OBJEKSIONE mbi fushatën e zgjedhjeve në PDSH
Ka filluar tashmë fushata e zgjedhjeve në PD, fushatë e cila prergatit mbledhjen e Kuvendit të dytë Kombëtar të PDSH, në 4-5 Dhjetor të këtij viti.
Në drejtimin e Kryetarit të PD, zotit Eduard Selami janë zhvilluar mbledhjet e grupeve të punës dhe të këshillave drejtuese të degëve në Tiranë, Shkodër, Korçë. Të tilla janë zhvilluar edhe në degë të tjera të Partisë. Le të përqojmë disa nga idetë e mendimet e shfaqura në mbledhjet e mësipërme. Fushata e zgjedhjeve në parti kryhet në një moment të rëndësishëm të zhvillimit të proceseve demokratike në Shqipëri. Në këtë këndvështrim Kuvendi i Partisë që qeveris dhe që zotëron shumicën parlamentare ka një rëndësi të veçantë. Ai del tej kuadrit partiak, drejt një kuadri kombëtar. E ndërgjegjshme për këtë fakt, PDSH kërkon e përpiqet të analizojë arritjet e punën e kryer, dhe të shohë me realizëm brënda saj. Kjo duhet përqizuar. Nga pikëpamja kohore, zor se mund të jetë këtë moment më të përshtatshëm. Janë të tjera mundësitë të vle-rësojnë progresin e të riparojmë të metat. Janë individët drejtues që do të dalin nga këto zgjedhje, strukturat e funksionimi i tyre që do të përballojnë dhe fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1996. Të bindur se alternativa demokratike është vendimtare për ecurinë e kombit, rëndësia e punës së nisur rritet. Rëndësi të veçantë ka programi i PD. Një program i provuar, një program që ka krijuar besim e bindje tek idealet e dhjetorit '90 e të marsit '92. Nëse sot, diçka, diçka eçën ngadalë e jo si duhet, është vështirësi për t'i vënë pikërisht në zbatim rinisur ritet sohen në PD. Nuk është vështirë të afrosh ata që me shpirt e mendje janë me ty, ata që dinë e duan të shohin realisht, ata që vlerësojnë përmirësimet e gjendjes së tyre. Demokracia funksionon nëpërmjet partive dhe shoqatave politike e kulturore. Aderimi e kontributi në to është obligim për të ardhmen e përbashkët dhe atë individuale. Objektiv tjetër është si të afroh(et) e të vilet mendimi i intelektualëve dhe specialistëve të fushave të ndryshme. Mendim që duhet të konceptojë, të drejtojë e t'i bëjë oponencë konstruktive reformës dhe ecurisë së saj. Duhet të funksionojnë seksionet mbi baza profesionale. Kjo nuk nënkupton organizimin në institucione e ndërmarrje. Këto seksione synojnë intelektualët dhe specialistët e një fushe në rang rrethi. Duhet t'i kthehemi të gjithë PD. Kjo tezë nënkupton aktivizimin serioz të të gjithë anëtarëve të saj që nga seksioni e deri tek përfaqësuesit e saj në të tëra nivelet. Në raportet PD-Qeveri-Parlament, partia paraqet rëndësi primare. Në një rast humbje të PD, duke patur parasysh opozitën e drejtuese e saj të ashtuquajtur socialiste e në thelb destruktive, është vetëm çështje kohe humbja e arritjeve dhe frenimi i ecurisë së proceseve demokratike. Një PD e strukturuar, e organizuar dhe me një funksionim real është garancia e së ardhmes. Në ndeshjet ndaj gjithë bashkëpunimit i të tërëve, deputetë, qeveritarë të qendrës e lokale dhe antarë të PD në fushatë. Një bashkëpunim që duhet të vazhdojë e të pasqyrohet në përbërjen e këshillave drejtuese që do të dalin. Në planin organizativ fushata synon konsolidimin e seksionit, njësisë bazë të organizimit të pa- partisë. Të jenë të pranishëm aktivë drejtuesit e partisë në zgjedhjet e çdo seksioni. Çështjet të tilla: sa herë është mbledhur seksioni, sa antarësime të reja janë bërë, ç’probleme janë trajtuar, ç’përqindje zënë intelektualët, cili është niveli i drejtuesve të seksioneve etj. – janë në themel të analizës së bërë deri tani. Përfundimisht larg koncepteve të gënjisë të parë e të dytë, «biografive», të sektarizmit e të dukjes dhe më dëshirën për të afruar sa zgjidhur më të mirët duhet të konceptohet kjo fushatë zgjedhjeje në seksion. Seksionet mbi bazë të një profesionalizmi e mbi baza territoriale nuk përjashtojnë njëra tjetrën. Përkundrazi, eksperienca e pjesëmarrjes së dyfishtë paraqitet e suksesshme. Është rëndësia që i jepet seksioneve që e kanë konceptuar fushatën në dy momente: a) në seksione, b) në konferencat e degëve. Mbasi kuvendit mund t’i duhet të përfeksionohet puna në grup seksione. Pjesëmarrja në konferencë krahas kryetarëve të seksioneve, anëtarëve të përfshirë dhe një përfaqësues për çdo 25 antarë partie. Do të sigurohet kështu një raport real i shtrirjes së partisë në qytet e në fshat. Se fundi, por jo e fundit nga rëndësia, puna propagandistike. Mendoj që duhet të jenë unike në thelb, e të konsistojnë në momentet themelore të zbatimit të programit të PD, të arritjeve e të ndryshimeve të realizuara. Kjo do të shoqërohet padyshim me antarësime të reja e do të kultivojë tek antarët e tanishëm ndjenjën e krenarisë të qenurit antar të PDSH.
