06/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 tetor 1993

Mirënjohje të thellë Komunitetit Evropian dhe zotit Marchini Camia

-Fjala e zotit Sali Berisha në ceremoninë e dekorimit të zotit M. Camia- I nderuar zoti Marchini Camia, Zonja dhe zotërinj, Shkëlqesi ambasadorë. I nderuar zoti Marchini Camia, Zonja dhe zotërinj, Shkëlqesi ambasadorë. Jemi mbledhur sot në këtë ceremoni dekorimi të z. Marchini Camia, me rastin e largimit të tij nga Shqipëria. Periudha gjatë së cilës ju, zoti Marchini Camia, punuat në Shqipëri dhe i ndihmuat Shqipërisë, është një ndër më të shënuarat dhe më të veçantat në historinë e saj. Ajo është periudha e shërbimit të diktaturës komuniste, moment të cilin regjimi në agoninë e tij, nëpërmjet dhunës, terrorit, djegieve e plaçkitjeve, eksodove të organizuara, ia doli të shndërrojë në një agoni të vërtetë për vendin dhe kombin. Kjo është periudha e dhimbjeve të mëdha kombëtare. Unë jam dëshmitar se ju i përjetuat ato momente me gëzimin madh të sakrifikimit të një diktature dhe heqardhjen e thellë për shkatërrimet barbare që ajo po i shkaktonte vendit. Shqipëri ishte gjithashtu periudha e rilindjes së vërtetë kombëtare, sepse shqiptarët dhe diktaturës komuniste dhe për të ndërtuar një Shqipëri sipas standarteve evropiane. Por, vetëkuptohet se, vetëm dënimi dhe dëshira nuk mjaftonin për të dominuar dhe kapërcyer varfërinë ekstreme, urinë, kaosin, anarkinë që mbizotëronin në vend. Për t’i dominuar ato, përveç kurajos duhej ndihma e madhe dhe do të thosha, se kjo ndihmë bujare dhe jetike për fatet e vendit, për zhvillimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut i erdhi Shqipërisë në radhë të parë nga Komuniteti Evropian. Thirrjes së shqiptarëve «E duam Shqipërinë si gjithë Evropa», Evropa e qytetëruar me bujari dhe solidaritet të madh iu përgjigj «E duam Shqipërinë sa më shpejt në Evropë». Kurrë ndonjëherë në historinë tonë mijëvjeçare nuk jemi ndihmuar kaq shumë dhe kaq bujarisht sa ç’jemi ndihmuar në këtë periudhë nga Komuniteti Evropian. Zonja dhe zotërinj, Unë shfrytëzoj këtë rast për t’i shprehur mirënjohjen time të thellë Komunitetit Evropian dhe vendeve anëtare, qeverive të tyre për këtë ndihmë bujare që ata i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë. Por mirënjohja ime e thellë dhe e të gjithë shqiptarëve vëngjël dhe të mëdhenj, të rinj dhe të moshuar, burra dhe gra, është gjithashtu për të gjithë qytetarët e vendeve të K.E. që ndihmuan... me ndihmën, dërgesën dhe taksat e tyre ndihmuan kaq shumë në ringjalljen e vendit tonë. Zoti i bekoftë ato, vendet e tyre dhe bashkësinë evropiane. Me këtë rast unë dua t’ju shpreh nga thellësia e zemrës juve, zoti Marchini Camia, mirënjohjen e thellë timen dhe të shqiptarëve për ndihmesën e madhe që keni dhënë dhe jepni në afrimin e Shqipërisë me KE, në bashkëpunimin e Shqipërisë me këtë Komunitet. Gjatë kësaj periudhe ju keni patur një rol fisnik të dyfishtë. Vërtetë