Konferencë shtypi e senatorit Kosiga
UNE E SHIKOJ ME ADMIRIM SITUATEN E RE QE KALON SHQIPERIA.
Ish-presidenti italian, «Senatori i përjetshëm», Françesko Kosiga dha një konferencë shtypi për gazetarët.
Ai e filloi atë, duke shprehur kënaqësinë e tij për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri pas vizitës së tij të parë, kur ai erdhi me cilësinë e Presidentit të Italisë. «Unë e shikoj me admirim situatën e re që kalon Shqipëria, - tha personaliteti i shquar italian, - tek shqiptarët shoh shumë më tepër kthjelltësi e qartësi dhe kjo është tepër e rëndësishme për një vend që ka qenë i izoluar si askush tjetër nga bota.
Gazetarët pjesëmarrës i drejtuan atij pyetje të ndryshme që kishin të bënin me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tepër miqësore italo - shqiptare, me situatën e ndërlikuar në Ballkan, probleme të emigracionit shqiptar në Itali, aktivitetin e fondacionit «Skënderbeu» etj. Senatori Kosiga ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe theksoi se Fondacioni «Skënderbeu», një ndër themeluesit e të cilit është dhe Ai, «do të jetë një kontribut i mëtejshëm në forcimin e ndërsjellë të marrëdhënieve italo - shqiptare».
(ATSH)
Etika PËRBALLË LIGJIT
Aty nga mesi i muajit janar, stacioni televiziv amerikan MTV, tashmë mjaft i njohur edhe në Shqipëri, do të transmetonte një koncert me shtatë këngëtarë, më të njohur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njëri prej tyre, pikërisht këngëtari Pol Makartni, shkoi të kjo qendër televizive dhe kërkoi takim me drejtorin e saj. Ai autorizoi zëdhënësin e tij që të priste këngëtarin e shquar. Ndërkohë, gjithashtu e autorizuar nga drejtori i MTV, ajo i tha:
- Zoti Makartni, kënga juaj është hequr nga koncerti.
Kur ai kërkoi arsyen, zëdhënësja vazhdoi:
- Sepse kënga juaj e përdhos këngën. Ajo nuk përputhet me kërkesat etike të televizionit tonë.
I pabesueshëm duket ky vendim i drejtorit të MTV për një botues apo shikues shqiptar, që përgjithësisht ka përshtypjen se në Amerikën demokratike, asgjë nuk ndalohet.
Amerika ka edhe lirinë, edhe çakun ligjor. Ne, në Shqipëri, e kemi lirinë, por cakun ligjor, edhe kur ka ligj, secili ende e përcakton sipas dëshirës, gjë që ka çuar dhe në shpërdorimin e lirisë.
Periudha kalimtare nga diktatura në liri duhet vlerësuar vërtet si kohë e artë e gazetarisë shqiptare. Në shkollën e saj, në demokraci, u futën pena të shumta: autorë profesionistë e amatorë, demokratë e konservatorë, të kulturuar e vulgarë, tolerantë e intolerantë, thënës të së vërtetës dhe manipulues të saj. Por, sidoqoftë, është për t’u shënuar, se gazetaria moralizuese dhe e ideologjizuar deri në skajim më absurd, mori fund.
Kalimi nga totalitarizmi në shtypin e lirë, solli në mënyrë të pashmangshme dhe ekstremizmin e vet. Nëse në diktaturë je i detyruar të vërtetosh brenda rrethit të çeliktë vicioz, që ajo të ka ngritur në demokracinë e ndërtuar e detyruar të shkosh deri aty ku të lejon ligji që ke vendosur. Periudha më e vështirë është pikërisht hapësira mes shoqërisë në diktaturë dhe shoqërisë së ligjit, ose, e saktësuar në kohë, do të thoshim se është pikërisht - tranzicioni. Brenda saj secili që kap penën për të thënë diçka, me qëllim apo jo, bën një pohim.
thonë publikisht mendimin e tyre, ndërkohë duhet të marrin parasysh se do të shahen të nesërmen me artikuj nga më gojështhururit.
