13/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 tetor 1993

Ne jemi për shmangien e konfliktit dhe zgjidhje paqësore në rajon

Presidenti Berisha priti kryetarin e Përgjithshëm të Misioneve të Monitorizimit të KE Zhak de Bans TIRANË - Presidenti i Republikës Sali Berisha priti Kryetarin e Përgjithshëm të Misioneve të Monitorizimit të Komunitetit Evropian, Zhak de Bans, të shoqëruar nga kryetari i Qendrës Rajonale të vendosur në Shqipëri, Leo Dihader, Ambasadori dhe Bandelori Shqipërisë për ndihmën që i ka dhënë komisionit monitorizues të KE për të grumbulluar në mënyrë të pavarur informacionin e nevojshëm në shërbim të masave preventive ndaj ngritjes së tensionit në kufijtë veriorë të vendit. Ai shprehu kënaqësinë, që megjithë këmbënguljen e tyre, Beogradi nuk ka pranuar Misione Monitorizuese të KE-së nga ana tjetër e kufirit, as praninë e përfaqësuesve të tyre në lëvizjet e Komisionit të Përbashkët kufitar në rastin e incidenteve të rënda në Shqipërinë. Presidenti Berisha përgjegjësi Misionin Monitorizues të KE-së në Shqipëri për punën e tij neutrale dhe raportet e tij që pasqyrojnë të vërtetën mbi incidentet në kufirin ish-Jugosllavinë. Ne, tha ai, jemi të hapur ndaj misioneve tuaja, sepse jemi për shmangien e konfliktit dhe zgjidhje paqësore në rajon. Në takim u bisedua edhe për gjendjen e tensionuar dhe zhvillimet në Ballkan.