strukturat e funksionimit dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit në e punës së përbashkët është e qartë. diku, diçka ecën ngadalë e jo si duhet, shkaku duhet kërkuar pikërisht në mos zbatimin rigoroz të ndonjë pike të këtij programi. Ja pse ky program do të udhëheqë PD e përfaqësuesit e saj edhe në dy vitet e ardhshme. PD është parti e qëndrës së djathtë. E rrezikshme, por lehtësisht e lexueshme, loja e ekstremit të majtë për ta identifikuar në propagandën e tij Partinë Demokratike Shqiptare me ekstremim e djathtë. Qëllimi: Humbja e elektoratit. PDSH ka qenë që në krijimin e saj, është dhe do të jetë parti e qendrës së djathtë. Këtu e pozicionon programi i saj, kjo është bindja e saj për të mirën e vendit.
Krahas programit, rëndësi merr potenciali njerëzor që do ta mbështesë e realizojë atë. Reforma politike, administrative, ekonomike, psikologjike, sociale, juridike e ushtarake ka kaluar tanimë fazën e saj të vështirë. Është përvijuar qartë ndarja me të kaluarën. Sociologët analistë politikë të huaj e vendas, realiteti i jetuar dëshmojnë se sot jemi është më mirë e më dritë. Shumica e shqiptarëve jetojnë më mirë. Shqipëria është më e hapur se kurdoherë ndaj demokracisë perëndimore, ndaj strukturave të ndryshme ndërkombëtare. Mbështetja politike e ndihma ekonomike nuk kanë munguar. Merita e PD, e qeverisë së saj dhe e presidentit Berisha. Merita e të gjithë popullit shqiptar, e veçanërisht e demokratëve shqiptarë. Përkisht këto, obligojnë drejtuesit e PD të shfrytëzojnë mundësitë për anëtarësime të reja. Njerëz që kanë përfituar nga reforma, individë që kanë hedhur tej skepticizmin e djeshëm, dhe të tjerë që alergjia ndaj të qenurit anëtar partie i ka penguar, mund e duhet të anëtarësohen.
PRESIDENTI E CITOI DITËN E ZGJEDHJEVE
Konferenca e shtypit e presidentit Berisha, u bë objekt sulmesh të zakonshme nga shtypi komunist, veçanërisht «ZP».