Pa mëdyshje kjo dukuri duhet etiketuar si fëlliqje e gazetarisë. Në krahun e ndotura, qarkullojnë dhe shkrime të pista. Mjaft autorë, në vend të emrit poshtë shkrimit përdorin pseudonime. Këto gazeta ngjajnë me letrat anonime të dërguara. Kjo taktikë është zgjedhur për të fryrë më lehtë cilindo dhe për t’u fshehur më mirë para publikut. Dikur, dhe jo shumë larg në ballafaqime tragjike mes kohë, në shoqërinë shqiptare fytyrë e të tilla kanë çuar deri në konflikte me pasoja tragjike mes individëve. Në demokraci fatmirësisht kjo nuk ndodh. Por, përsëri tjetër po ngjan: mjaft kolegë i rrinë mënjanë njëri-tjetrit, jo pse kanë bindje të ndryshme politike, se njëri prej tyre e ka fyer në gazetë me fjalor rrugësh. Tjetri s’ka hyrë as në replikë, as në ballafaqim fizik, por si hakmarrje, duke pasur turp ta shpërblejë në shtyp me të njëjtën monedhë, ka zgjedhur mënjanë, si dikë me paqesore dhe më intelektuale.
Në këto raste dhuna e fjalës ka shkuar deri në vepër kriminale. Nëse Shqipëria po e kalon periudhën e tranzicionit në mënyrë paqësore, kjo është meritë e popullit. Ai ka qenë më tolerant se sa mjaft autorë shkrimesh dhe me tolerancën e tij ka zotëruar.
Arsyeja vepruese e intelektualit është dija. Forca e tij në polemikë është argumenti. Njeriu i ditur dhe me kulturë të plotë tërë përmbajtjen e mendimit e paraqet kudo me etikë të lartë.
Etika informative e ndodhur nën goditjen e ashpër të dy ekstremëve, së pari në diktaturë dhe pastaj në demokraci, tani është përpara emancipimit të vërtetë të saj. Për këtë pritet të ndikojë dhe ligji. Futbollisti që flet fytyrën e ndëshkohet. Atij i ndalohet ta kthejë spektaklin sportiv para mijëra shikuesve në skenë ku të vërshojë fjali rrugëve. Shoferin që shkel rregullat e qarkullimit, ligji e dënon. Dikush që godet tjetrin apo e vret, futet në burg. Shumë autorë shkrimesh, kanë arritur deri në skaj, fjalës së botuar i kanë dhënë përgjejgësi kriminale dhe çuditërisht as duan t’ia dinë. Prandaj, demokracia po i bën thirrje ligjit që të mbrojë
Amerika ka edhe lirinë, edhe cakun gjë që ka çuar në shpërpërndarjen e lirisë.
Institucionalizimi i pluralizmit në jetën shqiptare, në mënyrë të mençur e të rëndësishme solli dy elementë shumë të rëndësishëm: krijimin njëra pas tjetrës të një numri të shumtë të partive politike, si dhe dalja në mënyrë të stuhishme e plot gazetave të reja.
Aq i shumtë është numri i partive politike, të mëdha por dhe të sapokrijuara, sa që emrat e tyre saktësisht i di vetëm Ministria e Drejtësisë.
Aq i vrullshëm është botimi i gazetave, sa që jemi ndodhur përpara një paradoksi: fabrikat e vjetruara të shkoshin deri aty ku të jenë ligji që ke vendosur. Periu[dha?] që merresh me shoqërinë pikërisht – diçka, me shkrimet e tij patjetër do të shprehë shkallën e kulturës apo të paaftësisë, fuqinë argumentuese apo sajimin, të vërtetën e urtësinë apo inatin e hakmarrjen. Mjerisht, etika informative, në këtë periudhë kalimtare u dhunua nga ekstremi vulgar, pasi për një kohë tërë për të gjatë ishte dhunuar nga censura.
Ekstremizmi vulgar e goditi gazetarinë duke e veshur me fjalor banal nga më të zgjedhurit. Autorët intelektualë me dinjitet të demokracisë ndodhen përballë alternativës: nëse vendosin të përshkruajnë se janë Amëriken demokratike, asgjë nuk ndalohet.
Amerika ka edhe lirinë, edhe cakun paradoksi: fabrikat e vjetruara ...
demokracisë ndodhen përballë alternativës: nëse vendosin të ...
Vendi i një kanali televiziv amerikan MTV është një prej shëmbujve se si mund të mbrohet liria e fjalës dhe mendimit në demokraci, duke mbajtur qëndrimin e duhur ndaj dhunuesit, kushdo qoftë ai!
QEMAL SAKAJЕVA
Drejtësia italiane përballë propagandës Nanoiste
- Deklaratat e hetueses italiane Evelina Canale, rrëzojnë përfundimisht propagandën e ekstremit të majtë për procese të montuara politike ndaj F. Nanos. -
Kur në Shqipëri shpërtheu skandali i ndihmave italiane, shkaku i ndihmave dilte i tillë që rëndoi mbi ish-drejtuesit komunistë të asaj kohe, në Itali kishin filluar hetimet lidhur me fenomenin e abuzimit me ndihmat për vendet e Botës së Tretë. Megjithatë, deri në atë kohë emri i Shqipërisë nuk ishte renditur bashkë me emrat e vendeve të tjera.