këtu në Shqipëri ju keni përfaqësuar KE, kurse në Bruksel, dhe këtë e them me mirënjohje të thellë, keni përfaqësuar edhe Shqipërinë. Dhe kjo jo vetëm se ju atje keni paraqitur me realizëm dhe dashamirësi të madhe të gjitha vështirësitë, gjendjen, kërkesat dhe problemet tona, porse ju, si mik i vërtetë, i keni dhënë një ndihmë shumë të madhe ambasadorit tonë atje dhe të gjithë delegacioneve tona. Dhe këtë ju e keni bërë vetëm nga dashuria e thellë që ushqeni për shqiptarët dhe Shqipërinë. I nderuari z. Marchini Camia, Këto ditë misioni juaj në Shqipëri mori fund, por dua t’ju siguroj se ju jeni dhe do të mbeteni një mik i shquar i Shqipërisë. Duke dashur t’ju shpreh mirënjohjen e madhe për ndjenjat e ngrohta dhe miqësore të respektit dhe dashurisë së mbarë shqiptarëve, unë kam zgjedhur për ju sot medaljen «Nënë Tereza», personalitet ky që simbolizon dashurinë e njeriut për njeriun, dashurinë e Zotit për njeriun, forcën e dashurisë së njeriut. Kurse medalja në rastin konkret, dashurinë që shqiptarët ushqejnë për ju dhe ju për shqiptarët. Faleminderit! shqiptarë, shndërron se ju i përjetuat ato momente me gëzimin e madh të shkatërrimit të një diktature dhe keqardhjen vendit. Shqipëri ishte gjithashtu periudha e ringjalljes së vërtetë kombëtare, sepse shqiptarët dhe Shqipëria ia dolën me një kurajo të jashtëzakonshme, por edhe në përpjekjet sakrifikuese të mëdha, të shënojnë në këtë periudhë të shkurtër kthesën e madhe në historinë e tyre, të dalin nga izolimi i tyre gjysmëshekullor, të hapen me Evropën dhe dhe botën, të ndërmarrin me sukses reforma të thella politike, legjislative, institucionale dhe ekonomike që kanë patur si qëllim integrimin e Shqipërisë në Evropë, ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut, duke dëshmuar kështu qartë para vetes, fëmijëve të tyre Evropës dhe mbarë botës se ata meritojnë me dinjitet dhe dinë të përdorin me mençuri lirinë e shumëpritur dhe demokracinë që fituan me aq sakrifica. Në të gjithë këto procese ringjalljeje historike për kombin dhe vendin tonë, ju zoti Marchini Camia, keni qenë jo vetëm dëshmitar i vendosmërisë të tyre, por njëkohësisht edhe ndihmës aktiv dhe këshilltar i pakupryer i Shqipërisë. Qeveria dhe të gjithë shqiptarët kanë patur te ju një mik dhe dashamirës të vërtetë që gëzoheshe njëlloj si ato për arritjet e tyre dhe trishtoheshe së bashku me ta për mossukseset e tyre. Për vitet 91-93 do të shënohen në historinë e vendit tonë edhe si vitet e solidaritetit të madh ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, të Komunitetit Evropian që ju përfaqësuani. Në përpjekjet e para kundër diktaturës, rinia shqiptare lëshoi thirrjet «E duam Shqipërinë si gjithë Evropa». Kjo thirrje përmbante në vetvete dëshirën për politikën e izolimit të thellë, në të cilën e kishin zhytur vendin pushtetarët komunistë, por edhe dëshirën e madhe për të kapërcyer e për t’u ndarë sa më shpejt nga pasojat shkatërrimtare të di-

