së kësaj dite Evis Bega studente e vitit të tretë dega gjeografi, ka pushuar në Athinë dhe sapo është kthyer për vitin e ri shkollor. Athina është e bukur shprehet ajo por me Tiranën nuk mund të krahasosh asnjë kryeqytet tjetër. Këtu kemi jetën tonë, të kaluarën dhe të tashmen tonë. Misionar të demokracisë edhe përparimit. Inxhinierët, këta studentë seriozë në Universitetit Politeknik, kanë qenë shtyllat e revolucionit dhe të jetorit. Kushdo që njeh mirë botën e studentëve nuk e ka të vështirë të kuptojë se këta njerëz (megjithëse në kohë paqe të dukën krejt indiferent) e ndjekin me vëmendje zhvillimin e politikës, zhvillimin e jetës, kthesat në këto fusha. Ilirian Pe… …TANI NË TIRANË JANË EDHE STUDENTËT Tani në Tiranë janë edhe studentët. Shifrat përfundimtare të atyre që vazhdojnë këtë vit shkollor akoma nuk kanë dalur, por kjo le të mbetet për afishat dhe raportet. Tirana e ka ndjerë praninë e tyre dhe mrekullinë e tij. Tashmë vjeshta është më e plotë në kryeqytet. Pas shirave, gjetheve dhe gjeve pa lejlek, ai do të trazohët dhe nga lotët e vajzave të bukura që sot më 1 tetor 1993 u ulën nëpër auditoret e ndërtuara universiteteve. MUJE BUÇPAPAJ Tiranë, më 1 tetor 1993
ca, moment i vitit të pestë, është nga personazhet më simpatike të lëvizjes së dhjetorit. Një njeri që vetëm ka punuar me kurajo dhe gjakftohtësi në PD në Forumin Rinor, në Degën e PD, së bashku me miku, e tij Admi-rim Lakra.
Ata sot janë të heshtur dhe siç na thanë ne, do të jenë më së shumti të preokupohen me çështjen e shkollës, të diplomës dhe mbrojtjes së saj.
Por për çështje të demokracisë dhe konsolidimit të saj, ne nuk do të jemi të pavëmendshëm. Nuk është një tjetër mision i tyre, të cilin ne: mund të mohojnë. Pas kësaj është e lidhur me jetën tonë, me ardhmërinë tonë.
Arben Dushi, nënkryetar i Unionit Studentor mbarëkombëtar na thotë se pavarësisht nga kushtet e fillimit ne do të kemi kërkesat tona të vazhdueshme në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të studentëve. Vitin e kaluar Prof. Berisha, pati vlerësuar kërkesat tona dhe na akorduar bursat e plota për çdo student. Kjo sa pati përmirësuar shumë jetën studentëve shqiptarë. Ky trajtim
KETU KEMI JETEN TONE
Fakulteti i Histori-filologjisë me zhurmën e tij karakteristike rifilloi edhe një vit të jetës studentore.
Ato auditorë ku para pak vitesh jemi ulur edhe vetë, tashmë presin studentët e mirënjohur Afrim Krasniqi, Agron Tufa Marku, Rudi Erebara, Alban Bala etj. Z. Krasniqi këtë vit mbylli fakultetin dhe është maft i emocionuar. Brezit tonë thotë ai, ju desh të kontribuonte shumë për demokracinë, për thyerjen e skemës së vjetër, për vendosjen e moralit të vërtetë shoqëror. Urojmë që ky vit, përfundon Afrimi të jetë i qetë dhe me kurajo për të ngjitur më lart emrin e studentëve të universiteteve tona në fushën e dijes dhe shkencës.
Koçi Petriti, dekan i ri i Fakultetit, është më i preokupuar se kurë. Në si dekanat thekson ai kemi bërë çdo përgatitje. Është ly-er e gjithë ndërtesa e fakultetit dhe përgatitur dokumentacioni për vitin e ri gjendesh ...
Interesim i Presidentit dhe i Qeverisë për Shkodrën dhe perspektivën e saj
Zbatimi i embargos ka krijuar probleme për Shkodrën, probleme që nuk ekzistojnë në pjesën tjetër të vendit.
- I është kërkuar qeverisë realizimi i privatizimit me kosto.
- Është hartuar një program për nxitjen e aktivitetit privat, i cili pritet të miratohet nga qeveria.