Se si reaguan (dhe vazhdojnë të reagojnë) ndaj akuzave ish-kryeministri komunist, Nano, dhe ish-Presidenti Alia, jemi të gjithë dëshmitarë. Akuzat e faktuara për shpërdorim detyre, që të çojnë pa dyshim në akuzat për korrupsion, u interpretuan menjëherë si «mon take politikë». Sepse bëhet një interpretim i tillë tashmë është e qartë, prandaj nuk do të përsëris.
Një nga pikat që u munduan të shtyfyrojnë Nano dhe ata që i bëjnë propagandën, për të mbështetur «teorinë» e tyre, ishte fakti që në Itali ende nuk kishte filluar hetimi për një çështje të ndihmave për Shqipërinë. Ky fakt paraqitet prej tyre si një argument i fortë që vërteton pafajësinë e Nanos. Por ja edhe këtë herë ata nuk u treguan largpamës.
Drejtësia italiane përballë propagandës Nanoiste
Skandali i ndihmave fsheh fitime të mëdha. Kaq të pasura sa arrijnë të korruptojnë si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri, funksionarë e ministra, shoqëri private etj.
Mbase pas një deklarate të tillë Nano mund të pretendojë edhe drejtësia italiane synon të zhvillojë procese politike për ish-kreun komunist, por vështirë se do ta besojë njeri.
Canale konfirmon, gjithashtu, akuzën e drejtuar ndaj R. Alisë nga organet shqiptare të drejtësisë dhe kontrollit: «Levante Co...» kishte lidhje pune me të birin e një udhëheqësi politik shqiptar» - thotë ajo.
Duke u qëndruar kompetencave të saj dhe duke respektuar njëkohësisht disa parime të drejtësisë, hetuesja italiane nuk përmend emra në deklaratat e saj dhe nuk nxjerr konkluzione përfundimtare, por bën të ditur që për të nxjerrë këto konkluzione do t’i duhet të bëjë disa hetime plotësuese edhe në Shqipëri.
Propaganda e majtë u mor shumë edhe me faktet e mbledhura nga Kontrolli i Shtetit e i quajti ato manipulime politike.
H etuesja italiane Evelina Canale, që po merret me hetimin e skandalit të ndihmave të qeverisë italiane për Shqipërinë, ka filluar të japë disa konkluzione. Edhe pse për arsye të kuptueshme këto konkluzione janë ende sipërfaqësore, ato rrezjojnë përfundimisht pretendimet e Nanos dhe përkrahësve të tij se procesi i drejtuar ndaj tij është një proces politik.
Ja se si shprehet Canale në një intervistë ekskluzive për «Gazetën Shqiptare», lidhur me skandalin e ndihmave për Shqipërinë:
«Janë dokumente që i kam shqyrtuar, vlerësuar e futur në dosjen time...» thotë ajo.
Atëherë, çfarë i mbetet propagandës nanoiste? Le të vazhdojnë të botojnë letra solidarizimi nga vëllezërit marksistë-leninistë, ku kërkohet që pa përfillur asnjë lloj ligji të lirohet «mënër» F. Nano.
EDI PALOKA
Neritan Ceka, Arben Imami dhe Spartak Ngjela në Beograd
- Misionarë të rinj të një aleance të vjetër apo aventurë? -
Me sa duket nga dëshira për të hyrë me çdo kusht dhe çmim në histori, për të besuar vendin dhe botën me deklarata dhe bëma origjinale, (ndoshta edhe viktima të trashëgimisë enveriane) liderët, e Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka, Spartak Ngjela, dhe Arben Imami planifikuan, kërkuan dhe po realizojnë misionin e tyre historik në Beogradin e Millosheviçit.
Natyrisht për Millosheviçin që e njeh gjithë bota si politikani më aventurier dhe kriminel, imë të madh, si shovinistin më të tërbuar dhe antishqiptarin më të çmendur, që këtë periudhë kur e ka braktisur, bllokuar dhe dënuar mbarë opinioni botëror, ardhja e dy misionarëve të panjohur nga Shqipëria mund të zgjojë një farë interesi. Cilët janë këta? ...
