ZOTI BERISHA TAKOHET ME ZOTIN LA PERGOLA
Në radhë të parë dua t’ju falënderoj për ndihmën e madhe dhe përkujdesjen e vazhdueshme që tregoni për vendosjen në Shqipëri për një legjislacion në përshtatje me standardet europiane,—tha Presidenti Berisha në fillim të takimit me zotin La Pergola.
Ndimha juaj personale dhe bashkëpunimi i Shqipërisë me Komisionin Europian «Demokracia nëpërmjet ligjit», ka qenë i një rëndësie të madhe për ne. Fryt i kësaj ndihme dhe bashkëpunimi është Karta e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, e cila është sot një ndër më të përparuara në Evropë dhe, pavarësisht se pati nga ata që edhe nuk nguruan të ngrinin kundër saj, ajo do të mbetet në historinë e së drejtës shqiptare një monument i vërtetë për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Unë kam kënaqësinë t’ju konfirmoj sot se kjo Kartë po zbatohet gjerësisht në Shqipëri. Bashkëpunimin me ju ne mendojmë dhe jemi të vendosur ta vazhdojmë tani dhe të ardhmen. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm dhe për ligje të tjera kushtetuese që qëndrojnë në bazë të institucioneve demokratike. Me Institutin tuaj të rëndësishëm ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë për të hartuar projektin përfundimtar të kushtetutës, të cilën jemi plotësisht të vendosur që të jetë në përputhje me vlerat dhe parimet universale të një shoqërie demokratike.
Nga ana tjetër dua të ritheksoj,—vazhdoi Presidenti,—se, pavarësisht nga politizimet e pamotivuara nga ana e disa elementëve të caktuar, grupi i punës për hartimin e Kushtetutës dhe Komisioni Kushtetues kanë bërë një punë serioze. Ky projekt mendohet të miratohet nga një Asamble Kushtetuese dhe kjo jo për të ngushtuar hapësirën apo të drejtat e tjerëve.
(Vijon në faqen 4)
KOMUNISTËT KONSERVATORË SHKAKTOJNË gjakderdhje NË RUSI
GRUSHT FASHIST I HAZBULLATOVIT DHE RUTSKOIT NË RUSI
- Komunistët konservatorë tregojnë se nuk heqin dorë nga synimet dhe përpjekjet e tyre për të rimarrë pushtetin.
- Fanatizmi e komunizmit shkaktojnë përsëri gjakderdhje.
- Komunistët konservatorë tregojnë se nuk heqin dorë nga synimet dhe përpjekjet e tyre për të rimarrë pushtetin. - Fanatizmi e komunizmit shkaktojnë përsëri gjakderdhje. Nën alarmin e humbjes përfundimtare dhe të tërbuar nga histeria për t’u rikthyer me çdo kusht e çmim në pushtet, komunistët konservatorë në Rusi, nën komandën e Hazbullatovit dhe Rutskoi, manipuluan turma komunistësh konservatorë e nostalgjikësh të pasueshëm në protesta dhe veprime të jashtëligjshme dhe të dhunshme kundër Presidentit Jelcin dhe pushtetit të tij legjitim. Edhe pse e kishin të qartë se Jelcin gëzonte përkrahjen dhe mbështetjen masive në ushtri dhe në popull, edhe pse e kuptonin që me të është e drejta dhe ligji dhe se ai ishte i vendosur t’i mbronte këto deri në fund, duke dorë nga synimet dhe përpjekjet. E sotmja dhe historia do t’i bëjnë fajtorë komunistët konservatorë për këtë dramë - tragjedi të rëndë që luajtën pa pikë vrasje në ndërgjegje me jetë qytetarësh rusë. Shifrat për të vrarët e të plagosurit akoma nuk janë të sakta. Komunizmi lindi si praktikë shtetërore në Rusi dhe iu imponua popullit rus dhe popujve të tjerë të ish-perandorisë cariste me mastrim e me dhunë. Për afro 70 vjet ai sundoi duke bashkëjetuar me krimin e dhunën, me kampet famëkeqe të përqendrimit, internimet, masive, ndjekjet dhe survejimet për breza të tërë duke e shndërruar ish-Bashkimin Sovjetik në një burg popujsh. Vrasjet, burgimet, dhuna fizike dhe shpirtërore, kombëtare dhe sociale, ishin të vetmet armë, të ekzistencës deri në shpërbërjen e tij të plotë, në kthimin e Bashkimit Sovjetik në një shtet germadhë. Feudo-komunizmi rus e ruajti dhe e përsosi karakterin militarist të vendit, e ngriti militarizmin në një doktrinë shtetërore dhe ushtroi forcën ushtarake në të gjitha format e në të gjitha sferat e jetës. Ai u shkri me të u identifikua me këtë pamje. Të ardhur në pushtet me revolucionin me dhunë, komunistët konservatorë, që si frymëmar[r]je të tyre kanë vetëm dhunën, nuk mund të pajtoheshin me proceset