07/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 tetor 1993

Pritje në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare

- Zoti Selami takohet me deputetët e Bundestagut Gjerman - Dje, paradite, në selinë e PDSH, kryetari i PDSH z. Eduard Selami priti deputetët e Bundestagut Gjerman, përfaqësues të grupit parlamentar të miqësisë Gjermani - Shqipëri zotërinjtë Peter W. Reuschenbach dhe Dr. Erich Ridel. Jam i kënaqur që takohem me ju, - theksoi në fillim të takimit z. Eduard Selami. Që në fillim dua t’ju falënderoj e t’ju shpreh mirënjohjen e partisë time, dhe të qeverisë së saj për ndihmën dhe kontributin tuaj, ndaj proceseve demokratike në Shqipëri. Për Shqipërinë demokratike, ka një rëndësi të veçantë bashkëpunimi veprim me Gjermaninë, mbështetja që ju na keni dhënë vazhdimisht. Unë bëj pjesë - vijoi z. Selami, në atë grupim politik që e shikon aderimin e Shqipërisë në Evropë në mënyrë figurative, nëpërmjet Gjermanisë. Megjithatë, theksoi z. Selami, për të qenë i hapur me ju, ende nuk jemi në atë nivel marrëdhëniesh që dëshirojmë të jemi. Kjo edhe për vështirësinë e faktorë që marrin kohë. Dr. Erich Ridel, duke falënderuar për pritjen theksoi se gjendet në Shqipëri edhe si drejtor i fondacionit «Heins Zeidel». Është e pesta herë që vij në Shqipëri, vijoi z. Ridel, dhe konstatoj vazhdimisht ndryshime. Kam respekt për dhuntitë e popullit shqiptar, veçanërisht në aspektin bujqësor, artizanal etj. Por është fatkeqësi, që zhvillimet e reja në Shqipëri korrespondojnë me krizën në ish-Jugosllavi, për të cilën populli shqiptar nuk ka një varg pengesash si: mungesa e një informacioni se çfarë mundësish paraqet Shqipëria për bashkëpunim me vendet evropiane. Mendoj se ambasadat shqiptare në Perëndim duhet të kenë një sektor të veçantë që të mbulojë këtë drejtim. Së dyti, duhet gjetur një rrugëzgjidhje për borxhin shqiptar që të normalizohen veprimet bankare me bankat e njohura. Më tej, z. Eduard Selami, falënderoi forcat politike gjermane për fondin e miratuar për ndihmë ndaj Shqipërisë. Insistoj sërish, - vijoi z. Selami, - në mbështetjen që i duhet dhënë Shqipërisë për shkak të veçorive të saj, veçori: që lidhen me të kaluarën me vështirësitë suplementare, ore, por edhe me vështirësitë që ka rajoni. Ka dhe një veçori tjetër: po të shikohet gjeopolitika e vendeve ish-komuniste të Lindjes, kemi një kthim të forcave të vjetra si në Poloni, Lituani, Bullgari, Rumani etj. Zhvillimet e fundit në Rusi treguan se forcat politike komuniste po rezistojnë. Edhe në Shqipëri forcat ish-komuniste ste kanë qenë agresive dhe destruktive. Prandaj paraqet rëndësi mbështetja ekonomike sepse dhe rezultatet e saj janë më të prekshme. S’duam të jetojmë me ndihma - ju drejtu z. Selami, zotit Reuschenbach. Duam një ndihmë për të filluar dhe kemi bindjen se shumë shpejt do t’ua kthejmë duke forcuar demokracinë në Shqipëri, duke rritur stabilitetin e duke e bërë Shqipërinë një vend paqeje në Ballkan. Për çështjen e borxhit, ai bëri të njohur, Dr. Erih Ridel, duke falënderuar për pritjen teksoi asnjë faj. Në këtë normale zhvillimi, i turizimit do të ishte një ndihmë e madhe. Dua t’ju bëj të njohur se partitë gjermane kanë një mendim të përbashkët për ndihmën që i duhet dhënë Shqipërisë. Aktualisht po përcillet në parlament buxheti shtetëror për vitin e ardhshëm në Gjermani, dhe miratuam një fond ndihmë për Shqipërinë. Ky fond nuk ka të bëjë me detyrimet gjermane në ndihmën e Komunitetit Evropian. Z. Reuschenbach theksoi se ndihma reale do të konsistojë në një bashkëpunim sipërmarrësish. Por, për të realizuar rezultatet e saj janë më të përhershme. S’duam të jetojmë me ndihma - ju drejtoza borxhit, ai bëri të njohur, sinqeritetin e qeverisë shqiptare në këtë drejtim, megjithëse s’është faji jonë, është një nga vështirësitë e shumta që na lanë komunistët. Më tej u bashkëbisedua konkretisht për këtë çështje, për ligjin për investimet e huaja, për çështjen e pronësisë etj. Ishin të pranishëm në takim edhe zotërinjtë Tomor Dosti, sekretar i përgjithshëm i PDSH, dhe Dylber Vrioni, anëtar i kryesisë së PDSH. Takimi ishte miqësor dhe i përzemërt. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PDSH