Mungesa e argumentit, durimi dhe vështrimi i gjithçkaje me syze të kuqe, bëri që analistët të «ZP»-së publikojnë deklarata dhe interpretime krejtësisht të pabazuara dhe dashakeqe. Sidomos kjo duket qartë, në interpretimin mbi deklaratat e presidentit Berisha mbi: zgjedhjet permanente dhe ato periodike. Me një mungesë të theksuar kulture dhe mosnjohje të gjuhës shqipe aq më tepër të koncepteve politike, anonimët e «ZP»-së ngatërron zgjedhjet periodike me zgjedhjet permanente. Zgjedhjet periodike janë shfaqja më stabile e kulturës demokratike të një vendi. PD dhe presidenti Berisha, që në hapën e parë të pluralizmit dhe deri në kohën e institucionalizimit të tij, i kanë qëndruar besnik teorisë së zgjedhjeve periodike. Vullneti i popullit i shprehur në mënyrë demokratike më 22 mars 1992, përcaktoi pushtetin legjitim, për periudhën katërvjeçare. Pas 4 vjetëve lind e drejta juridike, për konkurrim të ri politik, çka do të thotë se teoria e zgjedhjeve periodike ka qenë dhe është abc-ja e demokracisë dhe e shtetit tonë demokratik. Nuk mund të thuhet se «zgjedhjet permanente», që zhvillohen periodikisht sa herë të lind nevoja për ndryshime politike, sepse zgjedhjet permanente s'mund të jenë periodike. Periodikët zhvillohen sipas ligjit dhe vullnetit të kushtetutës, në çdo katër vjet, kurse permanentet që tregojnë zgjedhje dhe të vazhdueshme janë tipare të një vendi pa stabilitet politik, pra shumë larg realitetit të sotëm shqiptar dhe konceptit periodik. Zgjedhje permanente zhvillohen siç u bëjnë më 31 mars dhe më 22 mars, sepse populli e kërko... dhe Shqipëria s'pati aspak stabilitet, sepse drejtuesit e PPSH nuk fituan me votë legjitime, por me dhunë e terror, sepse qeveria komuniste dy-tre muaj nuk gux...n të bënte votbesimin e popullit. Kurse periodikët kanë limitin katërvjeçar 1992-1996, për çka garanton ligji i çdo shteti demokratik.
Rusisë, Polonisë, Rumanisë dhe Shqipërisë. Shqipëria s'është as Rusi, as Rumani, as Poloni. Parlamenti rus, apo qeveritë polake e rusë etj ishin të destinuara të dështojnë sepse atje demokracia ende nuk është institucionalizuar ende konceptin e domosdoshmërisë së varrosjes së komunizmit. Në Rusi parlament, komunist pengoi reformat dhe sulmoi presidentin derisa organizoi grusht shteti. Kurse në Shqipëri realiteti është ndryshe. Testimi më i fundit në fshatrat e Dibrës, tregoi se PD dhe votbesimi i saj gëzojnë përkrahje masive popullore. Qeveria demokratike i ka qëndruar besnike reformës ekonomike dhe me sukses po synon integrimin ekonomik në Evropë. Parlamenti Shqiptar shpreh politikisht dhe juridikisht vullnetin e popullit dhe gëzon përkrahjen e tij absolute. Presidenti shqiptar është mjaft i respektuar nga qytetarët e shtetit të vet dhe është kthyer në simbol të unitetit të kombit, të drejtësisë dhe ndershmërisë. Prandaj jo vetëm që duhen qesharake aludimet për paralelizma me vende të tjera lindore të pa stabilizuara, por akoma më banale dhe fallco duken deklaratat e PS se «zgjedhjet e parakohshme tek ne nuk i do vetëm PD dhe presidenti». Ato në të vërtetë nuk i do elektorati i kuazilegjitim demokratik të 22 marsit, pra 70 për qind e popullsisë, as disa dërmues e socialistëve, të cilët kundërshtuan bojktoimin e pushtetit lokal e parlamentit dhe bojkatuan mitingjet e turpit të PS nëpër Shqipëri. Ato i kërkoi F. Nano i akuzuar si shkëlës i ligjeve juridike dhe morale dhe klika e tij e korruptuar dhe kriminale. PD dhe presidenti me legjimitetin e popullit, punojnë për të realizuar programin e tyre elektoral katërvjeçar, duke respektuar normat dhe konceptet bazë të demokracisë, votën dhe ligjin. Në këtë kuptim presidenti nuk caktoi datën e zgjedhjeve por ai respektoi ligjin dhe e citoi atë, respektoi kombin dhe e citoi atë.
Fljalori i kua? komunist mund të bëjë çdo gjë. Ashtu siç ai 50 vite thuri terror dhe demagogji, ashtu edhe sot vazhdon misionin e vet aspak demokratik, aspak njerëzor dhe aspak kombëtar.