Kryetari i Partisë Demokratike shqiptare Zoti Eduard Selami

TIRANË Që në fillim zoti Eduard Selami, ju theksuam se: demokracia që lindi dhe po rritet në rrethin tonë dhe në gjithë Shqipërinë është e pathyeshme dhe si e tillë mbetet e pacënueshme. Ju drejtohemi Ju, si deputet i rrethit të Korçës dhe si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, që populli i Korçës e do me aq zemër demokracinë, për të ngritur zërin tuaj që të pritet rruga disa huliganëve dhe kriminelëve që s’e dimë për çfarë shkakësh kërçënojnë dhe terrorizojnë jetë njerëzish të pafajshëm. Sindakata e pavarur e aparatit të Këshillit të Rrethit Korçë, duke marrë shkak nga një rast flagrant të rrahjes në mënyrë barbare të juristit të këtij këshillit të Rrethit zotit Pirro Stefanis, në mes të ditës, i cili kthehej nga puna në shtëpi dhe tani ndodhet në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital dhe të injunduar thellë edhe nga disa raste të tjera në qytetin tonë si: 1. - Hyhet në sallën e operimit të spitalit civil të rrethit të Korçës nga njerëz të pakontrollueshëm dhe të paidentifikuar, kërcënojnë mjekun duke i marrë doreza dhe lënë të semurin në mëshirë të fatit. 2. - Vihen dinamit nëpër dyert e njerëzve, zotërinjtë e rendit çfarë bëjnë? 3. - Më dhjetra raste të fëmijëve të shtypur nga makinat dhe personat përgjegjës lirohen. 4. Hyjnë gangësterë nëpër shkolla, rrahin fëmijët, rrëmbejnë vajza i përdhunojnë dhe i lënë në mes të rrugës, kërcënojnë familje nga grupe personash duke thënë do të lironi shtëpinë se kjo është «bazë e Komunistëve dhe ashtu do të mbetet», kërcënohen pushtetarët dhe njerëz të tjerë të thjeshtë. Kujt i shërben ky destabilizim zotëri? Dihet dhe s’do përgjigje tjetër - vetëm forçave socialkomuniste. Që populli të trembet e të frikësohet, dhe për të gjitha këto fajin t’ia hedhin demokracisë. demokracisë. Demokracia është ligj, i kemi dashur dhe do ta duam gjithmonë, se populli i kulturuar i Korçës di dhe t’iu tregojë vendin këtyre, por forcat e rendit dhe prokurorisë duhet të jenë gjithmonë në mbështetje të ligjit dhe të mbështesin popullin. Rasti i punonjësit të aparatit të këshillit të rrethit, na ka indinjuar pa masë. Shqetësimi i kryesisë i këshillit të rrethit ishte njelloj me tonin, por prokurori i rrethit kërkon kallëzim nga të vetët, kërkon kallëzim nga një nënë që i është përdhunuar vajza, kërkon kallëzim nga prindërit e të vrarëve dhe shtypurve, se kështu e përmban ligji – thotë ai – pra ligji sipas prokurorisë është i kollajt, dëmtuesi paguan, Kjo i vjen për shtat prokurorit dhe ky pezullon çështjen penale. Rastet vazhdojnë, kriminelët janë të lirë, kërcejnë për mos kallëzime deri në vrasje, atëherë ç’duhet të bëjmë? A ka rast më flagrant se ky, që parlamenti urgjentisht ta heq këtë ligj, ose si ta gjykojmë ata me drejtë për l’ju hequr njerëzve frikën, shqetësimet dhe për t’iu siguruar atyre qetësi dhe jetë normale, se sa po ju vret kjo gjë, nuk po ankohen për asistencën dhe papunësinë, por vetëm duan rregull dhe qetësi. Ndihmoni zoti Eduart, siç kini ndihmuar gjithmonë elektoratin tuaj, Korçën tënde që të do dhe të respekton aq shumë. Të indinjuar thellë presim nga ju dhe qeveria që rendi dhe qetësia të jenë në plan të parë, të dënohen ashpër kriminelët, vagabondët dhe terroristët sepse kështu demokracia do të korrë fitore të reja. Ju kujtojmë dhe njëherë zotërinj se socialkomunistët e kanë në plan të parë prishjen e qetësisë publike, vrasjet, goditjet, terrorizmat, prandaj dhe dhe në shqetësohen ky fakt që megjensë për një periudhë kaq të shkurtër demokracie fitoret janë shumë të dukshme, gabimet t’i ndreqim për t’i treguar popullit dhe mbarë botës se Shqipëtari nga natyra është demokrat dhe e do demokracinë. Presim zgjidhje dhe bashkëbisedim me ju për këto probleme të mëdha sociale. Anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Aparatit të Këshillit të Rrethit KORÇË rrëmbejnë vajza e përdhunojnë dhe i lënë në mes të rrugës, kërcejnë në familje nga grupe personash dhe kërcënojnë dhe të riorni shtëpinë se kjo që quhet “bazë e Komunistëve dhe ashtu do të mbetet”, kërcejnë ky destabilizim zotëri? Dihet dhe s’do përgjigje tjetër – vetëm forcat të gjitha këto fajin t’ia hedhin – thotë ai – KORÇË (vijon në faqen 2)

«Alternativa SD»-s’ motër e «ZP»