I pyetur nga gazetari i ATSH-së se si u prit porosia e kryeministrit Meksi në mbledhjen e djeshme të qeverisë, drejtuesit dhe ministrat për të ndihmuar e mbështetur rrethin e Shkodrës, kryetari i këshillit të këtij rrethi, Ali Kazazi, u shpreh se «me siguri që kjo do të krijojë të gjitha premisat e nevojshme për përkrahjen dhe zhvillimin ekonomik shumë më të avancuar se gjer më sot të Shkodrës».
Duke i bërë një analizë gjendjes ekonomike të rrethit, zoti Kazazi vuri në dukje se krahas arritjeve të deritanishme, krahasuar me rrethe të tilla si Tirana, Durrësi, Fieri, Korça etj., gjendja ekonomike e Shkodrës lë shumë për të dëshiruar. Ndër faktorët që kanë ndikuar për këtë ai përmendi dy: së pari embargon e zgjuar dhe mbylljen e kufijve për vite të tëra me fqinjën, Malin e Zi, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, por edhe në ndërprerjen e transportit rrugor, ujor, e hekurudhor. Zbatimi i embargos ka krijuar probleme të cilat aktualisht nuk i ndjen as Shqipëria e Mesme dhe as Shqipëria e Jugut. Ndaj takimi i fundit midis Presidentit të Shqipërisë Berisha dhe Presidentit të Malit të Zi, Bulatoviq, kanë krijuar kushtet që të shprehet dëshira e mirë për bashkëpunimin dhe hapje të rrugëve, por natyrisht e kushtëzuar kjo me embargon. Së dyti, industria që trashëgoi Shkodra është me një teknologji jashtëzakonisht të prapambetur, që prodhon artikuj me cilësi të ulët e kosto të lartë pa gjetur dot treg shitjeje. Që të ndryshojë kjo industri dhe të vihet në eficiencë për të prodhuar, sipas kryetarit të Këshillit të këtij rrethi duhen krahas punës së madhe dhe përpjekjeve të vazhdueshme, edhe burime të konsiderueshme financiare.
I pyetur nga ATSH-ja në lidhje me fushat konkrete ku qeveria mund të mbështesë ekonominë e Shkodrës, zoti Kazazi tha se duke parë gjendjen ekonomike të qytetarëve, punëtorëve dhe specialistëve, vendit.
- I është kërkuar qeverisë realizimi i privatizimit me kosto. - cili pritet të miratohet nga qeveria. Aktivitetet, këshilli i rrethit, administrata e tij dhe grupi i specialistëve dhe ekonomistëve, gjykoj si domosdoshëm paraqitjen në qeveri të dy programeve të zhvillimit. Programi i parë ka të bëjë me përshpejtimin e procesit të privatizimit për të ndaluar shkaktërimin e mëtejshëm të ndërmarrjeve ekzistuese. Për këtë është gjykuar si i domosdoshëm që privatizimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme të realizohet me kosto, pra që shlyerja e tyre të bëhet për një periudhë të shkallëzuar 5,7 apo 10 vjeçare, sipas vlerës së ndërmarrjeve dhe grupit të njerëzve që do t’i blejnë ato. Ndërsa programi i dytë ka të bëjë me nxitjen e aktivitetit prodhues privat. Është programuar të krijohen rreth 36 njësi prodhuese në fushën e industrisë ushqimore si dhe njësi të tjera në fushën e artizanatit, të ndërtimit, ku Shkodra ka burime të pashtërshme, në fushën e punimeve artistike e të metaleve, në atë të mekanikës, të drurit etj.
Për këtë program është punuar tre muaj nga specialistët dhe për të ka paraqitur interesim të veçantë edhe Presidenti i Republikës Sali Berisha, vuri në dukje zoti Kazazi. Gjithashtu ai tha se programi është bërë i njohur jo vetëm në Këshillin e Ministrave, por edhe në çdo dikaster, sipas linjave që ato mbulojnë, dhe së bashku me pushtetin lokal do të punohet në të ardhmen për të nxjerrë realist vlerën e çdo linje a reparti që do të ngrihet, me synimin që të mundësohet financimi i tyre si dhe dalja në treg e mallrave që do të prodhohen në Shkodër.
Në përfundim, kryetari i këshillit të rrethit të Shkodrës, shprehu optimizëm për sigurimin e fondeve të nevojshme për financimin e këtyre programeve që do të krijojnë kushtet e duhura për nisjen e përpëritjes, ekonomike të Shkodrës.