PRESIDENTI BERISHA PRITI DELEGACIONIN USHTARAK TURK

Në orën 18.00 të 5 tetorit shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke, gjeneralarmate Doan Gyresh u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha. Që në fillim të takimit Presidenti falënderoi mikun nga Turqia për ndihmën dhe asistencën që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë, qoftë në planin bilateral, qoftë nëpërmjet organizmave të tjera. Më pas Presidenti e njohu gjeneralin Gyresh me ecurinë e reformës në Shqipëri dhe konkretisht në ushtri. Vendosja e kriterit profesional ishte baza e kësaj reforme - tha ai. Gjenerali Gyresh pasi i transmetoi Presidentit Berisha urimet më të mira dhe konsideratën e Presidentit Demirel dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim, u ndal në relacionet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe dy ushtrive tona dhe theksoi gatishmërinë e tij për të ndihmuar në të gjitha drejtimet ushtrinë shqiptare. Më pas, biseda u përqëndrua në situatën në Ballkan dhe veçanërisht në krizën në rajon. (ATSH)

Nga vizita e Kryeministrit Meksi në Turqi

Parmbremë në orën 23.00, delegacioni qeveritar shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Aleksandër Meksi, mbërriti për një vizitë zyrtare në Turqi. I ftuar nga kryeministria e Turqisë, Tansu Ciller, gjatë vizitës së tij tre ditore, delegacioni do të takohet me një numër të madh personalitetesh të larta të Turqisë. Për të pritur delegacionin shqiptar në aeroportin e Ankarasë kishin dalë ministri i Shtetit i Turqisë, Xhemil Erhan, si dhe një numër i madh personalitetesh të larta. «Është një kënaqësi e veçantë për mua të vij në Turqi, në këtë vend mik, me të cilin kemi marrëdhënie tradicionale dhe që në të ardhmen shpresojmë të çohen më tej», deklaroi kryeministri Meksi me të mbërritur në aeroport. Nga ana e tij zoti Xhemil Erhan theksoi se «vizita e zotit Meksi do të çojë më përpara marrëdhëniet midis të dy vendeve tona». Delegacioni qeveritar shqiptar, i kryesuar nga Kryeministri Aleksandër Meksi, shkoi në Mauzoleumin e dëshesit të shquar turk Mustafa Qemal Ataturk, ku vendosi një kurorë me lule në varrin e këtij burri të ndëruar dhe mikut të madh të Shqipërisë. Pas kësaj vizite kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi dhe delegacioni i kryesuar prej tij u pritën në takim nga nënkryetari i Parlamentit turk, zoti Kamer Genc. Gjatë këtij takimi kryeministri Meksi foli për forcimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve. Të dy palët theksuan rëndësinë e faktit që Turqia është një ndër vendet e para që ka ndihmuar qeverinë demokratike dhe popullin shqiptar. Zoti Meksi shtroi në këtë takim problemin e heqjes së vizave që aplikohen për qytetarët shqiptarë, që vizitojnë Turqinë, ashtu si qeveria shqiptare ka hequr vizat për qytetarët turq, shtimin e investimeve turke, si dhe heqjen e taksimit të dyfishtë. Për këtë tha në vazhdim zoti Meksi janë përgatitur të gjitha dokumentet. Në orën 11.15 kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi pati një takim pune me ministrin turk të Mbrojtjes, Nervzat Ajaz, me të cilin bisedoi për një kohë të gjatë. Gjatë këtij takimi, pasi shprehën kënaqësinë për këtë vizitë dhe për këtë takim, të dy palët theksuan nevojën e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si një faktor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon. Më pas delegacioni shqiptar bëri një vizitë në një uzinë ushtarake të prodhimit të makinave, të blinduara. Në ora 13.30 filluan bisedimet zyrtare midis delegacionit shqiptar, të kryesuar nga kryeministri Meksi dhe delegacionit turk të kryesuar nga kryeministrja e Turqisë, Tansu Ciller. Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen mendime për forcimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve. E pyetur rreth këtij takimi kryeministrja e Turqisë, zonja Tansu, Ciller deklaroi: Jam shumë e lumtur që kryeministri i Shqipërisë është këtu në Turqi. Ne jemi dy vende fqinj dhe me lidhje të vjetra. Ne shpresojmë se Shqipëria do të hyjë në rrugën e rindërtimit dhe ne do ta ndihmojmë atë në ristrukturimin e ekonomisë dhe në fusha të tjera. Ne do të diskutojmë kredinë e Eksimbank dhe mundësitë e tjera për nevojat e Shqipërisë. Ne do të bëjmë më të mirën për të ndihmuar Shqipërinë. (ATSH)

Nga aktivi i PD-së Kolonjë

PD prezantohet si një parti e hapur - Më 1 tetor, në qytetin e Ersekës, zoti Dosti, deklaroi të hapur fushatën për Kuvendin e II Kombëtar të PDSH-së - - Në aktiv marrin pjesë edhe anëtarë të PS-së. - Ditën e premte, më 1 tetor, në një nga sallat e ndërtesës së Këshillit të rrethit të Kolonjës, në qytetin e Ersekës, zhvilloi punimet aktivi i PD-së së këtij rrethi. Merrnin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zoti Tomor Dosti, deputeti i zonës dhe kryetari i komisionit parlamentar për Mjetet e Informacionit, zoti Uran Buka si dhe ministrat Rexhep Uka dhe Tritan Shehu. Aktivi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi të hapur ku, përveç anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së dhe aleatëve të saj, morën pjesë edhe intelektualë të papunuar si dhe anëtarë e simpatizantë të PS-së. Aktivin e hapi Kryetari i PD-së së këtij rrethi, zoti Dhimitraq Lula, i cili u shpreh se mbledhja sot në këtë aktiv duke pasur si rend kryesor dhe shqyrtimin e çështjeve për forcimin e demokracisë dhe ristrukturimit të PD-së. Ky aktiv, tha ai, le të na shërbejë edhe për një shkëndijë nga njerëzit që na kanë mbështetur gradualisht qysh pas 22 marsit. Më tej zoti Lula bëri vërejtje për punën e pushtetit lokal, shumë mirë në këtë rreth e kanë socialistët e ALU PD duhet të kishte punuar më shumë. - «Antikomunizmi ynë qëndron vetëm në institucionalizmin e Demokracisë», Deviza jonë - vëllazërimi, mirëkuptimi, dashuria për njeri-tjetrin - Më pas e mori fjalën zoti Tomor Dosti, i cili, duke shprehur kënaqësinë për ftesën e bërë, shprehu njëkohësisht një kënaqësi të madhe edhe për pjesëmarrjen në aktiv të anëtarëve të PS-së. PD, tha ai, tregon kështu se është një parti e hapur e që i ka flakur tej mendësitë arkaike e mesjetare të «luftës së klasave». Demokracia ajo e shikon si një fushë veprimi të të gjitha forcave që që marrin pjesë në evolucionin historik të shoqërisë. Këtë le të kuptojnë edhe forcat tona kundërshtare politike dhe urojmë që njerëzit e tyre këtu të na dëgjojnë dhe të diskutojmë hapur me ta. Duke vazhduar më tej zoti Dosti tha se vijmë në këtë aktiv pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, ku u evidentuan edhe arritjet, edhe të metat tona. Aty u vendos që të mblidhet Kuvendi i II Kombëtar i PDSH-së. Sot në hapim fushatën për këtë ngjarje. Në këtë fushatë duhet të përzgjidhen njerëz të devotshëm e me kulturë të plotë demokratike, larg egoizmave të sëmura partiake, e mendësive të të pasurit pronë «individuale të demokracisë». Të luftojmë «sëmundjen» e keqe të paternalizmit shprehur me simptomën: «ujemi në e s’ka të tjerë!». Ta luftojmë atë majtas e djathtas. Më poshtë duke iu drejtuar të pranishmëve në sallë, zoti Dosti tha: «Kolonjarët! Keni një traditë të lashtë të mendjes dhe pushkës. Sot më tepër se kurrë-dashuria për njëri-tjetrin... Mendjen e gjel-mës, por duhet të kemi shpat... (Vijon në faqen 2)

