23/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 tetor 1993

FUSHATA E ZGJEDHJEVE NË PD FILLOI ME PRANIME TË REJA

- 365 anëtarë të rinj pranohen deri tani në degën e PD Kavajë. - Anëtarësimi në PD është para së gjithash besim tek e ardhmja më e mirë. - Kjo është mbështetje për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj - Fushata e zgjedhjeve të reja në Parti është duke u zhvilluar me intensitet të plotë mbi bazën e një programi të detajuar në përputhje me detyrat e lëna nga Arkivi i Këshillit Kombëtar për zgjedhjet e reja në parti. Në rrethin e Kavajës janë aktivizuar anëtarë të këshillit drejtues për të kaluar nëpër të gjithë seksionet me pikësynimin e qartë të freskimit, zgjerimit dhe thithjes të elementit cilësor. Çfarë konstatohet gjatë kësaj periudhe të shkurtër të zgjedhjeve të reja në parti? Një fluks i madh i pranimeve të reja dhe ngritjes së seksioneve të reja dhe rritje cilësore. Konkretisht gjatë periudhës 10 ditore 365 anëtarë të rinj janë pranuar në radhët e PD, nga të cilët vetëm qyteti ka 110 anëtarë të rinj. Janë krijuar seksione të reja, tre në Kavajë (qy-tet). Në aspektin cilësor gjatë kësaj fushate konstatohet hyrja në radhët e PD e intelektualëve si në shembullin konkret të kryetarit Ibrahim Mullagjen nr. 9 seksioni nr. 1 me kryetar Ibrahim Mullagjen, seksioni nr. 4 me kryetar Shahin Pagrinë, dhe seksioni Nr 2, Lagja 6 me kryetar Bashkim Xhihani. Gjithashtu vlen për tu përmendur që gjatë pranimeve të reja në zona të largëta si Gozë e Vogël, Pegaj ka jo vetëm pranime të reja në parti, por ajo që duhet vënë në dukje është se shumica janë edhe të rinj të moshës 18 vjeç të cilët shohin tek programi i PD perspektivën dhe të ardhmen. Zgjedhjet në PD vazhdojnë. HAJRI SHTINI

DEKLARATË

e Kryetarit të PDSH, z. Eduard Selami Partia Demokratike Shqiptare me anë të kësaj deklarate dënon dhe të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesat tona kombëtare si dhe me përpjekjet forcave demokratike ndërkombëtare vizitën e krerëve të Partisë së Aleancës Demokratike në Beograd. Partia Demokratike Shqiptare me anë të kësaj deklarate dënon si të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesat tona kombëtare si dhe me përpjekjet forcave demokratike ndërkombëtare vizitën e krerëve të Partisë së Aleancës Demokratike në Beograd. Pavarësisht nga justifikimet që ata përpiqen të nxjerrin, pavarësisht nga gjuha e përdorur dhe gjuha përpjekjet për dialog në të zgjedhur problemet në rajon, kudo që është sadopak e informuar për atë çka po ndodh sot në ish-Jugosllavi dhe në Serbi e kupton fare lehtë se të përgjegjshëm sot ftesës së Millosheviçit dhe të ulësh e të bisedosh me përkrahësit e tij do të thotë të ndihmosh atë, e një jo kohë kur politika e regjimit i tij po përjeton një krizë të thellë. Kjo vizitë në Beograd bëhet në një kohë kur Millosheviç dhe politika e tij kriminale po përjetojnë izolimin më të thellë, kur dhe në atë pak raste kur ai është thirrur nga personalitete të larta politike, sepse ka kohë që askush nuk shkel në Beograd, me tepër është paralajmëruar nga poshtë që do të kërkohet të nxirret në gjyq dhe të dënohet si kriminel lufte, si përgjegjës i tragjedisë së Bosnjës, si pushtues me tanke dhe i heqjes së autonomisë së Kosovës dhe shi shqiptarët kryesor i krizës më të madhe të pasluftës së ftohtë në Evropë. Të ulësh në tryezë e t’i vish sot në ndihmë Partisë Socialiste të Milosheviçit është një gjest që më të drejtë lëndon të gjithë shqiptarët si dhe forcat demokratike ndërkombëtare. Propaganda e Milosheviçit në Beograd e shfrytëzoi këtë vizitë për të manipuluar opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, për të paraqitur veten e tyre si iniciatore dhe negociatore për zgjedhje paqësore, ndërkohë që flasin vetëm me gjuhën e luftës dhe tankëve në ish-Jugosllavi. Pompoziteti dhe mashtrimet e propagandës së Beogradit duke e paraqitur Partinë e Aleancës Demokratike si partinë më të madhe në opozitë në Shqipëri, si parti parlamentare etj., tregojnë se kjo vizitë ishte e studiuar mirë dhe u shfrytëzua plotësisht për të shtyrë ditët e regjimit kriminal të Milosheviçit. PDSH distancohet me forcë nga ky veprim i papërgjegjshëm politik i Partisë së Aleancës Demokratike dhe i krerëve të saj dhe e quan këtë veprim antikombëtar dhe antidemokratik që favorizon regjimin e Milosheviçit.