NE VAZHDËN E AKROBACIVE TË NANOS

- Fillimisht ekstremistët e PS bënë zhurmë «pse nuk mbaron hetimi i çështjes Nano». Tani që hetimi mbaroi çirren për të kundërtën - Nano ndërkaq vazhdon akrobacitat e tij proceduriale të vendosur të bindë botën «në diktaturën» e qeverisë demokratike. - A i është ndërprerë akuza Nanos nga organet e drejtësisë? Letrat e telegramet, delegacionet dhe telltalet e lëshuara nëpër Evropë me një intensitet të paparë tregojnë se ekstremistët e majtë po bëjnë përpjekjet e fundit të dëshpëruar për të krijuar një imazh sa më të zi të realitetit në Shqipëri. Për të bërë «zgjidhjen më së miri aristokratike» kryetari të tyre, ish-kryeminister i akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Thelbi i propagandës së tyre zhurmëmadhe (përveç gënjeshtrave të tjera) qëndron në të ashtuquajturën formë të paligjshme të mbajtjes në arrest të Fatos Nanos, dhe politizimit i çështjes. Si argument për këtë të fundit ekstremi goja ndërri në akuzës dy herë në nga korrupsion në shpërdorim detyre. Kjo është vetëm nga nga akrobaci që Nano u ka mesuar var- tesve të tij për ta përdorur në Evropë pasi e vërteta është që Nano nga organet e drejtësisë është akuzuar vetëm për shpërdorim detyre dhe falsifikim. Akuzat për korrupsion me të drejtë i janë drejtuar atij nga shtypi, pasi në konkluzionet të tilla mund të arrijhet pasi sheh faktet që akuzojnë Nanon. Nano me veprën e tij si kryeministër ndihmoi në «zhdukjen» e 9 milion dollarëve. Po? Faktet që disponon drejtësia vërtetojnë që Nano ka shkelur ligjet; ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dhe si pasojë e këtyre veprimeve kanë «humbur» 9 milion dollarë. Po pse e bëri Nano këtë? Nga inkompetenca? Ai vetë pretendon që jo vetëm atëherë por dhe tani është i vetmi që mund të drejtojë këtë vend me kompetencë. Atëherë pse lejoj drejtuesin e 9 milionëve? Nga kjo «pse» niset shtypi kur flet për korrupsion. Sidoqoftë shtypi i ekstremit të majtë nuk është përqëndruar shumë në faktin se është ose jo Nano fajtor (dhe s'ka se si pasi Nano vetë e ka pranuar në TV që ka shkelur kushtetutën) por në disa «shkelje ligjishmërie të organeve të drejtësisë». «Kulmi» i këtyre «shkeljeve» që propagandohen si shkelje të zgjata e kohës së hetimeve. Në bazë të ligjit, hetimet për një çështje mund të zgjasin deri në dy muaj e më gjatë nga prokuranda qeveriset pa kaluar ende dy javë fillon të çirret për «zgjatje të hetimeve». Çdo ditë dërgoheshin letra e grupe socialiste (nuk dihet me çfarë parash) për botë që i mëshonin kësaj «shkeljeje» dhe të gjitha botoheshin në «ZP». Por ja që «papritur» hetimet mbaruan dhe bile «parafaj» afatit limit. Zhurmëmadhenjë u gjendën bosh dhe u kapën «disi» të papërgatitur nga ky fakt që iu prishte gjithë thelbin e propagandës së tyre të planifikuar për një kohë të gjatë. Megjithatë e mbronë veten dhe menjëherë kaluan në anën tjetër me një akrobaci tipike nanosite; nga çirret «pse po zgjaten hetimet» me papërgjegjësi më të madhe filluan të bërtasin «pse mbaruan hetimet». E pra kjo solli të kujtojmë fabulën e të tetë gomarit që pyeset: «Çfarë u i ke dhënë gomarit të ngrohtë apo të ftohtë?» Të njëjtën gjë bëjnë drejtuesit e PS kur pyesin «Si do veprojmë me Fatosin do t'i zgjasim hetimet apo do t'i mbaroni?» Kuptohet pse bëhet një gjë e tillë vetëm për të patur në dorë një arsye tjetër të gënjeshtrët për të protestuar. Me të njëjtën qëllim të qartë vepron dhe vetë i pandehuri Fatos Nano. Ai nuk pranon të marrë në dorë aktakuzën e përpiluar nga prokurori, as se për ta lexuar. Ai nuk pranon të një mir aktakuzën (që sipas dëshirës mund ta nëshkruaj o-se jo) dhe kjo ngjarje menjëherë publikohet në krye të «ZP»-së. Argumenti policore... «Pra nuk pranon të bazë të të gjitha procedurave ligjore kërkon të bëjë të njohur të pandehurin me aktakuzën, qënka «arrogancë policore». Ndërkaq Nano vazhdon akrobacitë e tij që duan të se prej kohësh kanë marrë dhe formën e veprimeve jo fort normale (megjithëse Nano, i bën gjimnastikë truri). Kështu, si shkrën «ZP»-a, aktakuza e cila i është lëshuar në qeli të pandehurit më pas paska dalë nga qelia dhe ka «qarkulluar» në duar e të burgosurve. Është e vërtetë që pas veprimeve të tilla Nano mund të deklarojë se nuk e lexuar aktakuzën dhe të protestojë për shkelje procedurale, por të jetë i bindur që drejtësia detyron e saj do ta kryej sado të paligjshme të jenë veprimet e të pandehurve. Duke paramenduar protestën e tij për «shkeljet procedurale» (në bazë të ligjit, të pandehurit duhet të ketë të njohin me aktakuzën të paktën 10 ditë përpara procesit gjyqësor), Nano bën një gafë të pashpjegueshme për inteligjencën e tij, kur boton në «ZP»-në faktin që aktakuza i është dorëzuar dhe ai nuk e ka pranuar pasi kështu nuk mund të protestojë për mospranim se nuk e kanë njohur me aktakuzën. Sidoqoftë Nano dhe vartësit e tij mund të vazhdojnë me akrobaci deri sa drejtësia të japë vendimin e saj. EDI PALOKA

«MOS U HABISNI! SHQIPËRIA NË VEND TË PARË...»