demokratike në Rusi. Ata, në rastet e ndryshme e kanë manifestuar këtë gjatë kohëve të fundit, duke nxjerrë në rrugë turma të fanatizuara dhe ekstremistësh, i kanë nxitur ato për konfrontime duke rrezikuar deri në shpërthimin e një lufte civile në vend. Duke i pasur rrënjët e pushtetit të tyre në gjakun e popujve dhe të njerëzve të pafajshëm, për të mbijetuar në pushtet ata kërkuan sërish këto ditë të përsëritin Revolucionin e Tetorit duke shkaktuar sërish gjakderdhje në rrugët e Moskës. E tija diktatoriale për pushtet me çdo çmim i ka bërë ata të shfaqen aktualisht jashtë kohës, jashtë politikës bashkëkohore dhe kërkesave të panumërta të saj, si fanatizma komunistosaurës të cilat historia i ka dënuar përfundimisht të zhduken. Historia nuk mund të përsëritet ndryshe veçse si një farsë. Përpjekja e Rutsk[o]it dhe e Hazbullatovit dhe deputetëve komunistë konservatorë për të përsëritur atë nuk mund të jetë tjetër veçse një farsë e dëshpëtuar tragjike. Rusia humbi në mënyrën më të dhimbshme disa dekada jetë nga historia e saj, u zhyt në labirintet e errëta të dhunës së ushtruar nëpërmjet luftës pa cak njerëzor të klasave dhe të ambicieve perandorake. Rusia e njerëzve dhe e tokës së saj u bë sinonim i mjerimit dhe varfërisë... tokës së pasur u bë sinonim i mjerimit dhe i varfërisë, i shkeljes së dinjitetit dhe personalitetit, i mohimit total të identitetit të kombeve dhe kombësive. Ajo u dënua në mënyrën më mizore nga komunizmi me falimentimin e vetëfajësimit. Këtë të vërtetë e jetoi me të gjithë peshën e tij populli rus, njerëzit e thjeshtë të punës që u zhgënjyen tmerrësisht në ndjenjat, aspiratat dhe sakrificat e tyre sublime. Janë këta që nuk mund të lejojnë më të luhej me fatet e vendit të tyre, me fatet e jetës së tyre dhe që e detyruan kastën e lartë të pushtetit të hyjë në rrugën e reformave. Por komunistët konservatorë i panë këto reforma thjesht në cakun e interesit të tyre për të mbijetuar në pushtet, për t’i veshur pushtetit të tyre një cipë reformuese duke ruajtur thelbin e tij të pandryshuar. Dëshirave dhe aspiratave të ligjshme mbarëpopullore për përmbysje dhe ndryshime rrënjësore, duke mos qenë në gjendje të dalin jashtë natyrës së atij sistemi që ata kanë përfaqësuar, jashtë karakterit, natyrës dhe interesave të tyre të ngushta egoiste, ata iu kundërvunë duke u urdhëruar nga instinkti i tyre i gjakderdhjes, duke tentuar të rivendosnin dhunën në pushtet. Populli rus, kombet dhe kombësitë që jetojnë në Federatën Ruse nuk kanë asgjë të përbashkët me Rutskoin dhe Hazbullatovin, nuk kanë asgjë të përbashkët me turmat e fanatizuara prej tyre dhe me ekstremistët konservatorë rusë. Ata nuk mund të lejojnë më që me fatet e tyre të lozë një kastë e etur për gjak dhe shtypje, një klikë që ka ndjellë e ndjell vetëm zi dhe kob, që ka mbjellë e mbjell vetëm vrasje dhe izolim, frikë dhe tmerr. Populli rus, popull me shpirt të gjerë demokratik, kërkon që të jetojë, ashtu si edhe e meriton, pjesë e familjes së madhe demokratike të popujve të planetit. Ai nuk dëshiron një farsë demokratike, por një demokraci të vërtetë. Ai jo vetëm e dëshiron këtë jetë, por edhe është i ndërgjegjësuar për këtë, për të mos lejuar kurrë më të përfshihet e kaluara e hidhur për veten e tij, për të mos lejuar që të përdoret sërish Rusia si zhardh i Evropës. Mbështetja që ata i japin forcave demokratike në Rusi, vullneti për të vendosur për sotmen dhe të ardhmen e saj me votën e tyre të lirë dhe jo nëpërmjet dhunës në rrugë, dëshmojnë qartë për zgjedhjen e tij. Sot ariu rus nuk është më ariu i fjetur i pyllit rus. Kush i bën shoqëri ndryshe, i ka bërë gabim dhe shpejt do të gjendet në ethet e dëshpërimit, do të përgjigjet përpara drejtësisë së një populli që nuk është i vetëm, por i mbështetur, nga i gjithë opinioni demokratik dhe përparimtar ndërkombëtar. BASHKIM TRENOVA
…shme përkrahjen dhe mbështetjen masive në ushtri dhe në popull, dhe deri në fund, duke përdorur edhe forcën e armëve, ata përsëri ndërsyen pasuesit e tyre drejt konfrontimit me forcat e rendit, pa u merakosur për viktimat.