Për një fije shprese? Edhe vetë mund ta dijë, por edhe këshilltarët apo historianët mund të kujtojnë se jo rrallë herë Beogradi i kanë ardhur misionarë apo akte dhe mesazhe ndihme dhe mbështetjeje nga politikanë shqiptarë nga Prishtina apo Tirana.
Rreth 45 vjet më parë Enver Hoxha kishte shkuar tek Titoja, ishte puthur dhe kishte ngritur dolli me të përgjuar masakrimin masiv të shqiptarëve dhe shitjen e Shqipërisë. Vetë Millosheviçi ka pasur pranë, si bashkëpunëtorë të ngushtë në realizimin e skenarit të tij të vjetër antishqiptar renegatë të damkosur si Halit Ternovcati, Rrahman Morina, dhe «shqiptarë të tjerë të shitur» dhe i kanë shërbyer Beogradit më me zell se sa vetë serbët.
Po ju përse shkoni në Beograd, tek Millosheviç? Z. Ceka, Z. Ngjela e z. Imami? Mos vallë për t'i dhënë ndihmë shokëve të Beogradit? ...
Rugovës dhe të gjithë shqiptarëve që e mbështesin dhe i shkojnë pas me bindje dhe besim të plotë?
Po të shkoni me këtë mision meritoni t'i bëjë një pritje madhështore, t'ju shpallë qytetar nderi të Beogradit, heronj të Serbisë. Po e harroni kërkoni se nuk do t'ju kursejë. Por ne nuk harrojmë dhe dëshirojmë tju kujtojmë se fundi dhe vendi i merituar për misionarë të tillë si paraardhësit tuaj dhe si ju është koshi i plehrave të historisë shqiptare.
Duan tju kujtojmë gjithashtu se jeni mysafirë apo miqtë e xhelatit më të madh, të monstruozit që është i zhytur deri në fyt me gjak shqiptar, boshnjak, slloven, kroat, serb. Përderisa nuk ju ka ftuar kurrë si kriminel lufte të takoni Apo ju kanë porositur dhe urdhëruar? Doklevid dhe Sebastianin ndo[shta?] do ta shfrytëzojnë vizitën tuaj për t'i dërguar mesazhe vëllazërore Millosheviçit. Përse jo, edhe nga ambasada Serbe në Tiranë, që u tregua tepër e gatshme dhe e shpejtë për t'u dhënë vizat, mund të merrni ndonjë amanet për ta çuar në Beograd.
Aventura e zotërinjve Ceka, Imami, Ngjela mund të jetë e frymëzuar edhe nga nganaivit apo megalomania e tyre në vlerësimin e vetes dhe të partisë që përfaqësojnë. Si mund të shpresojnë të gjejnë frymë intelektuale trans-zigjente tek Millosheviçi, si mund të mendojnë t'ia prishin mendjen apo ta zbusi[n?], si mund të bëjnë këtë që nuk e kanë bërë diplomatë të lartë të fuqive të mëdha, tre liderët e një partie mikroskopike apo fantazmë për ujë dhe shqiptarë serb?
Edhe një herë, përse shkoni në Beograd tek Millosheviçi, z. Ceka, z. Ngjela dhe z. Imami? Mos vallë për t'i lidhur me një hallkë të re miqësore dhe aleancë e vjetër?
Lexoni në faqen 2
Shkrimtari i pa-ndaluar i një po-pulli të ndaluar
Nga Bashkim Trenova
• Qosja hedh në qarkullim teza të konsumuara social-komuniste: të besuara vetëm në Beograd e në Athinë.
• Teoria e «të nesërmes» – një tentativë djallëzore. Të ndërtohesh të ardhmen duhet të jetosh të tashmen. Donkishotizmi politik i shkretëtirave të së ardhmes.
• Baltë mbi pluralizmin politik në Shqipëri e Kosovë si kolonat në të fuqishme të demokracisë. Vlerësime nga pozita politike dhe ideologjike krejtësisht regresive, që i kanë rrënjët në monizmin shqiptar- serb.
• Sulmohet edhe shteti dhe Parlamenti shqiptar. Mbështetje social-komuniste për një krizë parlamentare. Demokracia në Shqipëri, sipas Qoses, e paligjshme(!)
• Ithtari i enverizmit merr në mbrojtje magazinën njerëzor të diktatorit, H. Alinë, F. Nanon etj. Akademiku Qosja mbrojtës i krimit dhe korrupsionit.
Ideologjia e unitetit dhe pajtimit kombëtar kërkon një luftë të klasash dhe përçarje kombëtare.
• Makthi i çështjes kombëtare – zëdhënës i qarqeve shoviniste ...