SHQIPËRIA - PËRPARËSI E POLITIKËS SË JASHTME AUSTRIAKE
Nga vizita e delegacionit parlamentar shqiptar të kryesuar nga z. Selami në Austri
Me ftesë të kryetarit të Partisë Popullore Austriake, zv/kancelarit të Austrisë dhe Ministrit të Shkencës e të Kulturës Dr. Erhard Busek bëri një vizitë në Austri, një delegacion parlamentar shqiptar i kryesuar nga kryetari i PDSH dhe kryetar i komisionit të Jashtëm të parlamentit z. Eduard Selami.
Në qendër të vizitës ishte shkëmbimi i mendimeve dhe i eksperiencës ndërmjet parlamentarëve të dy vendeve si dhe zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit midis tyre.
Në takimet e shumta të zhvilluara veçojmë ato me Dr. Erhard Busek, kryetar i Partisë Popullore Austriake, zv/kancelar i Austrisë dhe Ministër i Shkencës e Kulturës, me Dr. Alois Mock, Ministër i Jashtëm i Austrisë dhe kryetar i Unionit Demokratik Evropian, me Dr. Andreas Khol, sekretar i përgjithshëm i Partisë Popullore dhe sekretar i përgjithshëm i EDU, si dhe me antar të grupit parlamentar për Shqipërinë etj.
Në këto takime zoti Selami bëri një ekspoze të përgjithëshme mbi situatën politike - ekonomike në Shqipëri, mbi ecurinë e reformës ekonomike, për politikën e jashtme të ndjekur nga Shqipëria. Duke vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ai theksoi se Austria konsiderohet një nga vendet më mike të Shqipërisë, mbështetur kjo në lidhjet tradicionale dhe aktuale. Kolegët Austriakë vunë në dukje interesimin me të cilin Austria ndjek ecurinë e proceseve demokratike në Shqipëri, përgëzuan përparimet e saj në sektorë të ndryshëm, stabilitetin politik, uljen e inflacionit dhe rritjen e prodhimit, e sidomos përpjekjet e suksesshme për krijimin e një legjislacioni modern e bashkëkohor. Si zoti Busek, ashtu edhe botënjërët Mock e Khol i deklaruan zotit Selami se Shqipëria ka prioritet në politikën e jashtme austriake. Dr. Busek siguroi se pala austriake është e gatshme të mbështesë projekte në Shqipëri, sidomos ato me energji. Dr. Andreas Khol nënvizoi se Austria nuk dëshiron që në pushtet të kthehen njerëzit e Hoxhës dhe të Alisë, prandaj ajo do të mbështesë forcat demokratike dhe reformat e nisur. Ministri i Jashtëm z. Mock çmoi lart imazhin e ri të Shqipërisë demokratike në qarqet evropiane dhe në institucionet dhe strukturat ndërkombëtare. Ai e siguroi zotin Selami për përkrahjen e mbështetjen e mëtejshme të Austrisë.
Një vend të veçantë në takime zuri çështja e Ballkanit. Zoti Selami konfirmoi rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe paqeje në Ballkan, e cila gjen pasqyrim edhe në planin e presidentit Berisha. U konstatua opinione të vlerësime të përbashkëta për këtë çështje. Interes të veçantë paraqiten bisedimet mbi mundësitë e zgjerimit të kontakteve ndërmjet dy partive. Zoti Selami falënderoi për mbështetjen që Partia Popullore Austriake i ka dhënë PDSH si në marrëdhëniet reciproke ashtu dhe në kuadrin e Unionit Demokratik Evropian. Kryetari i EDU-s vlerësoi punën kolosale të PDSH për nxjerrjen e vendit nga gjendja katastrofale ku e kishin zhytur qeveritë komuniste, politikën që ndiqej ajo për respektimin e të drejtave të njeriut etj. Ai shprehu bindjen se së shpejti PDSH do të jetë antare e EDU-s.
Në takimin me antarët e grupit parlamentar austriak për Shqipërinë, z. Selami shprehu mirënjohjen e partisë së tij për interesimin e tyre të veçantë për Shqipërinë. Dr. Khol dhe zoti Selami dhanë gjithashtu një konferencë shtypi për përfaqësuesit e shtypit e të RTV austriake.