Duke jetuar me tmerr fundin e ëndrrës së tij për t’u bërë president, Aleksandër Rutskoi urdhëroi kalimin e hapur në grusht shteti, duke sulmuar Bashkinë, Televizionin. Dhe turma ekstremi-
shme Bashkinë, Televizionin. Dhe turma ekstremiste e kthyer nga lu-
gjë dhe vendosmërí besnikë autoritetit dhe veprës së Jelcinit. për këtë dramë – tragjedi të lënë sakta. Flitet për mbi 20 të vrarë e rreth 150 të plagosur.
Edhe këta duhet të llogariten në shifrat astronomike të viktimave të komunizmit.
Presidenti Jelcin, pasi u kapërcye çaku i durimit dhe i tolerancës, iu përgjigj sfidës dhe aventurës së komunistëve konservatorë dhe ekstremistë deri në hestëri, me forcën e ligjit dhe të armëve. Bashkë dhe TV rus.
- TV rus.
- mbrojtëse.
- marrin Shtëpinë e Bardhë, Parlamentin rus.
- të shtënat dhe nxitën gjakderdhjen» - deklaron Jelcin.
- Perëndimi: Mbështetje të plotë Jelcinit.
- njohin. Me dhunë ata kërkonin të mbronin legjitimitetin e tyre.
TV pasi shkatarrojnë kati i parë i godinës. Me 4)
Informacion i orëve të fundit të datës 4.10.93
Rutskoi dhe Hasbullatov arrestohen dhe dërgohen në një burg në periferi të Moskës.
Deputetët dalin nga parlamenti
S. kurse bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve, në orën 11.50 sipas orës së Moskës, dhe ministri i mbrojtjes i Rusisë, Grashov vajti në Parlamentin rus dhe zhvilloi një takim jashtë tij me deputetët që dolën me flamur të bardhë.
Në përfundim të takimit Grashov u largua ndërsa deputetët hynë përsëri në sallën e parlamentit.
Rreth orës 14.00 presidenti Jelcin deklaroi shtetrrethimin. Në orën 16.30 para shkallëve të parlamentit u afruan disa autobu-
Momente dramatike. Një provë tjetër force për Jelcinin dhe demokracinë
Moska në flakë
Sulm i armatosur i konservatorëve ndaj godinës së Bashkisë dhe TV rus. Mbi 20 të vrarë në përleshjet midis rebelëve dhe trupave mbrojtëse.
- Sulm i armatosur i konservatorëve ndaj godinës së Bashkisë dhe TV rus.
- Mbi 20 të vrarë në përleshjet midis rebelëve dhe trupave mbrojtëse.
- Mbas trazirave të para Jelcin kontrollon situatën. Trupat speciale po marrin Shtëpinë e Bardhë, Parlamentin rus.
- «Nuk do të ketë falje për komunistët kriminelë që filluan të shtënat dhe nxitën gjakderdhjen» - deklaron Jelcin.
- Perëndimi: Mbështetje të plotë Jelcinit.
- Komunistët konservatorë treguan se dhuna është i vetmi mjet që njohin.
Dy javë pas, Jelcini me një dekret të tij shpërndan parlamentin, kriza politike në Rusi mbërriti kulmin. Në një miting të zhvilluar para përpara «Shtëpisë së Bardhë», Parlamentit rus, Rutskoi, Presidenti i shpallur prej forcave konservatore të parlamentit, i kërkoi pasuesve të tij të sulmonin Bashkinë dhe godinën e TV kombëtar. Nën thirrjen e këtij gjenerali të kthyer nga lufta në Afganistan, turmat histerike, që demonstronin me flamujt e komunizmit në dorë, u nisën drejt objekteve të treguara. Kjo ndodhi në mbasdite – dates 3 tetor.
