03/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 tetor 1993

Presidenti Berisha priti delegacionin e Konferencës së Paqes të Jugosllavisë të ngarkuar për paqicat

Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti delegacionin e Konferencës së Paqes të Jugosllavisë të ngarkuar për Paqicat, të kryesuar nga ambasadori Ahrens. Ky i fundit e njoftoi Presidentin me përpjekjet e tij për të zbutur tensionet e për të arritur një marrëveshje mes grupeve etnike në Maqedoni. Presidenti Berisha tha se regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, i kryer në mënyrë të besueshme e transparente, si dhe hapja e shkollave në gjuhën shqipe, duke përfshirë këtu edhe Universitetin, do të ishin masa që do jepnin një kontribut të madh në forcimin e besimit midis komuniteteve shqiptare e autoriteteve maqedonase si edhe do të ndikonin për të përmirësuar më tej marrëdhëniet e laterale midis dy vendeve tona. (ATSH)

Konferencë shtypi e Dr. I. Rugova

...Kryetari i LDK-së, dr. I. Rugova në një konferencë shtypi përshëndeti fjalimin e ministrit të Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai vlerësoi si pozitive kërkesën që Kosova të vendoset nën patronazhin ndërkombëtar dhe atë të dërgohet kontingjenti i forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara. Lideri i LDK-së foli pozitivisht edhe lidhur me fjalimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Alfred Serreqi në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe paralajmëroi se në Kombet e Bashkuara do të bëhet fjalë edhe më vonë. (ATSH)