A. KRASNIOI
Konferenca e 4-t ndër- / ko'bëtare mbi siguri- / min dhe kooperimin
Konferenca e 4-t ndërkombëtare mbi sigurinë dhe kooperimin
Më datën 15-16 tetor 1993, në Antalia të Turqisë zhvilloi punimet Konferenca e 4-t Ndërkombëtare mbi Sigurimin dhe Kooperimin, organizuar nga Shoqata Turke e Atlantikut të Veriut, Piemërmja e kryetarit të Asamblesë Kombëtare Turke, Cindoruku, zëvendëskryeministrit Karajaloin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke Gyrosh, etj., si dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Verner, sekretarit të Përgjithshëm të Bashkëpunimit Evropiano-perëndimor, Van Ekelën, ish-Presidenti austriak, Valdhajm, etj., flet qartë për rëndësinë e aktivitetit. Vendi ynë u përfaqësua në këtë takim nga zëvendësministri i Jashtëm, Arjan Starova dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Skënder Shkupi.
Vëmendin qendror në këtë konferencë zuri diskutimet mbi shtrirjen që po përballon kontinenti pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, dhe veçanërisht mbi konfliktet rajonale. Në këtë kuadër, konflikti në ish-Jugosllavi, si dhe çështja e Kosovës u trajtuan me përparësi. Vlen të përmendet fjala e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Manfred Vërner, i cili ndër të tjera, lidhur me çështjen e Kosovës, theksoi se: «Në se nuk tregojmë vendosmërinë tonë për të përdorur forcën në Kosovë për të penguar atje një spastrim etnik të mundshëm, atëherë do të kemi një konflikt tjetër atje. Kështu, edhe tani duhet treguar forca e Komunitetit Ndërkombëtar, sepse më vonë nuk vlen.»
Në vijim të lidhjeve të binjakëzimit Tiranë - Marsejë
Rreth 5000 libra arti, mjekësore dhe të shërbimeve bibliotekar mbërritën këto ditë në bibliotekën Nr. 5 të Tiranës.
Ato kanë ardhur nga Marseja në vijim të iniciativës, tashmë të njohur, «Një marsejez - një libër për Shqipërinë» dhe të lidhjeve të vazhdueshme të binjakëzimit midis qytetit francez dhe kryeqytetit shqiptar. (Vijon në faqen 6)
Demokracia është mirëkuptim, konsensus, por jo me krimin dhe kriminelët
Kur vrasjet në kufi dhe korriku i ’90-ës gjëm onte akoma ofshamat dhe ngulçimat e fundit të diktaturës nëpër medisin shqiptar të përdhunu ar prej saj për 50 vjet, në Shkodrën e gjakosur më tepër prej saj do të vinte si një kafshim i fundit në instiktin makabër të diktaturës edhe 2 prilli i dhimbshëm për dinjitetin e idealeve të dhjetorit. E në atëherë kërkonim drejtësi. Kërkonim kriminelët në bangon e të akuzuarit. Idealizmi, shpirti i pastër i naivitetit ynë e kërkonin me ngulm drejtësinë. Por ajo endronte akoma në armët dhe duart e atyre që në fytyra, cepa pantallonash e shoje këpucësh nuk kishin mundur dot ndërkohë të fshinin coprat nga gjaku ynë akoma i pakoguar e plagët e shqyera. Kriminelët nuk mund të gjykonin vetveten. Paradoksi do të jetonte kështu me naivitetin tonë gjer më 22 mars 1992...
E tash demokracia vërtet është mirëkuptim e konsensus, por kur je në zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, sot, përveçse, nga historia, akuzohet, mbi të gjitha, nga ish-viktimat e veta që sot janë në gjallë. Është drithëruese dëshmia e prej tyre që kanë përjetuar të vërtetat makabre dhe sadiste në kampin e punës shfarosëse të Qafës së Barit në 22 maj të 1984 kur Zylftar Ramizi, i ardhur posaçërisht me helikopter në krye të një njësie speciale simpatistash do të shkatërronte një maskër klasike me dy të pushkatuar, një të vdekur nga linçimi, 45 të sakatuar e gjymtuar 25 veta të ridenjuar gjer në 25 vjet burg, të tjera, 45 veta të gjymtuar e mbajtur me tortura për 35 ditë në qeli izolimi dhe të dënuar që po me tortura detyroheshin të pranonin fajë të paqena.