(ATSH)
Zgjedhja i zëdhënësit të Presidentit të Republikës
Zoti P. Korça, bashkë në Alternativa Sot, datë 29 shtator shkruan: «… në Kuvajt, as dhe pas kthimit nga Kuvajti. Ajo është thjesht një mashtrim i papranueshëm i autorit të shkrimit, i cili me mungesë të plotë përgjegjësie i atribuon Kryetarit të Shtetit një deklaratë që ai nuk e ka bërë ndonjëherë.»
Zëdhënësit i Presidentit të Republikës
Ndihma ushqimore nga SHBA
Ditët e fundit në portin e Durrësit mbërritën dy anije me ndihma ushqimore nga SHBA, Anija «Virginia» ka sjellë 22.150 ton oriz, pjesa më e madhe e të cilit po transportohet në depot e rezervave të shtetit, ndërsa pjesa tjetër po u shpërndahet ndërmarrjeve tregtare nëpër rrethe.
Ndërsa anija «Karmen Cita» ka sjellë 2.500 ton gjalpë, i cili po depozitohet në ndërmarrjet frigoriferike të vendit.
(ATSH)
Një dekret dhe një interpelancë në fundjavë
- Miratohet dekreti i Presidentit «Për pengun dhe hipotekën» - Me kërkesën e 6 deputetëve të pavaru[r] u zhvillua një seancë interpelance e Kryetarit të SHIK-ut, zotit Bashkim Gazidede. -
E enjtja, dita e fundit e javës parlamentare, pati si objekt punë të seancës plenare të paradites së saj dekretin e Presidentit «Për pengun dhe hipotekën».
Dekreti në fjalë rregullon marrëdhëniet e detyrimit mes debitorit dhe kreditorit. Sipas tij, hipotek[a], pengu dhe privilegjet janë mjete të sigurimit të përmbushjes së një detyrimi. Dekreti përbëhet prej katër kapitujsh kryesorë, siç janë ai i dispozitave të përgjithshme, i ekzekutimit të detyrueshëm, i pengut dhe ai i hipotekës.
Deputetët bënë pyetje të ndryshme për të cilat morën sqarimet e nevojshme prej specialistëve. Kurse gjatë diskutimit nen për nen u bënë vetëm disa ndryshime të vogla, më tepër të karakterit redaksional. Në përfundim dekreti u miratua pa ekuivoke.
Mbasi[d]tet e ditës së enjte, sipas rregullores së Kuvendit, janë të parashikuara për seanca pyetjesh dhe interpelancash. Këtë të enjte mbasditja iu kushtua interpelancës me kryetarin e SHIK-ut, zotin Bashkim Gazidede. Ajo ish kërkuar nga 6 deputetë të pavarur: Teta, Imami, Pashko, Keko, Jupi dhe Peshkëpia.
Në interpelim e tij zoti Gazidede iu përgjigj pyetjeve se me të drejtë ligjore SHIK-u kishte informuar Ministrinë e Drejtësisë për aktivitetin e avokatit Spartak Ngjela. Gjatë përgjigjes ai sqaroi se, sipas Dispozitave Kryesore Kushtetuese, organet e drejtësisë janë të depolitizuara. Kështu që në një sallë gjyqi askush nuk ka të drejtë të bëjë deklarata politike, ashtu siç ka bërë në fakt avokati Ngjela në gjyqin e zhvilluar për çështjen e gazetarit Aleksandër Frangaj. Në këtë kushte, një oficer i SHIK-ut, i ndodhur rastësisht në këtë sallë gjyqi, nuk kishte se si të mos informonte, kur përpara syve të tij ishte duke u zhvilluar. Në bazë të nenit 4 të ligjit për organizimin e SHIK-ut, SHIK-u ka të drejtë të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë, po në SHIK-u i kishte dërguar Minis…
- Miratohet dekreti i Presidentit «Për pengun dhe hipotekën» -
- Me kërkesën e 6 deputetëve të pavarur u zhvillua një seancë interpelance e Kryetarit të SHIK-ut, zotit Bashkim Gazidede. -
Pyetjet e tjera zoti Gazidede i konsideroi si përpjekje të të njëjtave pyetje, të cilave ai u ishte përgjigjur në një seancë të mëparshme interpelance, gati në vit më parë. Kështu që ai nuk pranoi t’u përgjigjej atyre.
Në fund, duke përfituar nga rasti, zoti Gazidede replikoi në lidhje me një ofezë që deputeti Teodor Keko i kishte bërë publikisht atij disa kohë më parë. «Nëse ju, zoti Keko, me ofenduat publikisht dhe duke më quajtur injorant, mua nuk ma lejon edukata që t’ju quaj juve publisht pijanec». – përfundoi replikën e vet ai. Kjo shkaktoi një gjendje acarimi të fortë te deputetët e pavarur e, sidomos te deputeti Teta...