- Zhak Artus dhe Genc Ruli paraqitën në një konferencë shtypi në Pallatin e Kongreseve Pardje zoti Zhak Artus dha një konferencë shtypi në Pallatin e Kongreseve së bashku me z. Genc Ruli. Ai u përgjigj pyetjeve të gazetarëve: Zhak Artus ka mbërritur Universitetin e Kalifornisë, me doktoratë në ekonomi. Ka filluar punë në FMN në vitin 1969 në Departamentin e Kërkimeve. Në vitin 1985 u transferua në Departamentin e Afrikës dhe më pas, më 1991 në atë të Evropës nr. 1 ku vazhdon të jetë zv. drejtor i këtij Departamenti. Shpëtim Luku (RD): Cili është gjykimi i FMN-së për ecurinë e reformës deri tani në Shqipëri? Zhak Artus: Kemi filluar programin para 1 viti dhe tani jemi në fazën e dytë të saj. Ky është një program i qeverisë suaj, por në këtë program merr pjesë edhe FMN duke gjykuar donatore të ndryshëm. Të gjithë treguesit kyç në Shqipëri janë në progres. Ata janë duke u përmirësuar, veçanërisht privatizimi dhe sektori i bujqësisë. Ka patur rritje prodhimi domethënë në bujqësi. Shqipëria ka qenë e suksesshme në kontrollin e rritjes së inflacionit. Bile në këtë drejtim ajo i ka tejkaluar parashikimet. Unë dua të përsëris faktin se Shqipëria radhitet në vend të parë përsa i përket rritjes së prodhimit të përgjithshëm bruto. Kjo shpjegohet edhe me bazën nga jeni nisur, e cila ka qenë e vështirë, më e vështirë se në vendet e tjera që kanë hyrë në këtë proces. Është vërtetë tu thuhet me saktësi rritja e 1 mijë për në parashikim 7-8 për qind, ndërkohë që për vendet e tjera ai luhatet në 4-5 për qind. Agron Bala (TV Shqiptar): Çfarë do të bëhet në fazën e dytë të reformës? Zhak Artus: Tre muaj më parë filluam programin e dytë i cili do të zgjasë tre vjet. Qëllimi i tij është stabilizimi ekonomik dhe strukturor. Sigurisht qeveria shqiptare po ecën përpara në privatizimin, në strukturimin bankar, në ndërtimin e infrastrukturës ekonomike dhe FMN do të mbështesë përpjekjet e saj. Avantazhi i përkrahjes sonë në fazën e dytë do të jetë se financimi do të je- të me një përqindje të ulët interesi vetëm 0.5 për qind. Briseida Mema (AFP): Sa është ndihma e konkretizuar në shifra? Zhak Artus: 60 milionë dollarë. Andrea Stefane (Gazeta Shqiptare): Në çfarë mënyre është bërë ndarja e prodhimit sepse nga instituti i Statistikës nuk ka të dhëna për prodhimin e përgjithshëm të 93-shit. Zhak Artus: Është e natyrshme që Instituti i Statistikës të mos ketë të dhëna dhe ndoshta do të duhet edhe 1 vit për të pasur vlerësime zyrtare për vitin 1993. Vlerësimin paraprak që ne bëjmë është për gjithë ekonominë, për prodhimin kombëtar bruto. Ky është edhe një vlerësim i përgjithshëm dhe për matjen e tij veprohet si në Itali. Shpëtim Luku (RD): A ka patur vërtetë FMN-ja për skemën e mbrojtjes sociale që aplikohet tek ne? Zhak Artus: Kur ne vendosim të mbështesim apo jo një vend, ky vendim merret në bazë të disa kritereve ku, më kryesori, është që programi i vendit të jetë i arsyeshëm. Sigurisht në marrim parasysh edhe atë që e quajmë rritje sigurimi, sepse kur strukturohet një ekonomi, shumë njerëz duhen mbrojtur, pasi ata dalin pa punë. Duke patur parasysh mjetet e kufizuara të qeverisë suaj ato duhet të mirëpërdoren. Përgjigja ime ndaj pyetjes suaj është kjo: ajo po bën atë që ka mundësi. Genc Ruli: Në reforma të tilla si është kjo që po kalon Shqipëria është e rëndësishme, kështu e saj është edhe ana sociale dhe e mbulimi i reformës. Shpesh ecuria e proceseve të saj me problem social nuk shkojnë paralel. Shpesh është sugjeruar prej specialistëve dhe jo specialistëve aplikimi i skemës sociale të njëjtë me ato të vendeve të zhvilluara, duke harruar nevojën të zbatohet njëkohësisht edhe në të kundërt. Megjithatë duhet theksuar se përqindja e buxhetit të shtetit e destinuar për mbrojtje sociale është më e lartë se në vendet që aplikojnë skema sociale të përparuara. Korresp. i «RD»

Sesioni i 39-të vjetor i Asamblesë së Atlantikut Verior

- Shqipëria - benjamin i Asamblesë - - Kopenhagë 7-11, tetor 1993 - Në datën 7-11 tetor u mbajt në Kopenhagë Sesioni i 39 i Asamblesë së Atlantikut Verior ku mori pjesë një delegacion shqiptar i kryesuar nga z. Petrit Minga, si edhe z. Mira Kauri, parlamentare e PDSH dhe z. Ruzhdi Pluha, parlamentar i PSDSh. - Kopenhagë 7-11, tetor 1993 - Në datën 7-11 tetor u mbajt në Kopenhagë Sesioni i 39 i Asamblesë së Atlantikut Verior ku mori pjesë një delegacion shqiptar i kryesuar nga z. Petrit Minga, si edhe z. Mira Kauri, parlamentare e PDSH dhe z. Ruzhdi Pluha, parlamentar i PSDSh. Në këtë sesion u trajtuan probleme shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me rikonstru-imin e mëtejshëm të NATO-s, pasi situatave të reja të krijuara në bllokun e Evropës Lindore dhe veçanërisht për situatën tepër dramatike në Rusi. Në një tjetër të veçantë u trajtua problemi i Bosnjës - Hercegovinës, të rajonit të ish-Jugosllavisë dhe Kosovës. Shumë diskutantë, që e morën fjalën, u ndalën në problemin e fundit, duke përfshirë edhe Presidentin e Asamblesë, z. Loie Bodinard dhe kryeministrin e Danimarkës, z. Pani Nyrup Rasmussen. Në emër të delegacionit shqiptar diskutuan z. Petrika Minga i cili i bëri një analizë gjendjes në rajon dhe qëndrimin e parlamentit shqiptar në lidhje me problemin e rajonit dhe paraqiti planin Berisha për instalimin e paqes në rajonin e Ballkanit veçanërisht në Kosovë. Fjalimi zgjoi interesin e të gjithë pjesëmarrësve në sallë, të liderëve të Asamblesë së Atlantikut Verior. Në fund Presidenti I Asamblesë së Atlantikut Verior, z. Bouvard, e quajti Shqipërinë benjaminin e Asamblesë dhe shprehu dëshirën e tij për të vizituar Shqipërinë në një kohë të afërt. NORA PROZIMI Sekretare e Delegacionit