Interesimit të gazetës: “Çfarë gjigji:
Së pari, fakti që Austria e përkqatoi Shqipërinë si përparësi në politikën e saj të jashtme dhe në investimet ekonomike. Dhe kjo padyshim është për mua rezultat i sukseseve të Shqipërisë, i stabilitetit të saj politik, i interesave reciproke ekonomike, por dhe i lidhjeve tradicionale e të reja, si dhe padyshim i marrëdhënieve të ngrohëta midis PDSH dhe Partisë Popullore Austriake. Kanë ndikuar në këtë vlerësim edhe rezultatet e dhëna nga Banka Botërore dhe FMN.
Së dyti, një moment tjetër me rëndësi i vizitës qe forcimi i marrëdhënieve midis dy partive dhe midis PDSH e EDU-s. U bisedua lidhur me mundësitë që ekzistojnë për të zgjeruar e thelluar kontaktet midis dy partive si dhe lidhur me antarësinë e plotë të PDSH në EDU. I vetmi shqetësim në këtë drejtim mbeten marrëdhëniet me partinë Greke «Demokracia e Re». Një kënaqësi e veçantë qe dhe konfirmimi i ardhjes së Dr. Andreas Khol në Shqipëri, i ftuar nga PDSH në kuvendin e dytë të saj në dhjetor.
Së treti, shqetësimi që me dashamirësi më ngritën kolegët Austriakë për rritjen e efeciencës së administratës shtetërore në drejtim të hartimit të projekteve konkrete të bashkëpunimit ekonomik, si dhe për shmangien e një ngadalësie të vënë re në procedurat me investitorët e huaj.
Logjikë tradicionale e PS dhe ZP
- Partia e Dokleviçit mbron mysafirët e Milosheviçit -
Është tepër e kuptueshme dhe domethënëse mbrojtja e hapur që bën ZP në emër të PS tre misionarëve të PAD që shkuan si mysafirë apo mik të Milosheviçi për ta bërë atë mocionist apo më intelektual, më të moderuar, më tolerant dhe më human me shqiptarët dhe boshnjakët.
Aventura donkishoteske e liderëve të PAD-së Çeka, Imami, Ngjela bëhet më e qartë po të kemi parasysh se Milosheviçi ka bërë veshët e shurdhër para këshillave dhe kërcënimeve të organizmave ndërkombëtare me me autoritet dhe të personaliteteve përpara të cilëve ambasadorët e PAD janë lilliputë. Natyrisht siç pritej propaganda e Beogradit diti ta shfrytëzojë mirë për qëllimet e interesat e saj këtë vizitë «historike» për Milosheviçin për momentin në të cilin u realizua dhe shansin që i dha për të ngulur thika të reja pas shpine, çështjes kombëtare shqiptare. ZP-së na ika ardhur shumë keq që në «RD» dhe në deklaratën e grupit parlamentar të PD tre misionarët dalin si tradhtarë të çështjes shqiptare. Por novatoria dhe krijuesja e pashtrembëshme në tushën e demagogjisë dhe manipulimit «ZP» nuk propozon se si të interpretohet dhe cësohet vizita e zotërinjve Çeka, Imami dhe Ngjela në Beograd, kur me do llogari del fare qartë dhe lehtë se prej saj fitoi shumë Milosheviçi dhe asnjë çështja shqiptare.
Nuk besoj të ketë shqiptarë të vërtetë që të mos e kenë kuptuar me këtë sens viziten e liderëve të PAD-së në Beograd dhe mos jenë revoltua dhe shqetsuar prej absurditetit dhe pasojave të saj në dëm të çështjes kombëtare shqiptare.
VESHGUESI
PËRGJIGJE: LETRES SE MAJOR PANAJOT BARKES BOTUAR NE «ZP» DHE «KI»
E vlen apo nuk e vlen të merrresh me tipa të kësaj natyre? Sigurisht që jo, sepse është humbje kohe, por kur mendon se
mbje kohë, për kur mendon se pe dje dhe që kërkon ta mash-trosh sot duke hedhur baltë e duke shpikur për demokracinë dhe Presidentin.
PANAJOT BARKËS BOTUAN NË «ZP» DHE «KI»
E vlen apo nuk e vlen të merresh me tipa të kësaj natyre? Sigurisht që jo, sepse është humbje kohe, por kur mendon se ka edhe të tjerë monstra të kalëpit të major Barkës që lëvizin me mendime e veprime të liga, jo vetëm që u duhet thënë dy fjalë për t’u treguar se sa u vlen lëkura sot, por edhe se nga vijnë.