Një delegacion ushtarak turk vizion Shqipërinë

Në 6 tetor mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare e miqësore, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke, gjeneral armate Doan Gyresh, në krye të një delegacioni ushtarak. Delegacioni ushtarak turk u prit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë sonë, gjeneral lejtnant Ila Vasho, zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral major Agim Baruti si dhe ushtarakë të tjerë të lartë. Ndodhej gjithashtu dhe ambasadori turk në Tiranë, Metin Ornekol së bashku me atasheun ushtarak turk, kolonel Denis Jeshirlimak. Delegacioni ushtarak turk, i kryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral armate Doan Gyresh, u prit nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Safet Zhulali. Vizita juaj ka rëndësi të veçantë në këto momente, u shpreh në këtë takim ministri Zhulali. Dëshira jonë ka qenë dhe është që marrëdhëniet tona të zgjerohen më tej, vazhdoi ai. Duke i folur mikut turk rreth gjendjes në rajon zoti Zhulali e vuri theksin në situatën tejet kërcënuese në Kosovë. Vendet e NATO-s, theksoi Zhulali duhet ta mbështesin më tepër Shqipërinë në mënyrë që roli i saj të jetë më real në sigurimin e stabilitetit dhe të paqes në rajon. Në çdo mbledhje të NATO-s, ku ne marrim pjesë, deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke kam këmbëngulur dhe do të këmbëngul për nevojën e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Më pas gjatë këtij takimi, miku turk u shpreh se Turqia do ta ndihmojë Shqipërinë dhe ushtrinë e saj pa rezervë. Gjithë bota sot në fjalë ai evidentoi ecuninë e mirë të studentëve ushtarakë shqiptarë që studiojnë në Turqi, duke u shprehur se përseri studentët të tjerë do vazhdojnë studimet në Turqi në vitet 1991-1995. Mbi një takim vazhdoi me dyer të mbyllura. (ATSH)