Nga Kuvendi Popullor Më së fundi shlypi shqiptar përballë «semaforit» të vet!

Nga Kuvendi Popullor Më së fundi shlypi shqiptar përballë «semaforit» të vet! - Miratohet nen për nen dhe në tërësi projektligji «Për shtypin» - Për shkelje të kundraligjshme të përgjegjësive dhe gjobë nga 10 mijë deri 300 mijë lekë - Sanksionohet edhe detyrimi për përgjegjshmërinë, sigurimi i përkohshëm dhe konfiskimi - Po, Shtypi shqiptar, apo «pushteti i katërt», që cilësohet në përgjithësi shtypi, më së fundi, si të gjitha pushtetet e tjera, ndodhet përballë «semaforit» të vet. Pra, ligjit, të cilin ai duhet ta respektojë, si një detyrim të vetëdetyrueshëm, normë morale - etiko - gjyqësore dhe ligjore të cilës i është në të njëjtën kohë me shpërblimin dhe në të njëjtën kohë me të vet-ë akuzat e shqipëtare të të ev- dhe sot. Shqipëria, shtypi dhe të gjithë ata që kanë cilësitë «fililogjor-» ... Dihen që vlerësorët kanë indur në mënyrë jetike e një shoqërie të qytetëruar me të cilën është ligji. «Për shtypin» në Shqipëri lind si një nevojë e domosdoshme qëllim për të vërtetuar e garantuar dhe siguruar një liri individuale të shoqërisë së saj. Zbatimi kundër saj... (teksti pjesërisht i palexueshëm) Gjatë kësaj seance, përveç vlerësimeve të paraqitura qysh më parë nga komisionet përkatëse, pati edhe vërejtje të tjera, ku për- (vijon në faqen 4)

Kompania «Saudi Kembell» do të investojë në Shqipëri

Kompania «Saudi Kembell» do të investojë në Shqipëri. Presidenti i saj, Sheiku Khalib Alireza, takimet me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, Kryeministrin Aleksandër Meksi, Zëvendëskryeministrin Bashkim Kopliku, Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Genc Ruli dhe Ministrin e Industrisë, Minierave dhe Energjitikës Abdyll Xhaja, diskutoi për mundësinë dhe interesat konkrete ku kompania e tij do të investojë. . Presidenti i saj, Sheiku Khalib Alireza, takimet me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, Kryeministrin Aleksandër Meksi, Zëvendëskryeministrin Bashkim Kopliku, Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Genc Ruli dhe Ministrin e Industrisë, Minierave dhe Energjitikës Abdyll Xhaja, diskutoi për mundësinë dhe interesat konkrete ku kompania e tij do të investojë. Fushat, më me interes për këtë kompani janë industria e bakrit, naftës, turizmi, dhe telekomunikacioni. Nëpërmjet Bankës Islamike, kjo kompani do të krijojë telekomunikimin shqiptar me 10 milion dollarë për ngritjen e sistemit telefonik celular, të lëvizshëm. Ky sektor do të shënohet hapin e parë investitor të kësaj kompanie në Shqipëri. Nga pala shqiptare u bë e ditur Sheiku Alireza se për investitorët e huaj në Shqipëri kushtet janë favorizuese dhe legjislacioni i plotë, veçanërisht të investime duhet të jenë sa më të shpejta.

Lajmërim

Ditën e Enjte, datë 14.10.1993 në Pallatin e Kongreseve, ora 10.00, Kryetari i PDSH, zoti Eduard Selami, do të japë një konferencë shtypi me tematikë mbi fushatën e zgjedhjeve në Parti. Zëdhënësi i PDSH