E vlen apo nuk e vlen të merresh humbje kohe, por kur mendon se ka edhe të tjerë monstra të kalëpit të major Barkës që lëvizin me mendime e veprime të liga, jo vetëm që u duhet thënë dy fjalë për t’u treguar se sa u vlen lëkura sot, por edhe se nga vijnë.
Po e fillojmë përgjigjen nga fundi, me cilësorët e firmës. Barkës i vjen mirë ta mbyllë letrën drejtuar Presidentit me «ish deputet», «ish gazetar» dhe stop. I themi zotit Barka pse nuk vazhdon me të tjera «ish»? Sa shpejt i paske harruar këto «sh» ti o mjeran që i qan kaq shumë hallin minoritetit? Ti duhet të vazhdosh me: «ish major», «ish bashkëpunëtor me Jorgo Suljon dhe Athinën», «ish-dora e hekurt në fyty të minoritarit» e të tjera e të tjera atribute të dëshmesh dhe të sotmet.
Major Barka, dije mirë se, ti që flet për të drejtat e njeriut, që ke zvàrritur rreshqahnti, ke persekutuar duke ua nxirë jetën njerëzve të kombësisë tënde, minoritarëve, së bashku me Jorgo Suljotin dhe Athinën. Presidenti ti i je ankuar se ke mbetur pa rrogë. Ke të drejtë! Ke qenë mësuar të marrësh shpërblime me katër duar. Tani të ka mbetur të marrësh vetëm me dy: njërën nga Sebastiani dhe tjetrën nga ata që të bën ish deputet. Mos i qaj hallin minoritetit që ti e shty- kolegët baltë e duke shpikur për demokracinë dhe Presidentin.
E nëse ti don t’i harrosh, të tjerët nuk harrojnë vargun e viktimave, nuk harrojnë sadizmin tënd. Sa është numri i atyre që janë vrarë, burgosur e torturuar vetëm pse kanë kthyer kokën nga kufiri grek, me dëshirën për të tretur shikimin atje në një për të parë e për të shkëmbbyer dy fjalë me njerëzit e tyre të ndaluar «kapitalistët», i atyre që për një fjalë apo mendim janë thërryer e vrarë. Pikërisht sot kjo mostër, ky vrasës i drejtave të njeriut flet për të drejtat e njeriut që shteti demokratik po ja shtyp kaqas? Shoku Major Barka nga mënyra se si paskam rrjedhur ngjarjet na paska dalë 50 për qind i zhgënjyer dhe 50 për qind qënka bërë pesimist. Duhet t’i them shokut Barka se konkluzioni i tij është plotësisht i drejtë dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe për kapitenët, majorët dhe kolonelët e kalëpit të tij. Sepse me këto përshpëjtje kanë dalë të gjithë ata që bënin në klasifikim: «njerëz ishin vetëm kupola e diktaturës komuniste dhe lakejt e sahan lëpirësit e tyre», ndërsa «populli» ishte skllav, kafshë pune» në këtë kontekst. Kur Barka e të tjerë ankohen për shkelje të të drejtave të njeriut duan të thonë se ... (Vijon në faqen 6)
Pyetje dhe përgjigje nga konferenca e shtypit të PAD
Dje në sallën e shtëpisë së kulturës «Ali Kelmendi» delegacionit të PAD që kryen vizitën në Beograd dhanë një konferencë shtypi.
Pyetjeve iu përgjigjën A Imami, S. Ngjela dhe P. Zogaj. Kryetari i delegacionit N. Çeka ndodhej në sallë.
Në tablonë që bër S Ngjela lidhur me këtë vizitë pohoi:
Lidhur me këtë vizitë «ka gjëra që thuhen dhe gjëra që nuk thuhen».
Na bëri përshtypje që të gjitha forcat politike në Serbi kanë një strategji të përbashkët për çështjen nacionale.
Konstatuam që opozita ishte më e prephtë se pozita. Millosheviçin nuk e lakuam sepse nuk kishim rang Presidenti.
Ne nuk i bëmë problemeve të Kosovës.
Në takimin me Drashkoviçin është deklaruar (gjithnjë sipas S. Ngjelës), se kemi ardhur të njohim opozitën pasi me pozitën s’ke diskutonim për ato që ka bërë.
U detyruam që takimet e tjera t’i bëjmë si lëshime për t’u takuar me Drashkoviçin: Në komunikatën e shtypit që u shpërnda për gazetaret në vargun e takimeve është dhe takimi «me nënkryetarin e PS zotin Perceviç» (shën red).