- PSD deklarohet si e qendrës së majtë, gazeta afërmohët si e ekstremit të majtë - Ka kohë që «Alternativa SD» në të katër faqet e saj të jep përshtypjen dhe të krijon bindjen se po i mban iso apo është futur në garë me «ZP» siç e kakarisë më shumë kundër PD dhe qeverisë Meksi, se cila të reklamojë më mirë alternativën e vjetër social-komuniste të veshur me një petk të ri. Ndërsa liderët e PSD vazhdojnë të deklarojnë se partia e tyre nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj fillestar, si forcë e qendrës së majtë, gazeta e tyre me vepra po afirmohet si një nga zërat më të fortë të korit anti PD dhe ant qeveri. Ajo është vënë vullnetarisht në përforcim të solistes së mplakur dhe të ngjirur «ZP» në krah të djathtë të saj. Sado «trime» dhe e «pavarur» të jetë «Alternativa SD» nuk duhet të harrojë dhe të kapërcejë pozicionin e një organi partiak, aq më tepër që ka edhe fatin të jetë në një godinë me udhëheqjen qendrore të partisë. Ajo nuk duhet të marrë revanin drejt ekstremit të majtë. Megjithatë, lusim dhe dëshirojmë që gazeta ta kuptojë shpejt

Zoti Pjetër Arbnori priti z. Berzhezhinski

Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori priti personalitetin e shquar amerikan, zotin Berzhezhinski. Në takimin që u zhvillua në frymë miqësore, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë që ekzistojnë midis SHBA-së e Shqipërisë dhe për situatën në rajon. Të dy ish-Jugosllavinë. Në fjalën e tij zoti Berzhezhinski me vizita ime në Shqipëri, far mua një ngjarje e she… …nuar, Unë erdha këtu të mësoi më shumë për vendin tuaj dhe të shoh zhvillimet politike në kuadrin e përpjekjeve për stabilitetin në rajonin tuaj. Ne dëshirojmë që Shqipëria të bëhet një ishull i stabilitetit gjeopolitik, prandaj dhe SHBA po tregojnë një interesim përherë e më madh për të. Kjo është një bazë e sigurt për forcimin e marrëdhënieve tona. – Ne takim u fol edhe për represionin e genocidin që Serbia po ushtron në Kosovë. – Ne ta lënderojmë SHBA-në dhe zoti Arbnori, – për përkrahjen që po i jep popullit të Kosovës, i cili me mënçuri e trimëri kërkon të drejtat e veta legjitime në përputhje me normat e pranuara ndërkombëtare, Zyra e Shtypit dhe Informacionit të Kuvendit Popullor Tiranë, 4. 10. 1993

PËRGJIGJA E JELCINIT, DEKURAJIM PËR TË GJITHA FORCAT EKSTREMISTE TË MAJTA

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SALI BERISHA NË LIDHJE ME NGJARJET E DITËVE TË FUNDIT NË MOSKË Zhvillimet e përgjakshme të këtyre dy ditëve të fundit, në Moskë, janë rezultat i grushtit të shtetit të organizuar nga Hazbullatovi dhe Rutckoi dhe një përzierje aventurierësh të ndryshëm, të cilët synonin të ripërsëritnin në 70-vjetorin e fundit të këtij shekulli, revolucionin ogurzi të tetorit, i cili është shënuar në historinë e njerëzimit si një nga ngjarjet më të kobshme e cila i hapi rrugën vendosjes në Evropë dhe në botë të sistemit totalitar komunist, që bazohet në shtypjen me të egër, persekutimin, kolektivizimin, luftën e klasave, terrorin dhe masakrimin dhe që shkaktoi vdekjen dhe shfarosjen e dhjetra e qindra milionë njerëzve, duke u provuar kështu si eksperiment politik social dhe ekonomik më tragjik që ka njohur njerëzimi. Dje Aleksandër Rutckoi urdhëroi mbështetësit e tij të pushtonin Bashkinë e Moskës dhe Radio-Televizionin e Rusisë dhe ata me dhunë i pushtuan ato. Dje fantazma e revolucionit të tetorit, shkaktoi viktimat e para në rrugët e Moskës. Tentativat për të ripërsëritur revolucionin e tetorit, pas dështimit të komunizmit në Evropë, dëshmojnë qartë se mbeturinat e tij janë ende aktive dhe madje të rrezikshme dhe se komunistët konservatorë nuk heqin dorë nga teoria e dhunës për marrjen e pushtetit. Ata e konsiderojnë dhunën të ligjshme për përmbysjen e demokracisë. Nuk ka dyshim se reagimi i Presidentit Jelcin ndaj grushtit të shtetit të djeshëm në Moskë, është një akt i plotësisht i ligjshëm, që synon rivendosjen e rendit dhe të qetësisë, mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të demokracisë. Ai gjithashtu është një deklarim për forcat destruktive ekstremiste të majta kudo në Evropë. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit pranë Presidentit Tiranë, më 4.10.1993