SHBA E KANË MBËSHTETUR DHE DO TA MBËSHTESIN AKOMA ME TËJ SHQIPËRINË, PD-në DHE PRESIDENTIN BERISHA

Nga data 20-30 shtator, kryetari i PDSH, dhe kryetari Komisionit të Jashtëm parlamentar, z. Eduard Selami së bashku me nënkryetarin e PD dhe kryetarin e grupit parlamentar z. Ali Spahia, me ftesë të Senatit Amerikan zhvilluan një vizitë në SHBA. I pyetur rreth kësaj vizite zoti Selami deklaroi gazetës «RD»: Siç dihet Amerika ka qenë dhe mbetet mbështetësi kryesor i Shqipërisë dhe i PDSH në rrugën për shembjen e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë. Ne kemi vlerësuar dhe vlerësojmë ndihmën që Amerika i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, si një nga faktorët kryesorë të arritjeve dhe të sukseseve të demokracisë në Shqipëri. Amerika është një vend që para së gjithash çmohet për vetë natyrën e tyre e admirojmë dhe e mbështesim. Pikërisht kjo është dhe arsyeja, ritmi i ndryshimeve të Shqipërisë, optimizmi dhe shpresa që ekziston ton në Shqipëri si dhe sukseset e arritura që amerikanët e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin akoma më tej Shqipërinë, PD dhe Presidentin Berisha. Takimet tona kishin një shtrirje të gjerë. Për sa kohë që edhe herë ftesa na u bë nga Senati dhe programi u realizua me ndihmën e 12 vjet të qenurit në opozitë dhe ardhjes në pushtet. Diskutuam mundësinë e zgjerimit të kontakteve dhe informacioneve midis dy partive. Në Partinë Republikane Amerikane patëm rastin të takohemi me kryetarin e saj zotin Barbore. Patëm një takim mjaft të ngrohtë dhe konstruktiv ku dhe aty informuam për PD dhe proceset demokratike në Shqipëri, si dhe u informuam mbi disa nga drejtimet kryesore të politikës së Partisë Republikane, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, analistë, specialisë e diplomat, shkëmbym pikpamje e informacion të gjerë lidhur me politikën e të dy vendeve, me ecurinë e reformës politike në Shqipëri etj. Ashtu si në Shtëpinë e Bardhë edhe këtu bëmë një ekspozë të politikës së jashtme dhe të qëndrimeve të Shqipërisë për krizën në rajon dhe për parandalimin e konfliktit. Takimi më emocionues për ne ishte ai i zhvilluar në Bankën Botërore në nj nga institucionet më të rëndësishme financiare. U takuam me zotin Kemal Dervish. Në këtë takim ne parashtruam jo vetëm vendin e reformës ekonomike e financiare në Shqipëri, por edhe politikën e fundit të qeverisë Meksi për stadin e ri në të cilin ndodhej ajo. Pa diskutim stabilitetin e saj në të gjithë vendin. Pa diskutim, momenti më emocionues ishte kur Kemal Dervish ngriti një dolli siç u shpreh, për vendin me ritëm më të shpejtë të prodhimit të përgjithshëm në Evropë për këtë vit, për Shqipërinë. Sipas analizës së Bankës Botërore, Shqipëria në vitin ’93 zë vendin e parë në rritjen e prodhimit të përgjithshëm në Evropë, pavarësisht se kjo vjen pas një rënie drastike të prodhimit të përgjithshëm në regjimin komunist. Fakti që Shqipëria ka një zhvillim të tillë është jashtëzakonisht inkurajues dhe domethënës. Kjo është arsyeja që Shqipëria, me të drejtë, në Amerikë e kudo, vlerësohet si një surprizë dhe si një vend që ja vlen të ndihmohet akoma më shumë. Po me kaq emocion ishte takimi në Institutin e Studimeve Strategjike, me analistin e shquar, profesor Zbigniew Brzezinski i cili ndodhet aktualisht për vizitë në Shqipëri. Kjo jo vetëm për faktin se takohemi me një nga ideologët kryesorë të luftës kundër komunizmit por dhe me një autor kumtues i famshëm në lidhje me librin «Dështimi i madh» i vlerësuar si një nga studimet më të plota të luftës së ftohtë dhe të rënies së komunizmit, dhe që për mua personalisht ka luajtur një rol të veçantë për forcimin e bindjeve antikomuniste. Takime zhvilluam dhe me Institutin Demokratik dhe Republikane që janë mjete të njohur në Shqipëri për kontributin e tyre të veçantë për fitoren e demokracisë në vendin tonë. Në të dy këto institute diskutuan për rrugët konkrete të zgjerimit të kontributit të tyre, për konsolidimin e strukturave demokratike në Shqipëri. Patëm takime me Fondacionin e Drejtave të Njeriut si dhe Fondacionin «Harrilton» me të cilat shkëmbym informacione dhe mendime mbi respektimin e të drejtave dhe lirive të individit në Shqipëri, mbi ecurinë e reformës etj. Si përfundim në të gjitha nivelet dhe takimet gjetëm një mbështetje e garanci të Amerikës për Shqipërinë Demokratike, për Partinë Demokratike dhe për Presidentin Berisha. Shënim: Në disa takime zoti Spahia nuk ishte i pranishëm, pasi u nis për Strasburg, për të marrë pjesë në punimet e sesionit të Këshillit të Evropës. - ...Shqipëria vlerësohet në Amerikë, si një surprizë e Lindjes. - Garanci në të gjitha nivelet për mbështetje të