KORRUPSIONI NËN GODITJET E DREJTËSISË

Gazetë personale e Nanos - fizionomia aktuale e «ZP»-së - - Grupi i krimit në krye të PS-së - autor i kësaj fizionomie - - Të mbrojnë vetëm-motiv i tyre në «mbrojtjen» e Fatos Nanos - Kur një gjë ndodh shumë herë, nuk kemi të bëjmë me rastësi, por me dukuri. Shkrimet e përsëritshme në «ZP», me objektiv mbrojtjen e Fatos Nanos, shumë protesta të formuluara në tryezat e saj të botuara në gazetë e saj, botime «leksionesh» juridike nga ndo-një qytetar i zakonshëm italian (a thua se është vështirë në këtë botë të gjendet një deliran i tillë) - të gjitha këto i kanë dhënë gazetës së ashtuquajtur të PS, fizionominë e një gazete personale të Fatos Nanos. Krijimi i një fizionomie të tillë i dedikohet grupit të krimit të PS, i cili, duke qenë në krye të saj, ia ka arritur t’i imponojë edhe gazetës. Shpesh e më shpesh thuhet përditë, në faqet e kësaj gazete shihen firma të tilla që duke shkruar për Nanon nuk bëjnë gjë tjetër, veçse demonstrojnë aleancë me të. Nanon nuk e mbrojnë me tjetër, veçse me demonstrim ndaj drejtësisë. Aleancat rrjedhin gjithmonë prej një modusi. Dhe ky modus në këtë rast është korrupsioni. Qëllimi i tyre, natyrisht, nuk është që të mbrojnë Nanon, pasi këtë nuk e mbron dot askush për milionat e përvetësuara. Por, nëpërmjet orvatjeve për «mbrojtjen» e tij, grupi i krimit i PS përpiqet të realizojë mbrojtjen personale. Në këtë kohë të vënisë së bartësve të krimit para drejtësisë, në këtë fazë të arrestimit të kriminelëve e të sadistëve të tipit Zylfy-tar Ramizi e Rrapi Mino, në këto momente kur drejtësia po i tregon vendin të korruptuarve, ata i ka zënë paniku. Një panik që buron nga koshienca si autorë krimesh. Dhe për të gjykuar, se çfarë intensiteti ka ky panik, vlen intensiteti i të mbrojturit. Po kush e mbron Nanon? Pra, kush e mbron krimin? Kush mbron vetveten? Janë të gjithë ata që e kanë përdorur politikën, sikurse shprehet edhe shkrimtari amerikan Les Uollën, për të fituar të holla e për të bërë pasuri mjerimi. e për të bërë njeri me influencë e me peshë. Janë ata që arrijnë të trashëgojnë para e pozita. Janë ata që, duke qenë në përbërje të një qeverie shkatërruese, siç ishte ajo e stabilitetit, ia arritën të vënë miliona mënjanë. Janë ata që toleruan e favorizuan nativisht kundrejt pagesës, firma të tilla si Iliria Holding, Rukert etj. Janë, pra, pararojë e krimit politik, dhe ekonomik, ata të cilëve u del gjumi natën nga frika e milionave të tyre. Dhe kjo është e justifikuar. Jetojmë në kohën e konsekuencës së ndëshkimit të krimit.

Delegacioni i PAD, në rolin e mesa-zherit për PS apo?!