Është pikërisht ky Zylftar Ramizi, që mban, si zëvendësministër përgjegjësinë e vrasjeve në kufi ’89-’90 etj., që do të na i japë gjykimi i tij në bankën e
- Zylftar Ramizi dhe pranë tij Rrapi Mino - njerëzit e kategorizuar të atyre që qenë karrierë në sajë të krimit, genocidit të përditshëm mbi jetën e të tjerëve, qindra e mijëra njerëz të pafajshëm -
- Procesi ndaj tyre është rikthimi i drejtësisë së përdhosur në diktaturë, është gjykimi i historisë që sharron -
- Ata do të gjykohen për krime konkrete mbi bazë dëshmish, viktimash të tyre që mundën t’i shpëtojnë vdekjes në kampet komuniste të shfarosjes së njerëzishme dhe të ngadals hme -
Tani drejtësia ka shansin të veprojë jo me «tamponin» e hakmarrjes dhe sajësave, por me shpatën e së vërtetës së ftohtë, me gjykimin e historisë që s’harron. Ndaj jetojmë në një botë njerëzore e jo honëre, ku morali dhe e drejta morale është normë ekzistence.
Zylftar Ramizi, i cili gjer në korrik të ’90-ës gëzonte funksionin pranonin fajë të paqena.
Demokracia është mirëkuptim, konsen-
PD një parti e mendimit të hapur dhe të lirë
Partia Demokratike duke i qëndruar besnike vijës së saj të mendimit të hapur pluralist, ka respektuar gjithnjë identitetin e varur të individit dhe grupit partiak brënda saj.
Në rastin konkret PD-ja gjithnjë i ka krijuar hapësirë frymës konstruktive, duke mos lejuar për asnjë çast ngrirjen e mendimeve, nënshtimin e njëshëm ndaj direktivave apo bindjen e verbër. Vetë shfaqja e grupit më modern e se si u quajt PD më vonë «monocionist» brënda gjirit të PD ka treguar qysh atëherë se PD nuk do të shmanget nga programi i saj evropian i orientuar nga parimet e respektimit të normave të njohura të dialogut dhe të lojës politike brënda vetvetes. Fakti i largimit të «monocionistëve» që parë e më i madh nga shumë kush si ngrirje e PD, si fitor e krahut më të madh apo si hendek për mbyllje të mendimeve dalin jashtë kufirit zyrtar të Partisë, ka qenë një keqinterpretim pasi PD në grup kishte dalur me idete e tij, jashtë programit n‘PD. Në këto dy grup kishte vetëm një fraksion që pranonte programin e PD, e mbante brënda marrëveshje baze të tij, ai kishte formuar në këtë mënyrë shkëputjen nga PD.
Pikërisht ngjarjet të mëvonshme e sidomos kohët e fundit kanë treguar se PD mbetet një parti e hapur, demokratike dhe evropiane.
Kjo frymë pluralizmi është përçelur edhe mes grupit parlamentar të PD. Këtu gjithnjë janë veçuar artikujt e Baletës, Hajdarit, Butkës, Markut, të cilët kanë sjellë një kulturë të gjerë demokratike në jetën e PD. Kjo ka treguar se Partia Demokratike nuk ka ndërmend të mbysë mendimin e lirë demokratik, por ta kultivojë atë, brënda normave të njohura të pluralizmit të një partie.
Duke çuar më tej idenë se PD mbetet partia më e hapur që respekton mendimin e lirë në gjirin e saj dhe se ajo është partia e vetme në skenën e sotme politike që ka mbajtur qëndrim ndaj deputetëve të saj deri në heqjen e imunitetit të tyre për të lejuar drejtësinë për të ndriçuar deri në fund abuzionet e saj. Po kështu PD ka reaguar ndaj gabimeve të saj, duke qenë përsëri e vetmja forcë politike që pranon që ka bërë gabime, që pranon se duhet korrigjuar diçka në punën e saj. Për këtë mund të sjellim shëmbullin e rastit Katalaku, i cili dha dorëheqje për replikën e tij emocionale në Parlament në një mënyrë krejt spektakolare dhe demokratike, duke i lënë hapësirë vetes dhe Partisë Demokratike të kuptojnë se ka qenë vërtetë diçka që s’ka të bëjë as me bindjet e tij, as me programin e PD.
Kjo është një përvojë e re që solli PD në fushën e marrëdhënieve politike, megjithatë forca të ndryshme politike vazhdojnë ta akuzojnë PD për parti të centralizuar etj.
Kur në fakt këto parti nuk mund të sjellin as edhe një të dhënë që pranojnë as pluralizmin, as moderimin e tyre.
PD ka një predispozicion thellësisht të përqendruar kah mendimi i lirë dhe liria demokratike si dy faktorë të qëndrueshëm e demokratikë.