Shqipërisë demokratike. - Kemal Dervish: «Shqipëria, vendi me rritje vitin 1993». … vlerësuar dhe vlejësojmë së gjithash çallohet nga roli dhe vendi i veçantë që ka liria, si themeli i vërtetë i një shoqërie demokratike dhe ky është një sukses i vetë Amerikës. Amerika është një vend ku liria në kuptimin e saj më të plotë është një kult dhe format e shprehjes së saj i ndesh që në kontaktet e para të jetës së përditshme dhe deri në piramidën e hierarkisë shtetërore. Një ilustrim i vogël dhe konkret i saj është fakti që çdo amerikan është i lirë të vizitojë dhe të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, në shëtitoren ku banon Presidenti i Amerikës. Siç dihet, lufta e ftohtë e vendosi Amerikën, së bashku me aleatët e saj perëndimorë, në krye të përpjekjeve për shembjen e komunizmit. Përfundimi i luftës së ftohtë dhe shembja e perandorisë komuniste e ka bërë Amerikën që të mbetet fuqia vetme. Pesha politike, ekonomike dhe ushtarake e saj është përcaktuese sot në politikën globale. Për Shqipërinë demokratike dhe PDSH, Amerika ka përbërë dhe përbën që në fillimet e saj, një nga përparësitë e politikës së jashtme. Familjarisht duhet thënë se nga të dyja administratat amerikane si nga administrata e Bushit ashtu edhe nga ajo e re e Klintonit ka një predispozitë të veçantë për të ndihmuar e mbështetur Shqipërinë. Pikërisht këtë predispozicion të veçantë për të ndihmuar e mbështetur Shqipërinë demokratike në e vumë re kudo, në të gjitha takimet që patëm, që nga Senati e Shtëpia e Bardhë e deri në institucione dhe organizata të ndryshme amerikane. Pavarsisht se Amerika sot, pas fitores së luftës së ftohtë, është përqendruar më tepër në politikën e brendshme dhe në problemet e brendshme, në sistemin e rikëmbimit dhe zgjerimit të mendimit të Amerikës ka qenë dhe është një vend që të cilin duhen shtuar përpjekjet tona për të siguruar një mbështetje të mëtejshme si politike, ashtu edhe ekonomike, ushtarake e diplomatike. Është interesant të theksohet se Shqipëria vlerësohet në Amerikë si një vend europian i vogël, një vend që jo vetëm bën pjesë në një nga më të varfërit, por që vlerësohet si një vend politikisht dhe ekonomikisht në rrugën e demokratizimit dhe të zhvillimit. Një nga veprimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Shqipërisë është ndërmarrë në këtë kohë, kur në gjirin e saj ka një sistem demokratik, një mendim dhe një vend të lirë e të hapur për të gjithë. Kjo është një nga arsyet kryesore që Amerika është një nga vendet që kërkon të japë mbështetjen e saj, jo vetëm politike, por edhe ekonomike, ushtarake dhe vetëm bën pjesë në dhe ekonomikisht në rrugën e demokratizimit dhe të zhvillimit… që edhe rreth iresa ndihmën e Agjencisë Amerikane të Informacionit (të cilës ne i jemi shumë mirënjohës), fokusi i takimeve tona ishte Senati dhe Kongresi amerikan, informimi i tyre për ecurinë e reformës politike, ekonomike dhe legjislative të Shqipërisë, për problemet që ballafaqohet sot Shqipëria si brenda vendit ashtu dhe në rajon. Në Senatin dhe në Kongresin Amerikan ne patëm takime të shumta me senatorë dhe kongresmenë si Hamilton, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, senatorët McKay, senatorët Levin, kongresmenët Rose, Engel, Salamon, Frost, McClosky etj. me përfaqësues të Komisionit të Jashtëm, me analistë politikë, me përfaqësues të Komisionit të Drejtave të Njeriut në Kongres, me përfaqësues të Institutit të Kërkimeve etj. Në takimet që patëm në të gjitha këto nivele të Kongresit morëm garancinë për mbështetjen e mëtejshme të Shqipërisë, në ecurinë e saj drejt reformës, shkëmbyen mendime dhe u informuam lidhur me qëndrimin e Kongresit Amerikan për krizën në rajon si dhe për zhvillimet politike më gjerë, u informuam lidhur me qëndrimet e Kongresit Amerikan për disa nga problemet aktuale në Amerikë, që janë me nivelin kaq të lartë midis PDSH dhe dy partive kryesore në Amerikë. Në Partinë Demokratike Amerikane ne u takuam me drejtorin politik të saj zotin Craig Smith, i cili zvëndësonte kryetarin e partisë që ndodhej në Kaliforni. E informuam për programin, platformën dhe për mënyrën e funksionimit të PDSH, për peshën dhe rolin që ajo ka në jetën politike shqiptare, për problemet që ajo ballafaqohet si brenda ashtu dhe jashtë. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Partisë Demokratike Amerikane na informuan për mënyrën e funksionimit të Partisë Demokratike Amerikane, për nivelin federal, shtetëror dhe lokal, për disa nga problemet dhe cilat ajo po ndeshet tani mbas optimizmit dhe sipërfaqës së… ton në Shqipëri si dhe sukseset e arritura në Amerikën e bashkë… Për sa kohë që edhe rreth iresa në Amerikë