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të «ZP» në konferencën e fundit të shtypit, S. Ngjela, anëtar i delegacionit të PAD që vizitoi Beogradin, e vuri në dijeni gazetarin e «ZP» (që është njëkohësisht anëtar i KQ të PS për dëshirën e shprehur nga «socialistët» e Millosheviçit që të bashkëpunonin me PS shqiptare. Ka disa momente që nuk janë të qarta nga sa më sipër. Anëtari i delegacionit të PAD tha se kërkesa, ose shprehja e dëshirës për bashkëpunim me PSSH, nga PSS kishte ardhur pasi delegacioni i PAD kishte paraqitur mendimet e tij lidhur me socializmin. Këtu mund të nënkuptohet që të jetë folur diçka dhe për qëndrimet dhe ofertat e PSSH, e atëherë, mbase nënkryetarit të Millosheviçit i është krijuar bindja që edhe me PSSH mund të krijojë raporte mjaft të mira. Roli i delegacionit të PAD në këtë rast nuk është shumë i qartë. Përse e morën ata përsipër ia kalojnë si ngash dëshirën e PS për bashkëpunim nga PSS? Përse biseda bashkëpunim me PS? Pavarësisht tjetër qëndrime në atë që PS priti delegacionin e PAD për të shprehur dëshirën e bashkëpunimit me PSSH. Është e pa-pranueshme që politikanët e Millosheviçit të kenë qenë të paditur për sa i përket politikës së ish-komunistëve shqiptarë, sidomos po- çështjen kombëtare në interes të përfitimeve partiake. Po ashtu, historia ka treguar që ftesat dhe ofertat nga Beogradi për politikanët shqiptarë, në shumicën e rasteve kanë qenë në favor të politikave dhe në dëm të kombit. A do të ketë një ftesë tjetër nga Beogradi, tashmë për PSSH, apo mesazhi i kaluar nga delegacioni i PAD është njëkohësisht edhe ftesë? Askush nuk do të çuditej nëse një ditë do të flitej për ndonjë deklaratë të përbashkët midis Millosheviçit dhe zëvendësit të Nanos, ku çështja kombëtare të shitej dhe njëherë. Mbase në këtë rast dikush do të përgjigjej që PS (apo ndonjë parti tjetër opozitare) nuk ka ç’të shesë, pasi nuk ka mandat shqiptar, por ajo mund të shesë vetën e saj ose personalitetet e saj. Është e vërtetë që deklarata të tilla të përbashkëta, midis partive nuk kanë qenë, përderisa nisën që të ishin pa pushtet. Por pikërisht kjo bën që ardhja në pushtet e asaj partie të ndihmohet nga pala tjetër e interesuar për të realizuar pikët e deklaratës. Konkretisht, nëse një parti në opozitë premton nëpërmjet një marrëveshjeje se më të ardhur në fuqi do të bëjë lëshime, për shembull, se nuk do të në një marrëveshje «kokëçarje» për Kosovën ose për Çamërinë, atëherë është e kuptueshme që ajo do të mbështetet fuqimisht nga pala e interesuar, qoftë në pushtet. Për sa më sipër; nuk dua paragjykoj; por historia e shqiptarëve fatkeqësisht ka në faqet e saj disa raste të tilla. Kjo vizitë në Beograd bëhet në një kohë kur Milosheviçi thellë, kur dhe në ato më tepër është paralajmëruar për pasojat që do të ketë për politikën që po ndjek se sa si partner në dialog. Në një kohë kur Milosheviçi dhe regjimi i tij ndodhen në një embargo të rreptë ndërkombëtare dhe kur brenda Serbisë, si pasojë e politikës së tij aventuriste ai ndodhet përpara një krizë të re të brendshme, më të drejtë nga mjaft institucione ndërkombëtare Miloshe- [teksti i prerë] ... këtej, bashkëpunim në FS? Paqartësitë janë qëndron në atë? Përsa i përket ESSH. Është e pa-pranueshme që politikanët e Milosheviçit së ish komunistëve shqiptarë, sidomos politikës lidhur me zgjedhësh e problemeve në ish-Jugosllavi. Pra, ata nuk kishin pse prisnin që të ndërmarrin informacion nga delegacioni i PAD. Atëherë, pse e pritën këtë rast? Faktet kanë treguar që komunistët shqiptarë, të vjetër e të rinj, kanë bërë aleanca nga më të ndryshmet duke cenuar rëndë ...