Të drejtuar nga gjenerali Makashov, përgjegjës për trupat e sigurimit të parlamentit, konservatorët sulmuan TV. Mbas përleshjeve që zgjatën jo pak, trupat e Makashovit mundën të hyjnë në Bashkinë dhe TV rus.
TV pasi shkatërrojnë portën me një kamion. TV për disa kohë pushoi transmetimin dhe Rusia mësonte se ç’ndodhte në Moskë vetëm nëpërmjet stacionit lokal të Moskës.
Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë, sepse forcat rebele të konservatorëve nuk mundën të shkonin më larg se kati i parë i godinës. Më pas trupat speciale të Jelcinit e rimorën godinën.
Bilanci: mbi 20 të vrarë dhe qindra të plagosur, midis tyre edhe gazetarë e kronistë të TV. Flitet se është plagosur edhe Makashovi.
Ndërkohë Jelcini me helikopter drejtohet në Kremlin. Rreth Moskës 50 mijë trupa ushtarake të ndërhyrjes presin urdhrat e tij, 10 mijë trupa të tjera të gardës.
(Vijon në faqen 4)
Nga zhvillimet në Moskë
RUCKOI KERKON TANKE KUNDER KREMLINIT
Zëvendëspresidenti i Rusisë Aleksandër Ruckoi bëri thirrje të dielën për përdorimin e tankeve kundër Kremlinit, theksoi një dëshmitar.
JELCINI SHPALL GJENDJEN E JASHTEZAKONSHME
Presidenti Boris Jelcin deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme. Ky vendim bëhet ndërsa komunistët e vijës së ashpër ndërmorën një kryengritje të armatosur për rrëzimin e tij gjatë një indiference politike 12 ditëshe lidhur me të ardhmen e Rusisë.
Ndërkohë, një zëdhënës presidencial njofton se presidenti Boris Jelcin ka nën kontroll të plotë forcat ruse pavarësisht nga deklarata e një zyrtari të lartë të parlamentit rus se rreth 100 forca të Ministrisë së Brendshme kanë dezertuar dhe janë bashkuar me parlamentin e rebeluar. Ai ka thënë se Brendshme kanë dezertuar dhe janë bashkuar me legjislatorët që kanë përkrahur presidentin Boris Jelcin. I pyetur nëse Jelcini është në kontroll të situatës, zëdhënësi tha: Ai ka nën kontroll trupat.
MINISTRIA E BRENDSHME DHE E SIGURIMIT MBESHTE-SIN JELCININ
Zëdhënësat për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Sigurimit, ish-KGB, theksuan sot se ata i qëndrojnë besnik presidentit Boris Jelcin pa rebelimit të përkrahësve të vijës së ashpër.
«Ne i qëndrojmë besnik presidentit Jelcin», theksoi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, i pyetur në se ministri Viktor Jerin ka nën kontroll trupat e tij pas dezertimit të rreth 200 vetëve të parlamentarët rebelë të dielën, u përgjigj: «Ne jemi në kontroll të trupave».
QEVERIA RUSE DEKLARON SE ËSHTË E DETYRUAR TË PËRDORE FORCEN
Qeveria ruse është e detyruar të përdorë forcën për të shtypur rebelimin në Moskë dhe do të bëjë gjithçka që do të mundë për t’i dhënë fund krizës, theksohet në një deklaratë qeveritare transmetuar në televizionin e Bashkësisë. «Qeveria është e detyruar që të përdorë forcën për t’i dhënë fund veprimeve të aventurierëve politikë», thuhet në deklaratë.
SHBA SHPREH PERKRAHJEJEN PER JELCININ
UASHINGTON. - Presidenti amerikan Bill Klinton i shprehu përkrahjen e tij për presidentin rus Boris Jelcin të dielën, duke fajësuar për dhunën në Moskë kundërshtarët e Jelcinit. «Unë jam ende i bindur se SHBA duhet të përkrahë presidentin Jelcin dhe procesin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta», theksoi ai në një deklaratë të shkurtër jashtë «Shtëpisë së Bardhë».
«Ne nuk mund të jemi të pavendosur në këtë pikë», u deklaroi Klinton gazetarëve. Klinton, që u njoftua shkurtimisht për situatën
(Vijon në faqen 4)