Ministri i Jashtëm shqiptar vazhdon takimet me homologët e tij në Nju Jork

Në vazhdën e takimeve të tij me ministrat e Jashtëm të vendeve të ndryshme, të cilët ndodhen në Nju Jork për të marrë pjesë në Sesionin e 48-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i punëve të Jashtme Alfred Serreqi, u takua të enjten me ministrin e Jashtëm të Belgjikës Vili Klaes. Në takim u vlerësuan arritjet, demokratike të Shqipërisë në drejtim të ekonomisë së tregut, respektimit të të drejtave të njeriut etj. Vili Klaes, i cili është edhe President i Këshillit të Ministrave të Komunitetit Europian, theksoi vendosmërinë e Komunitetit Evropian për të forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë në fushat politike, ekonomike etj., dhe për të stimuluar përparimin e Shqipërisë. Të dy ministrat u ndalën gjerësisht në situatën në ish - Jugosllavi, në përpjekjet që duhen të bëjë komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Jug, në problemin e sanksioneve kundër Serbisë etj. Në takimin mes ministrit të Jashtëm shqiptar dhe atij, të Holandës, Piter Koimans, u konstatua keqësimi i situatës në Kosovë pas ndërprerjes së mandatit të vëzhguesve të KSBE-së. Pasi diskutuan për rëndësinë e një zgjidhjeje ndërkombëtare të krizës, ministri i jashtëm hollandez shprehu interesim të veçantë për planin prej 6 pikash të Presidentit shqiptar Sali Berisha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Përpjekjet e Komunitetit Europian për ndalimin e luftës dhe arritjen e paqes në Bosnje dhe rëndësia e pranis. së monitoruese të KSBE-së në Kosovë, u trajtuan në takimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Serreqi me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Niels Helveg Petersen. Ministri danez shprehu interesimin e qeverisë së tij për të ndihmuar Shqipërinë në realizimin e programeve ekonomike të qeverisë demokratike. Njëkohësisht takime dypalëshe ministri Serreqi zhvilloi edhe me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Polonisë, Marokut, Filipineve etj. (ATSH) … one kundër Serbisë etj. Në takimin me ministrit të Jashtëm shqiptar dhe atij, të Holandës, Piter Koinans, u konsta… (ATSH)

Koncert i këngëtarëve shqiptarë dhe italianë

Të premten një grup këngëtarësh dhe komplekse muzikore italiane e shqiptare, nën kujdesin e ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve, si dhe Radiotelevizionit shqiptar, dhanë në stadiumin e qytetit të Durrësit koncertin e tyre të parë në vendin tonë. Prezantuesja Rudina Magjistari ftoi njëri pas tjetrit në skenë këngëtarën Shirli Polena dhe këngëtarët italianë Miki dhe Pino D’Angio. Koncertin, që e ndoqën disa qindra të rinj e të reja durrsake, e mbylli kompleksi italian «Follage». Këngëtari 41 vjeçar Pino D’Angio, fitues i 4 disqeve të artë në shtete të ndryshme të Evropës, i tha gazetarit të ATSH-së se ky grup artistësh do të japë 7 koncerte në qytetet kryesore të vendit.

NE UNIVERSITETIN E PRISHTINES FILLOI VITI I RI AKADEMIK

Në Universitetin e Prishtinës, në të gjitha fakultetet dhe shkollat e larta, filloi viti i tretë i punës së universitetit shqiptar të Prishtinës nëpër shtëpi private, pasi regjimi policor serb e dëboi nga lokalet e veta universitare dhe donte ta mbyllte. Duhët theksuar se këshilli për mësim i kuvendit të Universitetit të Prishtinës, aprovoi planin e botues për këtë vit në mbi 70 tituj të ndryshëm. (ATSH)

Koncert i këngëtarëve

SAKTËSIM

Artikulli me titullin «Një ve…» … mbi reformën tatimore në Shqipëri, botuar në numrin e djeshëm, në 12 ishte shkru… ar nga zv/ kryeministri, financave dhe ekonomisë, Robert Ç… ku.