Sfida polake... shumë larg Shqipërisë

Ka ditë që propaganda e ish-komunistëve në Shqipëri po bën zhurmë për të ashtuquajturën «sfidë polake». Duke iu referuar pjesëve të shkëputura të analizave të bëra prej analistëve të huaj apo duke u përpjekur të bëjnë ata vetë disa analiza bastardë, tentojnë paralelizma midis gjendjes në Poloni me gjendjen e sotme në Shqipëri. Unë nuk do t’i hyj një kundër analize lidhur me gjendjen në Poloni, por do të mundohem të përmend disa fakte që «analistët» e «ZP» i kanë harruar. Në radhë të parë do të përmendja një fakt më se të njohur edhe në Shqipëri; elektorati i ish-komunistëve është po ai që ka qenë ose që ka pësuar një rritje fare të vogël nga ai grup njerëzish me ide të paqarta që lëkundën. Përgjindjet «e larta» të ish-komunistëve në Poloni në të vërtetë shënojnë votat që ata kanë marrë brenda 54 për qind të votuesve, pasi, siç dihet, 46 për qind e elektoratit polak nuk mori pjesë në zgjedhje. Me një fenomen të ngjashëm me u ndeshëm në zgjedhjet e 26 korrikut, ku një pjesë, nuk votuan në shenjë proteste pasi prisnin që me duart e pushtetit demokratik paratë të binin nga qielli. Megjithatë u bë e qartë atëherë dhe vazhdon të qartësohet edhe sot fakti që ajo pjesë që nuk votoi nuk iu mbulo-ndos elektoratit të majtë, përkundrazi, të gjithë deklaronin se për komunistët nuk do të voto-nin kurrë. E theksova këtë fakt sepse propaganda e «ZP» mundet t’i paraqesë fitoren e majtëve në Poloni si rritje të reputacionit të ish-komunistëve, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Dihje] që në fillim se reforma ekonomike do të krijonte pakënaqësi dhe kjo është e kuptueshme përderisa synohet të shkëputet në pak kohë nga ekonomia e centralizuar socialiste drejt një vendi ku përcaktohet për gjithçka vetëm ekonomia e tregut. Rritja e kostos së jetesës dhe papunësia, duke qenë fenomene të pashmangshme të tranzicionit, janë njëkohësisht dhe faktorë që sjellin pakënaqësinë e njerëzve. Në poloni kjo pakënaqësi arriti deri atje sa të lejonte një rikthim në pushtet të ish-komunistëve. Por a mund të bëhet një paralelizëm midis Polonisë dhe Shqipërisë? Në asnjë mënyrë jo. «Analistët» e PS, duke dashur të forcojnë efektin e kësaj ngjarjeje theksojnë faktin që Polonia ishte ndër vendet që kanë luftuar më gjatë me komunizmin. Kjo është më se e vërtetë. Solidarnosti, si një organizatë antikomuniste, për vite të tëra luftoi kundër komunistëve në pushtet me forma të ndryshme. Por ky fakt bëhet tregues për një fakt tjetër të njëjtë për shumë nga vendet e Lindjes; që diktatura në këto vende nuk ka qenë asnjëherë aq e egër dhe njerëzore sa në Shqipëri. Realiteti është që as nuk mund të bëhet një krahasim midis viktimave të diktaturës komuniste në Shqipëri me ato të cilitdo vend të Europës Lindore. Një faktor tjetër që harrojnë «analistët» e PS është se me fillimin e erës Gorbaçoviane në të gjithë vendet e Lindjes filluan dhe duken ndryshime pozitive. Ndërkohë në Shqipëri R. Alia konfirmonte dhe njëherë besnikërinë e tij ndaj E. Hoxhës dhe vijës së tij staliniste. Megjithatë, më i rëndësishëm lidhur me sa bëhet fjalë është fakti që, ndërsa në vendet e Lindjes me rënien e Murit të Berlinit u rrëzuan dhe qeveritë e fundit komuniste, në Shqipëri, nën të ashtuquajturat zgjedhje të para të lira, fitonin përsëri komunistët. Disa ditë më vonë këta komunistë do të ndërronin emrin. (Vijon në faqen 4)

Një delegacion ushtarak turk viziton Shqipërinë

Sfida polake... shumë