Në emër të deputetëve të pavarur, vlerësimet për interpelancën i bëri deputeti Imami. Ai deklaratë e avokatit Ngjela e cilësoi si një veprim jo antikushtetues e, për rrjedhim, sipas ligjit «Për organizimin e SHIK-ut», SHIK-u, me informacionin që i dha Ministrisë së Drejtësisë, sipas zotit Imami, ka shkelur ligjin. Gjatë gjithë fjalës së tij deputeti Imami u shpreh me një gjuhë të ashpër. Akuzimet e tij arritën deri atje sa ai të krahasonte SHIK-un me Sigurimin e Shtetit, zoti Gazidede me Feçor Shehun, të shprehë se «… në e njohim arrogancën e shtetit të sotëm…», e të tjera e të tjera «monstruozitetet» të SHIK-ut dhe shtetit demokratik.
Në përfundim të vlerësimeve, deputeti Imami kërkoi një seancë interpelance me kryeministrin për problemet e SHIK-ut. Gjithashtu ai kërkoi që kryeministri të «disponojë shkarkimin e kryetarit të SHIK-ut, zotit Gazidede, dhe t’ia kërkojë këtë shkarkim Presidentit të Republikës».
Me kaq kjo seancë e bashkë me të, edhe punimet e kësaj jave të Kuvendit Popullor përfunduan. Në javën e ardhshme, mes tjerave, pritet të diskutohet edhe projektligji «Për shpytjen».
Demos. 1-RD-93
Nga Kuvendi Popullor
Një dekret dhe një interpelancë në fundjavë
- Miratohet dekret i Presidentit «Për pengun dhe hipotekën» -
- Me kërkesën e deputetëve të pavarur u zhvillua një seancë ...
MESAZH I LIDHJES SË GAZETARËVE TË SHQIPËRISË DËRGUAR «KONGRESIT THEMELUES TË KONFEDERATËS BALLKANIKE TË GAZETARËVE»
SAKTËSIM
I kërkojmë ndjesë shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare për pasaktësinë në shkrimin e botuar në numrin e djeshëm të gazetës sonë, ku thuhet se shkrimtari i deklaroi: «Kam ardhur për pregatitjen e shtëpi shpalosjen e Çmimit “Nobel”», deklaratë të cilën ai nuk e ka bërë para asgjë.
REDAKSIA
Në numrin e nesërm do të lexoni:
F. 3 Intervistë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrin Arta Dade.
F. 4 Intervistë me gazetarin Mehmet Elezi mbi ngjarjet në ish-Jugosllavi, duke pasur në fokus Bosnjen dhe Kosovën.
SHQIPËRISË DERGUAR «KONGRESIT THEMELUES TË KONFEDERATËS BALLKANIKE TË GAZETARËVE» NË SALANIK TË GREQISË
Duke falenderuar sinqerisht për ftesën që i dërguat Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë për të marrë pjesë në Kongresin Themelues të Konfederatës Ballkanike të Gazetarëve, gjykojmë se një iniciativë e tillë është e dobishme për forcimin e lidhjeve midis organizatave profesioniste të gazetarëve të Ballkanit. Parimisht Lidhja jonë, si e vetmja organizatë gazetarësh profesionistë e institucionalizuar në Shqipëri, është e interesuar dhe mbështet çdo nismë të sinqertë që i shërben bashkëpunimit të organizatave të gazetarëve të Ballkanit, çka do të jepte ndihmës e saj për krijimin e një atmosfere të mirëkuptimit në gadishullin tonë.
Në këtë kuadër ne do të dëshironim që në Kongresin Themelues të Konfederatës Ballkanike të Gazetarëve, të përfaqësoheshin të gjitha vendet e Ballkanit nëpërmjet organizatave profesioniste të ligjëruara zyrtarisht.
Sigurimi i një pjesëmarrjeje të tillë do t’i shërbente qëllimit të krijimit të kësaj Konfederate.
Duke qenë se Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, përveç sa më sipër, nuk disponon informacione dhe dokumentacion përkatës për përgjigjen e Kongresit, rezervon të drejtën për të njoftuar qëndrimin e saj pasi të njihet me to.
Përfaqësuesi i gazetarëve të Shqipërisë si koordinator duhet të caktohet nga Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë.
Sinqerisht
Për kryesinë e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë
Kryetari
ENVER BAZA