Ndër pyetjet që u drejtuan:
Pyetja: Ku e shihni lidhjen midis vizitës së Bullatoviçit dhe vizitës suaj në Serbi?
Përgjigje: Bullatoviçi përfaqëson strukturën shtetërore. Vizita e tij është një preceden në politikën shqiptaro-serbe, në këtë aspekt shohim dhe vizitën tonë.
Pyetja: A keni konsultuar dy Presidentët shqiptarë përpara se të shkoni në Serbi?
Përgjigje: Ne nuk lëvizim me mandat shtetëror.
Pyetja: A e morët parasysh që ata me të cilët biseduat ju kanë përkthyer me tanke autonominë e Kosovës?
Përgjigje: Komanda e përgjithshme ushtarake përbëhet nga 3 që nuk i lakuam asnjë prej tyre.
Pyetja: Megjithëse deklaruat se do të bisedonit vetëm me opozitën a ka ndonjë rezistencë në politikën ndaj Kosovës midis pozitës dhe opozitës?
Përgjigje: Ka diferenca. Ka disa parti të djathta që janë më liberale në çështje nacionale.
Pyetja: A shihni çështjen kombëtare në Beograd? Sa? Ku dhe si?
Përgjigje: Ne nuk kemi mandatar mbajtje.
Pyetja: A e konsideroni regjimin negativ të partive të Kosovës?
Përgjigje: Po, është politikë dhe këtë regjim negativ nuk duhet ta bëjmë si të përbashkët.
Pyetja: Nga është përfaqësuesi?
Pyetja: Çfarë fakti që RTV i Beogradit i bëri publicitet të madh kësaj vizite, pavarësisht se rezultati është vizita juaj, sidomos për çështjen kombëtare.
(Vijon në faqen 6)
Politizimi - kodi ekzistencial i PP (S), vjedhje dhe korrupsionin e udhëheqësve të saj i percepton vetëm me «ngjyrime politike»
Ishte fatale qoftë edhe ai fokus i rastësishëm kamera mbi xhepin e ish-kryeministrit Nano nga ku nxirrte paketën Marlboro me dy gishta si një xhepist i regjur atë natë në Parlament kur diskutohhej imuniteti i tij.
E tash, ata, që për një fjalë goje çuan në ferr, e pakta gjer në 10 vjet, mijëra e mijëra shqiptarë, ulërijnë me sokëllimën në mbrojtje të atij që mbi vete mban përgjegjësinë e milionave nga ushqimi i fëmijëve të uritur pas një diktature sfiliës të tyre.
Ata që me kodin e tyre të zi të agjitacion propagandës politizuan edhe marrëdhëniet bashkëshortore, sot akuzojnë drejtësinë (kupto PD) për «ngjyrime politike» ndaj të akuzuarve për vjedhje e korrupsion në shpërblimin detyre.
Ata që një jetë të gjithë akuza edhe nëpër rrugë e në mungesë të një njo tokë, dënuan e shfarrosën mijëra ndër më të bukurit e shqiptarë në tokën tonë prej tyre e mallkuar, ata sot përsëri vazhdojnë e zhdojnë e akuzojnë.
Ata sot, përsëri vazhdojnë e politizojnë gjer vdekjen, Ky instinkt që lindi me lindjen e tyre, është të vdesë pa vdekje. Është e kuptueshme: instiktet lindin e vdesin me të zotët. Ndaj sot askush s’ka pse çuditet kur prej fyteve të çjerra dëgjohen britma që nuk i largon aspak nga nga mesi i tyre i lindur.
A e lexuat letrën e I burgosuri Nano i dërgonte Presidentit Berisha? Përveç mëshirës kristiane, mëshirën ma trazoi edhe kon-
PROPOZIM
Për krijimin dhe prishjen e disa m'nistrive
KUVENDIT POPULLOR
TIRANË
Në mbështetje të nenit 16, pika 13, të ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me kërkesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave,
PROPOZOJ:
I. Të prishen:
1. Ministria e Tregtisë dhe e Bashkëpunimit me Jashtë.
2. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë
3. Ministria e Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetike.
II. Të krijohen:
1. Ministria e Industrisë dhe Tregtisë.
2. Ministria e Financave
3. Ministria e Burimeve Minerare dhe Energjetike.
Tiranë, më 19. 10. 1993
Presidenti i Republikës
SALI BERISHA