Dokumentacioni - kërkesë themelore e Partisë

PD është një organizatë që i ka dhënë zgjidhje bashkëkohore strukturës shtetërore dhe qeveritare, por nuk është kujdesur sa duhet për organizimin e vetvetes, për seksionet e saj. Ardhja e problemeve gjithnjë e më të ngjeshura në terrenin politik kombëtar dhe jokombëtar e ka angazhuar PD për të gjetur zgjidhje të shpejta, për të ndërmarrë aksione të fuqishme në drejtim të koncepteve të ndërtuesve të shtetit ligjor, të shoqërisë së njerëzve të lirë. Por seksioni gjithnjë ka mbetur më problemori. Jo më kot z. Eduard Selami kryetar i PD, në ditën e publikimit të datës së mbajtjes së kuvendit të ri të PD e cilësoi si më problemorën çështjen e riorganizimit të seksioneve. Përgjithësisht të gjitha partitë këtu i kanë vështirësitë, por përfundimisht, të gjitha partitë këtu i kanë bazat e nisjes, forën goditëse, forcën mobilizuese, ndërtuese dhe orientuese. Respekti PD duhet një parti rreth 3-vjeçare që justifikon shumë mangësi ndërtuese organizative, por, kur të gjitha këto dhëna janë në favor të ardhmërisë së kësaj force gjigande politike, duhet ndalur në çështjet e organizimit të seksioneve. Kur flasim për çështje të strukturimit politik, normal të lëndës politike, kur themi se seksioni duhet të organizuar, duhet nënkuptuar se seksioni duhet përgatitur për të ardhmen. Kjo duhet parë me sektorët përkatës në fushë të dokumentacionit. Në jetën politike partitë komuniste njihen për saktësinë e dokumentacionit, për disiplinë të hekurt partiake, për detyrime të formës së prerë të anëtarëve të tyre. Por duhet që edhe partitë e djathta me përvojë të gjatë në jetën shtetërore, nuk janë të shpërndara, siç pandër dikush. Jeta partiake edhe këtu ka shumë obligime, shumë kërkesa, shumë lëvizje të harmonizuara. Prandaj kjo është shumë e përcaktuar në çështje të dokumentacionit. Çështja e dokumentacionit është krejt fillestare në jetën e Partisë. Këtu duhet thënë se seksionet tona mangët. Drejtuesit e disa seksioneve nuk kanë mundur të shpërndajnë dokumentat e reja të anëtarësimit. Në shumë seksione fshati, mungojnë listat e sakta të anëtarëve. Kjo nuk është burokraci. Anëtarësimi i saktë i pasqyruar në dokumentacionin e seksionit është një domosdoshmëri organizative. Përndryshe seksioni shkëpërdarjet, bie, zhvendoset, flenë në pasivitetin e vet. Përndryshe në seksion sot hyn dikush, nesër një tjetër por pa u njohur dhe dokumentuar mirë kjo u intereson drejtuesve të paaftë, të papërgatitur, hileqarë dhe karrieristë për të manipuluar seksionin, për të lënë larg tij shumë njerëz të aftë, veçanërisht ata të sfresë së inteligjencës, të cilët mund të drejtojnë më mirë jetën e partisë. Anëtarësimi është neglizhuar, pra është neglizhuar edhe pasqyra e saktë e forcës së seksionit. Përveç anëtarëve të përhershëm seksioni duhet të ketë të evidentuar edhe simpatizantët e tij, të cilët janë të shumtë. Po kështu, duke pasur koncepte të jetës së lirë organizative partiake, shumë seksione nuk kanë kuadër dokumentacionin përmbledhjet e punës, mbledhjet e radhës, e jo më pastaj për lënë detyrash, objektivash, të veçish, sugjerimesh. Psh nuk mund të hysh në një fushatë zgjedhjesh pa përcaktuar punën tënde si seksion, synimet kryesore. Që nga dita e krijimit deri më sot PD ka derdhur shumë energji në një luftë të shenjtë të imponuar politike nga forcat konservatore. Mirëpo tani, në këtë fushatë po duhet se do të mund të merret më shumë me strukturimin e vetes. Mendimi se si do të organizohet PD në këtë fushatë të shpallur deri në kuvendin e saj të Dytë do të varet suksesi i zgjedhjeve të ardhshme, është mendim shumë i drejtë vetëm në pikëpamjen organizative. Seksionet tona, duhet të ngrihen në lartësinë e mendimit dhe zhvillimeve të PD si parti e së ardhmes.